Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Media

TË NJEHSOSH SË PRAPTHI

Një tjetër titull surreal në mediat e Tiranës – kushedi duhej të përfundonte drejt e në Gastare, vetëm se ky i tanishmi e dyfishon dozën, meqë e kombinon formën dhe përmbajtjen në një idiotësi të vetme.

Njehsimi

Dhe nuk e kam fjalën aq te ngatërresa mes foljeve njësoj (unify) dhe njehsoj (calculate), të cilën nuk ka mbetur burrë dhe grua pa e bërë në shqipen moderne; sesa te keqleximi i plotë që i bëhet fjalës së Luan Ramës në Kuvend.

Sepse, i shkreti deputet, nuk është se ka lexuar ndonjë faqe nga detraktorët e shqipes së 1972-shit, por vetëm ka kujtuar se minimi i integritetit të standardit mund të çojë në separatizëm.

Shekulli Online e ka interpretuar kështu këtë ide:

Sipas tij [L.R.], njehsimi i gjuhës shqipe dhe krijimi i një gjuhe tjetër shqipe, vë në dyshim dhe dyzon vetë shqiptarët.

Duke më bërë të dyshoj se autori i lajmit nuk e di se çfarë do të thotë njehsoj, dhe kujton se kjo ka të bëjë, njëfarësoj, me ndarjen, përçarjen ose kushedi edhe revizionimin.

Është veti e neologjizmave që kushdo mund t’u japë kuptimin që dëshiron – sepse ato vijnë në ligjërim si enë gjysmë të zbrazëta.

Në rastin e tanishëm, pjesën e zbrazët të enës e ka mbushur budallallëku.

2 Komente

  1. O xhaxha a nuk mendon qe eshte me mire qe ca probleme te lehen per me vone, kur ky milet ta ket marre veten dhe te kete pertypur gjithe keto ngjarje qe i kan ndodhe ne kaq pak kohe. E shastisen ket milet, feja, gjuha, ndarja territoriale. Nuk ka kellqe te absorboje kaq shume, ja ku jemi te rreziku ISIS, kujt ja merrte mendja qe do iknin shqiptaret ne xhihad. Tani na dalin bythperpjete ne mes te bulevardid dhe nuk kane faj kur ndihen te diskriminuar qe skane nje vend kulti. Po fajin e kane keta palaco politikane qe kemi ne, qe lejet per objekte kulti tua jepnin te gjithve neper periferira. Po ashtu dhe gjuha, u ngriten ca te fandaksur qe rrahin uje ne hava e shkruaj neper gazeta dhe ja ku jemi te secesionizmi linguistik. Paj zotin kemi femi per te rritur, eshte shume e lehte te behet si ne Ukraine, lufte civile. Se ju i shkruani ketu ne blog per nje kategori, po gazetat s’e kane per gje ta qesin ne faqe te pare, dhe ti vene nje titull sic e dine ato vete.

  2. Nuk kane edhe shume faj gazetaret kur deputeti flet perçart. Ketij i eshte mbushur mendja se po mban fatet e kombit mbi shpatulla.

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin