Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro i ka dhënë sot një intervistë të gjatë Fatmira Nikollit, në BalkanWeb.
Në këtë intervistë – po citoj nga teksti paraqitës – ajo ndalet “tek çështjet kryesore të dikasterit që drejton”; të cilat edhe i përmbledh në përgjigjen që ia jep pyetjes së fundit:
– Cilat janë synimet tuaja, në krye të kësaj ministrie? Cilat janë ato që doni bëni patjetër, si ministre?
Të ndërtojmë një sistem të qëndrueshëm menaxhimi dhe administrimi në institucionet publike të artit, që të mos ndryshojë me ndryshimin e qeverive dhe të ministrave, që të garantojë konkurrencën dhe meritokracinë dhe për këtë jemi në rrugë të mbarë.
Të zhvillojmë një politikë të fortë të edukimit përmes kulturës për të gjithë popullsinë sepse këtë e gjejmë të domosdoshme për stabilitetin social dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Kjo është një nga prioritetet e qeverisë që e kemi futur në zbatim që në ditët e para.
Të nxisim skenën e pavarur të artit si një mënyrë të decentralizimit të kulturës dhe të nxitjes së krijimtarisë së lirë, duke hapur kufijtë e kulturës përtej kufijve administrativë.
Të përforcojmë sistemin e administrimit të trashëgimisë në mënyrë profesionale, duke e ruajtur, promovuar, por edhe kthyer në një burim të ardhurash ekonomike.
Janë synime që nuk mundem veçse t’i përshëndes, duke uruar që të arrihen të gjitha.
Nga ana tjetër, duke i hedhur një sy tekstit të plotë të intervistës, të krijohet përshtypja se Ministria e Kulturës, dhe vetë z. Kumbaro si ministre, kanë prioritete të tjera.
Në intervistë flitet për Marquée-në e Parrenos dhe impaktin e saj në një “monument kulture” si ndërtesa e Kryeministrisë.
Flitet për gjithfarë muzeumesh, përfshi edhe ato arkeologjike si ai në Durrës.
Flitet për hapjen e ndërtesave deri më tash të mbyllura ndaj publikut, si Pallati i Brigadave, vila e ish-diktatorit, ndërtesa e ish-Lidhjes së Shkrimtarëve, Shtëpia e Gjetheve, Bunkeri në malin e Dajtit dhe vetë kati i Parë i Kryeministrisë.
Flitet për site të trashëgimisë kulturore dhe kantieret që janë hapur në gjithë vendin; por edhe për sezonin turistik veror.
Flitet për restaurimin e Hamamit të Krujës dhe të Kalasë së Lezhës dhe strategjinë e qasjes ndaj monumenteve të kulturës, në raport edhe me jetën e përditshme të qytetarëve dhe ri-funksionalizimin e ndërtesave.
Flitet për dëmet që janë bërë në trashëgiminë kulturore.
Flitet për Beratin dhe Gjirokastrën si qytete të shpallura pasuri botërore nga UNESCO-ja.
Flitet për ndërtime të paligjshme dhe ndërhyrje në qytetet historike, në kërkim zgjidhjesh infrastrukturore, si zonat pedonale.
Flitet për ndërtimet pranë Kalasë së Krujës dhe hotelin që u prish në qendrën historike të Beratit dhe një ndërtim përballë Lulishtes 1 Maji në Durrës.
Flitet për mbrojtjen e rreth 130 vilave të Tiranës.
Flitet për restaurimin e kishave dhe sistemin e kujdestarëve.
Flitet për Muzeun Arkeologjik të Durrësit dhe Parkun Arkeologjik të Orikut dhe Parkun Arkeologjik të Amantias dhe për Muzeun Marubi që do të hapet së shpejti; dhe pastaj për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë dhe çlirimin e Arenës së Amfiteatrit të Durrësit dhe sheshin Nënë Tereza.
Flitet për dëmet që u bëjnë monumenteve arkeologjike dhe historike thesarkërkuesit.
Flitet për mundësinë e restaurimit të shtëpisë së Abat Preng Doçit (këtij “princi shqiptar”).
Flitet për Forumin e Trashëgimisë.
Flitet për Galerinë Kombëtare të Arteve që ka nevojë për një linjë të re muzeale.
Flitet për restaurimin e fasadës së Muzeut Historik Kombëtar dhe rikonceptimin e pavijoneve.
Flitet për rikonstruksionin e Teatrit të Operës dhe Teatrit Kombëtar.
Tani, nëse keni pasur durim t’ia keni nxjerrë fundin kësaj liste, ju ftoj të krahasoni punët dhe projektet që ajo përmban, me synimet e punës së Ministrisë, që vetë z. Kumbaro i specifikon në paragrafin që kam cituar.
Unë e bëra këtë krahasim dhe konfirmova një mendim që e kam pasur prej kohësh: që Ministria e Kulturës seriozisht rrezikon të perceptohet nga publiku si një Ministri e Trashëgimisë Kulturore, me gjithë veprimtaritë që kryen në fusha jo të trashëgimisë, ëndrrat tjetërlloj që mund të ketë dhe imazhin që mund të vazhdojë të kultivojë për veten.
Trashëgimia kulturore në Shqipëri kërkon vëmendje të jashtëzakonshme, mobilizim njerëzish dhe mjetesh monetare, ekspertizë dhe vizion. Meqë turizmi ka mbetur tani një nga pak burimet e të ardhurave për ekonominë e vendit, monumentet kulturore dhe parqet arkeologjike shërbejnë edhe si magnet për turistët, sidomos turistët e huaj.
Të gjitha këto janë gjëra të mira dhe të lavdërueshme; por nuk janë kulturë mirëfilli. Kultura në kuptim të gjerë e përfshin edhe trashëgiminë kulturore; por ajo nuk mund të kapet peng e së kaluarës, as e historisë, sepse përndryshe përfundon edhe ajo e balsamosur, ose e mbyllur në muze.
Në intervistë mungon vëmendja ndaj kulturës si komunikim.
Kumbaro e përmend këtë te synimet; por pastaj ndalet kryesisht në kulturën si shtresëzim historik dhe trashëgimi; dhe ekziston rreziku që e njëjta gjë të ndodhë edhe me punën e ministrisë që ajo drejton.
Restaurimet dhe mirëmbajtja e monumenteve të kulturës kërkojnë edhe investime materiale të rëndësishme; një pjesë e të cilave, për ta thënë me fjalët e z. Kumbaro, “kanë një kosto të rëndë për buxhetin e shtetit, domethënë paguhen me taksat tona.” Një pjesë tjetër, doemos, vjen nga donatorë të huaj.
Shqetësimi im është se, duke pasur sot për sot Ministra e Kulturës në ngarkim edhe Trashëgiminë Kulturore edhe Kulturën, mos vallë Trashëgimia po i heq vëmendje dhe fonde Kulturës vetë – në atë masë që kjo nuk ka lidhje me Trashëgiminë?
Kam biseduar edhe privatisht për këtë me z. Kumbaro, të cilën e njoh prej kohësh; dhe ajo gjithnjë ma ka kundërshtuar këtë. Por unë nuk bindem, dhe intervista e mësipërme kam frikë se më jep të drejtë.
Natyrisht, intervistën e drejton Fatmira Nikolli dhe pyetjet i ka formuluar ajo. Edhe sikur të pranojmë, me marrëveshje, se z. Kumbaro nuk ka luajtur rol në formulimin e pyetjeve, sërish të krijohet përshtypja se edhe një gazetare me përvojë në fushën e kulturës, si Nikolli, pikërisht kështu e sheh punën e Ministrisë së Kulturës: si kujdestare të trashëgimisë kulturore.
Jam në dijeni edhe të veprimtarive, jo të pakta, që ka mbështetur dhe nxitur Ministria e Kulturës në fushën e kulturës si komunikim; por këtyre veprimtarive nuk u jepet, në intervistë, vëmendja që meritojnë. Pse ndodh kështu? Ngaqë ato nuk janë të rëndësishme, apo ngaqë nuk kanë pasur sukses?
Sa për të sjellë një shembull: streha që iu shtua fasadës së Kryeministrisë mund të shihet në dy mënyra – si ndërhyrje në pamjen e një ndërtese të mbrojtur si monument kulture; dhe si një vepër arti me vizibilitet të jashtëzakonshëm, në qendër të Tiranës. Në intervistë flitet për aspektin e parë, por të dytin; në një kohë që valenca thjesht kulturore e marquée-së së Parrenos, në një kontekst urban si ai i Tiranës që është krejt i papërgatitur për gjeste të tilla, i kalohet në ngarkim “debatit për këtë temë” dhe “qasjeve subjektive, po të doni edhe legjitime të një publiku profesionist ose amator, të interesuar specifikisht për çështje të artit apo të arkitekturës.”
Problemi që kam unë, dhe përtej çfarë mund të ketë thënë për këtë punë “profesor Artan Fuga” në Facebook (siç na e sugjeron të lexojmë z. Kumbaro), ka të bëjë me dallimin midis anës funksionale ose artistike të strehës me drita; dhe raportin e saj me monumentin e kulturës. Duket sikur Ministria e Kulturës ka për detyrë të merret vetëm me administrimin (mbrojtjen) e statusit prej monumenti të ndërtesës në fjalë, ndërsa impaktin e ndërhyrjes së Parreno-s te publiku dhe qytetarët duhet ta debatojë shoqëria civile. Nëse është kështu, e përsëris, nëse është kështu, atëherë Ministria e Kulturës e ka ripërmasuar rolin e saj drejt thjeshtimit, në këtë dialog të artit publik me qytetin.
Ky ishte veç një shembull. Në intervistë përmenden edhe dy ngjarje të rëndësishme në kulturën shqiptare, si Festivali “Tirana Open” dhe Festivali i Gjirokastrës 2015. Në të parin isha vetë pjesëmarrës dhe m’u krijua përshtypja se dështoi në shumë drejtime, sikurse edhe kam shkruar në atë kohë; për të dytin kam lexuar në shtyp më shumë kritika, ndonjëherë të ashpra, se vlerësime; pa çka se z. Kumbaro në intervistë e quan “arritje shumë e madhe e Ministrisë së Kulturës, por sidomos e folklorit origjinal shqiptar” e cila ringriti “kështjellën e folklorit si monumentin kryesor të trashëgimisë kulturore jomateriale.”
Ashtu qoftë. Por le të mos na shpëtojë fakti se, edhe në këtë vlerësim të sajin, z. Kumbaro flet për “trashëgimi kulturore” – çfarë më bën të mendoj se folklori – në nivelin e Festivalit – është reduktuar edhe ai në një ri-inskenim praktikash kulturore stereotipike dhe me vlera kryesisht zbavitëse dhe turistike.
Dhe meqë jemi në argument, edhe angazhimi madhështor i Ministrisë së Kulturës me projektet që u zbatuan për vitin jubilar të De Radës, i shërbeu sërish balsamimit të kulturës dhe të trashëgimisë letrare – me një seri konferencash dhe simpoziumesh dhe botimin (më kanë thënë, të shkëlqyer) të veprës së plotë të poetit: por sa vetë e lexojnë De Radën në origjinal sot, në Shqipëri dhe gjetiu?
Habitem qe ju nuk e e Kuptoni. Keta flasin per infrastrukture sepse aty aplikohen Tendera. Aty fitohet. Vetem firma Prosound qe eshte nen kujdesin e vecante te Endri Fuges dhe Rames ka marre vetem nga Ministria e Kultures ne 9 Muaj rreth 210 mil leke. Po ashtu Tv Klan rreth 190 Mil, Po ashtu Carlo Bollino rreth 130 Mil. sa eshte buxheti per projektet ne vit per subjektet artistike? Rreth 300 Mil. Prandaj ska kulture por vetem ndertime. Sepse aty fitohet tek tenderat. Jo tek artistet. Shembull eshte Korca ku parku eshte bere shume i bukur por njerezit jane si ne 96 dhe ne teater nuk shkon njeri edhe pse eshte hyrja falas. Mirela eshte grua e mire por se pyet njeri. E kane vene per te firmosur. Ajo thote qe do beje nje teater te ri. me cfare lekesh? Nje teater kushton rreth 40 mil euro. Por kjo eshte tentative per te bere nje ndertese tregetare ne vendin ku eshte teatri. dhe i genjejne njerezit me ‘hapsira Multifunksionale” Ne Opera shpesh eshte hyrja falas dhe mezi mbushet gjysma e salles. Apo ne teater bileta eshte 1 euro. Pse nuk flet kjo per Femijet, Cirkun, Sesa fitim prures eshte arti shqiptar. A e dini ju se asnje aktivitet artistik ne shqiperi nuk eshte fitim prures. Ce duan njerezit nje teater rmodern ( qe ka kosto shume te larte mirmbajtjeje) kur aktoret jane cope cope? Ku Opera praktikisht nuk ka tenor. Teatrot moderne behen me njerez modern dhe marketing, jane derivate te tregut. jo me Kushurinjte e minsitres e Militante te PS.Keshtu do perfundojme si Greqia qe beri stadiume Olimpike dhe skishte sportiste ti mbushte. Dhe tani ju ka dale bari dhe si blen njeri.
