Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Jurisprudencë / Politikë

KADILERË NGA HALLI

Me një sprovë të botuar në FB, Dritan Shano prezantonte një koncept që më duket me vlerë për të shkoqitur rrëmujën në diskursin e sotëm politik në Shqipëri.

I nisur nga premisa se “Kryeministri dhe gjithë të tjerët të kapur tek ushkuri i tij, refuzojnë të largohen për mungesë provash penale”, ai vëren se “politikani nuk mund t’i futë njerëzit në kurthin e gjetjes së provave individuale penale” për të përfunduar:

Ne kemi arritur në pikën kur dialogu i Kryeministrit dhe gjithë Rilindjes me shqiptarët nuk është më një dialog politik, por është një dialog penal. Është e qartë së kjo mazhorancë e ka humbur debatin politik me shqiptarët, dhe po tenton ta shmangë rezultatin duke hapur një debat penal me ta.

Dhe vërtet, në shumë instanca, nuk dëgjon më të flitet për politikë, por vetëm për veprimtari kriminale – të supozuar, “të provuar”, të hedhur poshtë…

E papranueshme. Që diskursi politik është çnatyruar, por edhe – për mua sidomos – që kjo gjë tashmë tingëllon e normalizuar. Në kuptimin që të gjithë, politikanë, gazetarë, “ekspertë” janë përfshirë me zell në diskutime që, po të kishin bazë reale, duhej t’i çonin të paktën disa prej pjesëmarrësve në burg: për vjedhje, korrupsion, fshehje të provave, në ndonjë rast edhe për më rëndë akoma.

Urdhër-arresti ka fituar të drejtë qytetarie, si akt politik; ose të paktën, si gjest në luftën politike.

Madje opozita e Bashës e legjitimoi këtë lloj qasjeje deri në atë shkallë, sa u largua nga Parlamenti – që është “me përkufizim” logu i debatit politik, duke djegur mandatet. Ka një logjikë në këtë vendim; ka një metodë, në këtë çmenduri.

Këtu unë do të shtoja – krahas dialogut penal për të cilin flet Shanoja – edhe dialogun konstitucional, të gjallëruar këto ditë pas një vendimi të diskutueshëm të Presidentit Meta, për t’i “zhdekretuar” zgjedhjet lokale.

Gjykata kushtetuese – për arsye që i dimë – nuk funksionon; ekspertët konstitucionalistë damkosen rregullisht si “të partive”; ndërsa jo-ekspertët kanë marrë hov të ri, për të shpjeguar çështjet më të koklavitura të së drejtës kushtetuese.

Penal nga një anë, konstitucional nga ana tjetër. Çfarë mungon është diskursi politik. Kemi një elitë politike të përçarë, që refuzon të jetë politike, edhe në fjalë edhe në vepra.

Nëse pyesim si erdhën punët, që diskursi juridik i zuri vendin diskursit politik në përgjithësi, një përgjigje do të ishte – frika nga vakuumi. Duke qenë gjykatat të paralizuara për shkak të vetting-ut, paaftësisë, korrupsionit, ndërhyrjes politike dhe moskuptimit të rolit të gjyqësorit, rolin e tyre e kanë marrë përsipër palë të treta: rolin por jo kompetencat.

Karakteristikë e kësaj zallahie juridike është që askush nuk dënohet; dhe më keq akoma, askush nuk mund të dënohet. Zhvendosja e truallit diskursiv, garanton pandëshkueshmërinë legale të së përfolurve.

Që i ashtuquajturi “pluralizëm” politik në Shqipëri nuk ka qenë veçse një shprehje – e shëmtuar, shpesh e neveritshme – e segmentimit të elitave, këtë e kemi shkruar gjetiu. Partitë politike – tashmë të modeluara sipas organizatave paramafioze – nuk kanë ç’t’i thonë njëra-tjetrës; programet e tyre politike janë të njëjta: Europa, Bashkimi Europian, NATO-ja, rritja ekonomike, reformat, bla-bla-bla-ja. Arsyeja e ekzistencës së tyre është sërish e njëjta: kapja me çdo kusht e pushtetit dhe rishpërndarja e pasurive materiale në favor të grupit.

Partitë janë instrumente, ose më mirë armë për të marrë pushtetin, në rrethanat kur kushtetutës – ose ligjit themelor të shtetit – i është reduktuar vlera në, të themi, atë të vizave të bardha për këmbësorët.

Kriminalizimi i kundërshtarit këtu duhet parë si teknikë çarmatimi dhe diskreditimi; të themi, versioni diskursiv i gazit lotsjellës.

Që ka koluzion mes politikës dhe bandave kriminale, kjo po merret si e mirëqenë. Çështja është se, në një republikë, me këtë çështje duhej të merreshin organet e rendit, prokuroria dhe gjyqësori. Që u është lënë, përkundrazi, mediave, debateve të mbrëmjes, fjalimeve të politikanëve në Parlament, përgjimeve nga palë të treta dhe artikujve të tabloidëve – kjo tradhton një moskuptim të thellë në mos fatal të mënyrës si funksionon shteti.

Liria e fjalës është përshëndetur, prej kohësh, si “fitore e demokracisë”. Liria e fjalës, në vakuum, ose në shpërfillje të lirive, të drejtave dhe obligimeve të shtetasve ndaj njëri-tjetrit dhe ligjit, duhet qortuar si “katastrofë e demokracisë.” Debati penal, për të cilin flet Shanoja, nuk duhej të kish ndodhur, në një shoqëri ku respektohet ligji – por nëse ti më akuzon mua për vjedhje në publik, atëherë unë kam të drejtë të mbrohem po në publik.

Ka edhe më: duke më akuzuar mua për vjedhje ose për korrupsion në publik, dhe duke e shndërruar një çështje praktikisht penale në muhabet televizionesh, bejtesh, komentesh anonime dhe memesh, ti nuk më godet vetëm mua si politikan, por edhe figurën e politikanit në përgjithësi (si rol social). Pavarësisht se, duke vepruar ashtu, ti e bën praktikisht të pamundur që një gjykatë të mund të më dënojë mua ndonjëherë penalisht.

Të marrim përgjimet. Neni 36 i Kushtetutës lexon si vijon:

Liria dhe fshehtësia e korrespondencës ose e çdo mjeti tjetër të komunikimit janë të garantuara.

Tani le të më shpjegojë kush ma ka ngenë, se si mund të dënohem unë penalisht për diçka që kam thënë në telefon, kur biseda ime private – e përgjuar dhe e zbardhur kuturu nga nuk dihet kush – bëhet publike nga një tabloid?

E përsërit: ky kinse “dialog penal” është një mënyrë e pakushtueshme për të shmangur ekspozimin ndaj ndjekjes penale, gjithë duke u hedhur ndonjë kockë të gjithë atyre që duan “drejtësi!”.

Prandaj ka një lidhje midis kufizimit të lirisë së fjalës, sa i takon këtyre lloj materialeve dhe “provave”, dhe funksionimit të pushteteve në një republikë pluraliste.

E them këtë, për të gjithë ata që Kushtetutën e kuptojnë vetëm e vetëm kështu: “jemi apo nuk jemi në demokraci?” Dhe dialogun kështu: “unë nuk të ndërpreva ty, tani mos më ndërpre ti mua” dhe pluralizmin e ideve kështu: “ti ke të drejtë të kesh mendimin tënd, unë kam të drejtë të kem mendimin tim.” Në thelb, elitat në Shqipëri sot të drejtat që ia njeh individit Kushtetuta i interpretojnë si privilegje. Dhe meqë pushteti, për këtë takëm njerëzish, nuk është veçse një koleksion sistematik privilegjesh, atëherë nuk jemi larg nga bindja, paranoide, se pushteti është edhe ai një e drejtë politike; që kur nuk e kemi, kjo vjen ngaqë na e kanë mohuar.

Për t’u kthyer te përcaktimi i Shanos – që flet për dialog penal – në fakt, më saktë do të kish qenë që të fliste për dialog pseudo-penal meqë të angazhuarve në akuza, përligjje, alibi dhe kundër-akuza duket sikur u mungon jo vetëm kultura penale, por edhe kultura minimale për të folur për “krimin”, “ligjin” dhe “ligjshmërinë” në përgjithësi; për të mos folur për konceptin që këta kanë rreth mënyrës si funksionojnë organet e rendit, prokuroria dhe gjyqësori.

Shumë persona publikë, në Shqipëri, sillen sikur fajësimi i dikujt, si rregullt i një kundërshtari, nëpërmjet një akuze çfarëdo mjafton për ta deligjitimuar atë si kundërshtar politik. Dhe këtë fajësim politikanët tanë e bëjnë rregullisht, duke akuzuar njëri-tjetrin – deri edhe në Parlament ku fjala ka vlerë tjetër – për gjithfarë krimesh të rënda. Karakteristikë e këtyre shkëmbimeve pseudo-penale, madje kako-penale, është se akuzuesit refuzojnë të marrin përsipër ndonjë farë përgjegjësie për çfarë thonë; dhe të akuzuarve nuk u bën përshtypje që po akuzohen kështu, sa kjo që kjo nuk ua cenon privilegjet.

Këtu do të pyesja nëse ka kuptim të flasësh për liri të fjalës në publik, sidomos për një politikan i cili e realizon rolin e vet social nëpërmjet fjalës; pra, nëse ka kuptim të flasësh për liri të fjalës në publik, nëse nuk pranon edhe një kufi për këtë liri; një cak i cili, po të shkelet, folësi po kryen ai vetë një vepër penale. Këtë kufi a cak të fjalës së lirë unë do ta identifikoja me përgjegjësinë ndaj fjalës. Lëndimi personal i tjetrit, shpifja, akuza pa bazë ose e paprovuar, fyerja, insinuata – të gjitha këto akte gjuhësore kanë domethënie dhe ngarkesë penale në legjislacion dhe, në teori, duheshin ndëshkuar. Çuditërisht, e drejta e fjalës së lirë, në Shqipëri, është interpretuar si e drejtë për të kryer krim (ose të paktën për të shkelur ligjin) nëpërmjet fjalës; dhe askush nga aktorët publikë nuk duket të ndihet i penguar, në përpjekjet për të denigruar reputacionin e kundërshtarit që ka përballë.

Ata të cilëve kjo mund t’u duket gjë e vogël, dua të kujtoj se një nga arsyet e krizës së tanishme – politike, kushtetuese, në daçi edhe përfaqësimtare – është se shumë nga përfaqësuesit e opozitës u ndien personalisht të fyer madje të lënduar nga trajtimi arrogant dhe talljet që u ka bërë rregullisht Rama në Parlament; sikurse do të jetë ndier Rama i fyer nga çfarë është thënë kundër tij, si politikan dhe si njeri, nga disa nga liderët e opozitës. Këta politikanë, që shahen kështu faqe botës, e kanë pastaj të vështirë të ulen për t’u marrë vesh, ose për të bërë politikë.

Shembulli që solla, me pandëshkueshmërinë e fjalës, më tregon se në Shqipëri ligjshmëria moderne, republikane, është adoptuar verbazi, ligj pas ligji, ose si procedurë që duhet ndjekur sepse duhet ndjekur (“na e kërkon Europa” etj.), por jo në mënyrë organike, ose duke realizuar se çdo ligj dhe çdo nen i çdo ligji merr kuptim në raport me ligjet e tjera; çfarë në kontekstin tonë do të thotë se individi, çdo individ, ka jo vetëm të drejtën e fjalës, por edhe të drejtën për t’u ndier i mbrojtur nga fjala e tjetrit.

Dialogu “penal”, i Shanos, funksionon vetëm si karikaturë e mënyrës si përballet me krimin një shoqëri pluraliste dhe demokratike, si ajo që synon të jetë Shqipëria. Në përgjithësi, ata që i hidhen shoku-shokut në fyt me akuza nga më të rëndat, nuk i japin kurrfarë shansi parimit të “prezumimit të pafajësisë”; për ta i vetmi kriter është krimi me asocim, ose, më thjesht akoma, reduktimi i pluralizmit politik në një kundërvënie midis së mirës dhe të keqes, virtytit dhe vesit.

Dhe ky farë manikeizmi, që duket sikur e moralizon politikën, bën në fakt të kundërtën: shpreson se mund ta themelojë parimin e luftës politike mbi arsyen e ftohtë (“ja prova”) dhe mbi kodin penal, duke lënë mënjanë moralin – duke filluar nga nevoja për ta respektuar tjetrin (dhe sidomos kundërshtarin), fisnikëria, prezumimi i besimit, empatia, vetëdija se të gjitha palët e përfshira në debate politike kanë interesin e përbashkët të mirëqenies dhe të mbarëvajtjes sociale, e kështu me radhë. Parimet morale nuk mund të ezaurohen duke i kodifikuar penalisht; ose edhe mund, por me kosto litigative të papërballueshme për shoqërinë. Këtë e them, duke pasur parasysh se një sistem republikan, demokratik dhe pluralist modern nuk mund të funksionojë – siç edhe e provon realiteti në Shqipëri – përveçse në një kontekst etik minimal, që i shërben si premisë, në kuptimin e disa presupozimeve etike për tjetrin, përfshi edhe kundërshtarin, që nuk mund të vihen në diskutim pa përmbysur vetë principin themelor të pluralizmit. Për fat të keq, këtë kontekst etik në Shqipëri nuk arrin ta sigurojë as feja – meqë, me përjashtime të rëndësishme por pa peshë në politikë – religjioziteti atje funksionon si mjet identitar, ose si arsyetim ritual për të urryer tjetrin; dhe as religjioni civil, të cilin e kanë katandisur në një histori betejash, kryengritjesh dhe heroizmash legjendare.

Nëse u zgjata, kjo ngaqë më duket ironike që, në momentet e tanishme, kriza – tashmë vështirë të më kundërshtoni që është krizë kushtetuese, siç e pata shkruar para ca muajsh – kriza, pra, po artikulohet nëpërmjet një diskursi juridik, i cili është pikërisht ai lloj diskursi, për të cilin edhe elitat tona politike, edhe gazetarët, edhe publiku përkatës, janë më pak të përgatitur për ta ndjekur, kuptuar dhe bërë të vetin. Sikur të mos mjaftonte mosdëshira e palëve për t’i folur njëra-tjetrës me rrugë normale, ose duke bërë politikë në kuptimin më banal të fjalës, tani ia ka behur edhe ky juridizim i diskursit publik, i cili e shndërron dialogun në pandemonium, teksa të gjitha palët shfaqen ashtu si nuk janë dhe nuk mund të jenë.

(c) 2019, Peizazhe të fjalës™. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet rreptësisht riprodhimi pa leje. Kopjuesit do të ndiqen ligjërisht.

54 Komente

  1. Me shume se diskutim penal e shoh si diskutim etik. Te gjithe jane te vetedijshem qe drejtesia nuk funksionon, pra nuk mund te kete ndonje pasoje penale. Mund te funksionoje vota prandaj mund te kete pasoja pushteti. Ne kushtet kur ideologjia eshte e njejte per te gjithe, pra vizioni se ardhmes eshte unik e i padiskutueshem, atehere diferenca do te behet ne sektorin etik dhe brenda sektorit peshat e renda gjenden tek nensektoret etike qe merren me krimet penale, vrasjet dhe plagosjet, droga e prostitucioni, korrupsioni, vjedhjet e nepotizmi, per te perfunduar tek keqadministrimi e abuzimet si koncepte pergjithesuese. Objektivi politik eshte pikturimi i tjetrit si kriminel, mundesisht mafioz. Kjo eshte e pashmangshme sepse armiqesia publike duhet ushqyer me dicka dhe vetem kjo ka ngelur. Nga ana tjeter krizat institucionale e kushtetuese formojne sheshet e betejave ose ringjet dhe meqe Kushtetuta perpos problemeve qe ka per vete natyren e saj ku duhet te pajtoje dy parime te kunderta, te demokracise dhe qeverisshmerise, ka edhe kontradikta te shtuara gjate arnimeve neper vite, atehere behet ideale per keqinterpretim. Besoj se ne kushte te tilla e ardhmja politike e vendit do te jete njesoj si vitet e fundit, pra ka per te qene norme qe palet do akuzohen vetem per krime dhe krizat institucionale dhe kushtetuese do te jene sheshet e betejave. P.s thirrjet e protestave opozitare te fundit, e duam Shqiperine si gjithe Europa, duken si karikature. Nqs kjo shprehje do te thote nje gje sot pas gati 30 vjetesh eshte se Shqiperia ska per tu bere si gjithe Europa, per te mos thene qe ka me shume gjasa qe Europa te behet si Shqiperia sesa Shqiperia si Europa.

  2. Kush e ka parë Narcos nga seria e Netflix, me siguri e mban mend se Escobar sa herë donte të negocionte hidhte në erë ndonjë avion ose supermarket. Ndaj, për analogji, nëse shohim se kushtetuta dhe shteti ligjor sot janë duke u hedhur në erë, s’duhet të shqetësohemi shumë. Është thjeshtë klasa politike që po kërkon të negociojë. Asgjë për tu alarmuar!

    1. Pika 3 nuk eshte e zbatueshme se shkel sovranitetin e vendit, pra kerkon nje arnim tjeter te Kushtetutes. Pa harruar qe as nderkombetaret nuk jane imune ndaj korrupsionit. Nqs per Ramen behet amnisti vetjake atehere krijohet precedent. Per mendimin tim zgjidhje nuk ka, ka vetem kohe armepushimi deri ne perplasjen e radhes. Eshte e qarte qe ketij sistemi i dolen te gjitha lakrat, perfshire kushtetuese. Neser cdo opozite ska cfare ben ne Parlament, sepse Parlamenti ka humbur kuptimin e perhershmerise se tij. Tashme Parlamenti mund te mblidhet vetem kur ka ligje me shumice 3/5, se ato ne shumice te thjeshte mund ti lihen ne dore Kryeministrit. Kur te mblidhet parlamenti per ligje me 3/5, ta zeme 1 here ne 2 muaj, te noterizoje edhe vendimet e kryeministrit qe duan shumice 50%+1. Ne fakt nuk ka kuptim nje parlament i perhershem kur deputetet jane ushtare dhe kur politika nuk ka argumente politike, por vetem etike. Heperhe problemi nuk eshte as droga qe ka qene gjithnje, as blerja e votave nga te fortet e cila eshte praktike pune qe prej 1992. Problemi eshte se sistemi e ka nxjerre Parlamentin nga ekuacioni dhe sa me shume zgjat( dhe do te zgjase) aq me teper mesohet edhe njerezia qe Parlamenti duhet te jete organ i perkohshem dhe te thirret ne raste specifike. Jemi ne kushtet kur nqs fiton Rama apo Basha eshte njesoj humbje per te gjithe dhe nqs bejne pakt eshte prape humbje per te gjithe. Megjithate kam pershtypjen qe njerezia do te kenaqet edhe me kohet e armepushimeve.

      1. Kam përshtypjen se Profesori di se ç’flet. Me sa kuptoj unë këtu bëhet fjalë për një “containment strategy”, pasi kriza gjykohet se mund të përkeqsohet dhe të ndikoj edhe stabiitetin në rajon. Përndryshe Shqipëria konsiderohet “failed state” i cili e ka humbur të drejtën dhe mundësinë e sovranitetit. Në 97-ën ne kemi pranuar trupa paqeruajtëse nga komuniteti ndërkombëtar, kurse organizmat që propozon Profesori operojnë në mënyrë të natyrshme në shumë vende.

        Për t’iu kthyer prcedentit të Ramës, dhe amnistisë që duket se ai kërkon, dhe me sa duket edhe janë duke ia ofruar. Ky e humbi shancin për t’i hapur rrugë zgjidhjes “sovrane” me protestën e studentëve. Kështu do t’i kishte hapur rrugën edhe një lëvizje përndryshe jo të korruptuar. Por me sa duket Rama e kishte ndarë mëndjen të negocionte – dhe tani e dimë se çfarë.

        Gjithësesi, ende nuk është vonë. Ajo që propozon Shano, pra qeverisje e bazuar mbi një diskurs politik, dhe jo penal, edne mund të realizohet. Por jo pa larguar gjithe klasën aktuale politike. Dhe mënyra më e thjeshtë për ta bërë këtë është ajo që propozon profesori: t’i japim gjithë klasës politike aktuale amnisti, me kusht që të largohn nga jeta publike; si dhe shpërbërjen e partive politike që, siç i konsideron edhe AV me të drejtë, janë organizata paramafioze.

        1. Reformen ne drejtesi e bene te huajt, biles te ndershmit e medhenj te Sorrosit dhe bene nje corbe, keshtu qe do thoja se ua kemi pire lengun. Persa i takon klases politike, fshirjen ne Itali e beri gjyqesori para gati 30 vjetesh dhe vota popullore keto vitet e fundit, por tek ne as gjyqesor ska, as vote popullore. Jo thjesht se vota popullore vidhet apo blihet por sepse ata qe duan te fshihet nga qarkullimi klasa politike jane/jemi ndjeshem ne minorance. Shkova tek protesta e parafundit, per kuriozitet dhe pashe qe kishte njerez, shume njerez, keshtu qe e fjeta mendjen persa i takon vullnetit popullor per ndryshim te klases politike. Pra ketu problemi i pare per te kapercyer eshte pikerisht krijimi i nje shumice, e cila nuk e do gjithe klasen politike. Pastaj mund te mendohet per aministi e terheqje nga jeta publike.

          1. Nuk them se s’ke të drejtë. Njërzit i përkrahin partitë sepse nuk kanë nga t’ia mbajnë, dhe kanë humbur besimin edhe respektin për veten. Po ashtu edhe besimi tek ndërkombëtarët, me të drejtë në pikën më të ulët, është pasojë e mungesës së besimit dhe respektit për veten tonë, si shoqëri.

            Por, mos harrojmë se humbja e respektit, besimit, diskretitimi, dhe delegjitimiteti i gjithçkaje është strategji për të sunduar. Ç’ka bëhet më e lehtë kur ke parasysh që jemi një shoqëri që identifikohet me “shumicën”, dhe nuk e respekton individualitetin.

            Por, është e mundur, po ashtu, që të jesh pakicë, apo individ, por të jesh legjitim. Nëse bëhet ky dallim, gradualisht shumica do detyrohet të kthejë kokën

            Ndaj dhe ofertën për amnisti e shoh si një përpjekje për ta futur vendin në shinat e legjitimitetit, por edhe si mundësi për të fituar respektin për veten të asaj pjese që nuk është korruptuar, qoftë edhe pakicë.

            Ne si shoqëri jemi duke luftuar betejën e besimit dhe respektit për veten. Atë betejë që humbën studentët në Dhjetor.

        2. Tashme jane duke e percjelle biologjikisht pushtetin, qe do te thote se jane duke percjelle edhe klasen e votuesve apo te te bindurve. Problemi ketu eshte se nuk mund te bindesh nje te bindur, dmth mund te bindesh dike qe eshte i pabindur, por jo nje te bindur. Numri i te pabindurve eshte gjithnje me i vogel deri ne shume me i vogel sesa i te bindurve.
          E vetmja gje qe mund ti ndryshoje gjerat eshte nje thyerje brenda parise ose parive, sepse ve ne krize te bindurit, por numri i te pabindurve eshte fiziologjikisht i ulet ose i pamjaftueshem.
          Ngrihu prift te ulet hoxha nuk eshte thyerje brenda parise/parive, por menyra si funksionon politika brenda te njejtit rend gjerash.

          Pastaj, keta nder shekuj, se e njejta race eshte, per pushtet jane iu jane kundervene gjithe fuqive te medha, kur iu eshte dashur, kete pakice qe po flasim e shohin si sheh zjarri mullarin me kashte.

          Mos te harrojme edhe qe te huajt erdhen, pane e iken duke thene qe keto jane punet e brendshme te Shqiperise dhe te kemi gjithnje parasysh qe Kushtetuta duhet respektuar. Pra sot eshte ne pikepyetje edhe vullneti i te huajve per demokratizimin e Shqperise dhe nqs skane vullnet ata, ne skemi fare, se demokracia shihet si pune angari.

  3. Dritanaj Shano eshte nje partiak i certifikuar, prandaj edhe, nje reference me pak kredibilitet kur vjen fjala tek paanesia e vleresimeve te tij mbi besueshmerine apo pergjegjesine e raporteve te politikes me publikun.

    Shtoi ketu faktin se zoti Shano eshte jo thjesht nje partiak dosido, por nje kordinator apo keshilltar prane lidershipit te Partise Demokratike, parti qe eshte tashme proverbiale ne lidhje me (pa)pergjegjesite e saj te cdo natyre me publikun: ato politike, juridike, morale, institucionale dhe se fundmi, nese doni, edhe konstitucionale.

    Ne kete pozicion, nisur edhe nga natyra e statusit te tij ne FB i referuar ketu, ai duhet te kete, me gjase, jo pak dore me keshillat apo kontributin e tij, nese ja kane kerkuar apo edhe pa ja kerkuar, edhe ne te gjithe aksionin opozitar te ketyre 6 muajve te fundit qe e ka cuar Shqiperine ne zgripin e nje konflikti civil, pasi i ka kompromentuar ne vazhdimesi gjasat e negociatave te bisedimeve per hyrjen ne BE.

    Zoti Shanaj, vertet nuk te zhgenjen aspak ne tere akuzat qe ngre per te provuar tezen e tij se pergjegjesia dhe debati ne politike i maxhorances, duhet te mbetet debat politik dhe anen penale te tij, te ja lere ne dore drejtesise.

    Vetem se ai deshton te reflektoje, te ballafaoje dhe te krahasoje te dy kampet politike per te dale ne konkluzionet se kush ne te vertete e ka kthyer debatin politik ne debat penal.

    Pa folur per pergjgjesite kampit te zotit Shano per kthimin e debatit politik, ne menyre te pershkallezuar e permanente, ne nje debat (anti)penal, (anti)etik, (anti)moral e (anti)institucional) per te perfunduar ne nje aksion pucist kunder institucioneve dhe sistemit, ne nje vandalizem rrugesh, ne nje terrorizem molotovesh e zjarrvenjeje te nxitur, te udhehequr dhe te paisur me mjete zjarri nga nje grupim partish deri me pak me pare ne parlament, ne nje organizim detashmentesh paramilitare qe kercenojne te pengojne me dhune zgjedhjet e planifikuara vendore dhe te mbeshtetur nga ideologet opinioniste e gazetare te studjove televizive qe plotesojne, zgjerojne dhe amplifikojne ne tryezat dhe ne shkrimet e tyre, kercenimet e permbysjes me dhune te qeverise, kercenime me te cilat jane mbushur retorikat e shtabit luftarak te lidershipit te opozites, te gjitha keto, duhet thene, nen impotencen plote per shkak te komplekseve majtiste te fajit historik te maxhorances aktuale, per te aktivizuar realisht levat dhe institucionet qe jane pergjegjese per mbrojtjen e rendit kushtetues dhe te sigurise se vendit dhe te shtetit.

    Pra, kush e ka shndrruar debatin dhe pergjegjesine politike ne pergjegjesi penale?
    Kush ka ezauruar organet e drejtesise dhe hedhur akuza per te deligjitimuar kundershtarin, per te krijuar skenare babalesh dhe incizimesh ne selite e Shqupit, per te kerkuar arrestime te ministrave per te deligjitimizuar qeverine, ne baze te ca regjistrimeve ku permenden emrat e tyre apo te vellezerve te tyre para se gjykatat te shprehen me vendime per to?

    Kush jane valle obstraksionistet dhe destruksionistet e parlamentit, shtetit dhe rendit ne vazhdimesine e tranzicionit postkomunist deri tek grushtet e shtetit dhe sulmet me dhune ndaj institucioneve?

    Opozita Berisha-Basha dhe Meta-Mona, te mbeshtetur nga entorazhi i tyre i oborrit politik e familiar dhe te amplifikuar nga nje detashment i organizuar i mediave qe u mbajne ketyre mikrofone dhe kamerat dhe u bejne jehone publike kercenimeve te kesaj opozite per permbysje me dhune, per pengim me dhune, per terheqje zvarre dhe lincime, e kane mbeshtetur te gjithe kete retorike dhe aksion dhune antikushtetuese terroriste mbi nje mit te madh, mbi nje mashtrim te madh, mbi nje tabllo surrealiste qe e perserisin dhe e cfaqin vazhdimisht per publikun, qe megjithate ende nuk eshte impresionuar dhe nuk i eshte bashkuar ketyre zuzareve, pasi i njeh mire tashme te gjithe kreret e kesaj opozite, me rrenje e me dhemballe.

    Ky mit konsiston: kryesisht ne keto akuza:

    * Qeveri e droges-kujtoni Lazaratin, Republiken e Droges se Berishes dhe Lul Bashes me menaxher anetarin e Keshillit Kombatar te PD-se, Dash Alikon e Havase , Mon Kukaleshin e Berishes.

    * Qeveri e dhunes- Kujtoni Berishen e 1996, 1997, 1998, dhe 21 Janarin e Berishes dhe Lul Bashes.

    * Qeveri e korrupsionit dhe PPP-ve- kujtoni privatizimet e Berishes, Taci Oil, Albpetrolin, Studjon ligjore te Argita Berishes qe vilte komisionet e marreveshjeve qe firmoste baba i saj kryeminister; kujtoni bllokun e Ilir Metes ne videon e Priftit, kujtoni koncesionet dhe monopolet e oborrit financiar te Berishes qe akoma financiojne aksionet terroriste te opozites, CEZ-in, Rrugen e Kombit te Bashes etj

    * Qeveri autokratike me Ramen absolut- kujtoni Berishen qe ishte kryetar partie, president, qe kryesonte edhe mbledhjet e keshillit te ministrave, qe kishte emeruar njekohesisht dhe kishte nen kontrolin e tij absolut sherbetoret e tij ne Shik, te Shiu, Kryeprokurorin, Avokatin e Popullit, Kryetarin e KQZ-se, Krytarin e Kontrollit te Pasurive, Kryetaret e Gjykataes se Kasacionit/Larte, komplet gjykaten kushtetuese, kryesine e Keshillit te Larte te Derejtesise dhe krahasojeni me ato qe ka Rama sot nen hyqem, kundrejt atyre institucionetve qe sot ishin ejane ne doren e opozites.

    * Qeveri me vota te vjedhura- kujtoni zgjedhjet historike te PD-se, Majin e 1996-es, djegjen e kutive te votimit edhe pas Marreveshjes se Krokodolit, dhunen dhe ilncimet e fushatave elektorale te PD-se ndaj se Majtes pengimin e fushatave elektorale te opozites me turma dhe qafleshe, mbushjen e kutive te votimit me kercenim, ndryshimin e procesverbaleve te votimit, terrorizimin e komisionereve me detashmentet e Azem Hajdarit e Co, pothuaj ne cdo lloj zgjedhjesh.

    Kujtoni fushatat e PD-se te sponsorizuara nga qeveria e PD-se, me mjetet e karburantin e dikastereve, me njerez te administratave te terhequra zvarre ne mitingje deri tek mesuesit dhe nxenesit e shkollave.

    Kujtohuni se nese ka nje parti qe ka siguruar vota dhe deputete me blerje me para, me vende pune ne administrate, me dikastere shteterore si departamente te LSI-se dhe me shantazhe te cdo forme sic na jep shembuj Dritan Prifti, eshte partiai LSI e Metes, e Mones dhe e TIT Vasilit
    Kujtohuni se LSI-ja e sotme e opozites ka qene 8 vjet ne pushtet 2009-2017 dhe eshte barabar pergjegjese, ne mos me shume me kleptokratet e saj ne administrate, per gjithcka ajo sot akuzon maxhorancen aktuale.

    * Qeveri kontrollon median dhe ushtron presion ndaj saj- Ju lutem, kujtohuni dhe listoni studjot televizive, gazetaret dhe opinioniste, media te shkruara dhe portale, beni krahasime dhe beni raportin se kush ka prioritet sot ne media, maxhoranca apo opozita. Do te gjeni, jo si surprize, se ne shumice absolute opozita ka blere me financime apo lobime te ngjashme me ato lobimet ne USA me parate ruse, pothuaj te gjitha mikrofonat. kamerat, studjot, portalet dhe faqet e gazetave shqiptare.
    Dhe kujtohuni kur Berisha ishte mbreti dhe te gjitha mediat faleshin tek ai sepse perndryshe asnje njoftim apo reklame qeveritare nuk rridhte ne llogarite e tyre, plus kujtohuni per raprezaljet e Kontrollit te Shtetit mbi to, plus zjarret ne redaksite e tyre, plus lincimet e gazetarev te tyre, njelloj si te kundershtarev te tyre politike, perfshire lincimin e Edi Rames.

    Shkurt, MITI i retorikes opozitare sot se kjo qeveri eshte ilegjitime eshte i rreme, mashtrimi eshte ne drite te diellit dhe asnje dosje me numra 339 apo xxx, me regjistrime e permendje emrash, te pazbardhura dhe te pa gjykuara nga sistemi drejtesise, dosje qe qe perseriten si papagalle nga Berisha-Basha-Mona-Meta ne retorikat e tyre qe te motivojne aksione puciste e terroriste, nuk mund ta ndryshojne faktin se tjetersimi i pergjegjesise nga politike ne penale eshte veper e opozites, e cila ben sikur ka harruar se kush eshte vete, se cfare historie ka ajo vete dhe se pirgu i dosjeve kriminale te saj ka zene pluhur pikerisht sepse Berisha u kujdes personalisht qe i gjithe sistemi i drejtesise, e gjithe piramida e prokurorise, hetuesise dhe gjykatave, nga rrethet deri ne maje te jete nen kontroollin e tij dhe ne sherbim te tij.
    Vini re se si, cdo material hetimi perpara se te shkoje ne gjykate, shkon tek Berisha.
    Kaq mjafton te kuptojme se kush ben politiken dhe kush ben penalen.
    Kaq mjafton te kuptojme tmerrin e opozites nga reforma ne drejtesi, kur per here te pare ne egzistencen e tyre presupozohet se ata nuk do te kene kontrollin e sistemit te drejtesise, do te jene te barabarte per tu perballur me dosjet e pluhurosura dhe me ato dosje qe kane emer, por asnje flete brenda tyre.

    Dhe te mos harrojme se. ngecja e Reformes ne Drejtesi, pengimi i ngritjes se institucioneve te reja te drejtesise, perfshire edhe Gjykaten Kushtetuese per mungesen e te ciles sot edhe ulurijne edhe ferkojne duart, Berisha-Basha, Mona-Meta & Co eshte veper e kopmlotit te kesaj opozite, per ti paraprire dhe zvargur kohen e dhenjes llogari dhe veprimeve antikushtetues te tyre.

    Akoma me shkurt, kjo qeveri eshte legjitime sepse eshte votuar ne 2017 nen kontrollin e plote te opozites, kur ajo kishte me shume se gjysmen e qeverise, perfshire Ministrine e Brendeshme, kur kishte dhe kishte shumicen ne KQZ, perfshire kryetarin e saj dhe kur nuk pati as edhe njecke kontestim apo kallezim as ne ate kohe zgjedhjesh, as me pas kur ato u ratifikuan nga KQZ- e PD-se dhe nga faktori nderkombetar.

    Shkurt, Dritan Shano eshte nje avokatuc ne FB i mashtrimit dhe miteve qe legjitimizon aksionin e opozites dhe akuzon maxhorancen.

    Dekreti i Metes per anullimin e datez 30 Qershor te zgjedhjeve lexohet thjesht keshtu:

    – Shpall rreshtimin e tij zyrtar me opoziten e ku e shoqja e tij eshte bashkekryetare, duke shkelur betimin e presidentit per paaneshmeri dhe per mbrojtjen e kushtetutes dhe duke hapur rrugen e shkarkimit dhe te penalizinit te tij.

    – Ky dekret synon te dekriminalizoje aksionin ne vazhdim te opozites per pengimin me dhune te zgjedhjeve, lokaleve dhe komisionereve te saj si dhe te legjitimoje sulmin permanenet paramilitar pucist te saj mbi institucionet kushtetuese dhe mbi forcat e rendit

    – Ky dekret synon te kriminalizoje aksionin qeveritar, te institucioneve zyrtare te zgjedhjeve si KQZ dhe Komisioneve te saj te Zonave dhe Qendrave te Votimit, si dhe te kriminalizoje forcat e rendit ne aksionin dhe veprimtarine e tyre per te siguruar zhvillimin normal te zgjedhjeve te planifikuara te 30 Qershorit.

    Ardian Vehbiu ka paraqitur ne kete shkrim nje trajtim profesionalist te thelbit te problemit, kur ballafaqimi penal dhe pergjegjesia penale jane kamufluar ne retorika, akuza dhe aksione qe ne fakt deligjitimizojne dhe bejne nul funksionet kushtetuese te drejtesise, te prezumimit te pafajeseise dhe te se drejtes se personit per te qene i mbrojtur nga fyerja dhe nga shpifja publike, per tju kunderpergjigjur kriminalizimit dhe ndeshkimit jashtegjyqesor nga persona, grupime apo parti qe ushqehen e mbijetojne pikerisht nga praktika te tilla, per te kerkuar qe e drejta e fjales se lire te jete e mbrojtur nga shperdorimi i fjales se lire.

    Shtjellimi i Vehbiut qellon ne shenje dhe eshte shterues.

    Cfare i mungon shtjellimit te tij eshte se trajtimi eshte ne rrafshin teorik dhe, nese gishti akuzues i Shanos eshte hequr nga vetja dhe i eshte drejtuar maxhorances, gishti i Vehbiut nuk i eshte drejtuar askujt, nuk ka analizuar shkaktaret, dhe pasojat dhe reaksionet ndaj veprimeve tyre per te cuar ne nje situate te tille te rrezikeshme tashme ne Shqiperi.

    Une e kuptoj se PTF eshte nje faqe serioze e diskursit publik shqiptar, me sens te spikatur pergjithesisht shume prefosional ne rubrikat e veta dhe e orientuar drejt paanesise ndaj kampeve politike ne Shqiperi, por ja qe ka situata aq imponuese dhe te rrezikeshme per vendin sa qe edhe Vehbiu detyrohet te angazhohet, jo per here te pare, ne nje analize qe meton te sjelle nje kendveshtrim per kete situate dhe, me gjase, per te ngacmuar edhe nje reflektim publik ne ndihme te zgjidhjeve me te drejta te saj.

    Une e mirekuptoj gjithashtu se, replika ime eshte replike e angazhuar ne sensin qe nuk eshte teorike por meton te vere gishtin tek pergjegjesit e kesaj krize, sipas opinionit, interpretimeve dhe fakteve te perzgjedhura prej meje,

    Njeherazi mirekupto dhepresj edhe reaksione qofte edhe agresive, te nje pjese jo te vogel te komentuesve shume te nderuar te PTF qe pergjithesisht, nuk jane edhe aq dashamires te maxhorances aktuale dhe, shpesh jane te njeanshem ne gjykimin e saj.

    Lerkoj ndjese, paraprakisht, per frazat e gjata dhe, ndofta, pleonasmat e pavullneteshme.
    Nuk pata shume kohe ne dispozicion te perzgjidhja dhe sistemoja faktet per te shkruajtur me shkurt.

  4. Tani le të më shpjegojë kush ma ka ngenë, se si mund të dënohem unë penalisht për diçka që kam thënë në telefon, kur biseda ime private – e përgjuar dhe e zbardhur kuturu nga nuk dihet kush – bëhet publike nga një tabloid?

    Për mos ta lënë këtë pyetje të lexohet si “pyetje retorike”, , edhe pse nuk jam jurist, po i jap një lloj përgjigje. Më duket mua llogjike se përgjegjësia penale që rrjedh nga ligjshmëria e përgjimeve, dhe ajo që rrjedh nga dekonspirimi i përgjimeve janë dy përgjegjësi të ndryshme. Përshembull nuk më duket e arsyeshme që në një krim hipotetik për vrasje, provat që përndryshe janë mbledhur në mënyrë të ligjshme të konsiderohen të paligjshme vetëm sepse janë bërë publike (dekonspiruar) para vendimit përfundimtar të një gjykate. Mund të diskutohet se deri në c’masë është kontaminuar prova, po kam frikë se e drejta kushtetuese, mbi këto materiale, këtij njeriu i është hequr që në momentin kur një gjykatë ka vendosur që ai të përgjohet. Por mund ta kem edhe gabim.

    Si vlerë e shtuar, në këtë rast këto përgjime kanë edhe një vlerë kushtetuese, sepse në to përfshihen persona që ushtrojnë funksione shtetërore. Ja c’thotë Kushtetuta:

    Neni 23

    E drejta e informimit është e garantuar.
    Kushdo ka të drejtë, në përputhje me ligjin, të marrë informacion për veprimtarinë e organeve shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore.

    Po ashtu Kushtetuta parashikon kufizimin e të drejtave të parashikuara në të për “një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve.”

    Neni 17

    Kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë.

    1. Lorjan, bëre mirë që e solle këtë, pikërisht sot, kur janë botuar përgjimet e reja në revistën “Bild”.

      Shumë vëzhgues janë eksituar tej mase, por unë besoj se kemi nevojë më shumë për të kuptuar se çfarë janë pikërisht këto materiale.

      Janë regjistrime bisedash telefonike mes cave që do t’i quaja “krahu i armatosur” i PS-së; edhe pse jo në kuptimin mirëfilli ushtarak.

      Pyetja e parë: sa autentike janë regjistrimet? A janë gjenuine, apo të edituara? Mos janë shtuar zëra të tjerë, ose janë ngjitur biseda pa lidhje mes tyre?

      Nuk e dimë. Duhet një ekspert palë e tretë që ta sqarojë.

      Pyetja e dytë: sa autentik është përkthimi dhe interpretimi i bisedave? Kam parë të thuhet që përkthimi është bërë pak si lirshëm, janë lënë gjëra jashtë dhe janë shtuar të tjera, etj. Ndërhyrjet kanë qenë “targeted”, etj.

      Pyetja e tretë: KUSH i ka bërë këto regjistrime? Thonë se janë CD që janë “leaks” nga Prokuroria. Nëse është kështu, atëherë regjistrimet kanë qenë të ligjshme (por kjo nuk i bën të ligjshme KËTO regjistrime që dëgjuam ne – sepse askush nuk e ka vërtetuar, ende, njëjtësinë e materialit të publikuar me materialin e mbledhur).

      Nëse CD-të janë “leaks” nga Prokuroria, atëherë vlera e tyre si prova (evidencë) në një proces gjyqësor tani mund të jetë zeruar (tainted evidence). Këtë mund të ma sqarojë ndokush që e njeh kodin dhe praktikën e procedurës penale në Shqipëri.

      Pyetja e katërt: kush i ka nxjerrë këto dokumente? Tani mund të tingëllojë si tepër pedante, por në një gjyq të mundshëm ka nevojë për përgjigje, përndryshe regjistrimi nuk do të mund të sillet si provë (apo jo? të paktën kështu më duket mua).

      Statusi i këtyre dokumenteve është i ndryshëm nga statusi i regjistrimeve të bëra, me rrugë të paligjshme, nga palë të treta (p.sh. ato që bën Fiks Fare me mjetet e veta private). Sepse këtu bëhet fjalë për regjistrime që, me sa kuptoj, kanë qenë pjesë e një dosjeje hetimore të Prokurorisë.

      Botimi i tyre e pengon, në mos tani e shkatërron krejt atë hetim – dhe nuk më duket e paarsyeshme të supozoj, në këtë pikë, që autorët e “leaks” duhen kërkuar mes atyre palëve që do të dëmtoheshin më rëndë, nëse procesi hetimor do të lejohej të çohej deri në fund. Duke i botuar, “Bild” ka interferuar me një hetim zyrtar të shtetit shqiptar, para se të interferonte në luftën politike në Tiranë.

      Po ashtu, nëse CD-të janë “leaks” nga Prokuroria, atëherë kjo tregon – tërthorazi – se Prokuroria po punonte për ta zbardhur shitblerjen e votave; me dijeninë e Parlamentit.

      Nëse këto “leaks” e humbin vlerën e tyre si dëshmi në një proces gjyqësor, atëherë vlera e tyre është të japin informacion për publikun dhe të ushqejnë rrëmujën e përgjithshme.

      Atëherë do të bënim një pyetje të pestë: çfarë pretendojnë se sjellin TË RE këto “leaks”, që publiku nuk e kish dëgjuar tashmë? Mua nuk më duket se sjellin ndonjë gjë të re, por vetëm konfirmojnë akuzat që i kishim dëgjuar më parë në rrjedhë të atyre që Shano, i cituar në shkrimin tim më lart, i quante “dialog penal”. Pra duket sikur botimi i regjistrimeve nga “Bild” shërben si “provë” në procesin që po konsumohet, kundër qeverisë Rama, në mediat dhe në protestat e opozitës. Ky proces, ndryshe nga ai gjyqësori, nuk ka rregulla dhe bazohet në teknikat e impresionimit dhe të histerizimit të publikut (ose të turmës).

      Të gjitha këto që them, nuk kanë akoma lidhje me përgjegjësinë e atyre që i kanë nxjerrë ose shitur këto materiale; ose të autorëve të “leaks”.

      Për mua, rrjedhja e përgjimeve dhe publikimi i tyre nga Bild i shërben më shumë kaosit politik në Shqipëri; por jo ndëshkimit të krimit të vjedhjes së votës.

      Por janë të marrë të gjithë ata që kujtojnë se këto punë mund të sqarohen me biseda dhe debate televizive, të cilat janë thjesht dialogë mes të shurdhrish, injorantësh dhe agjentësh provokatorë.

      1. Ardian,

        Them se e vetmja gjë që konfirmojnë përgjimet është prezenca e një grupi të angazhuar në luftë për pushtet përbrenda Prokurorisë. Ose një organi që nuk funksionon dot nga ana profesionale, por vetëm me leakers dhe whistle-blowers. Përndryshe prokuroria ka tre vjetë që fle mbi dosje. Këto prokurorë po të kishin drejtësinë si ideal do i kishin sjellë këto çështje përpara gjykatës. Sikur Pjerin Ndreu dhe Damian Gjiknuri të ishin investiguar me kohë, do i kishin bërë nder jo vetëm Shqipërisë, por edhe Partisë Scialiste. Por jo.

        Kur ke parasysh edhe horroret dhe presionet që dëgjon nga njërzit e thjeshtë dhe bizneset që përballen ndonjëherë me prokurorinë, nuk duhet të kesh ndonjë iluzion mbi këtë institucion. Dhe është vetëm llogjike që Rama po i përdor këto për pushtetin e vet personal.

        Por, për mua personalisht përgjimet kanë vlerë jo nga ana penale apo politike, por për të kuptuar se si funksionon shoqëria Shqiptare. Përse jemi të paralizuar nga ana ekonomike dhe kulturore. Kur një mësuesi të thjeshtë i kërcënohet familja dhe vendi i punës, dhe një biznes lokal detyrohet të angazhohet për t’i shërbyer fushatës politike të një partie në blerje votash, e kupton që këto njerëz nuk janë të lirë, dhe nuk kanë asnjë shanc për të krijuar e për t’u zhvilluar.

        Ka një ndryshim të madh kur i dëgjon si anektoda, dhe kur i dëgjon me zë e me figure. Personalisht e kisha të vështirë t’i imagjinoja Gjushin e Damianin në rolin e gangsterit. Jo më pas këtyre përgjimeve. Për fat të keq për shumë njërëz ky është i vetmi realitet i përditshëm.

      2. Do ishte me interes te diskutohej edhe fakti qe skandali ketu nuk qendron te dekonspirimi ne shtypin Shqip, po ne ate te huaj. Kam vene re qe te dyja partite paguajn per ‘selamllik’/’lobbying’ pikerisht per akses te te shtypit te huaj. Vetem keto javet e fundit kam vezhguar artikuj te botuar ne Mother Jones, US News, the se fundmi Bild.

        1. E hollë kjo vërejtje! Në fakt, pasi e kanë delegjitimuar median vendëse, palët mund ta vazhdojnë luftën mediatike vetëm duke shfrytëzuar mediat jashtë Shqipërisë. Një version i pritjes, të po këtyre fjalëve, që zgjidhjen ngërçit në Tiranë t’ia japin të huajt.

        2. S’eshte pune delegjitimimi i medias brenda, por zhvendosje e luftes ne vendet ku merren vendime. Eshte e sigurte qe publikimet e Bild e bejne me te lehte lobimin pro opozites ne Berlin nga perkrahes te saj ne Bundestag, sikurse publikime te Mother Jones synojne te sjellin ne vemendje rrezikun rus ne Washington.
          Me kete rast le te shohin te gjithe edhe se mediat e huaja kushdo qofshin ato ne parim ndjekin axhenda dhe interesa. Se na kane lodhur me moralin media te mira, media te keqija, media profesioniste, media jo profesioniste. Mjafton skandali ne Austri dhe akuzat ndaj Netanyahut, apo lloji i luftes se personalizuar ndaj Trump per te kuptuar – ai qe do kuptohet – se media eshte produkti vetem bio i njerezimit.

      3. Drejtuesja e Prokurorise se Krimeve te Renda ka thene se eshte nisur nje hetim penal per “Zbulim te te dhenave ose akteve sekrete” dhe se publikimi i materiale cenon rende imazhin e Prokurorise Shqiptare. Keto dy pohime, terthorazi, provojne autenticitetin e regjistrimeve si te bera prej prokurorise dhe logjikisht te lejuara prej gjykates. Ka raportim qe pergjimet jane bere para, gjate dhe pas zgjedhjeve speciale per bashkine e Dibres ne qershor te vitit 2016, si rrjedhoje e shkarimit te kryetarit te bashkise te dale nga zgjedhjet e 2015, shkaktuar nga nje skandal seksual i tij (gjitheashtu i pergjuar). Gjate asaj kohe PD ka bere kallezim penal per tenative per blerje votash dhe manipulim zgjedhjesh ndaj drejtuesish lokale te policse, drejtore arsimi e OSSHE-je. PS-ja i fitoi ato zgjedhje me nje avantazh prej gati 5000 votash, mbasi zgjedhjet ne 2015 i kishte fituar me diku afer me 400 e ca vota, e sigurisht kjo fitore ndodhi mbas skandalit seksual dhe marzhi i fitores i gati 11 fishuar ndodhi ne nje zone qe zakonisht voton bindshem per PD-ne.

        A jane edituar para se te publikohen nga Bild? Vertete s’e dime, por dy njerez te kapur ne keto pergjime dhe qe jane shprehur mbi to, ish-deputeti Pjerin Ndreu dhe Rama, deri me tani s’ka lene te kuptojne qe jane bere nderhyrje te tilla por jane munduar te justifikojne ato qe kane thene aty (Ndreu) dhe jane hedhur ne sulm ndaj gazetarit duke thene se do e hedhin ne gjyq per loje me sekrete hetimore (Rama). Ne fakt reagimi i pare i Rames ka qene nje ku ai anatemon besoj ish-kryeprokurin Llalla (sherbetori famekeq i Saliut) dhe prokurorin qe ka bere keto pergjime (birbo qe doli cullak nga Vetingu) si gatues te nje skandali te turpshem qe kane shkelur ligjin per sekrete hetimore dhe qe s’kane hetuar gje. Edhe ketu besoj kemi terdhorazi konfirmim te pakten te autencitetit te pergjimeve.

        Keto leaks faktojne, per mua, perfshirjen e Rames e te tjere politikaneve te larte te PS-se ne nje proces kriminal te manipulimit te nje pale zgjedhjeve lokale. Flitet e perflitet qofte ne biseda informale e qofte ne akuza te nderdhorta politikejsh per vjedhje e blerje votash per vite e cikle zgjedhjesh, ama asnjehere nuk jepen prova konkrete per kete gje. E po ja kete here i kemi disa, sic videoja e bere nga Prifti eshte prove konkrete e korrupsionit kasatrofik e endemik te klases politike shqiptare. Me tej keto pergjime, te ligjshme apo te paligjshme qofshin, jane nje dritare e vogel por shume domethenese mbi kuplarane kriminale qe eshte politika, shteti dhe shoqeria shqiptare.

  5. Keto pergjime mund te jene mbajtur si garanci ose peng nga ana e personave qe kane dijeni. Psh nje shkarkim i afert nepermjet vetingut eshte argument i mjaftueshem “per te vrare pengun”. Mund te kete shume arsye, por me siguri askush nuk donte te hapte nje ceshtje gjyqesore, se nuk do rrinin 3 vjet ne frigorifer. Per socialistet aty ska ndonje gje penale, perndryshe do te ish paditur ndokush, mirepo aty ka jo nje po disa vepra penale, duke filluar me shtrengesen ndaj drejtorit te shkolles te shpalle voten hapur, per te vazhduar ne implikime ne shitblerje vote. Persa i takon autenticitetit kjo nuk duhet te jete e veshtire te zgjidhet, sepse Bildi duhet te kete nje kopje te regjistrimeve, mund te behet nje krahasim me origjinalet, te cilet duhet te gjenden ne Prokurori, ose me ndonje kopje te certifikuar qe mund te gjendet gjithsesi ne ndonje server te Prokurorise, ne rast se Bildi ka ne duar origjinalin . Meqe ceshtja duket me interes kombetar dhe eshte perfshire Kryeministri dhe nje ish minister, asokohe ne detyre, Prokuroria e Pergjithshme mund te hape nje hetim te vetin, nder te tjera duke vene ne pergjim Ramen, Gjiknurin, Ndreun etj meqe jemi ne fushate tjeter elektorale dhe akuzat e opozites jane te njejta si para 3 vjetesh, tashme me prova. Drejtesia ka ende kohe te funksionoje e te mbledhe prova te reja, nuk ka pse te fokusohet tek vlefshmeria e provave te vjetra. Biles duke pare rrezikun qe i kanoset vendit nga qasje te skajshme te opozites dhe te Presidentit, i cili sot tha se do i kerkonte ushtrise te ndalonte zgjedhjet, ne rast se dekreti i tij do te shperfillej, ketu i takon edhe Shikut/Shishit qe te beje pergjime ne emer te interesit kombetar, pra pa kaluar fare nga Gjyqesori per leje.

    1. Pergjimet sipas T.Balla i ka pasur si PD-ja dhe Prokuroria qe prej 2 e kusur vjetesh, dhe paskan pritur momentin per ti leshuar ne shesh publik. Me duket strategji konsuleti Amerikan. Tip “October surprise” por ne Qershor.

      1. Qe Prokuroria i con tek PD-ja eshte kenga me e degjuar. Por nuk me duket se PS-ja fiton ndonje gje kesaj radhe, meqe i bie se PD-ja ka pasur prova qe deri diku legjitimojne cadren, daljen nga parlamenti, protestat dhe mospjesemarrjen ne zgjedhje me Ramen kryeminister. Nje kryeminister qe i “kopsit” zgjedhjet duhet te jape doreheqjen. Te gjithe vjedhin por ne burg futet ai qe kapet me presh ne dore.

        1. Sic e thote z Vehbiu, u dashka te behem une kadi nga halli u pa puna.

  6. Edhe një herë, se nuk jam jurist për ta kuptuar si duhet këtë situatën e ngërçit juridik në Shqipëri, por të paktën të konfirmoj dikush, nga sa kemi dëgjuar deri tani, se kjo situatë nuk është tërësisht normale. Dhe ja pse e them:

    Del Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe merr kompetencën për të interpretuar Dekretin e Presisdentit, për as më shumë dhe as më pak, por, për ta deklaruar “absolutisht të pavlefshëm”.

    Del Kryetari i Opozitës dhe dhe merr kompetencën për të interpretuar thirrjen e Prokurorisë, po ashtu, për as më shumë dhe as më pak, por, si ““absolutisht të pavlefshëm”.

    Ja c’thotë Kodi i Proceduarve Administrative Neni 110, Pika 2:

    Pavlefshmëria absolute e aktit mund të konstatohet në çdo kohë, kryesisht apo me kërkesë, të çdo të interesuari, nga organi publik që e ka nxjerrë atë, organi epror i tij apo organi që është kompetent të shqyrtoje mjetet ligjore administrative, si dhe nga gjykata kompetente për çështjet administrative, sipas ligjit.

    Po a nuk dinë këta njërëz ta lexojnë ligjin nga fillimi në fund? Nuk dinë këta njërëz që po ky kod ka që në krye dy a tre krerë me tridhjtë nene që përcaktojnë parime të përgjithshme dhe kompetenca?

    Del Denar Biba dhe thotë se “Komisioni Zgjedhor nuk është një institucion inferior ndaj institucionit të Presidencës”, se “këto janë institucione të barabarta para Kushtetutës”, dhe se “çdokush ka të drejtën të shpall një vendim si “absolutisht të pavlefshëm”“. Por harron se Kushtetuta përcakton kompetencat e Presidentit, por asgjëkundi nuk përcakton kompetencat e Komisionit Zgjedhor. Por për Denarin shteti nuk ka hierarki.

    Dhe për ironi, e merr të njëjtën llogjikë edhe kryetari I opozitës, sepse kështu I intereson për momentin, pavarësisht se nga krahu tjetër është duke mbrojtur lartë e poshtë dekretin e presidentit.

    Nëse kjo sjllje nuk është nxitje e kaosit në sistemin juridik, nuk e di se çfarë është!

  7. Lehtesia me te cilen KQZ shperfilli dekretin e Metes, me la nja 5 minuta te habitur. Pyetja qe nuk i dhashe dot pergjigje eshte se cfare parashikon ligji ne rast se nje institucion shperfill nje dekret presidencial, te detyrueshem per te. Teorikisht, duhet te dale nje prokuror e te kerkoje ne gjykate nje mandat per arrestimin e pergjegjesve. Dekreti mund te jete antikushtetues, por jo i pavlefshem, sepse kalon menjehere ne Fletoren Zyrtare. Mund te jete nul ne rast se ka ndonje problem formal, psh firma me probleme, ska date se kur ka dale dekreti etj, por jo i pavlefshem ne permbajtje. Si akt administrativ ate mund te anulloje permbajtesisht gjykata administrative ose nje institucion administrativisht superior. Dekreti e ka nje cen kushtetues, se mungon data e zgjedhjeve, e cila eshte kompetenca presidenciale, keshtu qe Gj.K sipas gjasave do e shpalle antikushtetues, por per kete cen duhet te shprehet Gj.K. jo KQZ-ja. Duket se Presidenti nuk ka asnje force qe te shtrengoje zbatimin e dekreteve te veta, pra beka vetem llogje. Pyetja qe me duket interesante sot per sot eshte, a mund te quhet moszbatimi i dekretit se Presidentit, nga nje institucion shteteror, KQZ-ja, si kercenim i rendit kushtetues. Sepse vetem ne rast se ka kercenim te rendit kushtetues, Presidenti mund te marre kompetencat e Kryekomandantit te Forcave te Armatosura dhe te rivendose rendin kushtetues. Por nuk duket qe Kushtetuta te kete llogaritur qe nje institucion te mos respektoje dekretet presidenciale, duke ia lene ne dore ceshtjen gjykatave. Jemi ne nje gjendje te atille, qe Presidenti varet nga interpretimi i Shtabit te Pergjithshem, nese mund te nderhyje pa shpalljen e gjendes se jashtezakonshme nga Parlamenti, apo kolapsi i pritshem i shtetit ne 27 bashki e kundervenia e policive bashkiake me policine e shtetit, mjaftojne si gjendje e jashtezakonshme de facto, per ti marre e arrestuar anetaret e KQZ-se .

    1. Ai momenti kur kalamajtë nuk mund ta vazhdojnë më lojën, prandaj fillojnë të goditin njëri-tjetrin me lodra. Ose me gjëra që i kanë përdorur deri më tash si lodra. O ma’, ky ma këputi kokës me Kushtetutën!

      1. Dëgjova mbrëmë Berishën. Asnjë remors për ndryshimet kushtetuese të 2008-ës. “Do i kisha bërë prapë” – thotë. Asnjë remors për gjëndjen që e la këtë vënd pas tridhjetë vjetësh në pushtet.

        Por, sot kemi edhe përfundimin llogjik të akteve extra-konstitucionale siç është i ashtëquajturi “vetting” – varrosja me ligj e Kushtetutës duke e lënë vëndin pa institucione.

        Sot, Shqiptarët përveçse flasin të njëjtën gjuhë, aspektin tjetër të vetëm që mund t’i bashkonte në formën e një shoqërie moderne, shetin ligjor, përfundimisht nuk e kanë më (nëse e kanë pasur ndonjëherë!).

        1. Kemi shqiponjen qe e bejme me dore. E beri edhe Presidenti.

          Nuk eshte kaq dramatike gjendja. Thjesht nuk duhen marre kaq seriozisht shqiptaret. Pra Ne.

          1. Do i jetë dukur vetja si futbollist i Liverpool-it, por me Shqiponjë Presidenciale.

            “Dy duar për një… SHQIPONJË”, tha.

      2. Persa kohe qe loja ishte vetem ne Tirane, ishte e kontrollueshme, se ne Tirane e dine sa ta rrezikojne koken, po perhapja ne rrethe e nxjerr lojen jashte kontrollit. Lleshi nuk ka gaz per te gjithe. Nga ana tjeter Bildi po maksimizon fitimet e veta duke i nxjerre pergjimet me copa, keshtu po i hedh zjarrit benzine, duke mos e lene ligjin e tre diteve te cudise te zbuse gjendjen. Sot doli edhe Tahiri qe i thote bravo shefit te policise se Dibres, per rolin e tij ne kopsitjen e zgjedhjeve, kurse Gjiknurit i doli fare boja. Nje fjale me mend ka thene Arbnori, keta nuk jane socialista, keta jane specialista. Ky eshte klonim brezash, jo nderrim brezash, per te mos thene qe Enveri e te vetet ne ditet e sotme rrezik do te kishin qene me dinake se keta. Si mund te kapet robi kaq gafil ne telefon ne kohet e sotme ?

  8. Edith Durhami ne 1911 raportonte nje ngazellim te madh ne Vilajetin e Shkodres. Stambulli kish proklamuar Kushtetucin, dhe sic thoshte himni i Bab Kralit Austriak “Gjithcka do vete si jo me mire”.

    1. Madje madje sipas PNH, Presidenti nuk ka nevoje fare qe te dekretoje daten e zgjedhjeve, sepse meqe kushtetuta ka caktuar afatet, KQZ thjesht i zbaton ato ne limit.

  9. Une jam jurist ndaj edhe ky koment do te jete kryesisht ne terma legale. Dhe i gjate.
    Kujtoj ne paranteze situaten kur, ne vitin 2001, Gjykata Kushtetuese mori vendimin per te shfuqizuar si ne “kundershtim me Kushtetuten” vendimin e Kuvendit dhe Dekretin e Presidentit “per shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem, z.Arben Rakipi”. Cfare reaksioni mes juristeve! Cfare furtune mes politikaneve! Si guxuan keta 9 individe qe ne i kemi zgjdhur te rrezojne vendimin e 70 e ca perfaqesuesve te popullit? Si mund te merret ne shqyrtim kjo tipologji vendimmarrje/dekreti? Kjo eshte kompetence ekskluzive e politikes se larte se, kush te zgjedh ai edhe te shkarkon (jus imperum), apo jo? Anetaret socialiste te GjK po bejne puc kushtetues! Atentat ndaj parlamentarizmit! GjK po merr kompetencat e Kuvendit dhe Presidentit! Etj.,etj. Mund ti konsultoni titujt nqs jane ende online.
    Tashme, 18 vite kaptuar, ai vendim merret per i mireqene dhe pakkush dyshon ne drejtesine e tij, ndersa anetaret e kushtetueses qe paten ndricimin dhe e kuptuan ceshtjen (se kjo eshte me kryesorja ne nje vendimmarrje) dhe me pas e shkruajten e firmosen ate vendim sot konsiderohen si ikona te drejtesise kushtetuese shqiptare, ndersa kushdo qe erdhi pas tyre si surrogate (e pasakte sidoqofte). Ai vendim i GjK shqiptare ishte edhe perpara ne kohe sesa vete GjEDNj te vendoste ne ceshtjen Eskelinen etj. vs Finlandes. Ishte “uauu”! Nejse.
    Asnje shqetesim, do te duhen shume me pak vite per ta duartrokitur (me se paku nga kendveshtrimi profesional, nese jo edhe shoqeror) vendimin e KQZ te ketyre diteve. E kam bindje absolute. Kushdo qe po flet kunder sot, do te beje sikur nuk e kishte seriozisht neser.

    Po e marr shtruar shpegimin ne vijim, per aq sa me lejon hapesira e nje komenti.
    1- PAVLEFSHMERIA ABSOLUTE E DEKRETIT.
    Kjo ne rastin ne fjale eshte e fare e lehte per tu konstatuar, per nga perkufizimi. Sipas nenit 108 te Kodit te Procedurave Administrative (KPA):
    “Akti administrativ është absolutisht i pavlefshëm në rastet e mëposhtme:
    a) kur vjen në kundërshtim të hapur dhe flagrant me një dispozitë urdhëruese të këtij Kodi dhe legjislacionit në fuqi lidhur me: i) kompetencën e organit publik;”. Neni 108 liston edhe raste te tjera (si psh pika “b) është nxjerrë nëpërmjet konfliktit të interesit”, i cili eshte katerciperisht i provuar ne rastin e Presidentit Meta, per shkak te lidhjes bashkeshortore me nje nga 2 udheheqesit kryesore te opozites politike), por KQZ i qendroi ekskluzivisht (mos)”kompetences” se organit publik (Presidenti i RSh) per te nxjerre nje akt (Dekreti 11199) me nje permbajtje te caktuar (thjesht “Anulim i dt 30 qershor si date e zgjedhjeve lokale 2019”). Po ku qendron tejkalimi i kompetences (qe eshte eufemizem per “mungese kompetence”)?
    Neni 92/gj i Kushtetutes parashikon se Presidenti cakton daten e zgjdhjeve. Neni 94 mbyll pjesen per presidentin duke sanksionuar qarte se: “Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera përveç atyre
    që i njihen shprehimisht me Kushtetutë dhe që i jepen me ligje të nxjerra në
    pajtim me të”.
    Presidenti ka nje set kompetencash. Per lehtesi te parashtrimit po them 15. Pra 15. Jo 16! Konstitucionalizmi, nder te tjera eshte filozofia shtetndertuese sipas se ciles pushtetet (autoritetet/ funksionaret publike) kane pushtet te limituar nga ligji. Ne thelb, cdo kompetence, eshte nje detyre, jo nje e drejte. Funksionari publik nuk ka te drejte te vendose per dicka qe ligji ia ka ngarkuar ta beje ne kuptimin qe, nese do, ai edhe mund te mos e beje. Jo! Funksionari publik nuk ka nje vullnet te vetin; ai ka ate vullnet qe ligji i mundeson. Natyrisht, ne ushtrimin e kompetences pergjithesisht (po jo ne cdo rast), funksionari publik ka edhe nje hapesire diskrecionale, gjithmone brenda hapesirave te ligjit dhe praktikes se konfirmuar shumevjecare.
    Akoma me tej, nenet 1 e 2 te Kushtetutes shpallin se “Qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh … periodike. Sovraniteti … i përket popullit.”
    Kompetenca qe i eshte dhene Presidentit per te caktuar daten e zgjdhjeve (qe eshte absolutisht nje formalizem) apo kompetencat qe ka KQZ per ti organizuar ato, jane thjesht elemente procedurale ne funksion te materializimit te se drejtes sublime te popullit per ta ushtruar ate periodikisht. Shqiptaret kane bere nje kontrate me perfaqesuesit e tyre ne Kuvend apo organet e pushtetit vendor. Kontrata ka afat 4 vjecar. Jo 4 vjet e 1 jave, 4 vjet e 6 muaj apo 5 vjet, se keshtu e vlereson funksionari publik te cilit populli, permes Kushtetutes vendosi ti jepte kompetencen te caktonte daten e zgjedhjeve.
    Kompetenca ne fjale, ka edhe kufizime te metejshme ligjore. Nenet 8, 9 e 10 te Kodit Zgjedhor, duke percaktuar hapesiren diskrecionale te kesaj kompetence presidenciale, ne te vertete vendosin edhe kufijte e saj kur rregullojne se: “Zgjedhjet … për njësitë e qeverisjes vendore zhvillohen… brenda periudhës që shtrihet nga 15 marsi deri më
    30 qershor ose nga 15 shtatori deri më 30 nëntor. Presidenti i Republikës nxjerr dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin jo më vonë se 9 muaj para mbarimit të mandatit të [organeve te pushtetit vendor]. Për efekt të këtij Kodi, mandati i organeve të qeverisjes vendore mbaron në të
    njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt pas datës së shpalljes me vendim të KQZ-së në shkallë vendi të rezultateve të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.”. Vendimi ne fjale i KQZ eshte i dates 10.08.2015.
    Duke shfuqizuar Dekretin e nentorit 2018 dhe anulluar daten 30 qershor 2019 si date zgjedhjesh, Presidenti praktikisht 1) nuk ushtroi kompetencen per te caktuar daten e zgjdhjeve (sipas detyrimit Kushtetues) dhe 2) nxorri dekret qe rregullon per caktimin e dates se zgjedhjeve ne tejkalim te afatit “jo me vone se 9 muaj” te shpjeguar me lart. Nese do te nxjerre nje date tjeter pertej dates 30 qershor, Presidenti gjithashtu do te jete ne tejkalim te kompetences se tij te njohur nga ligji. Madje do te jete ne uzurpim te kompetences se Kuvendit, duke qene se vetem ky i fundit, me ligj, mund te shtyje periudhen zgjedhore. Sic edhe ka ndodhur me pare, ne 2007, permes nje dispozite tranzitore ne Kodin Zgjedhor.
    Ne 2017, Presidenti Nishani e shtyu me 1 jave daten e zgjedhjeve, por ishte brenda periudhes zgjedhore. Dekreti u ankimua per mungese kompetence (ndalimi “jo me vone se 9 muaj…”) nga nje parti ne Gjykaten Kushtetuese. Ceshtja nuk arriti ne seance plenare, pasi kolegji (filtri paraprak prej 3 anetaresh) i GjK, njezeri vendosi rrezimin e kerkeses me arsyetimin (citoj): “Në rastin konkret, Kolegji
    konstaton se akti ndaj të cilit është ushtruar ankim, dekreti i Presidentit të Republikës, i cili
    është një akt administrativ individual, pasi ka për objekt vetëm caktimin e datës së zgjedhjeve
    për Kuvendin e Shqipërisë. Për këtë arsye, Kolegji çmon se ky akt nuk hyn në juridiksionin e
    kësaj Gjykate por në juridiksionin e gjykatave administrative dhe për këtë arsye, kërkuesi nuk
    legjitimohet t’i drejtohet kësaj Gjykate me objektin sipas kërkesës. […]. Përputhja apo jo e dekretit të Presidentit të Republikës me dispozitat e Kodit
    Zgjedhor nuk është në juridiksionin e kësaj Gjykate, por në juridiksionin e gjykatave
    administrative apo, sipas rastit, të Kolegjit Zgjedhor dhe si e tillë nuk mund të shqyrtohet nga
    kjo Gjykatë.”
    Ceshta u ankimua ne gjykaten administrative por zgjedhjet erdhen shume shpejt dhe praktikisht ra objekti i kerkeses, ndaj edhe padia u terhoq nga ankuesi.
    Besoj se nuk ka me dyshime qe dekreti i z.Meta eshte ne tejkalim te plote, haptazi e flagrant te rregullimeve ligjore.

    2- Revolucionar (pooo!) eshte qendrimi i KQZ. Historik ne fakt, me se paku nga perspektiva doktrinare e te drejtes administrative. Do merret ne studim per vite e vite ne fakultetet e drejtesise.
    Ata qe nuk e kuptojne, thjesht nuk e kane idene e risive qe prezantoi Kodi i Proceduave Administrative qe hyri ne fuqi ne 2016. Vecanerisht ne lidhje me pavlefshmerine absolute. Juristi gjerman qe asistoi grupin i cili u morr me draftimin e kodit te ri, u habit kur mesoi se ne shqiptaret kishin dhe konceptin e pavlefshmerise absolute dhe ate relative. Sipas tij, ne Gjermani nje organ publik nuk mund te mendohet se mund te nxjerre nje akt qe te jete kaq haptas ne kundershtim me ligjin sa te bjere ne kufijte e pavlefshmerise absolute; “s’ka arsye” thoshte gjermani, dhe ne na dukej naiv dereziu.
    Pikerisht per kuader te ketij debati, ne kodin e ri u perfshine disa nene, qe nuk kane qene me pare ne kete formulim si sot, nenet 110 dhe 111.
    Sipas nenit 110, pika 2, “Pavlefshmëria absolute e aktit mund të konstatohet në çdo kohë, kryesisht apo me kërkesë, të
    çdo të interesuari, nga organi publik që e ka nxjerrë atë, organi epror i tij apo organi që është
    kompetent të shqyrtoje mjetet ligjore administrative, si dhe nga gjykata kompetente për çështjet
    administrative, sipas ligjit.”
    KQZ ne kete rast u gjend ne poziten e “organi që është
    kompetent të shqyrtoje mjetet ligjore administrative” duke qene se u investua me kerkese nga nje subjekt zgjedhor. Neni 111 ne vijim ka kete titull: “Konstatimi i detyrueshëm i aktit absolutisht të pavlefshëm” dhe sanksionon se: “Organi publik ka detyrimin të konstatojë pavlefshmërinë absolute të aktit administrativ nëse vjen
    në dijeni për rastet e parashikuara në nenin 108 të këtij Kodi.”
    Konstatimi i tejkalimit flagrant te kompetencave nga Presidenti ne kete rast, duke ditur kapacitetet e disa prej anetareve te KQZ, ishte ushtrim profesional i paperfillshem. Duhej thjesht guxim te vendosje ate qe tashme eshte Precedenti nr.1.
    Afermendsh, KQZ nuk mori vendim ku te shpallte absolutisht te pavlefshem dekretin e presidentit (ne dispozitiv), pasi kjo do ishte gjithaq ne tejkalim te kompetencave te tij. Kete gje mund ta beje vetem gjykata administrative. KQZ thjesht ne zbatim te detyrimit ligjor, konstatoi ne pjesen arsyetuese te vendimit pavlefshmerine e aktit dhe vendosi te vijoje punen sikur ai te mos ekzistonte. Botimi i dekretit ne Fletoren Zyrtare s’ka asnje lidhje me ligjshmerine e nje akti. Botimi eshte formalitet. Ligjshmerine nje akti ia jep bazueshmeria e permbajtjes dhe formes se tij tek aktet me te larta ne hierarkine e normave.
    KQZ u ndodh ne menyre incidentale perpara kesaj situate dhe zbatoi me guxim ligjin. Detyrimi per te konstatuar pavlefshmerine e nje akti eshte per cdo organ publik, pavaresisht nga marredhenia qe ka me organin qe e ka nxjerre aktin. Historite “presidenti eshte ne shkalle hierarkike me te larte se KQZ, ndaj ky i fundit duhet te zbatoje urdherin pa bere zë”, s’kane te bejne fare me parimet e shtetit te se drejtes dhe konstitucionalizmit dhe thjesht deshmojne mentalitet autoritarist apo, ne rastin me te mire injorance te ligjit.
    Ndersa shkruaja kete koment te gjate (por qe ndjej se ia kisha detyrim “Peizazheve”) Ambasada e SHBA ne Tirane beri kete deklarate: “Shtetet e Bashkuara duan atë që meriton populli shqiptar: sundim të ligjit që mbron punonjësit civilë dhe shkollat nga sulmet e pakuptimta, që mbron integritetin dhe sigurinë e procesit zgjedhor…”.
    Mesa duket, edhe SHBA e konsiderojne nul e te paqene Dekretin presidencial per anulimin e dates se zgjdhjeve.

    1. P.N.H.

      Faleminderit për shpjegimin më shumë se shterues, dhe bindës!

      Por, e humba fillin vetëm në fund kur thoni:

      “Detyrimi per te konstatuar pavlefshmerine e nje akti eshte per cdo organ publik, pavaresisht nga marredhenia qe ka me organin qe e ka nxjerre aktin.”

      Por nga shpjegimi unë kuptova se “KQZ ne kete rast u gjend ne poziten e “organi që është
      kompetent të shqyrtoje mjetet ligjore administrative”, pra një mardhënie që ia përcakton Neni 110 si dhe një vendim i Kolegjit të Gj.K., dhe jo nga pozita per te konstatuar pavlefshmerine e nje akti si detyrim per cdo organ publik, pavaresisht nga marredhenia qe ka me organin qe e ka nxjerre aktin. Kjo e fundit nga doli?

      Mua kjo mungesë përcaktimi, nuk po e quaj hierarki, më duket si ekuivalenti i atij që shkon e ankohet për biletat e parkimit tek drejtoria e ujësjellsit.

      Gjithësesi, i nxitur edhe nga komentet tuaja mbi qëndrimin revolucionar dhe historik të KQZ-së, po citoj Komentarin online të ligjit, dhe sepse kam përshtypjen se ajo që thoni ju ka lidhje me sa me poshtë:

      Parakushtet ligjore të normës duhet të interpretohen në mënyrën më të ngushtë të mundshme, jo vetëm për shkak të karakterit të saj të përjashtimor dhe pasojave serioze juridike “pavlefshmëria absolute” (shpjeguar më poshtë në seksionin V), por edhe për shkak të kundër-dallimit me rastet e paligjshmërisë të parashikuara në nenin 109…

      Pasojat juridike

      Akti nul mund të injorohet plotësisht nga pala/palët, palët e treta, organet e tjera administrative. Madje, edhe mospërmbushja e detyrimit që neni 111 i im-ponon organit publik për të konstatuar pavlefshmërinë absolute të një akti të tillë, nuk ka ndonjë efekt në pavlefshmërinë hipotetike. Pra, çdokush mund të “konstatojë” pavlefshmërinë e aktit në çdo kohë dhe në çdo çështje, kështu që pavlefshmëria absolute nuk duhet të konstatohet në një procedurë të lidhur me afate kohore.

      Ndaj pyetja ime është: Konsiderohet gjë dekreti i Presidentit si një procedurë e lidhur me afate kohore?

      P.S. Të dallosh hierarkinë, nuk ka të bëjë gjë as me injorancën, dhe as me mentalitetin autoritar. Përndryshe shqtësimin e kam të sinqrtë si qytetar, ndonëse jo-profesionist.

    2. Shkruani:

      Sipas nenit 110, pika 2, “Pavlefshmëria absolute e aktit mund të konstatohet në çdo kohë, kryesisht apo me kërkesë, të çdo të interesuari, nga organi publik që e ka nxjerrë atë, organi epror i tij apo organi që është
      kompetent të shqyrtoje mjetet ligjore administrative, si dhe nga gjykata kompetente për çështjet
      administrative, sipas ligjit.”

      KQZ ne kete rast u gjend ne poziten e “organi që është kompetent të shqyrtoje mjetet ligjore administrative” duke qene se u investua me kerkese nga nje subjekt zgjedhor.

      Ne nenin 128 te KPA-se percaktohet se mjetet ligjore administrative jane:
      a) ankimi administrativ, i cili përfshin:
      i) Ankimin administrativ ndaj aktit administrativ ose mosveprimit të organit publik për nxjerrjen
      e aktit të brenda afatit të parashikuar dhe/ose veprimit procedural të organit publik gjatë procedurës
      administrative (Ankimi admi-nistrativ ndaj aktit administrativ); ose
      ii) kundërshtimi administrativ ndaj një veprimi tjetër administrativ nën regjimin e së drejtës
      administrative (Kundërshtimi admi-nistrativ);
      b) rishikimi.

      Cilat prej ketyre dispozitave zbatoi KQZ? Pra kishim ankimi administrativ, kundershtim administrativ, apo rishikim?

      Thoni se KQZ-ja u investua me kerkese nga nje subjekt zgjedhor. Ne fakt KQZ, ose kater anetaret e guximshem dhe te iluminuar nga momenti historik, u shprehen ne mbledhjen e dates 10 qershor per kete ceshtje, por nuk gjendet vendimi. Ndoshta kane shprehur kundershtimin e tyre ne procesverbalin e mbledhjes.

      KQZ-ja eshte shprehur me vendim vetem ne daten 13 qershor pas kerkeses per cregjistrim te PUK te Idajet Beqirit. Pra investimi me kerkese subjekti qe permbush kerkesat e KPA-se, neni 128, ka ardhur pasi KQZ ka shprehur qendrim ne daten 10. A eshte kjo e ligjshme?

      Ne kete vendim me numer 836(http://cec.org.al/wp-content/uploads/2019/06/Vendimi-KQZ-per-PUK-ripunuar-2.pdf)
      KQZ referon Rezoluten e Kuvendit te Shqiperise per te cilen shprehet nder te tjera se:

      megjithëse nuk ka forcë detyruese, pa asnjë dyshim ndihmon organet ligj-zbatuese, në këtë rast Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për një interpretim, kuptim dhe zbatim sa më korrekt të legjislacionit të interesuar, duke qenë se vjen nga organi primar i hartimit dhe miratimit të Kushtetutës, Kodit Zgjedhor dhe Kodit të Procedurave Administrative.

      Ketu mund te bej dy pyetje-verejetje nese me lejoni:

      se pari se KQZ nuk ka ndermarre kurfare vendimi historik, pasi i eshte bashkengjutur vullnetit te Kuvendit dhe eshte mbuluar pas Rezolutes

      se dyti, se Fletorja Zyrtare nuk me duket edhe aq formale pasi vete KQZ-ja e ka miratuar vendimin qe ju referoni ne daten 13.06.2019, ora 12:00, nderkohe qe Parlamenti miratoi rezoluten po ne daten 13 qershor(https://qbz.gov.al/eli/fz/2019/86/9651bc72-b8b8-4407-bf49-02cf25de2d24 – publikuar ne FZ ne daten 14 qershor).

      Si u njoh zyrtarisht me permbajtjen e rezolites KQZ? Permes komunikimit protokollar, apo Fletores Zyrtare?
      Pyes meqenese referimi i Rezolutes ne pjesen arsyteuese te vendimit nr. 836 supozon se akti eshte bere zyrtar.

      PS: Me aq sa di per natyren e dekretit dhe ankimin ndaj tij eshte shprehur Gj Kushtetuese ne vitin 2003.

      Falemnderit!

      1. Ndjese se nuk e kisha pare kete koment.
        Do mundohem te sqaroj sa mundem nga pozita e komentuesit te Peizazheve…
        Dekreti i Presidentit doli ne daten 10 qershor dhe hyri ne fuqi menjehere, pa asnje lidhje me botimin ne FZ. Botimi i tij parashikohet nga ligji per funksionimin e QPZ dhe jo nga Kushtetuta (neni 117 i saj).
        Ne mbledhjen e dates 10 qershor Kryetari i KQZ deklaroi se KQZ duhet te nderpriste veprimtarine per realizimin e zgjedhjeve vendore te dates 30.06.2019 pasi Presidenti me dekret e kishte anuluar kete date. Kater anetaret e tjere te iluminuar – sic ju, dua te besoj, patet miresine ti etiketoni, e konstatuan pavlefshmerine absolute te dekretit ne menyre deklarative, pa vendim dhe vendosen te vijojne ne ushtrim te detyrimeve qe ligji iu ngarkon. Neni 110 i KPA literalisht njeh mundesine e konstatimit “kryesisht” te pavlefshmerise absolute, pra edhe kur nuk ka kerkese/ankese. KQZ ka kompetence ta beje kete duke qene se a priori eshte organi kompetent qe shqyrton mjetet ligjore administrative ne lidhje me ceshtjet zgjedhore. Dekreti rregulloi marredhenie ne fushen zgjedhore, jo ne ndonje fushe tjeter. Tre dite me pas, KQZ u vu ne levizje edhe me kerkese. Ne referim te nenit 128 te KPA, behej fjale per nje ankim administrativ. PUK praktikisht, sic rezulton si nga kerkesa ashtu edhe nga fjala e Kryetarit Beqiri ne seancen e dates 13 qershor, u ankua ndaj mosveprimit te KQZ per te nderprere veprimtarine dhe hequr emrin e PUK nga fleta e votimit, ne nje kohe kur me dekret presidencial zgjedhjet e dates 30.06.2019 ishin anuluar.
        Rezoluta e Kuvendit ne tekst mbeshtet qendrimin e KQZ, i cili i parapriu ne kohe. Teksti i Rezolutes ishte bere publik nga media dhe u permend gjate diskutimeve ne mbledhje. Ne kete kuptim, nuk shoh asnje problem qe pjese te tij jane transplantuar ne vendimin e dates 13 qershor te KQZ, i cili u zbardh (shkruajt) pas miratimit te Rezolutes ne oret e drekes se po asaj dite. Rezoluta nuk eshte perdorur as si prove e as si argument logjik nga KQZ ne vendimin e tij, keshtu qe nuk mund te thuhet se KQZ iu referua dickaje qe nuk ekzistonte ne kohen kur u morr vendimi. Ne kete situate shume te trazuar politike, pasqyrimi i disa paragrafeve te nje akti (deklarativ) te Kuvendit qe mbeshteste qendrimin tashme te bere publik nga KQZ me duket fare normal.
        Sic kam bere te qarte edhe te komenti kryesor mbi kete debat, konstatimi i pavlefshmerise absolute nuk eshte bere me vendim as ne date 10 e as ne date 13 qershor. Ne date 10 qershor konstatimi u be ne menyre deklarative dhe natyrisht qe kjo mund te konfirmohet nga procesverbali i mbledhjes, ndersa ne daten 13 qershor gjendet vetem ne pjesen arsyetuese te vendimit por nuk ka konstatim ne dispozitivin e vendimit. Ishte e pamundur ne kete rast te kalohej thjesht me deklarim, duke qene se ankuesi e kishte sjelle dekretin anulues si shkak kryesor te kerkeses se tij dhe argument te pare e te vetem per te kerkuar qe KQZ te nderpriste veprimtarine dhe te cregjistronte PUK nga zgjedhjet. KQZ, sipas ankuesit, nuk po vepronte sipas urdherimit qe lindte prej Dekretit te dyte presidencial.
        Persa i perket jurisprudences kushtetuese, po e kujtoj ceshtjen e 2003, nder te tjera edhe sepse kam njohje personale me kerkuesin, ish-prokurorin S.Z. qe kishte ankimuar dekretin e persidentit per shkarkimin e tij.
        Vendimi 150/2017 i Kolegjit te Gj.Kushtetuese eshte plotesisht ne linje me cka thene GjK ne 2003, ku e cilesoi dekretin presidencial akt individual dhe qe duhet goditur ne gjykaten e zakonshme (atekohe nuk kishte jurdiksion te posacem administrativ) perkunder vendimit te GjL qe e vleresonte Dekretin akt me natyre politiko – kushtetues e qe nuk mund te merrej ne shqyrtim nga asnje gjykate.

        1. KPA ne nenin qe citoni percakton se akti absolutisht i pavlefshem nuk sjell asnjë pasojë juridike, pavarësisht faktit nëse është konstatuar apo jo si i tillë. Ai konsiderohet se nuk ekziston.

          Mirepo KQZ-ja eshte organ kolegjial dhe qe ajo te mund te zbatonte kete dispozite do te duhej qe te gjithe anetaret e saj te kishin te njejtin qendrim. Pra thjesht vazhdonin punen duke nenkuptuar pavlefshmerine e dekretit. Perndryshe duhet nje vendim shumice. Pra nese KQZ-ja ne daten 10 ka dale me deklarim, ne fakt ka konstatuar pavlefshmerine me nje qendrim nderkohe qe nje prej anetareve te saj, Kryetari ka nje Deklarim krejt te Kundert. Pra ne keto kushte nevojitet Vendimi.

          Nga ana tjeter, KQZ-ja edhe sikur ta kishte kete kompaktesi ndodhej ne kushtet publike kur Kuvendi i Shqiperise kishte regjistruar Projektrezoluten e deputeteve mbi aktin e presidentit qe e njihte keshtu ate si ceshtje politike dhe kushtetuese.

          Ne daten 13 KQZ-ja ka operuar serish ne sintoni me vendimmarrjen e Kuvendit, duke inkorporuar ne pjesen arsyetuese te vendimit per PUK pjese te rezolutes se Kuvendit. Rezoluta eshte dokument politik i cili ne ate vendim, mendoj modestisht, se me shume demton sesa rregullon pune. Kjo pasi KQZ-ja e regjistron rezoluten si nje udhezues ne arsyetimin perndryshe strikt ligjor qe i ben nje ankimi qe ka te beje me zgjedhjet, nderkohe qe rezoluta ne permbajtje eshte shprehje e qendrimit te Parlamentit per kufizimin e kompetencave te ushtruara nga Presidenti te cilat nuk i jepen me Kushtetute dhe ligj. Pra dicka me shume sesa nje ceshtje thjesht qe ka te beje me zgjedhjet.

          Po sikur Kuvendi te mos e miratonte Rezoluten? Shtrohet kjo pyetje sepse akte te ketilla kane forcen e precedentit dhe sic thate ju hyjen ne serine e praktikave te mira qe duhen referuar edhe me pas. Rezoluta aty ngjan si premisa e vendimit te KQZ-se qe perndryshe ne nje vendim kaq te zakonshem per cregjistrim nga zgjedhjet nuk ka pse te referoje dokumente te institucioneve te tjera.

          Por edhe brenda ketij vendimi ka nje tjeter problem qe ka te beje me vleren juridike te Rezolutes. Ne vendimin e KQZ-se per kerkesen e PUK saktesohet ora 12:00 e vendimit. Por ne kete ore Parlamenti nuk e kishte miratuar ende dokumentin e propozuar. Nese shohim publikimin ne faqen zyrtare te Parlamentit, Rezoluta ka marre emer te tille juridik ne oren 16:08 te dates 13 qershor(https://www.parlament.al/Files/Projekte/20190614090407flete%20votimi%20projektrezoluta%20akti%20i%20Presidentit.pdf). Pra 4 ore e 8 minuta pas KQZ-ja kishte miratuar vendimin.

          KQZ-ja ka krijuar baze referuese mbi nje dokument te paqene ende ne forme perfundimtare. Ju thoni se kjo eshte formale. E pranoj, por shikoni ju lutem se cila eshte arsyeja qe KQZ-ja ka menduar ta sjelle Rezoluten ne permbajtje te vendimit te vet per PUK:

          …pa asnjë dyshim ndihmon organet ligj-zbatuese, në këtë rast Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për një interpretim, kuptim dhe zbatim sa më korrekt të legjislacionit të interesuar, duke qenë se vjen nga organi primar i hartimit dhe miratimit të Kushtetutës, Kodit Zgjedhor dhe Kodit të Procedurave Administrative

          Ky parakalim i jep shtyse dyshimit te arsyeshem se vendimi ka qene i parapergatitur per KQZ-ne. Ka precedent te qarte per kete. Ne vitin 2011 kur PD-ja depozitoi ne Komision kerkesen per fletet e votimit te kontestuara, Drejtoria Juridike e KQZ-se doli me nje projektvendim qe kishte brenda me shume interpretim kushtetues sesa thjesht ligjor. Asokohe ish-anetari i majte i KQZ-se, Pandeli Varfi u shpreh publikisht se ne ate vendim:

          kane futur duar ustallare sepse ne e njohim nivelin e Drejtorise Juridike.

          Me sa di ne ate drejtori jane pak a shume te njejtet njerez.

          PS: Praktiken e vitit 2003 e rikujtova sepse pati nje debat nese dekreti i presidenitit mund te gjykohet apo jo ne nje gjykate pervec se asaj Kushtetuese. Pra GJK i ka dhene fund ketij diskutimi. Dekreti kalon ne gjykate, ndonese eshte interesante mendimi krejt i kundert i Kolegjeve te Gjykates se Larte. A mund te sherbeje kjo perballje si premise per rishikim te perkufizimeve per natyren e dekretit, debat qe ka qene i hershem? Ndoshta.

        2. P.N.H.

          Kam frikë se ju po e justifikoni KQZ-në për të njëjtën gjë që po akuzoni, për mendimi tim me të drejtë, Presidentin. Domëthëne që është duke e “bërë ligjin”, jo duke “ndjekur ligji “.

          Përndryshe interpretimet dhe loja “fast and loose” me “pavlefshmëritë absolute” nga pozicionet dhe “karriget e gjithësecilit” më duken as më pak dhe as më shumë por, të rrezikshme.

          KQZ e kishte mundësinë “absolute” (pun intended) që ndërsa zbatonte dekretin e Presidentit, përsëri ta kundërshtonte atë në publik dhe në rrugë institucionale me argumenta. Do ishte ndoshta rruga më e gjatë, më pak triumfatore, por edhe më e besueshmja.

          Por këto dispozicionet me mbiemrin ‘absolute’, i vijnë më përshtat dhe e eksitojnë politikën.

  10. Përshëndetje i nderuar, dhe mirënjohje për shpjegimin e gjatë.
    Një pyetje del mëse e nevojshme:
    A është botuar vendimi i kolegjit të Gjykatës Kushtetuese (të përbërë prej 3 antarësh) për rrëzimin e ankesës ndaj Dekretit të Presidentit Nishani për shtyrjen e zgjedhjeve në vitin 2017?
    Nëse po, ku dhe kur?
    Të kuptohemi, nuk e vë aspak në dyshim citimin tuaj brenda thonjëzave.
    Vetëm jam kurioz të shoh nëse ka ndonjë arsyetim më të zgjeruar atje nga nga ajo që jepet. Duke ju cituar ju, kolegji tresh i Gjykatës Kushtetuese është shprehur se Dekreti i sipërpërnendur: “është një akt administrativ individual, pasi ka për objekt vetëm caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë.”
    Mirëpo përkufizimi i aktit administrativ individual në Kodin e Procedurave Administrative [KPA] është:
    “a) “Akti administrativ individual” është çdo shprehje e vullnetit nga organi publik, në ushtrimin e funksionit të tij publik, kundrejt një apo më shumë subjektesh të përcaktuara individualisht të së drejtës, i cili krijon, ndryshon ose shuan një marrëdhënie juridike konkrete;”
    Pra, këtu kemi, së pari “subjekte të përcaktuara individualisht të së drejtës:, dhe së dyti, akti administrativ individual është i tillë që lidhet në thelb dhe ekskluzivisht me “një marrëdhënie juridike konkrete”.
    “Marrëdhënia juridike konkrete” nuk përkufizohet në KPA, por e gjejmë përgjithësisht si “marrëdhënie juridike” në Kodin Civil që kryesisht dhe në substancë, lidhet me kontratet dhe detyrimet.
    Pra, nga sa mund të kqyret këtu, mund të vihet pyetja nëse mospajtimi i referuar në rastin e Presidentit Nishani ishte, në thelb i sferës kushtetuese, dhe aspak i sferës kontraktuale, të detyrimeve, dhe për pasojë, administrative?
    Pa patur më shumë informacion parësor në rastin e mospajtimit lidhur me Dekretin e Presidentit Nishani, kam përshtypjen se trajtimi i tij si precedent në lidhje me mospajtimin në rastin konkret të Dekretit të Presidentit Meta duket paksa i ngutur.
    Natyrisht, nuk përjashtohet rasti që një kolegj i ri tresh i Gjykatës Kushtetuese të rikonstituuar, ta pranonte shqyrtimin e mospajtimit aktual si “mosmarrëveshje kompetence midis pushteteve” [Neni 131, ç. i Kushtetutës].
    Pa dashur të jap ndonjë opinion konkluziv, pasi situata e sotme e koklavitur, për mendimin tim, është mëse “e pjekur” për t’u trajtuar nga Gjykata Kushtetuese dhe vetëm nga ajo, sjell në vëmendje se tagri i Presidentit të Republikës për të caktuar datën e zgjedhjeve vendore është i ngulitur qartë në Kushtetutë EDHE përmes Nenit 115.3 të Kushtetutës.
    http://www.parlament.al/Files/sKuvendi/kushtetuta.pdf

    1. Z.Alibali, pershendetje!
      Vendimi i Kolegjit te GjK gjendet ne faqen online te saj. Mban nr.150 dhe eshte i vitit 2017. Te makina e kerkimit me keto dy fjalekode gjendet menjehere.
      Vendimi eshte i shkurter dhe cfare citova eshte thelbi. Nuk hapet nga celulari, vetem nga pc apo lap top.
      Prej kohesh doktrina administrative shqip (S.Sadushi) e ka per te mireqene se dekretet jane akte administrative nenligjore. Ne rastin e dekretit per daten e zgjdhjeve, une kam bindjen qe eshte akt individual:
      – iu drejtohet nje nr te caktuar individesh. Ne fakt te gjithe shtetasve qe ne dt 30 qershor jane 18 vjec. Ketu duket sikur ngjason me aktin normativ, sepse edhe ky iu drejtohet te gjithe shtetasve, por (vijon)
      – (vijon) akti individual e pushon forcen e tij ne date 30 qershor. Ne kete pike dihet me saktesi absolute (nga regjistri i gjendjes civile) me emer, mbiemer, adrese, se cileve individe iu drejtohet, ndersa akti normativ per shkak te natyres abstrakte e shtrin ekzistencen ne kohe dhe nuk lidhet me 1 date te caktuar. Ai prek te gjithe shtetasit dhe jo dmd vetem ata mbi 18 vjec.
      – akti normativ rregullon per nje fushe te vecante, ndersa akti individual per nje ceshtje te vecante, ne kete rast thjesht e vetem percaktimin e nje date kalendarike si date zgjedhjesh.

      I giditur ne lidhje me perputhshmerine e tij me Kodin Zgjedhor (si ne rastin e vendimit 150/2017), dekreti i Presidentit nuk perben lende kushtetuese. Gjykata kushtetuese nuk kontrollon lugjshmerine e akteve aindividuale por kushtetutshmerine e akteve normative (neni 131 i Kushtetutes).
      Nga ana tjeter, nje problematike si kjo mund te ngertheje dhe elemente kushtetutshmerie: konfliktin e kompetencave ndermjet presidentit dhe kuvendit e te perbeje lende per GjK. Ndoshta nje here tjeter, qe uroj e nuk besoj se do ndodhe.

      L.A., pershendetje!
      Keto pyetje i kam pas edhe une vete me heret.
      Rregullimi i ri i nenit 110 te KPA, lejon qe akti absolutisht i pavlefshem te goditet ne cdo kohe (kjo ka qene dhe me pare) e te kerkohet nga cdo individ (kjo eshte e re), por mbi te gjitha vendos DETYRIM per CDO ORGAN PUBLIK qe, nese bie ne kontakt me aktin absolutisht te pavlefshem, te KONSTATOJE pavlefshmerine e, ne vijim, te injoroje aktin e te vazhdoje punen sikur ai ska dale kurre.
      Ne pamje te pare kjo duket sikur cenon parimin e sigurise juridike, pasi akti konstatohet i pavlefshem ne nje procedure administrative qe nis ne rruge incidentale dhe, organi administrativ nuk mund te disponoje me vendim per pavlefshmerine. Pra nuk e ben kete permes dispozitivit (pjesa “Vendosi”). Kete mund ta beje vetem gjykata. Per pasoje, mund te ndodhemi perpara nje situate kur per nje organ publik nje akt eshte absolutisht i pavlefshem (psh per KQZ) por per nje tjeter jo (psh Bashkia Shkoder). Problemi lehtesohet ne mbi 90% te rasteve kur kupton qe pavlefshmeria absolute lidhet vetem me aktet individuale. Aktet normative per nga perkufizimi mund te jene vetem te paligjshem, por jo ne ate mase sa te bien ne perkufizimin e paflefshmerise absolute. Duke qene se behet fjale ekskluzivisht per akte individuale, ato pergjithesisht i drejtohen 1 deri ne disa individe. Ky i dekretit te presidentit eshte rast shume i rralle, pasi perfshin mbi 3.3 milion shqiptare (qe ne dt 30 qershor rezultojne mbi 18 vjec). Sidoqofte, ne rruge incidentale, mund te goditet nga cdo organ publik. Psh, nqs KQZ sdo ishte thelluar apo per gjithfare arsyesh do e kishte marre te mireqene legjitimitetin e Dekretit te dyte, do te duhej te nderpriste procedurat e prokurimit per pergatitjen e logjistikes zgjedhore. Nje operator ekonomik qe ka fituar nje prokurim nga KQZ me heret do te demtohej. Ai do ankimonte ne vijim vendimin e KQZ ne Komisionin e Prokurimit Publik (KPP). KQZ do mbrohej duke nxjerre perpara KPP dekretin e Presidentit. Ne kete rast, edhe KPP nqs do mund ta kuptonte (profesionalisht) ne baze te nenit 111 te KPA ka detyrimin te konstatoje pavlefshmerine absolute te dekretit.
      Nuk e di a isha sqarues.
      Sidoqofte, vendimi i KQZ eshte ankuar ne Kolegj Zgjedhor. Vendimi do jepet te Hene. Nqs Kolegji e le ne fuqi vendimin e KQZ, edhe po spati guxim te shprehet mbi dekretin, qartesisht dekreti ka rene, sepse o eshte legjitim dekreti, o vendimi i KQZ qe e ka konstatuar absolutisht te pavlefshem.

      Ardian,
      Me mungon Peizazhet por dita eshte shume e shkurter prej ca kohesh:)

      1. P.N.H.
        Përshëndetje gjithashtu, dhe faleminderit për përgjigjen. Përsëri nuk jam i qartë për rastin kur pavlefshmëria absolute nuk duhet të konstatohet në një procedurë të lidhur me afate kohore. A është dekreti I presidentit, nëse e supozojmë si akt administrariv, një procedurë e lidhur me afate kohore?

        Edhe një pyetje, për këdo që mund të përgjigjet dhe ka informacion): në praktikën ligjore dhe mardhëniet institucionale në Shqipëri, ka pasur ndonjë rast kur parimi i pavleshmërisë absolute të jetë përdorur? Apo ky është rasti i parë?

        Përndryshe më duket mua se kapërcimi është i madh. Quajeni po deshët risi, revolucion, historik. Po kalojmë nga pretendimet për interpretim të kushtetutës, në interpretim faktik të një procedure administrative me një nen në kod ende të patestuar mirë.

        Mund ta kem gabim, por kam frikë se për shak të mungesës së Gj.K-së po detyrohemi të futemi në praktika ligjore me pasoja të paparashikuara që ndikojnë në interpretimin e kompetencave të kreut më të lartë të shtetit. Pavarësisht se ky kre ka një emër të përvecëm Ilir Meta, dhe pavarësisht gafave që ai mund të bëj, Ilir Meta mund të shkarkohet nesër. Por procedurën pasi e ke vendosur me precedent nuk e shkarkon dot.

        1. L.A.
          Pavlefshmeria absolute afekton vetem aktet nenligjore individuale. Aktet normative (qofshin keta akte nenligjore apo ligje) per shkak te kompleksitetit dhe natyres “abstrakte” ne lidhje me fushen qe marrin persiper te rregullojne, mund te jene thjesht ne kundershtim respektivisht me ligjin dhe/apo Kushtetuten.
          Akti administrativ individual eshte gjithmone i kufizuar ne kohe. Nxirret ne zbatim te ligjit per te rregulliar nje ceshtje te posacme, te atyperatyshme dhe iu drejtohet nje nr te percaktuar individesh.
          Pra, pavlefshmeria absolute lidhet gjithmone me nje akt fuqia e te cilit eshte e kufizuar ne kohe. Por sic parashikon neni 110 i KPA, ajo mund te konstatohet ne cdo kohe, qe dmth edhe pasi akti ti kete realizuar efektet e tij. Ky eshte edhe nje nga dallimet me aktin e paligjshem (deri dje keta cilesoheshin “relativisht te pavlefshem”). Aktet e paligjshem vetem shfuqizohen. Aktet absolutisht te pavlefshem anulohen dhe nuk sjellin asnje efekt qe nga dita qe kane dale.
          Sinqerisht s’di c’te te them me shume.

          1. P.N.H.
            Kam përshtypjen se “i lidhur me afate kohore” siç e përcakton Komentari dhe “i kufizuar në kohë” siç e karakterizoni ju aktin administrativ, janë gjëra të ndryshme. Ndaj po ngulmoj të marë një përgjigje nëse Dekreti i Presidentit është “i lidhur me afate kohore”.

            Komentarin e Kodit të Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë, Pjesa V, Neni 8 Akti Administrativ absolutisht i pavlefshëm, V. Pasojat Juridike thuhet ,e bardhë mbi të zezë, se:

            Pra, çdokush mund të “konstatojë” pavlefshmërinë e aktit në çdo kohë dhe në çdo çështje, kështu që pavlefshmëria absolute nuk duhet të konstatohet në një procedurë të lidhur me afate kohore. (p.521, para. 4)

            Ja dhe një tjetër vërejtje me interes nga Komentari:

            çështja e kompetencës së organit publik duhet të jetë, gjithashtu, kriteri i parë i një shqyrtimi ex-post të ligjshmërisë së një akti administrativ në kuadrin e mjeteve ligjore administrative ose gjyqësore, kur organi administrativ që shqyrton ankimin ose gjykata ndjek një metodë sistematike dhe logjike. (P.517, para 2)

            Pra, pyetja shtrohet, jo “si e lexon KQZ dekretin e presidentit?”, por “si e lexon KQZ Kodin e Procedurave Administrative?”.

  11. L.A.
    Nuk ka asnje diference mes komentarit dhe leximit nga KQZ te KPA. Pavlefshmeria absolute e aktit konstatohet “ne cdo kohe” thote ligji. Me fjale te tjera nuk ka afate per te bere konstatimin e pavlefshmerise absolute te nje akti. E kam thene disa here ne komentet me lart kete.
    Une e kuptoj skepticizmin e disa prej jush ne lidhje me faktin qe KQZ guxoi(!) te iluminohej dhe te injoronte nje Dekret presidencial.
    Problemi eshte se askush nga palet e interesuara nuk e ankimoi kete dekret ne gjykate. Ne kete pike KQZ duhej te merrte pergjegjesine: o te vazhdonte punen per realizimin e zgjdhjeve, o te nderpriste gjithcka.
    Sido qe te ishte, do te gjykohej e paragjykohej, sikunder po ndodh.
    Do kerkoje pak kohe, por jam i bindur qe KQZ beri gjene e duhur dhe pikerisht ate qe ligji i detyronte te bente.

  12. Ketu nuk kuptohet asgje. Dekreti ne fjale eshte akt administrativ, por Presidenti ka tager kushtetues te pakufizuar e pakushtezuar nga asgje tjeter, perpos nje norme tjeter kushtetuese, qe thote se zgjedhjet duhet te jene periodike. Eshte pa kuptim qe nje kompetence e tille te vleresohet ne hierarki si akt nenligjor. Presidentit data e zgjedhjeve nuk i propozohet nga asnje institucion tjeter, kompetenca presidenciale eshte kushtetutshmerisht e plote. Nga ana tjeter per cdo akt administrativ ekziston “proroga”, shtyrja e afateve. Ne hipotezen se Presidenti nuk respekton afatet qe mundesojne periodicitetin e zgjedhjeve, askush nuk ka te drejte te nxjerre nje date zgjedhjesh bazuar ne ligj. Nqs Presidenti nuk do kish nxjerre dekretin ne tetor a nentor per zgjedhjet ne 30 Qershor, atehere e vetmja rruge do te ishte shkarkimi i Presidentit dhe Presidenti i ri do te shpallte daten e re te zgjedhjeve, e cila per shkak te afateve per shkarkimin e Presidentit dhe zgjedhjes se te riut, do te shkelte me siguri afatet e periodicitetit te zgjedhjeve. Biles ne rast se nuk zgjidhej Presidenti i ri, vendi do te shkonte ne zgjedhje parlamentare te parakohshme, me shprese qe Presidenti i ri, te zgjidhej dhe te caktonte daten e zgjedhjeve. Pra, ky akt administrativ jo vetem qe nuk mund te jete ne hierarki si akt nenligjor, por mund te rrezoje edhe parlamentin e qeverine bashke. Une nuk e di cfare sallate ka bere Sadushi dhe sa i ka habitur juristet e vendit te Kelsenit e Shmitit, por nese Presidenti nuk cakton daten e zgjedhjeve, o shkarkohet Presidenti o ska zgjedhje. KQZ ka zero kompetenca per te diskutuar dekretet presideciale per caktimin e dates se zgjedhjeve. Gjithe institucionet e shtetit te mblidhen bashke, te perplasin kembet sa te duan, per caktimin e dates se zgjedhjeve vetem sa i bejne fresk Presidentit.

  13. Pseudonim,
    Dua te te falemderoj per komentin e pare dhe per kohen qe vure per kerkim dhe te shkruaret e tij.
    Te falenderoj gjithashtu edhe per ate pak drite qe hodhe mbi praktiken administrative te shtetit tone – drite shume e nevojshme per ne qe e ndjekim shtet-berjen shqiptare kryesisht nepermjet informacionit qe na ofrohet nga media ne internet – mbase, jo burimi me i sakte per keto pune…
    Vazhdo, te lutem, te shkruash, sepse na ndihmon.

  14. Nuk e di cfare drite mund te hidhet kur vihet ne dyshim kompetenca ekskluzive kushtetuese e Presidentit per caktimin e dates se zgjedhjeve. Ne baze te ketyre arsyetimeve, nqs Presidenti ne nentor do te kishte caktuar si date ta zeme 30 korrikun apo 30 shtatorin, do te na dilnin keta te KQZ, qe do te na e kishin shpallur dekretin si te pavlefshem se kapercen afatet e periodicitetit te zgjedhjeve. Keta s’jane ne terezi fare, jane per burg. Askund nuk eshte shkruar, as ne Kushtetute as ne ligj, qe nqs Presidenti nuk cakton daten e zgjedhjeve brenda afateve ligjore na del KQZ-ja qe cakton si date zgjedhjesh te dielen e fundit te afateve. Nqs Presidenti lajthit atehere shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese me nismen e Parlamentit, por nuk i kalohen kompetencat ekskluzive presideciale KQZ-se apo Parlamentit . Po jemi ne Albanistan, ku na del KQZ-ja e luan rolin e Gjykatave Administrative dhe Kushtetuese. Po me kujton kohen e Revolucionit borgjez rus te shkurtit 1917, kur ushtaret ne front u mblodhen dhe thane te gjithe urdherat e oficereve do te kalojne per miratim nga sovjetet e ushtareve, pastaj do zbatohen ose jo. U bene si kembet e dhise dhe u shpartalluan prej gjermaneve dhe austro-hungarezeve prej Balltikut ne Detin e Zi. Na doli KQZ-ja sovjeti i shek 21.

  15. Jooo, eshte akoma me e thjeshte se kaq:).
    Presidenti – e kam fjalen pikerisht per ate tipin qe ne kete fiksionin tone vendos te mos caktoje fare date zgjdhjesh – ne qofte i tille, s’ka asnje shqetesim. Ai e di, askush nuk mund t’i beje asgje; as ta shkarkoje e aq me pak te nise nje proces penal ndaj tij.
    Ai ka ne tavoline nje draft-dekret, me kete tekst: “Per anulimin e dekretit nr.2260, date 22.11.1998 “Per shpalljen e ligjit nr.8417, date 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikes se Shqiperise””.
    E firmos.
    Nuk ka me as Kuvend, as Gjykate Kushtetuese, as prokurori …; asnje legjislacion ne fuqi ne Republiken e Shqiperise. Madje nuk ka me as Republike te Shqiperise. Ja kjo ishte.
    Upsss!
    Po ky dekret eshte absolutisht i pavlefshem, apo jo! Presidenti nuk e ka kete kompetence.
    Askush nuk do e marre ne konsiderate urdherimin e nje dekreti me permbajtjen si sa me lart. Institucionet do e injorojne dhe do vijojne punen. Kuvendi menjehere do nise proceduren e shkarkimit.
    Sikunder po ndodh.
    Sikunder duhet te ndodhe ne nje shtet te se drejtes. Ku qeveriset jo nga njerezit, por nga ligji. Ku qeveriset jo nga cfaredolloj ligji, por vetem nga ligjet e drejte.
    30 qershori 2019 mund te mos jete dite feste per demokracine ne Shqiperi. Dhe eshte shume e trishte kjo gje, plot 29 vite pas 1990. Po definitivisht do te jete nje gur themeli per demokracine kushtetuese dhe shtetin e se drejtes ne Shqiperi. Per fatin tone te keq, paskesh qene e thene qe ne, shqiptaret, te nxjerrim mesime vetem “me te keq”. Per fatin tone te mire, pedagoget nga pertej Atlantikut kete radhe nuk po i tolerojne me nxenesit qe ne na shiten per politikane.
    Ne date 30 qershor duhet te kete votim. Nuk ka lidhje me ata qe do te zgjidhen. Fare! Mandati i tyre ne kohe, qofte 4 muaj a 4 vjet, eshte krejt i paperfillshem ne kohe-zgjatjen e jetes se nje kombi. Ky po, eshte i pacmuar.
    Ky eshte postimi im i fundit per kete ceshtje.

    1. P.N.H.

      Ku ishte shqetësimi i komunitetit ligjor dhe evokuimi i pavlefshmërisë absolute, kur Rama nxirrte ligje për Teartin, për PP-të, për Taxat që u faleshin Oligarkëve në mënyrë prapavepruese, për Vetting-un e famshëm, që ata përtej atlantikut na e paskëshin kuptuar aq mirë? Ku janë ithtarët e shteteit ligjor kur mësojnë se reforma në drejtësi, përgjegjësja për lënien e republikës, pa asnjë gjykatë dhe prokurori funksionale, ishte drejtuar as më shumë dhe as më pak, por nga Ulsi Manja në parliament dhe Tahiri dhe Xhafa ën ekzekutiv? Dy të parët tashmë të kapur edhe në përgjime në manipulim votash, kurse i fundit i njohur për cështjen ‘Babale”. Por për një pjesë këtu, këto ndoshta janë vetëm PSYOP’s.

      Ju ende nuk iu përgjigjët pyetjes sime se: meqënëse pavlefshmëria absolute “nuk duhet të konstatohet në një procedurë të lidhur me afate kohore” sipas komentarit të kodit, atëherë përse këmbngulet që të konstatohet kjo tek Dekreti i Presidentit?

      I nderuar P.N.H.

      Shqipaëria ka qënë në një diktaturë faktike për mëse dy vjet, ku ligjet dhe reformat antikushtetuse, nuk janë më përjashtimi, por norma.

      Të injorosh këtë realitet dhe të flasësh për shtet ligjor, që përndryshe nuk ekziston vecse në imagjinatën e ndonjërit, është njësoj sikur t’i japësh përkrahjen një diktature që nuk ka asnjë lloj ndryshimi me fashizmin dhe komunizmin. Përkundrazi.

      T’i referohesh vetwm i krimeve kushtetuse të presidentit, përndryshe hipotetike, duke injoruar krimet kushtetuese reale të kryera nga Parlamenti dhe Ekzekutivi për t’i vënë në dorë pushtet vetëm njw njeriu, nuk janë intelektualisht të ndershme. Dhe nuk e them këtë për ju personalisht, por për të gjith ata që mbrojnë në mënyrë të drejtëpërdrjtë apo tërthore këtë diktaturë tashmë të instaluar.

      Dhe nuk po e komentoj fare paragrafin dhe fjalitë tuaja të fundit, sepse duhet ta keni kuptuar edhe ju vetë, se instalimi ose jo i një diktature, ka shumë rëndësi në jetën e një vendi.

    2. 30 qershori si gur themeli i demokracise kushtetuese e shtetit te se drejtes, sic ishte Kongresi i Permetit i tille gur themeli…

  16. Neni 92 i Kushtetutes i ben shume te qarta gjerat

    Presidenti ushtron edhe këto kompetenca:
    a) i drejton mesazhe Kuvendit;
    b) ushtron të drejtën e faljes sipas ligjit;
    c) jep shtetësinë shqiptare dhe lejon lënien e saj sipas ligjit;
    ç) jep dekorata e tituj nderi sipas ligjit;
    d) jep gradat më të larta ushtarake sipas ligjit;
    dh) me propozim të Kryeministrit, emëron dhe liron përfaqësuesit e plotfuqishëm të
    Republikës së Shqipërisë në shtetet e tjera dhe në organizatat ndërkombëtare;
    e) pranon letrat kredenciale dhe tërheqjen e përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të
    tjera dhe të organizatave ndërkombëtare të akredituara në Republikën e Shqipërisë;
    ë) lidh marrëveshje ndërkombëtare sipas ligjit;
    f) me propozim të Kryeministrit, emëron drejtorin e shërbimit informativ të shtetit;
    g) emëron Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe rektorët e universiteteve sipas
    ligjit;
    gj) cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për
    zhvillimin e referendumeve;
    h) kërkon mendim dhe të dhëna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetërore për
    çështje që kanë të bëjnë me detyrat e tyre.

    ——————————————————————————————-

    Nga 12 kompetenca, 2 kompetenca jane mesazhe e kerkim mendimi e llogarie, 2 jane me propozim te kryeministrit, 1 prej noteri kombetar kurse 7 jane kompetenca direkte ose ekskluzive.

    Nga keto 7 kompetenca ekskluzive, 6 perfundojne me formulen SIPAS LIGJIT, perkatesisht pikat b,c,ç,d,ë dhe g.

    E vetmja kompetence ekskluzive qe nuk mbaron me formulen sipas ligjit eshte pika gj, pra caktimi i dates se zgjedhjeve.

    Pra , Legjislatori nuk e ka pare te arsyeshme qe Presidenti ne caktimin e dates se zgjedhjeve te kete kushtezim shprehimisht prej ligjit.
    Sipas Legjislatorit, Presidenti ka nje kompetence kushtetuese absolute qe nuk varet nga ligji per zgjedhjet.

    Ne hipotezen se Presidenti ne nentor 2018 nuk do caktonte fare date zgjedhjesh, ai do te ishte realisht edhe i pashkarkueshem, sepse qe te shkarkohej nga Gjykata Kushtetuese, ne radhe te pare do duhej qe PS-ja te kishte 94 deputete, pra e pamundur qe te niste procedura e shkarkimit dhe te shkonte ne Gj.K, sikur edhe kjo te ishte funksionale.

    Pra, Legjislatori kur vjen puna tek data e zgjedhjeve e ka blinduar Presidentin, ne rast se me shume se 1/3 e deputeteteve jane dakort me qendrimin e tij per mosmbajtjen e zgjedhjeve lokale.

    Cfare do te thote kjo ? Do te thote qe Presidenti shihet nga Legjislatori si nje insitutucion esencial ne zhvillimin e zgjedhjeve.

    Tani, perballe ketij institucioni kushtetutshmerisht esencial per zgjedhjet, kemi KQZ-ne ose Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

    Ky institucion jo vetem qe nuk ka ndonje pjese ne Kushtetute, por nuk ka asnje nen, biles nuk permendet as edhe nje here te vetme. Per Legjislatorin, KQZ eshte institucion kushtetutshmerisht inekzistent, Ai nuk ka harxhuar asnje pike boje per ti permendur ekzistencen. Pseudonim NgaHalli, Dies Irae dhe KQZ per Legjislatorin jane njesoj inekzistente.

    Ky institucion, kushtetutshmerisht mize kali, guxon dhe shpall te pavlefshem, si haptazi antikushtetues, nje dekret te nxjerre nga nje institucion kushtetutshmerisht esencial per zgjedhjet, njekohesisht edhe Kryetar i Shtetit.

    Ketu kemi nje aberracion te papare, ngrihet miu dhe i hakerrehet elefantit, grenza i turret ariut, maçoku i sulet luanit. Keta te KQZ-se, nuk jane per burg, jane per kemisha force, i duhet dhene te drejte Metes kur tha, une nuk i ndaloj dot njerezit te çmenden.

  17. Rasti hipotetik, apo krahasimi lidhur me abrogimin nga Presidenti të Kushtetutës, i dhënë nga i nderuari PNH nuk duket shumë i qëlluar, edhe pse – mund të argumentohet – që disa akte të përparshme të Presidentit në lidhje me emërimin apo shkarkimin e ministrave apo rektorëve – [duke ditur se administrimi i përditshëm i punëve të shtetit është kompetencë e qeverisë ] – janë në kufirin e kushtetueshmërisë.

    Duke e çveshur diskutimin nga emra konkretë, dhe duke arsyetuar me gjakftohtësi, mund të thuhet se Presidenti, si kryetar shteti i një republikë parlamentare, ka tagre të kufizuara. Për ushtrimin e tyre ai nxjerr dekrete. [Nenet 86 – 94 të Kushtetutës]

    A janë dekretet e Presidentit të karakterit normativ, me fjalë të tjera, që kanë fuqinë e ligjjit sikurse janë ligjet të miratuara nga Kuvendi? Dihet se Kushtetuta e v. 1998 ia hoqi presidentit këtë tagër, pra, funksionin ligjvënës e ka vetëm Kuvendi.

    Pra, në vështrim të parë, dekretet e presidentit nuk kanë karakter normativ sipas kuptimit të mirëfilltë të fjalës.

    Dihet po ashtu se Presidenti i Republikës, brenda funksoneve të kufizuara që ushtron, është organi më i lartë ekzekutiv i Republikës.

    Siç u përmend këtu nga i nderuari PNH, doktrina aktuale dhe praktika e gjykatës kushtetuese i karakterizon dekretet e presidentit të republikës si “akte administrative individuale”. Nga pikëpamja semantike ky interpretim ngjan i pranueshëm. Në pamje të parë, pra, mund të interpretohet se presidenti është kreu i administratës shtetërore, dhe dekreti përbën një akt të nxjerrë prej vetë atij.

    Mirëpo ky interpretim është i mundimshëm (tenous).

    Çka është më e rëndësishme, për mendimin tonë, kategorizimi i dekretit presidenciual si akt administrativ individual nuk e gjen veten brenda kornizave të përkufizimit të aktit administrativ (individual dhe kolektiv) sipas Kodit të Procedurave Administrative [KPA].

    Citoj nga KPA:

    1. “Akti administrativ”:a) “Akti administrativ individual” është çdo shprehje e vullnetit nga organi publik, në ushtrimin e funksionit të tij publik, kundrejt një apo më shumë subjektesh të përcaktuara individualisht të së drejtës,i cili krijon, ndryshon ose shuan një marrëdhënie juridike konkrete;
    9b) “Akti administrativ kolektiv” është një shprehje e vullnetit nga organi publik, në ushtrimin e funksionit të tij publik, që i drejtohet një grupi subjektesh, anëtarët e të cilit janë të përcaktuar individualisht ose mund të përcaktohen individualisht mbi bazën e karakteristikave të përgjithshme, i cili krijon, ndryshon ose shuan një marrëdhënie juridike konkrete”.

    Pa dashur t’i hyj analizës së thelluar, duket qartë se përkufizimi i aktit adminstrativ (individual apo kolektiv) lidhet në mënyrë thelbësore dhe ekskluzive me “një marrëdhënie juridike konkrete”, e cila është kryesoisht e sferës së të drejtës civile [Neni 419 – Kuptimi i Detyrimit, dhe Neni 659 – Përmbajtja e Kontratës, tek Kodi Civil]

    Mirëpo Dekreti për caktim apo anullim të datës së zgjedhjeve vendore, që është katërcipërisht brenda tagreve të Presidentit, nuk lidhet me “krijimin, ndryshimin apo shuarjen e ndonjë marrëdhënieje juridike konkrete”.

    Zgjedhjet [parlamentare apo vendore] hyjnë në sferën e të drejtave dhe lirive politike të e shtetasve të Republikës [Neni 45, Kreu III, i Kushtetutës], dhe pra nuk kanë karakter detyrues të sferës civile, të lidhur me “një marrëdhënie juridike konkrete”. Për ilustrim, abstenuesit e shumtë në zgjedhjet shqiptare nuk kanë asnjë pasojë nga akti i tyre i indiferencës politike, apo mospjesmarrjes për çdo arsye tjetër.

    Për analogji, a mund të thuhet se zbatimi i parimeve dhe normave të së drejtës administrative në një mospajtim që i takon ekskluzivisht lëndës kushtetuese ngjan njëlloj sikur të zbatonim regulloren e basketbollit në një ndeshje futbolli?

    Faktet dhe rrethanat e Vendimit Nr. 150/2017 të kolegjit të Gjykatës Kushtetuese janë në thelb të ndryshme nga mospajtimi i sotëm, megjithatë citimi i dhënë nga PNH është korrekt, dhe e pasuron debatin, për çka jemi mirënjohës.

    Mirëpo institucione dhe njerëz të pagabueshëm nuk ka – përfshirë edhe i nënshkruari. Errare
    humanum est.

    Prandaj, duke e analizuar ftohtë qëndrimin e kolegjit tresh të Gkjykatës Kushtetuese të vitit 2017, nuk mund të mos thuhet se ai nuk aspak është i gdhendur në gur. Për më tepër, ai kurrsesi nuk mund të përbëjë precedent.

    U përmend përvoja amerikane këtu. Dhe shumë mirë. Eshtë e vërtetë: precedenti, sipas parimit të stare decisis, është në themel të sistemit juridik amerikan.

    Mirëpo, edhe Gjykata e Lartë amerikane gjithnjë e më shumë po priret që, precedentin gjyqësor, të mos ta kqyrë si “të gdhëndur në gur”. Madje, në një opinion të javës së fundit, anëtari l Gjykatës së Lartë, Clarence Thomas u shpreh pikërisht kështu:

    Ne, tha pak a shumë ai, nuk jemi të detyruar të zbatojmë precedentë që janë “vërtetueshmërisht të gabuar [demonstrably erroneus]”.

    Për më shumë në lidhjen:

    https://www.reuters.com/article/us-usa-court-thomas/justice-thomas-urges-us-supreme-court-to-feel-free-to-reverse-precedents-idUSKCN1TI2KJ

    Duke patur parasysh këtë argument të guximshëm, të hedhur nga një mendje ndër më të shquarat e jurisprudencës botërore, a nuk mund të shtrohet pyetja nëse, vallë edhe vendimi i kolegjit tresh Nr. 150/2017 të Gjykatës Kushtetuese përbën ose jo “lajthim juridik” [errore iuris]?

    Vijon më tej gykatësi Thomas:

    “When faced with a demonstrably erroneous precedent, my rule is simple: We should not follow it,”

    “Kur hasim një precendent vërtetueshmërisht të gabuar si do të veprojmë? Rregulli im është i thjeshtë: Ne nuk duhet ta ndjekim atë”.

    Në rastin tonë, pra, sikurse e kemi përmendur në komentin paraprak më sipër, një kolegji tresh i ri i Gjykatës Kushtetuese shumë bukur mund ta injorojë interpretimin e kolegjit tresh të përparshëm të dhënë tek 150/2017.

    Duke respektuar plotësisht mendimin e kolegëve të nderuar, kam mendimin se përplasja e tanishmë duket ekskluzivisht e sferës së të drejtës kushtetuese.

    Sikurse del nga mospërputhja qartë me përkufizimin, Dekreti i Presidentit, nuk mund të karakterizohet si akt administrativ (individual apo kolektiv).

    Ndofta ai mund të karakterizohet si një akt normativ SUI GENERIS i Kryetarit të Shtetit, pasi ushtrohet tërësisht brenda kompetencave të përcaktuara nga Kushtetuta [Neni 92.gj], dhe ka fuqi normative dhe zbatimore të krahasueshme me ligjin. Botimi në Gazetën Zyrtare e bën atë të zbarueshëm e të detyrueshëm në mbarë territorin e Republikës.

    Po ta shohim Dekretin e Presidentit për Zgjedhjet Vendore në kuadrin e parimit doktrinar tê prezumimit të kushtetutshmërisë (presumption of constitutionality) në të drejtën krahasuese atëhere ai është detyrimisht të zbatueshëm nga të gjithë, por gjithsesi të atakueshëm vetëm në Gjykatën Kushtetuese.

    Përfundimisht, kam mendimin se në rastin tonë është Gjykata Kushtetuese ajo që e ushtron kontrollin kushtetues, që kurrsesi nuk mund të uzurpohet nga ndonjë institucion tjetër “i pavarur”. Përndryshe, argumenti arsyeshëm mund të përmbyset duke vënë pyetjen e kundërt: nëse aktet e këtij të fundit, në të vërtetë, janë apo jo nul, dhe pra futen ose jo në territorin e pavleshmërisë absolute?

  18. Ne hipotezen se dekreti i dyte do te ishte i ankimueshem ne Gj.K., pra me nje Gj.K. funksionale dhe te shpejte, duhet marre parsysh se Presidenti pas dekretit te dyte, ne cdo moment mund te nxjerre nje te trete me daten e zgjedhjeve. Nqs Gj.K. do te shprehej ne date 28 qershor, Presidenti ne te njejten date apo nje dite me pare mund te nxirrte dekretin me daten e re, ta zeme 30 shtator. Keshtu nqs Gj.K. do te anullonte dekretin e dyte do te linte te vlefshem dekretin e pare. Do te gjendeshim atehere me nje date, 30 shtatorin, te caktuar nga Presidenti me dekret te trete dhe me daten 30 Qershor qe do te “caktohej” nga Gj.K. Mirepo anullimi i dekretit te dyte nga Gj.K. do te nxirrtr jashte loje edhe vullnetin e Presidentit per zgjedhjen ne 30 shtator. Pra, Gj. K. do te merrte keshtu de facto kompetencat e Presidentit ne caktimin e dates se zgjedhjeve. Ngado te rrotullohet kjo ceshtje cdo perpjekje per anullimin e dekretit te dyte, do ta bente organin anullues superior ndaj Presidentit persa i takon caktimit te dates se zgjedhjeve. Pra nuk do te rregullonte asgje ne rrafshin kushtetues, po do zhvishte Presidentin nga kompetenca e caktimit te dates. Ne fakt si Parlamenti, ashtu edhe KQZ e tashme Kolegji Zgjedhor po perpiqen te zhveshin Presidentin nga tagri i caktimit te dates, duke e futur daten ne hulline e ligjit zgjedhor. Per si eshte kompetenca kam pershtypjen qe Gj.K. nuk do te doje te ngaterrohet e ti mbivendoset vullnetit te Presidentit ne ushtrimin e kesaj kompetence, dmth donte jete dicka e perafert me 2017, me argumentim ndryshe, por me thelbin te njejte, Gj. K. nuk merret me caktime datash zgjedhore nepermjet anullimit te ndonje dekreti presidencial.

  19. Titulli i artikullit eshte “Kadilere nga halli”. Nga komentet me duket se duhet te ishte “kadilere nga malli”.

  20. Këta kadilerët tanë po na lënë edhe një problem tjetër me vetting-un, sepse ligjshmëria e tij, apo kushtetutshmëria po deshe, po vlerësohet në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut (Altina Xhoxhaj against Albania).

    Një nga pyetjet për palët ka të bëjë drejtëpërdrejt me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, dhe statusin e tij juridik si tribunal:

    Can the Independent Qualification Commission (IQC) be considered to be a “tribunal established by law”, within the meaning of Article 6 § 1 of the Convention? Did the IQC meet the requirement of impartiality, considering that the same entity carried out the investigation and took the decision to remove the applicant from judicial office (see Kamenos v. Cyprus, no. 147/07, §§ 107-109, 31 October 2017)?

    Interesante, por edhe e dhimbshme, të presësh me padurim nëse do qëndrojë dot në këmbë ngrehina boshe e drejtësisë shqiptare e krijuar pas vetting-ut.

    Mbi gërmadhat e së vjetrës do ndërtohet një epokë e re, tha.

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin