(PËRAFRIME)
Mos e zgjo liqenin që fle
Të vret me lugë në gojë
Korbi digjet, zogjtë krihen
Vajin s’e nxë vrima, do edhe uthullën me vete
Kur s’ke vulën, ha firmën
Të lan natën e të lyen ditën
S’bëhet bostan me qefuj
Bujku kaun e ndërron, po lopën s’e harron
S’bie rrufeja në hallate
Sos shkrimtari që na ngordhi, po s’na lenë rehat as muzat
Katrori e nxjerr Pitagorën nga balta
Kërkon qimen në meze
S’lë mehmuri të hajë mahmuri
Vajti si breshka te krushka
Më i rëndë pulishti se gomari
Gur gur bëhet gruaja burrë
Sos kamerieri që na ngordhi, por nuk po na vinë as mezet
Kërkon halë në përshesh
Kërkon gjilpërën te Krasta
Muri luan, kauri s’luan
U mbars tastiera e polli një mi
Dasmë pa musht nuk ka
Ngrehu Sado të ulet Mazoja
Muji fle, Halili s’fle
Për një plesht ther pulishtin
Erës dhe gjoksit tregoju armikun
Për një morr shet nagantin
U dogj nga qiqrat, tani i fryn edhe hellit
La dasmën e shkoi për krushka
Hahahaha, me lot 😀
Me ka zgjeruar horizontin mençuria popullore e Maksit aq sa fizika e Ajnshtajnit.
Minell’ n’humbell’- perdoret ne rastet kur nje individ i caktuar hedh nje gur ne lume thjesht per hobi 🙂
“Sos shkrimtari që na ngordhi, po s’na lenë rehat as muzat”
epic-e