Mjeku i mirë, spitali plot.
***
Në Epir hanë në fillim qershinë, pastaj tortën.
***
Enigmë post-mesjetare: kalon dot D.V.-ja në brimë të gjilpërës?
***
Në Epir hanë vetëm qershitë, tortat ua hedhin qenve.
***
Animalistët në Tiranë duan ta lëshojnë shqiponjën nga flamuri.
***
U prish Epiri per një çikë uzo.
***
Vrau veten me tortë. S’mund t’i duronte më qershitë.
***
Kur të mos ketë më bërryla per të hipur, ke arritur në Stamboll.
***
Teatri i Kukllave, tha: ne në skenë, kukllat në sallë.
***
Në Epir nuk lënë qershi të bjerë në tortë.
***
Ky është burg model; prit kur të shohësh të vërtetin.
***
Një shtet ku policët u bien qemaneve, mbetet në dorë të mësuesve (Le Nin).
***
Ia shkopsita në ëndërr filatelistes pullat e postës.
***
Edhe viçat qumësht lope pijnë dhe s’i gjen gjë prej gjëje.
***
Ca blejnë lubrifikant për buzët.
***
Shqiptarët janë populli më i varfër në Shqipëri.
***
Zi buke në Idaho. Nuk gjen bukë të zezë.
***
Po t’i ndajmë binarët më dysh, kujt i mbetet treni?
***
Në Epir i japin me qira shtëpitë publike.
***
Në Epir pjell gjeli në derë të hanit.
***
“Po ti, s’ke ndonjë gjë për të thënë?” e pyetën memecin.
***
Kush e prishi kompjuterin e parë shqiptar?
***
Kjo karrotë nuk përmban shumë vitamina. Prandaj e ka lëkurën me puçrra.
***
Në Epir qershinë e mbjellin në tortë.
***
Hoqi të zitë e ullirit në Idaho. E morën per të zi.
***
Po ata që s’hypin në taksi, pse paguajnë taksa?
***
Në Epir mbreti shkon në hale me veturë.
***
Edhe unë vegjetarian jam, i tha lisi bredhit.
***
Në Epir ujqërve u japin hashash natën.
***
“Kur do të martohemi, Sonja?” “Prapë?”
***
Qingji që do të hamë sonte i kishte sytë e shtrembër.
***
Në Epir kaktusin e ujitin me ujë deti.
A: I plasi Maksit nga pija stomaku në kinema…
P: Çfarë filmi ishte?
V: Erdhën dritat…!
C: Ou…?!