Nëpërmjet raportesh të njëpasnjëshme në fillim të viteve 1970, një oficer zbulimi i dislokuar pranë postës kufitare të Zvarrishtës njoftonte eprorët se objektin e njohur me kodin 42C, rreth 3 km në vijë ajrore nga posta, e kishte vizituar disa herë radhazi një person i identifikueshëm si udhëheqësi jugosllav Josip Broz Tito.
Oficeri, i njohur vetëm me pseudonimin “Spektri”, kishte arritur në këtë përfundim duke e vrojtuar dhe analizuar objektin me teleskop, në kuadrin e një projekti sekret, që nuk kishte fare të bënte me vizitën e Titos; përkundrazi, në raportet e veta oficeri sugjeronte se Titoja mund ta kishte vizituar objektin për të zhvendosur vëmendjen e zbulimit tonë nga çështja tjetër nën shqyrtim.
Spektri gjithnjë i shoqëronte raportet me fotografi të shumta, në të cilat dukej qartë një person i veshur me pardesy të bardhë, i cili i afrohej objektit 42C i shoqëruar nga njerëz të armatosur dhe qen. Pasi ky person i rëndësisë së veçantë futej në objekt, Spektri vërente se ndonjëherë një helikopter i zi i UDB-së jugosllave shfaqej mbi kodrat e Brarit, në territorin jugosllav. Fotografitë që ia ka bërë Spektri helikopterit janë hequr më pas nga raportet, për arsye se janë inkuadruar në një projekt tjetër.
Spektri gjithashtu sugjeronte në raportet se ishte teorikisht e mundshme që Titoja të eliminohej duke e goditur objektin me një raketë tokë-tokë, në momentin kur udhëheqësi jugosllav i zbriste automjetit tip Jeep dhe ishte gati për t’u futur brenda.
Pyetjes së mundshme të eprorëve se si kishte arritur Spektri që ta identifikonte personin në fjalë si Titon, oficeri ynë i përgjigjej në mënyrë pre-emptive, duke sqaruar se Titon e kishte njohur duke i krahasuar fotografitë e veta me materiale të dosjes standard që dispononte posta kufitare, por edhe nga disa emisione të televizionit jugosllav të cilat kishte qenë i detyruar t’i ndiqte, për shkak të profilit.
Meqenëse gjatë kësaj kohe shtypi i Beogradit nuk reshtte së lajmëruari për vizita të Titos anembanë botës, pikërisht kur udhëheqësi jugosllav e kalonte më të shumtën e kohës te objekti 42C afër kufirit, Spektri kishte arritur në përfundimin se ato vizita dhe veprimtari të dendura diplomatike në kuadrin e lëvizjes së Vendeve të Paangazhuara po i kryente një sozi e Titos dhe jo ai vetë.
Ishte gjithashtu e mundshme që personi në objektin 42C të ishte sozia, dhe Titoja i vërtetë ai që shëtiste botën; ose edhe që të dy këta të ishin sozi, ndërsa i treti, i mirëfillti, të fshihej në ndonjë lokalitet tjetër, ose ta kalonte kohën duke u dëfryer për shtatë palë qejfe në vilën e tij në Brioni.
Të gjitha këto hipoteza të logjikshme, përfundonte Spektri, të shpinin në një përfundim të vetëm: agresioni ushtarak ndaj vendit tonë ishte tashmë iminent.
Studiuesit e këtyre raporteve kanë spekuluar, shumë më pas, se zbulimi ynë kishte të drejtë të dyshonte që objekti 42C nuk ishte veçse hyrja në një kompleks nëntokësor bashkëkohor, ku përgatitej në detaje sulmi jugosllav ndaj Shqipërisë; çka do të përligjte edhe ekzistencën e një pike të përhershme përgjimi pranë postës kufitare të Zvarrishtit.
Gjithashtu mendohet se vendimi për të mos e eliminuar Titon me një goditje të drejtpërdrejtë me raketë tokë-tokë është marrë nga vetë Diktatori, i cili kishte shpjeguar se ne nuk vrasim udhëheqës si terroristët, por i diskreditojmë dhe i demaskojmë ata me argumente marksiste-leniniste.
Spektri vijoi të dërgonte raporte edhe për dy vjet të tjerë, gjatë të cilëve personi i identifikuar si Titoja rezultoi se e kishte vizituar objektin 42C më shumë se gjashtëdhjetë herë.
Raportet e tij, së bashku me fotografitë e nxjerra me teleobjektiv dhe fotografitë që një oficer i Kundërzbulimit, i njohur me pseudonimin “Bruder”, ia kishte nxjerrë Spektrit në krye të detyrës, zënë një raft të tërë në arkivat e Zbulimit.
Përndryshe, identiteti i vërtetë i Spektrit mbetet i panjohur sot e kësaj dite.
“Gjithashtu mendohet se vendimi për të mos e eliminuar Titon me një goditje të drejtpërdrejtë me raketë tokë-tokë është marrë nga vetë Diktatori, i cili kishte shpjeguar se ne nuk vrasim udhëheqës si terroristët, por i diskreditojmë dhe i demaskojmë ata me argumente marksiste-leniniste.”
Paraprosdokian! Zizek Karagjozi te shkrin me bllofin sallaks qe ben me xholin Leninist, por Maks Gjerazi e paska sallaken me te hidhur, se e ka xholin Enverist.
Maks, do i botosh nje dite keto, shpresoj.
braccia rubate all’agricoltura…
Luljan, duke parë përpjekjet dhe mundimet e autorit (me thënë të drejtën, është dhe një tjetër) që insiston në punimet e tija duke parë vetëm në një drejtim … uroj që vërtet t’i bëjnë vënd vehtes në ndonjë antologji në të cilën të egzistojë seksioni: “ata që shohin vetëm pas”.
Ja uroj sinqerisht, sepse nuk e njoh… sepse po të ishe ti, Luljan, që të shkruaje VETËM për një “argument”, duke të të njohur tashmë, do të ngrihesha për gjithë natën, do të të gjeja e do të të thyeja gishtat, do të ta prisja (pak) gjuhën dhe do të të preferoja më mirë të gjymtuar se sa të konsumoje bagazhin tënd PA guxuar qoftë dhe një herë të vetme që të shkruaje diçka TJETËR, që të na hapte sytë për atë ç’ka do vijë e boll me atë ç’ka shkuar.
P.s: Jo për të sqaruar Luljanin, por për të paraprirë kritikat e të tjerëve (edhe të shoqeve që më “konsiderojnë Yll”) i vë në dukje që: Mënyra e të shkruarit dhe gjuha e përdorur në shkrimet e Maksit janë vërtet të adhurueshme, dhe fakti që unë jam një nga komentuesit e paktë që komentojnë shkrimet e tija, do të thotë që e lexoj me kënaqësi (edhe pse tashmë e di se cili është argumenti që trajton).
ndricona i nderuar me ate cka vec ti di: argumentin e MaGjes.
Natyrisht do ishe nga te vetmit qe do ta zbulonte, prandaj je YLL.
Me peruljet e radhes,
Yllka
p.s. dhe me behet qejfi qe me ke parasysh. keshtu te paca!
O Edo, po keto te Maksit nuk jane “argumenta” mo vlla. Tha t’a them kete pathtaj ma prit dhuhen po dethe, po keto te Maksit jane cikel tregimesh me nje teme te caktuar historike trajtuar me nje humor paranoiak qe kam pershtypjen se i pershtatet periudhes, dhe jo e ronme e gozhdes me nje vend. Osht obsesion artistik ky i Gjerazit Edo, i lejushem, i pranushem, dhe i keshillushem ne mase. Lexoji me kujdes se jane te thurme me njoni tjetrin si kapitujt e nje romani.
mua me pelqeu
skenar per nje thriller
Lul, kur t’bëth 20 vjet marteth, do m’kuptoth ma mirë the ç’do me thon gjithnji e njëjta “gjellë”, duhet mjaft durim për të çu përpara gjith muhabetin… pastaj edhe atje, qoft për t’thy monotoninë, kaiher ndrrohet pozicion (Kujdes!, mjafton të ndrrojë pozicioni jo partneri/ja 😉 ).
Këto janë shkrime që, për dikë që nuk i njeh ambjentin dhe personazhet, fare mirë mund ta merrte si një histori të ardhur nga arkivat e CIA-s apo FBI-së (është e mbushur plot literatura me tregime të tilla plot sigla dhe raporte absurde… aq sa që, edhe kur “Spektri” thotë se po organizohet një sulm ndaj Amerikës, as vetë shefat e tij nuk i besojnë më 😉 )
P.s: Përfitoj nga rasti i kësaj replike që të përshëndes Yll-in
http://xhaxhai.wordpress.com/2009/01/14/rendez-vous-me-vetveten/
Kjo sa per te thene qe Spektri i ketij cikli nuk eshte domosdoshmerisht monoton. Bahskohem me ty sidoqofte, pasi per personazhin ne “Rendez vous me vetveten” kam me teper simpati, dhe do kisha qejf qe Maksi t’i rikthehej here pas here. But alas poor Yorick, jemi ne dore te Maksit. Mund t’a kritikojme, mund t’i themi si poetit t’a nderroje nje varg, apo t’a zhvilloje me teper nje ide, por perfundimisht, zgjidhja per t’ia plotesuar ose jo kerkesat publikut eshte ne dore te bardeve.
Plus qe ke shume te drejte, Edo. Nje ligj, here i shkruar e here i pashkruar i humorit, thote se humori duhet te trajtoje tema aktuale qe te kete efekt.
Kjo ishte mjaft e bukur….Shtoi edhe gjuhen….Kur mendon se keta mitomane mjafton te merreshin pak me ndryshe e te pinte e zeza….E gjeje raketen toke-toke ne shtepine tende….