Facebook është kthyer në një fushë betejë për zemrat e mendjet e shqiptarëve. Askush më shumë se Rama e ka përdorur këtë mjet për të krijuar një lidhje personale me zgjedhësit. Për këtë mund të thuhet se ka qenë i suksesshëm, së paku në krahasim me kundërshtarin e tij të denjë, Berishën.
Komunikimi në Facebook ka marrë një dimension tjetër të komunikimit politik, tej mënyrës tradicionale por gjithsesi populiste si edhe më parë. Sidomos për Ramën. Populizmi i tij tanimë i ngjan asaj të Berishës. Me akuza, lista e thirrje për të pastrimin e Shqipërisë, si të ishte një revolucion. A është ky “revolucion” popullor vetëm në Facebook? Ngelet për tu parë. Por më poshtë po vërejmë disa veçori të komunikimit politik të Edi Ramës në Facebook.
1- Që prej janarit 2017 deri në korrik statuset e Edi Ramës kanë qenë kryesisht janë foto (46%) dhe video (44%). Edhe reagimet më të mëdha nga publiku vërehen në këto kategori. Statuset më shumë pëlqehen sesa ndahen me të tjerë. Vetëm 2% e statuseve kanë kaluar numrin e mbi 20 000 (20K) reagimeve, ndërsa 83% e statuseve marrin jo më shumë se 10K. Mesatarja për status është 6K reagime. Fotot, mesazhet në tekst dhe videot tërheqin më së shumti reagime. Rreth 60% e postimeve me video apo me mesazh nuk marrin më shumë se 5K reagime.
Te lidhjet (link) rreth 40% e postimeve nuk kalojnë më shumë se 3000 reagime. Kjo do të thotë se publiku i Facebook e sheh platformën të izoluar dhe nuk dëshiron të ri-drejtohet në një tjetër faqe. Prandaj edhe fotot apo videot tërheqin më shumë reagime, pasi ndërveprimi përfundon aty. Edhe numri i postimeve të Ramës është më i vogël në këtë formë.
Nga një analizë statistikore, sa më i madh numri i atyre që reagojnë me “inat”, aq më i madh numri i komenteve në atë post, por numri i komenteve bie kur rritet numri i “pëlqimeve”. Në këtë mënyrë Rama mund të përdorë një gjuhë provokuese në mesazhe që synojnë vëmendjen e publikut, por një gjuhë më të butë nëse kërkon aprovim nga një publik i gjerë.
2 – Prej 2017 fotoja me më shumë reagime (57K) dhe pëlqime (55K) është ajo me sportisten Majlinda Kelmendin (datë 2/17/2017, ora 6:04) që nën shtatin e Edi Ramës shenjon më dy gishta. Një shënjë që më pas përvetësohet nga PS-ja gjatë fushatës. Fotoja më pak e pëlqyer është ajo e Anastas Angjelit me diçiturën „Shqipëria që duam“. Matja e temperaturës së popullit virtual tregon se dashuria për Angjelin është e vakët. Nëse reagimi ndaj fotove të kryetarit kanë ndikim mbi perceptimin e tij mbi personin në foto, atëherë Angjeli bën mirë të aktivizojë klikime.
3 – Videoja që ka shkaktuar më shumë reagime është ajo e Izmir Smalaj, një tjetër sportisti (38K reagime, ose 37K pëlqime), ndërsa me pak reagime është një video e 11 Korrikut me 1035 reagime (ose 1025 pëlqime) në Shëngjin, ku një person deklaron se ka paguar nëpër gjyqe për të fituar.
4 – Mesazhi me më shumë komente është një video (8.5K), regjistrim i tubimit me fitoren e zgjedhjeve në korrik. Videot janë postimet që gjenerojnë më shumë komente gjithashtu (mbi 5000-8000 komente). Ndërsa status i thjeshtë, pra një tekst, me më shumë komente është statusi në datën 29 qërshor 2016.
5 – Numri i komenteve është rritur gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, sidomos në muajin qershor, por numri i komenteve ka qenë mesatarisht më i lartë në muajin shkurt, sikur edhe në datën 25 qershor me 19 statuse në ditë. Në qershor ka postuar edhe mbi 15 statuse në ditë, por në 29 Prill ka postuar 17.
6 – Numri më i madh i postimeve është në orën 8 të mëngjesit dhe në 8-9 të darkës. Rreth 50% e postimeve kryhen gjatë orarit të punës dhe 25% gjatë orës 8-9, çfarë do të thotë se ndoshta Rama i poston vetë dhe është aktiv në këtë kohë, ose ka dikë që punon pa orar. Ka shumë reagime ndaj statutit gjatë orëve të vona të natës, ç‘ka lë të mendohet se ka ndërveprim edhe nga emigrantët e SHBA-së. Por komentet më së shumti kryhen gjatë orës 6-8 të darkës.
7 – Nga krahasimi ndërmjet Berishës dhe Ramës vërehet se Berisha ka më shumë statuse prej 2013 në 2017, por Rama ka qenë veçanërisht aktiv gjatë vitit 2017 dhe është më i sukseshëm në numrin e reagimeve që tërheq. Gjithashtu, nga përdorimi i larmishmërisë së reagimeve mund të konkludohet se ndjekësit e Ramës janë të rinj (përdorin opsionet “love”. Berisha i shoqëron rreth 90% e postimeve të tij me foto, ndërsa Rama vetëm 51%, por përdor më shumë video (30%, kundrejt Berishës 5%).
8- Në korrik është muaji që ka më shumë postime gjatë gjithë periudhës 2013-2017, pasi janë edhe zgjedhjet. Ndërsa shtatori, gushti dhe janari janë muajt më të vakët. Për kandidatët e ardhshëm është e mirë të angazhohen gjatë këtyre muajve. Sa i përket kohës së ditës, Berisha shkruan statuse më së shumti pas orarit të punës, 17:00 deri në mesnatë. Por reagimet për Berishën vijnë më së shumti pas orarit të punës dhe më pak gjatë mesnatës e deri në mëngjes.
9 – Kryeministri përdor përemra dëftorë (këtë, këto etj.) për ti mëshuar mesazhit dhe treguar autoritet. Ka shumë pjesëza negative (nuk, por etj.) që tregon se ka mesazhe negative. Fjalë të tjera të shpeshta janë “amarcord”, “shtet”, “Shqipëri”, “Shqipëria që duam”, “reforma”, “ertv” dhe shumë emotikone etj.
10 – Fjala “Shqipëri” shoqërohet më së shumti me termat “duam”, “kuqezi”, “shtet” dhe “bashkuar”. Ndërsa “Basha” shoqërohet kryesisht me “draftmarrëveshje”, “përfaqësues”, “lëshime”, “ndërmjetësim”, apo fjalë me ngarkesa negative “refuzoi”, “përfillën”, “shkarkimin”, “ultimatum”, “[adër” etj. Por emri i Ramës shoqërohet me fjalët “kryetari”, “kryeministri” dhe “Basha”. Në statuset e tij kryeministri ka shprehur kryesisht mosmarrëveshjet me Bashën. Fjala “luftuam”, tepër e shpeshtë në ligjërimin e kryeministrit, shoqërohet me fjalë që tregojnë konfidencë në rezultatet e përpjekjeve si “fituam”, “ekonomi”, “punësim” dhe angazhim si “Partia Socialiste”, “Shqipërinë që duam”, “prehër”, “timon”, “reforma” etj. Por kjo analizë do të trajtohet një ditë tjetër.
Ç’ka dash të thotë autori?
Autori e ka thene. C’thote teksti? Thote ate qe i thote lexuesi.
E pranoj.
Korrigjim – lexuesi pyet tekstin se ç’ka dash të thotë autori?
Mund te studiohet suksesi i Rames ne boten virtuale dhe ndoshta te parashikohen levizje ne fushaten elektorale.
Faleminderit.