Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Kinema / Kulturë

ËNDRRA, FILMA, KUJTIME

Inception është nga ato lloj filmash që kushtojnë aq shumë, sa nuk mund veçse të konceptohen që në krye si mainstream. Megjithatë, regjisori Christopher Nolan dëshmon se edhe formula e stërmunduar e action movie mund ende të mbarset me ide e ngarkesë intelektuale, duke i dhënë publikut një eksperiencë filmike të jashtëzakonshme – unë sapo e pashë sonte, dhe jam gati të shkoj ta shoh sërish menjëherë.

Ideja e depërtimit në ëndrrat e tjetrit nuk është e re në galerinë e fantashkencës, por nuk më duket të jetë realizuar ndonjëherë në mënyrë kaq spektakolare. Mësova, rastësisht, se regjisori Nolan kishte kohë që e kultivonte këtë projekt, duke pritur, njëlloj si Cameron-i me Avatar-in, momentin kur teknologjia do t’ia lejonte realizimin. Megjithatë, ndryshe nga kolegu i vet king of the world, Nolan nuk u përzie me ideologji politikisht korrekte, as kërkoi t’u bënte qejfin të gjithë atyre që duan t’ua konfirmosh se kanë të drejtë; por i mbeti besnik formulës, duke i treguar, në thelb respekt zhanrit.

Historia e rrëfyer në film pjesërisht rimerr trope të njohura të filmave heist, por duke i kombinuar me elemente të forta melodramatike dhe, çfarë spikat veçanërisht, duke i veshur me një gjuhë vizuale të jashtëzakonshme. Siç mund të pritej, vetë subjekti – ose eksplorimi i përbashkët i ëndrrave – vetvetiu fton për liri vizuale të pafre; e reja e Inception është, besoj unë, se arrin të integrojë efektet speciale të një Matrix, sa për të sjellë një shembull çfarëdo, me zhargonin e ri grafik të videolojërave, me të cilat publiku tashmë është duke u mësuar.

Në film ka një referencë të drejtpërdrejtë ndaj shkallës së pafund të Escher-it (Ascending and Descending); por spektatorit të vëmendshëm nuk do t’i shpëtojnë edhe referenca të tjera, të tërthorta, pothuajse lozonjare, thuase regjisori dhe stafi krijues i efekteve janë zbavitur me mundësinë e idesë së manipulimit gjeometrik të botës së perceptuar, ose më mirë të përjetuar.

Escher: Up and Down

Nga videolojërat vjen në ekran të kinemasë edhe loja me gravitetin, ose manipulimi i kësaj force njëlloj si i dritës dhe i imazhit, ose, tek e fundit, edhe i rrjedhës së kohës nëpërmjet efektit (psiko)relativist dhe planeve të realitetit. Shto këtu edhe faktin që, mes ëndrrave, ato të mungesës së peshës ose të fluturimit të vetvetishëm konsiderohen nga më tipiket, për t’u bindur sa mirë harmonizohet bota vizuale e nënvetëdijes me efektet speciale të një filmi që rrëfen një aventurë të nisur dhe të përfunduar në ëndrra.

Natyrisht, nuk ka diskurs modern e post-modern për ëndrrat dhe nënvetëdijen që të mos i referohet, dashur pa dashur, Freud-it; edhe pse Inception e trajton seksualitetin me dëlirësi, duke e lënë mënjanë rolin e impulseve në formësimin e ëndrrës dhe duke e parë nënvetëdijen më tepër si depozitë, edhe pse të frikshme, të trishtimit. Këtu Inception më kujtoi më se një herë fabulën e një filmi dhe një historie tjetër shumë të dashur për mua – Solaris, në versionet e Lem-it, Tarkovski-t dhe të Soderbergh-ut; me fabulën e një dhurate sa të çmuar, aq edhe të përbindshme të kujtesës; të pikërisht asaj kujtese që Nolan e pat bërë protagoniste të filmit të vet jashtëzakonisht të mençur Memento.

