Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Arsim

LIRIA E MBLEDHJES DHE ZBRITJES

Lexoj në La Repubblica se 60 për qind e 20-vjeçarëve japonezë nuk arritën t’i japin zgjidhje të saktë këtij problemi aritmetik:

numra-lanczos3 (1)

Në Japoni. As që guxoj të filloj të marr me mend se ç’përqindje do ta gjente dot rezultatin në Shqipëri.

Pak kohë më parë, në mediat amerikane u diskutua seriozisht që të hiqej deri edhe algjebra nga programet shkollore.

Tek e fundit, pse i kemi kompjuterët? Për të llogaritur bakshishet, natyrisht; në një kohë që kujtesën na e zëvendëson Google Search dhe rrugën e gjejmë me Google Maps dhe përkthimet zyrtare i bëjmë me Google Translate.

Këndej nga anët tona aritmetikën ende nuk e përmend njeri, ndoshta sepse “kemi probleme të tjera të ngutshme.” Por drejtshkrimit dhe gramatikës ia kemi bërë benë.

Tek e fundit, ku e gjen ti autoritetin që të më thuash se si të shkruaj? Nesër mbase do vish edhe të më kërkosh të besoj se 2+2 = 4?

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin