Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Antropologji / Gjuhësi / Kulturë

NJË FJALË, SHUMË PËSHTJELLIME

Fjala anglishte empathy hyn në kategorinë e fjalëve relativisht të vështira për t’u përkthyer në shqipe.

Për një kohë të gjatë, për shembull, unë nuk bëja dot mirë dallim mes empathy dhe sympathy, edhe pse ky dallim ekziston dhe, në ndonjë kontekst, merr rëndësi kritike.

Në anglishte, fjala empathy i përgjigjet formalisht greqishtes εμπάθεια (empatheia), edhe pse ka hyrë në gjuhë relativisht vonë, në 1903 sipas këtij burimi, si përkthim i gjermanishtes Einfühlung, term i krijuar nga filozofi Rudolf Lotze dhe i përdorur në estetikë, për të shenjuar aftësinë e shikuesit për të projektuar personalitetin e vet mbi objektin e kundruar.

James Bowman, në The New Criterion, e lidh empatinë me procesin e identifikimit me dikë tjetër, në art dhe në jetë; duke vërejtur edhe se empathy priret të shkojë më tej se sympathy, duke kërkuar angazhim më të madh emocional nga subjekti.

Gjithsesi, në anglishten e sotme empathy përdoret zakonisht për të shenjuar aftësinë për të ndier emocionet e tjetrit (“the capability to share another being’s emotions and feelings”), për t’u identifikuar ose sinkronizuar me gjendjen shpirtërore të tjetrit, çka nënkupton edhe një aftësi implicite për të dalë nga vetja.

Në rrethana kulturore normale, çdo përdorues i gjuhës që kërkon të përkthejë një fjalë të huaj i drejtohet një fjalori të mirë dygjuhësh.

Ashtu veprova edhe unë, duke iu drejtuar në krye Fjalorit Anglisht-Shqip të Pavli Qeskut (Botimet EDFA 2000, 70,000 fjalë).

Fjalën empathy Qesku e kategorizon si term të psikologjisë dhe e përkthen kështu: “njëjtësim, identifikim me veten.”

Natyrisht, kjo nuk ka asnjë kuptim, meqë me veten jemi të identifikuar gjatë gjithë kohës; por do të jetë gabim për “identifikim me tjetrin”, ma merr mendja.

Nga ana tjetër, çfarë jep Qesku është përkufizim i termit, i përkthyer nga ndonjë fjalor njëgjuhësh; jo shqipërim. Me sa duket, autori nuk ka ditur si ta japë fjalën në shqipe.

Në fakt, kultura ku është mbrujtur Qesku (dhe unë bashkë me Qeskun) nuk e ka vlerësuar kurrë empathy-në, si virtyt dhe pasuri etike; madje e ka konsideruar si dobësi grarishte, të varur pezull mes sentimentalizmit dhe mëshirës së krishterë.

Peter Peryer, Self-Portrait, 1977

Por shqipja një fjalë të mirë për empathy e ka; dhe kjo është dhembshuri, të cilën Fjalori i 1984 e përkufizon si “dashuri a keqardhje e thellë për dikë a për diçka që duam; të qenët i dhembshur”; ndërsa i dhembshur vetë jepet si “që i do shumë të afërmit, shokët, etj.;  që bën shumë për ta; që i dhimbsen shumë të tjerët; që preket shpejt, zemërbutë.”

Përsëri shohim të njëjtat vështirësi për ta rrokur konceptin; meqë dhembshuria nuk ka lidhje me dashurinë, as me keqardhjen. Vetëm linja “që i dhimbsen shumë të tjerët” do të mjaftonte – meqë ky është edhe thelbi i empathy-së, ose i dhembshurisë.

Pështjellimin me dhembshurinë e gjen, çuditërisht, edhe te Fjalori i 1954-ës, ku e ndeshim të përkufizuar si “dashuri për njerëzit e shtëpisë; dhimsuni”, edhe pse, më në fund, te dhimsuni lexojmë “dhimbja që ndiejmë kur vuan tjetri”, që është edhe kuptimi që kërkonim e që më në fund e gjetëm.

Për t’u kthyer tani te Qesku dhe fjalorët e tij, duhet vërejtur se ky, te vepra e lartcituar, e ka përdorur “dhembshuri” për të përkthyer anglishten compassion; ndërsa në Fjalorin Shqip Anglisht (Botime EDFA, 1999) dhembshuri është përkthyer si “tenderness, affection, warm-heartedness, fondness.” Këtu mungon jo vetëm empathy, por edhe compassion, çka ma konfirmon vështirësinë tonë për ta pasur të pranishëm këtë koncept në mendje, si dhe për të dalluar midis sympathy dhe empathy.

Në fakt, siç ma shpjegon kjo faqe, kur ti provon sympathy për dikë, të vjen keq për të, por nuk është se e kupton medoemos se çfarë po ndien ai ose ajo; ndërsa empathy kërkon edhe aftësinë për t’u futur në lëkurën e tjetrit dhe për të ndier çfarë ndien ai.

Nga pikëpamja e hierarkisë së vlerave etike, empathy qëndron kështu më lart se sympathy; prandaj edhe nuk më habit mungesa e saj kronike në atë flluskë sapuni, që është katandisur kultura e sotme publike e shqiptarëve.

Më në fund, e di që do të më thonë se Fjalori i Pavli Qeskut nuk është i vetmi fjalor i anglishtes; se ka edhe fjalorë të tjerë që duhen konsultuar. Vërejtje e drejtë; duke e marrë parasysh, iu drejtova Fjalorit Anglisht Shqip të Ramazan Hysës (Botime EDFA, 1998).

Zgjidhja që i ka dhënë problemit Hysa? Tipike – e ka lënë empathy jashtë fjalorit: një fjalë më shumë, një fjalë më pak, ç’u bë: rëndësi ka që e përgjithshmja është pozitive.

Pa Komente

  1. Xhaxha a e ke mendur ndonjehere ti hysh punes per formulimin e nje fjalori te mirefillte Anglisht-Shqip se mesa shoh akademia jone se ka hiç syrin per Qabe edhe per nja 50 vjet tet tjera.

  2. Ne ambientet dhe tekstet akademike te fushes ne Shqiperi perdoret gjeresisht si “empati – empatia – te jesh empatik”, pavaresisht veshtiresive qe kjo paraqet ne shqiptim apo integrimin brenda nje fjalie. Megjithese ky perdorim ka gjetur mbeshtetje kur i referohemi konceptit teorik per shkak te dobise praktike, nuk ka njohje te gjere ne te foluren e perditshme, kjo per arsye se dhe vete koncepti qe mbart empatia nuk eshte i popullarizuar. Ne vazhdim te komentit dhe une do te perdor kete version, pra empatia.

    Sa i perket lidhjes me dhembshurine do te thoja qe perjetimi i cdo lloj emocioni qe nuk e perjeton tjetri (dhe ketu theksi eshte te tjetri ose personi ndaj te cilit je empatik) ia humbet qellimin empatise. Pra nese nje person vuan, ai qe tregohet empatik me perjeton idealisht vuajtjen e te parit pa shtuar ndonje emocion nga vetja e tij. Ne kete menyre i dyti arrin te ndjeje dhe kuptoje ne menyre te paanshme te parin. Ne kete rast nese do t’i shtonim dhembshurine do te “perlyenim” eksperiencen e tjetrit me nje emocion te shtuar nga vetja, gje qe nuk ka te beje me empatine. Papershtashmeria e dhemshurise del ne pah me teper ne rastet kur na duhet te jemi empatik ne lidhje me nje emocion pozitiv. Pra nuk mund te themi qe ndjejme dhemshuri ne rast se personi tjeter po perjeton emocion apo pervoje pozitive.

    Personalisht e konsideroj komunikimin me ane te empatise si komunikimin me te paster njerezor.

    Gjithashtu, me te drejte keni hamendesuar me lart se “identifikimi me tjetrin” eshte gabim te perdoret si perkthim per empatine.

  3. Kam pershtypjen qe “empathy” dhe “sympathy”, kane pothuajse te njejtin kuptim, me ndryshimin qe kur ndjen empathy merr pjese dhe fizikisht ne ndjenje, ne kuptimin qe akt ne ate qe ndjen, ndersa me sympathy ndjenja behet me distante; per shembull une ndjej empathy per nje kusheri timin i cili eshte shume i vjeter ne moshe dhe shume i semure, dy-tre here ne jave shkoj ta shoh apo ta ndihmoj me aq sa mundem, perndryshe une ndjej sympathy per profesorin Gates i cili u arrestua gabimisht, pasi policia mendoi qe ai po perpiqej hynte “arbitrarisht” ne shtepine e tij.

  4. Fjalën “empati” e kam ndeshur për të parën herë në një libër gjermanisht (empathie). Duke e parë se ishte e ngjashme me fjalën “simpati” , u hutova dhe pyeta veten, pse nuk e kisha dëgjuar as shqip, as serbokroatisht? Në këtë libër kjo fjalë shpjegohej në lidhje me komunikimin ndërnjerëzor, flitej për inteligjencën e komunikimit. Aty shkruante se fjala empati do të thotë të bësh përpjekje ta kuptosh bashkëbiseduesin, të futesh në botën e tij. Kjo mund të quhet “Komunikim me Empati” – thuhej aty.
    Unë pata bërë përpjekje që ta gjejë një fjalë shqipe që i afrohet këtij kuptimi, por kot. Vazhdimisht më vinte në mendje fjala “mirëkuptim”, por nuk më kënaqte.

    Fjala “empati” nuk gjindet në Fjalorin Gjermanisht – Shqip të Ali Dhrimo-s. Aty gjeta:

    einfühlen sich vetv. e vë veten, futëm në…;
    er vermag in die Seele des Kindes einzufühlen
    ai di të futet në shpirtin (botën) e fëmijës;
    Einfühlung f. ~

  5. Me ka qelluar ta perdor relativisht shpesh konceptin e “empatise” perkundrejt “simpatise” ne anglishten e shkruar. Dallimi themelor mendoj eshte ky:
    Empatia shenon rrokje relativisht te thelle e te njemendte te emocioneve e situates kontekstuale te tjetrit, por neutrale ne qendrim — pa deshmuar asnje lloj gjykimi, e pa deftyer vleresim pozitiv a negativ, ose perndryshe pa mbajtur ndonje ane ndaj asaj qe ndien tjetri. Empatia vetem deshmon se bashkebiseduesi degjon, vezhgon edhe e interpreton situaten ne menyre korrekte e te thelle nga perspektiva e folesit. (P.sh., e kuptoj shume mire zemerimin, trishtimin, dhimbjen, turperimin, e perjetimin e cenimit te dinjitetit te tjetrit duke mos lene te kuptohet aspak se c’mendoj une vete e si e gjykoj situaten.) Roli i psikoterapistit eshte ilustrues i mire, sidoqe e kam zor te pajtohem me shmangien teresore te “sistemit vleresues e gjykues”.

    Simpatia nga ana tjeter shenon solidaritet, miratim e gjykim ne favor te pales qe shpreh ndjenjat e emocionet e shkaktuara prej nje situate e caktuar. (P.sh., ne rast vdekjeje a humbjeje te nje te afermi a te dashuri, nuk perdoret fjala “empati”, por “simpati” per te ngushelluar a treguar se ndjenjat tona, nese s’mund a zor te jene pernjimend njesh me ato qe perjeton personi qe peson humbjen, jane sadopak te krahasueshme a te peraferta me te tijat).

    Cuditerisht, fjala simpati ne shqip gjithnje eshte perdorur per te shenuar “dashamiresi” e “pelqim” (per te mos permendur pastaj nje kuptim tjeter, me frazat e shumendeshura te tipit “vajze simpatike”, “burre simpatik”). Mbaj mend se pothuaj 20 vjet perpara, teksa bisedoja me nje amerikan ne Tirane, ky u cudit kur degjoi qe e perdora kete fjale per te shrehur pikerisht “pelqim” a qendrim dashamires.

    Qe shqipja nuk e ka kete fjale ne fjalor (ndonese rralle ka nisur te ndeshet sidomos ne gjuhen e shkruar) rrefen shume per kulturen tone, e vecanerisht zbulon se shqiptaret nuk e kane ne kulture e mendesi pavaresine ne qendrim, “paanesine”, neutralitetin dhe objektivitetin. Rreshtimi ne njeren ose tjetren llogore a sherbimi driteshkurter e prej skllavi ndaj prijesit ose “te fuqishmit” cfaredo eshte karakteristike historike, karakteristike qe i ndihu me se miri diktatures se proletariatit. E natyrisht gjate periudhes se totalitarizmit, natyrisht qe nuk mund te kishte me shume se vetem nje zgjedhje. E sot kur ne vije kohore ka kaluar pothuaj gjysma e totalitarizmit, eshte pothuaj e pamundur te gjesh nje artikull kritik, prej te cilit te mos kuptohet se ne cilen ane eshte rreshtuar shkruesi e c’motiveve u bindet, gje qe e kompromenton fort integritetin e argumentit.

  6. Përtej përkthimit është fjala për një proces individual, për një état d’esprit, të cilin punonjësit socialë e njohin mjaft mirë. Meqenëse profesioni ua do që disa herë në ditë të ndodhen para individësh që vijnë nga horizonte të turbullta (margjinale, prostitucion,drogë, , dhunë alkool, individë me mungesë afeksioni, persona që kanë provuar dhunën në fëmini etj.) kjo bën që ata, nëse janë të papërgatitur, të rrezikojnë shumë t’i shohin të gjithë këta si asocialë e të mos kuptojnë asgjë rreth problematikës së tyre, për pasojë të jenë krejt të çarmatosur e të paaftë për fillimin e një procesi insercioni që do të zgjasë për muaj e vite të tëra. Në këtë kuptim, empatia del të jetë një term mjaft i përdorur në tekstet profesionalë, por jo tepër në punën e përditshme. Ajo bëhet pjesë e natyrës tënde për të cilën nuk del nevoja të flasësh, sikundër nuk flasim e madje as mendojmë se kemi interes për gjithçka kur lexojmë të gjitha rubrikat e një gazete… por kurrë nuk duhet menduar se aftësia për empati ekziston te gjithkush, veçse ai nuk di ti vërë emrin. Nuk duhet ngatërruar as me aftësinë që disa kanë në atë që quhet “art i dëgjimit”.

    Natyrisht, për « përdorim profesional » ajo mund të kultivohet çdo ditë, të tjerë e kanë si cilësi por e shmangin : nuk duka t’i gjykoj arsyet e tua, thoshte dikush, se përndryshe do të të përligj për veprimet (e këqija) që ke bërë ndaj meje.

    Nuk është as « gjykim personal vlerash » (jugement de valeur)të individit, në rastin e empatisë nuk kemi të bëjmë me vlerësimin e akteve të ndokujt (as pozitivisht e as në mënyrë kritike), është fjala thjesht për një cilësi (instrument, po deshe), e lindur apo e fituar që të jep mundësi të mëdha për të ruajtur raporte harmonike me mjedisin tënd dhe, kur është fjala për njerëz të një profesioni të caktuar, empatia ndihmon në eksplorimin e disa anëve të piskës, që të gjithë kujdesemi të mos i shfaqim në kushtet e një mjedisi të pavëmendshëm e acid.

  7. Nuk do te hyj te flas per dallimin mes “empathie”, “sympathie”, “compassion”, kuptimet jane shume prane njera-tjetres dhe duhet vertet nje vesh i holle per t’i kapur. Por ajo ku do te ndalem eshte kjo :

    Shqipja gelon nga budalliqet. E kam fjalen per shqipen e ashtuquajtur letrare dhe jo per frymen e shqipes. Me shkoqur : po flas per shqipen gjoja te pasuruar me fjale te reja “dijetare”, e bere kjo kryesisht gjate viteve te komunizmit, si periudha me e begate e alfabetizimit shqiptar. Dhe jo per shqipen e moçme te fjaleve te ngulura mire ne tru, shqipe e cila ne te shumten e rasteve e nxjerr me bythe perpjete kete shqipen e “pasuruar”, ne fakt te perçudnuar.

    Disa fjale te tilla si “simpati” apo “revolucion”, jane futur ne shqip duke u cunguar nga kuptimet e tyre te verteta, ngaqe dihet kjo : komunistet shqiptare qe “kujdeseshin” per çeshtjet letrare nuk shpjegonin kurre etimologjite e huaja, e merrnin fjalen ashtu “shqeto” dhe ua ngopnin fshatareve kooperativiste ne ndonje mbledhje organizate. Dhe per rrjedhim kishim nje perversitet te tille : kuptimi i kesaj fjale ishte kuptimi qe i jepte sekretari i organizates. Dhe jo kuptimi qe i kishte dhene nder shekuj gjuha e huaj nga e cila ishte marre.

    Te thuash sot “revolucion”, kjo kuptohet, ne kokat shqiptare, si nje revolucion proletar (rrofte Enver Hoxha !), ose revolucion popullore (rrofte Vlora 97 !), ose etj. Dmth, ne kokat shqiptare, tradita famekeqe e komunizmit na ka ngulitur ne koke se revolucioni eshte gjithsesi nje levizje e dhunshme per te shporrur bejleret dhe agallaret, ose dhe ndonje “malok” tek-tuk.

    Mirepo, ajo qe s’e dine keto koka te “zgjuara” shqiptare eshte se revolucion lidhet me diçka tjeter. Duke qene se etimologjite e huaja kane qene te shpallura “armike te gjuhes se ndritur shqipe”, ne rrime e fryjme syte para kesaj fjale.

    Revolucion vjen nga latinishtja “volv” (rrotulloj). Kujtoni revolverin, ç’eshte ai ? Revolveri eshte gjithmone me mulli, apo jo ? Mulliri rrotullohet. Nga ketu, revolucion eshte nje levizje rrethore e plote, 360°. Yjet kryejne revolucione, toka gjithashtu, njeri me ngadale e tjetra me shpejt.

    Nje revolucion do ishte kur pika A eshte rikthyer ne vendndodhjen fillestare pasi ka kryer nje rreth te plote. Themi qe cikli eshte i mbyllur.

    Por pikerisht, ketu nderhyn dhe kuptimi i dyte i revolucionit (ne rrafshin politik apo shoqeror). Revolucioni do te ishte pra dhe diçka qe e ka mbyllur ciklin e vet, dhe per rrjedhoje, duhet kaluar ne diçka tjeter, te re. A nuk thoshim dikur : ka mbaruar koha e shtypjes dhe shfrytezimit ? Pikerisht, ngaqe komunistet mendonin se kjo kohe e kishte kryer ciklin e vet, dmth ishte konsumuar dhe duhej kaluar ne diçka tjeter.

    Nga mpleksja e ketyre dy kuptimeve do te kishim fjaline e çuditshme : eshte revolucioni ai qe iu jep fund revolucioneve. Qe do te thote : perfundimi i nje cikli iu jep fund rrotullimeve ciklike. Cikli e ka kryer misionin e vet.

