Një anekdotë që tregon Augusto Bassi: një profesor i semiologjisë gjuhësore kish adoptuar një papagall, por ky refuzonte të fliste. “Ose është memec, ose është shkërdhatë” u ankohej mysafirëve. “Ja, ta provojmë bashkë… mi-rë-mbrë-ma…!” Por ai hiç. Atëherë profesori iu fut me zell studimit të manualeve të specializuara për temën dhe përvetësoi teknikat më të avancuara për stërvitjen gjuhësore. Iu përkushtua papagallit rregullisht, disa orë në ditë, ia inkurajoi sjelljet imituese, procedoi me metodën inkrementale, i mësoi si të bashkëlidhte gjestet me fjalët, i blatoi dhurata për çdo gërvimë që ky nxirrte nga gryka dhe e ndëshkoi për çdo heshtje kokëfortë; madje edhe filloi ta nxirrte ndonjëherë nga kafazi të djelave dhe t’i jepte për të dëgjuar regjistrime fjalimesh të famshme nga papagaj të tjerë… Dhe kur, më në fund, pas kaq e kam muajsh kurash të kujdesshme dhe stërvitjesh, papagalli e hapi më në fund sqepin për të shqiptuar fjalët e para: “shkërdhatë… shkërdhatë… shkërdhatë…!”