nga Sokol Shameti
Kryefjala e ditëve tona: “dialogu” me studentët. Dialogu është shndërruar në një mall të fetishizuar që pushteti po e rrëmon gjithandej si xeheror të rrallë, e të cilin atëherë kur s’e gjen dot, e fabrikon. Mirëpo njëlloj si në ato skeçet ku gaztori dukshëm dement kontrollon poshtë çentrove dhe brenda kavanozëve për të gjetur elefantin që gjendet brenda dhomës, dialogu mes qeverisë e studentëve ka dekada që ndërkohë është në zhvillim e sipër – i pashmangshëm, elokuent e gati-gati tragjik.
Se si një pushtet si ky që është instaluar në Shqipëri bëhet befas i interesuar për dialog ndërsa prej 28 vjetësh ai injoron sistematikisht çdo ofshamë që lëshon kolektivja e shtypur prej obezitetit hormonal të privates, kjo përveçse dëshmi e një hipokrizie të madhe nuk ka se ç’emër tjetër të marrë.
Për të mos i hyrë shtjellimit teorik të asaj se çfarë konceptohet në kohët moderne si dialog e se si filozofia bashkëkohore e trajton dialogun si një akt shumë-përmasor, dinamik e të mvarur prej konteksteve, le të biem në ujdi se dialogu në finale të finaleve është një proces që zbatohet për të prodhuar kuptim.
Ajo çka njohim për dialog në shoqërinë e sotme e ka burimin nga dy tradita të lashta e të mëdha: ajo sumero-babilonase e Lindjes dhe ajo helenistike e Perëndimit. Në të dyja këto tradita, zanafilla e dialogut paraqet ekskluzivisht me një formë artistike të shprehuri e kështu, një përjashtim nga rregulli, një gjendje jashtë normales.
Si për ta vërtetuar këtë, nga sumerët kanë mbijetuar të ashtuquajturat “Summerian disputations” (Mosmarrëveshjet sumere). Këto ese të shkurtra, të shkruara në pllaka balte, e ilustrojnë edhe në përmbajtjen e tyre të pazakontën që shërben si bazë mbi të cilën mund të themelohet dialogu. Tekste si “Debati mes zogut dhe peshkut”, apo “Debati mes deles dhe grurit”, etj – ndër të tjera dëshmojnë për pangjashmërinë dhe distancën gati irreale ku lypset të ndodhen personazhet e kualifikueshme për dialog. Nga ky këndvështrim, që një kryeministër dhe disa studentë të dialogojnë, kjo fillimisht kërkon si kusht paraprak pabarazinë mes tyre: faktin që njëri të jetë delja e të tjerët bari – që njëri përfaqëson predatorin e tjetri prenë.
Nga tradita e lashtë helene kemi trashëguar edhe vetë termin “dialog” në kuptimin Dia-Logos që do të thotë “me anë të fjalës”. Dialogu i traditës së vjetër helene është popullarizuar përmes të mbiquajturave “Dialogjet sokratike”, si forma retorike me anë të së cilës paraqiste veprat e tij njëri nga filozofët më të mëdhenj të epokës, Platoni.
Dialogjet sokratike janë të organizuara në formën e shkëmbimit të pikëpamjeve të kundërta mes personazhit të përhershëm e gati legjendar, Sokratit nga njëra anë, e kundërshtarëve të tij që përfaqësojnë shkolla të ndryshme filozofike nga ana tjetër. E bukura por njëkohësisht edhe anomalia e këtyre debateve është fakti se lexuesi e di që në fillim përfundimin – që domethënë, nuk ka rëndësi me kë do të dialogojë Sokrati. Në fund, argumentet e Sokratit gjithmonë do të triumfojnë. Autori e ka paracaktuar fatin e dialogut dhe kjo – pa e zhvlerësuar argumentin që shtjellohet përmes dialogut – e bën vetë mjetin e dialogut të përdorur në këtë rast, si të pranishëm por jo vendimtar, si një rrethanë të mundshme por jo të domosdoshme.
Pjesa më dëfryese e këtyre dialogjeve, me të cilat Zhizheku ilustron natyrën e “dekafeinuar” të demokracisë së ditëve tona, janë ato që quhen “fundi i dialogjeve të Platonit”. Në faqet e fundit të çdo teksti të nisur si dialog, vetë dialogu në dukje një formë demokratike pjesëmarrjeje, zhvishet nga veli sipërfaqësor i gjithëpërfshirjes dhe reduktohet në thelbin e vet: një monolog i personazhit kryesor, i ndërprerë formalisht çdo dhjetë minuta me një thirrje konfirmuese që vjen nga salla, në formën e: “pasha Zeusin, ashtu është” ose “po për besë, pikës i ke rënë”, ose “të të marrin të keqen”.
Për ta bërë edhe më therrëse ngjashmërinë me situata apo persona realë të kohëve ku jetojmë, kemi edhe sqarimin se Platoni e ka huazuar vetë dialogun si metodë artistike nga një traditë edhe më prehistorike e më primitive akoma se dialogu, që njihet me emrin “mime”. Mimet ishin skena të shkurtra komike të cilat nga distanca mijëravjeçare rezonojnë për nga lakonizmi dhe natyra ironike, me memet figurative të ditëve tona ku imazhi është forma mbizotëruese e ndikimit në opinionin publik.
Për t’iu kthyer sërish tezës së këtij shkrimi që trajton dialogun e fetishizuar të këtyre kohëve, mund të themi pra se dialogu, prej idesë së tij fillestare është vetëm një formë artistike shprehjeje. Kur themi këtë kemi parasysh se dialogu në formën e një shkëmbimi fjalësh është thjesht një procedurë formale që jo domosdoshmërisht shoqërohet nga mendimi. Fjala është vetëm njëra nga mjetet që përdoret në procesin e dialogut për të krijuar kuptim. Siç vëren edhe Karl-Martin Dietz, dialogu nënkupton “një lloj të menduari, të vepruari e të foluri i cili përshkohet nga ‘logos’-i” si arsyetim. E kësisoj, fjalë-shkëmbimi mes dy palëve, është vetëm njëra nga pjesët e “dialogut”. Dialogu si bashkëbisedim nuk rezulton me ndonjë evoluim të mendimit apo të pozicioneve – subjekti është tashmë i zhvilluar në realitetin e dialoguesve. Ata kanë përdorur paraprakisht forma të tjera komunikimi për t’i dhënë mesazhe njëri-tjetrit. Pra, asnjë kuptim nuk përftohet nga thjesht pjesëmarrja në një dialog i cili shërben si një mbështjellje me fjalë e një realiteti që ekziston pavarësisht fjalës. Edhe nëse duket sikur përftohet ndonjë kuptim, ai është një kuptim artificial, i zbrazur nga jeta ashtu siç ngjajnë të fosilizuar dialogjet e dramës kur nuk i sheh të luhen në skenë, por i lexon të transkriptuara në tekst.
Qeveria aktuale ka afro gjashtë vjet që e ka bërë të qartë se ç’mjete përdor për të kumtuar kuptim tek të qeverisurit prej saj, ndër ta edhe studentët. Nuk janë vetëm ato shfaqjet në formë rrathësh dëgjimorë me audienca të stërvitura për t’iu përmbajtur skriptit, në të cilat udhëheqësi zë qendrën e shkëmben me të pranishmit të shtëna batutash që nuk janë realisht dialog, por vetëm përshtypje e dialogut. E vërteta është se i gjithë kuvendimi që kinse zhvillohet në këto amfiteatro televizive është vetëm njëra anë e dialogut të vërtetë – është vetëm fraza e recituar prej pushtetit si njëri nga aktorët në shfaqjen me dy protagonistë, ku aktori tjetër, ai që në këtë skenar është deklasuar e nxjerrë jashtë skene duke u zbritur në gradë si dëgjues, është populli.
Në të vërtetë “dialogu” i mirëfilltë midis pushtetit dhe qytetarëve ka kohë që zhvillohet pa fare ndërmjetësim prej fjalësh shpjeguese. Le të jemi të ndërgjegjshëm se në rastet kur qytetarët kanë dalë nga roli spektator duke hyrë në skenar si protagonistë të pabindur, të gjithë e kanë parë qeverinë të “dialogojë” me ta përmes kërbaçit si në Kukës, apo fadromave si te Unaza e re e gjetkë. Kjo simbolikë ka shënjuar koordinatën e vërtetë të dy “aktorëve” në realitetin e marrdhënies mes pushtetit dhe qytetarëve. Ajo i ka dhënë kësisoj, një përmasë vizuale tipit të dialogut që realisht ka vlerë – atij që prodhon siç thamë: domethënie e KUPTIM.
Me pak fjalë, historia e shkurtër shqiptare e asaj që konsiderohet si dialog mes pushtetit dhe interesit publik ka konfirmuar atë që qëndron si tezë e këtij shkrimi mbi domethënien e dialogut: faktin se dialogu si krijues i kuptimit në jetën reale nuk ka më nevojë thjesht për shkëmbimin foljor mes dy a më shumë njerëzve – ky i fundit, shërben vetëm si akt i fundit, një lloj trivalie luksoze apo vulë e thatë noteriale për një akt të kryer tashmë përmes formash e veprimesh të mëparshme. Dialogu mund të ekzistojë vetëm si dialog i brendshëm, ose dialog përmes veprimit.
Dialogu gjithashtu i pamundësohet realitetit, sidomos kur pjesëmarrësit në të janë në pozita të pabarabarta – njëri në majë të pushtetit e tjetri në honin e keqqeverisjes, njëri lart në ekskluzivitetin e podiumit e të tjerët në anonimatin e sallës, njëri në ekranin e personalizuar e të tjerët në audiencën e uniformizuar.
Ajo çka kërkojnë ushtruesit e pushtetit përmes këmbënguljes obsesive për dialog të detyruar me sfiduesit e vet është vetëm nevoja e tyre për të mbijetuar në industrinë teatrore si protagonistë ndërkohë që personazhi i tyre në skenar, e ka përfunduar rolin e vet.
Mirëpo dialogu skenik është krejtësisht i kotë kur dialogu real, akti përmes të cilit palët kanë krijuar kuptim, ka ndodhur tashmë. Njëra palë ka folur duke përpiluar e futur në fuqi një ligj barbar në kurriz të palës tjetër, e kjo e fundit ka kthyer përgjigje përmes refuzimit e protestës. Dialogu i vërtetë pra, është kryer. Çfarë ka mbetur është memja e tij e kotë, formale dhe e zbrazur nga çdo lloj vlere.
(c) 2018, autori.
Kane 16 dite qe dialogojne, ai flet ulur, ata flasin ne kembe. Ai i thote uluni edhe ju, te flasim ulur, ata i thone s’na ul dot. Prape dialog eshte, secili flet ulur apo ne kembe ne varesi te pozicionit te vet te forces. U perpoq Rama te ngrihej e te fliste ne kembe, po kaloi ne pozicion te dobet se nuk i mbajne kembet. Rregulli i pare i dialogut politik eshte pozicioni i forces, ne pergjithesi eshte marrezi te dialogosh ulur ne pozicion inferioriteti apo pa arbiter apo pa nje peng te lene nga secila pale. Po kush eshte arbiter ne tavoline mbi Ramen e studentet ? Askush. Ndoshta mund ta bente Kadareja, po ai nuk e ve ujin ne zjarr per keto pune. Cmund te lene peng palet tek njera tjetra? Asgje. Kush e ka pozicionin e forces ulur ? Rama. Atehere kush garanton se nuk do e perdore pozicionin e forces ne leverdi te vet ? Intelektualet, biznesi, media ? I ka kapur te gjithe, me kuc e mac. Ne kete rast duhet ndermjetesi, po as ndermjetesi nuk duket gjekundi. Deshtimi i dialogut eshte i garantuar, keshtu qe dialogu i propozuar eshte sa per te vrare kohen dhe neuronet e njerezve. Ketu ka koncepte qe perplasen, kapitullimi pa kushte dhe dialogu pa kushte. Studentet i kerkojne Rames te shpalle kapitullimin pa kushte, Rama i kerkon studenteve dialog pa kushte. Pozicionet jane aq larg sa nuk ka shanse fare per zgjidhje kjo mosmarreveshje.
Per mua kjo qe po ndodh, ky dialog e mosdialog duhet pare ne nje kend tjeter. Ne atë të rolit të njohur trivial te poshtrimit ne Ballkan, nje karte kjo qe jo domosdoshmerisht luhet vetem nga pushtetmbajtesit.
E vertete Lyss, jo vetem nga pushtetmbajtesit, por edhe nga femijet, grate e burrat e tyre. Ja psh hap Temen e lexoj qe gjuhetarja e nderuar Ledi Shamku Shkreli na poshteron te gjitheve duke na quajtur anadollake, se ky Ligji qenkesh Perendimor dhe me i miri, qe do na hape syte neve anadollakeve e dumbabisteve. Mirepo me dhjetera mije shqiptare kane studiuar jashte ne nivele te ndryshme arsimimi, e njefare ideje si funksionon jashte e kane. Kjo tani thote ju ka mbyllur mendjen Turqia dhe nuk shihni driten e dijes dhe te vertetes. Mundet te jete e vertete per shumicen por jo per te gjithe. Zonja Shamku do bente mire te merrej me kritikat ndaj ligjit, psh ku eshte meritokracia kur per Arkitekturen ne shtet te duhet gjimnazi mbi 9, per te mos thene 9.5 ne nje kohe qe tek privati shkon kush te doje mjaft te paguaje ? Pse masteri ne shtet i ka cmimet super te kripura, afer privatit dhe mesataren hyrese 9, kur ne privat hyn duke dredhur zinxhirin dhe tundur paret, jo kushedi sesa me shume, por mjaftueshem per te thene qe privatit po i lihet masteri dhe se shpejti doktoratura ( Cili ka kohe qe po lobon me universitete te tjera private per te krijuar nje monopol doktoraturash nepermjet huazimit prej privateve te tjere te profesoratit me titull shkencor, kuptohet huazim sa per emer e kritere).
Pa e devijuar temen kam pershtypjen se mplikimi i saj ne politike ishte fatal per te. Sa objektive dhe e sakte ishte ne gjuhesi aq diletante e militante u shfaq ne politike.
Lyss e solla me shume per ceshtjen e dialogut, ne kuptimin qe dialogu mes qeverise dhe studenteve, po erdhe qeverise dhe publikut, ka edhe ndermjetes indirekte qe jane intelelektualet publike. Konkretisht ketu dialogu per ligjin e arsimit, i cili kontestohet si fryme dhe si nene te vecanta tek 8 pikat, merr formen e nje karikaturizimi te pales tjeter, dmth atij poshterimi qe permende ti. Keto dite sigurisht pame edhe qe studentet protestues e poshteruan kryeministrin, gje qe tregon sa larg dialogut ulur me koburen menjane jane palet. Mbrojtja e ketij ligji eshte jashte mase e veshtire edhe nga vete specialistet qeveritare te propagandes, sepse kete ligj s’ke nga ta kapesh. Mund te kesh per masterin nje kriter te forte note si 9, mund te kesh edhe taksa te larta 1 milion e siper, por ky eshte kanalizim drejt privatit qe po ferkon duart. Pastaj si mund te kesh nje kriter te forte si 9 dhe te kesh tarife te larte e te sheshte, kjo ben grusht jo me mendjen qe po e po, po edhe me intuiten sociale, nqs kjo do te ekzistonte ne ndonje forme (ne kuptimin qe nuk ka nevoje te mendohesh per te kapur fluturimthi se ka dicka qe nuk shkon). Pra i thua studentit ti je me i miri, po shkolla paguhet kriperisht. Me rruat qe jam me i miri thote studenti se ne shkolle po rruhem e ne pune do qethem (se neser keta jane ata qe bejne punen reale, ndersa te tjeret kruhen e bejne llogje gjithe diten). Kriteri i notes se gjimnazit per hyrjen ne deget me te kerkuara eshte astronomik,me 9.5 nuk i dihet. Ketu si e kam cekur me perpara ka probleme serioze me gjimnazet private, qe prodhojne mesatare te tilla masive. Para ca kohesh muhabet ne fis, thote prindi me femijen ne gjimnaz, e kam djalin te shkelqyer me te tera 10. I them me njefare mosbesimi po te tera 10 ? Jo te tera me thote ka nje 9. Bravo i them per sakrificen e madhe qe po ben edhe ai edhe ju, shyqyr qe na doli nga fisi nje me medalje ari. Jo me thote i kap shpejt gjerat, vjen nga mesimi, per 1 ore i mbaron fet e fet te gjitha dhe pastaj del e vjen ne shtepi ne 11 te nates. Aty s’thashe gje, mendova o do na zgjidhe problemin e madh te prejardhjes pellazgjike, o do na beje raketen e pare balistike nderkontinentale shqiptare ose ai gjimnazi privat ka dicka qe nuk shkon. Ne fakt gjimnazi kish gjysmen e nxenesve me nota per medalje ari. Kriteri i notes per hyrjen ne fakultutetet me te kerkuara eshte kaq i stermadh dhe irreal, saqe vetem gjimnazet private mund t’i pergjigjen me shpejtesi dhe efikasitet, nderkohe qe mund ta imagjinojme se si po kercet leku per noten ne gjimnazet shteterore. Pra ligji me hiperkriteret e notes ka prodhuar nje anomali me permasat e nje vrime gjigandeske te zeze e cila do gelltise brenda pak kohesh gjithe galaktiken shqiptare. Ky ligj i shpartalluar dhe shpartallues del te jete jashte dialogut, si ligj perendimor, kurse kritiket te jene dumbabiste, ne nje kohe qe as turku me gjithe prapambetjen e jashtezakonshme ne krahasim me Perendimin, nuk do te ish ne gjendje te konceptonte nje katrahure te tille arsimore edhe atij do i dukej se ky ligj eshte per te vene duart ne koke.
Ledi Shamku, në thelb, thote të njejten gje qe thote dhe Ardiani tek “Për protesten e studenteve” (le të mos gënjejmë veten kot: Shqipëria, me këtë ekonomi të sëmurë që ka sot, nuk mund ta përballojë një universitet të tillë publik). I vetmi ndryshim eshte se ajo e thote hapur qe fajin nuk e ka ligji (nderkohe qe antikomunistet e peizazheve ‘paradoksalisht’ na janë bere ultra të majte dhe kerkojne rrezimin e ligjit).
O çu kenaqem – me nje fjale
U kenaqem ne fakt, se mesa e njoh une xha xhane nuk di te jete bere neoliberal ne ceshtje te arsimit dhe te thote qe arsimi i duhet lene katrahures se privatit ku shkembehet letra e diplomes per leke. Une s’jam ultramajtist, perkundrazi, e shoh si ceshtje hierarkie e meritokracie. Nota si kriter kryesor stimulon vetem mesimin permendesh, ku cdo gje konsumohet dhe ngel aty, ne nje kohe qe shoqeria duhet te stimuloje vecanerisht individet qe kane dhunti natyrore kujtesen e forte, logjiken dhe inteligjencen. Nota si kriter kryesor avantazhon njerezit qe kane dhunti metoden dhe vullnetin, te cilat duhen, por nqs s’ke kujtese te forte nga natyra, inteligjence dhe nuk stervit logjiken, atehere do prodhosh vetem pedante, qe ishte edhe nje nga problemet e sistemit komunist. Kjo pastaj prodhon edhe njerez te paafte qe vendosen ne role drejtuese, ku e vetmja gje qe dine te bejne eshte formimi i burokracise. Ky neoliberalizen dylekesh, prodhon feudalizem, ku shiten e blihen vendet e punes, shiten e blihen titujt aristokratike, ku transmetohen nga prindi tek femija vendet e punes dhe privilegjet. Ky eshte mikrob feudal, qe po ia merr frymen vendit dhe neoliberalizmi eshte adapt qe principi i trashegimise te prodhoje automatikisht feudalizem. Nqs ti ke biznesmen te zote, ke nje pasuri shoqerore, por femija e tij mund te jete i pazoti dhe pasuria do t’i zhduket, atehere proncipi i trashegimise thote, e vertete qe femija im doli kungull dhe.per kete eshte edhe faji i prindit, por thote principi nqs une i blej kualifikimet e duhura dhe e mesoj te kape shtetin, atehere femija im do arrije te mbijetoje duke grabitur te varferit nepermjet shtetit. Prandaj keto kualifikimet s’duhen lene fare ne dore te privatit, ose ne baze te kushteve shume te rrepta vleresuese nga ana e shtetit dhe aq me pak ne dore te notes, e cila eshte korrektuese e konkursit te mirefillte, i cili eshte as me pak e as me shume sesa ja ku i ke keni te gjithe 100 pyetje, na tregoni sa dini. Keta kane blere noten dhe bejne katrahuren e shoqerise, aq me teper me arsimin, kur e dime te gjithe qe arsimimi shqip ka deshmoret e vet, qe kane dhene jeten, e nuk mund te katandiset ne pazarlliqe e matrapazllek.
Merita më e madhe e Ramës është që me talentin e vet oratorik i magjepsi dhe i ktheu një pjesë të intelektualëve në qehaja të pushtetit. Për të ecur mbrapsht, këtyre u duhet një forcë shumë e madhe morale, që jo të gjithë, sikurse edhe njërzit e zakonshëm, patjetër e kanë.
L.A. me fal, kur flet per “talentin oratorik” te Rames e ke me gjithe mend apo je sarkastik?
I know, hard to believe. Jo nuk është sarkazëm, por i referohem oratorisë në kontekstin politik shqiptar, ku jo vetëm oratoria por edhe gjithë substanca mungon. Gjatë tranzicionit e djathta nuk ka pasur asnjë një orator (por me siguri ka pasur ç’orator ose çoroditës). Mbase edhe nga fakti që ligjërimi dhe zhargoni i djathtë nacionalist në Shqipëri vdiq bashkë me Konicën.
Kurse e majta ka pasur Nanon dhe Ramën. Kjo e majtë ka trashëguar të vetmen gjuhë komunikimi që gjithë intelektualët shqiptar kanë njohur; zhargonin e Institutit të Studimeve Marksiste Leniniste, si dhe shabllonet dhe batutat e perpunuara nga mjetet e propagandës.
Si mund t’i vihet faj Shkrelit?
Oh, neqoftese te kuptova drejt tashti, eshte si puna e asaj “ne vendin e qorrave, ai me nje sy eshte mbret”, demek Nano dhe Rama jane mbreter edhe pse me nje sy, per shkak te qorrave te tjere.
Desha te shtoj edhe qe ndoshta Rama ka sukses edhe pse ne “oratorine” e tij perfshiu lingon me karakteristika qesendisese dhe me te futme te “çunave te Tirones” ne te folmen e perditshme politike duke i dhene kesaj lingoje status zyrtar. Ndoshta edhe kjo influencon shume per t’i lene me goje hapur intelektualet e rinj dhe sidomos per te shushatur te vjetrit qe nuk mund ta kuptojne se si kete te folme qe e kishin percmuar me kohe si vulgare, tashti jane te detyruar jo vetem ta kuptojne por edhe te perpiqen ta pervetesojne.
Kinoditar, meqe e hape edhe njehere kete ceshtjen e arsimit dhe ekonomise, e meqe parandiej qe dialogjet e monologjet do te shkojne pashmangshem aty ku dhemb dhembi, po te them edhe ultramajtizmin tim tjeter. Marksi e me vone Lenini, konfirmuan 3 fazat e kapitalizmit, qe une i vleresoj si reale dhe te nxjerra sakte nga historia e natyra e kapitalizmit. Shembujt historike jane Hollanda nha 1600-1800, Anglia nga 1700 -1900 dhe Amerika nga 1800-sot. Faza e pare e kapitalizmit eshte zhvillimi bujqesor e tregtar, ne kushtet e merkantilizmit dhe bullionizmit, pra synoj suficitin tregtar qe te hyje ari/valuta me bollek. Ne kete faze Hollanda beri bonifikime masive dhe u be qendra e tregtise. Ne fazen e dyte, ky ar/valute kalon ne industrializim te vendit, keshtu synoj perpunimin/manifacture sepse ka vlere te shtuar me te madhe. Keshtu Hollanda prodhontr 2/3 e anijeve te Europes dhe nje sere produktesh manifakturiere. Ne fazen e trete, kapitalizmi financiar, ky bollek ari/ valute shkakton rritje rrogash, kapitalisti investon jashte vendit, shkon me preference tek borxhet sovrane te shteteve te tjera, con ne art, sigurimet, bursen e gjithe aktivitetin aksioner, dmth kapitalisti synon dividentin, nuk i behet vone as per tregtine, as per bujqesine, as per industrine. Kjo eshte Hollanda e shek 18, shkaktohet nje deinduatrializim i pjesshem dhe perqendrim ne industrite me te specializuara, ku ka ende fitim te mire. Kjo ishte Anglia para L2B dhe kjo eshte Amerika nga 1980-Trump. Hollanda e humbi fillin nga revolucioni freng, sepse financieret hillandeze kishin investuar tek borxhi sovran i Luigjit 16, ne 1810 Napoleoni e puahton Holllanden dhe shteti falimenton, financat moren goditje vendimtare. Anglia e pesoi nga L1B me derrmen finale ne krizen e 1929-33. Amerika pesoi deindustrializim ne rendin neoliberal, si Hollanda ne shek 18 dhe Anglia para L1B, tani ka ardhur Trampi qe synon frenimin e dekadencea induatriale si domosdoshmeri qe nqs financat amerikane e pesojne nga ndonje lufte, Amerika te ringrihet me shpejtesi. Ne secilen nga keto faza ka arsim perkates, ne fazen bujqesore e tregtare/merkantiliste, sduhet ndonje gje e madhe, arsim medioker se popullata duhet te jete mesatarisht mediokre. Rritet niveli i arsimit dhe numri i te diplomuarve ne fazen e industrializimit, sepse duhen njerez me te kualifikuar, pra mesatarja del nga mediokriteti. Ne fazen e kapitalizmit financiar shtohen sherbimet, duhen njerez te kualifikuar, shkon ne maksimum cilesia e arsimit dhe numri i te kualifikuarve, sipas parimit leke kemi plot i arsimojme qe te kemi per cdo nevoje njerez te kualifikuar per vendin dhe per t’i eksportuar si njerez te kualifikuar neper bizneset anembane botes. Natyrisht edhe per te mbajtur rrogen te ulet. Ketu lind pyetja,ku jemi ne me kete sistem ? Nuk jemk asgjekundi jemi ne feudalizem me salce teknologjike, sistemi edhe krejt deficent me papunesi sistemike prej 80% nga ku edhe kemi 1,6 milione emigrante, numer qe do rritet vazhdimisht. Komunizmi ishte sistem produktiv kapitalist ne bujqesi e industri,i mungonte tregtia, i mungonin financat dhe pronari ishte burokrati i shtetit. Sistemi produktiv kapitalist i kohes se Enverit, ishte kapitalizem i fazes se dyte. Pra duhet te shkonim ne integrimin e tregtise, brend atij sistemi produktiv dhe te zhvillonim financat si objektiv, per kalimin ne fazen e vendit te zhvilluar, dmth tek kapitalizmi financiar. Ne shkuam ne feudalizem nga pikepamja produktive e politike dhe tani kemi 140 mije studente te cilet nuk i duhen feudalizmit as te mire e as te keqinj te jene, sepse nqs kapitalizmi i fazes se pare bujqesi + merkantilizem ( ve re, jo tregti, por vizion kapitalist tregtie) kerkon shoqeri intelektualisht medokre, feudalizmi kerkon thjesht rober dhe ca prifterinj qe u flasin per Zotin e kometen Halley.