Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Admin

ANKETA PËR REFORMËN

Instituti “Përtej numrave janë shifrat” ka botuar ditën e sotme anketat më të fundit lidhur me reformën e drejtësisë. Po përcjellim më poshtë disa nga rezultatet më pak domethënëse, duke dhënë pyetjet e përqindjet e përgjigjeve të qytetarëve:

  1. Çfarë është reforma e drejtësisë?
  • Lojë kukafshehthi 21%
  • Pesëkatësh me letra 39%
  • Lojë Pokemoni 39%
  • Grusht i hekurt i popullit 1%
  • Nuk e di 0%
  1. Cili është synimi i reformës së drejtësisë?
  • Hyrja në Ballkan 11%
  • Gjelbërimi i kryeqytetit 24%
  • Riciklimi i plehrave 35%
  • Drejtësia e reformës 10%
  • Kushedi 20%
  1. Çfarë është projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, e ndryshuar”?
  • Ligj 3%
  • Projekt 33%
  • Shtesë kati 13%
  • Rregullore palestre 23%
  • Tjetër 28%
  1. A mendoni se reforma në drejtësi do ta pastrojë detin nga algat?
  • Po 97%
  • Jo 3%
  1. Cila forcë politike ishte në favor të reformës?
  • Edi 25%
  • Luli 25%
  • Liri 25%
  • Ambasadat e brendshme 25%
  • Tjetër 25%
  1. Çfarë është vetting (vetingu)?
  • Miting i paautorizuar 40%
  • Lojë pingpongu pa pallaska 15%
  • Veto me -ing prapa 25%
  • Model flokësh koreanoverior 11%
  • Tjetër 9%
  1. Çfarë pret pas reformës së drejtësisë?
  • Po 50%
  • Jo 50%
  1. Je apo jo dakord me reformën?
  • Me cilën reformë 20%
  • Fol për vete 10%
  • Reforma agrare ka qenë pozitive 30
  • Atë e dinë ata 30%
  • Nuk është puna ime 10%
  1. Çfarë qëndrimi kanë gjykatësit për reformën?
  • E kanë mendjen tek puna 99%
  • Ca ashtu, ca kështu 0,2%
  • E mbështesin për të mirën e vendit 0,3%
  • Nuk e mbështesin për të mirën e vendit 0,3%
  • Është mister 0,2%
  1. Beson apo jo tek anketat?
  • Po 100%
  • Jo 100%
  • Ndoshta 100%

2 Komente

  1. Nje pyetje: I ke marre leje Zaloshnjes? Zoteri, iku koha kur mund te beje sondazhe pa veting profesionistesh.

  2. te kishe vendosur ca grafike te palexueshem, se e bejne sondazhin me te besueshem. Gjithashtu mungojne te dhenat mbi kampionimin dhe numrin e te anketuareve. Por besoj numri eshte 100% i banoreve shqiptare qe jane krenar se jane shqiptar, ose i atyre qe dalin ne oren 6 nga shtepia per ta pire kafen e mengjezit ne klub.

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin