nga Agron Alibali
Temperaturat e larta politike dhe stinore në Tiranë kanë lënë jashtë vëmendjes publike e mediatike një risi të rëndësishme ligjore të miratuar së fundmi nga Kuvendi i Shqipërisë. Fjala është për Ligjin Nr. 54/2019, dt. 18.07.2019 “Për nismën ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë”.
Ligji çel shtegun për zbatimin e dispozitave kushtetuese për procesin ligjvënës në Shqipëri, duke u mundësuar më në fund zgjedhësve shqiptarë të drejtën për ndërmarrjen e nismave ligjvënëse nga poshtë.
Me Kushtetutën e v. 1998, Presidentit iu hoq tagri i nxjerrjes së dekreteve normative, çka e ktheu vendin nga republikë semi-presidenciale në republikë parlamentare. Mirëpo Kushtetuta e v.1998 hapi mundësinë edhe të nismave ligjvënëse nga poshtë, duke sanksionuar se “të drejtën për të propozuar ligje e ka Këshilli i Ministrave, çdo deputet, si dhe 20 mijë zgjedhës” [Neni 81.1 i Kushtetutës, nënvizimi A.A.].
Kësisoj, Ligji Nr, 54/2019 përbën plotësim të rëndësishëm të Nenit 81.1 të Kushtetutës, i cili deri më sot kishte mbetur i pazbatueshëm.
Ligji Nr. 54/2019 është i shkurtër, me vetëm 18 nene. Ai është botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 116/2019 me datë 6 gusht 2019, dhe hyn në fuqi 15 ditë pas botimit të tij, d.m.th. me 22 gusht 2019.
Ligji mund të shqyrtohet i plotë në lidhjen më poshtë:
https://qbz.gov.al/eli/fz/2019/116/cefba541-edd9-4c6a-9832-ca386de2677b
Nisma ligjvënëse e zgjedhësve përkufizohet si “propozimi në formë të shkruar i një projektligji, i nënshkruar nga jo më pak se 20 000 zgjedhës, drejtuar Kuvendit të Shqipërisë” [Neni 3.6].
Ligji nuk kufizon objektin e nismave ligjvënëse [Neni 2.1], që gjithsesi duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën, Rregulloren e Kuvendit, dhe “standardet ligjore për hartimin e akteve normative” [Neni 5.2].
Duke u nisur edhe nga përkufizimi më lart, mund të themi se nismat ligjvënëse nga poshtë kanë tri kërkesa thelbësorë:
- Përcjellin një projektligj që, normalisht, shfaq një nevojë publike ende të patrajtuar, apo që është anashkaluar nga Kuvendi;
- Ato ndërmerren nga të paktën 20,000 shtetas shqiptarë me të drejtë vote; dhe
- I përcillen për shqyrtim dhe miratim përfundimtar Kuvendit të Shqipërisë.
Nga pikëpamja organizative, nisma ligjvënëse qytetare drejtohet nga një Përfaqësi, e cila merret me mbledhjen e nënshkrimeve [pas miratimit të organeve të pushtetit vendor, Neni 8], me mbarëvajtjen e bashkërendimin e procesit. [Neni 5.6]. Përfaqësia mbulon edhe koston e shpenzimet e procesit të mbledhjes së nënshkrimeve, burimet e të cilave bëhen publike [Neni 7].
Komisionit Qendror të Zgjedhjeve [KQZ] ka rol qendror në mbarështimin dhe drejtimin e procesit. Për shembull, KQZ miraton modelet e fletëve tip dhe të dhënat përkatëse për mbledhjen e nënshkrimeve {Neni 10], verifikon nënshkrimet, regjistron apo refuzon nismën ligjvënëse, etj. [Neni 14],
Ndryshe nga normat ekzistuese për referendumin, Ligji 54/2019 nuk i njeh rol vendimtar e paraprak Gjykatës Kushtetuese.
Ligji parashikon procedura lehtësuese për mbledhjen e nënshkrimeve edhe ndaj personave “në pamundësi fizike” [Neni 10.5]. Ai parashikon procedura të veçanta nënshkrimi për zgjedhës që nuk mund të shkojnë në mbledhjen e nënshkrimeve “për arsye shëndetësore” [nënshkrimi merret në vendndodhjen e zgjedhësit, Neni 11.1], ose për zgjedhës me problematikë penale [Neni 11.2].
Risia thelbësore e Ligjit 54/2019 është njohja e së drejtës së nënshkrimit, dhe për rrjedhojë, edhe të nismës ligjvënëse, edhe për shtetasit me banim jashtë Shqipërisë. Dispozita përkatëse është si vijon:
Neni 11.3. “Zgjedhësit, të cilët banojnë jashtë territorit
shqiptar gjatë mbledhjes së nënshkrimeve mund të nënshkruajnë fletët përkatëse në ambasadat ose postet konsullore të Republikës së Shqipërisë. Vendi dhe koha e mbledhjes së nënshkrimeve përcaktohen nga drejtuesi i zyrës përfaqësuese përkatëse dhe njoftohen në mënyrën që siguron akses të plotë ndaj informacionit për shtetasit shqiptarë.”
Kujtojmë se këtu nuk është fjala për të drejtën e votës për shqiptarët me banim të përhershëm jashtë shtetit, por vetëm për ndërmarrjen e nismave ligjvënëse.
E drejta e votës për zgjedhësit shqiptarë që punonin apo studionin jashtë shtetit njihej dhe zbatohej, edhe pse formalisht, edhe gjatë periudhës së regjimit komunist në Shqipëri. Zgjedhësit që ndodheshin jashtë Shqipërisë votonin nëpër Ambasadat e Shqipërisë nëpër botë, dhe zona e tyre zgjedhore ishte ish-Lagja 2 në Tiranë, ku ndodhet Ministria e Punëve të Jashtme. Sot, e drejta e votës për shqiptarët jashtë atdheut njihet de jure [në kuptimin që të gjithë shtetasit që kanë regjistrimin në gjendjen civile në Republikën e Shqipërisë regjistrohen automatikisht edhe për të votuar], por de facto ushtrohet rrallë [pasi zgjedhësit duhet të vijnë fizikisht në Shqipëri për të votuar].
Dhe këtu vijmë edhe tek risia e fundit e Ligjit 54/2019, dhe pikërisht tek mundësia e nënshkrimit elektronik, si vijon:
“Mbledhja e nënshkrimeve në mënyrë elektronike kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për nënshkrimin elektronik, dokumentin elektronik dhe atë për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara.“ [Neni 12],
Përmbajtja dhe qasja bashkëkohore e ligjit zgjeron hapësirën e vendimmarrje për shtetasit shqiptarë. Mirëpo hapi tjetër i domosdoshëm, sipas parimit të demokracisë së drejtpërdrejtë [Nenit 2.2 i Kushtetutës: Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti], është rishikimi dhe thjeshtimi i kreut për referendumet në Kodin Zgjedhor.
Referendumet janë mjete të mirëfillta demokratike për shprehjen e vullnetit të popullit për një çështje akute të caktuar. Klasa politike shqiptare nuk ka pse të tutet, apo të ketë alergji nga referendumet. Përkundrazi, vendimmarrja e drejtpërdrejtë popullore do ta fuqizonte e zhdërvjelltësonte demokracinë në Shqipëri. Për shembull, edhe çështja e shumëdebatuar e Teatrit Kombëtar mund të zgjidhet fare mirë me një referendum vendor.
Sa i takon Ligjit 54/2019, natyrisht përfitimet e tij konkrete duhet të testohen në praktikë. Këtu mund të themi se nismat ligjvënëse duhet të jenë shkurtra, të qarta e koncize. Ato lipset të rrahin probleme që, për arsye të ndryshme, kanë mbetur jashtë vëmendjes së Kuvendit apo të qeverisë.
Falë qasjes së hapur dhe fleksibël të ligjit, do të përcillnim këtu dy shembuj të mundshëm për zbatim.
Shqipëria, si vend europian, çalon rëndshëm për gjendjen e hekurudhave të vendit. Treni është, pak a shumë sinonim i një shoqërie të përparuar, moderne, europiane, Mirëpo për arsye të ndryshme investimet në infrastrukturë këto tri dekadat e fundit janë përqendruar kryesisht tek rrugët automobilistike. Një nismë ligjvënëse nga poshtë do të ishte, për shembull, një projektligj që të detyronte shpërndarjen e balancuar, ta zëmë 50 % me 50%, të fondeve buxhetore e investimeve në infrastrukturë midis hekurudhave dhe rrugëve automobilistike.
Një tjetër nismë ligjvënëse nga poshtë mund të lidhej me çështjen delikate të huamarrjes. Ka shqetësime të ligjshme se huamarrja nga administratat e tranzicionit ka prirje për të kapërcyer në nivele të papërballueshme. Askush nuk duhet të marrë borxh për të mos e larë atë. Pakkush do të donte që borxhin e marrë sot t’ia shpërngulë si detyrim shlyerjeje brezit tjetër. Parimi i shtrirjes së këmbëve sa jorgani zbatohet në praktikë sipas normës së pashkruar se borxhi shlyhet gjatë jetës së huamarrësit, dhe huaja nuk mund e nuk duhet ta pasjetojë huamarrësin.
A nuk mund të ndërmerrej një nismë ligjore nga poshtë, për shembull, për të vendosur me ligj që çdo huamarrës në Shqipëri, në nivel qendror apo vendor, duhet detyrimisht ta lajë borxhin e marrë brenda për brenda mandatit qeverisës të ushtrimit të veprimtarisë së vet, dhe s’mund t’ia përcjellë detyrimin administratës pasardhëse? Nisma, që në dukje mund të mos paraqitet si praktike, të paktën do të disiplinonte jo vetëm huamarrjen në Shqipëri, si dhe ruajtjen e saj brenda niveleve të qëndrueshme, por do të rriste edhe përgjegjësinë e klasës politike në rrafsh qendror e vendor.
Edhe pse e vonuar me 21 vjet, pêrfundimisht, hyrja në fuqi e legjislacionit zbatues të normës kushtetuese për nismat ligjvënëse nga poshtë është hap në drejtimin e duhur. Le të shohim se si do të zbatohet në praktikë.
(c) 2019, Agron Alibali. Të gjitha të drejtat të rezervuara.
P. sh. ligji per koncesionet duhet te ndryshohet dhe te ndalohen me ligj kompanite off shore dhe ato anonime.
Eshte veshtiresisht e besueshme se ndokush ne Shqiperi do te mbante persiper kostot per propozimin e nje ligji, te cilin parlamenti mund ta hedhe ne ndonje kosh si hidhen cv-te ne administraten publike.
Sot duhet referendum propozitiv, jo vetem te propozohet ligji, por edhe te anashkalohet parlamenti. Kjo eshte e vetmja menyre per te hequr qafe tiranine e shumices parlamentare, duke i dhene opozites nje mjet te forte negocimi politik. Si fillim mund te eksperimentohet ne ligje te caktuara, mandej ne rast suksesi te zgjerohet.
Problemi i mossuksesit te referendumit tjeter, atij abrogrativ, lidhet perpos me faktin qe askush nuk do qe populli te kete te drejte vote, edhe me faktin qe ne rast se nje ligj abrogohet me referendum, parlamenti mund te beje nje ligj tjeter te ngjashem me ate te abroguarin, ose edhe me keq se i abroguari.
Pra e drejta e propozimit te ligjeve nga 20 mije zgjedhes, ashtu si referendumi abrogativ, jane mekanizma qe vuajne nga idealizmi i tepruar se kemi nje sistemi demokratik me politikane te pergjegjshem.
I vetmi mjet realist eshte referendumi propozitiv, i cili angazhon fuqimisht edhe opoziten ne vendimmarrje.
Modeli parlamentar ne Shqiperi ka deshtuar ne menyren me spektakolare te mundshme, djegja e mandateve eshte rast unikal ne Europe (ndoshta edhe bote) dhe me e keqja eshte se do te jete rruga qe do te ndjeke cdo opozite ne te ardhmen, pasi, veç krizes qe prodhon ne vend, forcon edhe rolin e lidershipit te kryetareve te opozites dhe spastrimin e partive nga elemente te padeshirueshem per kryetaret.
O duhet pare ne ndonje sistem presidencial ose gjyspresidencial ose duhet futur elemente te demokracise pjesemarresve qe te zbutet absolutizmi qe prodhon ne modelin parlamentar bashkimi i pushtetit legjislativ me ate ekzekutiv. Keto 2 pushtete duhen ndare qartazi dhe prere ose duhet te nderhyje opozita nepermjet popullit e referendumit propozitiv.
Kushtetuta thote se sovraniteti i takon popullit dhe populli e ushtron nepermjet perfaqesuesve ose drejtperdrejt.
Drejtperdrejt ka referendumin abrogativ, me sfere veprimi te kufizuar dhe te drejten e propozimit te ligjeve.
Legjislatori, qe reali eshte italian, por i mbeshtetur sidomos tek juriprudenca gjermane, ka vene fokusin tek klasa politike, si koncept midis popullit dhe Njeshit.
Armiqte e klases politike jane Njeshi dhe populli, keshtu qe keta te dy duhen izoluar sa me shume, qofte prej njeri-tjetrit, nje koalicioni te mundshem mes tyre, qofte si kompetenca kushtetuese perkatese. Njeshi eshte zhbere ne dualizmin President- Kryeminister, te dy te varur prej Parlamentit/Klases Politike, kurse popullit drejptperdrejt i jane lene vetem çelsat e kashtes, referendumi abrogativ dhe propozimi i ligjeve.
MIrepo Njeshi me ca mundim, nepermjet ndryshimeve te 2008-s, gjeti mundesine te unifikonte disi veten, duke sfumuar Presidentin dhe me e rendesishme nga ana funksionale, te nenshtronte klasen politike.
Ne thelb kushtetuta eshte nje cope letre parlamentariste, me primatin e padiskutueshem formal te klases politike, por ne fakt sundon Njeshi, i cili duke shfytezuar bashkimin e pushtetiteve legjislative dhe ekzekutive qe ka copa e letres qe quajme Kushtetute, eshte duke e shpallur fjalen e tij, si ligj.
Koalicioni i Njeshit me Popullin, te cilin Legjislatori deshi te evitonte me çdo kush, eshte jo vetem nje fakt i padiskutueshem, por i vetmi fakt domethenes i politikes dhe institucioneve shqiptare.
Delegjitimimi i klases politike eshte i plote dhe i pakthyeshem, aq sa edhe intelektualet e paguar, tashme nuk e sulmojne me popullin, me principin e cdo populli qe ka klasen politike qe meriton, sepse Njeshi eshte duke paguar per koalicionin e Tij me Popullin.
Puna e Legjislatorit (italo-gjerman) ka marre fund, ka deshtuar ne menyre te plote e te pakthyeshme.
Klasen politike nuk e do askush, veshtire se gjen ndonje shqiptar qe ne privat te thote nje fjale te mire per klasen politike si e tille, dmth si koncept i dalluar prej popullit dhe Njeshit. Klasa politike eshte e korruptuar, hajdute, e ka mendjen ku te vjedhe e ku te shfrytezoje privilegjet, ku te lidhet me drogaxhinj e papone gjithfaresh, te mos respektoje ligjet etj.
