Një prirje për të cilën kam dashur të shkruaj prej kohësh: reduktimi ose gjymtimi fotografik i femrave, në lajmet “soft” të mediave shqip, sidomos ato që lidhen me seksualitetin dhe erotikën.
E kam fjalën për foto si kjo e mëposhtmja, ku personit të quajtur “Sara Jean Underwood” i tregohen vetëm të pasmet dhe jo fytyra ose pamja e plotë.
Zakonisht, personat identifikohen në foto nëpërmjet fytyrës; ose formave të ndryshme të portretit, përfshi edhe atë të krejt trupit. Madje edhe revistat “e berberit”, që i hapin shumë vend hireve femërore, nuk arrijnë deri aty sa t’ua copëtojnë femrave imazhin, duke ua paraqitur vetëm pjesët “interesante” të trupit.
Si teknikë, reduktime të tilla i ndesh ose si ilustrime botimesh mjekësore, ose në revista dhe video pornografike hard core, ku fytyrat ose personalitetet e protagonistëve nuk ngrenë shumë peshë dhe kamera fokusohet vetëm në zonat “e nxehta.”
Nga ana tjetër, nëse vetë fiksimi me karakteristikat seksuale dytësore të femrës është patologjik si i tillë, për media që kërkojnë të jenë mainstream, gjymtimi ose krasitja e imazhit femëror, për ta lënë jashtë fytyrën, e thellon edhe më objektifikimin.
Ndoshta mund të hamendësojmë që në një nga shtresat e nën-ndërgjegjes së personit imazhi i “krasitur” përfaqëson vetë publikuesin/editorin; me fjalë të tjera kur personi shikohet në pasqyrë “sytë” e kësaj shtrese shikojnë një prapanicë gjithëdominuese ose ndoshta më shumë një phallus gjigand që është gati të pushtojë mbarë botën madje edhe më tej, gjithë universin!
Reklamat e dyqanit të mishit (vetëm nga MAPO-ja sot):
https://xhaxhai.files.wordpress.com/2016/01/2.png
https://xhaxhai.files.wordpress.com/2016/01/1.png