Kur shqyrton rolin e zërit në politikë te A Voice and Nothing More (MIT, 2006), psikanalisti sloven Mladen Dolar i kushton vëmendje edhe funksionit autoritar të zërit, ose zërit si pikënisje të autoritetit – duke vënë në dukje se krejt totalitarizmi themelohet mbi zërin si burim dhe levë të pandërmjetme të dhunës, të cilin e bën të zëvendësojë autoritetin e shkronjës.
Sa herë flitet për totalitarizëm, zakonisht sillet në vështrim ose totalitarizmi i djathtë, i Italisë fashiste dhe i Reich-ut të tretë; ose ai i majtë, i Bashkimit Sovjetik stalinist dhe vendeve satelite. Edhe Dolar-i kujdeset që të analizojë rolin e zërit politik brenda këtyre dy sistemeve të ndryshme, duke u ndalur sa në pikat e përbashkëta, aq edhe në dallimet.
Duke iu referuar fjalimeve të Hitler-it, të cilat shpesh na vijnë ndërmend të zhveshura nga përmbajtja aktuale e fjalëve të thëna nga diktatori, ose si “koreografi e fjalës”, Dolar-i vëren se çfarë e bën Führerin Führer nuk është pozita e tij brenda sistemit, por pikërisht zëri, i cili i lidh subjektet me të, në mënyrë të tillë që subjektet pastaj të përgjigjen me aklamacion.
Ky është zëri që bën ligjin; çfarë e pat vënë në dukje, sipas Dolar-it, edhe Carl Schmitt-i, kur pat shkruar se “Vullneti dhe plani i Führer-it manifestohen në direktivat gojore, të cilat në mënyrë të menjëhershme dhe krejt intensive janë edhe ligj pozitiv.” Dolar-i kujton edhe se Eichmann-i pat thënë, në Jerusalem, se Führerworte haben Gesetzkraft: fjalët e tij, në krahët e zërit, bëjnë ligj; zëri i shndërron menjëherë në ligj.
Përkundrazi, te stalinizmi Dolar-i gjen një strukturë tjetër; duke u nisur nga fakti se udhëheqësit stalinistë, sipas tij (por këtë do ta kundërshtojmë më poshtë) nuk ishin kurrë folës të mirë në publik. Thotë autori:
Zëri i udhëheqësit stalinist është krejt e kundërta e zërit të Führer-it dhe efikasitetit spektakular të këtij të fundit. Kur udhëheqësi stalinist mban një fjalim në publik, ai lexon me zë monoton, pa intonacionin e duhur dhe efektet retorike, gati sikur ai vetë të mos e kuptojë se për çfarë po flet […].
Objektivi kryesor i udhëheqësit fashist ishte të përftonte një event këtu dhe tani, vëren Dolar-i, dhe prandaj fashizmi i mobilizonte të gjitha burimet në mekanizmat e mahnitjes dhe spektaklit, duke mundësuar që udhëheqësi të vendoste, nëpërmjet mediumit zanor, një lidhje të drejtpërdrejtë me masat; përkundrazi, shqetësimi kryesor i Kongreseve staliniste ishte që të mos ndodhte asgjë; dhe që gjithçka të vazhdonte të shtjellohej sipas një skenari të paracaktuar. Në këtë kuptim,
[U]dhëheqësi stalinist nuk është veçse një agjent, ose funksionar i tekstit të lexuar [script] dhe synimi i leximit monoton është që të përjashtohen në masën e mundshme diversionet.
Këtu nuk sundon autoriteti i zërit, pra, por autoriteti i shkronjës; dhe ky autoritet i shkronjës përbën Ngjarje.
Nëse Fjalët e Führer-it, të mbështetura nga prania karizmatike e zërit ishin imediatisht legjislative, udhëheqësi stalinist është thjesht ekzekutor i tekstit, njëlloj sikurse është vegël e thjeshtë e ligjeve të historisë, jo krijuesi i saj. Lideri stalinist nuk është legjislator i historisë, thotë Dolar-i, por thjesht sekretari i saj (ose më mirë sekretari i parë).
Krahasimi i mësipërm është teorikisht tërheqës; aq më tepër në kontekstin e analizave të thelluara psikanalitike të Dolar-it – të cilat i lashë jashtë këtu; por nuk më duket se gjen zbatim dhe mbështetje të mirë në rastin e totalitarizmit shqiptar; pse përshkrimi i skenarëve të kongreseve staliniste, me liderin që gumëzhin si mizë, duke lexuar nga një skript i mërzitshëm në emër të konsakrimit të shkronjës, nuk vlen për periudhën e shkëlqimit të totalitarizmit tek ne, e cila përkoi edhe me shkëlqimin e Enver Hoxhës si figurë karizmatike përballë masave (aklamative).
Që Titoja dhe Stalini kanë qenë oratorë të këqinj, që Fidel Castro-ja ka qenë pambarimisht i mërzitshëm, e kështu me radhë, kjo nuk është se përfton gjë ndonjë model, ku ta futim Enverin tonë me çdo kusht. Nga ana tjetër, dimë edhe se Hoxha shkollën e aktrimit politik e kreu në Perëndim; dhe në rininë e vet do të ketë parë dhe dëgjuar shumë më tepër performanca të Mussolini-t, sesa të Stalinit.
Prandaj, që Hoxha ishte politikisht stalinist, kjo nuk e pengonte gjë që të përqafonte, në emër të mbijetesës dhe të suksesit politik dhe të manipulimit të masës, modelet e përpunuara nga regjimet totalitare të djathta.
Nga kjo pikëpamje, zëri i Hoxhës e kishte edhe ai atributin – magjik – për t’i shndërruar fjalët në ligje; jo më kot flisnim, aso kohe, për fjalimet programatike të Enverit, të cilave njëfarësoj u kundërviheshin vendimet historike të Kongresit. Këto të fundit kushedi ndiqnin logjikën e shkronjës dhe të kolegjialitetit; ndërsa të parat tirrnin logjikën alternative, anti-kolegjiale të kontaktit të pandërmjetëm të liderit me masat.
Hoxha lider në veprim i totalitarizmit shqiptar na shfaqet, që në fotografitë e hershme, me mikrofonin fallik përbri – i cili për arsye teknologjike vjen duke u zvogëluar dhe shfryrë. Mikrofoni dhe altoparlanti – këto janë mediat që e mundësuan totalitarizmin e llojit fashist, të mbështetur në karizmën e liderit dhe në fuqinë legjislative të fjalës, si akt të zëshëm.
Në rolin e vet prej lideri të kultivuar me artet politike të fashizmit, por të veshur me lëkurë komuniste për hir të rrethanave historike, Enver Hoxhën e ndihmuan edhe pamja prej dandy, zëri i thellë dhe hipnotik, intonacioni idiosinkratik, veshja me shije dhe karizma e natyrshme. Figura e tij në ballkonet dhe tribunat u ofrohej masave si një imazh për t’u dëshiruar, dhe ashtu edhe u dëshirua. Nëse në rastin e Stalinit edhe dashuria e popullit manifestohej në trajtat e frikës, me Enver Hoxhën edhe frika merrte trajtat e dashurisë. Për ta thënë me metaforat e 1984-ës së Orwellit, Stalini mund të ketë qenë The Big Brother, por Enver Hoxha bashkonte, në vetvete, edhe Big Brother-in, edhe O’Brien-in.
Nuk mund të biem dakord me Dolar-in, kur thotë se
[Z]ëri i liderit stalinist ishte i dobët dhe monoton, një zgjatim i thjeshtë i shkronjës; e megjithatë ky inskenim, ky reduktim i zërit në minimum, vetë-fshirja e tij, për ta paraqitur shkronjën si më objektive dhe të pavarur nga subjektiviteti i ekzekutorit të saj – ky reduktim, pra, ishte edhe burimi i pushtetit të liderit stalinist.
Do të mjaftonte historia e teatrit politik totalitar në Shqipëri për ta përgënjeshtruar. Njëlloj siç ndodh edhe me bashkëkombasin e tij, Zhizhekun, edhe te Dolar-i ndesh në një dritëshkurtësi e ngjashme, kur vjen puna për efektet e thella, viscerale, të totalitarizmit; ose të mënyrës si përjetohej politika në një shoqëri totalitare. Megjithë njohjen erudite që këta mund të kenë pasur për stalinizmin në Bashkimin Sovjetik, atyre u ka munguar pikërisht eksperienca e përditshmërisë totalitare, sa kohë që janë rritur dhe formuar intelektualisht në Jugosllavi.
Ndërkohë, një incident kurioz, i viteve të fundit të mbretërimit të Hoxhës, do të ndihmojë për ta ilustruar konceptin tonë për elementet fashistoide të karizmës së Enverit, lider të Shqipërisë totalitare. Ky incident ndodhi gjatë punimeve, besoj, të Kongresit të 8-të të PPSh-së, në vitin 1981, ose vetëm katër vjet para vdekjes së Hoxhës; kur ky po i ndiente tashmë përditë efektet e moshës, të diabetit, dhe të sëmundjeve të tjera kronike.
Në atë kongres, gjithnjë nëse nuk më tradhton kujtesa, Enver Hoxha u mjaftua të lexonte vetëm hyrjen e Raportit; pastaj u ul, dhe e vazhdoi leximin në magnetofon; duke i vënë delegatët, dhe më pas publikun në radio dhe në televizion, të dëgjonin një version të regjistruar të raportit, të cilin e përgatitur më parë, ndoshta pjesë-pjesë, për të mos u lodhur.
Teksa bobinat e magnetofonit rrotulloheshin njëra pas tjetrës dhe orë pas ore, Enveri vetë rrinte ulur në tryezë me seriozitet të plotë, duke mbajtur përpara syve tekstin e fjalimit; a thua se po kujdesej që të mos kishte mospërkime mes tekstit dhe fjalës; në një përpjekje simbolike për ta mbyllur hendekun e hapur mes tingullit dhe letrës, për shkak të regjistrimit, ose de-sinkronizimit fatal.
Hijerëndë dhe i palëvizur në presidiumin e mbledhjes, Hoxha dukej sikur po luante tashmë rolin e liderit të vdekur, i cili vazhdon t’i flasë Partisë dhe popullit që nga përtej varrit; nëpërmjet një zëri tashmë të shkëputur nga trupi (disembodied).
Dolar-i nuk do ta ketë ditur këtë; meqë transmetimi i fjalës së regjistruar, në sallën e Kongresit të 8-të të PPSh-së në Tiranë, gjithë duke qenë vetë Enver Hoxha i pranishëm në sallë, do të kish vlejtur, kushedi, si inskenimi më gjenial i problematikës së zërit dhe të shkronjës, në regjimet totalitare dhe, më tej, edhe në ato autoritare.
Për nga përdorimi i teknologjisë së regjistrimit zanor, ky akt do klasifikuar në një kategori me playback-un; ose me këngëtarin që bën sikur këndon para publikut, por vetëm sa i ofron këtij praninë e vet fizike dhe koreografike, në një kohë që zëri vjen në sallë i regjistruar; e megjithatë, sa kohë që Enveri vetë nuk bën asnjë përpjekje për t’u dukur sikur po e lexon materialin me zë, ose sikur po e mban fjalimin në atë moment, nuk kemi të bëjmë më me playback, as me karnivalizim të procedurës, por thjesht me një pranëvënie mekanike, ose aglutinim të trefishtë: të trupit, të zërit dhe të shkronjës së udhëheqësit; të cilat përndryshe publiku shqiptar ishte mësuar t’i perceptonte dhe t’i përjetonte si një të vetëm, ose në trajtë triniteti.
Nuk jam dakort me kete artikull. Sepse kuptij qe autori do te krijoje histori che aty ku ska. Enver Hoxha eshte shume me larg dhe lart sesa udheheqesit e sotshem . Keshtu qe do i sugjeroja autorit ne emigrim te mos kete frike dhe te merret me keta te sotmit. Enveri e kreu me sukses misionin e tij dhe la nje vend me fabrika dhe Shkence. Shikoni tani sesi eshte katandisur.
Burbuqe, më mirë dhe më saktë do të ishte po të thoje se nuk e kuptove shkrimin më lart. Në fakt nuk e ke kuptuar. Dhe të lutem, më kupto drejt, por nuk kam nevojë për sugjerimet e tua – përndryshe do të të sugjeroja edhe unë pak modesti (meqë nuk jemi më në kohën e Enverit, sugjerimet nga salla nuk kanë vlerë).
Po ashtu, për të dytën herë më drejtohesh me një koment negativ (për dy herë gjithsej që ke komentuar këtu). Ndoshta duhet të fillosh të konsiderosh se blogu nuk i përshtatet nivelit tënd dhe të më lësh të qetë tash e tutje, duke m’i kursyer ndërhyrje të kota si kjo më sipër.
E prara ti ke mungese informacioni per zerin nga personalitetet. Zeri i njeriut che karakteri i ketij zeri formohet qe ne bark te nenes nga zeri i babait. Te lidhesh keto teorira ne kohet e sotme me enverin eshte teori e vonuar. ne kohet e sotme nqs e quan veten analist merru me gjera qe ka rendesi dhe mos zhvendos vemendjen e publikut me artikuj pa sens. Qe ta kuptosh artikullin tend fillo lexoje nga fundi dhe do e kuptosh qe vlera e tij eshte siperfaqesore.
Burbuqe,
nuk ke kuptuar thelbin e çështjes. Në fakt ti nuk ke kuptuar asgjë, as nga autori, as nga artikulli konkret, as nga blogu dhe misioni i tij, as nga epoka e komunikimit në internet. Nuk ka asnjë justifikim për këtë ndërhyrje barbare tënde, që në momentin që nuk i kupton gjërat ju vë shqelmin.
Nuk e di nëse e ke dëgjuar ndonjëherë shprehjen: “nëma se s’ma ke”.
Nuk kam ndonjë shpresë që mund të kuptohemi, por mbase gjërat duhet thënë, me shpresë që në mos i kuptofsh ti, të mos i harroj unë.
Autori ndërsa analizon efektin e “zërit” nuk ka parasysh thjeshte atë dukuri fizike akustike që lind si rezultat i lëkundjes së kordave zanore. E ka fjalën krejtësisht për diçka tjetër, të cilën ose e kupton, ose nuk e kupton. Fabrikat e Enverit nuk hyjnë fare në këtë diskutim, por meqë paske nevojë të bësh një krahasim dje-dhe-sot, mbase mund të analizohet në këtë kontekst “zëri” i Saliut.
Zonja Burbuqe, me shume respekt, nuk e njoh moshen tuaj, por desha te pergjigjem komentit qe ngre levdata te pamerituara Enverit. Nuk kuptoj akoma perse disa njerez vuajn nga nostalgjia per nje periudh historie te shqiperis e cila jo vetem mbolli vdekje dhe terror por na c’njerezoi duke na doktrinuar me perrallat e partise. Me siguri politikanet e sotem nuk jane denje as ata per levdata, por mos te harrojm se as une e as ju perpara 20 vjetesh as mund te imagjinonim te shkruanim kaq hapurazi dhe pa friken se “ço c’do na ndodhte”. Nuk dua te zgjatem me tej dhe te them gjera qe tashme njohim te gjith, por dua te nenvizoj se nostalgjia per kohen e shkuar eshte helm per ata te cilet kane pesuar mbi lekuren e tyre ligeshtin e atij regjimi. Komlimente te sinqerta autorit te shkrimit.
Mendoj se marrja si shembull e Stalinit nga autori i studimit ka disa probleme.
Stalini e ushtroi pushtetin jo nepermjet karizmes personale, por nepermjet struktures burokratike dhe policore qe ndertoi. Ne nje fare menyre ai nuk ishte diktatori tipik qe vjen ne pushtet me ane te nje revolucioni, dhe qe nepermjet marredhenies direkte me popullin i mundeson vetes mundesi pushteti qe dalin mbi institucionet.
Ai e mori pushtetin nepermjet shfrytezimit te aftesive te veta ne fushen e manaxhimit dhe kapjes nje nga nje te institucioneve.
Eshte shume interesant fakti qe ne kohen qe Lenin ishte gjalle, atij ju dha nje post qe kishte te bente me organizimin e puneve te brendeshme te k. qendror. Pra pak a shume nje krye sekretar i mijera sekretareve te qindra komisareve. Qe koha kur ne boten komuniste sekretar dmth ende palo sekretar i ndnj kryetari dhe aspak sekretar i pare. Kete palo post burokratik e shfytezoi per te akumuluar shume pushtete ne dore te tij dhe pas vdekjes se Leninit dhe heqjes qafe te mbeturinave leniniste ( rober qe i kishin mundesite te beheshin diktatore karizmatike te dashur nga populli) nga kembet te gjithe pushtetin.
Karakteristike e modelit stalinist ishte burokracia.
Mirepo pjesa me e madhe e diktatoreve kane ardhur ne pushtet pas permbysjeve institucionale dhe per kete kane patur nevoje per magnetizem per te terhequr turmat ne marrjen dhe mbajtjen e pushtetit.
E H psh vertet kopjoi stalinizmin ne ngritjen e sistemit burokratik, me planifikime 5-vjecare, drejtorira dhe komitete, hetusira dhe sigurim shteti etj ( eshte shume interesant fakti qe me gjithe friken qe ngjallnin organe si sigurimi dhe hetuesia, figura e policit ishte pak karrikatureske ne perfytyrimin popullor), por i la vetes mundesine qe te ushtronte nje pushtet paralel, jo vetem nepermjet komunikimit direkt ( qe usta per kete), por dhe nepermjet burokracise paralele te partise, e cila, ne nivele personale, shpesh ushtronte pushtet zbutes ndaj masave te shtetit.
Mqs komenti i pare ishte dalje nga tema ( e keni leshuar doren e moderimit dhe e keni gabim), po vazhdoj ti bie pak avazit te Burbuqes.
Nuk eshte krahasim i duhur midis nje diktature te realizuar ( mendoni ju keshtu, sepse per mua dhe si diktature ishte e deshtuar) dhe nje demokracie te deshtuar. Eshte njesoj si te thuash qe 1000 metra jane me shume se 56 kg, mqs 1000 jane me shume se 56
Nuk e di nese ky Dolar-i ka marre parasysh ne keto analiza nje ndryshore te rendesishme: psikologjine e veçante te popujve perkates.
Me sa duket, per psikologjine e popullit rus, udheheqesi duhet te jete i matur, i shtruar, te mos e ngreje kurre zerin, te kontrolloje gjithmone situaten e te mos marre flake si pushke e jevgut.
Stalini me zerin e tij transmetonte kete imazh udheheqesi. Madje edhe gjate fjalimit te famshem “patriotik” qe mbajti disa dite pas sulmit nga Hitleri zeri i tij, tek u bente thirrje ruseve te ngriheshin per te mbrojtur atdheun, ishte me i qete e me i shtruar se kurre. Edhe Putini, kur flet, duket sikur peshperit.
Italianet dhe gjermanet e donin me te bertitura e me gjeste teatrale, prandaj edhe diktatoret perkates iu pershtaten kesaj psikologjie.
Tani ec e merre vesh si e duan shqiptaret!
Mund te pranohet si logjike qe Hoxha, ne paraqitjen skenike ishte me shume i modeluar si perendimor, por kjo nuk i shpetoi edhe vehzgimit ne nje perspektive tjeter nga Molotovi e qe eshte bere tashme e njohur. Ajo qe mendoj se ka rendesi eshte raporti i papercaktuar mire qe sillet kur vjen puna mes Diktatorit dhe mases, qofte edhe i pare ky ne kontekstin e Zerit, si kumtues i se vertetes, apo edhe si kumbim i autoritetit. Ne rastin e Hoxhes mund te dallohen ndoshta tri faza te paraqitjes skenike: faza e pare deri ne vitin 1954, kur ai jep doreheqje nga funksionet ekzekutive, faza e dyte deri ne prishjen e marredhenieve me Kinen dhe faza e trete ajo deri ne vdekjen e tij. Eshte edhe faza e katert, ajo pasive, pra ajo sesi na vjen ai sot ne te “cliruarve”, perderisa kesaj radhe ai hyn ne skene ne nje regji te dyfishte: si regjizor i imazhit te tij te dikurshem, por nen regjine spontane te nevojave tona te sotme politike dhe historike. Pra i aktualizuar. Faza e pare quhet e tille pasi Hoxha e ka te pandare veshjen ushtarake, ai eshte ngado, me ze metalik dhe pamje kercenuese per vete sfidat qe kishte perballe regjimi. Nese do te shohim me mire eshte pamja e tij dhe nenteksti i pushtetit ekzekutiv, i simbolizuar te uniforma ajo qe ze me shume vend. Kjo edhe per faktin se qe Zeri te arrije te imponoje audiozonen ekskluzive politike, duhet qe edhe masa qe degjon te relatohet me te pa kurrefare lloj filtri. Pra ai te mos zhurmohet nese mund te shprehemi me nje terminologji te kohes. Edhe ne fazen e dyte kjo eshte e pamundur, pasi pas vitit 1954 e deri ne ndarjen nga Kina, pavaresisht autoritetit ne rritje, ai nuk mund te jete ne krye te panteonit komunist, kur ta zeme krahas tij qendrojne Stalini apo edhe Mao, ky me shume si mbipeshe simbolike e nje fuqie si Kina. Regjimit i duhet te siguroje univokalitetin politik, qe eshte edhe monopol i Zerit, qe mandej te mund t’i lejoje veten operacionin e fazes se trete, i cili mundet edhe te jete rrjedhoje e zgjedhjes politike. Hoxha perfton shikim disi me te shtrire ne horizont, perhere e me i qeshur, me nje ze te shtruar dhe me ritem qe sanksionon mbylljen e segmentit ligjerimor. Ketu mendoj une eshte faza e tij me e realizuar. Teksa regjimi siguron Univokalitetin politik, Hoxha vete rregullon skenografine per t’u perceptuar(pa perjashtuar se kjo eshte edhe nje zgjedhje e vetvetishme) si Zeri i Mases. Pra nga zeri te masa nuk ka nje raport vertikal, qe vendoset permes altorpalantit, si zeri qe vjen nga Lart. Kjo realizohet duke eliminuar ate qe thuhet ne shkrimin kryesor, ndermjetesimin e kontaktit me masen, edhe fizikisht. Por edhe duke racionalizuar me shume zgjuaresi shfaqjen ne publik. Mases qe rri e degjon dhe qe nese pranojme se edhe dashurine e vetekuptueshme ne kete rast e ka me teper frike te konvertuar, do te duhet t’i pranojme edhe besimin te Zeri, si institucioni i vetem i korrektimit, pra te Zerit te vetem te arsyes brenda te gjithe sistemit i cili besohet se vuan nga mangesite njerezore, por jo nga karakteri i vet i pamundur. Qe ketej buron edhe legjitimiteti i spastrimeve, te nevoja per te ruajtur sistemin, i cili sot ngaterrohet ne terminologji me pushtetin. Ne kete pike Zeri ka perftuar cilesine e vet si parim autoriteti, por edhe Drejtesie. Dhe per ta plotesuar kete Hoxha riciklon natyrshem edhe disa simbole thuajse pagane si takimi ne formen e logut te burrave, vzita ne shtepi njerezish te thjeshte(mikpritja), duke thjeshtuar ne minimum aparencen intelektuale.
Kete mund ta kuptojme me mire ne fazen e katert, qe duhet te bashkoje perspekitven e asaj kohe, si projeksion audiovizual mbi rrafshin kohor ku ne jetojme sot. Cfare perzgjedhim natyrshem, qofte ne, qofte edhe mediat shpesh, kur kerkojme te shohim figuren e Diktatorit? Takimi i Gjirokastres me 1978-en, ceremonine e vdekjes se Hysni Kapos dhe viziten ne varrezat e deshmoreve, mos gaboj ne vitin 1983. Anen makbethiane mund ta shohim ne fjalimin qe mban per poliagjentin Mehmet Shehu. Jemi perballe nje Hoxhe qe eshte klasik i imazherise politike te Luftes se Ftohte, i nje episodi shume te serte te saj te zhvilluar ne Shqiperi. Asgje luksoze, te tepert, pervec pamjes qe nuk eshte merite e vet. Albumi fotografik i botuar me lejen e organeve partiake te kohes, aty nga vitet e fundit, nderfut mes te tjerash fotografi me poshte shenimin: Caste meditimi. Asgje nga koha e takimeve me udheheqes te tjere, asgje nga politika jashte: Hoxha eshte vetem, por kjo eshte ftese qe nxit instinktin e nje unifikimi edhe me te madh. Jane cilesi te arrira per rolin e luajtur, komplekse; ndaj edhe sot imazhi i tij ruan estetiken e vet, vazhdon te percjelle mesazhe te shumefishta. Nga ana tjeter duke qene nje dikator i skenes, pra nje aktor i natyrshem i shekullit te 20-te(te kujtojme faktin se edhe Kenedi mendohet se fitoi ndaj Niksonit vetem per shkak te debatit televiziv), qasja delegjitimuese ndaj ketyre modeleve eshte krejtesisht e gabuar. Ne do ta duam perhere nje aktor te madh ne rolin e nje personazhi shume negativ. Aq me teper vlen kjo te ne shqiptaret qe nuk na pelqen te studiojme vepren mbi baza morale. I identifikuar si perbindesh ai sot pranohet si maska e nje kohe qe nuk mund te hidhet pas. Nje Meduze pa magjine ngurtesuese te saj. Meqe jemi ketu, eshte me shume interes, mendoj une, te percjellim nje pasazh te Italo Calvino-s marre nga “Leksione amerikane”.
“Mbi raportin midis Perseut dhe Meduzes mund te mesojme dicka me teper duke lexuar Ovidin te Metamorfozat. Perseu ka fituar nje beteje te re, ka masakruar me nje goditje shpate nje perbindesh deti, ka cliruar Andromeden. Dhe tani pergatitet te beje ate qe secili prej nesh do te bente pas nje pune kaq te felliqur: shkon te laje duart. Ne kete rast problemi i tij eshte se ku ta lere koken e Meduzes. Dhe ketu Ovidi ka disa vargje qe me duken te jashtezakonshme per te shpjeguar sesa deliktaese shpirti duhet per te qene ne Perse, mundes i perbindshave. “Me qellim qe rera e ashper te mos prishe koken krip-gjarperore, ai e buteson token me njje shtrese gjethesh, siper vendos degeza te lindura ne uje dhe siper vendos koken e Meduzes me fytyre poshte”. Me duket se lehtesine e te qenit hero tek Perseu, nuk mund ta paraqiste gje tjeter me mire nga ai gjest miresjelljeje plot freski ndaj asaj qenieje monstruoze dhe te tmerrshme, por ne njefare menyre edhe te shperbeshme dhe te brishte…”. (Fq. 46-47, perktheu Renata Martini. “Shtepia e librit”.
Ju falënderoj për këtë koment, që e pasuron edhe temën edhe blogun.
E-Zeri: “Ne do ta duam perhere nje aktor te madh ne rolin e nje personazhi shume negativ. Aq me teper vlen kjo te ne shqiptaret qe nuk na pelqen te studiojme vepren mbi baza morale. I identifikuar si perbindesh ai sot pranohet si maska e nje kohe qe nuk mund te hidhet pas.”
Komenti rreth shkrimit te 2xha, sidomos pjese e cituar me siper me solli ndermend nje koment tjeter te Bern Fisher-it. Ramiz Alia nuk lejoi qe te vendosej dita e vdekjes ne pllaken e varrit te EH, duke ushqyer idene qe njerez te tille si ai, kane vetem ditelindje dho jo date vdekje. Me keqardhje konstatohet(sic BF) se ne rastin e Shqiperise dhe EH, Ramiz Alia ka pasur te drejte.
Shqiperia vazhdon te hedhe capin nen hijen e rende te nje te vdekuri, pasojat e sundimit te tij do te vazhdojne te ndihen edhe per shume kohe. EH e largoi nga skena vdekshmeria njerezore, mosha e shtyre dhe semundja. Nuk u largua me dhune apo nga ndonje hero dhe akt heroik, si ne mitin grek te Perseut, qe i preu koken Meduzes.
Po te perdorim metaforikisht mitin ne fjale, shqiptaret e kane dhe e mbajne me kokefortesi Meduzen, akoma gjalle, ne teresine e qenesise se tyre.
Naiviteti, trushplarja, papergatitja kulturore dhe historike, mosnjohja, roberimi dhe izolimi fizik e mendor, injoranca ne pergjithesi, boshlleku qe krijoi kontrolli totalitar i Meduzes ne jeten e shqiptareve, etj, do te vazhdoje te mbreteroje akoma nder shqiptaret.
Cfare mungon eshte pikerisht akti i heroit, Perseut, qe i preu koken Meduzes. Po te kishim nje Meduze me koke te prere dhe nje hero perbri kesaj koke, miresjellja “per te mos e shprishe koken e perbindeshit”, nuk do te shihej si problematike, do te ishte nje akt i mirekuptuar karshi nje te vdekuri, qe pritet te dekompozohet, te shperbehet, te kthehet ne hicgje.
Mire more zoterinj studiues dhe intelektuale te sofistikuar, a nuk e kuptoni se pavaresisht nga gjitheshka edhe juve me keto shkrime e komente jepni kontributin tuaj te pazevendsueshem per ta mbajtur gjalle e perqark ne mos Meduzen vete, imazhin virtual, zerin virtual dhe gjithecka qe ne fakt mund te harrohej me kollaj, po te mos prodhoheshin studime te tilla vazhdimisht? A nuk ka sfera te tjera, fusha te tjera ku gjithe duke shpalosur mprehtesine dhe inteligjencen tuaj te jepni nje kontribut me pozitiv, sesa mbajtja gjalle e kujtimeve horror. Eh mire, ndonje nga ju mund te thote se po harruam te kaluaren ajo rrezikon te perseritet etj.etj. Edhe mund te jete keshtu, po duke mos e harruar te kaluaren ne vazhdojme te jetojme ne te dhe mbajme gjalle, dicka qe jo vetem ka vdekur me kohe, por edhe koha e natyrshme per t’i bere autopsine ka kaluar. Kjo ngjan me shume me nje egzumim te nxitur nga nostalgjia qe keshtu e maskojme si deshire per “kerkim shkencor”. Nejse, nuk desha te prish festen, vetem desha te ve ne dukje ate qe mendoj rreth ketyre temave, qe edhe sikur te jene te drejta ne konstatimet e tyre, jane po aq te dobishme sa zbulimi i ilacit per semundjen qe tashme e ka vdekur te semurin dhe nuk ka gjasa te perseritet me sepse virusi eshte zhdukur bashke me te virusuarin.
Komenti yt më solli ndër mend tre aforizma:
1. Moskuptimi i së tashmes rritet fatalisht nga mosnjohja e së kaluarës. Marc Bloch
2. Kujtimi është një mënyrë për t’u takuar. Kahlil Gibran
3. Në qoftë se nuk kujtojmë, nuk mund të kuptojmë. Edward Morgan Forster
Shkruan:
Unë kam përshtypjen e kundërt: që studime të tilla mungojnë. Të lutem, ma ilustro pak ndajfoljen “vazhdimisht.”
Pershtypjet jane relative dhe nese juve mund t’ju duket qe studime te tilla mungojne, mua me duket se ka me shume se c’duhen. Gjithashtu pershtypjet percaktohen edhe nga interesat profesionale dhe/ose personale. Ne kete kuptim dicka qe per ju mund te jete e pamjaftueshme, per mua del e tepron.
E kam perdorur ndajfoljen “vazhdimisht”, pa iu referuar ekskluzivisht vetem ketij blogu, ne kuptimin qe here pas here, qe jo domosdoshmerisht do te thote “shpesh”, paraqiten studime qe per mendimin tim (po e theksoj, per mendimin tim) nuk paraqesin ndonje interes te gjere, dhe sidomos jane pa ndonje dobi te vecante.
Ne kete kontekst, nje shembull tjeter (per te justifikuar perdorimin e ndajfoljes “vazhdimisht”), qe gjithsesi nuk e ka zanafillen nga ky blog, por qe rimerret nga ky blog, eshte studimi mbi kombetarizmin e Enverit, i Xhufit. Perseri, per mendimin tim, nuk shof tashme asnje dobi nga peshimi apo matja e kombetarizmit te Enverit. Ja na doli kombetarist i thekur, e pastaj, do t’ia ringreme monumentin ne mes te Tiranes e do t’u kerkojme falje familjareve, apo po nuk doli kombetarist aq i mire sa c’e pandeh Xhufi do te shkojme te zeme me shpulla ndonje nga pasardhesit e tij?
Qellimi i komentit tim te mesiperm ishte te shpreh opinionin se po vazhduam te disektojme te kaluaren deri ne intonacionin e zerit, fazat neper te cilat kaloi pamja dhe zeri i diktatorit, ne kohen qe na masakronte pa ia bere syri tert etj. etj topika te kesaj natyre, per Zone do te harrojme qe akoma kemi nje jete per te jetuar dhe kjo nuk eshte ne mykun e se kaluares, eshte thjesht ne diten tjeter qe vjen pas kesaj te sotmes.
Në fakt, esenë time unë e pata menduar si një kontribut – sado modest, sado të pjesshëm, sado të kufizuar – për historinë e totalitarizmit, jo historinë e Shqipërisë, as atë të Enverit. Dhe studime për natyrën e totalitarizmit shqiptar, në raport me modelet që ka pasur në rrjedhë të viteve, mua nuk më rezulton se i gjen në masën e duhur. Mundet që kjo të mos ketë ndonjë vlerë praktike, të menjëhershme – por nuk jam zotuar gjëkundi që të përftoj vlera praktike, të menjëhershme!
Nuk po dua ta zgjas me tani, por une nuk fola per “vlera praktike, te menjehershme”, fola per “interes te gjere dhe dobi te vecante”, dhe keto nuk jane te njevlershme. Xha Xha une nuk pretendoj qe gjykimi im eshte absolut, por nese doni ta hidhni poshte ate, te pakten referojuni me fjalet qe kam perdorur une, dmth ne kete rast do ta kisha kuptuar qarte, po te kishit thene “por nuk jam zotuar gjekundi qe te shkruaj esse qe paraqisin interes te gjere ose dobi te vecante”.
Unë thjesht desha të heq nga mendja, ose nga perspektiva e debatit, idenë se ti po më sulmoje frontalisht – por meqë ti nuk më le ta bëj këtë, atëherë po shtoj se unë e gjykoj esenë time me interes të gjerë dhe dobi të veçantë; gjë që nuk e them dot për ndërhyrjen tënde dhe aq më pak nga toni që ke përdorur aty. Me një fjalë, unë ty nuk të njoh, por mbështetur në sa ke shkruar këtu deri tani (çfarë edhe ta përfaqëson identitetin në sytë e mi), mund të them se ti nuk më pëlqen (I don’t like you). Dhe para se të fillosh të objektosh ndaj kësaj që po të them, hidhi një sy rregullit që kam vendosur mu në krye të fushëtekstit të komenteve: Komentet me përmbajtje negative, nga vizitorë të rinj në blog, nuk do të publikohen. Do të thuash që ty aq të bën: bukur. Nuk pretendoj ndryshe – por kije parasysh paralajmërimin, kur vjen të trokasësh për muhabet në derën time. Falemnderit.
Skarendesi,
edhe mua me bezdisin disa shkrime ne gazeta ku sillen ngjarje dhe personazhe te se shkuares me fryme nostalgjike dhe pa asnje lloj sensi kritik, por shkrimi i mesiperm nuk ishte i tille.
Te mos flasesh per te shkuaren e hidhur eshte si te fshihesh pas gishtit. Duhet te flasim sa me shume te jete e mundur, sepse vetem duke kujtuar ndergjegjesohemi. Kujtesa ne kete rast sherben si nje lloj katarsisi social.
Une e kuptoj qe nje pjese e shqiptareve sikletosen kur u kujton ato kohe, sepse i vret ndergjegjja. Do te donin qe disa gjera te mos kishin ndodhur, mundohen t’i fshijne ato nga kujtesa, duke kujtuar se ashtu e lehtesojne sadopak barren. Por ne fakt eshte e kunderta. Vetem kujtesa na ndihmon te perballemi me djajte qe ndryjme ne shpirt e te çlirohemi prej tyre.
Flm Pishak.
Aforizma qe me vjen mua nder mend eshte qe: “Cdo aforizem (proverb, maksime) eshte po aq e mire sa e kunderta e vet” (Populli)
1. Qingji i mire pi dy nena – – – – – Po nuk qau femija nuk i japin te pije.
2. Me mire vone se kurre – – – – – Kur vine mente s’i hane as qente.
Gjithashtu nje kerkim fare i shkurter ne Internet jep:
1. E kaluara eshte e vetmja gje e VDEKUR qe vjen ere te mire (C. Thomas)
2. Ju nuk mund ta planifikoni kurre te ardhmen sipas (by) te kaluares. (Burke).
Sic e sheh, dhe sic dihet zgjedhja e aforizmave eshte nje ceshtje konvenience.
Mirë atëherë, po ta them me fjalët e mia. Po nuk e kuptuam të kaluarën tonë, do ta kemi të vështirë ndërtimin e një të ardhme të denjë.
Mendoj se studime e përsiatje si të mësipërmet, përkundrazi, duhen mirëpritur e nxitur.
Ne rregull atehere, secili mendimin e tij…..