(FLETEPALOSJE)
Nuk pjell pela viç
Armikut dhe erës tregoji përralla
S’bëhet vresht me mushka
Qenit që leh falja borxhin e jashtëm
Gjella me karar, kripa me kandar
Ai që i bën gropën tjetrit do paguar me orë
Dasmë pa shishe nuk ka
Edhe mishi të piqet, edhe fshati të digjet
Kalova lumin, të dhjefsha sorkadhin
Po fjete me pulat, ke punë me akshamin
Burri luan, gruaja luaneshë
Muri fle, burri s’fle
Qingjit të urtë tregoji gjoksin
Kush s’ka kokë, ka shokë
Sorrën kripe, pulën përtype
Në shtëpinë e të varurit, mos hidh valle në litar
Qesh mirë ai që ka dhëmbë të rrema
Qeni që leh e ka bishtin prapa
Kush s’punon, ha bukën e turkut
E bleva beg në thes
Të rrimë shtrembër e të pimë uthull
Ndalu beg të të pjekim një sheleg
Gomari ngordhi, rroftë gomari
Koka e falur nuk vihet në kornizë
Nuk vjen pranvera me shata e me lopata
I zoti çirret, tellalli ngjiret
Më mirë vonë se nesër
Fshati që duket, nuk di të fshihet
I zoti ia gjen këmbët gjarprit
Nuk bëhet qymezi pekmez
Më mirë një vezë sot sesa një katër silurues nesër
Kurva që krihet nuk do kallauz
Mysafiri i vonë gëzon qenin
Trimin me shokë shumë e ha qeraja udhës
Gomari digjet, mizat kurvërojnë
Pyll veresije s’ka
Mos e përmend vjehrrën në shtëpinë e mullixhiut
Peshku qelbet nga koqet
Kush punon, nuk kafshon
Me një gur vras dy pleshta