Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Letërsi

DY TINGËLLIMA ME BISHT (SONETTI CAUDATI)

 

përgatiti Arben Dedja

Giuseppe Gioachino Belli, padyshim poeti më i njohur që ka shkruar në dialektin romanesk, lindi në Romë më 1791. Qyshkur u martua, më 1816, me një vejushë të pasur, pronare e madhe tokash, jeta e tij nuk pati më kokëçarje të natyrës ekonomike.

Në të ri, shkroi në italisht poema, tingëllima, ese, farsa e komedi të shumta, përktheu drama e komedi nga frëngjishtja. Pastaj, befas, duke filluar nga viti 1827 e deri sa vdiq (1863) filloi të shkruajë në dialektin romanesk me mijëra tingëllima (gjithsej 2279) me të cilat kish qëllim, siç thosh vetë, t’i ngrinte “një përmendore vegjëlisë” së Romës papnore të Tetëqindës. Temat ishin nga më të ndryshmet: biblike, të përditshmërisë, që mbartnin zgjuarsinë dhe filozofinë e hollë popullore, nganjëherë thjesht shakara. Dialekti i përdorur u jepte teksteve një ekspresionizëm dhe ngjyresë të rrallë.

Për shumë vite Belli shërbeu si Sekretar (dhe qysh nga viti 1850 si President) i Accademia dell’Arcadia. Si i tillë, luante rolin e Censorit për Shtetin Papnor (Roma u bë pjesë e Italisë vetëm më 1870 dhe kryeqytet i saj më 1871) dhe shpesh i duhej të jepte një gjykim të rreptë moral për vepra letrare e muzikore autorësh të ndryshëm, përfshi Shekspirin, Rossinin, Verdin… Në të kundërt pastaj, në darkë, brenda mureve shtëpiakë, shkruante tingëllima si këto të mëposhtmet. Natyrisht, Belli zgjodhi të mos i botojë vargjet e veta, ndonëse në rrethe të mbyllura poetësh e artistësh ndonjëherë i lexonte ato. Të paktën në një rast ka qenë i pranishëm edhe Nikollaj Vasileviç Gogoli, një tjetër mjeshtër i madh i humorit, i cili u shpreh me entuziazëm për poetin në letrat që u dërgonte miqve nga Italia.

Nga fundi i jetës, Belli e la me testament që dorëshkrimet t’i digjeshin, se nuk përkonin më me ndjenjat e tij të vërteta, por i biri nuk bëri kështu. Dhe, njëzet e ca vjet pas vdekjes, Sonetti romaneschi panë më në fund dritën e botimit në gjashtë vëllime (ishin mbi 32.000 vargje – dyfish Komedia Hyjnore). Sot përkthime të këtyre tingëllimave ekzistojnë në gjuhët kryesore [në anglisht, sajë Michael Sullivan-it, kemi përkthimin e plotë (Vernacular Sonnets of Giuseppe Gioacchino Belli)].

E ç’mund të bëja tjetër veç të jepja edhe unë dy prej tyre (zgjodha nga ato të tipit që u shkakton thartim fytyre mendjeve të larta të kombit). M’u duk e natyrshme të përdorja edhe unë dialektin e një tjetër kryeqyteti, atij të vendit tim – dialektin “tironc”. Familja ime mund të quhej e ardhur në Tiranë, por unë, ama, kam lindur aty dhe e para gjë që mësova kur luaja me top rrugicave ishte dialekti. Pallati ku banoja ndodhej në mes të një lagjeje tiranase. Kur luanim futboll në lagje unë isha pjesë e skuadrës së Alimehmetëve. Kundërshtarët tanë më të fortë qenë Sheqerët.

 

Er Padre de li Santi

 

Er cazzo se pò ddí rradica, uscello,

ciscio, nerbo, tortore, pennarolo,

pezzo-de-carne, manico, scetrolo,

asperge, cucuzzola e stennarello.

 

Cavicchio, canaletto e cchiavistello,

er gionco, er guercio, er mio, nerchia, pirolo,

attaccapanni, moccolo, bbruggnolo,

inguilla, torciorecchio, e mmanganello.

 

Zeppa e bbatocco, cavola e tturaccio,

e mmaritozzo, e ccannella, e ppipino,

e ssalame, e ssarciccia, e ssanguinaccio.

 

Poi scafa, canocchiale, arma, bbambino:

poi torzo, crescimmano, catenaccio,

mànnola, e mmi’-fratello-piccinino.

 

E tte lascio perzino

ch’er mi’ dottore lo chiama cotale,

fallo, asta, verga, e mmembro naturale.

 

Cuer vecchio de spezziale

disce Priàpo; e la su’ mojje pene,

seggno per dio che nun je torna bbene.

 

Bàba i Shenjtorve

 

Karit i thojn ene kaçul, currak,

cylaq, mazllum, çupërlluçkë, pallë,

tollum, haxhiu i modh, hallát, e bollë,

hajdar, koçan, genc, ene matarak.

 

Zymyl, shaputan, kacagjel, llullak,

kollodok, lloz, e dell, ene manall,

rropell, e komandant, ene çukallkë,

kalem, trap, bìle, luc, ene rrotak.

 

Qushk ene shtupë, pashë ene bishtuk,

e mazhgull, e mëzhell, ene gozhdar

e zorrë, ene sallom, ene suxhuk.

 

Pastaj dypllomsh, e rrip, kallash, mullar,

pastaj manillë, maçarungë, ulluk,

rrush, e ngordhash, buçurruc, kanar.

 

E biles nji gjyzar

si ky doktorri im, e qu’ ai miku,

fallus, gjymtyra e pestë, e matrapiku.

 

Barnatari, nj’ai biku,

i thot’ Priap; penis gruja e vet,

shej’, për allah, q’s’e ka me aq lezet.

 

 

 

La Madre de le Sante

 

Chi vvò cchiede la monna a Ccaterina,

pe ffasse intenne da la ggente dotta

je toccherebbe a ddí vvurva, vaccina,

e ddà ggiú co la cunna e cco la potta.

 

Ma nnoantri fijjacci de miggnotta

dìmo scella, patacca, passerina,

fessa, spacco, fissura, bbuscia, grotta,

fregna, fica, sciavatta, chitarrina,

 

sorca, vaschetta, fodero, frittella,

ciscia, sporta, perucca, varpelosa,

chiavica, gattarola, finestrella,

 

fischiarola, quer-fatto, quela-cosa,

urinale, fracoscio, ciumachella,

la-gabbia-der-pipino, e la-bbrodosa.

 

E ssi vvòi la scimosa,

chi la chiama vergogna, e cchi nnatura,

chi cciufèca, tajjola, e ssepportura.

 

Nona e Shenjtoreve

 

Kush ia lyp pidhin zojës Katerinë,

qi ta mori vesht si gjinje me shkollë

i bie qi t’i thotë vulvë, vaginë

e vu masanej me llokum e me gjollë.

 

Ne si bij kurvash nuk i shkojm aq thellë

i themi rroçkë, bublesh, ene quklinë,

dafllak, duc, lemzë, piç, taknaq, çapellë,

vërr, gop, zuzalak, trëndelinë,

 

fik, kukunare, pleskë, e buçuk,

bubë, ballëçamë, farfall, e llapatan,

marmit, e zymilek, e feladug,

 

pilivesë, ai veni, ene fyrianë,

udhët, matrafellë, lug, pikaluk,

kokërr-e-kafes, ene papulan.

 

E n’daç t’i shkojm matanë,

kush e qu’ veni i lig, e kush dyfel,

kush lepa brena, shefike, tynel.

1 Koment

  1. Jane qe te mbash barkun me dore, por per t’i sjelle ne nje gjendje te tille fluide e te kendeshme ne te lexuar, supozoj qe eshte dashur pune e madhe ne te perkthyer, njohuri e kerkime te mira leksikore, madje nga te dyja gjuhet.

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin