nga Ajkuna Dakli
( Përshtypje nga Griffin Poetry Price Readings Ceremony – Toronto 2019)
E çuditshme ndjenja që të shkakton një poezi e lexuar në gjuhën tënde nga një zë i qetë dhe i butë në një sallë të madhe me një audiencë prej mbi 500 anglishtfolësish, nga të cilët përveç teje dhe mbase pak fare pak të tjerëve askush nuk e kupton atë që po thuhet. Salla dëgjon e qetë e tërhequr mbase nga tingulli i zërit, fëshfërima e gjuhës, po edhe nga fakti që poezia është shkëputur nga një përmbledhje poetike e cila është një nga shtatë përmbledhjet poetike të përzgjedhura prej rreth 510 librave me poezi të shkruar në anglisht ose në gjuhë të tjera dhe të përkthyer në anglisht.
Ndërsa në vendin nga unë vij, sipas antropologëve,
deri para një shekulli nuk ekzistonte asnjë fjalë e vetme për “dashurinë”,
por vetëm një dyshim i zgjuar-naiv që
“duhet të ekzistojë patjetër diçka më e madhe se ne, apo jo?”,
me gjestin retorik të një mbreti, i cili pyet,
por përgjigjet pret t’i vijnë vetëm në ëndrra.
Është zëri i poetes Luljeta Lleshanaku,e cila lexon në shqip një nga poezitë e përmbledhjes së saj “Hapësira Negative” të përkthyer mjeshtërisht nga përkthyesja dhe poetja shqiptare Ani Gjika dhe botuar nga shtëpia botuese New Directions – një ndër shtatë finalistët për çmimin kanadez Griffin 2019 për poezinë.
Çmimi Griffin, i themeluar në vitin 2000 nga Scott Griffin është një nga çmimet më prestigjioze në Kanada që i akordohet çdo vit një poeti kanadez dhe një poeti jo-kanadez të përkthyer në anglisht.
Libri “Negative space” është një nga shtatë finalistët, vetëm dy nga të cilët janë shkruar fillimisht në një gjuhë tjetër dhe janë përkthyer në anglisht .
Në fjalën e saj të hyrjes për t’i paraqitur publikut përmbledhjen poetike, autoren dhe përkthyesen, poetja daneze Ulrikka Gernes, anëtare e jurisë dikur finaliste për të njëjtin çmim – bën pyetjen që mbase çdo autor shqiptar që shkruan shqip dikur ia ka bërë vetes :
“ Pse të marrësh mundimin të shkruash në një gjuhë e cila flitet nga mbase vetëm rreth 5 milionë njerëz në të gjithë botën? “
“Sepse poezia të detyron ta shkruash.” – thotë ajo.
“Po ka diçka me fjalët – vazhdon. “Fjalëve nuk u duhet të bëhen emigrantë për të kapërcyer kufijtë”.
Fjalët janë ato që na krijojnë hapësira komunikimi dhe e gjejnë njëra tjetrën në gjuhë të tjera. Po kur flasim për poezinë termi përkthim nuk është gjetja e duhur. Që ta përcjellësh një poezi në një gjuhë tjetër duhet ta rikrijosh atë në një gjuhë tjetër
Ani Gjika, përkthyese dhe poete shqiptare me banim në Boston, finaliste për të njëjtin çmim i ka rikrijuar mjeshtërisht poezitë e Lleshanakut në përmbledhjen në anglisht.
Sipas traditës, poezitë lexohen fillimisht në gjuhën e origjinalit, pastaj në anglisht.
Leximi vazhdon në të dy gjuhët me disa pjesë nga poema “Ujë dhe karbon” – një anatomi e përkryer poetike e periudhës se diktaturës komuniste në Shqipëri e parë jo vetëm në aspektin politik dhe historik po edhe atë njerëzor – nëse njeriut i heq ndjenjat, të drejtat, liritë dinjitetin ai reduktohet vetëm në një përbërje kimike “ujë dhe karbon”.
But when I saw the former Sorbonne professor
Secretly digging through the trash and pick up a piece of watermelon rind,
Which then he wiped on his pants and swallowed whole without chewing,
I new I witnessed five thousand years of civilization
Extinguished in one moment”
…
But where was our country at the moment?
Where was Caesar?
Poema është një histori mbijetese :
We were guns without latches
We softened walls with our shadows
And we bore children, two – dimensional children
Like ribbons of light that enter through the crack of a door
Or through the torn tarp of a roof.
Daydreaming children, the children of survival
Who noticed only the bonny haunches of the farm oxen
And at night like a secret sect
Gathered around Dickens,
dhe si e tillë mbart në vetvete misionin e përcjelljes së mesazhit historik në të ardhmen :
You can’t conquer evil. Evil ends on its own
No matter how great, every Evil has its moment of saturation
……………………….
And blessed is the one destined to live through the Epoch of Saturation:
Like paradise in those illustrated religious flyers
Where tigers and humans bask peacefully together under the sun,
In the apple orchard by a river of honey together co-sufferers and co-citizens.
Fault is not a feature of water and carbon
Fault does not exist
Poezitë e Lleshanakut më lënë gjithnjë mbresa të forta me elegancën e figurave, filozofinë që ndërthurin, forcën e logjikës, qetësinë e rrëfimit dhe kthjelltësinë emocionale dhe, çka është më e rëndësishme, me përkatësinë – ajo fije e padukshme me të cilën poezia e saj lidhet gjithnjë me lexuesin, gjë që e bën njerëzore dhe të prekshme .
Po unë nuk jam kritike arti dhe ky shkrim nuk ka për qëllim të bëjë një kritikë letrare të poezive të autores.
Luljeta Lleshanaku është prej shumë kohësh një poete e njohur në Shqipëri dhe jashtë saj, fituese e disa çmimeve kombëtare e ndërkombëtare dhe poezitë e saj janë të përkthyera në disa gjuhë të botës.
Këtu desha të sjell vetëm çka përcollën këto poezi te unë, ulur diku në një cep të sallës, si një banore e këtij vëndi po edhe e ardhura nga larg, kanadeze po më shumë shqiptare.
Nuk është aspak një nga ato rastet kur aksh shqiptar u bë papritur i shquar, fitoi një cmim, bëri një shpikje a u zgjodh deputet i një vendi tjetër dhe na përkëdhelet sedra vetëm sepse diku kemi një rrem gjenetik të përbashkët dhe vëmë qeleshe e bëjmë shqiponjën me duar, duke festuar një arritje individuale si kombëtare.
Kjo është dicka tjetër shumë më e thellë dhe thelbësore.
Asnjë komb nuk mbijeton dot pa ura që ta lidhin me kombet e tjera. Një komb pa ura do mbetej veç një ishull i shkretuar i dënuar të mbytej në vetvete.
Asnjë individ i asnjë kombi kudo që të ndodhet nuk jeton dot pa ura të komunikimit njerëzor midis tij dhe të tjerëve.
Po çfarë më mirë se këto poezi të lexuara në gjuhën tënde, që flasin për historinë e vendit tënd pikërisht për brezin tënd nga një poete e lindur në qytetin tënd e cila duke shkruar në gjuhën e saj arrin të dëgjohet nëpër botë madje edhe aty ku audienca është aglisht folëse mund ta ndërtojë një urë të tillë?
Nëse do të huazoja fjalët e poetes, do thoja se poezia është shpirti i një kombi i shndërruar në fjalë ashtu si një grimcë rëre mes dhimbjes nga koha shndërrohet në perlë:
He touched the sand –
only a single grain finds its way into a belly of an oyster
with time and pain to be transformed into a pearl
© 2019, autorja
Me ndjeni, por nuk shoh ndonje vlere te jashtezakonshme “poetike” te pakten tek ekstrakti i poezive te lexuara ne Toronto nga poetja e shquar Luli Lleshanaku.
A ka mundesi te na jepni ndonje gje tjeter me “poetike”?
Pjeset e dhena, gjynah mos paça, por duken si nje proze e zvargur, e palezetshme, e vervitur dhe e perplasur pa kujdes ne ca vargje…
Ngjan gati gati si zoisja gervishtese e menteshavve te nje dollapi te ndryshkur te kohes se komunizmit…
Pra, autorja shpreh ne varg se vjen nga Shqiperia, vendi ekzotik ne zemer te Evropes, qe nuk ia ka pasur haberin “dashurise”. Dhe kjo quhet poezi…
Te kuptohemi, poezi politike ka patur sa te duash ne periudhen e “socrealizmit”. Mirepo populli i jepte çmimin atyre – thjesht duke i injoruar. Paaresisht se regjimi u jepte çmime poeteve te tij politike apo militante…
Mirepo, te paraqitet si sukses e talent i madh poezia politike e periudhes se tranzicionit, dhe madje nje poezi nen nivelin e mediokritetit, kjo ndodh vetem ne Shqiperi. Dhe ne Toronto…
I dime “çmimet” nderkombetare qe, sa per numer dhe per t’u bere interesante, fusin tek radha e kandidateve, edhe ndonje “autor” te ardhur edhe nga vende ekzotike. Si ajo fjala pa kuptim qe futet ne varg thjesht per rime…
Mirepo keqardhja ketu nuk eshte per jurine, pasi ajo e beri zgjedhjen e vet. Cmimi – qe autorja e shkrimit nuk per korrektese duhet ta permendte, – nuk iu dha Luli LLeshanakut, por i shkoi poeteshes koreane, Don Mee Choy, me vepren Autobiografia e Vdekjes.
Keqardhja ketu i takon perkthyeses, qe ka harxhuar kohen kot per poezi te rendomta, dhe jo perfaqesuese te poezise bashkekohore shqiptare.
Pompimi i vlerave mediokre ne letersine shqipe eshte bere mode ne atdhe, permes qokave, jurive, mediave servile, e miqesive te gjithanshme. Te pakten te kurseheshim nga pompimi i mosvlerave ne keto faqe te Peizazheve te Fjales…
Personalisht, si AV, e pëlqej shumë poezinë e Lleshanakut, veçanërisht të vëllimit “Homo Antarcticus”, që më ka lënë mbresë të fortë.
Por kjo nuk ka të bëjë, natyrisht, me eventin në Toronto.
Personalisht, sërish si AV, nuk i besoj shumë poezisë së përkthyer (këtë e kam shpjeguar gjetiu). Megjithatë, kam pështypjen se Ani Gjika ka bërë punë shumë kompetente me përkthimin dhe kjo i është vlerësuar edhe jashtë qarqeve tona letrare, ose nga lexues që nuk dinë shqip.
Nuk do ta quaja kurrë Lleshanakun “vlerë mediokre” dhe aq më pak mosvlerë – edhe pse në vargjet e saj, si te kushdo tjetër, mund të gjesh ndonjë gjë mediokre.
Falemnderit për komentet. Që të mos përsëris Ardianin, ndaj të njëjtin mendim me të për poezitë e Lleshanakut dhe shqipërimin e tyre nga Ani Gjika . Mendoj gjithsesi që preferencat në art janë personale.
Poezitë e cituara në shkrim janë ato që autorja zgjodhi të lexojë. Përmbledhja përmban poezi të zhanreve të ndryshme .
Por siç edhe e kam përmendur unë nuk marr përsipër të bëj kritike letrare dhe as të gjykoj arsyet e zgjedhjes së njërit apo tjetrit fitues. Ky shkrim pasqyron thjesht një këndvështrim timin dhe mbresa personale nga mbrëmja poetike e leximit të poezive të finalistëve.
Ardian, falemnderit. Vec nje sqarim. Perkthimet jane pikerisht vleresuar nga lexues qe dine mire shqip sidomos kur kam aplikuar per NEA dhe English PEN si dhe gjate procesit te vleresimeve ne cmimet e tjera. -Ani