nga Ferdinand Agalliu
Duhet pranuar, se në ambientin shoqëror, urrejtja e verbër politike është bërë me të vërtetë e padurueshme. Por, me sa duket, politikanët tanë kjo i zbavit shumë. Për ta është pa kuptim shërbimi ndaj vendit dhe shoqërisë. Një mendimi të tillë ata i druhen shumë dhe do ta trajtonin në këtë rast veten thjesht si çdo i sëmurë që ka nevojë për ndihmë. Kuptohet, interesi vetjak i bën skajshmërisht jo shoqërorë në sjellje. Interesi i tyre është pushteti dhe ky me të vetmin qëllim, që të fitojnë sa më shumë.
Sjellja e tyre mund të përmblidhet fare shkurt në thënien: “paraja dhe miqësia rrinë bashkë aq sa edhe vaji me ujin.”
Sidoqoftë, mendoj, veç dëshirës për të zhvatur, urrejtja ka edhe një burim tjetër. Janë normat morale që kanë sunduar dhe vazhdojnë të sundojnë tek ne, ato që e ushqejnë dhe mbajnë gjallë atë. Dhe për ta konkretizuar sadopak këtë, po paraqes një diskutim në ambientin tim familjar shumë vite më parë…
Bisedonim në kuzhinën dhomë-pritjeje për dëmet e pallogaritshme që sjell pirja e duhanit. Kuptohet, pinim duhan dhe diskutimi sa vinte e bëhej më i zjarrtë. Të gjithë sillnim në bisedë argumente për tmerret që buronin nga duhanpirja.
Xhaxhai ynë, gjuhëtar, pedagog universiteti, i ardhur për vizitë tek ne, na dëgjonte me vëmendje dhe nuk fliste fare. Në një moment, për ta përfshirë edhe atë në diskutim, e pyes: po ti çfarë mendimi ke? Mbaj mënd, pasi lëvizi pak nga vendi, na u drejtua pak a shumë me këto fjalë:
-Dëgjoni, çuna, po ju dëgjoja me vëmendje dhe të them të drejtën nuk e dija se paskeni qenë me të vërtetë budallenj. Çfarë kujtoni ju, se me ato që keni lexuar tek “Shkenca dhe Jeta” do të mund të arrini të lini duhanin? Gjepura.
– Për këtë të pyeta, ti çfarë na sugjeron?- vazhdova unë.
– Së pari, ju pyes seriozisht, doni ta lini duhanin, apo jeni përfshirë në këtë diskutim thjesht të që kaloni kohën?
– Ç’kuptim ka kjo, ti e shikon që ne kemi dy orë që luftojmë të gjejmë argumente për ta shmangur këtë të keqe që na ka zënë. Pse duhet të dyshosh në sinqeritetin e synimit tonë?- u hodh e tha njëri prej nesh. Xhaxhai, i ndrittë shpirti atje ku është, një antikomunist i vendosur, i cili qysh në moshë të re dëgjonte fjalimin sekret të Hrushovit në valët e “Radio Evropa e Lirë” dhe burimet e informacionit i merrte në jo më pak se pesë gjuhë, pasi mori frymë thellë, tha:
– Dakord. E kuptoj se qenkeni në prag të marrjes së një vendimi që ju bën nder. Por lënia e duhanit, e këtij vesi të pamëshirshëm, është diçka tmerrësisht e vështirë. Për këtë arsye, kërkoj prej jush të jeni plotësisht të vëmendshëm në ato që do t’ju them. Dhe pasi u bind se përqendrimi ynë ishte në shkallën e nevojshme vazhdoi:
-Duke e ditur sa e vështirë është të lësh duhanin, gjëja e parë që duhet të bëni, pa të cilin është e kotë të hidhni ndonjë hap të mëtejshëm, pra kushti themelor është: ju duhet ta shpallni atë medoemos ARMIK. Duhet ta urreni atë, se pa e shpallur kështu, as që mund të pretendoni për sukses. Por, kuptohet, kaq nuk mjafton. Sepse, ashtu siç edhe e dini, gjermanët, rusët, polakët, anglezët, francezët, e shumë popuj të tjerë, gjatë luftës së fundit u përleshën si armiq të betuar, por pasi lufta mbaroi, u bënë përsëri miq. Kështu mund të ndodhë edhe me ju. Mund ta lini përkohësisht duhanin dhe më vonë ta filloni prapë. Kjo nuk mund te quhet lënie. Ndaj po ju them, e vetmja mënyrë, për të siguruar urrejtje të përjetshme për duhanin, ose më saktë, që urrejtja për të t’ju bëhet diçka organike, pjesë e shpirtit, është të lexoni dhe rilexoni me vëmendjen më të madhe pasazhet për luftën e klasave në veprën e “ndritur” të shokut Enver. Këto pasazhe të pajisin me urrejtje të hatashme për armikun. Një urrejtje e vrazhdë, që do t’ju shoqërojë kudo, ditën, natën, në të ftohtë apo vapën përvëluese, në ëndërr apo zhgjëndërr, punë, pushim apo festa. Ju ndoshta mund të mendoni se urrejtja që buron nga studimi i këtyre pasazheve mund të ketë efekt vetëm në marrëdhëniet e njerëzve mes tyre, por gaboni. Është urrejtje efektive për çdo gjë, pra, si t’jua them, një urrejtje me spektër të gjerë, kolerë e vërtetë. Edhe sikur të dilte shkencërisht që duhani jo vetëm nuk të dëmton, por, përkundrazi, të bën mirë për shëndetin, ju do të vazhdonit stoikisht ta urrenit dhe as që do t’ju shkonte ndër mënd t’i pranonit rezultatet e reja, sado thellësisht shkencore. Ndaj nguleni mirë në kokë, burim tjetër për të urryer përjetësisht nuk ka…
Kaq tha. Mbaj mënd, për pak çaste pllakosi heshtje, pastaj filluam të buzëqeshnim dhe në fund ia plasëm gazit.
Atëherë ne qeshëm me të madhe me ironinë e atyre fjalëve. Qeshëm, sepse si të rinj që ishim, sinqerisht besonim se burimi i urrejtjes një ditë do të shteronte. Dhe kishim kurdoherë shpresë për ditë më të mira. Por nuk kishim të drejtë. Këtë po na e vërteton më së miri koha ku jetojmë. Ndaj më vjen të them se, pa u qëruar brezi ynë nga kjo botë, as që mund të pretendohet për diçka ndryshe. Brezi ynë, pra ne dhe vetëm ne, jemi helmi i kësaj kohe. Po nuk u tërhoqëm ne mënjanë, as që mund të shpresohet për mirësi në këtë vend.
(c) 2019, Ferdinand Agalliu
“..Ndaj më vjen të them se, pa u qëruar brezi ynë nga kjo botë, as që mund të pretendohet për diçka ndryshe. Brezi ynë, pra ne dhe vetëm ne, jemi helmi i kësaj kohe. Po nuk u tërhoqëm ne mënjanë, as që mund të shpresohet për mirësi në këtë vend..”””
Brezat e meparshem te shqiptareve kane qene si bicim nordikesh, te bute,te qete,te arsyeshem ,punetore ,te. Bindur ndaj ligjit dhe kurre nuk jane vrare e prere me njeri tjetrin .Po edhe brezi qe vjen nuku keq. .Nga mesimet jane tape topi e rradhiten te fundit ne raion por e kompensojne me sjelljen e shkelqyer qytetare ku ta fusin ndonje thike nese I sheh shtrember .
Ka dy qëndrime që ndajnë shoqërinë e sotme, njëra që promovon dashurinë si rrugë për të siguruar lumturinë dhe qetësinë shpirtërore të njeriut dhe tjetra që promovon urrejtjen dhe luftën pa kompromis kundër së ligës. Shoqëritë që kanë promovuar dashurinë kanë mundur të sigurojnë një progres domethënës në mardheniet sociale, por sidomos një qetësi të domosdohme për zhvillim dhe përparim shoqëror. Përndryshe, ato që kanë promovuar urrejtjen ndaj së ligës si rrugë për progres kanë dështuar në mënyrën më të turpshme. Kjo ndodh, sepse as ka qënë dhe as do të jetë në dorë të njeriut të rregullojë njeriun. Kujt i ka rënë rasti të lexojë “Ringjallja” të Tolstoit e ka marrë një përgjigje për këtë.
Unë do të sillja një shëmbull mjaft domethënës, që Ronda Byrne sjell në librin e saj “Sekreti”.
Një grup aktivistësh kundër luftës kishin vendosur të organizonin një tubim kundër luftrave që zhvilloheshin anë e kënd botës. Për ta bërë sa më të theksueshëm qëllimin e tubimit ata vendosën ti bëjnë kërkesë Nënë Terezës, kësaj misionare të madhërishme të paqes dhe mirësisë, për të marrë pjesë në tubim, si një element që jo vetëm do ti jepte rëndësinë e domosdoshme aktivitetit, por do të theksonte fort mesazhin kundër luftës, që ishte dhe qëllimi për të cilin mbahej tubimi. Por kjo misionare e zotit në tokë ju përgjigj me një mesazh hyjnor: Ju falenderoj për ftesën, por unë kurrë nuk mund të marrë pjesë në një tubim kundër luftës. Nëse ju do të mbani një tubim pro paqes, të jeni të bindur se unë kam për të qënë kurdoherë në ballë.
Të jetë vallë, që ky mesazh hyjnor do të ishte sadopak i kuptueshëm për ata që luftën e klasave e kanë quajtur dhe nuk heqin dorë për ta quajtur si lokomotivë të zhvillimit shoqëror?
“. Të jetë vallë, që ky mesazh hyjnor do të ishte sadopak i kuptueshëm për ata që luftën e klasave e kanë quajtur dhe nuk heqin dorë për ta quajtur si lokomotivë të zhvillimit shoqëror?..”
Bibla e quan luften si “dhimbje lindje “.
“..Do te kete uri,semundje,termete ,kombet do te ngrihen kunder kombeve por mbahuni pasi keto jane dhimbjet e lindjes …
Te kthehemi tek urrejtja mes shqiptareve .Komunizmi nuk e solli por e gjeti ne mes tyre dhe vetem sa e kanalizoi ne drejtimin qe donte .
Askujt nuk i shkon ndërmënd Zonjë, (apo Zonjushë) që të dy ndjenjat, si dashuria dhe urrejtja nuk kanë qënë bashkëudhëtare të përhershme në jetën tonë shpirtërore. Ajo për të cilën unë bëjë fjalë, qëndron në faktin, se cila nga këto dy ndjenja do t’na ndihmonte më shumë në udhën tonë për lumturi dhe progres shoqëror?
Thote Alba: Komunizmi nuk e solli por e gjeti ne mes tyre dhe vetem sa e kanalizoi ne drejtimin qe donte…
Mua nuk me del shume keshtu. Natyrisht mund te numerohen shume raste te tilla si ekspeditat e Ali Pashes kunder Kurt Pashes apo Vlorajve, por me ngjan me shume nje armiqesi per shkaqe te themi sistemike dhe jo endemike. Se kur ishte rasti per te kuptuar cilesine e urrejtjes, thellesine e saj, ushtaret e ali Pashes, silleshin verdalle qe te mos u bashkoheshin forcave perandoreke kunder ushtrise shqiptare te Bushatllijve.
Myslimanet shkodrane keqtrajtonin dhe gjymtonin nje abat te krishtere te Mirdites por prape mbetet per arsye ne te cilat populli i thjeshte nuk aderonte. Sikunder nuk aderoi ne kryengritjen e oficerene kunder monarkut Zog.
Nje fenomen qe do te kultivonte urrejtjen (dhe kjo do te qe gje e mire) do te ishte ngritja e bujkeroberve kunder latifondisteve te themi. Por kjo nuk ndodhte (ose ndodhte vetem ne disa kenge) sepse ne saje te ligjeve te administrates osmane, bujkroberia ne ate forme qe ekzistonte ne principatat gjermane e kudo gjetke neper Evrope, nuk praktikohej ne Shqiperi. Qe nga beu me i fuqishem e deri te fshatari me i humbur i nenshtroheshin te njejtit ligj. (Lexo E. bej Vloren qe te shohesh se çfare i punonte Porta e larte familjes me te madhe te Shqiperise nga ankesat e fshatarve qe nuk u kujtohet as emri)
Ne kuptimin e vertetet te urrejtjes per ate çka ti je, çka ti perfaqeson, kete ne Shqiperi e solli vetem komunizmi.
Dhe meqe hesapet nuk u lane, qofte edhe me nje akt simbolik, siç do te ishte ai kur Neritan Ceka i pengoi njerzit qe te hynin ne Bllok e t’i vinin zjarrin ndonje barakeje, ky akt i munguar shpjegon fare mire neurozat e sotme kombetare, shpjegon perse nuk arrijme dot ta kthejme faqen.
Dhe fusha mbetet e hapur per urrejtjet te shkalles parake, qe ne politike (se nuk e shoh ne popull) do te duhej t’i kishte lene radhen konkurences per te bere me mire se tjetri.
Jemi ende ne fazen: kush urren me mire se tjetri!
Eqrem Vlora kur e akuzuan per nxitje te vellavrasjes pohoi me ironi se vellezerit shqiptare e kane vrare njeri tjetrin qekurse zbriten sefte nga pemet .
Fakt eshte se populli shqiptar shfaq te njejtat te meta per te cilat shume patriote te para komunizmit jane ankuar ,si Noli ,Konica ,Ermenji etj .
Nga Abaz Ermenji
“ Por mbasi Zogu nuk qëlloi i asaj natyre, duhet thënë haptazi se as populli shqiptar, në tërësi, nuk ishte i asaj lartësie sa të vetqeverisej me mënyrat demokratike që kanë zënë vend në botën e qytetëruar të Perëndimit pas një evolucioni shumë të gjatë. E pamë sesi, prej vitit l9l3 e gjer me 1937, (përveç vitit 1920 ku Shqiptarët, nga frika e copëtimit, treguan një solidarësi të vërtetë kombëtare) s’shihej as dëgjohëj tjetër veçse trubullime, kryengritje, çohu ai kundër këtij, pikërisht si në kohën e Turqisë, kur çdo krahinë, çdo bajraktar, çdo kapedan, ishte një shtet më vehte. Prandaj, në kushte të këtilla, t’ia hedhish të gjithë përgjegjësinë e fatkeqësivet kombëtare një njeriu të vetëm – dhe ky njeri të jetë Zogu – nuk na duket gjykim historiani. Zogu ka përgjegjësitë e tija, po edhe kombi shqiptar, në përgjithësi, kishte mungesat e tija, të cilat nuk ishin më të vogla. Dhe mbasi çdo populli i vjen një regjim pas kokës sikurse çdo njeriu që i vjen një kësulë, duket se populli shqiptar në tërësi, nuk ishte i pjekur për një regjim më të mirë. Dhe kjo jo për mungesë energjie, zgjuarësie e cilësish morale, po për shkaqet historike që kemi treguar gjatë këtij studimi. Shqiptarët, në përgjithësi, kishin mbetur ndoshta populli më anarkik i Evropës, popull që s’pranonte asnjë autoritet shtetëror, dhe botëkuptimi i të cilit me shumë vështirësi mund të delte përtej rrethit të krahinës të fisit a të bajrakut. Kujtonin se qeveritë dhe regjimet politike duhëshin ndërruar sipas fantazisë së secilit, me aq lehtësi sa ç’mund të ndërrohet këmisha. Çdo bajraktar që çonte më këmbë 300 veta, çdo oficer që mund të bënte me vehte 20 gjindarmë, kujtonte se ishte mjaft i fortë për të marrë në dorë Tiranën dhe shtetin. Dhe gati të gjitha ato që kemi quajtur “kryengritje” kanë qënë të kësaj natyre. Kjo papjekuri politike, kjo gjendje fatkeqe e atij populli të mjerë, pas zogizmit, solli komunizmin….”
Nuk e di pse je inatosur kaq shume sa ma faturove mua ate punen e origjines se urrejtjes te A.Zogu?. Eshte e njohur se Zogu nuk urrente njeri (E. Vlora thote se ishte politikani qe i duhej vendit, as urrente as deshte njeri), qe kalama i kam degjuar historite e tij, qe jo vetem nuk sajonte e nuk krijonte armiq fiktive, por edhe kur arrestonin ata qe i benin atentat ta vrisnin, ai thoshte: lirojeni, te tille djem trima i duhen Shqiperise.
Eshte ne interesin e te gjitheve kur i lexojme me me vemendje nderhyrjet e kolegeve.
Ne fact Ermenji e lehteson A Zogun ne ate paragraf .Por le te fokusohemi tek pretendimi i autorit ne fund te artikullit se urrejtja do te largohet me ikjen e brezit tone nga skena.
A do te zhduket urrejtja si fenomen nga shoqeria shqiptare apo do te ekzistoje nen nje sebep tjeter ?
Mendoj se duhet te jeni me korrekte, zonje, ne vleresimin tuaj, Une beje fjale per nje aspekt te vecant te urrejtjes, ate politike e cila shfaqet ne ambientin tone politik dhe shoqeror. Do te ishte absurde te lidhej shuarja e urrejtjes si ndjenje me largimin e nje brezi nga kjo jete. Percaktimi juaj ” pretendimi i autorit.ne fund te artikullit se urrejtja do te largohet me ikjen e brezit tone nga skena.” eshte nje deformim i papranueshem, arsyet e te cilit mua me mbetet vetem ti marre me mend. Pra dhe nje here, une beje fjale per urrejtjen politike, ate qe forcerisht na u injektua ne mbledhjet ku beheshin “format e edukimit” dhe per asnje aspekt tjeter te urrejtjes si ndjenje, e cila e ka shoqeruar njeriun gjate gjithe ekzistences se tij. Jo vetem kaq, por une mundohem sadopak te ve ne dukje se eshte me mire te promovojme dashurine dhe jo urrejtjen per cuarjen e jetes tone shoqerore atje ku e lyp nevoja.
Ne fakt po flisja per Eqrem bej Vloren, jo per Ermenjin.
Eqrem Vlora
“. Në Berat u arrestua Neshat bej Vrioni, një shakaxhi I njohur. Prokurori i drejtohet me rreptësi: “I pandehur! Ju akuzoheni se keni shkaktuar dhe keni marrë pjesë në vëllavërasje. Ç’thua për këtë akuzë?” “Po” – i përgjigjet me të qeshur Neshat beu – unë kam qenë aty kur u rrahën vëllezërit, por jo se rrahjen e shkaktova unë, sepse që kur kanë ardhur në këtë botë “vëllezërit shqiptarë” janë rrahur gjithmonë me njëri-tjetrin. Por për vrasje nuk bëhet fjalë! Unë i numërova vëllezërit përpara dhe pas rrahjes. Dhe ke parë ti? Në numërimin e dytë më dolën disa qindra vëllezër më shumë se në të parin!” Gjyqtarët e populli në sallë ia krisën gazit me të madhe….”