Herën e fundit që isha në Tiranë, më takoi një i njohur dhe më la të kuptoja, me një farë shqetësimi, se i kish mbetur qejfi që ia kisha përmendur emrin në një shkrim timin.
Bëhej fjalë për një shënim ku kritikoja disa intelektualë (mes të cilëve edhe “intelektualë”) që kishin nënshkruar një peticion për “mbrojtjen e familjes” dhe kundër programit social të LGBT-ve.
Më tha, i zemëruar, se kur e kish nënshkruar peticionin, nuk e kish ditur fare se aty do të flitej edhe për LGBT; meqë ia kishin paraqitur thjesht si një thirrje për të mbrojtur vlerat e familjes, në një kontekst si ky aktuali, ku virtytin pothuajse nuk e vlerëson më njeri.
E besova. Por sa të drejtë kishte të pezmatohej me mua? Unë listën e intelektualëve firmëtarë e kisha marrë nga mediat; dhe nuk më takonte mua të shkoja dhe të pyesja secilin prej tyre, një nga një, për motivet që e kishin nxitur të vinte firmën!
Ironia ishte se ky person, të cilin e respektoj, punon edhe ai në mediat; e megjithatë, nuk dëshironte ta kuptonte, se fajin këtu e kishte lajmëtari, jo unë. Faji im, nëse mund të shprehem kështu, ishte që u besoj mediave – pa çka se unë u besoj jo ngaqë mendoj se ato thonë the truth and only the truth, por ngaqë besoj edhe tek e drejta për të përgënjeshtruar, e të gjithë atyre të cilëve mediat u kanë rënë në qafë kot.
Unë vetë e kam ushtruar këtë të drejtë disa herë.
Para pak ditësh, diçka e ngjashme ndodhi me një tjetër mik timin, këtë herë titullar i një institucioni publik. Një person i tretë kish shkruar kundër tij, i bazuar në një material të botuar në mediat; dhe miku im ishte mërzitur, sepse materiali i ia kish shtrembëruar fjalët dhe pozicionin.
Tha: mund të më kishte shkruar privatisht, meqë adresën time e ka.
Sërish dilema e mëparshme: a mund t’ia lejojmë vetes, në këtë epokë ku gjithçka na vjen e ndërmjetësuar, që t’i këqyrim mediat si të ishin të tejdukshme? Ose t’u besojmë jo vetëm çfarë thonë, por edhe për “misionin” që i kanë vënë vetes?
Dhe kjo dilemë vjen e shoqëruar me motrën e vet të vogël: në një shoqëri si e jona, ku është e lehtë t’i njohësh pothuajse të gjithë, ç’raport duhet ruajtur midis kritikës private dhe kritikës publike?
Duke kërkuar në Internet për një çështje të albanologjisë, ndesha një ditë të bukur në doktoratën e një personi të cilin e njoh (kam një përshëndetje të përzemërt) dhe që sot mban edhe ai një post relativisht të lartë, në një institucion qendror.
Doktorata ishte e domenit publik; më mjaftoi një klik, për ta shkarkuar në laptopin tim. Dhe ashtu menjëherë vura re se kjo doktoratë ishte një paçavure supreme: një mish-mash me fotografi, citate të patretura, gjepura të skaduara të tipit “Homeri fliste shqip”; ku nuk mungonte edhe kronika e hollësishme e një konference.
Vura re edhe se personi që e kish udhëhequr këtë punim është emër nga më të njohurit sot në albanologji; aq sa nuk ka mbetur konferencë pa e ulur në presidiumin përkatës.
Çfarë të bëjë robi i shkretë në këto rrethana? Të hiqet sikur nuk ka ndodhur asgjë e t’i vëri veshin këshillës ungjillore (pas gjase apokrife) se chi è senza peccato scagli la prima pietra?
Kur të shkoj sërish në Tiranë, do t’i takoj me siguri këta dy të njohur të mi, në ndonjë prezantim libri “epokal” ose konferencë të re: duke trashur zërin nga mikrofonat dhe duke vizatuar në horizontin e dijes hieroglifet e dijes moderne.
A ia vlen, pra, ta nisësh këtë luftë?
Është folur, ndërkohë, për revista shkencore të ngritura ad hoc dhe natyrisht peer reviewed (siç e kemi parë, sot edhe nevojtoret janë peer reviewed; nuk ka pisllëk, që të mos e marrë dot bekimin institucional po të dijë se si dhe ku), në mënyrë që dijetarët e rinj, në kërkim të doktoratave, të mund të botojnë artikujt e nevojshëm.
Ndesha një ditë në Internet në një revistë plot emra talentesh të reja nga trevat shqiptare ku tashmë lulëzon lirisht sporti i doktorimit masiv; revistë që mund t’i përkasë kësaj kategorie, por mund edhe të mos i përkasë: nuk kam as kohë dhe ndoshta as këllqe, që ta gjykoj këtë – prandaj edhe po rezervohem t’ia përmend emrin.
Por një artikull i botuar në atë revistë, për një çështje për të cilën nuk më mungon ekspertiza, ishte i një niveli kaq të ulët, kaq të mjerë sa unë nuk do t’ia kisha pranuar si temë kursi as edhe një studenti të vitit të parë.
Autorin e këtij artikulli nuk e njoh –do të jetë pedagog në ndonjë nga universitetet private; në pritje që të sigurojë vendin e punës dhe një rrogë pak më të lartë se kjo e tanishmja.
Sikur ta bëja publik emrin dhe artikullin, me siguri do t’i krijoja probleme; edhe pse, në fakt, përgjegjësinë për këtë katrahurë nuk e mban aq ai, sesa – njëlloj si në rastin e doktoratës më lart – personat me autoritetin përkatës, që e kanë mundësuar dhe aftësuar këtë farsë: hijerëndët peers, cerberët e dijes, vulëmbajtësit e akademisë bashkëkohore.
Më duhet të shtoj edhe se, në një revistë si kjo që pashë, mund ta botosh artikullin përkundrejt një shume modeste – diçka më pak se rroga mujore e një pedagogu në një vend në zhvillim.
Dilema ime, si njeri kurioz që jam, por i pa-asociuar me ndonjë institucion mbikëqyrës, ka të bëjë me përzgjedhjen: ngaqë i vetëm nuk kam mundësi t’i kontrolloj të gjitha këto këpurdha që mbijnë, atëherë detyrohem të përzgjedh; dhe përzgjedhja që bëj ka gjithnjë elementin e rastësisë brenda.
Jemi vend i vogël, lëvizim në qarqe të ngushta; e njohim të gjithë njëri-tjetrin. Ndoshta për këtë arsye, nuk arrijmë të ngremë kokë, sepse familjariteti nuk e lë virtytin të ushtrohet.
Pa folur për një tjetër zakon të keq tonin: kritikën publike nuk e marrim asnjëherë për çfarë është, ose për kritikë publike; por gjithnjë si fillim a zanafillë të një orvatjeje për të rrëzuar dikë – si rregull, që t’ia zësh pastaj vendin.
Ai miku vërtet mund ta ketë marrë doktoratën duke ngjitur me pështymë ca letra që i kishte në sirtarin e studios; dhe me bekimin e dikujt që punimin kushedi as që e ka shfletuar; por atij “bravo i qoftë” do të të thonë; dhe nëse del në publik “për t’i rënë bilbilit” do të pyesin: po ky ç’pati? Dhe do të të shkruajnë në privat: pa shiko, pse i ke rënë në qafë, ai është si shpirt, ka dy goca si kuklla, madje ishte edhe në komisionin që të miratoi ty grantin në vitin 2007. Ai veç fjalë të mira thotë kur bie muhabeti për ty…
Dhe ty të mbetet guri në dorë.
i kemi pra miq, c’te themi? eshte e njejta situate kur justifikojme policine, ushtrine apo diplomatet tane kur nuk kryejne detyren – kane rroge te ulet, jane qyqar, jane miqte, komshijte a dreq e bir .. dhe megjithate mendja te shkon: po perse eshte aty dreqi ta haje? le t’ja lere tjeter njeriu vendin, e te bej dic tjeter ku te mos perballet me kete barre! – e megjithate ata jane atje, shoket e shoqet tane, pedagoge, zyrtare, drejtues e dreqi te mos i haje
Mrekulli gjithë artikulli, ndrequr me gjithë harxhet. Por ngec fija e balonës në fund. Lëshoje atë gur, të shkretën. Të jesh i bindur, do ketë të tjerë gurë nga duar të tjera.
Këtë herë kam vendosur që gurin t’ia drejtoj vetes.
“Jemi vend i vogël, lëvizim në qarqe të ngushta; e njohim të gjithë njëri-tjetrin. Ndoshta për këtë arsye, nuk arrijmë të ngremë kokë, sepse familjariteti nuk e lë virtytin të ushtrohet.”
E vertete qe jemi vend i vogel e njihemi te gjithe, por ka edhe vende te tjera te vogla, madje me te vogla se i yni, ku punet behen ndryshe.
Xha Xhai, ti ke mbi 20 vjet qe jeton jashte dhe ke krijuar distancen e duhur per t’i pare gjerat ne kete menyre. Me vjen te pyes: po sikur te mos kishe levizur nga Shqiperia, a do te mendoje keshtu? E perjashton krejt mundesine qe te kishe qelluar pikerisht ti udheheqesi i asaj doktoratures qe permende? 🙂
Natyrisht me kete nuk dua te justifikoj askend. Mendoj se problemi qendron te sistemi dhe jo te individet. Aty mungojne mekanizmat e kontrollit.
Relapso, kam vënë re shpesh një reagim të fortë flakjeje, ndaj denoncimit publik të llojit whistleblowing. Duket sikur presim që kritika publike të vijë nga një autoritet – edhe pse, paradoksalisht, themi një mijë e një pisllëqe anonimisht dhe mbrapa krahëve.
Nuk e quaj shkrimin tim më lart whistleblowing, madje edhe po të kisha përmendur emra. Nuk jam pjesë e sistemit të atjeshëm, as për mirë as për keq; gjithsesi nuk rrezikoj shumë. As e shoh veten si misionar të virtytit publik – aq më tepër në rrethanat kur, sikurse e thua edhe ti, vetë sistemi është i tillë, që të prodhojë kalbëzim.
Dhe, kur sistemi bëhet pjesëmarrës në krim, atëherë krijohen edhe këto kameraderitë, ose coteries, me njerëz që dje i kanë “ndihmuar” dhe sot e kanë radhën ata “ndihmojnë”; të koaguluara rreth qendrave që prodhojnë rregullisht karriera akademike, por jo dije.
“kam vënë re shpesh një reagim të fortë flakjeje, ndaj denoncimit publik të llojit whistleblowing.”
Ndoshta se keto reagime te bejne me shume pershtypje, por te siguroj se ka edhe shume reagime me kah te kundert, pra reagime miratuese e mirepritese. Vetem se keto nuk para te bien ne vesh, sepse shprehen nen ze nga njerez qe do te donin te benin te njejten gje, te ngrinin zerin, te hidhnn gurin, por nuk e bejne dot nga frika se mos guri u bie mbi koke. Ata, ndryshe nga ti, duan apo s’duan jane pjese e sistemit.
Ne pergjithesi problemi eshte qe edhe kur del nje ‘whistleblower’ shume shpesh goditjen “e ha” me i dobeti.
Dikush ngre zerin vetem ne rastin kur ka te beje me dike, mundesite dhe kapaciteti i te cilit i sheh si inferiore.
Shpesh here goditet ai e konsiderohet si me i dobet dhe sa me i dobet te perceptohet tjetri aq me e ashper eshte edhe goditja.
Ka nje ide tragjike ne lidhje me kete, ku thuhet se edhe ne diktature, shkrimtaret e denuar me ashper ishin ata me te dobetit. Duket cinike, por ka nje te vertete te tmerrshme brenda.
Ne raste te tjera, si ne goditje ndaj te ‘forteve’ si ndodhi ne rastin Meta, nje rast fatkeqesisht i bere boze, edhe per faktin se patem nje ngjarje vijuese ne 21 Janar, ku goditja e te fortit nuk kaloi pa disa te vrare, krejtesisht te pafajshem.
Pra duket ndonjehere sikur ka nje variabel te cuditshme, ku sa me i fuqishem te jete targeti, aq me e lehte goditja dhe aq me i forte demi anesor.
Sa me i dobet targeti, aq me e forte goditja dhe aq me inekzistent demi
Ceshtja e nejrezve qe “i njeh” dhe si relatohesh me ta, ka te beje me pas me integritetin personal te sejcilit.
Per ate studentin qe eshte thinjur e kerrusur para kohe dikush me nje punim medioker eshte “me i forti” qe duhet goditur: nje goditje qe nuk konkuron e as nuk e ve ne plan te dyte goditjet e mundshme drejtuar “te forteve” per gjithe shoqerine.
Gjithsesi, komenti yt me sherben per te vene ne dukje qe ka plot raste denoncimesh “te peshqeve te vegjel” qe sajohen me qellimin e heqjes se vemendjes dhe presionit nga nje i madh.
Sakte.
Ne Tirane eshte bere nje baterdi e paimagjinueshme me titujt shkencore, por per fat te mire ndryshe nga shumecka tjeter jane dokumenta te arkivuar.
Eshte shume e lehte te verifikohet se me cfare punimesh apo dizertacionesh jane marre titujt.
Kete veshtire ta beje studenti. Ndoshta studenti duhet te filloje nga denoncimi i ngacmimit seksual, pastaj te tjerat. Ne lidhje me cilesine e doktoraturave apo dizertacioneve, me te cilat kuçi dhe maçi ka marre tituj shkencore, eshte e lehte te cohen per nje rishikim.
Ndonjehere mjafton te lexosh 3 faqet e para per ta rrezuar nje dizertacion, pra nuk kane perse lodhen duke lexuar gjithcka sepse edhe forma nuk eshte ne rregull, pra nuk permbushin as kriteret me elementare.
Jam kurioz te mesoj se cili autoritet do te rishikoje, verifikoje, apo “rrezoje” doktoraturen si punim, apo te heqe titullin qe e shoqeron. Zakonisht procedurat kerkojne qe marrja e titullit te perfshije disa shkalle, punime, bibliografi, mentore, udheheqes shkencore, komisione, firma anetaresh dhe autoritetesh te fushes, etj. Formalisht jane te gjithe ne rregull; njerez te tjere me tituj dhe bema shkencore kane firmosur dhe aprovuar titujt dhe doktoraturat ne fjale.
Per me teper ne fushen e albanologjise, ku kriteri shkencor si zor te asociohet me ndonje praktike apo eksperience rigoroziteti akademik, trashegimije te mirefillte akademike dhe punimesh te ketij niveli; cili do te jete kriteri dhe autoriteti qe do te ndaje “shapin nga sheqeri”?
Dikujt, si i jashtem, pa tituj shkencore ta zeme, do t’i thuhet tek dera qe kerkon te hyje per te dhene gjykimin e tij: Ndal or mik se nuk ke ti autoritetin e nevojshem. Cilet jane kualifikimet e tua shkencore?
Jemi pra ne nje rreth vicioz dhe kaq.
Ka njerez qe kane refuzuar te (ri)mbrojne doktoratura ne Shqiperi, te fituara jashte, sepse nuk duan te bien ne nivelin e doktoraturave dhe doktoreve te shkencave qe prodhohen me tonelata ne Shqiperi.
Me kujtohet, shume vite te shkuara, qe nje mjek i famshem ne moshe, me reputacion jo vetem ne Atdhe, u perpoq te (ri)mbronte titullin PHD, qe kishte fituar dy here ne Paris dhe Rome, dhe komisioni i shqipove i rrezoi doktoraturen.
Ka historira pa fund.
‘Read me’ çfarë shkruajta më sipër ishte në nivelin ‘fjala që vjen’, nuk është se kam ndërmarrë ndonjë studim se si mund të revizionohen budallallëqet me të cilat kanë marrë titujt profesorë shumë te nderuar në Shqipëri.
Psh këtu unë mund të them, që në shumë raste nuk ka nevojë te lexosh fare as dizertacionet e profesorëve, sepse duket që nga fytyra çfarë niveli kane, apo sa kohe kane shpenzuar mbi libra në jetë, por kjo natyrisht nuk mund te merret për propozim apo observim serioz, sepse natyrisht që mund të ketë edhe ndonjë përjashtim, pra që dikush të duket injorant, hajdut apo kurvar i thekur, kur në fakt të jetë njeriu më skrupuloz në këtë botë, në kohën kur dikush që duket ultra intelektual që nga spektri postmodern deri tek ai hijerëndë marksist-leninst, mund të jetë sharlatani më i madh.
Për këtë arsye mendoj se integriteti personal dhe kontributet intelektuale, ky hyjnë pse jo edhe qëndrime publike dhe artikulime publike për çështje apo vizione, pra puna e njeriut përtej “guaskës” të botës akademike duhet të jenë një nga kriteret krysore të përzgjedhjes të titullarëve të institucioneve. Flas këtu veçanërisht për çfarë përfshin shkencat humane dhe shoqërore.
Kjo është e domosdoshme në këtë fazë. Ndoshta mund të vijë një fazë e dytë më pas, kur pasi institucionet të jenë vënë në shina, drejtuesit të përgjidhen për aftësitë e tyre menaxhuese. Kjo është padyshim me shumë vlerë, por mendoj se në rradhë të parë institucionet kanë nevojë për vizione dhe njerëz me INTEGRITET.
Menaxhuesi kontraktohet lehtësisht nga jashtë psejo edhe merret në pozicion nën/drejtori etj brenda institucionit, por rëndësia thelbësore e çdo institucioni është Integriteti dhe vizioni.
Këtu institucionet tona janë krejtësisht të rrënuara.
NJë shembull nga jeta reale:
Së fundmi më është dashur të dorëzoj dokumentacionin tim në një institucion në Tiranë. Pas nje pritje pothuaj 3 mujore për njohjen dhe njësimin e dy diplomave të mia nëshkolla te njohura në këtë botë, institucioni në fjalë kërkon së fundmi një dokument të veçantë një provon aftësitë e mia në një gjuhë të huaj.
Këtë ta thonë natyrisht pas disa muajsh pritje, dhe kur ka mbetur më pak se një javë afat nga skadimi i proçedurës. Theksoj se specifika e punës nuk ka asnjë lidhje me përdorimin e ndonjë gjuhe tjetër përpos shqipes.
Çtë bësh, të ulërasësh për këtë çështje e të thuash që në atë institucion drejtuesit e tij me shumë mundësi nuk dijnë as të shkruajnë shqip, se gjuhë të huaj jo e jo? Të thuash që këta njërëz janë duke u tallur me ty?
Si të veprosh? Merret me mend që e mban dhe nuk e ngre zërin sepse druhesh që pas një ‘cliffhanger-i’ të tejzgjatur do të nxjerrin një yçkël tjetër, e një tjetër e një tjetër, deri sa të çmendesh dhe ta lësh fare atë punë.
Natyrisht nqs konfrontohesh që në dorëzim të dokumentacionit, probabiliteti është mjaft i lartë se se do të përzgjidhet një kandidat tjetër mundësisht i formuar nga vetë institucioni në fjalë.
Një kandidat tjetër i larë me vaj me uthull, që ndoshta di të vajisë mjaft mirë hallkat e i sprovuar në teste besnikërie të lartë ndaj autoriteteve përkatëse, cilatdo qofshin ato.
Me pak fjalë do të përzgjidhet një i inkriminuar tjetër që është gati të bëjë kompromis me djallin për të mos thënë që ka vite që e bën duke u shndërruar padashje në djallin vetë.
Nga ana tjetër, ti që megjithmënd dhe seriozisht beson se gjërat mund të ndryshojnë me këmbëngulje, kërkon të kthehesh në vendin tënd sepse dëshiron, sinqerisht dhe vërtet, që të paktën në aspektin profesional, të hedhësh një pikë më oqean e të sjellësh sado pak ndryshim.
Kushdo në rrethin shoqëror të thotë, mirë ta bëjnë sepse ke luajtur mendsh dhe kërkon të punosh ne Shqipëri. rri ku je atje ku paguhesh afërsisht 10 herë me shumë duke patur një karrierë të garantuar me ecurinë e saj normale. Këtë mund të ta thotë që nga miku yt më i ngushtë deri tek virtualisht apo realisht edhe i pari i vendit.Dhe një moment kushdo tjetër e di më mirë se ti se çfarë e mirë apo e keqe në këtë botë.
Këtu nis dhe prezantimi i parë i arrogancës të pushtetit. Të tregon miqësisht se çfarë është mirë apo keq për ty. Pra ndryshe, të tregon vendin.
Sidoqoftë ndonjëherë gjithçka është çështje kokëfortësie, durimi por edhe besimi dhe dashurie, sepse në fund të fundit, jeta është shumë e shkurtër për ta harxhuar në kompromisa.
Duket se deshira per ta vazhduar kete ecejake nuk ekziston(shenja: mungese te nje linku qe hap nje dritare per “pergjigje”)
Scarabeustjeter Xha-Xhai tentoi te hape kapakun e nje pusete “ujrash te zeza akademike” qe nuk ka “janitor” ta pastroje.
Para se gjithash nuk ekziston deshira, sepse kompostoja xhenitoriale eshte e jona, e banoreve te lagjes Shqiperi. Ja njohim eren dhe perberjen, eshte e jona (duke perfshire secili veten), e njerezve tane, rrethit tone miqesor e shoqeror. Keshtu jane bere e behen keto pune.
Ka edhe komiken prezente, kur mendon se si ia shpalosim, ia tundim ne fytyre titujt e nderit njeri-tjetrit. Te gjithe e dime si jane marre apo merren, sa i vlen lekura njerit apo tjetrit, sa te kompromentuar jemi ne kete katrahure qe vecse ere akademike nuk vjen.
Te presim per vitin zero ku cdo gje do te filloje nga HICI, …ku edhe mbetemi. 🙂