Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Admin

PREVERBA (V)

(KONTAMINIME)

U bëmë kashtë e koqe si dhëmbët e dhisë

Di derri në thes ç’është minderi

Qeni që leh në vreshtë nuk ia ha kujt shkopin

Nuk bëhet stan me pula të lagura

Ra nga shiu me gjyma në shiun me shtamba

E bleva derr në thes si frëngu pulën

Mollën e sherrit e ha krushka

Ca me lugë në brez, ca me brez lëshuar

Kur s’fle me pulat, do të flesh me sorrat

Edhe qiqrat të piqen, edhe helli të mos digjet

Më e rëndë bishti i sqeparit se sëpata e dardharit

Gomari le të pëllasë, i zoti shikon përpara

Miu që polli mali e meriton kungullin me vete

Ujku qimen e derrit e ndërron, por mëlçinë në qafë s’e harron

Vajti për lesh arapi, e zunë me presh në bythë

Qesh mirë kush qesh si kalë karroce

U dogj nga pekmezi, i fryn edhe mutit

I zoti i punës nxjerr mjaltë nga balta

Qoses i digjet mjekra, ti i kërkon qiqra në hell

S’bie rrufeja pa hanxhinë

Kujt i bën gropën tjetrit i ka pjellë gjeli

tandemMë mirë një kokërr fik sot, se një mik për kokë nesër

Me një gur vret dy nga dallëndyshet që sjellin pranverën

I zoti e di nga lidhet gomari në shtëpinë e të varurit

Më mirë një derr në thes sot, se një drapër në thes nesër

U bëmë si këmbët e dhisë së zgjebosur

Edhe mishi për top të piqet, edhe helli i qiqrave të mos digjet

Më mirë ujët e zi sot, se të zitë e ullirit nesër

Mua më digjet fshati me gjithë kurva, ti më var teneqen

Sos kali i falur që na ngordhi, po i ranë edhe patkonjtë

Miun s’e nxe vrima e fundit e kavallit, kërkon edhe petët e lakrorit me vete

Pula fle me pulat, sorra s’fle me sorrat

Kujt e nxjerr gomarin nga balta, nuk ia ha qeni shkopin

Të varurin lëvdoje sa është i nxehtë

Kalova Kirin, të dhjefsha zallin

S’ka ç’i bën murit, tund derën

Më mirë një gomar në baltë sot, se një beg në hendek nesër

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin