nga Houdeeni
Dolce & Gabbana, janë një çift stilistësh që prej vitit 1985, dominojnë me markën e tyre të veshjeve, parfumeve, bizhuterive, etj. Ishin një nga simbolet kryesore të një martese gay të susksesshme që zgjati dhe vazhdon të zgjasë prej më shumë se 30 vjetësh.
Kohët e fundit, ata lëshuan një intervistë në një revistë italiane në të cilën flasin edhe për konceptin e familjes, ide e cila pati një zinxhir reaksionesh, pasi ata deklaruan: “Një familje duhet të ketë një baba dhe një nënë, ku fëmija të jetë i lindur natyralisht dhe jo me anë të fekondimit artificial, ose siç i quaj unë “fëmijë sintetikë”. Fjali që nuk u prit mirë nga një pjesë e madhe e komunitetit LGBT dhe jo vetëm; le të themi që bota liberale nuk e priti mirë deklaratën e tyre. Kështu, i pari që doli kundër fjalëve të çiftit ishte Elton John. I indinjuar filloi të krijojë trendin e bojkotimit të produkteve D&G. Këtu, sipas meje fillon problemi.
Dua të them përpara se të vazhdoj, që nuk do argumentoj nëse D&G kanë të drejtë për deklaratën e lëshuar; nëse une e mendoj a jo në të njëjtën mënyrë, ky shkrim nuk është mbi moralin e martesës, por për gjyqin popullor që bëhet sa herë që dikush mendon ndryshe.
Siç po thoja, njerëzit filluan të postojnë video të produkteve D&G, ndërkohë që digjeshin, filluan t’i kthehen kundër atyre që për shumë kohe i kishin mbrojtur edhe gjatë periudhave më të veshtira.
Le të themi që nuk ishte një lëvizje tepër e zgjuar ekonomikisht.
Por, pse?
Kur ekstremistët e djathtë bojkotojnë një produkt, sepse prodhuesit janë homoseksualë, ose aktivistë të të drejtave të homoseksualëve, ata quhen të prapambetur dhe homofobikë, por ndërkohë, në sytë e shoqërisë moderne është e pranueshme djegia e një produkti që është kundër idealeve të kësaj shoqërie moderne.
Chapeau progresivitetit.
Deri para pak kohësh ishim duke thënë që të gjithë ne ishim kundër censurës dhe pro fjalës së lirë, biles për një kohë të gjatë ishim të gjithë me emrin Charlie Hebdo nëpër rrjete sociale.
Charlie Hebdo. Po e njëjta revistë, e cila bënte karikatura të Muhamedit, të Krishtit dhe Budës me sfond erotik. E njëjta revistë që ka bërë me mijëra karikatura, të cilat konsideroheshin tepër ekstreme dhe ofenduese, por ne i bëmë ballë kësaj, duke qëndruar pro fjalës së lirë, pa patur frikë të shkruanim çfarë të na kalonte ndër mend, pa patur frikën e gjykimit.
Është ironike në një farë aspekti, sepse frika e gjykimit vazhdon, ndoshta jo në formën e armës së zjarrit, por në formën e presionit shoqëror e deri në shkatërrimin ekonomik. Më kujtohet rasti i pronarit të Mulino Bianco-s, i cili deklaroi që nuk do kishte kurrë një familje gay në reklamat e produktit të tij, në të njëjtën ditë filloi protesta dhe për çështje një jave pati rënie të lartë të shitjeve. Për arsye biznesi, pronari deklaroi se kishte gabuar dhe fjalët e tij ishin keqpërdorur.
Që të bëj një radhitje, sepse shpeshherë e humb fillin e logjikës; nëse dikush bën deklaratë kundër idealeve të majta, automatikisht persekutohet, duke lënë mënjanë etiketimet që kaq shumë urrehen, por kaq shumë përdoren (si homofobik, racist etj.), por nëse një i majtë bën të njëjtat lloje deklaratash, ose ndoshta edhe veprime më ekstreme (FEMEN, me ju e kam, fakti që përdorni “shock factor” për të shpërndarë idetë tuaja dhe pastaj çuditeni, kur ju arrestojnë, për mua është thjesht material humoristik), merret si një mënyrë shprehie dhe e mbrojtshme për të drejtën e fjalës.
Jam i vetmi që më duket e gjithë situata e gjyqit popullor hipokrite dhe e panevojshme?
E drejta e fjales nuk do te thote e drejta e moskritikimit dhe mosmarrjes se pergjegjesise. Nese D&G thote dicka injorante dhe te demshme, D&G do te mbaje pergjegjesine per ate qe tha. Kjo eshte pa marre fare parasysh kontekstin qe ju gjithashtu zgjidhni ta shperfillni. Jetojme ne nje bote ku per personat LGBTQ+ jeta eshte vazhdimisht nje ‘gjyq popullor’, dhe deklaratat e D&G kontribuojne drejt ketij mentaliteti. Personat LGBTQ+ si Elton John kane te gjitha te drejtat te bojkotojne dike qe eshte pjesmarres ne dehumanizimin e tyre.
Injorante? Jo dhe aq, pasi nuk kritikohet homoseksualizmi, por ideja moderne e marteses ku ata nuk e konsiderojne normale.
E debatueshme si ide? Patjeter.
Deklaratat e D&G nuk kontribuojne drejt mentalitetit homofobik ku nje homoseksual perjashtohet nga aktivitetet e shoqerise, nuk ishte ky rasti. Deklarata e tyre eshte e lidhur drejt per drejte me martesen gay dhe pikepamjen e tyre mbi kete teme.
Po eshte e vertete, cdo njeri ka te drejte te bojkotoj produktet qe nuk shfaqin idete e tyre si Wolkswagen-i dhe Fanta per faktin qe ishin mbeshtetes te nazizmit. Ah po, asnjeri nuk e beri dicka te tille. Atehere te merremi me individ te cilet ne nuk i kemi pare vetem punen, por edhe moralin si Darwini i cili thote:”Since the dawn of history the negro has owned the continent of Africa – rich beyond the dream of poet’s fancy, crunching acres of diamonds beneath his bare black feet. Yet he never picked one up from the dust until a white man showed to him its glittering light. His land swarmed with powerful and docile animals, yet he never dreamed a harness, cart, or sled. A hunter by necessity, he never made an axe, spear, or arrowhead worth preserving beyond the moment of its use. He lived as an ox, content to graze for an hour. In a land of stone and timber he never sawed a foot of lumber, carved a block, or built a house save of broken sticks and mud. With league on league of ocean strand and miles of inland seas, for four thousand years he watched their surface ripple under the wind, heard the thunder of the surf on his beach, the howl of the storm over his head, gazed on the dim blue horizon calling him to worlds that lie beyond, and yet he never dreamed a sail.” Ose edhe Gandhi qe thote:”Hitler killed five million Jews. It is the greatest crime of our time. But the Jews should have offered themselves to the butcher’s knife.” Ah po, tani qe kujtohem as keta nuk u gjykuan per bindjet e tyre personale, por per aftesite e tyre, si shume te tjere. Me pak fjale, une nuk argumentoj ne drejtesine e fjales se D&G, por per pasojat e saj, qe sic thashe me lart ne thame me nje ze qe nuk duhet te kishte me pasoja te tilla pas Charlie Hebdo.
Gjithsesi te falenderoj per kohen qe i dedikove shkrimit tim.
Injorante dhe se luan topi. Te drejtat njerezore nuk jane ‘ide te debatueshme’. Kur D&G thote “Një familje duhet të ketë një baba dhe një nënë”, ky eshte kontribut ndaj idese qe mbizoteron ne shoqerine tone se homoseksualitetit apo cdo gjeje qe nuk eshte nje familje heteroseksuale dhe nukleare, si jo natyrale dhe te demshme. Kjo eshte homofobi. Nuk ka nevoje qe D&G te thote se personat LGBTQ+ duhen vrare te gjithe, per te thene me plot gojen se eshte homofobi. Fjalet nuk thuhen ne vakuum, ato kane pasoja.
Nuk e kuptoj ekzaktesisht cfare kerkon te arrish duke permendur Fanta apo Wolkswagen? C’do te thuash nuk u bojkotuan? Tani pas 50+ vjetesh? Atehere kur Europa mezi qendronte ne kembe, kur jo vetem keto kompani por gjithe Gjermania si dhe disa shtete e qeveri te tjera (Vichy ne France) ishin mbeshtetese te nazizmit?
Citati i supozuar i Darwin vjen ne fakt nga “The Clansman: An Historical Romance of the Ku Klux Klan”, nje liber i 1905 nga Thomas Dixon. Packa kesaj nuk e ve ne dyshim qe Darwin ka qene racist si cdo anglez tjeter qe jetonte ne shekullin e 19. Megjithate racizmi i tij nuk ka lidhje me sa ne e ‘gjykojme’ ‘punen’ e tij, qe ishte nje teori shkencore e shendoshe qe i qendron te gjitha sulmeve te sjella deri me sot. Nuk ke si te ‘gjykosh’ teori shkencore, ato thjesht jane. E nese nuk do e kishte paraqitur Darwin, dikush tjeter patjeter do e bente, keshtu funksionon shkenca.
E njejta pyetje me lind per Gandhin? Kur duhet te ishte gjykuar, atehere? Apo tani? Ne te dyja rastet, duhet mbajtur mend se Gandhi ishte alternativa me e mire per Anglezet dhe fuqite e tjera te medha imperialiste, si figure paqesore, pra shume me pak kercenuese se alternativa tjeter, revolucion i dhunshem. Si atehere, edhe sot, kjo eshte nje nga arsyet pse ai mbahet si nje hero i pagabueshem, ndersa anet e tij me te erreta fshihen nga syte e publikut. Megjithate, sot, ka goxha njerez qe kane filluar te hedhin drite mbi keto ane:
http://www.theguardian.com/commentisfree/2010/jan/27/mohandas-gandhi-women-india
http://www.theguardian.com/culture/interactive/2013/oct/12/mohandas-gandhi-adolf-hitler-letter
http://ofmi.org/gandhis-sexual-abuse-of-grandnieces/
Paske bere gjithe kete shkrim, tani te lutem merr mundimin te lexosh intervisten nga ku filloi debati qe te dish per cfare ke shkruar 🙂
Personat LGBTQ+ si Elton John kane te gjitha te drejtat te bojkotojne dike qe eshte pjesmarres ne dehumanizimin e tyre.
Dakort por me ve ne dileme kjo e “drejte” meqe me duhet ta pajtoj dhe me te “drejten” qe nje besimtar mendon qe ka kur refuzon t’i sherbeje nje homoseksuali per shkak te besimit fetar. Shteti i Indianes sapo e ka formalizuar kete te “drejte” ne ligj duke u dhene individeve dhe pronareve te bizneseve te drejten qe te citojne besimin fetar si mbrojte nga padite per diskriminim. Natyrisht Elton John ka te drejte te shprehe indinjaten e tij edhe nepermjet thirrjes per bojkot, por tani e gjithe vemendja kaloi nga dehumanizimi tek bojkoti dhe mundesia per ta pare problemin nga syte e Elton John u kanalizua permes nje gjesti komercial meqe ashtu mund te krijohet presioni me i madh i mundshem. Por po vazhduam keshtu do te barrikadohemi pas forces per presion dhe ligjeve te me te fortit pa lene hapesire per dialog dhe empati. Per te njejten arsye pata nje mospajtim me kerkesen e Gresa Hases per nderhyrje ligjore per te censuruar videon me pretekst se ndjell urretje nderetnike. Do te ishte dakort me te “drejten” e Greses per te kerkuar bojkot te asaj kenge, ndeshjeve dhe produkteve te Digitalbit meqe dhe ajo ndihet e dehumanizuar nga nje kenge qe redukton shqiptarin ne nje qenie vec kuqezi. Komentet drejtuar Greses kane qene nga me dehumanizueset qe mund te imagjinohen, por si mund te bojkotohet nje nacionalist i verber?
Bojkoti eshte nje mjet efikas per te ushtruar presion ne menyre strategjike per te avancuar nje kauze sic ka qene levizja BDS por kur ky mjet perdoret si refleks automatik ndaj cdo shprehjeje qe nuk na pershtatet, atehere shderrohet ne nje mekanizem censure qe perjashton debatin si nje mjet po aq te vlefshem.
Serish ketu, per zgjidhjen e kesaj dileme, vjen ne ndihme konteksti. Thirrja per bojkot ndaj nje kompanie multimilionere si D&G per shkak te dickaje te demshme dhe homofobe qe ajo thote, nuk eshte e njejta gje si te refuzosh t’i sherbesh nje klienti, apo, me keq, nje pacienti, qe nuk eshte heteroseksual. C’eshte me keq, ligji i Indianas eshte i shkruar ne menyre aq te hapur, sa ‘heteroseksual’ mund te zevendesohet me absolutisht cdo tipar tjeter, per aq kohe sa ti thua se besimi yt ta ndalon t’i sherbesh cdo njeriu qe nuk e ka ate tipar. Ky ligj eshte legalizim i diskriminimit te personave qe jane tashme te margjinalizuar. Bojkoti ndaj D&G eshte pasoje e homofobise se tyre. Eshte mese normale per Eltohn John, apo cfaredolloj personi tjeter, te mos doje te jape para, qe, sipas besimeve qe D&G shpreh, mund te shkojne shume mire ne mbeshtetje te organizatave apo legjislacioneve qe kane per qellim kufizimin e metejshem te te drejtave te personave LGBTQ+, apo te vete atyre, legjislacione si i sapo permenduri. Ligji i Indianes eshte pasoje e homofobeve qe duan te perdorin fene si justifikim per te vazhduar se qeni homofobe, e kush e di se cfare tjeter.
Në fakt edhe unë nuk e kuptoj mirë se pse ato që thonë D&G për fëmijët “sintetikë” mund të kenë ndonjë farë relevance, aq sa të bëhen objekt i debatit publik.
Sikurse nuk e kuptoj pse një bojkotim i filluar nga Elton John për diçka që nuk ka lidhje me muzikën pop ose kostumografitë mund të ketë, sërish, ndonjë farë relevance.
Më duket e mjerueshme që D&G dhe Elton John mund të kenë ndikim çfarëdo në punë delikate të bioetikës dhe të tjera të ngjashme, ku e shumta mund të rrëfejnë përvojat e tyre private.
Prandaj them se problemi fillon që te ndikimi i shpërpjestuar në opinion që kanë këto figura të pop-it, të cilave – pavarësisht nga përjashtimet – u mungon fibra intelektuale e nevojshme për të ndriçuar mendjet e publikut në fusha të tilla.
Përndryshe, edhe unë besoj se këto reagime kaq të bujshme janë sa hipokrizi, aq edhe shprehje e një mendësie konformiste. Tek e fundit, të jesh gay nuk është se të mbron automatikisht ndaj patologjive sociale të epokës; sikurse nuk të detyron gjë, as moralisht, që të mbrosh pikëpamje të caktuara në publik.
Kjo s’ka lidhje, them, me të drejtat qytetare. Konformimi është e kundërta e lirisë së shprehjes, përfshi këtu edhe lirinë e identitetit seksual – dhe konformizëm mund të jetë edhe anti-konformizmi i një kopeje.
Për shkak të kësaj mode të konformimit nëpërmjet denoncimit, ndodh edhe që, nuk hap dot një gazetë në Perëndim, pa lexuar dikë që të kërkojë ndjesë për çfarë ka thënë në këtë apo televizion apo vend tjetër publik.
Natyrisht liria e fjalës nuk duhet kuptuar si liri për të fyer tjetrin; por fakti që dikush fyhet nga fjala jote nuk përbën arsye për censurim. Le pastaj që gjithnjë do të ketë njerëz që e ndërtojnë identitetin e tyre social mbi mekanizmin e fyerjes dhe të viktimizmit.
Ndikimi i shperpjestuar nuk eshte i ‘figurave’ po i vete ‘pop-kultures’. Ketu po perpiqet te mbahet lart firoma revolucionare ne mungese te nje lufte te mirefillte te ‘kllasave’.
Nuk e marr vesh se ku eshte problemi ketu. D & G ushtruan te drejten per te shprehur mendimin e tyre. Elton John duke kerkuar bojkot ushtroi te drejten per te shprehur mendimin e tij. Te mos harrojme se bojkoti eshte nje forme e shprehjes se mendimeve dhe qendrimeve vetjake. Te dyja palet jane ne te drejten e tyre. Askush nuk ka cenuar te drejtat e askujt. Askush nuk censuroi askend.
Ne rastin konkret mua me duket si sherr brenda familjes. Nuk duhen futur shume hundet. Gati-gati me vjen te them, koken hengshin!