Nuk është mbushur java, që kur për herë të parë më zunë sytë një shkrim disi të çuditshëm – fillimisht, në gazetën Panorama. Shkrimi mban datën 24 Maj 2014, dhe këtë titull:
Rama fton për vizitë kryepeshkopin serb, Amfilohije?
Ja dhe me figurë:
E pabesueshme!
Gazeta Panorama citon si burim të vetin për këtë lajm agjensinë e lajmeve “Presheva Jonë” – me të njëjtën lehtësi do të shtoja, siç mund të citojmë Reuters për shembull dhe Zërin e Amerikës.
Pas tronditjes nga leximi i titullit, i dyti nga përshtypjet, ishte mosbesimi. Përse duhej që kryeministri Edi Rama, të ftonte mitropolitin Amfilohije në Tiranë? Për një takim madje midis këtyre të dyve dhe Kryepiskopit Anastas – që emrin këtij të fundit, vazhdojnë t’ia thonë në zhargon të gazetave si “Janullatos”. Kjo e fundit, është çështje dytësore, gjithsesi, dhe tashmë është bërë traditë. Për t’u paraprirë mbase këtyre pyetjeve të lexuesve skeptikë si unë, mendova se edhe gazeta në fjalë, prandaj e ka vënë pikëpyetjen shpëtimtare në fund. Se nëse citimi si burim lajmi i një agjensie si “Presheva Jonë” është larje duarsh, shenja e pikëpyetjes mosbesuese, ambige dhe fisnike në fund – duhet të jetë – larje fytyre.
Shkrimi i Panoramës, më bëri kurioz mjaftueshëm sa të kërkoja për më shumë në lidhje me këtë lajm. Kështu, në motorin e kërkimit vendos keywords, dhe mbërrij përpara sajtit opozitar me emrin kuptimplotë opozita.com.
Aty gjendej i njëjti shkrim, por me disa ndryshime të vogla…
Titulli aty ishte pak a shumë kështu: Kryeministri ortodoks Rama fton në Tiranë kryepeshkopin serb Amfilohije/ Shpërthejnë thirrjet për protesta në rrjetet sociale.
Ja dhe me figurë:
Jo vetëm ndriçim, por edhe kushtrim!
Tashmë, edhe më syleshët ndër lexues, e kanë marrë vesh pse pikërisht kryeministri Rama ka ftuar pikërisht Amfilohijen në Tiranë. Tashmë janë të gjitha të qarta: Rama e ka ftuar Amfilohijen, pikërisht se, si thotë opozita.com kryeministri ynë është ortodoks.
Ditët e fundit të Majit pas këtij zbulimi, duhet të iknin të qeta, për tia lënë stafetën Qershorit, po kjo mund të ndodhë, vetëm nëse dikush nuk lexon gazetën e mirënjohur 55. Kjo gazetë, para tre ditësh (datë 28 Maj, 2014), kishte një farë analize mbi “lajmin” në fjalë, të cilin e gjeni me titullin:
Në prag të 1 Qershorit/Rama dhe Janullatos, ditë serbe e ruse në Tiranë.
Nga brendia – më saktë nëpër zorrët e shkrimit të mësipërm, citoj:
E diela e parë e muajit që pritet të hyjë nuk do spikasë për ndonjë gjë të veçantë që mund të kujtojë ndonjë festë fëmijësh, por do sjellë simbolikisht Lindjen më afër se kurrë në Tiranë. Janë rregulluar punët që më 1 qershor 2014 të përurohet kisha e madhe ortodokse në qendër të Tiranës. Kjo kishte ka kohë që është ndërtuar, por po zgjidhet ky moment për të sjellë disa simbolika e për të bërë bashkë disa mbrapshti që nuk kanë asgjë të përbashkët me karakterin perëndimor të kombit shqiptar.
Gazeta e Fahri Balliut, ndjen kërcënimin e Lindjes, që ditën e parë të lindjes së Qershorit. Jo vetëm një mitropolit serb i ftuar, por edhe rusë, rumunë dhe bullgarë. Çfarë po bëhet kështu?
Në media, ajo që po bëhet – sipas mendimit tim, është nxitja e një frymë të ndyrë dhe të fëlliqur denigrimi kundrejt ortodoksëve shqiptarë, e vënë re kjo më shumë se një herë; dhe përmbledhje më të detajuar të kësaj fryme qelbi, më mirë se gazeta 55, nuk do e bënte kush tjetër.
Në realitet, Ajo që pritet të ndodhë në datën 1 Qershor, është një ceremoni fetare për shenjtërimin e katedrales “Ngjallja e Krishtit” të ndërtuar para dy vjetëve. Aty pritet të vijnë, në të njëjtën ditë, gjithë primatët e Kishës Ortodokse në botë. Që nga Patriarku i Kostandinopojës Vartholomeu, Theofili i Jeruzalemit, Irineu i Serbisë (dhe jo Amfilohije), Danieli i Rumanisë etj. Lajmin për këtë event, mund ta shihni në sajtin e KOASH-it.
Praktikisht, nga ana fetare dhe për besimtarët ortodoksë, kjo është ngjarja më madhore e të paktën këtyre 24 viteve të fundit.
Është veç fatkeqësi, e madje fyerje e rëndë – në mos në kufijtë e kriminales – që një ngjarje si kjo, të përshkruhet në atë mënyrë si më sipër nga një pjesë e mediave të Tiranës.
Julius,
Mos u skandalizo kaq shume. Reagimi i shtypit eshte i kuptueshem. Te kujtoj se me rastin e ngjarjeve te ngjashme edhe ne vende te tjera shtypi dhe opinioni publik ka reaguar ne te njejten menyre, ne mos me ashper. Kur Papa Gjon Pali II vizitoi per here te pare Izraelin ne vitin 2000, shtate vjet pas njohjes se shtetit te Izraelit nga Vatikani, shtypi dhe opinioni publik izraelit nuk u tregua fare miqesor dhe mikprites. Po ashtu reagoi edhe shtypi anglez me rastin e vizites se Benediktit XVI ne Angli ku u takua per te paren here me kreun e kishes anglikane.
Eshte normale te kete mosbesim, sidomos nga pjesa laike e shoqerise e cila nuk mund te beje sikur e ka harruar historine. Jane ende shume te fresketa qendrimet zyrtare te kishes serbe ndaj kosovareve dhe shqiptareve ne pergjithesi. Sikurse e thashe, Papa per here te pare vizitoi Izraelin pasi i njohu shtetin, ndersa kishat serbe, ruse, bullgare, rumune e greke ende nuk e kane njohur Kosoven.
Sa per ate qe thua se Janullatosin nuk e therrasin kryepeshkopi Anastas por thjesht Janullatos, edhe kjo eshte me se normale. Edhe papet shtypi laik zakonisht i quan me emrat shekullare. Keshtu kane quajtur p.sh. papen Woitila dhe Gjon Pali II, Ratzinger dhe jo Benedikti XVI, Bergoglio dhe jo Françesku.
Per te vazhduar analogjine, papa ne Izrael kerkoi falje per krimet historike qe kane bere katoliket kunder hebrenjve. A do te kerkoje falje Irenej per krimet qe kane bere ortodokset serbe kunder shqiptareve? Kjo eshte me e pakta qe mund te pritet nga nje klerik i krishtere.
Ekumenizmi para se gjithash parakupton ndjese!
Rregulla e arte eshte gjithmone po ajo: respektoje tjetrin para se te pretendosh te te respektoje.
Posi, e degjuam Irenen me -j, sikur po degjoje Millosheviçin, idemo na kosovo. Ai mjekercjapi dha intervisten me te pacipe qe mund te pritej.
Nuk e di se çfarë mjetesh llogjike përdor ti, Relapsoo, për t’u quajtur këto reagime – pikërisht këto që kam cituar unë – si “të kuptueshme”. Për mua, janë as më pak as më shumë por kriminale. Asgjë më pak, asgjë më shumë! Është krim i hedhur në letër, të zezë mbi të bardhë, dakord? Çfarë na qenka e kuptueshme, që gazetat afër opozitës së sotme, të manipulojnë, gënjejnë dhe shpifin në këtë mënyrë? Ku ma gjetën këtë ide të ndritur se Amfilohijen e paska ftuar kryeministri Rama?
Kësaj mënyre të shkruari mor zotëri, në Evropën mbarë i thonë fashizëm.
Ftesen formale nuk e nenshkroi Rama, por Rama fillimisht e miratoi ate ftese, pastaj i dha edhe vizen e hyrjes ketij mjekerpalari. Kete e deshmon edhe deklarata e vete Rames, qe tha se “Irinej abuzoi me mikpritjen tone”.
Fundja ndoshta e ka bere me qellim, per t’i treguar botes se ne, si mikprites dhe paqedashes qe jemi, ia hapim deren edhe serbit. Por serbi serb mbetet! Ka njezet e pese vjet qe i bie murit me koke. Pasi e lau Ballkanin me gjak e i humbi te gjitha lufterat, prape nuk ze mend. Per bese, budalla i madh qenka! Thone mire shqiptaret, uthulla e forte prish enen e vet.
Kështu me logjikë, besoj se do të ketë pasur ndonjë gentlemen’s agreement, në nivel diplomatik, që Ireneu të mikpritej në Shqipëri, por të mos i jepte gojës për Kosovën – marrëveshje që peshkopi e shkeli, çfarë edhe shpjegon, them unë, zemërimin e Ramës gjatë pritjes në Kryeministri.
Mire qe Rama reagoi se do te ishte kulmi te mos thoshte asnje fjale. Sidoqofte diplomatikisht qeveria shqiptare del e fituar. Mesazhi eshte i qarte: “Ne ia shtrime doren, e ftuam ne feste, por ky serbi na peshtyu ne pjate”.
Sa per ate qe thote Patriarku serb se Kosova eshte toke e shenjte per ortodoksine serbe, dikush duhej t’i kishte thene te mos merzitet shume, se edhe kryeqendra historike e kishes ortodokse, patriarkati ekumenik, nuk eshte ne Greqi, por ne Stamboll, sikurse tokat e shenjta te mbare krishterimit nuk ndodhen ne nje shtet te krishtere, por ne Izrael. Kur u ndane, keto na rane, tha.
Kur isha ne Kosove heren e fundit, ra fjala pikerisht te ky aspekt dhe une u thashe miqve te mi kosovare se vetem te mira mund te kete Kosova nga “manastiret dhe tokat e shenjta serbe”. Mund t’i shfrytezojne per turizem fetar. Miqte e mi me pane me habi, si per te kuptuar nese e kisha seriozisht apo beja shaka. Ne fakt e kisha seriozisht. 🙂
Ky me duket mua nje rast i shkelqyer per te shpalosur rastin unik te shqiptareve ne Ballkan, te cilet nuk e derivojne identitetin prej fese.
Po e njejta gazete, Panorama (misterioze e ndoshta … e anatemuar apo jo ??? ) ka nje shkrim sot qe i ben jehone ngjarjes te shenuar, vecanerisht per ortodokset shqiptare, me autor Dritan Shano.
Shkeputa disa pasazhe interesante, elokuente ne domethenien e tyre.
“Kjo ngjarje e madhe, e shkëlqyer, …ka shkaqet, arsyet dhe kontributet e veta historike, por që në çdo rast e në çdo kohë të këty re 20 vjetëve kulmojnë te Fortlumturia e Tij Anastasi, Kryepeshkopi ynë. Atij i shkon falënderimi ynë, i besimtarëve ortodoksë. Ai, njëmend e ringjalli Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë,..
“Natyrisht, në një familje nuk mund të ndodhë që kur një ngjarje e rëndësishme gëzon një nga vëllezërit, të hidhërojë vëllezërit e tjerë. Por fatkeqësisht gjithnjë do ketë njerëz që do jenë përcjellës vullnetarë të klisheve të ngjizura larg prej këtej në vitet 1800 dhe të amplifikuara gjatë diktaturës.”
“Këta individë, ndoshta të sinqertë në padijen e tyre, ndoshta të manipuluar, ndoshta të paguar, mbartin të gjitha problemet subkoshiente të lindura nga robëria e gjatë prej 5 shekujsh, që bashkë me propagandën komuniste që izoloi shqiptarët nga e gjithë bota, i kanë kthyer këto klishe në formulime akuzash si një “fobi patriotike”.
“Këta, duke menduar se janë shumica, edhe sot njësoj si dikur, të telekomanduar dhe në shërbim të interesave jashtë-shqiptare, nuk e duan integrimin e Shqipërisë në Europë, … Për akuzatorët nuk ka vlerë parëndësia dhe pavërtetësia e akuzave të tyre, siç dëshmohet fare kollaj në gurët e themelit të shtetit shqiptar; ata duket se i kry ejnë akuzat shekullore thjesht dhe vetëm që të arrijnë të ndihen mirë mes vetes, që të paqtohenme qenien e tyre.”
“Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi, së bashku me Hirësinë e Tij Imzot Nolin e shumë të tjerë, punën dhe veprën e të cilëve shpesh akuzatorët e huazojnë te kontributi i madh, parësor, i thellë, i qartë, I ndriçuar dhe i patjetërsueshëm i shqiptarëve ortodoksë në trashëgiminë kombëtare për t’i keqpërdorur “patriotikisht”, sot shohin synimin e tyre të plotësuar.”
Eshte te qeshesh, por nga mjerimi i nje zhvetenimi te tille moralizues, pa moral. A thua te jemi kaq te lene ne te tjeret, laike apo te dhene pas nje ideje tjeter, qofte edhe religjioze, te mbytur nga komplekset shekullore qe te na vene lehtesisht, vullnetarisht ne sherbim te tyre armiqte e Shqiperise? (kush jane armiqte e Shqiperise xhanem?… se tani kemi mbetur pa armiq, te gjithe na duan dhe po festojne me ne).
Te mos i kemi menduar kaq holle keto pune qe po na i shpalos ky shkrim kaq ndricues?
Kapercime pindarike te vertetash te konsumuara, qe kane shekuj qe flasin. A duhet te ekzonerosh veten duke pranuar fajesite e tua njehere, pastaj t’i drejtosh gishtin dhe akuzat te tjereve?
Keshtu fillon akti i pare, te njohesh veten dhe gabimet e tua, pastaj te hedhesh gure dhe lumenj akuzash, duke kujtuar se te tjeret jane nje kope turkoshakesh, apo katolike, te prapambetuar e budallenj.
Cfare mjerimi…
Çfarë është kjo Read Me, tentativë e vobektë për të ngritur një straw man? Nuk u mundove shumë që e gjete besoj.
Këtu kujt i drejtohesh, se je shumë i paqartë se kujt “po i flet”?
J: “Çfarë është kjo Read Me, tentativë e vobektë për të ngritur një straw man? Nuk u mundove shumë që e gjete besoj.”
Mua me vine argumentat natyrshem. Eshte i mundimshme kalvari qe kaloj per te kaperdire teatrit absurd qe luhet ne emer te ortodoksise shqiptare, historise, patrotizmit dhe heroizmit te tyre.
J: ” Këtu kujt i drejtohesh, se je shumë i paqartë se kujt “po i flet”?”
Sigurisht qe nuk te drejtohem ty. 🙂
I drejtohem te gjitha atyre, qe sebashku dikur merrnim pjese ne fshehtesi ne kremtimet ortodokse familjare, ku gjyshet e mira na fusnin ne xhep duke vene gishtin te buzet per te mbajtur te fshehte sekretin, vezet e kuqe qe simbolizonin gjakun e Shpetimtarit.
Di ti gje nga ajo kohe? Megjithese e mbushur me terror, ne festonim ne mirebesim sebashku, ku recitohej embelsisht ne shqip vargjet e Bibles. Ishin Krishlindjet dhe Pashket tonat, shqiptare, qe sfidonin kohen e frikes me ringjalljen e perviteshme te shpreses.
Është e vërtetë; mashtrimi dhe nxitja e urrejtjes fetare janë të dënueshme, dhe ndoshta ka ardhur koha që një papërgjejshmëri e këtij lloji të dënohet me ndonjë gjobë të majmë. Veç mirë do ti bënte shoqërisë një kujdes më i madh i gazetarëve në raport me vërtetësinë e asaj çka shkruajnë apo me dëshirën për denigrimin e feve të caktuara.
Përndryshe është vërtetë i çuditshëm ky reagimi i kryeministrit ndaj patriarkut Irenej.
Sepse, pasi ka shkuar në një vend të lyer jashtë bardhë e blu, të zbukuruar me shkronja greke brenda dhe ku i zoti i vendit të flet greqisht dhe të thotë se kjo është “ringjallja e Kishës Ortodokse Shqiptare” i hakërrehet të vetmit person që është treguar i sinqertë dhe nuk është tallur me të (e me ne të tjerët).
”’Sepse, pasi ka shkuar në një vend të lyer jashtë bardhë e blu, të zbukuruar me shkronja greke brenda dhe ku i zoti i vendit të flet greqisht dhe të thotë se kjo është “ringjallja e Kishës Ortodokse Shqiptare” i hakërrehet të vetmit person që është treguar i sinqertë dhe nuk është tallur me të (e me ne të tjerët).”’
Kendveshtrim interesant, me kujtoi ”Krishtin me kamzhik” te Nolit.
Ti thua qe nuk i biem dot gomarit e bam samarit. Gomarit tone dmth Janulles, i binte barra e te zotit te shtepise, mirepo ja qe gomari na i lau duart si Ponc Pilati, nuk flas per qendrimet personale te samarit tha.
Kjo puna e mikut e shtepise po behet ca si shume anakronike. Ky mjekercjapi e kishte hak nje dajak, pastaj ndersa i nxirrje kafene i sqaroje qe si njerez te civilizuar nuk duhet te biem pre e merive e hakmarrjes, po t’i zgjidhim mosmarreveshjet me logjike e nen frymen e paqes dhe fqinjesise se mire.,
Nuk zgjidhen me te bertitura e dajak keto pune. Hiqe Janullatosin nga froni i kishes se Nolit dhe mbarojne te gjitha keto dallavere Irinej-iste dhe Geixh-iste.
Rama ka shansin te zhbeje demin (apo impotencen, quajte si te duash) e Berishes, aq me teper qe Rama ka 2/3 e Kuvendit; ta beje te paligjshme mbajtjen e posteve te tilla nga njerez qe s’kane nenshtetesine shqiptare (nese dikush di me shume se si qendron ligii ne kete pike–para dhe pas Janullatosit–do bente mire te na tregonte).
Kjo e nderon Ramen shume me shume se bertitja me dyer te mbyllura. Shteti i zgjidh punet me rruget e mjetetet shteterore, cubat dhe 100kilshit me te fryra gjoksi dhe te bertitura.
Shqiptaret jane lodhur kaq shume me berjen sa per sy e faqe te shtetareve te tyre, si dhe me bresherite e cudirave treditore.
Xhibo dajaku eshte si tip figure letrare, se mjekercjapi nuk mbahej dot as ne kembe. Ideja ishte e reagimit te forte e cinik, ne kundervenie ndaj hatermbetjes se miku na fyeu tryezen. Diçka e tipit Rama nuk ben ze, as bojkoton darken, por ne mengjes mjekercjapi e gjen veten ”shtaze non grata”.
Persa i perket Janulles, zgjidhjen e ka ne dore Sala nepermjet Nishanit. Janulla eshte 85 vjeç, duket sikur po rron gjate per inat te shqiptareve, por s’besoj se do i mbijetoje presidences se Nishanit. Kjo do te thote qe Nishani, dmth Berisha, ka ne dore zgjedhjen e kryepeshkopit te ri. Nqs Nishani ka nishan atehere zgjedhja e kryepeshkopit te ri do te varet prej tij. Mjaft qe Nishani te mos miratoje asnje prej janullatisteve, derisa ndonje prej tyre, natyrisht i shantazhueshem dhe me etni te paster shqiptare, te ”shitet”.
Historia e kishes lindore e thote qarte qe kjo eshte rruga me e mire per te rregulluar punet e kishes. Te shikojme nese Nishani do jete ne lartesine e duhur.
Meqë ra fjala, për mendimin tim gjëja më e mirë që mund të bëjë Rama është që të përpiqet për të mundësuar shkollimin në shkolla shqiptare për fëmijët shqiptarë, të paktën në arsimin parauniversitar, dhe mos të vijohet ende me gjithë këto kolegje greke, (apo edhe turke apo italiane etj) sidomos kur ndodhen në oborre kishash ortodokse. Natyrisht nuk e kam fjalën për fëmijët që i përkasin minoriteteve, por vetëm për ata me kombësi shqiptare.
Besoj se një nga problemet e mëdhej të këtij kryepiskopi është pikërisht përpjekja për helenizimin e atyre që nuk janë grekë, përkatësisht të shqiptarëve dhe të vllehëve ortodoksë. Siç edhe natyrisht na ka surprizuar të gjithëve me një defiçencë fenomenale humanizmi kur është konfrontuar me raste të fatkeqësive sjellë shqiptarëve prej fqinjët grekë dhe sllavë.
Dua të them se, në fund të fundit gjithçka Janullatosi ka bërë për të ndihmuar qytetarët shqiptarë me prejardhje greke mund të kuptohet, por këto përpjekjet për të na bërë me grekë me zor, dehumanizmi dhe e gjithë hipokrizia tashmë komike e tij dhe e atyre që e ndjekin është vërtetë e tepërt.
Xhibi, me sa di unw Janullatosi ka bere kerkese per nenshtetesi shqiptare por eshte ende pezull..Mund te na japi dikush nje pergjigje me te detajuar ne lidhje me refuzimin e nenshtetesise shqiptare Kryepeshkopit Janullatos?
Rrufepritesja, kjo pyetja jote eshte si te pyesesh kecat “pse i eshte rrefuzuar kerkesa ujkut per te marre pasaporten e meme dhise”.
Gjithsesi, per dicka me pak cinike ne lidhje me pyetjen tende naive, me lejo te citoj nje pjese nga Wikipedia ne shqip per instalimin e Janullatosit si pengmarres te kishes se Nolit:
Pra mesa kuptoj nga kjo, Greqia/Janullatos ofroi (realisht, imponoi) te zhbeje ne Shqiperi demin fetar te komunizmit duke u bazuar jo tek statuti fetar i kishes shqiptare (statut ky i bere goxha kohe para se komunizmi te ndalonte fene ne Shqiperi), por tek dekretet e qeverise komuniste te cilat dekrete insistonin ne me pak shqiptarizem per kryepeshkopin, pra kerkonin vetem nenshtetesine shqiptare, te cilen nenshtetesi Janullatus u perpoq ta marre disa vite pasi ai u imponua si kryepeshkop, nepermjet ketyre kerkesave qe permend ti.
“instalim”, “pengmarres”, “imponoi”, “zhberi”…sa shume negativitet mbartka ky Janullatosi… Meqenese argumenti yt “empirik” Xhibi mbeshtetet ne eren noliane, ate komuniste dhe postkomuniste, besoj se era post-janullatos do beje apo do zhbeje me se miri post-filozofine e Kishes Autoqafele Ortodokse Shqiptare.
Nuk mund te besohej se akoma ka njerez qe besojne se edhe edukimi i femijes i duhet besuar kryeministrit, ose te parit te vendit, qe i mvishet keshtu edhe roli i gardianit te identitetit. Kjo eshte ne te vertete, nje deshmi e ngjashmerise se Dok(t)errines se Rilindjes me efektin e prometazines. Aq me teper pastaj qe kryeministri i Shqiperise, ne vend se te sajoje incidente me gazetare qe perdoren shpesh ne kesi rastesh, per te gjetur pastaj mundesine per te dale si patriot i madh, mundet shume mire te bojkotonte pjesen kur Janullatos meshon greqisht. Se Irineji i shkrete, erdhi, i vune nje mikrofon, tha ato qe ka thene ngahere(se nuk do ndryshonte mendim boti se na erdhi ne Tirane-ububu ca nderi, nje here ne jete ndodh) dhe pastaj kaq u desh, edhe Rilindjes iu aktivizua me ne fund testosteroni. Se dyti, pertej kryeministrit, i vetmi komik ne kete situate, nuk e kuptoj se ku konsiston perpjekja per helenizim e Janullatosit. D.m.th 600 mije shqiptare ne Greqi ekzistojne ne greqisht dhe per ta nuk ka frike kush se mos e humbasin identitetin. Per 6% te popullsise qe jeton ketu, ndonjehere se edhe iken, qenka nje alarm i vertete. Po si po ndodh kjo? Si po zhvillohet kjo fidanishte helenizimi, ky sekt fjalepakesh dhe bizantinesh brenda ketij habitati shqiptarie, bemat e te cilit nuk mund te lene asnje indiferent? Se duhet ta themi, d.m.th une me te degjuar e kam nga intelektualet shqiptare, qe shqiptaria eshte alternative jetesore e bazuar kryesisht ne moton, te kthyer ne filozofi pozitiviste: Ta mban apo jo? Dhe nuk duhet ne asnje menyre te mendojme se ky eshte mit, ky ja ben mu mo mu, ne mes te dites, ne cdo qelize te jetes. Dhe eshte antihumane t’ia mohosh virtytet ketij modeli qe u rrezikoka nga ai sy dinaku i rruges se Kavajes. Pa le pastaj ajo e mungeses se meshes per “rastet e fatkeqesive qe i jane sjelle shqiptareve prej fqinjeve greke dhe sllave”. Po ne kemi qene ateiste mo nja 30 vjet, e na sus, asnje padrejtesi, as ne veri e as ne jug. As na duhej Zoti. Tani ndoshta na duhet xhanem; ja une mendoj se ne si popull kemi nevoje per meshe, po edhe per lutje kolektive, si shenje meshire per fatin qe na ka rene edhe qe ia kemi bere vetes, me kete klase politike, por sidomos me keta intelektuale. Ndoshta me kete rast, del ndonje i çkathet dhe kerren nga kjo meshe ate qe presim si shpetim: Ungjillin Kuqezi.
Them që « fëmijët shqiptarë duhet të edukohen në shkolla shqiptare », ndërsa ti thua « përse i duhet besuar edukimi i fëmijës kryeministrit » !
Ok, dakort deri këtu. Veçse përderisa nuk je i aftë të kuptosh çfarë shkruaj dhe përse « fëmijët shqiptarë duhet të shkollohen në shkolla shqiptare », atëherë nuk di sesi mund të përgjigjem për pyetjen « ku qëndron përpjekja për helenizim »!
Them se « një nga problemet e mëdhej të këtij kryepiskopi është pikërisht përpjekja për helenizimin e atyre që nuk janë grekë”. Nuk kam shkruar në ndonjë vend se shqiptarët ortodoksë po helenizohen, pra që po « zhvillohet kjo fidanishte helenizimi, ky sekt fjalepakesh”? Nëse do mendimin tim kryepiskopi ka dështuar në këtë punë madhore, por nuk është faji i tij, nuk është se nuk është përpjekur. Jemi në shekullin XIX, shekullin e informacionit, dhe Shën Kozmai vetë të ngrihej nga varri nuk do të mund të bënte shumë në këtë drejtim.
Them se “na ka surprizuar të gjithëve me një defiçencë fenomenale humanizmi kur është konfrontuar me raste të fatkeqësive sjellë shqiptarëve prej fqinjëve grekë dhe sllavë.” Dhe ti thua “Po ne kemi qene ateiste mo nja 30 vjet, e na sus, asnje padrejtesi, as ne veri e as ne jug. As na duhej Zoti … “. Ok dakort u morëm vesh. Meqë ra fjala, kryepiskopi mund ta bënte njê meshë sa për sy e faqe kur iu kërkua, dhe mund të thoshte edhe një fjalë për ndaljen e masakrave serbe në vitet 1998-1999 e mos të dilte të prononcohej vetëm kundër bombardimeve të Natos, sapo ato nisën.