Nga një artikull lapidar i E. Ypit, botuar në gazetën prestigjioze Rilindja Demokratike, mora vesh – mes të tjerash – se në Tiranë qenka përmendur emri im, si kandidat për drejtor të Bibliotekës Kombëtare; emërim që autori i artikullit zotohet tani ta pengojë me çdo mjet.
Asnjë të vërtetë nuk ka në këtë mes; më mjafton drejtorllëku i bibliotekës sime private. Dhe s’më ka ofruar njeri ndonjëherë as këtë post, as poste të tjera të ngjashme, ndoshta edhe pse e kanë parë që më mungon interesi, ose për çfarëdo arsyeje tjetër.
Shërbimet në fushën e kulturës i kam dhënë dhe do t’i jap ashtu siç mund t’i jap më mirë – duke shkruar.
Lexojeni diatribën e Ypit (që fillon me shtrembërimin kar-akteristik të emrit), për të parë çfarë më ndodh, kur guxoj të marr pjesë në ndonjë debat për veprën e I. Kadaresë. Nuk është hera e parë që më bien kështu – por sa domethënëse kjo rregullsi, madje edhe për vetë debatet!
Madje po të keni kohë, lexoni edhe the prequel, këtu – ashtu i jepni edhe ndonjë klik më tepër një gazete të mjerë, tashmë të vdekur urie; në emër të lavdisë së vjetër.
Lexova linkun dhe mendova se njerëz si kanë qenë edhe ato krijesat e eksituara qe kërkonin djegien e heretikëve (pasi i kishin shpallur vetë të tillë), si ne kanë qenë edhe ata që digjnin në furrë kalamajtë, të bindur se po shpëtonin njerëzimin. Edhe etnitë hutu me hanxhar në dorë njerëz si ne kanë qenë e janë.
Nganjëherë harrojmë se në çfarë bote jetojmë dhe sa kollaj balanca e trurit njerëzor mund të shkojë e të përplaset brutalisht në anën tjetër….
Lyss, meqe ti e njeh realitetin francez me mire se une, po te drejtohem ty. Duke marre shkas nga artikulli i Ypit, po diskutoj me nje mik qe me ka ardhur keto dite per vizite nga Shqiperia pikerisht mbi nivelin e shtypit ne Shqiperi. Une, me aq sa e njoh shtypin europian, mendoj se ne asnje gazete europiane nuk do te kalonin artikuj me nje regjister te tille si i Ypit. Miku im po me thote se ne vende te tjera ndoshta jo, por ne France ndodh te perdoret kjo gjuhe. A eshte e vertete?
Relapso, me fal, por vetem tani munda t’i hedh nje sy blogut. Kur ia do puna shtypi francez t’i thote te gjitha, por eshte e paimagjinueshme te perdore nje gjuhe te tille. Prej me se tre shekujsh jane perpunuar kode te tilla qe kur nuk i respekton, ndeshkohesh thelle.
Sa i perket deformimit te emrit kujtoj tani se gjate fushates se fundit elektorale nje njeri i Sarkozit deformoi emrin e nje gruaje me te cilen bashkejetonte kundershtari i tij politik. Ne vend te Valerie Triweiler e quajti Valerie Rotweiler (kjo e fundit eshte nje race qeni).
U ben skandal. Sarkozi nderpreu fushaten dhe kerkoi falje per diçka qe nuk e kishte bere vete.
Per sulmet ndaj personit opinioni eshte i patolerueshem. Para kesaj ngjarje ishte Lionel Jospin qe kundershtarin e tij politik, Zhak Shirak e quajti “te moshuar dhe te lodhur”.
U be nami. Jospin doli te kerkoje falje ne tv, por nuk beri fajde. Qe nga ai çast sondazhet tregonin renie dhe perfundimisht L. Jospin humbi dhe doli fare nga skena politike.
Ky tipi eshte nje specie e rralle, nuk ka tabele ku ta klasifikosh…Mbase ‘gjenetikisht i dehur’ po t’i besohet Fan Nolit :
Dhe rakia vete-vjen
Xhafer Ypi na mbërthen
Dhe për lot na mallëngjen
Rreth konopit me legjen.
Injoroje, nuk ia vlen barra qerane.
une kam qeshur kaq shume me te dy artikujt sa me kane dale lote!
nuk di ne ca gjendje shpirterore ka qene autori, apo ca substanca (te ligjshme ose jo) kishte konsumuar kur i ka shkruar por ate paralajmerimin e fundit do ta merrja serjozisht!
ruaju xhaxha! 😀
Shendeti mendor ne shqiperi po kthehet ne nje shqetesim serioz, aq sa mendoj se raporti mes te semurve mendore dhe njerzve normal anon bindshem nga te paret. Po kthehet si ne skenaret apokaliptik, pellasin te shkaret nga te kater anet, te sulmojne ne rruge, ulerasin neper media, vrasin e presin nuk kursejne asnje e asgje.
Ky njeri kaq i zhgenjyer nga jeta, fama e kerkuar dhe e munguar, deshtimet ne karriere, nuk mund ta preke as cenoje ne asnje aspekt nje figure te nderuar si ju Z. Vehbiu. Profesoret e mi te Filozofise me kane adresuar per tek ju si nje nga shkrimtaret me te mire dhe premtues shqiptare, si nje nga semiologet e pare shqiptare. Per Y-pin nuk kam degjuar ndonjehere. Do te mbetet gjithmone nje Ypsilon (e panjohur) pa identitet. Respekt pa fund per ju. 🙂
Te ben nder te shahesh nga E.Ypi, te te lavderoje nje i tille te ben te skuqesh. Nje vlere sidoqofte e kane, te sherbejne si piketa qe je ne rruge te drejte.
Merre me sportivitet Xhaxha. Fakti qe Ypi ka arritur ti shkruaje keto pacavure vetem te RD tregon gjithsesi qe tregu e ka bere te veten dhe e ka jashteqitur.
Shikoje si dicka pozitive 2xha, si nje gur kilometrik qe ilustron itinerarin:
– RD, nga gazeta e pare opozitare qe perhapte lajme dhe shprese per boten post-moniste tek nje pacavure fleterrufe Berish-moniste qe perhap peshtyma ypiste.
Xhanem Ypi ne vetvete ngjan si nje ilustrim i tille, nje protagonist i teatrit absurd te sistemit tranzitokracist shqiptar.
Tek lexon këtë batare publicistike, shija e parë që i ngelet njeriut është keqardhja. Si kur plas një rrebesh breshëri e ti, nën një strehë të sigurt, sheh me keqardhje njerëzit nën qiell të hapur që s’largohen dot prej andej e s’kanë si të mbrohen. Por vjen një kohë e rrebeshi përfundon e më tutje, pas ndjesive, i vjen radha mendimit.
Interpretimet që mund t’i bëhen këtij raporti si tregues i formës së debatit publik sot janë të pamata në një hapësirë lirie (me gjithë komponentin e abuzimit që ngërthen kjo e fundit në vetvete), ku sekush mund të zgjedhë një element a një tjetër e të përsiatë mbi të. Po ta respektoja këtë hapësirë, këto interpretime do të ishin të pafundme. Interesi im është ta shoh këtë fenomen nën dritën e ndërlidhjes që edhe e ka prodhuar këtë herë, në katërkëndëshin Kadare-Jorgaqi-Vehbiu-Ypi.
E nis së pari Kadare, ashtu shkarazi, si pa dashje, në një intervistë, duke shprehur qëndrimin e tij letrar ndaj “heroit pozitiv” si element kyç i realizmit socialist, duke dashur të theksojë mungesën, sipas tij, të këtij “heroi” në veprën e vet, qoftë edhe në romanin e parë të vet të mohuar. Dhe këtë e bën duke prekur, në të njëjtën kohë, mikun e dikurshëm Jorgaqi përmjet kritikës ndaj veprës së tij. (Ka shumë njerëz që thonë se Kadareja është i zoti në të bërit e zhurmës publicitare për botimet e veta. Po të kesh parasysh, veç të tjerash, edhe “ëndrrat me reklama” që autori rrëfen për veten në rininë e vet, njeriu e ka zor të mos u japë të drejtë këtyre zërave.) Jorgaqi, i fyer, kthehet dhe e akuzon Kadarenë se, nisur nga miqësia dhe bisedat e dikurshme, ky qëndrim që po paraqet ai sot është i rremë. Thotë se dikur ata nuk shkruanin, bisedonin e debatonin për shkrime jashtë kornizës së realizmit socialist, por për nivelin dogmatik, bardhë e zi se si po përcillej ky socrealizëm tek publiku nga autorët e kohës; si ta thuash, sesi të gjenin mënyra për të futur më shumë ngjyra (a më shumë nuanca grije, të paktën) në këtë realitet letrar. I zemëruar (me apo pa të drejtë, krejt tjetër çështje), Jorgaqi shkon deri aty sa e akuzon Kadarenë se edhe romanin e botuar të fundit s’e ka shkruar në atë kohë që thotë, por më vonë, ndoshta vonë fare. Është ky element që zgjedh të rrokë Vehbiu dhe hyn në diskutim, duke kërkuar që Kadareja duhet t’i japë përgjigje kësaj akuze letrare dhe, nisur nga elemente të ndryshme, publikon një numër shkrimesh për këtë temë. I fundit në këtë katërkëndësh e shkel skenën Ypi, i cili në një reagim të vetin, me një stil krejt të vetin në publicistikë, “merr në mbrojtje” Kadarenë dhe u sulet si Vehbiut, ashtu edhe Jorgaqit. Stili mund të jetë personal, por fryma, ama, është e njohur e goxha e përhapur. (Mjafton të shohësh persona të tjerë, të sjellë në këtë blog, të përfshirë pikërisht në këtë debat, për të mos u lodhur me hulumtime në kohë.)
E pra, nga buron ky format sulmi me mendësi asgjësimi? Vehbiu nuk rezulton t’i jetë adresuar, aq më pak me një qëndrim të atillë, Ypit, që ky të kishte të paktën të drejtën morale t’ia kthente ashtu. (Veç në qoftë se prekja e “idhujve” dhe “miteve” personale të jetë më e rëndë se e personit vetë. Kështu do justifikohej përgjigja, por prapë formati do të mbetej krejt asimetrik.) Jorgaqi në publicistikë e kritikë është marrë kryesisht me estetikë, ndaj ky format rezulton vështirësisht i zbatueshëm aty. Të jetë vallë që Ypi të jetë frymëzuar pjesërisht nga fryma ideologjike ndaj armikut e kundërshtarit në veprën letrare të Jorgaqit, “Mërgata…” ? Ypi thotë se as që e ve në kandar veprën e Jorgaqit, ndaj edhe këtë s’e përdor dot si argument. (E njëjta vlen edhe për Vehbiun, të cilit, për më tepër, i mungojnë vepra të tilla dhe, nga ana tjetër, ka bërë përpjekje për të evidentuar çka ai mendon se është e mirë në veprën e Kadaresë.) E pra mos vallë frymëzimi i Ypit mbetet vetëm Kadareja, “miti” i vetë atij? Gjasat janë të mëdha. Në tërësinë e veprës së Kadaresë, ku përfshihet proza, poezia, publicistika, kritika, mendimi politik e deri edhe intervistat si shprehje e mendimit letrar apo shoqëror, ky damar është lehtësisht i dallueshëm. Me t’u zgjedhur a identifikuar kundërshtari, armiku (qoftë ky i klasës, i shtetit, i partisë, i kombit, i atdheut, apo edhe personal, i karrierës, i madhështisë) ai duhet shtypur, shkelur, asgjësuar, rrënuar, përbuzur, nëpërkëmbur, eliminuar, shpifur, ulur, përulur, dënuar, përçmuar, pështyrë, baltosur, sakatosur, përgojuar, prekur, lënduar, përbaltur. Shkurt, i duhet punuar qindi. Në mos kjo, diçka i duhet bërë patjetër.
Dhe Ypi këtë ka bërë. Se ka apo jo argumente për ta bërë këtë, kjo është krejt tjetër mesele. Me ç;duket këtu, atij s’i duhen hiç argumentet. I duhet armiku. Për ta trajtuar në frymë kadarejane, por me stilin e vet personal. Ndaj edhe është i sinqertë, për mendimin tim, kur thotë se nuk do të lejojë t’ia prekin mitin.
Keqardhja ime e dytë është që Xha Xhai e ka trajtuar me dy rreshta adresuese këtë shkëmbim. Ky fenomen meriton shumë më tepër. Besoj se ka ardhur koha që jo Ypi, por fenomeni të trajtohet jo më me injorim. Dhe as me adresime të thjeshta sarkastike.
Një nga efektet anësore të sulmeve të tilla – se nuk është vetëm Ypi tani, e kanë bërë, para pak muajsh, me tone më të buta por gjithnjë ad hominem, edhe Minella Aleksi dhe Sadik Bejko – është se ato e kushtëzojnë publikun me idenë se çdo shkrim që merret me veprën e I.K.-së, por pa e ngritur në qiell, është automatikisht shkrim kundër I.K.-së, dhe autorit i duhet treguar vendi, i duhet mbyllur goja, duhet diskredituar si person.
Kemi shkruar për këto sulme në blog, para disa muajsh.
Kur sheh si veprës së I.K.-së tani i rrinë tani larg shumë kritikë seriozë dhe filologë, të cilët kanë shumëçka për të thënë por stepen, e kupton se psikoza e frikës ka zënë tashmë rrënjë, sikurse kanë zënë rrënjë jeniçerët që i dalin në krah I.K.-së, duke i bërë shërbimin më të keq të mundshëm, në sytë e të tretëve.
Dhe aq më e rëndë do të ishte kjo, sikur kjo shpurë e pa-autorizuar të ketë arritur të ndikojë, me pasionet dhe intrigat e veta, vetë I.K.-në, në marrëdhëniet e tij me publikun.
E pranoj se blogun e vizitoj jo rregullisht. Sa për kritikën, ajo do t’i kthehet në një kohë jo shumë të largët me kritere të tjera nga përgjithësisht dje e sot, e shpresoj me kritere profesionale e letrare. Bashkë me botimin e veprës së plotë, jo thjesht “veprës së plotë” që dëshiron të lerë pas autori.
Kontributet e tua këtu janë të shkëlqyera. Do të doja që të vije më shpesh 🙂
Shkruan:
Kemi folur, kemi folur shumë herë, sidomos kohët e fundit. Mjafton një shfletim i shkrimeve të blogut për t’u bindur. Për mua kjo ka qenë preokupim i vazhdueshëm, madje kur kam pasur rast, kam folur seriozisht edhe me njerëz që kujdesen për median në Tiranë dhe sigurojnë fonde dhe mundësi për “trajnimin” e gazetarëve dhe të administratorëve…
Kur i lexova shkrimet (shkrimet?!) e Ypit mbeta pa fjalë. Sinqerisht nuk kisha fjalë. Si t’ia vemë emrin këtij qëndrimi dhe gjuhës që është përdorur? Lajthitje? Pak. Cmirë? Shumë pak. Nuk gjej fjalë të duhura. Më besoni, më erdhi turp nga vetja. Ndoshta që i lexova ato rreshta, ndoshta që i lexova në një gazetë shqiptare. Në vende të tjera jo vetëm nuk do të botoheshin shkrime të tilla, por do të bëheshin letra publike e peticione për mbrojtjen e figurës së një kolegu (pavarësisht nga bindjet) e për etikën e komunikimit në publik. Urdhri i gazetarëve do ta kishte përjashtuar artikullshkruesin, drejtori i gazetës do të merrte vërejtje të rëndë (por nuk qenka hera e parë!), ndërsa gjyqi do të bënte punën e vet…
Tani, puna nuk është vetëm tek Xhaxhai, se sot është ai në shënjestër, nesër mund të jetë secili nga ne, ose secili nga ata. Pra shqetësimi im është qytetar, para se të jetë për një koleg të vyer e mik të vjetër. Fryma që është instauruar në Shqipëri është tejet e rrezikshme. Ka një egërsi të pashoqe në shoqëri e në komunikim publik. Po të mos jesh i rreshtuar është problem, po të jesh i rreshtuar është përsëri problem. Shumë vetë nuk ndërhyjnë për oportunizëm, të tjerët nuk duan të prishin qejf. Psikozës së frikës i duhet shtuar indiferenca, që është edhe më e dëmshme. Sulmet ad personam janë të papranueshme jo vetëm për dinjitetin e njeriut, por për dinjitetin e debatit publik, ku pasqyrohemi pak a shumë si bashkësi.
Mala tempora currunt.
Thonë, që diktatura shfytyron xhelatët, por edhe viktimat. YP është mishërim i këtyre të fundit. Gjynaf.