Zoti Barka,
Që t’i nxjerrim kokë muhabetit e ta ndihmojmë lexuesin e nderuar të PTF për të kuptuar ç’janë e ç’kanë këta “Volterët [që] marrin e japin”,
ju lutem të rishikoni kërkesën time, të 18 shkurtit 2021, në po këtë revistë, lidhur me një status tuajin në FB, greqisht, të datës 31 janar 2021 (https://apenadi.blogspot.com/2021/01/epikindynos-kyklos-epistimonwn-amfisvistei-elliniki-aythentikotita-katagogi.html)
Ju kisha ftuar t’ua bënit të njohur atë tekst “gjithë kolegëve universitarë në Greqi e në Shqipëri e ATA, PO, le të më/na gjykojnë.”
Nuk ma bëtë atë nder, zoti Barka, dhe e kuptoj përse, por tani, besoj që, në mos mua, së paku lexuesit të PTF do t’ia bëni, e pastaj, PO, LE TË NA GJYKOJË ai e kushdo tjetër.
Kjo do të zgjidhë edhe atë “enigmën” tjetër, që përse unë nuk e kam përmendur emrin tuaj te “O Volter, të jeshe gjallë” dhe përse u tregova aq “arrogant”.
Në pritje të përkthimit tuaj dhe të botimit në PTF,
Dhori Q. Qirjazi