Ne keto kushte Legjislatori eshte kthyer ne nje figure groteske, sepse pretendon qe pushtetin ta kete nje klase, e cila ska as mbeshtetjen me minimale popullore, plotesisht e delegjitimuar dhe e anatemuar.
Problemi eshte se klasa politike edhe sikur te rinovohet njefaresoj, nepermjet integrimit te individeve te paster, ose te pakten jo sterre, ka problemi kyç te objektivave te saj.
Cilat jane objektivat e klases politike, cfare pergjegjesish e barrash publike duhet te çoje perpara ?
Sepse sot recitimi i vjershes 30 vjeçare ose te ben per te qeshur ose has ne ngritjen e vetulles se djathte apo te majte, pra populli te fut ne aradhen e te tjereve.
Pra edhe sikur te ekzistoje mundesia e rinovimit te klases politike, se pari eshte e nevojshme nje teori politike, ne mos permbajtesisht, te pakten formalisht ndryshe prej aktuales, ne menyre qe te behet idenfikimi i menjehershem i te rinjve (jo prej moshes) si te njejte me te vjetrit, pra te mos delegjitimohen sa vene kemben ne skenen politike.
Duke ju falenderuar për komentet, më lejoni të bëj një pyetje “sokratike”:
Ligji 54/2019, dt. 18.07.2019, tashmë ka hyrë në fuqi.
Pra, një nismë ligjore “nga poshtë” mund të ndërmerret edhe sot.
Me fjalë të tjera të paktën 20,000 shtetas shqiptarë, që kanë të drejtën e votës mund të bashkohen edhe këtë muaj për të ndërmarrë nismën për miratimin e një ligji në Shqipëri, pavarësisht nëse ata jetojnë në Shqipëri ose jashtë saj.
Pyetja është kjo: a mundet që nisma të burojë – edhe tërësisht – nga shqiptarët me banim jashtë atdheut?
E thënë ndryshe, a mundet që “njëzetmijëshi si dysheme” të vijë – eksluzivisht – nga një komunitet kompakt zgjedhësish shqiptarë, ta zemë, në Greqi apo në SH.B.A., ose jo-kompakt në Gjermani, Itali apo Angli?
A mundet, pra, që edhe Diaspora shqiptare të propozojë ‘sua sponte’ miratimin e një ligji në Kuvendin e Shqipërisë?
Le të përcjellim, si shembull, një nevojë konkrete të përmendur shpesh gjithkund: çmimet e larta të biletave të fluturimit për në Rinas, krahasimisht me aeroportet e vendeve fqinje. Eshtë hedhur ideja se kjo vjen si pasojë e koncesionit të aeroportit ndërkombëtar të Rinasit në favor të Tirana Airport Partners [TAP].
Koncesioni në fjalë është miratuar me Ligjin Nr. 9312, dt. 11.11.2004. Ligji i jep fuqi Kontratës së Koncesionit, që përcakton edhe Afatin e Koncesionit, i cili është për një periudhë prej 20 (njëzet) vjetësh nga data e fillimit të koncesionit, me të drejtë shtyrjeje.
Për lehtësi arsyetimi po pranojmë se Aeroporti i Rinasit do t’i kthehet më në fund shtetit shqiptar mbas 5 vjetësh [2004 +20], d.m.th. në vitin 2024. Përpjekje janë bërë për shtyrje.
Nisma ligjore nga poshtë do të ishte e thjeshtë, koncize, dhe me synim të qartë e të drejtpërdrejtë: moslejimin e shtyrjes së Afatit të Koncesionit.
Ligji i propozuar nga poshtë mund të kishte këtë formë:
“Neni 1:
Në Ligjin Nr. 9312, dt. 11.11.2004 për dhënien me koncesion të aeroportit ndërkombëtar të Rinasit kompanisë Tirana Airport Partners bëhet ky ndryshim:
Neni 7/1: “Kontrata e Koncesionit në asnjë rast nuk mund të shtyhet përtej Afatit të Koncesionit, të parashikuar në Kontratën e Koncesionit, d.m.th. përtej afatit 20 vjeçar nga Fillimi i Koncesionit.”
Neni 7/2: “Kjo dispozitê nuk përjashton kthimin e aerportit ndërkombëtar të Rinasit nën kontrollin e plotë të Republikës së Shqipërisë edhe përpara përfundimit të Afatit të Koncesionit, nëse kjo mundësohet nga rrethanat, dhe në bashkëpëlqim me koncesionarin”.
Neni 2: Çdo dispozitë ligjore që është në kundërshtim Nenin 1 shfuqizohet.
Neni 3: Ngarkohet Këshilli i Ministrave dhe organizmat e tjera shtetërore për nxjerrjen e akteve nënligjore në përputhje me Nenin 1 dhe 2, sipas nevojës.
Neni 4. Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare”.
Kaq.
Ndonjë mendim?
Mendimi im per kete koncesion ashtu si gjithe koncesionet e tjera dhe cdo biznes tjeter ne Shqiperi eshte qe shteti te beje befasisht nje hetim financiar te kompanise, sepse do gjeje gjera plot dhe ta shpalle nul koncesionin e te fuse ndonje ne burg per evazion fiskal. Gafat qe jane bere nga qeverite ne raste te tjera kur kane prishur koncesione e mbyllur licenca kane ardhur si pasoje e paaftesise, neglizhences ose me keq nje marreveshke korruptive me vete “te ndeshkuarin”.
Po komentoj këtu në mungesë të një teme për ngjarjet “historike” që po ndodhin përditë në atdheun tonë të dashur.
Më në fund Shqiparia fitoi anëtaren e parë në Gjykatën Kushtetuese të miratuar nga një nisëm grass roots. Ashtu sic e do një demokraci e vërtet.
Por seriozisht, sa inkompetetnt profesionalisht duhet të jetë dikush për ta kuptuar se “betimi” para noterit e skualifikon automatikisht këtë individ për të tu lejuar ndonjëherë që të marri vendime mbi Kushtetutën dhe ndarjen e pushteteve në Republikën e Shqipërisë? Kaq poshtë ka rënë profesionalizmi në Shqipëri, dhe kaq shumë qënka shtuar etja për pushtet në atë vënd?
Megjithatë, pashë me një lloj çlirimi që Denar Biba, anëtari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, në një koment në FB që më pas është fshirë siaps raportimeve, që shprehte habi me veprimin e Arta Vorpsit. Diku e kam kritikuar Bibën për një gjykim administrative që ky i bëri një dekreti të Presidentit të Republikës. Por me sa duket edhe partizanllëku e ka një kufi, ose shpresojmë që e ka, siç duket edhe nga rasti i Denarit.
Pyetja që kam unë është: ka ndonjë grup apo shoqatë juristësh profesionist në Shqipëri që ta marri situatën në dorë dhe të mos ia lërë interpretimin e kushtetutës partizanllëkut, idiotëve dhe handikapatëve në parlamentin shqiptar? Do t’i kishin bërë një nder të madh vëndit dhe vetes për të mos na lënë të hyjmë në një spirale krizash idiote që su dihet fundi.
Vetting ne drejtesine shqiptare ilustrohet me vargjet e D Agollit:
More trima
Hoqet gozhden
Doli vrima .
Per tu bere gjykates i nivelit te larte duhet te kesh eksperience pune.Dmth te kesh punuar ne sistemin e drejtesise ne epoken e tranzicionit e te mos jesh korruptuar.Kur te gjeni shqiptarin apo shqiptarken e pare qe ka punuar ne sistemin e drejtesise shqiptare ne keto 30 vjet e nuk ka marre rryshfet ,ju lutemi te na lajmeroni .