nga Lyss
Klasën politike në tërësi dhe ekipin qeveritar të radhës në veçanti, njerëzit gjithnjë e më shumë po e shohin e cilësojnë si një lukuni ujqish që shqyejnë dhe rrëmbejnë gjithë ç’u del përpara. Në të vërtetë dhe ata vetë e pranojnë një gjë të tillë, por puna ua kërkon të thonë se ashtu janë ata të bregut tjetër, jo ne. E megjithatë, po qe se dikush do t’ia përkthente këtë opinion një ujku (canis lupus), qoftë edhe ndonjërit prej atyre të deprimuarve që ndeshim në një kopsht zoologjik, jam i sigurt se ai do të skandalizohej. Ja, do të thotë, pas gjithë atyre shpifjeve se kemi ngrënë Kësulëkuqen e ku ta dish çfarë rrospijesh të tjera, tani na krahasojnë edhe me politikanët shqiptarë!
Nuk kam mundur të gjej se cili është autori i fotografisë së mëposhtme, se vërtet meriton të përmendet, por po aq interesant është edhe interpretimi e komentet që asaj i kanë bërë shumë vetë. E midis tyre nuk ka vetëm zoologë, etnologë, natyralistë, antropologët, por edhe intelektualë dhe specialistë të fushave të ndryshme. Mua m’u duk më i plotë interpretimi i P. Prashar ( National Institute of Fashion Technology në New Delhi), i cili sheh në të një leksion me vlerë që na vjen nga kjo kafshë e fisme, familjare, por e panjohur dhe e paragjykuar.
- Tre ujqit në krye janë ose të vjetër ose të sëmurë. Rrinë në krye të tufës me qëllim që t’i japin marshimit ritmin e përshtatshëm, por edhe sepse e dinë se ku duhet të shkojnë. Kanë një përvojë që i duhet të gjithë tufës.
- Ata të pestët pas tyre janë nga më të fuqishmit. Kanë për detyrë të mbrojnë kryet në rast sulmi.
- Grupi i midisit përbëhet nga të sapolindurit, ujkonjat me barrë dhe ujqit e rinj në moshë. Pjesa më e brishtë e grupit. Ata janë të mbrojtur si nga përpara ashtu edhe nga pas.
- Grupi i pesë ujqve në pjesën e pasme të grupit të mesit janë nga më të fuqishmit. Janë ata që organizojnë mbrojtjen në rast të ndonjë sulmi të beftë nga pas.
- I fundit fare, ai që rri vetëm është leader-i, shefi i grupi, mashkulli alpha. Ai, kujdeset që askush të mos mbetet pas, të mos braktiset. Ruan njësinë dhe rreshtimin e ngjeshur te tufës, nuk lejon hallakatjen. Në rast sulmi ai është gati të vërsulet në të gjitha drejtimet e mundshme për të dhënë ndihmë aty ku fronti është më i thyeshëm.
Ja pra. Gjithçka tregon se ujqit prej mijëra e mijëra vjetësh e dinë se një shef, një leader nuk ka nevojë të jetë gjithnjë në krye, të urdhërojë dhe bëjë gjeste prej cezari. Ai ka për detyrë të përqendrohet te kujdesi për komunitetin e tij, që askush të mos mbetet në mëshirë të fatit. Pa dyshim është në të drejtën e tij që në kalim e sipër të përkëdhele edhe ujqit e vegjël (përfaqësojnë të ardhmen e tufës), por nuk ka nevojë të mbledhë gjindjen rrotull vetes kur e bën një gjë të tillë. Se edhe një ujk e di mirë se asgjë nuk mbetet nga një gjest sado i butë e i dhimbsur qoftë kur bëhet për të tërhequr vështrimin dhe vemëndjen e të tjerve.
(c) 2019, autori.
Frika më e madhe e liderit në tufën njerëzore është mendimi i tij konstant se mos tufa që ai drejton harron se kush e udhëheq. Nga një konsideratë e tillë ai gjykon si të domosdoshme të jetë në krye të karvanit. Këtë lideri i tufës njerëzore e bënë mbi bazën e bindjes së tij të patundur, se gjithë karvani që i vjen pas jeton si rezultat i mëndjes së tij të ndritur. Kurse tek ujqërit, duke u nisur nga shpiegimi që jepni, liderit duket i pëlqen më shumë roli i gardianit dhe shërbyesit ndaj tufës. Mendoj, është për këtë arsye që ai ka zgjedhur të qëndojë në fund të karvanit, duke e vlerësuar si pozicionin më të drejtë për qëllimin që i ka caktuar vehtes.
F.A., jemi ne fushen e interpretimit dhe askush (me perjashtim te ujkut vete) nuk mund te thote se ka te drejte ky dhe jo ai tjetrit. Ne keto kushte edhe une po i lejon vetes te interpretoj me tej e te them se nuk besoj shume se lideri i tufes njerzore, siç e quani ju me te drejte, shqetesohet se tufa ne fjale harron se kush e drejton. Kjo nuk mund te ndodhe. Per mua ankthi i tij i vertete eshte nese vazhdojne ta njohin ende per te tille. nderkohe qe bombardohet nga te tera anet dhe elemente te tjere te klanit te tij po urinojne gjithnje e me ne afersi te tij per te percaktuar territoret e tyre. Kjo shpjegon edhe agresivitetit e tij ndaj tyre, kohet e fundit. Ketu duhet kerkuar arsyeja e pranise konstante te imazhit te tij ne syte e gjithkujt. Shprehje e frikes se thelle qe ndjen, pra.
Ne rastin e ujkut ju thoni se i pelqen roli i gardianit te tufes. Nuk ka shume te ngjare, per mua. Nese lideri i tufes njerzore ka ardhur ne ate pozicion edhe ne saje te blerjes se votave dhe kundervajtje te tjera, kjo kurre nuk mund te
kete ndodhur me ujkun tone (te pakten jo me ate te fotografise). Per te arritur aty ai eshte ndeshur fizikisht dhemb per dhemb me te gjithe meshkujt e tjere pretendues. Dhe i ka mundur ata pa hile, pa blere vota. Pra eshte fort i qete dhe i sigurte per pozicionin e tij. Ajo qe i intereson eshte ‘mbareshtrimi’ i tufes.
Mendoj se të dy flasim për të njëjtën frikë, atë të ruajtjes ” të vreshtit.” Unë kam menduar të vë në dukje në koment (por nuk di sa qartësisht jam shprehur) se ‘ujku’ i tufës njerëzore, përndryshe nga i i tufës së ujqërve zgjedh të jetë në krye dhe jo në fund të karvanit thjesht se nuk ka pikën e respektit për mëndjen askujt në vargun që i vete pas. Të paktën këtë thotë historia jonë. Dhe ai, meqë si rregull e di se askush në karvan nuk është në gjëndje ta drejtoj tufën si ai, atëherë ‘ për të mirë mundohet i shkreti’ që ta ruaj edhe me thonjë dhuratën që i ka bërë zoti.
Sa për pjesën e dytë, e pranoj se përdorimi i fjalës gardian tingëllon jo me vënd, kur fare mirë mund të përdorja fjalën rojtarit, apo kujdestarit të tufës.
Por ajo që ka më shumë rëndësi të vihet simbolikisht në dukje qëndron në faktin, se kush rrezaton më shumë fisnikëri gjatë ushtrimit të përgjegjsive, drejtuesi i tufës njerëzore apo ai i ujqërve?
Lutem edhe një herë dhe do e mbyll. Ju thoni në komentin tuaj, duke cituar kpmentin tim, se lideri i tufës njerëzore “… shqetsohet se ‘tufa në fjalë harron se kush e drejton’. Kjo nuk mund të ndodh. Për mua ankthi i tij i vërtetë është nëse vazhdojnë akoma ta njohin ende për të tillë,…”. Është për këtë arsye, zotëri, që unë them se të dy ne me fjalë të ndryshme shprehim të njëjtën gjë, frikën e liderit nga humbja e terrenit.
Shimpazete Po ashtu kane strukture te tille .Ne nje observing te ujqerit te vegjel kur luanin nese dikush tregojne teper agresiv te tjeret refuzonin te luanin me te .I permend ai cifuti ne librin e tij sapiens per te ilustruar se principe te tilla si kujdesi ndaj te tjereve,drejtesia etj jane ne DNA tone si njerez .Kjo Ilustrohet nga fakti se qyteterime te lashta ndonese te shkeputura nga njera tjetra kane arritur ne te njejtat postulate mbi moralin e drejtesine shoqerore .
Alba, “ai çifuti” qe permend ti, eshte historian dhe jo antropolog, dhe per ato librat e mrekullueshem qe ka botuar, siç kam pasur rast ta pemend kur i kam bere paraqitjen e tyre ketu en PTF, ka zhfrytezuar punimet e te tjerve, duke i cituar korrektesisht. Mdis tyre edhe te primatologut hollandezo amerikan F. Waal, qe eshte nje autor mjaft i dashur per mua. Me punimet e ketij te fundit, kam vite qe merrem, per punet e mia personale.
Dhe po te lexosh librat e tij (si Chimpanzee Politics. Power and Sex among Apes. London, Peacemaking among Primates, Primates and Philosophers. How Morality Evolved, The Age of Empathy, The Bonobo and the Atheist) bindesh se politikeberja ka filluar shume perpara lindjes se njerzimit.
Librat e F. Waal jane bestsellers te vertete, Perpjekjet e tij me te medha jane per t’u shpjeguar njerezve rezultatet e vezhgimeve te tij, per shkak te skeptiçizmit qe ndesh.
Dhe madje nje nga librat e tij te fundit eshte tilulluar: Are We Smart Enough to Know How Smart Animals Are?
Duken libra interesante Lyss .Faleminderit per prurjen.
Ujku lider ka dhene prova apo ka bindur tufen se eshte ne gjendje ti mbroje ata .Ne shoqerine njerezore diktatoret apo njerezit e forte vijne ne krye ne momente krizash kur njerezit jane te frikesuar nga rreziqe te ndryshme dhe dikush del ne krye si mbrojtesi apo shpetimtari I tyre.
Ndoshta gaboj, por duket sikur shkrimi bënë fjalë jo për ata liderë që i prodhojnë krizat, por për ata që prodhojnë kriza për të siguruar jetgjatsinë në pushtet.
Nuk është kollaj të jesh Lider (aka Protektor). Në këto njëqind e kusur vjet të shtetit shqiptar është provuar se “liderët” e këtij shteti nga paaftësia, apo nga zgjuarsia e tepërt, ua kan deleguar vazhdimisht rolin e tyre të protektorit të tufës të huajve. Një herë turkut, një herë serbit, një herë grekut, një herë italianit, një herë gjermanit, një herë amerikanit, një herë europianit, dhe tani më në fund prapë turkut dhe serbit.
Por, shqiptarët mbase bëjnë mirë të kuptojnë se duhet t’i japin fund Protektoratit, të ulin bothën dhe të formojnë më në fund një Republikë të qytetarëve të lirë. There is no such thing as free lunch.
Ne nje leter qe u shperndan atyre te cileve u disponon adresen, z. Kopliku duke komentuar nje fakt politik te dites (na) shkruan: Politikanët, me gjithë fajet, shpesh të drejta, që u rreshtohen, janë shumë më të mirë se sa shqiptari mesatar…. (Gje qe le vend per diskutim)
Por po qe se vertet ka kaq shume raste, siç rreshtoni ju L.A. do te ishte e pandershme te mbyllnim syte e te themi se vertet i gjithe faji eshte i tyre, i politikaneve.
Eshte thjesht e pamundur!
Lyss,
Dyshimi është i justifikuar, në mos shumë i gjetur. Statistiakt janë kokëfortë, dhe as nuk është se kanë për të ndryshuar gjë thjeshtë sepse çohem dhe them unë që shqiptarët nuk duhet t’ia puthin më duart pasardhësit të Edi Ramës, sikurse kanë bërë me vetë Ramën, Berishën, Ramizin, Enverin, dhe me radhë. Nuk është se kam ndonjë iluzion. Por të paktën, të mos çohen puthadorët dhe të thonë, “përse nuk na thatë?”…
Kurse ajo teza e Koplikut se në Shqipëri klasa politike na qënkërkësh mbi mesataren, nuk më duket se korrespondon gjë më atë relatetin shqiptar të seleksionimit natyror që favorizon vetëm “protektorët”. Këtej nga jetoj unë, sa për të bërë një diferencë kulturash, këtyre u thonë “pimps”.
Berisha dikur tha te vetmen gje me vlere ne 30 vjet te te folurit ne publik:”jemi bashkeviktima dhe bashkefajtore “.
Titulli I shkrimit duhet te jete:” shihni c’bejne ujqerit”.
Eshte intrigues fakti se ne nje kope ujqerish gjendet me shume dhembshuri e kujdesje se ne shume shoqeri njerezore te planetit.
Thuaja këtë atyre që regjimi ua pushkatoi familjarët, dhe e kaluan gjithë jetën në burgje dhe internim.
Të paktën t’i bëjmë vetëm bashkëfajtor, se bashkëvuajtës nuk i bëjmë dot.
Ne thelb, motivet qe e shtyjne dike te merret me politike, te synoje majat e pushtetit, ka te ngjare te jene te natyreshme (por jo domosdoshmerisht te ndershme) dhe ne thelb nuk ndryshojne nga motivet e impulset e shimpazeve, ujqeve apo gorrillave qe te vene mbi koke kasketen e mashkullit alfa, nepermjet nje lufte te eger, per arsye tashme te njohura e te shpjeguara nga antropologe te njohur.
Ky komenti juaj, o Lyss, me beri te mendohem pak dhe me nxiti nje pyetje, dakord , mund te jete keshtu per meshkujt politikane, po a shpiegohen po keshtu edhe motivet e femrave politikane, qe sigurisht cdo gje mund te jene, por alfa meshkuj jo, vec ne mos fshehshin ndonje cingel nden fustan.
Duledupicard,
Karakteristikat e “mashkullit alfa” nuk janë patjetër ekskluzivitet i meshkujve, ndonëse me siguri shfaqen më shumë tek meshkujt sesa femrat.
Por nuk është këtu problemi. Sepse këto femra nuk zgjidhen gjë nga “protektori” në krye të Partisë për aftësitë e tyre tw veçanta “alfa male”. Përkundrazi.
Problemi është që shoqëria jonë nuk u nënshtrohet gjë ligjeve të shkencës së statistikave, por tekave të liderit. Shqiptarët nuk kanë gjë ndonjë shoqëri të organizuar rreth lirisë së individit, ndaj edhe diskutimi mbi mesataren (mean), dhe të veçantën (outliers) është i kotë.
I nderuar L.A.,
Mire ka thene ai shoku me rrobe doku qe fjalet na jane dhene qe te ngaterrojme me shume se sa ta sqarojme njeri tjetrin. Te pakten qellimi i komentit tim ishte krejt tjeter nga kuptimi qe i keni dhene ju. Nuk po zgjatem me tej, se e di qe o nuk jam une i zoti ta sqaroj me tej ate qe desha te them, o ju keni per te ecur ne ndonje hulli qe mua as nuk me ka shkuar nder mend. Se ja psh, sido qe ta vertitesh, i thone “mashkull alfa”, dreqi qe e mori, dhe nuk kemi degjuar per ndonje “femer alfa”, ne mos qofte “she male”, sic e thashe edhe me pare me fjale te tjera. Kur thashe politikane, pata parasysh ato te llojit te Margaret Thatcher, jo Elisa Spiropalin.
Dule, pyetja eshte interesante dhe te siguroj se vjen shpesh ne punime te tilla. Ne teresi thuhet se te jesh alfa nuk eshte çeshtje gjinie.
Me tej evolucioni deshi qe femra (ndokush do te deshte te thuhet gruaja, por ketu koncepti eshte me i gjere sa kaq, prandaj edhe pa deshiren time perdor funksionin e saj riprodhues) te privilegjoje pozicionin beta, qe eshte mjaft strategjik, sepse brendaperbrenbda komunitetit i jep me perparesi sigurise se tufes se sa ndermarrjeve kokekrisura te mashkullit alfta, parapelqen me fort marreveshen se sa konfliktin e hapur.
Shpesh sillet rasti i bonobove (nje shimpaze pak me trupvogel), nga te paktet ku seksi nuk ka vetem rol riproduktiv por edhe ‘rekreativ’, dhe mbi te gjitha ndikon per uljen e tensioneve brenda tufes, zgjidhjen me mjete “alternative” te problemve qe dalin etj.
Tani per mendimin tim, ne qe fillim na kane ushqyer me mitin e diskutueshem te gruas-nene, qe nuk di te beje gje tjeter veçse mban femijet ne shtepi rrotull vatres dhe pret burrin e forte te kthehet nga gjahu. Fort gje e gabuar! Nje kurth ku heret a vone biem te gjithe. Gruaja e ka po aq te forte instinktin e gjuetise, ne kuptimin me te gjere, ka po aq ambicje qe e gerryen egersisht se brendeshmi, eshte gati te paguaje (pothuajse) cdo çmim per te arritur synimin e saj (na falni), por ka te ngjare ta kete me te zhvilluar instinktin e vetembrojtjes, jetes.
Tani per rastin shqiptar nuk di ç’te them, se seleksionimi i rrethit te pare qe jane prane alfes nuk eshte pozicion meritokracie, fatkeqesisht ato jane zgjedhur me liste ne dore (pas nje emrimi njerzit hapin syte dhe pyesin: cili eshte kjo-ky?) nga mashkulli alfa (siç zgjedh edhe meshkujt beta dhe ketu them vertet meshkujt dhe jo burrat). Ne paranteze, ky eshte krimi per te cilin nuk flitet kurre i politikes shqiptare. Njerzit, me naivitet e ne mirebesim votojne ato qe ka zgjedhur z. Alfa. Me tej krijohet rrethane paradoksale qe ngrihen ne mbrojtje te dikujt qe nuk e kane zgjedhur vete.
Po M. Thatcher, thate ju? Ne histori njihet nje lloj rotacioni, neper te cilin kane kaluar te gjitha shoqerite e qe ka emrin matriarkat, ku matrona kishte te gjitha atributet e sotme te mashkullit alfa. Per mendimin tim, natyra (nisem nga parimi se historia e njerzimit eshte pjese e historise se natyres), nuk i pret gjerat me thikë, gjithnje le disa te çara ku mund te shohesh si te shkuaren ashtu edhe te ardhmen.
Thashe se rasti shqiptar eshte i pavlefshem, por personalisht, shpesh here mendoj se evolucioni nuk e ka rrafshur ndonjehere plotesisht rolin e “femres” alfa edhe ne Shqiperi, madje dyshoj shume se ka raste ku vete mashkulli alfa eshte krijese e manipulimeve te saj. Goje te ndryshme flasin per çiftin Hoxha, por vete do te desha te sjell rastin e provuar te familjes Klinton,p.sh. (thuhet se mire qe znj e ardheshme Klinton nuk zgjodhi te martohet me dike qe punonte ne nje servis karburanti se do ta kishte bere president te US!)
Eh mer Lyss, e dija qe do te perfundonim duke diskutuar rreth kesaj ceshtjeje pa fillim, e pa fund. Gjithsesi me nxite edhe mua te them nja dy gjera edhe pse nuk e konsideroj vehten kompetent, specialist apo edhe njohes I mire I antropologjise, marredhenieve ndergjinore, apo te tjera disiplina sa te vageta aq edhe joegzakte ne natyren e tyre.
Ne kete kuptim mendimi I secilit eshte po aq I mire (ose I keq) sa mendimi I cilit do tjeter.
Mund te jete e vertete qe te qenit “alfa” nuk eshte ceshtje gjinie. Argumenti me I thjeshte do te ishte psh. shoqeria e amazoneve, ne te cilen detyrimisht “alfa” ishte nje femer. Gjithsesi ky eshte nje rast special, I cili nuk mund te pergjithesohet. Matriarkati si organizim social I shoqerive primitive, mesa me kujtohet nga shkolla, ose ndofta nga ndonje lexim rastesor, nuk bazohej aq ne agresivitetin, faktin qe edhe grate mund te gjuanin, ose te tjera nga keto qe permenden kur duan te karakterizojne “alfen”. Matriarkati bazohej ne faktin qe memesia duke qene e sigurte, ndryshe nga atesia qe nuk dihej me saktesi per shkak te promiskuitetit, garantonte trashegimine e atyre pak gjerave qe garantonin egzistencen e fisit, apo gjinise. Kur gradualisht agresiviteti dhe alfa-karakteristikat e tjera filluan te nxjerrin koke dhe meshkujt, ne vecanti ata me veti alfa me te shprehura, realizuan qe thjesht ne saje te dominimit fizik mund ta pronesonin edhe femren vete, matriarkati perendoi. Levizjet e sotme feministe nuk jane gje tjeter vecse remineshenca te matriarkatit. Nuk ma do mendja qe kjo pune do te kthehet atje ku nisi. E shumta, sic edhe po shohim, aty ketu do te arrihet ndonje lloj barazie, me shume ne leter, sepse ne realitet do te duhet edhe shume kohe ne prognozen me optimiste. Qe te merremi vesh ketu flasim per nje ristrukturim rrenjesor te shoqerise dhe jo meteore te tipit M. Thatcher, e as per A. Merkel, le pastaj per Spiropale, apo Belinda Balluku a ku di une c’tjeter.
Rasti I Hoxhajve, apo Klintoneve qe sillni ju nuk me duket se I pergjigjet femrave “alfa” edhe pse aparenca, apo edhe thashethemet duket sikur e mbeshtesin idene e femrave alfa. Mua me duket se Hoxha ishte nje alfa I plote, qe I dominoi meshkujt e tjere deri ne zhdukje te plote, njelloj si nje alfa ujk qe do te masakronte rivalet e vet thjesht nga instinkti. Martesa me Nexhmijen nuk u be, mendoj une se Nexhnija qe nje alfa. Ne vend te Nexhmijes mund te kish qene edhe ndonje femer tjeter. Nexhmia diti te shfrytezoje fatin qe qe gruaja e alfes, dhe edhe kur ketij alfe iu qorruan syte e I rane breket, Nexhmija thjesht diti te kryente funksionet e alfes, pa pasur me nevoje per kontributin konkret te alfes.
Rasti I Klintoneve ndryshon. Ata u ngjiten si cift ne nivelin e alfa familjes dhe edhe pse thenia qe sillni ju mund te kete pak te vertete, nuk eshte e gjithe e verteta. Kontributi I gruas ne kete rast mund te jete I pacmueshem per te nxjere ne pah “alfasine” (ma lejo kete fjale, hehe!) e burrit, po vetem kaq. Ajo vete nuk ishte “alfa”. Po te ishte alfa, Klintonka do t’ia kishte nxjerre zorret perjashta Billit kur Billin e lepiu Monika (jo ajo e cizmes) sepse instinktet natyrore shkojne pertej instinkteve politike. Klintonka e dinte qe gjithsesi pa Billin, ajo vete nuk vlente per te mbajtur pozicionin e alfes. Aq e vertete eshte kjo sa kur ajo e provoi deshtoi plot dy here, nje here kunder Obames (qe nuk dukej ndonje alfa kushedi ) dhe pastaj kunder Trumpit qe duket si nje triple alfa.
Mbeten per t’u diskutuar edhe rastet e liderave te shquar e te suksesshem qe nuk kane tipare te dukshme alfa, por qe gjithsesi duke udhehequr me urtesi e largpamesi, veti keto me shume njerezore se sa biologjike, kane sukses jetegjate dhe I begatojne vendet qe udheheqin.
Zgjedhja e liderave është një lloj vetëpërkufizimi i masës dërmuese të atyre që zgjedhin (natyrisht, kur zgjedhjet janë zgjedhje dhe jo votime). Aty nxjerrin kokë frikërat dhe pasiguritë, optimizmi apo pesimizmi kolektiv.
Në Shqipëri, zgjedhjet dhe inertësia në reagimin ndaj padrejtësive janë tregues të një shoqërie që ka nevojë për ndihmë, që i duhet dikush (apo disa) që ta marrë për dore e ta ndihmojë të rritet.
Ç’rëndësi ka nëse është mashkull apo femër, alfa apo beta.
Qe eshte mallkull apo femer natyrisht qe nuk ka asnje rendesi, por arketipi i alfes nis dhe evokohet kur nuk plotesohen pritshmerite e te gjitheve. Qe rrethi i pare i atyre qe jane prane kreut eshte i kenaqur, kjo nuk mjafton. Edhe ne regjimet me brutale do te kete gjithmone njerez qe jetojne me mire se me pare, por ky standart eshte mjaft i tejkaluar tashme.
Ka një marrëdhënie të pashëndetshme mes shqiptarëve dhe politikës që i ngjason bashkëvarësisë (co-dependency). Vështirë të gjendet një lider (në krye, a në fund të tufës) që ta ketë kapacitetin dhe dëshirën për t’i çliruar njerëzit nga kjo varësi e trashëguar në vite.
Janë të tjerë ata që i kanë çelësat e shpirtit dhe të arsyes, po ku janë?
Nuk me duket se njerzit reagojne keshtu sepse jane buzeholle. Ne krye te shtetit ke nje bandit ordiner qe kompletohet nga nje grua qe te duket sikur je ne makth kur e degjon te flase per problemet politike.
Cifti Adams i politikes shqiptare.
Edi Rama edhe pse ka permisuar funksionin e administrates, per te ruajtur namuzin e partise mbrojti e mban ministra qe jane kusare rruge pa folur per magjepsjen ndaj milionerve me te kaluar kriminele me te cilet mbushi parlamentin. Ai vend me te vertete ka arsye te ndihet i fyer e i poshtruar nga ata qe i votoi me vullnet te mire dhe qe rezultuan po aq tribale sa do te benin te skuqeshin nga alfa te omega.