Nëse disa prej serialeve televizive më të suksesshme, si Lost dhe Flash Forward, kanë eksperimentuar tashmë rëndshëm me rrëfimin (narrativën) duke arritur deri aty sa të lejojnë disa linja rrëfimore paralele të bashkëjetojnë, krah për krah, në të njëjtin univers filmik dhe ta përdorin storyboard-in si të ishte skenar i mirëfilltë, Inception i kërkon shtigjet e reja krijuese jo vetëm duke luajtur me realitetet paralele – të tipit të Matrix – por edhe duke moduluar vetë diskursin filmik, nëpërmjet manipulimit grafik të set-it dhe metaforizimit të gramatikës filmike. Çuditërisht, efekti përfundimtar është ai i një skene konvencionale teatri, ku artificialiteti i dekorit lihet lakuriq, madje ekspozohet me të madhe, si për ta lehtësuar kapërcimin nga realiteti në fantazi. Kjo do të thotë edhe që, nga momenti kur set-i e humb soliditetin, e vetmja pikë ankorimi për spektatorin është aktori; dhe në këtë pikë Leonardo Di Caprio, Marion Cotillard dhe Ellen Page e përligjin vetveten mirë.

Gjithsesi, film për t’u parë patjetër në kinema.

Pa Komente

  1. “Inception është nga ato lloj filmash që kushtojnë aq shumë, sa nuk mund veçse të konceptohen që në krye si mainstream”.

    Fakti se filmat e sotem qe kushtojne aq shume nuk mund te konceptohen ndryshe veçse si mainstream, tregon se ku e katandisi shekulli i XX artin kineatografik (perderisa ai eshte tipikisht krijese e atij shekulli, besoj se jemi dakort). Megjithate, faji nuk eshte i kinematografise ne vetvete (qe me demek, pretekstohet se mbi te gjitha eshte parà, industri, ekonomi), por i atyre qe u moren e merren me kete aktivitet (mungesa e talentit, tahmaja per fitim…). Perndryshe, si ta shpjegojme qe, deri andej nga vitet ’60, “film me kosto te larte” nuk supozonte automatikisht “film meanstream” ?? Dhe shembujt jane te panumert… !

    …e reja e Inception është, besoj unë, se arrin të integrojë efektet speciale të një Matrix, sa për të sjellë një shembull çfarëdo, me zhargonin e ri grafik të videolojërave, me të cilat publiku tashmë është duke u mësuar.

    Mua nuk mu duk tamam ashtu… . Une pashe 2 ore e gjysem …video-clip !
    Nuk kam asgje kunder efekteve speciale por qofte ato, qofte zhargoni i videolojerave, mu duken se ishin perdorur thjesht si nje compilation (perdorimi deri ne nginje i muzikes ultra-ilustruese eshte shembulli më flagrant i kesaj qe them : rralle më ish dhene te shihja nje film, te shoqeruar deri ne 80-90% te tij me muzikë !) .

    Shkurt, ne film mungonte pothuaj teresisht jeta. Ne ç’kuptim ? Ne kuptimin qe, edhe pse jemi ne rrafshin e ëndrrave, nuk pashë nje skenë te vetme qe te merrte fryme ne vetvete, te materializohej (incarner), te behej e besushme (sigurisht, gjithe duke qene enderr, jam plotesisht dakort !).

    Ose dhe nje shembull tjeter : te gjitha dialogjet, pa asnje perjashtim, benin fjale per rrafshe e nënrrafshe endrrash, per nenvetëdije, per onirizem, per çrregullime psikologjike… etj etj. Vetem per kësi gjerash flisnin keta njerez ?? Nderkohe qe, une si spektator, nuk kam nevoje te degjoj mbi 10 here fjalen onirizem ! Kam nevoje ta ndiej atë !

    Qe te jem i qarte :
    Xhaxha, me ndihmo me perkthimin e dy fjaleve :
    ne frengjisht, thuhet montrer dhe démontrer. Kjo e dyta, -démontrer-, fare mire mund te perkthehet -demonstroj-. Per te paren, – montrer-, perveç se “tregoj”, do te doja te perdorja nje fjale tjeter, qe te kish brenda rrenjen e fjales “demonstroj”. Sepse dua te them qe, “le film démontre, mais ne montre pas” – filmi demonstron, por nuk monstron (nuk tregon, nuk pershfaq). Ose shkoqur, “Inception”, per mua, mbetet ne nivelin e filmit-postulat, pa arritur nivelin e te qënit “du cinéma” : preteksti se behet fjale per nje film-cerebral nuk do te thote qe une ta shikoj ne menyre cerebrale filmin (mendimi im eshte se filmat ndjehen, dhe nuk cerebrohen).

    Xha xha, dhe nje pyetje : te eshte dhene ta shikosh “eXistenZ” te Cronenberg-ut ? (nuk te pyes rastesisht, por dua te dal diku…).

    Faleminderit.

    1. E thashë edhe më lart, që Inception është film zhanri: heist, action, science fiction.

      Çfarë e dallon ndoshta nga të tjerë filma të suksesshëm të kësaj kategorie ka të bëjë me aspektin disi të ftohtë, ose cerebral, të historisë së rrëfyer.

      Prandaj edhe e krahasova me Escher-in; nuk është artist i madh, në kuptimin që nuk mund të krahasohet me një Picasso ose një Ernst ose edhe një Dali; por ndikimi i tij në kulturën e sotme të grafikës është absolut.

      Njëlloj, askush nuk mund të vërejë për Escher-in, seriozisht, se në grafikat e tij mungon jeta; sepse nuk pritet që aty të ketë jetë, siç ka, bie fjala, edhe në një zhgarravinë kaotike të Jackson Pollock. Diçka e ngjashme mund të thuhet edhe për Magritte – i cili, me sa mbaj mend, deri edhe nuk e quante veten piktor, por mendimtar.

      Sa për montrer dhe démontrer, kam përshtypjen se në anglishte këtyre do t’iu përgjigjeshin termat showing dhe telling.

      eXistenZ? Patjetër e kam parë, edhe pse jo në kinema.

      1. I behet nder Christopher Nolan-it po te krahasohet me Maurits Cornelis Escher (qe ndofta nuk ka qene piktor i madh, por te pakten ka qene piktor !). Nolan te jete se pari kineast, pastaj me kismet, edhe kineast i mire ! Nga ana konceptuale, le te perdore ç’ti doje zemra, por para se gjithash te beje film, kinematografi, dhe jo video-clip prej 2 ore e gjysme (semundje nga e cila vuante edhe blockbuster-i francez “La vie en rose”).

        Ne aparence, i ftohte dhe cerebral eshte edhe “eXistenZ” (bash science fiction per nga zhanri, e me nje doze jo te vogel action !), por “eXistenZ” ka nje atmosfere te padiskutueshme kinematografike, qe ndjehet që në 5 minutat e para ! Dhe merita nuk i takon skenarit, por sigurisht mizaskenes, notat lehtazi ironike te se ciles e bejne filmin gati ngazellues (e njejta gje mund te thuhet per “Mulholland Drive” te David Lynch-it, ku merita u shkon imazheve ezoterike e onirike qe flasin vetë !!). Per te mos thene pastaj qe Nolan kish marre jo pak ide pikerisht tek “eXistenZ”, por nuk po aventurohem ne kete hipoteze, perderi sa askush nuk e ka monopolin e “filmave-enderr”. As edhe te artit-enderr (qofte ky dhe Philip K. Dick !).

        Filma-cerebrale te mire ka patur e ka plot : perveç “eXistenZ” apo “Mulholland Drive” (kryeveper absolute e zhanrit ne fjale !), meritojne te permenden edhe “Mon oncle d’Amérique” i Alain Resnais, “Tropical Malady” i A. Weerasethakul, apo “Shutter Island” i fundit film i Scorsese-s. Sikunder ka patur dhe ka te tjere qe kurre nuk me kane pelqyer ndonjehere (po me kujtohet “Fight Club”, ose “Eternel Sunshine” i Michel Gondry, njeri më video-clip-esk se tjetri). Fundja dhe “Matrix” ishte më i pasur dhe shume here më elegant se “Inception” !

        Personalisht, e kuptoj se si “Inception” mund te perceptohet si nje film i mençur (epitet i perdorur ne tekst edhe per “Memento”-n, nje nga filmat e parë te regjizorit ne fjale). Per mua, si njëri edhe tjetri, jane filma ku më shume ndihet sforcimi per tu dukur origjinal, perpjekja per te “shpikur” diçka qe s’na i paska shkuar ne mend dikujt tjeter më parë, sesa vetë origjinaliteti, vetë shpikja (gjë qe e quaja ne mesazhin e mesiperm film demonstrativ, por jo film (Lynch do thoshte : “This is not cinéma”).

        Sa per krahasimin me Magritte, per mendimin tim ai nuk ka vend, sepse ai do te vlente po te kishim te benim me nje krahasim midis nje filmi fiksion dhe nje filmi te animuar (qe detyrimisht ka më pak jete, perderisa behet fjale per figura, e jo per qenie te gjalla njerezore). Nje fiksion, cerebral ose jo, se pari ka nevoje per jete, incarnation, per besueshmëri (shpresoj te mos më thote ndokush se “kjo eshte subjektive” – nuk do na mesonte ndonje gje te re… 😉 ).

        Megjithate, duke qene se jam dakort me ate qe shkruan se “… e vetmja pikë ankorimi për spektatorin është aktori; dhe në këtë pikë Leonardo Di Caprio, Marion Cotillard dhe Ellen Page e përligjin vetveten mirë” (per me teper qe, mendimi im eshte se Di Caprio eshte padiskutueshmerisht aktori më i mire boteror, sot per sot), kjo ndofta ja ul disi dozat skepticizmin tim per filmin ne teresi. Gjithsesi, me nje bemol te vogël : Cotillard eshte aktore e keqe dhe luan kes, por ju “te Amerikës” ju terheq më se shumti ekzotizmi i francezes…
        “Non, rien de rien, non je ne regrette rien” 😉

    2. Stalker, mbaj mend (ne mos gaboj) qe lexova nje permbledhje tenden per Avatar qe me pelqeu shume.

      Por ketu, hmmm, me plagose me nje post dy dashuri, Nolan dhe Zimmer. Kolona zanore e filmit eshte absolutisht gjeniale, ngacmuese, zhbiruese edhe “haunting.” Kaq per Zimmer se po shkruajta me gjate do dukej sheshit qe jam teper e njeanshme.

      Sa per perzgjedhjen e fjales “mainstream” te Xh2 per kete film e nderlidhur me buxhetin: ka shume filma ne Hollywood me kosto te larte qe sic thone ketu “bombed at the box office” dhe rrjedhimisht aspak mainstream ne kinematografi. E perdorur si “ne pergjithesi blockbusters kane kosto te larte” si norme ne Hollywood, tjeter pune. Por kjo s’i ben detyrimisht mainstream.

      Nuk dua te ndalem tek efektet speciale, video-games etj. Por tek ideja qe hodhe se asnje skene nuk materializohej, nuk merrte fryme, dhe ne film mungonte “jeta.” Ne c’kuptim e thua kete? C’jete duhej, kur filmi eshte i gjithi simbol i luftes se Cobb me vetveten, nenndergjegjen e tij? Sekuencat e filmit, sekuencat e ngjarjeve jane te nderlidhura ne menyre perfekte pikerisht per te mos krijuar hapesire. Per mua e kunderta e asaj qe kerkon ti (nqs te kam kuptuar drejte) e ben kete film te rralle, te pakten per kete ane te Atlantikut.

      1. 1. Kompozitorin Zimmer nuk e kisha degjuar ndonjehere, dhe s’kam kurgje kunder tij; kolona zanore mund te jete gjeniale ne vetvete, por opinioni im eshte se eshte perdorur keq, me tonelatë, dhe mbi te gjitha ne menyre ilustrative (kur nje aktor perplas fort nje dere, dhe muzika gjëmon per ti shtuar dramaticitetin skenes, kete vetem nje nxenes filloreje e gelltit ! 😉 ).

        2. Ti do te thuash se “Inception”, edhe pse film me buxhet te larte (200 miljon $), nuk eshte detyrimisht film komercial (mainstream). Une them se, per fat te keq, eshte mainstream. Dhe po ketu mund te pergjigjem per pyetjen tende se ç’dua te them kur shkruaj se “filmit i mungon jeta”.

        Opinioni im eshte se filmi eshte i derrmuar pikerisht nga pesha e buxhetit ! Jo se te kesh parà per nje film, eshte automatikisht gje e keqe. Por sepse tek “Inception”, pesha e buxhetit (p.sh. mania per te filmuar dekore sa me te “hatashme”!), shkermoq mizaskenen e vogel (regjinë). Biles dhe vete historine ! Te jem konkret : intriga psikologjike eshte e nje thjeshtesie frojdiane “For Dummies” : nje grua e vdekur vjen per te haunt (xhindosur ??) endrrat e te shoqit. Oh, Comme on !!!
        E le pastaj dialogjet… .

        Pse i them keto ? Sepse Nolan eshte nga te rrallet regjizore hollywoodiane qe i shkruan vete skenarët e filmave te tij (gje shume e mire !! – dhe me kete, ai perpiqet te jete regjizor autorial, ne sensin europian te fjales). Shkurt, Nolan e mban veten per jo dokushdo !
        Por, nese do ti kish dhene më shume rendesi pikerisht dialogjeve, intriges, regjise “se vogel” (mungesen e te ciles e quaja mungese te jetes), pra pikerisht ketyre gjerave qe nuk kane te bejne asfare me buxhetin dhe te cilat i ka patur plotesisht ne dorë (vetë skenarist, vetë regjizor – gje fort e rralle kjo ne Hollywood !!), filmi do ishte vertet bindes (te pakten per mua), do te fitonte shume më teper ne elegancë, ne forcë, ne magji.

        E detyrimisht do ishte më pak komercial (maintream).

        1. “Por, nese do ti kish dhene më shume rendesi pikerisht dialogjeve, intriges, regjise “se vogel” (mungesen e te ciles e quaja mungese te jetes), pra pikerisht ketyre gjerave qe nuk kane te bejne asfare me buxhetin dhe te cilat i ka patur plotesisht ne dorë (vetë skenarist, vetë regjizor – gje fort e rralle kjo ne Hollywood !!), filmi do ishte vertet bindes (te pakten per mua), do te fitonte shume më teper ne elegancë, ne forcë, ne magji. ”

          Per nje moment mu duk se po flisje per “The dreamers”… 🙂
          Inception une nuk e kam pare, por kryesisht shijet na perputhen ; edhe une e shoh si mjaft te realizuar Mullholland Drive dhe si mjaft videoklipesk Eternal …. apo Fight Clubin.
          Shutter ishte interesant, por pjesa thelbesore e filmit e trajtuar paksa perciptazi. Fjalia e fundit i shton pak piper.

          1. Per ata qe e kane pelqyer “Inception”, do ish mire ta rishikonin : me te gjitha gjasat, do te konstatonin shkermoqjen para syve te tyre te filmit si keshtjellë rëre. Pse ? Sepse, ne shikim te parë, gjithmone ka diçka prej virtuozeje ne filmat e Nolan : “Memento” eshte shembulli par exellence i kesaj menyre te funskionuari te filmave e tij, bazuar gjithmone mbi nje surpizë, habi, por jo ne sensin nobël te termit, por ne senin e hilesë, ne sensin e sajesës. Per syte e mi, “Insomnia” eshte i vetmi film i mire i Christopher Nolan, i vetmi film nga i cili lind nje emocion, film në te cilin personazhet nuk ekzistojne ne funksion te idese, por eshte ideja qe vihet ne funksion te tyre ( ndofta fale edhe Al Pacino-s e Robin Williams ? ndofta… ).

            Nese “Mulholland Drive” eshte film qe spektatori deshiron ti kthehet e rikthehet per ta parë, sepse sa me shume ta shikosh, aq me turbullues behet tisi i misterit qe mbeshtjell filmin.
            Ndersa “Inception” huton, por nuk turbullon. Fundja, edhe nga vete ana skenaristike (edhe pse problemi nuk qendron aty), Cobb, heroi i filmit, shfaqet syçelur qe ne fillim te tij; ai eshte vazhdimisht koshient i sinjifikimit te asaj qe parandjen : Cobb thjesht e ka ca te veshtire per te menaxhuar gjerat, dhe kaq.
            Edhe zhanret qe filmi perpiqet të perqafojë (action, film-spiunazh, science fiction,… deri dhe (melodramë !), ai thjesht i « citon » si zhanre, por asnjehere nuk i perqafon (seize with both hands).

            1. Si t’i pergjigjem asaj “batutes me lart”? Qe vetem nje nxenes ne fillore nuk njeh Zimmer? ;).

              Dhe per ta perforcuar batuten, dhe per te vulosur njeanshmerine, nqs nje film ka kolone zanore te Zimmer, dhe vetem hapje e mbyllje kanatash e portash, do e shihja gjithe diten. Me shume se kaq s’di si ta bej me te qarte preferencen time per kete krijues. (Por te lutem merre me nje “grain of salt” humori.)

              Persa i perket Inception, me duket s’kemi pasur te njejten pritshmeri. Kur vajta ne kinema, nuk prisja te shikoja Memento, qe me pelqeu apo The Prestige, qe po ashtu me pelqeu. Nga trailer behej e qarte qe efektet speciale ishin pjese kyce e filmit. E nje filmi qe ne thelb eshte ne kategorine e filmave “heist” …

              … Ne dukje, se ndryshe do mjaftohesha me Ocean 11, 12, (13 jo dhe aq.)

              Efektet vizuale ishin te perkryera. Jo vetem per nga cilesia, por edhe per nderthurjen me idene e filmi (rasti i kundert qe me vjen ndermend eshte 2012, tmerr nga ajo ane.) E vetmja skene qe m’u duk e “tepert” dhe jo origjinale ishte sulmi ne bore qe me kujtoi filmat e 007, mgjth ne dukje i sherbente projektimit te Fischer.

              Persa i perket historise, po, jam dakort qe Nolan ia ka me hile shikuesit. Shume iu eshte dashur ta shikojne dy here filmin. Qe nga klecka, u lekund apo s’u lekund totem ne fund, e detaje te tjera.

              Megjithate mua me pelqeu si ide e pergjithshme, dhe sic thashe i pashe skenat “pa fryme” si ne sherbim te kesaj ideje. Ti thua qe Cobb menaxhon, por cilen ide? Sepse Inception le vend per interpretime te ndryshme. A ishte “inception” per Fischer apo per vete Cobb, qe te harronte Mal? A ishte “inception” simbol i “film making”? A ishte “inception” sic eshte diskutuar edhe nga te tjere ketu hutimi i shoqerise perendimore? Sa endrra, qytete/qyteterime jane shkaterruar e ndertuar per nje ide? Etj etj etj.

              Sic thashe edhe ne postimin e pare, nga kjo ane e Atlantikut, summer movies jane ne pergjithesi summer movies. As qe behet fjale te te turbullojne, por ne shumicen e rasteve as nuk hutojne, me gjithe buxhetin qe kane ne dispozicion. Keshtu qe nga kjo perspektive, por jo vetem, kuptohet pse Inception eshte nr 3 ne Imdb.

              PS: Persa i perket ekzotizmit francez, dhe “ne te Amerikes”, pashe para ca ditesh “Coco before Chanel” … Me gjithe ekzotizmin e Audrey Tautou, mbreselenese ne “Amelie” por edhe ne “A very long engagment”, nuk mundi dot te “ekzotikonte” Chanel.

            2. Po te me kishe thene se Zimmer eshte ai qe ka bere edhe muziken e “The thin red line” te Terrece Malick, do te thosha : Ah, ok, tani po ! 🙂

              E kuptoj dashurine tend per kompozitorin ne fjale. Por jo rastesisht permenda filmin e Malick-ut, sepse dua te them qe, personalisht, nuk me kane interesuar ndonjehere emrat e kompozitoreve te kolanave zanore; perdorimi i tyre nga X apo Y kineast eshte per mua shume here më i rendesishem se sa muzika ne vetvete.

              Ta kam me te hedhur 😉 , sepse ne fakt, dua te te ç’dashuroj nga Nolan (Zimmer-in duaje, ai thjesht kompozitor eshte !), meqe e kam bindje timen se ndër kineastet amerikanë, ka shume shume here më mire se ai (më lé te kuptoj se jeton ne SHBA, ndaj dhe po flas vetem per ta).
              E pra nga ata qe bejne aktualisht filma per publikun e gjërë (ne kete rast, do thosha se pikerisht, filmat e tyre i shpetojne etiketës pejorative “film mainstream”), une di te veçoj veçse pesë, te renditur sipas preferences sime, kuptohet :
              Terrence Malick (The thin red line, The New World)
              M. Night Shyamalan (The Last Airbender, The Village, Unbreakable, The Sixth Sense).
              James Gray (Two lovers, We own the night, The yards, Little Odessa).
              Tim Burton – jo gjithmone, por shpesh amà ! – (Sweeney Todd, Edward scissorhands, Pee Wee).
              Quentin Tarantino – sipas “hënës”, dhe ky – (Death Proof, Jackie Brown).

              C’jane pastaj “mistrecëve te rinj” te Hollywoodit : Christopher Nolan, Sam Mendes apo Paul Thomas Anderson… keta na e kane me të hedhur – tha.

              Te kuptohemi, permenda vetem regjizorë filmash hollywoodiane; persa i perket atyre indipendentë, ju keni pothuaj më te miret e planetit : Lynch, Gus van Sant, Brian de Palma… Por fundja, si eshte vendi behet kuvendi (filmi) : Amerika shquhet… for better or for worse !

              ps : Te ma falesh anen profesorale te postmit, por behet fjale per ç’rrenjosoje dashurie, dreqi e mori ! 😉

  2. A nuk i ben askujt pershtypje pse ky lloj zhanri (Fight Club, Matrix, Inception) po perjeton kete sukses ne Perendim? Do te kisha shume qef te dija reagimin e Hasan Hysenit nga malesia e Kandaharit kundrejt ketyre filmave. Dyshoj se do na marre te gjithe per te cmendur. Dhe ketu qendron problemi. Suksesi i kapitalizmit (aka trasferta e pasurise nga global south ne global north) tashme nuk mund te tejkalohet pervec manufakturimit te endrrave, te cilat kerkojne qe njeriu post-modern te jete ne gjume vdekje. Une kete fenomen e shoh si shume shqetesues..nuk di per ju te tjeret. Ndoshta ka ardh koha e katundarit nga Kandahari, gje qe kerkon zbythjen tone (te merituar)

    1. Le ta mendojmë si një lloj droge informacionale, në një epokë të sunduar nga shkëmbimi i informacionit. Drogat janë pjesë e pandarë e çdo kulture – Hasan Hyseni thith pak hashash ose përtyp qat; ne katapultohemi në universe paralele nëpërmjet sistemeve të shenjave.

  3. Realizmi e pati jeten e shkurter.Dhimbjet,qarjejet,vuajtjet,problemet jane te merzitshme.
    Frojdi shkruan qe “Njerezit normale shikojne endrra te nje perceptimi anormal dhe njerezit e cmendur shikojne endrrra te nje jete normale”.
    Tendenca jone qe te pelqejme gjithmone ate qe nuk e disponojme,ose ate objekt qe nuk e kemi,eshte vertet shume e cuditshme.
    Kete pike drogat jomateriale ,sic jane zhanret e filmave ne mode, e njohin mire dhe e shtrydhin deri ne piken e fundit te dollarit.
    Matrix eshte i ndryshem sepse thelle ka nje filozofi te madhe.
    Eshte,per mua,nje nga fillmat ku filozofia e autorit tallet rendshem me krijesen njeri.

  4. “Te jem konkret : intriga psikologjike eshte e nje thjeshtesie frojdiane “For Dummies” : nje grua e vdekur vjen per te haunt (xhindosur ??) endrrat e te shoqit. Oh, Comme on !!!”

    Ketu me duket se nuk je i sakte. E para, sepse shfaqja e fantazmes nuk i perket nje thjeshtesie frojdiane, por nje mizenskene Shakespeariane, dhe e dyta, sepse intriga psikologjike e ketij filmi kishte te bente me crregullime mendore qe mund te perfundonin deri ne vetvrasje atehere kur realiteti nuk perceptohet me si i tille. Pra nese ka nje thjeshtesi frojdiane, i perket vektorit te vdekjes, death drive. Ka nje moment legjitim aty qe shnderrohet ne fokusin e krejt filmit: cfare ndodh kur vdesim, por kjo vdekje nuk eshte ne realitet? Cfare ndodh kur projeksioni jone virtual vdes? Eshte e njejta pyetje qe ngre edhe tragjedia, natyrisht, pa qene pyetje eksplicite si c’eshte ne kete film. Cfare efekti ka dhuna virtuale?

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin