Lajmi se Bashkimi Europian po shqyrtonte mundësinë e ngritjes së kampeve të refugjatëve në Shqipëri u përhap, së paku në krye, krahas një lajmi tjetër, më të hershëm, për ngritjen në Shqipëri të një qendre për trajtimin dhe rehabilitimin e luftëtarëve “të penduar” të ISIS-it, të kthyer në Ballkan. E vetmja gjë që kishin të përbashkët këto dy lajme ishte që Shqipëria gjithnjë vjen në vështrim, kur është fjala për të anashkaluar ligjin dhe për të eksportuar probleme delikate. E megjithatë, afërsia në kohë dhe ngjashmëria në përmbajtje, i ndihmoi të gjithë ata që u kapën të papërgatitur nga shqetësimi publik, për të turbulluar ujërat, duke përgënjeshtruar njërin në vend të tjetrit.
Kur lajmin për kampet e refugjatëve e përcollën edhe media me prestigj kontinental, filloi të përmendej edhe shifra e ekzagjeruar e 600 mijë sirianëve që do të strehoheshin në Shqipëri; kjo shifër vinte nga një deklaratë – reale – e zv. Ministrit të Brendshëm të qeverisë Rama, i cili i pat thënë një televizioni gjerman se Shqipëria ka kapacitet të presë deri 600 mijë refugjatë, siç e tregoi gjatë luftës së Kosovës. Kaq u duhej kundërshtarëve të qeverisë Rama, për ta bërë “600 mijëshin” kryetemë të histerisë së tyre në mediat; çfarë i dha qeverisë mundësinë e papritur që të përgënjeshtronte “me tabelë”: duke hedhur poshtë shifrën e 600 mijëve si të pavërtetë, në mënyrë implicite hidhej poshtë edhe lajmi tjetër për kampet. Sërish, bëhej fjalë për gjëra pa lidhje: nëse do të hapeshin kampet apo jo, kjo nuk varej nga ndonjë kapacitet i supozuar i tyre.
Kjo është edhe mënyra siç ka arritur “post-truth” në Shqipëri: me disonancë kognitive alarmante. I përçarë dhe gjysmë-analfabet, publiku i mediave të sotme elektronike dhe sociale nuk arrin dot të gjykojë informacionin në mënyrë kritike dhe u gjysmë-beson të gjitha atyre që dëgjon, meqë, në thelb, nuk beson më asgjë, sikurse nuk u beson më as liderëve politikë që i ka zgjedhur vetë. Virtytin për të dyshuar ia kanë topitur edhe mediat tabloide, të cilat në mënyrë sistematike përhapin të pavërteta, duke i shkëputur, sërish në mënyrë sistematike, lajmet nga burimet e tyre.
Diçka e ngjashme ndodhi me Teatrin Kombëtar: pas përplasjeve në dukje të ashpra midis Aleancës që kërkonte ruajtjen e godinës ekzistuese dhe pushtetit (lokal dhe qendror) që kërkonin realizimin e projektit të firmës Fusha, u tha papritur se Erion Veliaj kish arritur një marrëveshje me përfaqësues të “artistëve” (ky lajm u shoqërua me një fotografi të kryebashkiakut me disa pak aktorë protagonistë të protestës) dhe se “teatri i ri nuk do të jetë me kullë”. Pa çka se, edhe në projektin e prezantuar muaj më parë, edhe në renderimet që kemi parë, teatri i ri i Bjarkes nuk ka qenë me kullë: pra u mohua një gjë për të cilën nuk kish pasur drejtpërdrejt protestë. Sikur kaq të mos mjaftonte, ndonjë artist e përgënjeshtroi Veliajn dhe tha se nuk kish lidhur ndonjë marrëveshje me të. Në kundërpërgjigje, qarkulloi sakaq një peticion “me 65 firma” nga aktorë dhe regjisorë, që kërkonin ngritjen e një Teatri të Ri: në krye të peticionit ishin emra të nderuar, duke filluar nga “i madhi Piro Mani”, siç e quajti ministrja entuziaste e Kulturës, në falënderimin e vet publik “me përulje” për firmëtarët e peticionit (të botuar, siç pritej, në Facebook). Por menjëherë ia behu kundërlajmi: Piro Mani nuk kish nënshkruar gjë. Natyrisht, publiku e kish të pamundur të verifikonte nënshkrimet e peticionit të parë, sikurse e ka të pamundur të verifikojë tani nëse përgënjeshtrimi nga Piro Mani është i vërtetë apo jo: sërish, burimet e këtyre lajmeve nuk identifikohen; por edhe kur identifikohen, nuk japin gjë garanci të vërtetësisë. Dhe më në fund, nëse njëra nga firmat e këtij peticioni kaq oportun rezulton e gënjeshtërt, çfarë do t’i garantonte firmat e tjera? Vallë do të shkojë ndonjë gazetar t’i pyesë të interesuarit një nga një?
E vetmja gjë që kanë lajme të tilla, është ajo që në debatet e sotme në SHBA për patologjinë e “post-truth” në politikë e kanë quajtur “truthiness” (vërtetshmëri): diçka që tingëllon si e vërtetë, që ia vlen (do t’ia vlente) të jetë e vërtetë. Por truthiness ka edhe te peticioni i të 65-ëve, edhe te përgënjeshtrimi i Piro Manit, ose mundësia që firma e tij të jetë shtuar atje nga një dorë e tretë: nuk është hera e parë që ndodh me këto peticione. Aq më tepër që peticioni në fjalë hyri në qarkullim mu në momentin kur Këshilli i Ministrave e miratoi projektligjin për ndërtimin e Teatrit të Ri (dhe zhvillimin komercial të truallit përreth). Me sa duket, ky projektligj është identik me atë që ishte përfolur para “negociatave” të Veliajt me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit; prandaj nuk kuptohet më se ç’marrëveshje u arrit me atë rast: ndoshta marrëveshja për ta ngrënë sapunin për djathë?
Edhe më mallëngjyes ishte konfuzioni që shoqëroi vendimi i tanishëm, i Bashkimit Europian, për ta shtyrë një vit hapjen e negociatave; një vendim i cili, në përgjithësi në Europë, u komentua si një formë e butë refuzimi: qeveria Rama, me kryeministrin në krye, e paraqitën këtë si sukses të shkëlqyer, ndërsa opozita e interpretoi si dështim. Sërish, disonancë kognitive e kulluar. Meqë, në çdo rast, bëhet fjalë për shtyrje të datës së hapjes së negociatave të pranimit, dhe jo të pranimit në Europë, duhet të jetë njeriu tejet i dëshpëruar, që ta paraqitë këtë si “fitore”; por ndoshta Rama ka arsye që të jetë tejet i dëshpëruar në këtë moment; meqë i ka vënë të gjitha bastet për një Europë që, aktualisht, është duke imploduar nën trysninë e mosmarrëveshjeve, populizmave dhe panikut të elitave.
Si edhe herë të tjera, lajmi përcillet i paketuar me interpretim; dhe këtë herë të njëjtin lajm e shoqëruan ambalazhe të ndryshme. Vetë praktika e përzierjes mes lajmit dhe opinionit nuk është gazetarisht korrekte; por kur opinioni ia zë frymën lajmit, ose e paraqet ashtu siç nuk është, duke pretenduar që jo vetëm të informojë publikun, por edhe t’i tregojë se çfarë të mendojë, atëherë informacioni ia ka lënë vendin propagandës. Dhe propaganda, që të funksionojë mirë, ka nevojë për një publik që ka hequr dorë nga gjykimi kritik dhe, në thelb, i konsumon lajmet si fast food, së bashku me spin-in që i shoqëron; dhe interpretimin bazë të realitetit ia ka lënë në dorë teorive të komplotit.
Kanë një të përbashkët këto pak shembuj që solla –përtej konfirmimit të ndarjes së informacionit nga realiteti dhe zëvendësimit të së vërtetës me truthiness; dhe kjo e përbashkët është abuzimi i të gjitha palëve me nevojën e publikut për informacion (ose shkelja e së drejtës së publikut për informacion). Që shtypi të rreket të japë të vërtetën, me aq sa mundet, duhet edhe që dikush të mbante përgjegjësi për gënjeshtrën: dhe anasjelltas, kur askush nuk paguan ndonjë haraç (qoftë edhe moral) për gënjeshtrën dhe dizinformimin, atëherë e vërteta nuk mund të përcillet më; dhe publiku do të heqë dorë deri edhe nga pretendimi se prej lajmeve mund të presë ndonjë diçka më shumë se thjesht argëtim. Madje sa më i rëndësishëm që të jetë lajmi, aq më e madhe do të jetë distanca e pritshme e këtij lajmi nga e vërteta.
© 2018, Peizazhe të fjalës™. Ndalohet riprodhimi pa lejen e autorit.
Kam nje pyetje: Kryeministri del dhe deklaron publikisht se “Per kaq dite nis ndertimi i aeroportit te Vlores”.
Ikin ditet. Ai del serish pas disa ditesh, nga kufiri i premtuar dhe perserit: “Aeroporti qe nis muajin iks, me kredine ypsilon, do te hape kaq vende pune”.
Ka edhe nje ligj te miratuar per kete gje ne Parlament, njesoj si per portin e Karpenit, apo kullen 250 mln euro ne bulevard.
Asgje nuk ndodh. Asnje qindarke nuk ka per aeroportin. Asnje te vetme. Zero. Zero.
Mediat e percjellin kete gje dhe pas disa ditesh detyrohen te perserisin lajmin si raportim. Te kerkosh informacion shkresor ne baze te ligjit te refuzohet. Te besh padi civile, te zvarritet, te raportosh me burime, ke kritiken se po jep lajme ne hava.
Kush genjen ketu dhe kush jo? Duhet percjelle nje kryeminister qe genjen hapur, ne mes te dites? Si e provon qe ai genjen? Ja pyetja e dikujt qe e ka per zemer te argetohet me te verteten.
Fake news ka uzurpuar institucionet qe ndihen komod me idene se mediat luajne me fake news. Pasi kane presionin e madh, qe nuk vjen vetem nga deshira per raportim, por nga loja e interesit qe zbatohet ne kuader te ligjit per informimin. Dhe ky eshte presion ku e ku me i madh sesa ai nga dy gazetare qe duan te qajne nje artikull. Ndaj edhe stigmatizohet media, e cila duhet ta themi: Nuk po sfidohet nga ndonje prurje e re. Edhe pse mundesite jane.
Media nuk eshte nje e dhene e paqarte, e prejardhur, ajo perbehet nga njerez. Dhe mund te goditet, rivalizohet, kundershtohet dhe sulmohet. Asgje nuk ndodh. Asgje.
Ju merrni shembull nje rast qe nuk qellon ne shenje. Lajmet per kampe me refugjate, luajne me emocionet, ato jane ne kufijte e panikut. Dhe nje publik i tille edhe sikur te duam, nuk ka aftesine per te gjykuar ne menyre kritike. Sepse ai eshte turmezuar nen peshen e kultivimit spontan te vetes si subjekt zgurdullues ne mediat sociale.
Nje publik qe eshte i etur per informim kthen vemendjen nga vjedhja qe po behet ne mes te dites, ai edhe bashkepunon, edhe reagon, por edhe inkurajon. Informacione te tilla ju siguroj ndiqen ne minimum. Nuk po cliroj median nga pergjegjesia, por ne kushtet e nje shoqerie qe spektakel te vetem ku konfirmohet si spekatore sadiste eshte Skandali, nuk ka sesi te prese nje media qe ndan kashten nga egjra, sa kohe nuk proteston. Sa kohe nuk leviz. Nese nje gje e tille do te ndodhte, edhe media do te riorientonte fokusin.
Te mos ushqejme iluzionin se mediat si shprehje interesash kane detyre te verteten. Kjo nuk besoj se ndodh kund. Por e verteta mund te evidentohet si rezultat analize dhe kundervenieje, brenda nje objektiviteti te mundshem qe rrjedh jo vetem nga pergatitja, por sidomos nga angazhimi dhe perfaqesimi.
Ne Shqiperi 80% e popullsise ka raport me vendin, vetem rrogen, apo deshiren per te ikur. Pushteti dhe politika nuk kane ndonje kunderpol. Takimi i kryeministrit me te ashtuquajturit akademike, qe refuzojne te prononcohen eshte nje peshtirosje qe nuk di si ta klasifikosh. Loja me artistet eshte nje tjeter tregues. Nuk eshte ketu problemi te keqraportimi, por te fakti se askush, Askush, nuk e ka seriozisht betejen per te cilen shfaqet.
https://roma.corriere.it/notizie/cronaca/18_giugno_28/stadio-roma-costruttore-parnasi-ho-pagato-tutti-partiti-85067778-7ade-11e8-80d9-0ec4c8d0e802.shtml
I ka paguar te gjithe. Po valle ju pyes: Ka thene ky ndonje Lajm ketu, qe Ti nuk e dije, apo prisje?
Shkruan:
E vërteta është detyrim moral – për këdo, edhe individ edhe grup edhe institucion, edhe privat edhe publik.
Natyrisht që do të shkelet, si çdo detyrim moral tjetër. Nuk ushqej ndonjë iluzion të madh, POR:
Pyes se çfarë kostoje sjell shkelja e këtij detyrimi nga mediat në Shqipëri. Se fëmija, kur gënjen, e merr ndonjë farë dënimi. Edhe unë po të gënjej në punë mund të më pushojnë. Po të gënjej shokun tim, ky mund të më mbajë mëri. Po të gënjej partneren time, kjo mund të hidhërohet shumë… e kështu me radhë. Një njeri që gënjen e ka një damkë të keqe.
Titulli i shkrimit tim është: normalizimi i rrenës. Nuk jam duke bërë moral, por vetëm pyes se si erdhën punët që për rrenën të mos shqetësohet më kush. Të shihet si diçka normale. Dhe sidomos nga mediat, që – edhe kur nuk e gjejnë dot të vërtetën – kanë të paktën një ZOTIM me publikun e tyre, që NUK do ta gënjejnë.
Apo nuk e kanë më?
Shqiptarët sot po mësohen të gënjejnë shumë në publik. Madje po mësohen me idenë se në publik DUHET të gënjesh (ky do të ishte edhe normalizimi).
Nuk pres gjë prej politikës (e konsideroj krejt të kapitulluar); por mediat mund të provonin, të synonin, të mundoheshin që të garantonin diçka. T’i dilnin zot diçkaje. Qoftë edhe duke i denoncuar ato media të tjera që gënjejnë. Duke i vënë me shpatulla për muri. Duke kërkuar një etikë profesionale brenda grupit.
Ti vete ne punen e administratorit, por sidomos te autorit ne kete faqe, je kursyer ndonjehere per te thene dicka, qe perndryshe do ta thoshe? Supozoj se po. A eshte nje e vertete e pathene, nje hapesire me shume per genjeshtren? A e asfikson heshtja te verteten?
Mundet – po spekulloj – se ke patur nje detyrim moral, apo shoqeror ndaj dikujt, diku skrupuj dhe diku tjeter sikletin e njohjes, ndonjehere edhe thartiren qe te krijon nje pasoje e asaj qe mund te thuhet – dhe e le me aq. Por patjeter qe mund te mos kete ndodhur, edhe pse per ta vazhduar me tej kete spekullim aspak keqdashes, po pyes thjesht ne formen e nje vezhgimi tematik:
A ka ndryshuar raporti i shkrimeve ne PTF per politiken dhe pushtetin, qe nga koha e rotacionit ne Shqiperi?
Pergjigja jo se nuk ka vlere, por per mua si lexues dhe komentues, nuk me intereson ne kuptimin e faktit se mjafton qe puna tjeter, ajo qe publikohet ketu te me interesoje per cilesine, vleren dhe qasjen. Por edhe gjuhen dhe vertetesine e atyre qe thuhen.
Ne nje faqe si PTF, ku Fjala e autoreve barazohet me Pushtetin e Fjales se medias, kufiri i ketyre detyrimeve ngjan me i qarte per shkak te nje identiteti dhe formati te krijuar ku autori eshte edhe botues.
Solla kete shembull pasi eshte pak e paqelluar ta besh analizen kritike ndaj medias ne Shqiperi nga pozitat e administrimit te kesaj faqeje, duke mos analizuar ne menyre kritike edhe ate qe e quajme Publik, apo te nje lexuesi te kualifikuar. Keshtu i mohon medias dimensionin e realitetit, qe eshte ai i biznesit dhe interesit. Si dhe te Identitetit qe ka praktikisht.
Jo se kjo perjashton detyrimet morale, por te besh pohime strikt mbi moralin, me duket se mbetemi ne suazen e teorizimit dhe nuk ndihmojme per te kuptuar pse media nuk ka ate rol qe presupozohet te kete. Dhe sic e shohim nuk po e ka me as ne vende me te zhvilluara. Dhe mbi te gjitha: Pse gazetaret nuk kane Pushtetin e Fjales, qe ne fakt u atribuohet Botuesve?
Mediat ne Shqiperi – ato qe jane – do ta bejne te verteten si standard profesional, kur te lexohen a ndiqen per ate qe jane, jo per ate qe pretendojne, apo ate qe pritet prej tyre. Ne kete kuptim ato duhet te deklarojne publikisht interesat e grupeve qe i mbeshtesin, qe i financojne, duke rregulluar nje raport te deformuar. Brenda atij konteskti interesash do te afirmohen edhe gazetaret e rinj. Dhe forca e Fjales se tyre. Qe mund te jete thenia e nje te vertete, apo edhe mbrojtja e nje kaueze apo interesi.
Kjo nuk mund te ndodhe perpara sesa shoqeria te kete pranuar shtresezimin e dhunshem dhe me natyre gangsteri qe po ndodh para syve tane, ku tregu eshte ende refleks i pushtetit. Perndryshe do te ecim kuturu me nje relativizim shkaterrues qe e cileson edhe faktin, apo proven si ceshtje pikepamjeje. Edhe sot qe flasim media nuk eshte se ndikon me keq duke dizinformuar, por me teper duke MOS informuar per ate qe di. Dhe ate qe di e cileson si pushtet ndaj pushtetit, ku gazetaret jane ushtare.
Cila eshte e verteta e nje lypesi obez?(ka shume te tille ne Tirane) Varferia, apo mireqenia?
Kjo eshte edhe puna e medias ne Shqiperi qe qendron larg atij misioni qe i atribuohet si pushtet i katert – edhe pse eshte pushtet shume i fuqishem – por edhe nuk meriton kete prirjen per stigmatizim permanent, sepse nuk eshte i duhuri me duket. Te mos kerkojme ungjilizimin e medias sepse nuk eshte i mundur.
Pse u dashka nisur nga vetja per te (mire)kuptuar nje kaste oligarkesh me te cilet nuk na lidh asgje? Nuk kemi asnje pike te perbashket me keta pervec faktit se te gjithe kategorizohemi si media, edhe pse ata kete nder e vene ne dispozicion te me te forteve dhe shesin propaganden si gazetari. https://www.medialook.al/televizionet-gazetat-dhe-portalet-online-ne-sherbim-te-bashkise-tirane/
Këtu ndoshta pa dashur ke kaluar në ad hominem. Ne si “Peizazhe të fjalës” nuk jemi media INFORMATIVE, nuk japim INFORMACION për publikun. Jemi revistë kulturore që interesohemi për mediat. Dhe kritikat që bëjmë herë pas here, i bëjmë nga pozitat e publikut jo të kolegut.
Nuk më duket e tepruar t’u kërkosh mediave informative të tregojnë pak respekt për të vërtetën; edhe jashtë suazës së etikës së gazetarisë, e vërteta është gjithnjë më ekonomike, në afat të gjatë. Por unë nuk dua të dal jashtë suazës së etikës – sa kohë që askush, në mediat që ndjek unë, nuk më duket i detyruar që të bëjë atë që bën.
I nderuar n!, zyrat që u kam parë mediave në Shqipëri – përfshi edhe ato elektroniket – unë nuk i kam pasur kurrë në New York City, edhe pse kam punuar mbi 10 vjet në sektorin e editorisë (përkthime, tipografi). Por gazetarët e Tiranës nuk rrezikojnë. Nuk mund t’u kërkoj kurrë të rrezikojnë – aq më tepër nga pozitat e mia; por mund t’i pyes pse e vazhdojnë akoma atë punë.
Një hidraulik a elektricist, në Tiranë, mund të fitonte aq sa të jetonte normalisht. Me punë, jo me llogje në kafene.
Puna e gazetarit nuk është dosido. Është si puna e lajmëtarit (kasnecit) dikur: PRITET që të thotë të vërtetën. Përndryshe, i fluturon koka. Informacioni është jetik për funksionimin e sistemit social; kur është i pavërtetë, edhe sistemi vuan. Prandaj etika profesionale e së vërtetës i kërkohet gazetarit më shumë se ç’i kërkohet, bie fjala, meteorologut, ose piktorit.
Tani, për të sjellë ndonjë shembull, një teknik kompjuterësh nuk ka ndonjë detyrim që të THOTË të vërtetën; por po nuk e bëri mirë punën, falimenton – dhe ndreqja e problemeve dhe difekteve është një lloj zbulimi i së vërtetës. Një mjek, po nuk u mundua ta diagnostikojë mirë të sëmurin, do të dështojë si mjek; një kirurg, po të operojë në organin e gabuar (jo në atë ku duhet operuar) nuk e ka të gjatë në sallën e operacionit. Njëlloj dentisti që heq dhëmballën e gabuar. Edhe pronari i një hoteli me dy yje nuk mund të gënjejë dhe t’u kërkojë klientëve çmim si të ishte me pesë yje – sepse pastaj nuk i shkon njeri.
Të gjithë ndeshemi me të vërtetën. “Peizazhe të fjalës” ka zgjedhur të jetë kështu siç është, me bindjen se edhe ne i qasemi të vërtetës me atë mënyrë që mundemi (dhe jo pa kosto – edhe njerëzore – por nuk është vendi t’i përmend këtu). Po të donim, mund të ishim mbuluar edhe ne me financime, nga të gjitha anët, shtetërore dhe private. Nuk jemi heronj, por të paktën gjumin natën e bëjmë të qetë.
Por RRENA, ose deformimi i qëllimshëm i së vërtetës, ka edhe kosto ekonomike dhe shpirtërore, veç atyre etike. Për shembull, kur njerëzit e humbin besimin tek tjetri, pakënaqësia sa vjen dhe rritet, krahas kostove të veprimeve të bashkërenduara. Me aq sa vërej, në Tiranë vendin e besimit qytetar tek tjetri e ka zënë besimi mafioz, ose prej bashkëfajtori.
Tani mund t’i përgjigjem pyetjes sate:
Dhe pikërisht kështu: po, ka ndryshuar, sa u përket shkrimeve të mia. Para se të vinte në pushtet Rama me të vetët, unë kisha ende mjaft shpresë te PS-ja dhe alternativa që ofronte, prandaj edhe isha angazhuar më shumë në debatet politike. Por nuk vonoi dhe kjo shpresë m’u zvordh; dhe qëndrimi im që nga ajo kohë, si autor, ka qenë rigorozisht kritik – edhe pse më i fokusuar (në çështje të kulturës).
Vetëm se në PTF nuk shkruaj vetëm unë; dhe ne zakonisht nuk censurojmë opinionet e autorëve. E them këtë, edhe me bindjen se mënyra si u qasemi ne çështjeve, edhe atyre kontroversiale, mund të duket shumë e butë, në krahasim me kakofoninë prej kafazi majmunësh, që mbretëron në debatet mediatike në Tiranë: sidomos në televizion dhe në portalet. Por ne marrëdhëniet i kemi me publikun, jo me mediat e tjera.
Gjithsesi, sugjerimi im për mediat në Tiranë, si ndjekës i tyre, do të ishte vetë-rregullimi, nëpërmjet imponimit sistematik të disiplinës dhe të etikës profesionale. Nuk shoh alternativë tjetër.
Por le të mos e kthejmë këtë në një diskutim për “Peizazhet”: problemi është gjetiu. Ne nuk kemi gisht në katrahurën tuaj. Dhe as mund të shërbejmë si levë, për ta rivendosur normalitetin. E shumta, mund të japim shembullin e vijueshëm të një mediumi – joinformativ – që përpiqet të ruajë relevancën, pa u vënë në shërbim të interesave TË FORTA.
Jo shume kohe me pare, t’i thuaje dikujt qe po genjen ishte si ta kishe share, nje fyerje e madhe, biles ne kanun ka nje nen, ku nese i thua dikujt ne kuvend se po rren, ishte njesoj si t’i kishe marre nderen dhe pastaj çdo gje mund te ndodhte.
Prandaj duheshin perdorur shprehje te tipit, nuk eshte ashtu ose tamam ashtu, duhet pare me mire kjo pune, me e shumta ishte t’i thoje se po gabon, po edhe kjo shprehje me shume kursim, se nuk dihej mire si e merrte tjetri.
Besoj se merrej e mireqene qe tjetri nuk kishte ne mendje te nxirrte nje perfitim vetjak nga genjeshtra ne dem te bashkesise, fisit,fshatit, lagjes a qytetit, keshtu qe çdo gje e thene mund te ishte e diskutueshme ose e pa menduar/ pa pleqeruar mire.
Nqs gjerat jane kthyer permbys, ku nese nuk genjen per te nxjerre nje perfitim vetjak ne dem te bashkesise, atehere je idiot ose i trashe, kjo besoj vjen prej faktit qe nuk ekziston ndonje e mire e perbashket per t’u kujdesur, keshtu qe bashkesia eshte nje tufe individesh qe perpiqen te nxjerrin ndonje gje nga genjeshtra.
Ne kete kuptim e verteta nuk eshte me detyrim moral, po thjesht nje opsion per te miren vetjake, po aq sa edhe genjeshtra.
Cdokush zgjedh te perdore rrenen apo te verteten, ne varesi te leverdise qe i sjell njera apo tjetra ne kontekste te ndryshme. Fakti qe rrena sjell leverdi ne me shume kontekste se e verteta, lidhet me shperberjen e se mires se perbashket, çdokush eshte i lire te marre nje cope, nqs din te rreje mire.
Besoj se gjerat nuk kthehen me si kane qene, qe e verteta te jete detyrim moral, por mund te nxirret qe e verteta sjell me shume leverdi per indidivin sesa rrena, meqenese shqyerja e se mires se perbashket, sjell nje shumesi demesh vetjake, te cilat tejkalojne fitimet e genjeshtareve.
Te pakten, ne shumicen e konteksteve, kjo gje eshte e vertete ne keto 30 vjetet e fundit. Rehabilitimi i se vertetes duhet te kaloje nga vlera e saj aktuale, detyrimin moral e shoh si thuajse te pamundur.
Keshtu fillon vepra e Niçes “pertej te mires dhe te keqes” (kryeveper per tu lexuar me detyrim e percaktim per te kuptuar diçka nga kohet moderne)
1. The Will to Truth, which is to tempt us to many a hazardous enterprise, the famous Truthfulness of which all philosophers have hitherto spoken with respect, what questions has this Will to Truth not laid before us! What strange, perplexing, questionable questions! It is already a long story; yet it seems as if it were hardly commenced. Is it any wonder if we at last grow distrustful, lose patience, and turn impatiently away? That this Sphinx teaches us at last to ask questions ourselves? WHO is it really that puts questions to us here? WHAT really is this “Will to Truth” in us? In fact we made a long halt at the question as to the origin of this Will—until at last we came to an absolute standstill before a yet more fundamental question. We inquired about the VALUE of this Will. Granted that we want the truth: WHY NOT RATHER untruth? And uncertainty? Even ignorance? The problem of the value of truth presented itself before us—or was it we who presented ourselves before the problem? Which of us is the Oedipus here? Which the Sphinx? It would seem to be a rendezvous of questions and notes of interrogation. And could it be believed that it at last seems to us as if the problem had never been propounded before, as if we were the first to discern it, get a sight of it, and RISK RAISING it? For there is risk in raising it, perhaps there is no greater risk.
2. “HOW COULD anything originate out of its opposite? For example, truth out of error? or the Will to Truth out of the will to deception? or the generous deed out of selfishness? or the pure sun-bright vision of the wise man out of covetousness? Such genesis is impossible; whoever dreams of it is a fool, nay, worse than a fool; things of the highest value must have a different origin, an origin of THEIR own—in this transitory, seductive, illusory, paltry world, in this turmoil of delusion and cupidity, they cannot have their source. But rather in the lap of Being, in the intransitory, in the concealed God, in the ‘Thing-in-itself—THERE must be their source, and nowhere else!”—This mode of reasoning discloses the typical prejudice by which metaphysicians of all times can be recognized, this mode of valuation is at the back of all their logical procedure; through this “belief” of theirs, they exert themselves for their “knowledge,” for something that is in the end solemnly christened “the Truth.” The fundamental belief of metaphysicians is THE BELIEF IN ANTITHESES OF VALUES. It never occurred even to the wariest of them to doubt here on the very threshold (where doubt, however, was most necessary); though they had made a solemn vow, “DE OMNIBUS DUBITANDUM.” For it may be doubted, firstly, whether antitheses exist at all; and secondly, whether the popular valuations and antitheses of value upon which metaphysicians have set their seal, are not perhaps merely superficial estimates, merely provisional perspectives, besides being probably made from some corner, perhaps from below—”frog perspectives,” as it were, to borrow an expression current among painters. In spite of all the value which may belong to the true, the positive, and the unselfish, it might be possible that a higher and more fundamental value for life generally should be assigned to pretence, to the will to delusion, to selfishness, and cupidity. It might even be possible that WHAT constitutes the value of those good and respected things, consists precisely in their being insidiously related, knotted, and crocheted to these evil and apparently opposed things—perhaps even in being essentially identical with them. Perhaps! But who wishes to concern himself with such dangerous “Perhapses”! For that investigation one must await the advent of a new order of philosophers, such as will have other tastes and inclinations, the reverse of those hitherto prevalent—philosophers of the dangerous “Perhaps” in every sense of the term. And to speak in all seriousness, I see such new philosophers beginning to appear.
ahahahahah
…dhe, pse se po qesh?
Pra po pyes: Sipas Niçes, pse është normalizuar rrena?
Me sa kuptoj në pjesën e dytë Nietzsche i kundërvihet nocionit të tezës dhe antitezës, pra idesë së relativizimit të të vërtetës. Por sigurisht mund ta kem edhe gabim, ndaj dikush i mbrujtur në filozofi edhe mund edhe ta kundërshtoj, apo t’i japë shpjegim më të saktë.
Më ka qëlluar të ndjekë disa debate televizive online nga Shqipëria ku debatuesi thoshte, “unë kam të vërtetën time, ti ke të vërtetën tënde”, pra ç’më duhet mua se çfarë them unë, sepse çdo gjë është/mund të jetë e vërtetë. Sido që ta ketë shpjeguar Hegeli, dhe dishepujt e tijë më vonë tezën dhe antitezën, duhet thënë se në botëkuptimin e disave në media në Shqipëri ka evoluar me disa kate. E kanë bërë tezën dhe anti-tezën si kullat e lali Erit.
Nje qeshja mund te kete shume domethenie, edhe qeshim se nuk mund te qajme dot. Mund edhe ta shpjegoja, por me mire po mundohem te sqaroj situaten, e ndoshta kupton vete persene e qeshjes.
E reduktoj komentin per te nxjerre esencen:
“Sado e madhe qoftë vlera e të vërtetës, vërtetsisë, altruizmit, megjithkëtë mund të jetë e mundur që dukjes se jashtme, vullnetit të mashtrimit, egoizmit dhe lakmisë t’i jipet një vlerë më e lartë dhe më themelore për gjithçka që ka të bëjë me jetën.”
Ketu eshte me se evidente qe Niçe ka vene ne diskutim, biles sipas tij ka permbysur ose kthyer mbrapsht, vlerat klasike te vertetes dhe falsitetit. Me fjale te tjera pretendon se falsiteti eshte jetesor, ndersa e verteta eshte vdeksore. Fiks te njejten gje ka bere me vlerat e te mires dhe te keqes, si rrjedhoje e natyrshme e me siper. Nuk ka pasur guxim te beje te njejten gje me vlerat e te bukures dhe te shemtuares, por e kane bere te tjere me guximtare pas tij, i gjithe arti modern eshte nje venie ne diskutim i te bukures, ne rastin me te mire kur nuk eshte synusr e shemtuara.
Ti me te drejte mund te thuash qe Niçe ka thene diçka, po nuk u be qameti se ne fund te fund nje person eshte. E para e punes Niçe eshte nje prej profeteve krysore te modernes. Sipas shume eshte kryesori, ai vete e mbante veten si mesia ose Krishti (ne kuptimin e plote te fjales) qe permbys vlerat klasike, dhe me te fillon viti zero, njesoj si me Jezuin.
E dyta e punes, Niçe nuk ka qene i vetmi Krisht ne ate kohe, Niçe ishte produkt i nje klimaksi fund-fillim-shekulli qe ka kushtezuar dhe vazhdon te kushtezoje te kohen ne vazhdim. Te njejten gje me menyra te ndryshme ka bere Marks dhe Frojd, ky trinitet eshte quajtur “trinia e dyshuesve”, Marksi tregon se nuk ka nje te vertete, por ka te verteta klasore, dmth sa klasa ka, aq te verteta ka. Frojdi tregon se ka edhe te vertete inkonshe etj, me fjale te tjera dyshojne per aparencat. Me duket, se edhe ne kete blog eshte trajtuar kjo gje, ose ndonjeri ka komentuar gjate, nuk jam i sigurte.
Por jam me se i sigurte se ne kete blog lavderohen vazhdues pasues te keture “dyshuesve” qe dyshojne akoma me skajshem se mjeshtrit deri ne karikature si dekonstrucioniste. Dekonstucionistet dhe postruturalistet jane ne rendin e dites duke filluar nga mbas luftes dyte boterore, blogu pasqyron çfare eshte mode e dites. Kjo per te sqaruar se nuk kam gje me autoret dhe komentatoret e blogut, keta bejne çfare kerkon e perditshmje intelektuale, pra duke perifrazuar Niçen vlersojne me teper jeten, ekzistence se sa te verteten. Ta kem me ta eshte njesoj si ta kisha me intelektualet qe mesonin permendsh si te shkalluar rregulloret ushtarake ne kurs zbori 6-mujor. Çte benin keta niçeane te shkrete, duhej jetuar ne njefare menyre duke u shtirur si enveriste, megjithse drejtesia ekstreme e kerkonte te shtinin me Kallaçnikov ne kapanon kujt mos: mbi kolege, kapterre, oficere.
Tani a ka kuptim t’i kerkosh te thone te verteten ca te mjere qe jetojne me gazetarine, e qe nuk dine nga bien dekostrucionistet e postsrukturalistet? Megjithse dine nga bine artiste moderne si psh Borges, Eco, Xhojs, Pessoa, etj, me thene te drejten leximi i moderneve, duke filluar nga Niçe, nuk kerkon ndonje dituri te specializuar siç mendon L.A. Moderne do te thote: e thjeshte me qellim kunder barokut e rokokose klasike.
Pra nuk eshte puna tek jeta, eshte me thelle problemi, eshte tek frika. Njerzit nuk duan te dijne, sepse “e dine” se po te dine tamam, pastaj ju duhet te veprojne. Ne me lazem.
Shkruan:
Psikopat, të lutem mos diskuto, poshtë këtij shkrimi dhe poshtë çdo shkrimi tjetër, gjëra që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me faqen “Peizazhe të fjalës”, politikat dhe filozofitë e saj. Kur të kemi nevojë për opinione të tilla prej lexuesve, do ta kërkojmë në mënyrë eksplicite.
E kisha fjalën për interpretimin e leximit tim, si kritikë ndaj Hegel, sepse kjo kërkon njohjen e veprës së Nietzsche-s në tërësi, cilësi që nuk e zotëroj.
Po ashtu sipas mendimit tim Nietzsche është keq-interpretuar vazhdimisht, ndaj është i nevojshëm një kujdes i shtuar. Kujdesi, apo po deshe rigorozitetit, nuk ka të bëjë as me elitizmin as me censurën, as me postmodernizmin, po ka të bëjë me mënyrën se si i afrohemi të vërtetës. Sepse e vërteta nuk është opinion. Si mesdhetar (përfshi edhe veten time), jemi gjakënxehtë, të paduruar, ndaj edhe mundësinë, apo propabilitetin po deshe për të gabuar e kemi të lartë. Ndaj, të presësh nga bashkëbiseduesit të më korrigjojnë më duket mëse normale.
Nicja eshte filozof kontekstual, si gjithe filozofet liberale, marksiste apo konservatore. Filozofet e tille nuk jane Klasike, perpos klasike te rrymave perkatese, liberale, marksiste apo konservatore.
Hegeli dhe klasike te tjere hane buke veç, jane klasike sepse dalin pertej konteksteve, mendimi i tyre mund te vendoset ne kontekste te ndryshme dhe te jete serisht i forte apo edhe filozofiksht i vertete.
Kam dyshime te forta qe konteksti pas vitit 1990 , ku historianet do fillojne shekullin 21, eshte ende kontekti i Niçes. Nqs shekujt 19 e 20 mund te vendosen krahperkrah , shekulli 21 eshte tjeter gje, qe nga interneti, fundi i ideologjive te medha, fundi i (qendersise se) Europes, (per)fundi(mi) i urbanizimit, (per)fundi(mi) i industrializimit, fundi i se vertetes shkencore, e lloj-lloj postmodernizmash.
Kjo eshte nje kohe post-gjithçkaje qe ishin pikat fikse dhe pikat e debatuara te shekujve 19 e 20. Ne kete kuptim, ashtu si kane marre fund Marksi dhe Frojdi, ka marre fund edhe konteksti i Nices.
Ka marre fund Greqia Klasike, ka filluar epoka e helenizmit.
Nje filozof italian, Vattimo e ka quajtur periudha e mendimit te dobet/ brishte, pensiero debole, si i kundervene mendimit te forte, pensiero forte, te klasikeve dhe tradites.
Ne fakt, ne nuk na duhet te aventurohemi tek e verteta, sa tek rrena,genjeshtra, sepse nuk na kerkohet, as ndonje e vertete si siguri shkencore, as e verteta si e vertete absolute, as si e vertete metodologjike, as si e vertete morale ne kuader te ndonje rryme universaliste, fetare apo laike.
Ketu behet fjale per rrenen qe ia ben muu dhe bee, e cila eshte shtruar kembekryq dhe po ngre dolli me shqiptaret.
Nqs do kete ekzistuar ndonjehere ne histori diçka e ngjashme, me siguri duhet shkuar ne zanafille te historise, para se rrena te debohej nga sofra dhe te detyronte bashkesine te vendoste te verteten si detyrim moral, qe rrena te mos ulej me ne sofer.
Simbolikisht, njeriu me mashtrues i historise se Shqiperise, Lali Eri, eshte kryebashkiak i Tiranes dhe kryeminister potencial ne te ardhmen . Ka pasur njerez te famshem ”fjale e grosh/flori”, por asnjehere njerez te famshem, ”fjale e rrene”.
Ketu eshte kapur fundi, nuk po kerkohet e verteta per te kapur majat, thjesht te debohet rrena, per te filluar daljen nga bataku.
Ndonese ke hequr opsionin e pergjigjes, po shtoj dicka meqenese mendoj se ka nje keqkuptim.
Po e nis nga fundi. Thua:
Mediat ne Shqiperi nuk jane vene ne sherbim te interesave te Forta, jane krijuar prej tyre. Dhe kjo eshte premisa e mosfunksionimit te rolit te gazetarit. Kete mendoj une te pakten. Qe ta ndajme. Dhe qe ketej duhet nisur analiza, edhe per rastet e instrumentalizimit te skajshem si ai qe u soll ne shkrimin kryesor.
Te thuash se mediat sot nuk informojne, eshte nihilizem. Te thuash se manipulojne, ke pohuar nje te vertete gati universale. Te thuash se mediat ne Shqiperi informojne keq dhe pasqyrojne injorance, kete e pranoj 100%.
Dua te them, nuk ka nje te vertete bardh e zi. Por e leme kete diskutim meqenese nuk ka shume vlere tani.
Pjesa tjeter ka te beje me keqkuptimin per “sulmin tim” ndaj PTF. Une mora rastin e faqes se ketushme dhe Tuajen ne cilesine administratorit, jo per ta gjykuar – ndonese mund te duket ashtu – por per te lene te kuptohet se veshtiresite komplekse ne drejtimin e nje medieje, apo funksionimin e saj kuptohen me mire kur ke parasysh pervojen. Sigurisht, qe me kalimin e viteve, edhe Ju keni fituar te tjera shprehi ne administrim, ne intuitizimin e komenteve, te potencialit te nje shkrimi, te qasjes se komentuesve, apo edhe arsyeve pse dikush kerkon te publikoje ketu. Une nuk di cfare ndodh konkretisht pas INBOX, por parimisht e di se kjo pune kerkon nje lloj kompromisi, apo per te qene fare Neutral: te stervit disa zhdervjelltesi. Dhe mbi kete premise ftova te gjykohet niveli i menaxhimit qe mund te kerkohet ne nje medie ku ti si administrator do te duhet te pergjigjesh per interesa, le te themi Jo te Vogla, ne nje vend pa rregulla si Shqiperia.
Nuk kam thene ne asnje moment dhe as kam nenkuptuar se po censuroni. Por ndryshimi editorial dhe tematik nuk eshte interes apo qofte edhe e drejte e mbyllur vetem e autorit apo botuesit. Eshte pjese e interesit edhe te lexuesit – Publikut. Ndaj e theksova: VEZHGIM. Jo GJYKIM. Sepse heret apo vone ai konstatohet.
Nuk vura ne gjykim PTF per te shpjeguar krizen e medias ne Shqiperi, ndonese si dy modele te ndryshme, ato sherbejne si nje lloj pasqyre. Sa per argumentin se PTF nuk eshte media informative, nuk besoj se qendron edhe aq ne ate kuptim qe e perdorni. Pasi sa kohe qe PTF eshte aktive ne forma opinionale apo me analiza per ceshtjet e realitetit ne Shqiperi dhe referohet aty, besoj se ka nje rol te vetin ne mjedisin e medias shqip. Qofte kjo per ceshtje te Kultures.
Gjithesesi, nuk mendova se komenti im i pare do lexohej ashtu. Se di pse ndodhi.
Ndjese nese u fye ndokush apo u prek.
PS: Komentin mund ta konsideroni edhe si privat, pra pa nevojen e publikimit.
Pa merak. E kuptoj që ca gjëra do të merren tjetër për tjetër.
Por meqë e hodhe fjalën: ne si “Peizazhe” ushqehemi me informacion edhe nga media “e vijës së parë”. Kur kjo ka cilësi, edhe ne do të kemi më shumë cilësi. Përndryshe, kur cilësia mungon, edhe ne e ndiejmë. Drejtpërdrejt dhe tërthorazi – ngaqë publiku mësohet me mënyra të tjera të komunikimit mediatik dhe tonat keqfunksionojnë ose kalojnë fare pa u vënë re. Pa bashkëpunim, nuk e rafinojmë dot diskursin. Dhe ky rafinim nuk është se vlen thjesht për estetikë: duhet edhe për t’i thënë disa gjëra që ndryshe nuk thuhen.
Te “Dita”, sa për të sjellë një shembull, kanë një bashkëpunëtor që edhe opinionet (op.ed.) i shkruan në vargje tetërrokëshe – por ai lloj vargu, sado i zhdërvjellët, të detyron që t’i thuash gjërat në një mënyrë të caktuar. Ndoshta me njëmbëdhjetërrokësh do t’i kish dalë mendimi ndryshe. Kështu është edhe me teknikat e tjera të komunikimit: nëse këto i dikton nevoja për klikime (clickbait), atëherë vetvetiu gjërat që mund të thuash kufizohen. Dua të them, një botë e shkruar në tetërrokësh ndryshon nga një botë e shkruar me fjali të nënrenditura, edhe pse jo doemos në kuptimin hierarkik.
Në vazhdim të përgjigjes për n!, meqë dje më pat dalë nga mendja:
Reagimi yt më duket pak i shpërpjesëtuar: shkrimi im më lart nuk fokusohet në gënjeshtrat e gazetarëve dhe mëditësve të mediave, por në ato të politikanëve. Mediat dhe gazetaria përmenden aty shkarazi, ose në atë masë që ndërhyjnë në komunikimin e politikës me publikun (ose në shndërrimin e qytetarit në publik). Në të gjitha rastet e përmendura në shkrim mediat kanë bërë punën e tyre me aq sa ç’e kanë takatin – pra kanë përcjellë fjalët e njërit dhe të tjetrit, të cilat përbëjnë edhe ato lajme.
Nuk besoj se kjo ka ndonje rendesi ne vetvete.
Une shpresoj qe dikush ne Shqiperi te beje Median qe Duam, por kete nuk besoj se e ben vetedisiplinimi etik. Ajo eshte pasoje e ndryshimit te madh qe nis me zbardhjen e burimeve te financimit, stabilizimin e pagesave brenda logjikes se pranueshme financiare dhe nje shoqerie qe merr pjese, apo do te marre pjese ne punet e vendit sipas komuniteteve.
Dhe per t’iu pergjigjur pyetjes se mesiperme: pse nuk ikin gazetaret. Kane ikur dhe shumica qe njoh duan vetem te gjejne dicka tjeter. Madje meqe jemi ketu, ka nje rast kur nje ish-kryeredaktor i nje prej gazetave kryesore ne Tirane beri kurs per zdrukthtari per te ikur jashte. Sepse i duan me Zanate. Iku dhe vetem e uronin!!!
Sigurisht qe nisa ta perfytyroja veten si saldator, ose ne versionin me ekzotik si bagnino. Por jo te gjithe kemi aq fat sa ai kolegu, prandaj na duhet te presim edhe pak. Quaje po deshe Dem Kolateral. Fundja nuk eshte se shumica ka bere ndonje shoqate dhe keshtu i poftiset ne dere pergjithnje gazetarise. Se medias nuk perben problem. Eshte ajo qe eshte.
Shkruan Psikopati:
Nuk ka nevojë të përvëlohen për të vërtetën. Mjafton të mos gënjejnë.
Mund te mjaftoheshe me komentin me siper kur me kerkoje, me te drejten e zotit te shtepise, te mos komentoja politikat dhe filozofite e blogut.
Okej, pardon per gabimin, ke te drejte, por meqe une e kam te veshtire te ndaj kaq holle se çfar ben Lali Eri, nga te berat e gazetareve, nga te berat e Niçes, nga te berat e blogjeve, nga te berat e komentuesve ne blogje, ndruhem se do bej ndonje gabim tjeter ne pergjigje. E kam veshtire te flas ne hava pa konsideruar se me ke flas dhe ambjentin ku flas.
Ka disa rregulla që duhen ndjekur (po të flas si moderator i diskutimeve).
Edhe nje here te jap te drejte (sinqerisht jo si jastek per te mbuluar goditjen me pas), por une kam ca rregulla morale qe duhet te ndjek fatalisht. S’kam nga luaj.
Ta kam llafin qe nuk ndaj çfar bej une nga te berat e sa kam permendur me siper. Me fjale te tjera nuk kursej veten, prandaj nuk kam perse te kursej Niçen, Borgesin, Kadarene e kushdoqofte me i madh a me i vogel qofte. Kjo per sqarim te situates, se nuk kerkoj ndonje status te veçante per veten si komentues.
Problem eshte se a do gjej menyre per te vazhduar komentimin.
Po ti vazhdo pa merak – vetëm “Peizazhet” lëri jashtë. Përndryshe, po të dalësh ndonjëherë rëndshëm nga tema, do të ta them.
Nëse flasim për Të Vërtetën si koncept, ajo duhet të jetë NJË, po tepër e madhe dhe komplekse për t’u rrokur nga produktet e saj ku bëjmë pjesë edhe ne, të kufizuar në kohë dhe aftësi perceptuese. Ndërsa ne vërtitemi labirinteve të filozofisë apo ekuacioneve të shkencës, ajo mbetet aty, e pacënuar nga dyshimet/mohimet/krijimet tona. Ndoshta evolon në një mënyrë krejt të panjohur e pavarësisht nga ne, apo ndoshta edhe nëpërmjet nesh?
Këto janë vramendje disi luksoze për atmosferën e frustruar të një shoqërie që ushqehet shpirtërisht me surrogato, që i këndohet nga mëngjesi në darkë një “nina-nana” bajate, gati-gati hipnotizuese, me lajme dhe moslajme, me heshtje kur duhet të flitet dhe me sokëllima kur duhet të reflektohet. Është e tepërt dhe e padrejtë të ngarkosh me faj vetëm gazetarët për këtë. Ata vetë, në pjesën më të madhe janë viktima të heshtjes para të vërtetave që vrasin në shpirt dhe në realitet, po natyrisht, ka mes tyre që prostituojnë me dëshirë e zhdërvjelltësi në raport me të vërtetën dhe s’shoh këtu ndonjë fenomen të panjohur.
Druaj se askush nga ne nuk mund të thotë: Unë nuk kam gënjyer kurrë deri më sot! Edhe nëse më është dashur të rrej në ndonjë rast, nuk kam dëmtuar askënd dhe asgjë.
Gënjeshtrat, në një shikim të thjeshtuar motivohen prej tre faktorëve:
1) Frika. Gënjeshtra bëhet streha e përkohëshme/e përhershme ku gënjeshtarët i fshihen të vërtetës së cilës ja njohin pasojat, ndaj dhe i ikin;
2) Paaftësia për të mbajtur premtimet (failing to deliver on promises) dhe ky është ceni i të gjithë atyre që thonë shumë e bëjnë pak, ose aspak;
3) Manipulimi. Gënjeshtra në këtë rast është një sajim “i mprehur mirë” për qëllimin që përdoret.
Unë do t’i qasesha problemit nga një rrafsh tjetër, ai i psikologjisë sociale, sepse kur normalizohet rrena në një shoqëri do të thotë se diçka e rëndësishme është cënuar në mekanizmin e reagimit kolektiv. Shoqëria shqiptare është abuzuar gjatë dhe dhunshëm psikologjikisht nëpërmjet medias që ka përsosur në perversitetin e vet, llojin e tretë të gënjeshtrës. Nuk filloi dje, me ardhjen në fuqi të socialistëve, është një histori e gjatë manipulimi që zë fill që në regjimin e kaluar, madje jam habitur kur kam mësuar se edhe atëherë ka patur gazetarë rebelë që thënia e së vërtetës u ka kushtuar jetën. Me një aksident të qëllimshëm teksa udhëtohej mbi motorrin modest të kronistit që kishte mblidhur lajme e shifra që diku, dikujt i prishnin punë.
Media, si instrument i elitave në fuqi, ka shërbyer për të krijuar një marrëdhënie të sëmurë me shoqërinë, që i ngjan raportit të narçistit manipulues me viktimën e vet. Ka shumë ç’të thuash për këto lloj marrëdhienesh në nivel individual, ku në rastin më të lehtë i abuzuari psikologjikisht këshillohet të qëndrojë i heshtur, pa rënë pre e provokimeve (derisa abuzuesi të largohet) dhe në atë më të rëndin, duke u larguar vetë sa më parë e sa më shpejt. Do të ishte pavend megjithatë, që të mendohej se këto metoda ndihmëse mund të aplikohen në një shkallë më të gjerë, kur vjen puna në marrëdhënien shoqëri – elitë qeverisëse.
Po atëherë, cila është zgjidhja? Kjo është pyetja një milionë dollarëshe për të gjithë psikologët socialë, të cilët preferohet të jenë jashtë kafazit mediatik shqiptar.
Zgjidhja, ose nje perpjekje per zgjidhje, eshte nje fenomen relativisht i ri ne Internet – fact check websites. Keto kane marre si shembull Wikipedian dhe po perpiqen qe te krijojne nje kundrapeshe te arsyeshme.
P.S.
Top Channel sot i hiqte veshin Mbretereshes se Shqiperise (lexo te bijes se Ylllka Mujes) se eshte bere pale me ata (lexo Ramen etj) qe te prishin teatrin- veper qe na e ka lene Mbreti (Lexo… hmmm, mbreti? )
Lol
E dëgjove fjalimin e kryeministrit? E bën dot “fack check”?
“Fact check” funksionon në shoqëritë ku të kapesh duke gënjyer mban përgjegjësi, stigmatizohesh, dhe nuk shkon dot përpara, jo në një shoqëri ku gënjeshtra është kthyer në vlerë, përkundrazi të bëjnë kryeministër dhe president. Kështu funksionojnë shoqëritë e shëndosha.
U hapën negociatat thotë. Kush e bëri fact check këtë. Por edhe nëse e bën, kujt i plas?
Këtyre nuk u skuqet faqja për fact check, por edhe sepse i kanë militantët dhe lakenjtë të kudogjendur për tu siguruar që gënjeshtra kurrë të mos ngelet e vetmuar, dhe e stigmatizuar.
Por le të sigurohemi që teatri të prishet, dhe t’ia japim Fushës të na bëj një teatër të ri. Parlamenti, për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, po merret me shitje trualli – €470 për metër katror, thonë, në një zonë ku metri katror i ndërtimit shkon me disa mijra. Po na e bën falas thotë kryeministri, kryellogaritari. Ka merak se trualli pas teatrit ngelet e pashrytëzuar. Po pse nuk e bën park për publikun, por duhet t’ia japim Fushës? Dhe përse Fushës dhe jo Kodrës?
Fact check! Take a hard look in your mirror.
Vendet Tona, zgjidhja për të cilën pyes në komentin tim ka të bëj me marrëdhënien elitë-shoqëri, ku media është thjesht një ndërfaqe e infektuar nga virusi i rrenës.
Për ta bërë më të qartë situatën: Si duhet të vepruar që një shoqëri e manipuluar, e vuajtur dhe e përçarë të arrijë të mbrohet nga abuzuesit e saj, kur media tanimë e ka humbur betejën për të vërtetën?