laj I. palaví f. “fjalë të ndyra; qelb” palavój “ndyj gojën, flas palavi”; palavós “fëlliq, ndyj”, palavós “fëlliqash, i ndyrë”. Spiegimin e Miklosichit AF II 443 e të G. Meyerit f. 237, AS IV 79 nga lat. lavare e pëlqen Meyer‑Lübke Gr Gr I2 1050, Puşcariu EW 952, Weigandi 45, Tagliavini 175. Përkundrazi Pederseni (Rom. Jber. IX I 211, 215) e afron, si refleks të një baze *lau‑, *lou‑, me gr. λούω “laj; i bëj banjë”, arm. loganam “lahem, bëj banjë”. Prej një lat. *experlavare spiegon Meyeri shplaj rum. spăla (sh. shplaj), sh. dhe latyrë.
Del që te Buzuku (XVII, Psalm 50, 4) E mā fort muo më laj ṇ së këqiashit së mīsh “Amplius lava me ab iniquitate mea”. – Nuk mund të rrjedhë nga lat. lavare. Foljet latine më ‑are kanë dhënë rregullisht reflekse më ‑oj; kështu lavare do të kish përfunduar në *loj, nëpër *lëvonj *lëonj. Fjala shqipe bashkon poato dy kuptime, “laj” e “lahem, bëj banjë” (lahem) si fjalët përgjegjëse të armenishtes, greqishtes e latinishtes. Peshku lahet është “peshku rrahet (për bashkimin seksual të peshqve)”. – Sh. dhe laj II.
laj II. “paguaj”, laj borxhin; laj punëtorin. Jokli Studien 44v. e ndan nga laj “pastroj” dhe si një *lau‑ni̯o, e afron me lat. luo “paguaj, laj dënimin”, gr. λύω “zgjidh, liroj, paguaj” λύτρον “shpërblesë”, gjerm. e lartë e vj. lôsan “me shpërblye, me lirue me të holla, me pague për diçka” etj., brenda shqipes me përlaj “rrëmbej krejt; e fshij, s’lë gjë për be” e me blej. Etimologji e miratuar te Walde-Pokorny II 407, Walde‑Hofmann I 834, Pokorny I 681, Hofmann GEW 185, po jo te Weigandi 45.
Është një me laj I, me përdorim të figurshëm në mbarë gjuhën. Pagimi i borxhit në shqipen si në shumë gjuhë shprehet me “laj”, “pastroj”; khs. qërojmë hesapet; u lamë bashkë “lamë hesapet e s’i kemi më borxh shoqishoqit”, me ballë të lara “pa borxhe”; rum. M’am spălat de datorie, arom. mi la˘ı di borgie.
Edhe përlaj nuk është tjetër veçse një kompozit i laj “pastroj”. Kuptimet “rrëmbej krejt; e fshij, s’lë gjë për be” (të tjera përdorime te Lambertzi 150) janë të gjitha të figurshme, dalë nga “laj”. Khs. e fshiu gjellën “e hangri krejt”, it. far piazza pulita, gjerm. reinen Tisch machen.