Keta qe pranojne te perdoren keshtu sic thoni Ju, pra vetem te firmosin, nuk me duket se jane njerez te mire. Te pakten per aq kohe sa pranojne kete rol dhe firmosin per parate publike. Pastaj me duket e pabesueshme qe Mirela firmos dhe asgje nuk mbetet per te. Do te ishte shume e rende. Heshtja blihet, kuptohet pasi e ke mbyllur kompromisin me veten. Keshtu edhe ndonje si z. Shkreli apo Artan Lame qe nuk u ndjene per projektin e hyrjes se liqenit, edhe pse mbeten ne tv edhe kur priteshin pemet e Saukut. Gjithnje duke marre te mireqene keto qe thoni Ju. Keta qe firmosin, ose vihen aty per te firmosur, jane me keq se ata qe e bejne punen keq. Sepse thone “po” per cdo gje. I kemi pare.
Lame tha para 3 ditesh. ” Do legalizohen ndertimet pa lehje qe jane bere deri ne 2014). Pse jo deeri ne 2013? sepse i ka dhene kohe 1 vit socialisteve te ndertojne pa leje. Ne 1 vit jane ndertuar rreth 50.000 ndertime pa leje. Keta skane moral. Jane njesoj si te PD. Ndryshimi eshte se tek PD askush sbente ne koke te vet pa lejen e sali Kriminelit, kurse keta jane te cmendur te gjithe.
Unë shkruaj për ato gjëra që di. Por vërejtja juaj, se rindërtimet, rehabilitimet dhe restaurimet lidhen me tendera është shumë me vend. Së bashku me ju, edhe unë dyshoj se investimet për kulturën si komunikim përfundojnë të sakrifikuara për kalldrëme dhe pllaka. Edhe kur bëhen investime të mirëfillta në kulturë, si ato për festivalin Tirana Open, nuk japin rezultatet e pritura, sepse – siç thoni ju – njerëzit nuk shkojnë. Z. Kumbaro përmend një festival të filmit (TIFF) në intervistë, duke e renditur si sukses; dhe mbase ka qenë sukses, për nga cilësia e materialeve që u paraqitën; por fakti është se filmat atje u shfaqën me sallën bosh. Publiku i pranishëm: zero. Kjo do të thotë se nuk mjafton t’i organizosh këto aktivitete – duhet t’i bësh tërheqëse edhe për publikun. Përndryshe, janë para të hedhura kot, të shpërdoruara. Shumë u shpenzua edhe për festivalin e Librit dhe për të tjera veprimtari të bashkëlidhura, por publiku nuk erdhi. Të pyesësh pse ndodhi kjo nuk e përgënjeshtron dështimin: sepse MK nuk mund t’ia lejojë vetes të shpenzojë për veprimtari dhe evente që nuk i ndjek njeri. Në këtë kuptim, duhet investuar edhe për publikun, njëlloj siç investohet për ekranet elektronike dhe audion; dhe nëse sërish publiku nuk vjen, atëherë duhet gjetur një mënyrë tjetër për të investuar. Arti shqiptar vërtet nuk është fitimprurës, si në çdo vend tjetër; ka nevojë të mbështetet. Tani që shkruaj, MK ka një program të mirë, për mbështetjen e shkrimtarëve që kanë vepra “në kantier” – por publiku nuk di gjë për këtë, sepse i flitet vazhdimisht për marquée-në e Perranos dhe këpurdhat. Dhe ky është një problem edhe në marrëdhëniet me publikun, dështimi i të cilave nuk mund të kompensohet duke zukatur në FB dhe në Twitter dhe sidomos, SIDOMOS, jo duke u mburrur për gjëra që duhet t’i lëvdojnë të tjerët, jo ti vetë. Kaq për ato që unë di. Sa për të tjerat – ku i mbështesni ato që thoni për firmën Prosound, TV Klanin dhe Carlo Bollino-n? Janë publike këto të dhëna? Po që firma Prosound është nën kujdesin e veçantë të E. Fugës dhe të kryeministrit? Janë të dokumentuara këto gjëra?
tenderi i Papes
https://www.pol-al.com/cfare-fsheh-tenderi-per-viziten-e-papes-dhe-dicka-mbi-deklaraten-e-z-skenderaj/
tenderi i erion Veliaj, Ministria e te varferve. Per 1 ore koncert shikoni se sa harxhon
http://www.lapsi.al/lajme/2014/12/02/erjon-veliaj-miliona-t%C3%AB-tjera-pa-tender-publik-video#.VbClIrczCPw
Fushata e PS
https://www.facebook.com/128287767202516/photos/pb.128287767202516.-2207520000.1437640094./948850931812858/?type=3&theater
Nje nga aksioneret Punon en kryeministri tek Media
https://www.facebook.com/gesikurti?fref=ts
Keto di une por ka shume qeflasin. Rreziku tjeter eshte Fondi Shqiptar i Zhvillimit sepse ai do te prishi teatrin kombetar per te ndertuar aty cdo gje por teater jo. Por per kete do flasim nje here tjeter. Beni Mbledhje e shumezime dhe kuptoni sesa vidhen ne emer te “Investimeve” apo infrastrukutres moderne.
Tiffi eshte nje aktivitet per te vjedhur lek. Keshtu ka filluar qe ne fillim. Dhe tifin pervec organizatoreve nuke shikon njeri. Sa bukur eshte organizimi i Dokufest dhe merr shume me pak lek se Tiff. Elementi fitimiprures percakton dhe devotshemirine e artisti, investimin qe ai ben. Nga ana tjeter shteti nuk financon cdo vit te njejtit artiste. ne USa mudn te marresh nje here ne 10 vjet nga shteti por jo cdo vit. dhe sidomos merret per artin Lokal. Jo per artin francez.pra kur hidhen kaq shume lek ne keto aktivitete qe sprodhojne asgje ( njihni ndonje artist qe ska lidhje me kryeministrin dhe te kete marre 15.000E) atehere sulen te gjithe qe te marrin leke. Pse dhane dorheqje 2 drejtoreshat ne Ministri sipas jush. sepse nuk pranuan te firmosnin per tenderin e Papes. Prandaj dhe keta duan te rinj ne qeveri, qe te firmosin. Sa per muzeun tek kryemninistria pyesni sesa ka kushtuar. Dhe do habiteni.
Nje pyetje kam une. nqs kryeministri ben koncert me Nora Nishliun, hyrja falas, transm ndeshje futbolli hryja falas, ekspozita, hyrja falas, konkurse aplikacionesh ( ne vend qe te financoje unvdersitetin politeknik sepse ai i ben keto konkurse)Madje dhe Iftarin kush do ishte ai budallla qe do investonte ne art kur ne nje forme artistike nderhyn kryeministri me Stafin. Madje dhe LGBT e bejne fushaten e sensibilizimit p[erpara kryeministrit, jo ne Bathore aty ku realisht i persekutojne. Jane gjera te papara keto. Gjithashtu eshte dhe nje shqetesim tjeter. Po perkrahet arti individual, jo kolektiv. Kjo eshte shume e rrezikshme sepse me artista vizual mund te genjesh qe po bej art per nje kohe te gjate por rezultati me postmodernizmat eshte shume i dobet, madje dhe ne evrope. Prandaj shteti duke shperndare te ardhurat ne arte kolektive i zhvillon te gjithe dhe te gjithe mund te shkembejne midis tyre dhe me publikun. Dhe keshtu publiku afrohet dhe ai qe jeton ne Kombinat dhe ai qe jeton ne Kamez. Ne nje qytet qe ka rreth 1 mil banore vetem rreth 5.000 persona jane frekuentues te rregullt te artit. dhe kjo ska te beje me ekonomine sepse per 200 leke ska ngel njeri ne tirane por ka te beje me diferencimin midis bulevardit dhe periferise. Arsyeja pse ne flasim anglisht eshte sepse anglezet jane njesha ne marketingun e artit. Skemi qene te pushtuar ne nga Anglezet apo amerikanet. por me marketing dhe politike arti ata pushtojne boten. sa libra shqiptare jane perkthyer ne gjuhet e huaja ne 2014? S’e di shifren por pak. Keto politika ben minsitria. por ne vend te saj ajo shmang specialistet e folkorit (sic beri me Festivalin e Gjirokastres ku nje kalama si Meri Kumblla ben organizimin) kurse specialistet qe kane 50 vjet qe ndjekin folklorin as nuk u ftuan ta ndjekin. […]
JA dhe frangaj i ri. Sapo mori tendera hapi dhe agjensi reklamash dhe tani kur nuk ja japin shan Minsitren.http://www.gazetatema.net/web/2014/11/25/a-i-mori-karlo-bolino-100-mije-dollare-bunkerit-berthamor/
Lëngu, mbase është më mirë të transferohesh gjetiu si kometues?
Në mos ke respekt për komunitetin këtu, të paktën ki respekt për ë-të dhe ç-të e gjuhës shqipe, e cila po ta shkruash me më pak nxitim dhe me më shumë dashuri do të të bëjë më të denjë për debate prej të rriturish.
Pa pretenduar fjalën e fundit në moderimin e këtij blogu (sespse nuk ma ka ofruar njeri si detyrë ), edhe unë e mirëkuptoj vërejtjen ndaj LD-së për më shumë dashuri (megjithëse nuk jamë shumë i bindur se sa mungesa e ë-ve dhe ç-ve e tregon këtë ), por edhe për të folur me më pak pasion dhe me më shumë gjakftohtësi, cilësi që zakonisht karakterizojnë “të rriturit”.
LD, të denjë për të qënë “i rritur” në Shqipëri të bën vetëm pasioni me të cilin vjedh, dhe dashuria pa kufi për para, pushtet, dhe përfitim personal.
Kur të jesh gati, në se do jesh gati ndonjëherë, nuk ke nevojë të na e thuash. Me siguri do t’i dëgjojmë bëmat, sikurse ua kemi dëgjuar shumë të rriturve të tjerë në këtë blog. Vetëm atëherë do vish natyrhshëm.
Nqs ju e ekeni kete hapsire per shplodhje ju kuptoj. Por nqs flasim per probleme keto garamatikoret per momentin kane pak rendesi. sepse problemi eshte i madh dhe me keta ordinere qe qeverisin kulturen shume shpejt sdo te keni as letersi shqipe dhe as drame shqipe. Me keto forma do vije koha qe injorante si […], etj do ju heqin dhe ë dhe ç, aq tye fuqishem do behen. shikoni sesa financohet Qendra e Albanologjise dhe krahasojeni me Buxhetin qe Serbia i jep Qendres per Studime Serbe ne Washington. Krahasojeni Buxhetin tone te Akademise se Shkencave me ate te Serbise apo Maqedonise. rreth 22.000 mije botime ka serbia per Kosoven, sa kemi ne? Kjo duhet tju shqetesoje, dhe jo te beheni si pacifista duke filozofuar me barkun bosh.
Ju lutem, mbylleni këtu këtë degëzim të debatit: nuk ka lidhje me temën. Po flasim për Ministrinë e Kulturës. Qendra e Studimeve Albanologjike dhe botimet e saj, sikurse reforma drejtshkrimore e shqipes, i përkasin një teme tjetër. Falemnderit për mirëkuptimin.
E respektoj kerkesen tuaj. por gjuhen e zhvillon letersia ne shkrim dhe teatri ne fonetike. Dhe ne keto nivele tek ne eshte me keq sbehet. PRandaj kane rendesi qe financimet te behen per zhvillimin e rrymave artistike gjithperfshirese, jo eksperimenteve tipi Maurizio Catalan qe si sheh askush pervec shoqerise se kryeministrit ( i cili vajti tek santo per varrim por as nuke begenisi me vajtur tek Shaban demiraj apo Andromaqi Gjergji. Dhe ky eshte mesazh negativ qe ai jep). Kisses.
Gati gjysma e shkrimeve në këtë blog, që prej themelimit, i kushtohen gjuhës shqipe, gjuhës letrare, historisë së gjuhës dhe problemeve të standardit dhe të regjistrave. Mund të komentoni aty sa dhe si të doni. E kisha fjalën vetëm për t’iu përmbajtur temës – kërkesë minimale, që e bën çdo moderator, në çdo forum që e respekton sadopak veten.
Mu kujtua serish ky shkrim tek po ndiqja nje inteviste te Ministres Kumbaro dhene Ilva Tares tek Ora News. Ne 90 minuta emision vemendja u perqendrua kryesisht tek trashegimia kulturore, ndoshta ngaqe media e ka e te lehte te krijoje skandale rreth trashegimise, ndoshta ngaqe nderhyrjet ne mbrojte te trashegimise jane me te arsyeshme dhe me afer “popullit”. Keshtu gradualisht te duket se Ministria e ka reduktuar kulturen ne nje version konservator kombtarist.
https://www.youtube.com/watch?v=wqPpGC2C8RM