Një denoncim i hidhur gazetës “Daily Mail” e riktheu në vëmendje gjendjen e mjeruar të së ashtuquajturave “kopshte zoologjike” në Shqipëri – ku kafshët lihen thjesht të mbijetojnë në gjendje të vuajtjes totale.
Këto vende nuk kanë kurrfarë vlere as edukative as dëfrimi, por vetëm sa shërbejnë si qendra të lëngimit të gjallesave; ose më mirë, ekspozita të mizorisë dhe të budallallëkut tonë.
Një luan gjysmë i ngordhur në një kafaz nuk është më luan, por kufoma e gjallë e kafshës që ishte dikur. Luani real jeton dhe lëviz i lirë, vetëm ose me familjen e tij, është këlysh vëlla dhe baba, bën seks, lufton me rivalët, gjuan antilopat dhe gazelat në savana. Dhe për më tepër – i shmanget syrit të njeriut. Çfarë i mbetet, kur e privon nga esenca e vet prej luani dhe ia nënshtron, pa ndërprerje, vështrimit tonë vrastar?
Prandaj ndoshta është momenti për t’u kërkuar autoriteteve: MBYLLINI KËTO VITRINA TË MJERIMIT TË TJETRIT. Hiqini kafshët e egra nga kafazet: luanët, arinjtë, leopardët, jaguarët, ujqërit, rrëqebujt, dhelprat nuk ekzistojnë që ne, prindër të së dielës, t’ua tregojmë fëmijëve. Çojini në sanktuare për të vdekur me një farë dinjiteti, nëse kjo mund të bëhet; dhe ndalojeni me ligj importin dhe kapjen e tyre për qëllime argëtimi. Përndryshe edhe eutanazia, në këto rrethana, do të ishte për t’u parapëlqyer ndaj torturës që u bëhet këtyre krijesave përditë.
Të vetmet hapësira të pranueshme, për synime edukimi, do të ishin ato që njihen edhe si “pet zoos” – ku kafshë të zbutura e të mësuara me njerëzit, si dele, dhi, llama, lopë, gomerë, poni, derrkucë, lepuj, pula, pallonj e fazanë mund të vijnë në kontakt me të vegjëlit. Sa për gjallesat e tjera, ato e kanë vendin kudo gjetiu në botë, por larg nesh ose atje ku bota jonë ka mbaruar; së paku, larg atyre që nuk i kuptojnë dhe nuk dinë të kujdesen për to. Tek e fundit, kush i do vërtet kafshët dhe interesohet për to, nuk mund ta pranojë as ta bëjë të vetin fajin e burgosjes së tyre prapa hekurave dhe pikëllimin e kafshës në robëri.
Edhe vetë Kopshti zoologjik, si institucion, i përket një epoke tashmë të kapërcyer – po asaj paradigme shkencore të shekullit XIX që përfshinte edhe antropologjinë e racave inferiore dhe superiore – dhe nuk mund të përligjet dot më. Studiuesit që duan a ua lyp detyra të punojnë me kafshë të egra, mund ta bëjnë këtë në habitatet e natyrshme ose në qendra të specializuara; fëmijët mund t’i shohin kafshët e tyre të preferuara në film dhe në televizion. Anembanë botës, cirqet që punojnë me kafshë të egra dhe që hipin arinjtë në biçikleta dhe veshin tigrat me fustan sa vijnë e pakësohen.
I vetmi rol që mund t’u ketë mbetur këtyre institucioneve është të ndihmojnë për të ruajtur dhe riprodhuar speciet në rrezik zhdukjeje – por ne nuk e bëjmë dot këtë në Shqipëri dhe as na mbetet ne për ta bërë. Përndryshe, sensibilizimi i publikut për çështje të mjedisit dhe të impaktit njerëzor ndaj natyrës nuk ka nevojë për kafazet me arinj dhe luanë.
Le të mbyllen dhe të ndalohen me ligj, pra, këto BURGJE TË JETËS; ndoshta duke bërë një gjest të njerëzishëm ndaj atyre me të cilët e ndajmë planetin, do të mësojmë edhe si të jemi më të njerëzishëm me njëri-tjetrin.
© Peizazhe të fjalës™. Ky shkrim mund të qarkullohet lirisht, duke shënjuar burimin.
Edhe njeriu nuk jeton si “real” apo ne kushte primordiale sic pershruhet luani ketu. Dakord, luani eshte shume larg habitatit te tij natyror, por kjo nuk do te thote detyrimisht qe i rrethuar ai eshte nen torture. Ne e kemi vendosur ne nje habitat tjeter, ku nje specimen ndoshta do te pershtatet, ndoshta jo. Pretendimi se kopshti zoologjik si institucion eshte i kaluar kohe si pjese e “po asaj paradigme shkencore të shekullit XIX që përfshinte edhe antropologjinë e racave inferiore dhe superiore”, me vjen me nje kontradikte te lehte. Ne mund te ndiejme empati dhe ta “clirojme” luanin nga ky “habitat i vuajtjes” vetem nese e pranojme ate si asgje me shume se nje kafshe qe per te jetuar “e shendetshme” apo “e plotesuar” ka nevoje ti nenshtrohet ne cdo moment vetem instinkteve.
Nga ana tjeter nuk nenkuptoj mungese empatie. Kam qene se fundmi ne kopshtin zoologjik te tiranes dhe dukej i keqmbajtur, dhe jam dakort qe tirana dhe femijet e saj nuk do humbisnin po te mbyllej.
Diskutimi i paradigmës kulturore që i përket Zooparku do të na çonte larg. Nuk e kam fjalën vetëm për antropologjinë racore, por edhe për muzeumet e kurioziteteve dhe dioramat dhe të tjera “interface” të dijes me publikun, që themelohen mbi idenë se bota (universi) është e destinuar për njeriun. Sot tema e antropocenit është nga më të nxehtat në mjediset akademike, edhe në kontekstin e ngrohjes globale. Kopshti zoologjik, për mua, është vetëm një simptomë e një botëkuptimi që sot nuk qëndron dot më në këmbë.
Krahasimi që bëni me njeriun nuk më duket se qëndron; sepse njeriu është (edhe) produkt i rrethanave sociale dhe, sikur të kthehej në natyrë, nuk do të mbijetonte dot. Ka antropologë që e kategorizojnë njeriun mes kafshëve të zbutura (domesticated), ose bashkë me delet, gomerët dhe pulat. Ndërsa luani mbijeton për bukuri në habitatin e vet të natyrshëm dhe nuk ka nevojë për praninë e njeriut – përkundrazi.
Madje argumenti im është se luani, i privuar nga çfarë e bën luan (preja, jeta në grup, seksualiteti) nuk është më luan, por vetëm zhgualli i luanit. Edhe kjo ka lidhje me ndërrimin e paradigmës: nga gjallesa si strukturë materiale (anatomike) te gjallesa si qenie që shtrihet në disa përmasa.
Më në fund, unë jetoj në NYC dhe shkoj herë pas here në atë që njihet shkurt si The Bronx Zoo – por që nuk ka lidhje me kafazet tona të arinjve dhe kafshët që treten në urinën e tyre. Por modeli i The Bronx Zoo kushton shumë dhe vetëm pak vende mund ta përballojnë.
Po te kemi parasysh se as qeni e as delja nuk jane zbutur per 100 vjet, por kane dashur shume breza, kryqezime racash e mutacione gjenetike, atehere edhe kopshti zoologjik si tentative zbutjeje e specieve te ndryshme nuk mund te quhet i deshtuar. Ne fakt speciet qe jane vleresuar si te dobishme jane zbutur te gjitha ( ose jane zbutur ato qe jane pare te arsyeshme te zbuten), keshtu qe çeshtja do te ngrihej me shume, nese eshte luani specie e dobishme per njeriun.
Ketu une do te thoja s’ka qene, s’eshte e s’do te jete, per faktin e thjeshte qe te nxjerr difiçit per shkak te sasise e llojit te ushqimit qe do dhe sigurisht nuk hyn ne pune per asgje.
Zebra thone se eshte kafshe e zbutshme dhe nuk kuptphet pse afrikanet nuk e zbuten ne kohen kur ky kale afrikan ishte i nevojshem (tashme eshte e kote).
Kafshet e zbutura kane sukses evolutiv te padiskutueshem, perndryshe luani eshte i destinuar te zhduket me kthimin e stepave ne toke te punueshme. Ne fakt stepat e cdo kontinenti te populluar jane kthyer ne toke bujqesore, ku mbillet sidomos drithi, keshtu qe me popullimin e metejshem te Afrikes, luani afrikan do te kete fatin e specieve te tjera te luaneve qe jane zhdukur( kujtojme luanin evropian ne kohen e Herkulit)
Midis nje Afrike me savana per luanet, ku vdesin miliona afrikane ne vit nga kequshqyerja dhe nje Afrike ku savanat kthehen ne hambare drithi, sigurisht qe empatia shkon tek afrikanet dhe jo tek luanet.
Ne fund te fundit vetem 120 vjet me pare perfundoi masakra e 100 milione bizonteve ne Amerike, qe stepat amerikane te ktheheshin ne toke te civilizuar.
Nje luan i zbutur mund te mbijetoje neper kopshte zoologjike, luanet e savanave e kane jeten te shkruar.
Hyllin, paske harruar që speciet e rralla dhe në rrezik zhdukjeje ruhen për bukuri në parqet natyrore dhe rezervatet: alternativa e arsyeshme edhe ndaj braktisjes në mëshirë të poachers-ve, edhe ndaj mbylljes në kafaz (ose në shishe/regjistrimit të kodit gjenetik).
Qendron per shume specie, te cilat kane habitat jo aq te pershtatshem per agrikulturen ose kane dendesi te ulet popullsie, dmth rivaliteti i njeriut nuk eshte i larte. Keshtu psh. Tanzania qe del shpesh neper emisione ( Serengetin s’ka ngelur njeri pa e degjuar), ka aktualisht nje dendesi prej 50 banoresh/km2, mund t’ia lejoje luaneve dhe shume kafsheve te tjera te ekzistojne, por e shoh te pamundur qe ne vendet e saj fqinje, Ruanda e Burundi me dendesi prej 400 banoresh/km2, popullata te kete luksin t’u lejoje toke bujqesore kafsheve te egra ( aty po erdhi ndonje luan ilegal nga Tanzania e e shkojne ne hell dhe e hane per darke) .
Nga ana tjeter, rezervatet ne shume vende afrikane jane gjithnje e me teper ne presionin e blegtoreve, sepse edhe nqs savana e zgjedhur per rezervat, nuk eshte e mire per bujqesi, me siguri eshte e mire per blegtori.
Zgjidhje afatgjate ne Afrike nuk ka, flas per savanat ( dhe pyjet ne toke te mire bujqesore), kemi te bejme me te njejtin cikel qe e kane kaluar Europa dhe Azia gjate rritjes demografike.
Tanzania mund ta mbaje Serengetin dhe te kenaqen me emisione e me safari miliona e miliarda njerez nja 2-3 breza, derisa popullata te arrije nje dendesi te atille qe do i duhet Serengeti ( ta zeme te shkoje Tanzania nga 50 ne 200 milion – pune 50-60 vjetesh eshte-).
Speciet e medha, nuk i kane mire punet me njerezit dhe nuk eshte zgjidhje bllokimi shteteror i tokave bujqesore. Po te transferohet surplusi demografik afrikan drejt kontinenteve te tjera, psh ne 2 Amerikat dhe Australi,qe kane kapacitete te medha, atehere mund te krijohet ndonje stabilitet qe te ruhet çfare eshte aktualisht.
Shoku, leksionin e filozofise aplikoje ne ndinje vend tjeter. Nuk shume mend as analize per te kuptuar qe keto kafshme trajtohen keq, jane te paushqyer, te dhunuar dhe sigurisht larg habitatit natyror. Dhe per cfare? Per te mbledhur leke nga Shqiptaret injorante.
Nuk e di se kur u beme shoke( megjithese trimi i mire me shoke shume), por tek vargu i komenteve qe niste me Gjergjin nuk flitet gjekundi per gjendjen ne Shqiperi.