    A mund te kete menyre tjeter ? C’eshte evolucioni ? Ne te kundert nga revolucioni (qe eshte rrotullim), evolucioni eshte rrokullisje. Po te perdorim dy fjale te tjera puro shqip, do te kemi :

    Revolucioni eshte mbeshtjellje, evolucioni eshte shpeshtjellje. Mendoni tani gjyshen tuaj duke bere triko dhe asaj i bie lemshi ne toke : lemshi le nje vije te bardhe pas. Eshte fija e perit te shpeshtjelle. Gjyshja ulet dhe e merr ne dore. Fillon te kryeje nje mbeshtjellje, dmth nje revolucion. Shkurt : evolucioni i jep fund revolucionit, dhe revolucioni i krijon nje mundesi te re, nje pikenisje te re evolucionit.

    Te gjitha keto qe thashe jane arabisht ne veshin e ndonje trangulli qe ka ende ne tru jehonen e fjaleve te sekretarit te organizates. Po te lexoje ai ndonje liber ku perkthyesi ka shkruar ca gjera mbi revolucionin, ai do te cirret dhe peshtyje se ky perkthyes nuk ben fare, nuk e di shqipen, etj.

    Pikerisht, ky eshte demi me i madh qe dijetaret tane te “shqyer” dhe te, me falni per shprehjen, “shkerdhyer” i kane bere trurit shqiptar : nje hedhje ne ere te mekanizmave te mendimit. Sot, eshte e pamundur te sjellesh ne shqip nje mendim europian, per arsyen e vetme se truret e rrembythura shqiptare, kur nuk arrijne te perfytyrojne ate çfare shkruhet, leshojne verdiktin e prere : perkthyesi qenka nje idiot.

    Sa per veten time, kam humbur çdo shprese per sherimin e kesaj gjendjeje. Makina e stermadhe e idiotesive, makine kjo qe sot eshte ne duar te nje kopeje te mirefillte debilesh te veshur me petka intelektualesh dhe establishmentash (ha ha !), shtyp dhe derrmon gjithçka qe i del perpara.

    Gjuha shqipe, me sa shoh une, eshte gjuha me e dhjere ne gojet me te dhjera te intelektualeve tane zulmemedhenj. Cfare fatkeqesie ! Dhe kjo fatkeqesi eshte ne kuptimin e mirefillte te fjales sepse jam i bindur qe te gjitha gjemat qe ndodhin ne hapesiren shqiptare eshte se shqipfolesit mund te flasin gjithçka por vetem shqip jo ! Shqip jo ne kuptimin e gjuhes “albaneze” apo “albanian language”, por shqip ne kuptimin e lashte te fjales : troç, kuptueshem, ndashem, qartazi (fol shqip he burre i dheut !)

  8. Nuk besoj që mund të fajësohet një hapësirë e vogël gjuhësore siç është shqipja për mungesë të një koncepti të cilin as anglishtja s’e kishte deri para njëqind vjetësh. Përndryshe “dhembshuri” më duket shumë e kufizuar si përkthim i përshtatshëm, duke qenë se ajo etimologjikisht lidhet kryesisht me keqardhjen për tjetrin, përderisa “empathy”, bashkë me “Einfühlung”, përfshijnë një hapësirë emocionale më të gjerë. Shqipja vërtetë s’ka fjalë të tillë, por ka një shprehje idiomatike shumë të përhapur – “futem në lëkurën e tjetrit” – të cilën e ke përmendur edhe vetë.

  9. Gjermanishtja e ka edhe një fjalë që është e ngjashme me kuptimin e fjalës empati: Mitgefühl.
    Ja një fjali në gjermanisht, që e gjeta në një shkrim në internet, ku këto dy fjalë dalin si të njëjta nga kuptimi:
    “Aus Mitgefühl für andere” , antwortet er sofort, “aus Empathie – das ist das Höchste, das der Mensch leisten kann!”

    Fjala “Mitgefühl” fjalëpërfjalë d.m.th. “bashkëndjenjë”.

    Fjalori Gjermanisht – Shqip i autorit Ali Dhrimo, fjalën “Mitgefühl” e shpjegon si: 1. pjesëmarrje (në hidhërim); ngushëllim; 2. simpati; 3. mëshirë

    Fjala “empati” në librin Psikologjia Sociale, nga autori Edmond Dragoti, përdoret në kontekst të sjelljes prosociale.

    Nga ky libër po citoj një pjesë që mua më duket interesante:

    “Në disa gjuhë të studiuara prej psikologëve janë gjetur nga 200 deri në 1000 terma që përshkruajnë dallimet emocionale të ndjenjave. Emërtimi gjuhësor i ndjenjave do të lehtësonte shumë punën e psikologëve për identifikimin e tyre (të emocioneve) në qoftë se do të pranonim se ndjenjat subjektive lidhen me përvojën e vetëdijshme të emocioneve.”

  10. “Në fakt, kultura ku është mbrujtur Qesku (dhe unë bashkë me Qeskun) nuk e ka vlerësuar kurrë empathy-në, si virtyt dhe pasuri etike; madje e ka konsideruar si dobësi grarishte, të varur pezull mes sentimentalizmit dhe mëshirës së krishterë”

    ____________

    Xhaxha, pak si teper kategorik ky interpretim. Nuk le hapesire. Mos-ekzistenca ne anglisht apo dhe ne gjermanisht, para datave te dhena ne artikull, cfare simbolizon per kulturat perkatese? A mund te arrihet ne te njejtin konkluzion per to? Apo dhe origjina greqishte e fjales, cfare mund te na thoje? Qe empatia ishte virtyt dhe pasuri etike? Bile grate e Spartes do ofendoheshin shume.

    ____________

    @ ehe, kisha kohe pa te te lexuar. Po shyqyr qe je konstant dhe dallohesh kollaj. Me behet qejfi qe je mire :).

    1. Monda, tani që të lexova edhe ty pas komentit të Gjonit, kam frikë se ka një keqkuptim këtu që do ta kem shkaktuar unë vetë. Unë nuk e bazoj arsyetimin tim në mungesën e fjalës empathy në shqipe, sa kohë që dihet dhe unë vetë e kam shënuar se fjala është relativisht e re edhe në anglishte e në gjermanishte (origjinali në greqishte ka pasur me siguri kuptim tjetër); por në vështirësinë që kanë leksikografët tanë për ta rrokur dhe përkufizuar konceptin që shpreh fjala. Fjala më shërben si shteg për të dalë gjetiu – te kuptimi. Vështirësia, besoj unë, shihet jo vetëm në trajtimin konfuz të Qeskut (dhe në mungesën e fjalës te Hysa), por edhe në fjalorët njëgjuhësh të shqipes, ku dhembshuria ngatërrohet me koncepte të tjera, si keqardhja, dashuria, mëshira dhe përdëllimi.

      1. xhaxha, veshtiresia, pershtatje te ndryshe nga origjinali, dembelizmi, mungesa e levrimeve ne ceshtje te gjuhesise, apo levrimi i imponuar per nje kohe te gjate; vete kjo kohe, pjese e nje periudhe relativisht te shkurter ne gjuhesine shqiptare … etj arsye qe mund te sjellim, nuk mund te njesohet per mendimin tim me pasurine etike te nje kulture.

        Me pjesen tjeter te artikullit bie shume dakort, dhe eshte nje tjeter deshmi qe ka pune per te bere. Por mendoj se artikulli mund te qendronte akoma me mire pa ate “keqkuptim”.

    2. Kjo qe the nuk ishte dhe aq e sjellshme. Kerkon te thuash qe nuk lexove asgje te re ne postimin tim (ngaqe “konstant”), dhe per rrjedhoje nje nga tre njeshat mban firmen tende ?

      Megjithate, eshte e vertete kjo qe the : ne fakt, sipas Heideggerit, njeriun e mundon gjithmone ajo qe eshte per t’u menduar, çka ai e quan “pika kritike”, dhe se ajo perkon gjithmone me vetveten. Meqe une s’kam pantallona te mendoj “piken kritike” te Heideggerit qe ishte problemi i qenies, atehere merrem me nje pike tjeter kritike qe eshte pafuqia e mendimit europiano-perendimor per te hyre ne gjuhen shqipe. Pafuqi, ngaqe thjeshtesi. Pafuqi, ngaqe perballe ka fodullek.

      Eshte i tmerrshem nivelimi i mendimeve dhe ideve ne shkretetiren shqiptare, te duket sikur gjuha shqipe eshte nje rrul qe sheshon gjithçka, me mire te them gjuha shqipe e atyre qe kane ne dore gjuhen shqipe, shkurt : profesoret, doktoret, redaktoret, e deri tek piliherdha apo trapi me i rendomte shqiptar qe e takojme rendom ne rruge.

      Ka njezet vjet qe normalisht pengesa eshte hequr, dhe perseri ky mendim europian po rri ne pikat kufitare te Shqiperise. Trau, duket se eshte salduar. Ata qe duhet te merren me shkrifetimin e gjuhes shqipe me parmende europiane, ata iu ngjajne gjithnje e me shume nje maune te madhe qe te ze rrugen dhe as e shton shpejtesine, as te hap krahun te parakalosh.

      Ja kjo eshte metafora me e mire per nje grusht idiotesh qe dço dy dite i ke ne TV duke u fryre dhe sterfryre, me nje debit fjalesh prej tre/ore, dhe me nje nenqeshje te lehte ne cep te buzeve qe keto tre fjale ne ore jane ajka e mendimit njerezor te te gjitha koherave.

      Kur te jep leksion dikush qe ska lexuar dy libra ne jete te vet, apo qe libri i fundit eshte “Harku i triumfit”, atehere mos ngelte kush pa na çare menderen ne TV. Do te votoj per Sinan Hoxhen, te pakten ai eshte i sinqerte : kendoj kenge leshi, se kaq e kam hapin.

      Te pershendes dhe une, me behet dhe mua qejfi qe ty t’u be qejfi. Megjithese qejfi qejfit nuk i ngjan, keshtu thone.

      1. ehe, pse eshte e pasjellshme te thuash qe je “konstant”? Megjithese kisha kohe pa te lexuar ne blogsfere, pikat e orientimit ishin aty: Heidegger, Beckett, Borges, ah po, Vlora 97, “malok” etj. Edhe patjeter, uthulla qe pershkruan postimet e tua, pa as edhe nje cik vaj.

        Tani, meqe e pranove qe eshte e vertete ajo qe kam thene, atehere po bej nje kompromis, isha aq e pasjellshme sa mund te jesh ti me veten. Por edhe mund ta anashkalojme kete, e te themi qe ishte nje forme pershendetjeje dhe thjesht me behet qejfi qe je mire.

        Sa per ceshtjen e etimologjise se fjales “revolucion”, permenda ne nje replike me xhaxhain, qe i njeh akoma me mire keto ceshtje, nje nga problemet apo mangesite jane edhe “levrimet e imponuara” gjate periudhes se “Shqipes Totalitare.” Dakort. Ama te pyesesh nje amerikan te zakonshem, ta thote shqeto qe “revolucion” eshte Revolucioni Amerikan, dhe as qe i shkon mendja tek libri i Kopernikut dhe trupat qiellore. Mbase amerikanet s’mund te merren si etalon, por edhe per nje europian te zakonshem fjala ka evoluar.

        Ketu nuk po flasim per masen, apo individin ne rruge. Problemi ne Shqiperi, dhe besoj qe s’eshte e volitshme per askend te perdoret me alibia e diktatures, problemi pra eshte mediokriteti i shtreses intelektuale gjate ketyre 20 vjeteve. Me specifikisht leksikografet per diskutimin ketu. Kaperdimi i fjaleve te huaja pa i bluar e pertypur, bile do shkoja dhe me tej e do thosha bashke me fjalet edhe idete, eshte ne te pakten dembelizem. Por une s’do ia vija kurrsesi fajin shqipes.

  11. ”’merrem me nje pike tjeter kritike qe eshte pafuqia e mendimit europiano-perendimor per te hyre ne gjuhen shqipe. Pafuqi, ngaqe thjeshtesi. Pafuqi, ngaqe perballe ka fodullek. ”’

    Me kete shkak ti i heq pergjegjesite nga vetja dhe ua ngjesh atyre, te tjereve e keshtu je i lirshem te kendosh, se s’ke faj.

    Nuk mund te hyje dot as mendimi perendimor e as mendimi kinez per faktin e thjeshte se kemi humbur mendimin shqiptar, ose me sakte kemi humbur shtegun per tek ai. Nje mendim nuk zhvendoset mekanikisht por organikisht, se nuk eshte mbledhje e zbritje matematikore, prandaj ka nevoje per nje organizem e jo per nje makineri.

    Qe shqipja (ashtu si shqiptaret) sapo u hapen kufijte ja mbathi vrapit dhe sot perfaqeson nje gjuhe ne kllapi qe i trajton fjalet e huaja si barna qe e mbajne gjalle, per kete nuk e kane fajin ata, ose vetem ata, po te gjithe.

    Barnat merren me recete doktori, po ne si shqiptare jemi te gjithe doktora e ç’eshte me e keqja s’kemi as doktore prej verteti, por mjeke popullore.

    Prandaj ketu me qendro mua ti, a po e kerkon mendimin shqiptar ti apo po kerkon dike me i ngec fajin ?

  12. Ah Monda Monda, qe nuk u mesova me uthullen time. C’eshte e verteta, ironite e mia (nese duken ashtu) jane vertet gazmore dhe synojne nje lidhje me te forte me personin perballe. E thene shqip, kjo perkthehet : desha te te bej me dije se te lexoj gjithmone, te vleresoj dhe te çmoj.

    Ishte shpoti e vogel gazmore ajo e “konstantes”, thashe me vete, po mire tani, nuk mesoi asgje te re Monda nga postimi im ? Merde alors ! paskam shkruar me kot.

    OK, shakate menjane, problemi eshte ketu : ne postimet e mia, nuk flas asnjehere qe te me lexoje dikush me dy klase shkolle, keta s’i llogaris fare ne defter. Flas per ata qe kane nje minimum te nevojshem. Keshtu qe amerikani qe s’merr vesh revolucionin, mua s’me prish pune. Mua me prish pune kjo : si ka mundesi qe keto pune nuk i merr vesh as dhe doktori me shtate grada ? Dhe qe, me bulonimin e tij ne platformen shqiptare ka bllokuar nje vend te tere ?

    Monda, te lutem, a e ke idene e medias shqiptare ? Ka ca koha qe e ndjek me sy, thjesht nga ana pamore, dmth si koka : si ka mundesi qe “hiç vër” (si thote populli), dhjete kokrra (ose trungje fare) dalin gjithmone ne TV per te shpjeguar ajken e mendimit shqiptar ?

    Ketu eshte kleçka, dhe tani e kam me Aqif Kopertonin qe e lexoj me endje : une nuk kerkoj t’i ik askujt, bej punen time ne skuten time, pa pervjedhjen me te vogel dhe me vetedijen me te larte. Madje madje, mos ma merr per ndonje mendjemadhesi, por nuk do te arrij te nxjerr shpenzimet qe kam bere per formimin tim. Shkurt, i permbush te gjitha detyrat e mia si njeri i mendjes (ne profesionin tim). Fakti eshte se media shqiptare, e cila, per arsyet qe dihen, funksionojne ne Shqiperi si emisioni i lajmeve te ores 20.00 ne vitin 1982, jane krejtesisht te paralizuara. Kur them media, nenkuptoj : TV, shtyp.

    Ne Shqiperi botohen keto gjera : gazeta, libra, dhe ndonje reviste tek-tuk. Keto te fundit do t’i heq se jane krejtesisht jashte orbites sime (kush palloi kend, kush tradhtoi burrin me kend, me nje fjale : bullshit). Sa per gazetat, ato jane mjerimi i pensionistit dhe qytetarit 50 vjeçar, dmth, truri i ketyre dyve me lart eshte krejt i atrofizuar, i babait tim, i babait te Aqifit, dhe i babait te Mondes. Nga kjo ane, nuk pritet asgje e hajrit.

    Nga librat, ketu eshte estrade fare. Te shohen titujt qe MBIZOTEROJNE ne treg, behesh me dhimbje koke : sot gazeta Panorama kishte nje artikull te madh me nje foto te madhe te botueses A. Dudaj ne nje pozim prej topmodeleje. Rasti ishte per te promovuar librin “Sekreti”, te nje autoreje amerikane nga ato rrembythjet, e dini vete ju. Ne France, qe gelojne revistat, nuk gjen asnje artikull per nje liber te tille, ngaqe jane thjesht per nje kategori debilesh. Dhe fundja, ne France nuk me vjen keq sepse revista te tilla nuk bien fare ne sy. Mirepo ne Shqiperi, duke e ditur peshen e madhe te ketyre budalliqeve, mua me ngre nervat nje reklame e tille, sepse them me vete qe dhe ate pak tru qe i ka ngelur shqiptarit po ia shkaterron kjo me budalliqe sekretesh, dhe nje tjeter me budalliqe komplotesh. Shkurt, beurk !

    Te vijme tek fjalet e reja qe na i kane ngulur dikur nen komunizem dhe tani ska bir nene t’ua shkulesh kuptimin qe i jepte sekretari i partise. Une besoja se qe prej njezet vjetesh, shqiptaret do te shkoqeshin duke vrapuar pas dijeve, te etur siç kemi qene, mirepo s’eshte e thene : sekretaret e partise vazhdojne te formatojne mendimin shqiptar, vazhdojne te drejtojne mediat dhe te formojne brezin e ri. Fjalet e reja per te cilat ka aq shume nevoje shqipja jane te rrafshuara nga rruli i kokeqypave te dikurshem te Partise dhe qe sot jane bere think tanqe te vendit. Hidhu nje sy mediave : o zot çfare budalliqesh qe lulezojne neper emisione te cilat e mbajne veten per majat e mendimit. O perendi e madhe, po a ka ndonje dreq pasqyre qe t’ua nxjerre surratin e vertete ketyre horrave ? Nuk besoj. Media shqiptare, per nga cilesia, mund te jete ne nivelin e …. le te themi republikes se Malit, ose per te mos e ngaterruar me maloket, po themi me republiken fqinje te Cadit. Cfare skamje !

    Mua nuk me shqeteson skamja ne vetvete, fundja te gjithe kemi qene dikur te skamur, por ajo qe me terbon fare eshte skamja e veshur me xhixhat e diturise se gjithanshme. Shkurt, Aqif dhe Monda, kot qe e zgjas.
    __________

    Komb pertacesh. Njerez te pavlere qe krijojne antivlera. Mire ok, e lashe me kaq se kam ca probleme me stomakun, sikur po me perzihet pak.

  13. Ne pergjithesi gjendem ne nje mendje, po ka 100 vjet qe behen te njejtat muhabete, hiq komunizmin ku beheshin tek-tuk ne privat. Ka 100 vjet pakenaqesi.
    Tani per mua ka diçka qe nuk shkon ne perqasjen e shqiptarit ndaj pritshmerise, nuk gjykojme duke u nisur nga premisa reale, ne perfytyrojme te ardhmen, pastaj behemi keq kur e ardhmja nuk perputhet me perfytyrimet tona.

    Premisa reale duket ne horizont, kur ti ne vend te nje te ardhmeje te shkelqyer, veren vuajtje e sakrifica, kur shikon se humnera qe te ndan me ke krahasohesh nuk kapercehet duke fluturuar, po te duhen mjetet e alpinistit per te zbritur fillimisht e ngjitur pastaj.

    Me renien e komunizmit filluan muhabetet e periudhes parakomuniste ku te gjithe ankoheshin per gjithçka dhe me e keqja nuk lodhemi kurre s’u ankuari. Vazhdon te me beje pershtypje vleresimi i madh i kritikes per hir te kritikes. Ai eshe kritik, ekspert kritike, ka sy kritik,ka gjykim kritik, analize kritike ose negativi, nuk i ka ose nuk i kemi.

    Te qenit propozitiv eshte thjesht nje domosdoshmeri per te qenit kritik, ne te varrosim me kritika, eshte sport kombetar. Mirepo vete te qenit propozitiv nuk para lidhet me premisa reale, keshtu qe do thoja vete enderrojme e vete kritikojme.
    Shiko ne kete rrjetin e blogjeve, te Saktivista psh propozimi i dites eshte, hajde njehere e provojme qe te mos votojme (se nuk humbim gje).
    Kesaj i themi te qeni propozitiv. Ky eshte origjinaliteti yne propozitiv se zakonisht propozojme ça ka bere filani ne Angli apo si e ka bere fisteku ne Gjermani.

    Kjo per mua eshte varferia me e madhe shqiptare, o ja fusim pordhes origjinalisht o i fusim nje kallp e shtyjme para, prandaj edhe problemi me i denje sipas meje perfaqesohet nga pyetja; a eshte i mundur mendimi shqiptar ?

  14. @ AK,

    E kam thene ne nje teme tjeter (shiko : perkthyesi i perkthyer) : mendimi shqiptar nuk mund te linde vetvetiu por lind nga perplasja me mendimin e huaj. Me fjale te tjera, mendimi i huaj sherben si gjenerator mendimesh shqiptare.

    Duke lexuar veprat me te medha te Perendimit, ose te pakten veprat ku ka mendim (dhe jo budalliqet qe thashe me lart), truri shqiptar do te vihet ne levizje, motori do te shkundet nga plogeshtia e 70 vjeteve dhe do te filloje te prodhoje.

    Mirepo ç’ndodh ? Ky mendim europian, nga perçudnimi qe ELITA e qelbur shqiptare i ben atij, nuk arrin as tek perplasja me trurin shqiptar. Per pasoje, lexuesi shqiptar vazhdon te notoje ne te njejtin batak te perhershem.

    Mendimi, i dashur mik, vjen ne gjuhe dhe nepermjet gjuhes. Nese gjuha eshte e organizuar ne ate menyre qe kerkon thjesht rrafshimin dhe renien ne mediokritet, atehere çfaredo lloj mendimi europian do te jete i asgjesuar sapo te hyje ne kontakt me gjuhen shqipe. Duke qene se jam marre shume me kete gjuhen shqipe, dmth e kam lende pune, kam arritur ne perfundimin qe gjuha shqipe ka nevoje per nje termet te forte. Termet i cili nuk do te vije kurre nga ata qe jane strukur ne plogeshtine e kesaj gjuhe dhe kane perfitimet e tyre aty.

    Me shkoqur, e do me shembull konkret ? OK, ja shiko :

    Ka shkrimtare ne bote, filozofe, etj, qe shkruajne vepra te cilat gelojne nga referencat e nenkuptuara, referenca keto qe nje perkthyes i pakultivuar, siç ka me qindra, i rrafshon me nje te hequr te penes. Nese ben vaki qe kemi rene ne nje perkthyes te kultivuar, dhe qe ka ditur t’i kape keto referenca te fshehta, qe jane puro mendim, ato rrafshohen dhe asgjesohen menjehere nga PERBINDSHI i tmerrshem shqiptar, qe njihet ndryshe me emrin REDAKTOR. Ky trap trapi, duke qene se nuk ka kurrfare kultivimi letrar, kur te bjere ne nje gje te ngaterruar ku mpleksen mendime te holla qe mpleksin nje mori kuptimesh dhe referencash te fshehta, i jep te drejten vetes qe t’i fshije keto dhe te dale me parullen : perkthyesi nuk di te perktheje. What the fuck ! siç thone amerikanet. Keshtu mendon perkthyesi. Dhe me e bukura ne kete histori te lajthitur eshte se botuesi, qe pergjithesisht eshte jo me pak i trashe se ky perbindshi me lart, behet pale me te dhe e masakron vepren, mendimin dhe idete e autorit dhe nxjerr ne treg nje surrogato pa kurrfare brumi brenda.

    Ja pra qe nuk ndodhi perplasja e aq deshiruar e mendimit pjellor te autorit me trurin e etur shqiptar. Ja nje shans i humbur, nje vdekje e programuar e qindra vetetimave trunore.

    Siç e thashe, pjellorizimi i trurit shqiptar nuk do te behet duke ecur ne rrugen e ndritur te komunizmit. Nuk do te behet duke mos iu vene veshin fjaleve, çfare thone ato, perse jane aty ku jane dhe çfare fshehin ne vetvete. Mediat shqiptare, qe pergjithesisht kane rene ne duar qe nuk kane asgje te perbashket me dijen dhe mendimin, po asgjesojne jo vetem ndonje filiz mendimi shqiptar qe mund te kete lindur diku, por edhe vete mekanizmin e mendimit. Lexo budalliqe, truri fle. Lexo budalliqe, nuk te lind asnje pyetje. Nuk te ngacmon asnje ide. Nuk te ve ne dyshim asnje siguri. Lexuesi i mjere shqiptar hidhet nga siguria ne siguri, duke i krijuar vetes kushte per nje paralizim te plote te trurit.

    Ti thua me te drejte, çfare duhet bere ? Nuk mendoj se kjo pune eshte ne duart e kolektivit. Nuk besoj se kjo zgjidhet me greva dhe demonstrata. Duhet qe gjithsecili, ne strofken e vet, te beje punen e tij me ndergjegje te plote dhe sidomos, te mos beje asnje leshim ndaj kesaj kaste leshi qe ka mberthyer gjithe jeten shqiptare. Asnje leshim ndaj llumit. Te ngulmoje ne punen dhe djersen e vet, qofte dhe me çmimin e leçitjes nga te gjithe. Te notosh kunder rrjedhes se qelbur, nuk eshte dhe aq e lehte por eshte e bukur dhe nxitese, gjalleruese.

    AK, po te jesh me i interesuar, une mund te te sjell shembuj konkrete, me fjale, fjali, persona, etj. Ka dhe diçka qe dua ta ve ne dukje : kultivim do te thote te punosh token, te hedhesh faren, ta prashisesh e ujisesh, ta mirembash e te kujdesesh, per te marre ne fund ca fruta. Eshte pune shume e gjate, e lodhshme, por e sigurte. Kultivimi, ne lemin e mendjes, do te thote te grumbullosh me vite e vite te tera, te hulumtosh, te djersisesh, te provosh, te deshtosh, te arrish, dhe ne fund te mbash nje ligjerim te lidhur, te qarte, dhe qe mban rruge.

    Gjuha shqipe e thote shume mire te kunderten e te kultivuarit : i pagdhendur. Njeri qe ska ngrene asnje sepate apo sqepar ne tru, qe kete te fundit e ka ende me gungat e lindjes. Kur te pagdhendurit veshin petkat e te kultivuarve, aty s’ngelet gje tjeter veç nxirr veglen dhe beja sh…. bahçes.

  15. ”’mendimi shqiptar nuk mund te linde vetvetiu por lind nga perplasja me mendimin e huaj. Me fjale te tjera, mendimi i huaj sherben si gjenerator mendimesh shqiptare.”’

    Ketu nuk puqemi bashke dhe as ti nuk puqesh me Hajdegerin.
    Mendimi shqiptar eshte, nuk ka nevoje te linde as vetiu e as nga perplasja me diçka. Mendimi shqiptar eshte pasi ka nje mendesi shqiptare e me gjere nje kulture shqipare. Te thuash qe mendimi shqiptar nuk eshte don te thote te mohosh se ka nje mendesi shqiptare e me gjere nje kulture shqipare.

    Pra logjika te çon tek fakti qe mendimi shqiptar eshte. Te pohosh te kunderten ben nje pohim jo-logjik, rrjedhimisht te gabuar.
    Ti e di se diçka qe eshte jo domosdoshmerisht duket, vete e verteta eshte diçka e fshehur qe zbulohet,gjendet.

    Roli i mendimit perendimor nuk eshte ai i krijuesit, por i ndihmesit. Na duhet per te gjetur shtegun drejt mendimit shqiptar, perndryshe mendimtari shqiptar eshte thjesht nje surrogat qe nuk ja vlen fare te lexohet (aq me pak studiohet) sepse origjinali eshte gjithnje me i mire.

    Nuk mund te hyje mendimi perendimor nepermjet perkthimit, ne mungese te nje mendimi shqiptar, mendimi kalon tek mendimi jo tek asgjeja.
    Ti veren shume gjera te drejta, por pretendon se mendimi mund te zhvendoset tek asgjeja me ane te perkthimit.
    Kjo eshte si ti flasesh per shkence nje analfabeti, por a mund te zhvendoset shkenca tek asgjeja ? Perktheja e pershtatja sa e si te duash, nga nje vesh do i hyje nga tjetri do i dale.

    Prandaj ne i afrohemi 100 vjetorit te Pavaresise dhe si duket bathet edhe 100 te tjera do kalojne e ne do vazhdojme te jemi te paafte te percjellim mendimin perendimor me ane te perkthimit.

    Uji kalon nga nje ene tek tjetra, po s’pati ene apo nese ena eshte e shpuar do bjere perdhe, s’ke çi ben.
    Ti s’ke ene ça uji do ? Shko tek zejtari i thuaj te t’beje nje ene e pastaj kerko uje.

  16. @ AK,

    Po mire ti qe nuk je dakort me mua, po si i behet hallit qe as une nuk jam dakort me ty ? Pike e zeze.

    OK, bej shaka, çeshtja, siç e shoh une, eshte keshtu :

    Nuk kam thene asgjekundi qe mendimi shqiptar do te linde nga hiçi. Por kam thene se ai do te ngacmohet nga perplasja e trurit shqiptar me mendimin e huaj, kryesisht judeo-kristian, ose nqs deshiron te mos ngaterrosh fe e gjera (qe s’eshte as qellimi im), po them trekendeshi : Jeruzalem-Athine-Rome.

    (Kete punen e Athines, se mos me del ndonjeri e me akuzon per te shitur e tralala. E kam fjalen per Athinen e lashte, mendimtaret e saj. Un point c’est tout, siç thote Becketti).

    Nga leximet e mia, cher AK, me ka dale se mendimi europian eshte nje spirale e cila ka nje fillim diku, dhe peshtjellat marrin mbeshtetje tek tjetra me poshte. Dua te them se mendimi romak ka lindur i “mbarsur” nga mendimi grek, dhe mendimi europian i Rilindjes eshte mbarsur nga mendimi “romak”. Atehere ? Kush do ta mbarse mendimin shqiptar ? Na duhet nje qe leshon faren, apo jo ? Ne kemi trure te virgjer, himeni yne eshte i paprekur. Ketu besoj jemi dakort.

    Per mua, mendimi i vertete europian ne Shqiperi nuk mund te linde kurre vetvetiu ne token shqiptare : ai nuk do te jete autokton dhe ketu ti ben gabim qe e kerkon te tille. Shqiptaret, nqs e kane pernjemend kete punen e Europes, duhet ta ngulin mire ne tru se nuk kane nga te kalojne perpos nepermjet ca SHTYLLAVE EUROPIANE qe jane klasiket. Pa shtrydhur trute neper keta klasike, mos prit se do te linde diçka.

    Nje nder te metat e pakapercyeshme te botes shqiptare eshte, siç e kam shprehur diku, dhe qe kam harruar ku, eshte permasa gati munguese e spiritualitetit fetar. Shkurt, ne nuk dime asgje nga filozofia judeo-kristiane. Mos u ngaterroni ketu, mua aq me ben per praktikat fetare, nuk i duroj dot. Por e kam fjalen tek feja si filozofi. Kete, ne e kemi zero. Dhe sillu e mbeshtillu, sot per sot, kjo eshte baza e mendimit europian. Po te veresh te gjitha kantieret e medha te mendimit : QENIA, ZOTI, NATYRA, SHTETI, MORALI, ETIKA, PUSHTETI, etj, qe te gjitha jane te lyera e te ngjyera qe prej shekujsh me permasen e tyre fetare.

    Ky kalim eshte i detyruar, nuk kemi nga i biem tjeter.

    Ke permendur punen e perkthyesve. Shiko, i dashur, stadi shqiptar perkon pak a shume me stadin europian te Mesjetes se shekujve 14-15, kur francezet, anglezet (por sidomos te paret) ndermoren PERKTHIMIN NE MASE te veprave latine, dhe me pas atyre greke. Ishte koha e revolucionit te ideve. Ti je djale i kenduar dhe e di fort mire se para kesaj date Europa ngjante me nje shpelle ku te shqyenin hap e mbyll syte. Dhe pikerisht ne kete stad, disa mbreter te ndritur te Frances vendosen hapjen e akademive, universiteteve, kolegjeve. Dhe ti e di fort mire se mesuesit e pare, filozofet e pare, ishin prifterinj : dija kalonte nepermjet fese.

    Ti e di fort mire gjithashtu se mendesia disi europiane (te pakten ne Stamboll) e turqve eshte merite e Kemal Ataturkut i cili i shporri hoxhallaret nga Stambolli dhe ndermori nje program te madh kombetar per perkthimin e veprave europiane, kryesisht frenge. Elita e sotme stambollite eshte pjelle e kesaj strategjie.

    Pikerisht ketu merr shkas mendimi im : duhet nje dore e forte dhe nje strategji e qarte. Debati duhet nxitur gjithandej, veprat EUROPIANE duhen perkthyer, botuar, dhe lexuar me detyrim ne program shkollor. Ketu do te linde mendimi shqiptar dhe jo gerxheve dhe plazheve te Dhermiut. Me hahaha e hihihi, nuk behen keto pune.

    Nuk po e zgjas, jam i bindur se me ke marre vesh.

  17. Te marr vesh prandaj nuk po flas per pikat ku jemi dakort, por per ate, te vetmen pike ku nuk jemi dakort.

    Ti shume bukur i pershkruan fazat perendimore, por ne jemi krejt jashte ketyre fazave edhe asaj fetare. Ky trekendeshi Athine-Rome-Jeruzalem eshte krejt i huaj per ne. Por ky nuk ishte i huaj per Francen mesjetare se ajo ishte pjelle e ketij trekendeshi, pa kete trekendesh frengjit nuk do ekzistonin, kurse ne pa kete trekendesh ekzistojme per bukuri.

    Pra esenca jone eshte tjeter gje nga esenca e ketij trekendeshi, ky eshte dallim qe duhet marre perhere parasysh, pa te cilin s’bejme dot asnje hap para.
    Nuk eshte se jemi aq ndryshe sa mund te jene kinezet, por ama jemi aq sa duhet ta marrim parasysh.

    Ti po gjykon anti-hajdegeriançe, sepse nuk merr parasysh 2 pohimet baze te tij:
    1- Gjuha eshte shtepia e qenies
    2- Mendimi eshte mendimi i qenies

    Nga keto mund te deduktojme se:
    -Gjuha eshte shtepia e te menduarit te qenies.

    Kembe qenie me esence dhe kemi:
    -Gjuha eshte shtepia e te menduarit te esences.

    Pra kur kemi esence te ndryshme, vetem nepermjet shqipes mund te arrijme tek esenca jone. Kjo do te thote qe mendimi perendimor nuk mund te sherbeje si fare, sepse fara e mendimit shqiptar eshte gjuha shqipe.

    Ti po gjykon soseriançe, prandaj me ben pershtypje dhe po kembengul tek dallimi yne i vetem.

    Fara e mendimit shqiptar ka qene, eshte e do te jete gjuha shqipe dhe shqipja eshte jo vetem fara por edhe i vetmi vend ku eshte ruajtur mendimi shqiptar. Edhe vete historia e qenies shqiptare eshte ruajtur tek shqipja.

    Te kujtoj se Aristoteli logjiken klasike e ndertoi me baze gramatiken dhe se çfare zbori i ka bere Hajdegeri 2 fjaleve greke ne veçanti, logos dhe aletheia.

    Pra, ti shiko menyren sesi mendimi perendimor ka shfrytezuar gjuhen,sidomos ate greke (sa e sa koncepte ne kohen moderne jane ndertuar mbi greqishten e vjeter) dhe perpiqu te imitosh rrugen e ndjekur pasi ka qene e sakte, por jo ti mohosh shqipes te qenit fara e mendimit shqiptar.
    Ti thua :
    – mendimi i vertete europian ne Shqiperi nuk mund te linde kurre vetvetiu ne token shqiptare…..

    Nuk po kerkon kush mendimin europian, por mendimin shqiptar; une dua te di esencen time para se te vendos premisat mbi ardhmerine time, nuk dua qe ardhmeria ime te bazohet tek asgjeja, pasi deri me sot eshte ndjekur ardhmeria me baze asgjene dhe ja ku jemi, asgje-kundi.
    Une dua te shkoj pertej asgje-kundit, ne duhet te shkojme pertej asgje-kundit dhe per te shkuar atje na duhet nje themel i ndryshem nga asgjeja.

    Nuk kemi pse te humbim me kohe dhe energji ne eksperimente pafund dhe venie gishti pa bereqet, aty eshte shqipja futju punes si kane bere e tjeret te pakten duke filluar nga Aristoteli. Po s’deshe prit te bjere telebingoja.

  18. @ AK,

    Kam frike se ne nisemi nga dy pika krejt te kunderta. Te lutem, nese deshiron, me sqaro per kete me poshte.

    Ti pohon se ne jemi krejt jashte trekendeshit Jeruzalem-Athine-Rome. Mire.

    Kurse une pohoj se ky trekendesh ka mbrujtur tere qyteterimin europian dhe sot eshte baza e ketij qyteterimi, qe nga Malta e deri ne Islande.

    Pyetje : a mund ta di, si e sheh ti mendimin (e hamendesuar ) shqiptar jashte kesaj ?

    Cfare baze do te kete ky mendim : perendimor, lindor, aziatik, afrikan, latinoamerikan, etj ? Sepse nese me thua se ky mendim dhe kjo kulture shqiptare eshte puro puro puro vendase pa asnje lidhje me ndonjeren prej kulturave qe permenda, atehere sinqerisht kerkoj ca shpjegime me te gjata.

    Mbase ti ke te drejte, por une nuk po te kuptoj. Nese me ndihmon pak, te jam mirenjohes. Pershendetje.

  19. Po i krejt Europes perveç shqiptareve dhe boshnjakeve, te cilet nuk u identifikuan as ne krishterimin lindor e as ate perendimor dhe aspak rastesisht u islamizuan.

    Mendimi shqipar nuk eshte i hamendesuar eshte logjik e lehtesisht i deduktueshem prej nje trajtimi fenomenologjik te kultures shqiptare . Lidhje patjeter qe ka jo vetem me kete trekendesh por zgjeroje me Meken dhe Kostandinopojen/Stambollin.
    Te gjitha keto lidhje jane estrinseke, dmth te varura nga rrethanat. Mendimin shqiptar dhe me gjere kulturen shqiptare perfytyroje si anije me vela pa timon, qe shkon ku ta plasin ererat dhe rrymat detare.
    Prandaj çdo lloj shumice qe vendos kahun rregullisht deshton.

    Ti psh sado te perpiqesh nuk mund te vertetosh dot se esenca e ketij trekendeshi eshte edhe esenca jone, se do na nxjerresh perendimore me zor e do te t’versulet ndonje mbeshtetes i Qoses. Pastaj mbase ti kete kerkon per ta shpartalluar me argumente, po une jam i bindur qe asnje argument nuk e perballon dot kritiken.

    Gjithe kulturat bazohen tek nje konceptim i caktuar i qenies, i pikes absolute, ashtu sikunder shkencat nisen nga parime absolute, te cilat pastaj i bejne te gjitha rrjedhojat logjike te verteta absolute. 1=1 e ben 3+3=6 te vertete absolute.

    Kultura shqiptare si kulture e ka nje konceptim te caktuar te qenies, i cili ndodhet jashte atij trekendeshi. Paraqitjet e atij trekendeshi ne kulturen shqiptare jane pjese te shtuara, prandaj perfaqesojne lidhje estrinseke, qe s’kane te bejne me natyren intime te kultures, pra kemi e bejme me dukuri te kultures per vete por jo te kultures ne vetvete.

    Per mua problemi i takon perfshirjes prej nihilizmit esencial shume para se historia te tregohej bujare me ne, dmth qekur besa iu dha shpates e jo qenies. Ky konceptim me zanafille mesjetare u permbush gjate islamizimit te vendit.
    Hegeli ketu do fliste per tjetersim te frymes, ajo del jashte vetvetes per tu rikthyer ne fazen e sintezes, si fryme superiore.
    Fillimisht kur po merresha me shqyrtimin nga ky kendveshtrim, mu duk se faza e sintezes, u arrit gjate Rilindjes, fryma u rikthye nga tjetersimi i filluar ne mesjete e permbushur gjate islamizimit, mirepo pastaj mu shtuan dyshimet per te kunderten. Ne nuk e kemi kapercyer nihilizmin, ne po e perjetojme ne fazen me ekstreme, dmth po jetojme ne kulmin e antitezes, tjetersimit te frymes.

    Gabimi i Rilindasve ishte se pretenduan sintezen e frymes por i dhane shqiptareve Europen nihiliste si model. Frytet e ketij konceptimi te ardhmerise po i shohim sot te pjekura, se ne fazen parakomuniste ishin ende aguridhe. Nihilizmi komunist i ndihmoi frytet te piqen, nihilizmit esencial shekullor me ne fund iu dha forma.

    Pra, ne kesi rrethanash, pyetja ime nuk mund te kerkoje nje pergjigje te si-se, dmth si eshte i mundur mendimi shqiptar, por eshte formuluar duke kerkuar mundesine; a eshte i mundur ?, sepse po kerkoj pse-ne e zh-dukjes, meqe semundja ne fillim duhet diagnostikuar.

  20. Falemnderit. Kam frike se te ka kaluar rreshqanthi nje fjale e vockel e imja, dhe pikerisht ajo ku ka thene : “nqs e kemi pernjemend kete punen e Europes”.

    Ketu eshte pikenisja ime. Nese duam te jemi pjese e Europes, nese duam te kemi te njejten mendesi persa i takon disa çeshtjeve themelore : shteti, morali, puna, etj, atehere them se duhet te veprojme ne varesi te kesaj.

    Nese duam te rrime vertet menjane, si me te mençurit e Europes, atehere eshte OK, ne s’duhet te levizim asnje gisht, por thjesht te derdellisim parullat tona te pjerdhura : “ne s’jemi as lindje as perendim, as veri as jug, as mish as peshk, as e madhe moj as e vogel”.

    Dhe me e keqja, nese duam vertet qe t’i bejme naften edhe Europes edhe shqiptarise, le t’ia mbathim andej nga fryma e Mekes dhe e Stambollit dhe pastaj e kemi ndritur.

    Analizat tuaja mbi Rilindjen shqiptare, jam dakort, por ç’do bejme ? Te shtrydhim truret tona te mykura per te pjelle nje mendim puro shqiptar, qe t’i vije njekohesisht era Rome dhe era Meke ? Nuk besoj ne keto, asnje sekonde. Dhe as nuk dua t’i çoj neper mend.

    Ajo qe me intereson eshte qe te dalim nje ore e me pare nga kjo fryme qe thua ti, verja emrin si te duash, dhe te futemi ne frymen europiane. Na rrofte lekura e bardha e fytyres, na rrofshin 17 gjuhet e huaja qe i zoterojne te gjithe, ne nuk jemi europiane ! Mund dhe duhet te behemi, por nuk jemi.

    Gjerat duhen pare nga themeli : te gjitha marredheniet tona me gjithçka : me natyren, me njeriun, me kafshet, me punen, me pasurine, me shtetin, me pushtetin, me moralin, me etiken, me vdekjen, me jeten, GJITHCKA duhet te kaloje ne shoshe. Pa perjashtim.

    Secili duhet te zgjedhe kantierin e vet, aty ku ka njohuri dhe zotesi, dhe te perpiqet t’i shtyje gjerat perpara.

    Te mos harrojme asnjehere se hyrja apo mos-hyrja jone ne Europe, do te jete varet nga praktikat tona ndaj ketyre çeshtjeve, dhe jo nga lekura e bardhe si debora (hyrja) apo nga qenia muslimane (mos-hyrja).

    Ne duhet te mendojme si nje europian. Nuk ka rruge tjeter. Te punojme si ata, te jetojme si ata, dhe te gjitha keto behen vetem kur ne te dime si punojne dhe jetojne ata. Dhe kjo behet nepermjet librave, shkembimeve, etj etj. Nga ku e ka zanafillen dhe mbrojtja ime e kultures se shkruar. Besoj fuqimisht tek kjo kulture dhe mendoj se eshte menyra e vetme.

    Shendet.

  21. ”’Na rrofte lekura e bardha e fytyres, na rrofshin 17 gjuhet e huaja qe i zoterojne te gjithe, ne nuk jemi europiane ! Mund dhe duhet te behemi, por nuk jemi.”’

    Meqe nuk jemi atehere ç’jemi ?
    Jam shume i interesuar ne kete pike.

  22. Me europian, une kuptoj “mendesi”. Per mua, ska rendesi ngjyra e lekures, nje zezak francez, nese eshte i mbrujtur ne kulturen europiane, eshte me teper europian se nje bjond shqiptar me sy bojeqielli.

    Nje pjese e mire e Shqiptareve e perjetojne europianitetin si diçka qe na e kane borxh te huajt, dhe jo si diçka qe duhet ta meritojme.

    Te jesh europian eshte te kesh nje “état d’esprit” te veçante. Do te thote te jesh demokrat, ta pranosh demokracine, pronen private, te çmosh se jeta eshte gjeja me e çmuar ne bote, se fajtori duhet ndeshkuar sipas ligjit, e plot gjera te tjera.

    Shkurt, ne nuk jemi ende europiane sepse kemi marre shtrember ne disa gjera :

    – nje mbivleresim i etnicitetit te veçante shqiptar.
    – nje kazan kulturash joeuropiane : arabe, turke, ballkanike.
    – kulture dhune disi me e zhvilluar se ne Europe. Dhune e cila nuk eshte vetem fizike por edhe mendore, psikologjike. Nuk po hyj ne hollesira, kete gje e shohin te gjithe ata qe jetojne ne Shqiperi.
    – nje sistem vlerash te dyshimta (punetori perbuzet, vrasesi dhe vjedhesi lavderohen, femijet keqtrajtohen grate nuk pyeten, pakicat shoqerore diskriminohen, etj).

    Me nje fjale, ajo puna e librave nuk ku vijne idete “iluministe” nuk eshte perralle. Megjithate, qofsha i gabuar, ka mundesi qe ne te jemi europiane qe prej 5000 vjetesh por halli se nuk na kuptonin te tjeret.

  23. Cfare pyetje eshte kjo, o Aqif, me qafsh? Nese nuk jemi evropiane nga mendesia, mbetet qe te jemi jo-evropiane. Jemi evropiane vetem nga gjeografia, dhe sic e ka qendisur shkoqur fare “ehe”, kaq nuk mjafton per te qene evropiane.

  24. Cfare pergjigje, po sdo mend qe pyetja i referohet nje specifikimi te jo-europianes. Kur une ve doren ne krahun e djathte te kraharorit e pyes meqe nuk eshte zemra atehere çfare ka, s’po kerkoj pergjigjen aty eshte jo-vendi i zemres. Edhe ne gishtin e vogel te kembes se djathte eshte jo-vendi i zemres.
    Nuk besoj se te thuash qe shqiptaret jane jo-perendimore, perben ndonje zbulim, zbulim perben te thuash ç’jane shqiptaret. A di ti pergjigjesh ti ?

  25. ehe: Te jesh europian eshte te kesh nje “état d’esprit” te veçante. Do te thote te jesh demokrat, ta pranosh demokracine, pronen private, te çmosh se jeta eshte gjeja me e çmuar ne bote, se fajtori duhet ndeshkuar sipas ligjit, e plot gjera te tjera.

    Pra, ne qofte se pervetesojme keto gjera behemi medoemos europiane? Te gjitha apo disa? Nese disa cilat? Kush vleresohet me shume, jeta? Pra, amerikanet qe kane per zemer denimin me vdekje nuk jane “europiane” sipas ketij perkufizimi? Mua cka me siper me duket tautologji, por shpresoj se ti do ta shtjellosh me gjere e do sqarohem.

    Thua: Shkurt, ne nuk jemi ende europiane sepse kemi marre shtrember ne disa gjera :

    – nje mbivleresim i etnicitetit te veçante shqiptar.
    Pse nuk ka kultura europiane qe e kane kete karakteristike dhe nese ka si jane keto te ndryshme nga e jona? Francezet, greket dhe gjermanet jane disa nga keta popuj te cilet ndonese pjese e Europes judeo-kristiane mbivleresojne etnicitetin e tyre perkates, shpesh me pasoja tragjike. Me tej, pse eshte i shtrember mbivleresimi i etnicitetit?

    – nje kazan kulturash joeuropiane : arabe, turke, ballkanike- Po pse europianet kolonizues (France,Britani) dhe te kolonizuar (Spanje dhe Itali) nuk paskerkan patur ndikime kulturash joeuropiane? Apo ke dashur te thuash qe kultura e tyre i ka absorbuar ndersa e jona eshte absorbuar prej kazanit? Nese eshte keshtu nuk ke bere asnje hap perpar per tju pergjigjur AK mbi perkufizimin e asaj qe eshte shqiptare. Nese po thua qe shqiptare eshte ajo qe nuk eshte europiane, logjikisht kjo nuk mjafton.

    Ehe-:nje sistem vlerash te dyshimta (punetori perbuzet, vrasesi dhe vjedhesi lavderohen, femijet keqtrajtohen grate nuk pyeten, pakicat shoqerore diskriminohen, etj)-
    Pohimet e mesiperme jane jo te qarta. E para sepse tre te parat jane te paverteta dhe nuk mund te perkufizosh te qenit shqiptar ekskluzivisht apo edhe pergjithesisht me te paverteta. Vlera e mosvjedhjes eshte ende shume e forte nder shqiptare (prandaj edhe politikanet akuzojne njeri tjetrin per hajduteri), dhe vrasesit mund te bejne para dhe te blejne bindje por nuk respektohen. Nuk e di ku bazohesh per ceshtjen e femijeve po besoj qe eshte lapsus. E dyta, ceshtjet e diskriminimit ndaj grave apo pakicave mund te jene fenomene te tanishem( edhe kjo e diskutueshme), por mbetet per tu provuar qe gjithe cka me siper jane pjese e tradites shqiptare apo esences. Per pasoje, perkufizimi i asaj qe eshte shqiptare mbetet ende pa pergjigje te ftilluar logjikisht. Vlerat qe permend nuk na e shpjegojne.

  26. ”’ Per pasoje, perkufizimi i asaj qe eshte shqiptare mbetet ende pa pergjigje te ftilluar logjikisht.”’

    Mbetet, pasi vete pyetja kerkon nje permbysje esenciale te menyres se te menduarit. Ata qe as nuk e nisin dot dhe jane teper, nuk dine ta trajtojne shqiptaren si subjekt, por e verteta ndodhet gjithmone jashte te menduarit shqip, tek mendimi lindor apo perendimor.

    Pra problemi paresor, lidhet me pamundesine e te menduarit te vetes ( shqiptares) si subjekt qe sjell nje bindje te shtrembert se e verteta na vjen nga jashte. Kjo menyre foshnjore e te menduarit (realisht e te mosmenduarit), na ka sjelle jo vetem ne pranimin (logjik) te te vertetave objektive nga jashte, por edhe ne pranimin nga jashte te te (pa)vertetave subjektive, si te verteta objektive.

    Si kam thene diku me pare, ne nuk jemi te hapur vetem ndaj te vertetave objektive qe vijne nga jashte por edhe subjektivitetit te huaj. Ne te shpartallojme ne emer te nje subjektiviteti te huaj, biles ne thelb debati perendimor-lindor, behet me partizane te dy subjektiviteteve te huaja.

    Mirepo te permbysesh nje menyre te menduari do te thote te rishikosh kategorite dhe konceptet qe i japin jete asaj menyre te menduari dhe gjeja e pare qe duhet bere eshte shquarja e shqiptares si subjekt, se jam une si shqiptar qe mund te arrij te verteten nepermjet te menduarit shqip, çdo lloj te vertete edhe (sidomos) ate qe eshte ne baze te subjektivitetit tim.

    Nga ana tjeter ka nje druajtje tek ata qe ndersa e shohin shqiptaren esencialisht jo-perendimore dhe jo-lindore nga ana tjeter s’duan ta pranojne rrjedhimin logjik te arsyetimit te tyre dmth autenticitetin shqiptar. Keta frikacake tremben nga autenticiteti per arsye te ndryshme, por si shkak per mua eshte esenca nihiliste qe sjell ardhmerine si te shkeputur nga qenia.

    Kjo dhjerje kolektive ne breke vjen paresisht nga mungesa e kellqeve prej filozofeve dhe filologeve shqiptare, qe parapelqejne te bejne papagallin. Por ashtu i shperblen edhe populli e ç’eshte me e rendesishme edhe gjykimi i historise.

  27. @ per te gjithe te interesuarit :

    Qe ne te jemi gjeografikisht europiane, kjo eshte diçka e ditur : Europa gjeografike shkon deri ne malet e Uralit dhe ne ngushticen e Bosforit : gjysma e Stambollit eshte europiane, gjysma aziatike.

    Qe ne te jemi etnikisht europiane, edhe kjo eshte tashme mese e qarte, studimet e lloj-llojshme (historike, gjuhesore apo gjenetike) kane treguar se shqiptaret jane pasardhes njerezish qe kane jetuar ne Ballkan qe prej ca mijevjeçaresh.

    Por ajo qe eshte shume me problematike eshte fryma shqiptare. Besoj se ne kete pike nuk duhet te ngjitemi deri ne thellesira koherash, sepse keto nuk vlejne. Kthesa e Europes ringjitet diku rreth shekujve te Rilindjes (shek. XIII-XIV). Eshte çasti kur Europa vendos te dale nga barbaria, dhe t’i jape vetes nje baze me dijetare, nje themel te ngritur mbi edukimin, kulturen. Molepsja e Romes me shkrimet greke te Lashtesise, dhe me pas molepsja e Europes me shkrimet latine, beri qe Europa te dale nga erresira e Mesjetes se hershme. Kulmin e diturise, apo te dehjes pas kultures, pas shkrimit, pas njohjes, Europa e njohu ne shekullin e Dritave, me ardhjen e Enciklopedisteve : Voltaire, Condorcet, Diderot (po permend tre me te medhenjte). Kjo e vulosi njehere e mire kahun europian. Aufklärungu gjerman ishte thjesht nje jehone e Dritave franceze.

    Pavaresisht qe Europa ka njohur çaste te erreta ne historine e vet, gjate Luftes se dyte boterore veçanerisht ku barbaria kapi maja te denja per hordhite e Xhengiz Khanit, ajo ka pasur gjithmone aq force te ngadhnjeje.

    Po Shqiptaret, ne tere kete mesele ?

    Nuk e di pse behet kaq e veshtire kjo çeshtje : Shqiptaret, historikisht, kane bere pjese ne Perandorine Romake te Lindjes, dmth me qender Bizantin. Pikerisht ketu eshte largimi i pare nga Europa. Te gjithe popujt qe kane qene nen kete perandori, NUK JANE EUROPIANE NE MENDESI. Edhe vete Greket NUK JANE EUROPIANE. Le te me çirren ketu duke me thene se Greket jane baza e Europes, kjo ska asnje kuptim sepse po flasim per dy gjera te ndryshme : Greket e lashte nuk kane asgje te perbashket me Greket e sotem. Fryma e atehershme greke ka pesuar diku nje shkeputje, fatkeqe ne fakt, por ja qe keshtu eshte.

    Bizanti nuk ishte PERENDIM. Ishte fryme LINDORE. Vete shizma fetare e 413-es (mos gabofsha vit), eshte nje prove qe mendja e perendimorit u nda nga ajo e lindorit dhe te dy filluan te kene udhen e vet te veçante.

    Sikur te mos mjaftonte kjo, Shqiptaret u desh te perballen dhe me 5 shekuj pushtim osman, çka kjo nuk i ndihmoi gjerat per te veshtruar drejt Perendimit.

    Sikur te mos mjaftonte dhe kjo, ata u desh te perballen dhe me 50 vjet komunizem lindor, me mendesi puro ruse, dhe me pas kineze.

    Dhe ju doni qe pas gjithe ketyre gjerave ne te kemi mendesi europiane ? Po mos t’ju vleresoja, do thosha se jeni duke u tallur.

    Fakti qe ne te kemi pasur nje gjuhe te veçante, nuk na shpeton nga gjema e perçudnimit te qenies shqiptare. Jo gjithçka ka qene ne doren tone : nganjehere historia te perfshin perpara dhe nuk te pyet shume. Por ama, ne rastet kur historia eshte e favorshme, atehere duhet shpejtuar per te kapur fillin.

    Shkurt, Shqiptaret kane nje mendesi lindore, ku me lindje do te kuptojme : bizantine, turke, arabe, ruse, kineze, dhe ne fund : komuniste.

    Ka ardhur koha qe te zhvishemi nga keto. Por si ? Une e kam thene mendimin tim : ngritjen e nje sistemi arsimor ku baza te jete fryma europiane.
    _____

    Po i rikthehem pak dhe kesaj : Ballkani, me perjashtim te Kroacise dhe Sllovenise, te cilat fale perandorise austro-hungareze kane qene perendimore dhe jo lindore, eshte JO-EUROPIAN.

    As Greqia, as Bullgaria, as Rumania, pavaresisht se jane ne BE, nuk jane Europiane ne fryme. Ata jane thjesht duke u europianizuar, por ende jo. Sa per Serbet, Maqedonet apo Shqiptaret, as te mos flasim, duhet shume pune per kete.

    Europianiteti eshte fryme, gjendje mendore, dhe kjo eshte farketuar nder shekuj. Por e mira e tere kesaj historie eshte fjala e urte : gjithçka e ka nje fillim. Shpresoj t’ia fillojme. Kaq.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin