Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Admin

PREVERBA (VII)

[THASHETHEME]

Pula fle, sorra s’fle

Qingji i urtë nuk pi ujë

Kush s’ka këmbë, ka automobil

Gjella në det, kripa në zjarr

Qesh mirë kush qesh në zyrën e shefit

Dasma e ka bishtin prapa

Burri lidhet për hute, jo për lahute

Qeni që leh, kërkon qepë

Qeni që leh pi dy sisë

Po të flesh me mullixhiun, të zgjon vjehrra

Unë pi uthull, ti ke qimen e derrit

Të vdekurin lavdëroje sa është i nxehtë

Ndalu beg se ka Skënderbeg

donkassNgordhi gomari, se nuk e lanë rehat mizat

Shtriji këmbët sa ke jataganin

Kush i bën varrin tjetrit, quhet varrëmihës

Trimi i mirë me pordhë shumë

Koka e falur nuk shitet

Më mirë një mik sesa një fik

Nuk vjen pranvera me një dopjo gjashtë

Më mirë vonë se me avion

Me një gur rrëzoj dy mure

Larg syve, afër dylbive

I zoti e di ku fle lepuri

Kush luan me zjarrin, i mpihen dhëmbët

Dentistit nuk i duken dhëmbët

Nuk bëhet pula pekmez

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin