kërcú kërcû m. “cung, kërçep, rrënjë e drurit nxjerrë nga dheu”. G. Meyeri 189 kërcú e bashkon përbrenda shqipes me kërc (te Rossi) “kërcu, kërçep”, kërcí (i këmbës) e kërcyell kërcéll (i bimës), dhe të gjitha i bie të ardhura nga një sll. krč‑ që ruhet në çek. krč “kërçep, cung” skr. krčiti “me rrahue”, prej nga ai nxjerr dhe gr. e re κουτσός “i çalë” bashkë me κούτσουρον “cung”. Në NS II 97vv., AS IV 72v. e V 89 spiegimin e tij për fjalën greke e tërheq, duke e çuar κουτσός te κοψός “i prerë”. Etimologjinë sllave e pranon për kërcu dhe Seliščevi 158.
Fjalë e gjuhës mbarë, që del sëpari te Budi (SC 321): e të zī posikūr thëngjillī i shqimbunë, ō kërcunī djegunë ndë rrahat. Përdoret dhe metaforikisht, si substantiv i adjektivuar, me kuptimin “(njeri) i mjerë”, fem. kërcunë kërcurë “e mjerë; grua e ve”, kërcura unë “mjerë unë”, pas Lambertzit (f. 89) “nëna birvdekur, motra vëllavdekur; krahasim me kërcurin e thatë, sidomos në vajet popullore”. Nga ky përdorim i fjalës ka rrjedhur dhe kërcunár “i mjerë, i shkretë” që ka Junku me Bashkimin. Një deminutiv me -uq është kërcuq “kërcu i vogël”, fjalë që edhe kjo përdoret figurshëm për një njeri të mjerë e të shkretë, fem. kërcuqe. – Para G. Meyerit edhe Kamarda (II 162v.) e afroi kërcu-në me kërcí, si dhe me kërcë-n, po krahasimi i mëtejmë (me gr. καρδία “zemër”) as nuk diskutohet.
Nga format e G. Meyerit, kërc-i i Rossit është i dyshimtë, kërci kërsi e kërcyell kërcéll mund të kenë lidhje me kërcu; e para paraqitet si zgjerimi i një baze kërc- me -î -in, e dyta me -ell diftonguar në -yell, sh. për këto Xhuvani-Çabej 48v., 34. Etimologjia sllave mbetet fort e dyshimtë; forma e fjalës shqipe dhe farefisnia që duket të ketë me kërcí kërsí e kërcéll kërcyell dëshmojnë më fort për një gurrë autoktone. Morfologjikisht nga forma e shquar e nga shumësi i emrit (kërcuni kërcuri, kërcuna kërcura, kërcunj) shihet se ky është një temë nazale (ose një zgjerim sufiksal) kërcun. Prej kësaj forme të shqipes së vjetër, me vokal oral + n para se të zhvillohej në vokal nazal, rrjedh rum. crăciun “kërshëndelle”, e cila ruan atë formë, sh. SCL XII 3 (1961) 313vv. Kjo festë te Shqiptarët, te Rumunët, te Sllavët jugorë si dhe gjetkë e ka marrë emrin nga buzmi o kërcuri që ndizet atë natë feste në vatër: shq. nata e buzmit (sh. buzm), rum. crăciun; për serbokroatishten plot shembuj te E. Schneeweis, Die Weihnachtsbräuche der Serbokroaten passim. Khs. përgjithësisht edhe Meringer IF 16, 154vv. Me këtë bien gjithë spiegimet e gjertanishme të fjalës rumune, qoftë prej latinishtes (crastinum, creationem, calationem, Christi ieiunium), qoftë nga sllavishtja, përmbledhur sëfundi te Rosetti (Mélanges 324vv.) e te Vasmeri REW I 633. Përkundrazi, kraçun “kërshëndelle” e gjuhëve sllave buron prej shqipes nëpërmjet rumanishtes.
Etimologjia më lart ndryshon nga të tjerat – më parë, ngaqë Çabej hedh poshtë disa nga etimologjitë e propozuara për kërcu, por nuk sugjeron ndonjë zgjidhje të vetën – duke u mjaftuar me vërejtjen se duhet të jetë fjalë vendi; dhe më pas, sepse aty tregohet sesi kërcu nga shqipja ka shtegtuar në rumanishten, për të shënjuar një festë të rëndësishme, si Kërshëndellat.
Pra, një fjalë shqipe, ajo vetë sipas autorit ende e pasqaruar etimologjikisht, arrin megjithatë të sqarojë një fjalë kyçe të rumanishtes, dhe njëkohësisht të hedhë dritë mbi marrëdhëniet e lashta mes shqipes dhe rumanishtes; të lashta, sidomos ngaqë rumanishtja, e cila përndryshe afron më shumë me toskërishten sesa me gegërishten, e ka marrë fjalën shqipe në trajtën e saj të parotacizuar, pra si kërcun.
Për këtë etimologji të rumanishtes, Çabej mbështetet në një të dhënë etnografike – ose tek mënyra si festohet nata e Kërshëndellave në disa popuj të Ballkanit, duke ndezur një kërcu në vatër. Ironia këtu, nëse mund të shprehem kështu, është se shqipja vetë e quan ceremoninë me një emër tjetër, gjithnjë të lidhur kuptimisht me kërcurin: nata e buzmit.
Shoh te një autor më i vonë, si Oreli, që ai i kthehet etimologjisë sllave të fjalës, të cilën e përmend edhe Çabej, por pastaj nuk e pranon – kam përshtypjen, por nuk e kam verifikuar, që kjo rrënjë e sllavishtes, krč-, me kuptimin “me rrahue” del edhe në ndonjë toponim të Shqipërisë, si Kërçovë. Megjithatë, po ta kish marrë shqipja fjalën kërcu nga sllavishtja, atëherë etimologjia rumune do të bëhej shumë e pagjasë, pse rumanishtja nuk duket të ketë marrë huazime sllave nga shqipja.
Në një kuptim, është etimologjia e fjalës rumune, që të bën të mendosh për vjetërsinë e fjalës në shqipe. Këtu ka doemos një farë cirkulariteti në argument, të cilit Çabej megjithatë i është ruajtur por pa e shmangur dot krejt; aq më tepër që ky vëren edhe si një nga fjalët sllavishte sot për Kërshëndellat, kraçun, është marrë nga rumanishtja. Mes dy cirkulariteteve, atij në argument dhe atij të supozuar në etimologji (rrënja sllave krč- dha kërcu në shqipe dhe pastaj kjo dha crăciun në rumanishte që përfundoi si kraçun në gjuhët sllave duke e mbyllur rrethin), do të preferoja gjithnjë të parin.
Pak i sforcuar cirkulariteti në etimologji, në fakt. Një pjesë e madhe e emrave të gjinise neutrale të rumanishtes mbarojne pikërisht me vokal oral + bashkëtingellore, dua të them, kjo lloj mbarese është më se normale për temat e emrave neutralë. Rrjedhimisht, rumanishtja mundet fare mire ta ketë huazuar rrënjën ‘krč’ pra ‘kërc’ nga gjuhet sllave, dhe më vonë t’ia ketë nënshtruar sistemit të saj te transformimit fonetik, pa pasur nevojë të huazonte temën e tërë të ‘kërcunit’ shqiptar.
Tepër intriguese metoda investigative qe ndjek Cabeji. Cirkulariteti në argument mbetet, kujtoj cudinë time kur dëgjova në venetisht ‘pirun’. Jam pataksur në ate rast, aq sa desh rashë nga karrega, dhe edhe në atë rast, si pjesërisht tani, mendja më shkoi te komponentja e vetme e panjohur e këtij mozaiku, substrati i supozuar ilir.
Etimologjia mbetet nje nga fushat spekulative, por duke konsideruar peshen e mendimit te Cabejt, pozicioni i tij ne lidhje me origjinen e fjales kercu eshte me i miri i mundeshem.
Fjalori etimologjik rumun i permend te gjitha variantet e mundeshme, perfshire edhe mundesine te nje origjine sllave te fjales. Megjithate argumenton se origjina sllave e fjales duke u bazuar ne periudhen e kontaktit, forma dhe kuptimi i fjales rumune qe mendohet te kete derivuar nga sllavishtja, e bene te pamundur nga pikpamja linguistikes historike,
Nje studiues rumun Sorin Paliga mendon se Krishtlindjet(si fjale dhe event) ne rumanisht kane nje origjine shume te vjeter, dako-thrake, pertej ne kohe, ne periudhen pagane qe lidhet me festimet e solsticit dimeror(21 dhjetor) nder paganet, periudhe ku ndizeshin zjarre te medhenj festive. Sipas tij, kuptimi fillestar eshte i lidhur me fjalen shqipe kercu(nj), dru, dege pemesh te prera per te krijuar zjarret qe lajmeronin hyrjen e dimrit. Kjo tregon lidhjen, (kontaktin) e lashte midis te pareve te shqiptareve me boten dako-thrake. Sipas ketij versioni origjina e fjales eshte e vjeter, i perket periudhe pagane, shume me heret se kontaktet me sllavet.
Kjo lidhet edhe me nje shpjegim tjeter: perse kristianet zgjodhen fundin e dhjetorit per te festuar Krishtlindjet? Solstici dimeror ishte nje nga festat me te medha pagane dhe qe festohej me zjarre te medha. Kristianet kerkonin te sfidonin kete ritual, duke prezantuar, futur nje feste kristiane, e cila do te zevendesonte me kalimin e kohes festimet pagane. Nderkohe mendohet qe Jezusi, nuk ka lindur ne dhjetor, por diku nga peridha e pranveres(ose fillimit te stines se veres).
Ideja qe nje pjese e fjaleve te shqipes kane ndjekur nje rruge te tyre prej nje origjine me te lashte indo-europiane(indo-gjermane), ndoshta proto indo-europiane-gjermane(sanskrite) nuk duhet lene menjane. Kjo per me shume, duke pare nje tendence te ekzagjeruar qe shumicen e fjaleve t’i shohim te prejardhura nga latinishtja apo greqishtja, kur dihet qe protoshqipja ka qendruar me keto dy gjuhe si mes motrash, per te mos e ekzagjeruar si e ema me te bijat ne disa(apo shume) raste. 🙂
Nje origjine qe mund te diskutohet si nje zhvillim ndoshta me i pavarur eshte edhe ai i fjales keshtjelle, duke konsideruar rrenjen proto indo-europiane te saj, apo lidhjen me sanskrite, te huazuar me vone ne latinisht apo greqisht.
Me bere kurioz per Paligen. Mesa kuptova nga fjalori i tij online, ai e perdor shqipen si instrument per te hequr sllavizma e maxharizma nga rumanishtja si dhe per te krijuar forma te vjetra te dako-trakishtes. Meqe ne parim e pranon iliresine e shqipes, atehere te gjitha fjalet shqipe ne rumanisht i nxjerr rumanizma ne shqip, ndersa ato pre-IE( mal,gur,moshe etj) si fond i perbashket. I nxjerr rumanizma, meqe iliresia e shqipes dhe format qe krijon ai ne dako.- trakishte, i bejne ato fjale dako-trake qe rrjedhimisht kane kaluar nga rumanishtja (vijuese e dako-trakishtes per ato qindra fjale) ne shqip (besnike e ilirishtes).
Ajo qe ti quan ideja e kalimit te fjaleve nga indoeuropianishtja ne shqip, jo vetem qe nuk duhet lene menjane, por duhet te jete zanafilla e kerkimit.
Keshtu tek rasti yne, gurra e supozuar vendore duhet ndjekur deri tek lumi i nendheshem indoeuropian. Nqs mendohet se ka nje fjale indoeuropiane, e cila ka dhene fjale si ne sllavisht, si ne shqip, duhet krijuar edhe forma e hershme, ne menyre qe specialistet e indoeuropianishtes te gjykojne nese qendron ose jo.
Ideja eshte e vjeter, e ndesh ne shumicen e gjurmimeve etimologjike te linguistikes historike kryesisht gjermanofolese.
Por propenenti shqiptar me i spikatur, pervec besoj Cabejt, eshte pater Ambroz Marlaskaj, i cili ka qene bashkekohes i vete Cabejt, por shume me i mocem se ai. Per kohen kur hulumtoi idene ne fjale, mendoj se ishte nje pioner etimolog nder shqiptare persa i perket metodologjise qe duhet ndjekur..
Interesante eshte se te dy, Cabej dhe Marlaskaj, ishin formuar nen influencen e kultures gjermanike. Marlaskaj ka edhe nje studim “Mbi ortografine e sotshme”(1921) ku shpalos me vendosmeri kete veshtrim krenar prej eruditi, njohesi te potencialit shpjegues historik qe paraqet origjina e lashte e fjaleve te shqipes akoma ne perdorim. I detyruar te lere Atdheun, ai punoi si pedogog universitar kryesisht ne Rome, por edhe duke dhene leksione ne universitete te tjera europiane.
Nje gje nuk kuptoj, skr. eshte per sanskritisht, besoj se duhet pare rrenja e supozuar indoeuropiane, e cila nuk ka asnje gjase qe te jete ‘krc’, te pakten mesa kam pare nuk ka absolutisht asnje rrenje me 3 bashketingellore.
Gjetja e kesaj rrenje indoeuropiane do vinte ne loje historine fonetike te shqipes (aq sa njihet) e nqs nga rrenja nuk del dot forma ‘kercun’, atehere padyshim qe eshte huazim sllav. Nqs nga rrenja indoeuropiane duke ndjekur ligjet e kalimit nga indoeuropianishtja ne shqip, kemi ‘kercun’, atehere padyshim vlen cràciun e kraçun.
Ne kete shpjegim mungon rrenja e supozuar indoeuropiane, rrenje qe me siguri eshte propozuar persa kohe qe ekzistojne te pakten ne dy gjuhe.
Cabej ketu sheh qe ka diçka qe nuk shkon duke u nisur nga lidhjet me rumanishten, sot qe ekziston interneti ndokush mund t’i futet punes e te gjeje formen e supozuar indoeuropiane, keshtu te konfirmoje ose hedhe poshte dyshimin e Cabejt.
skr. është për “serbokroatisht”.
Epo atehere nqs eshte vetem ne gjuhet sllave, pa familjare ne gjuhet e tjera indoeuropiane, i bie te jete huazim. Huazimin, besoj, e perjashton vetem prejardhja nga nje forme e supozuar indoeuropiane, sepse njohjet ne raportet shqiptaro-rumune jane ne faze me spekullative sesa vete format e indoeuropianishtes.
Rrenja proto indoeuropiane eshte “ker-” qe perkthehet “perkul(ur), kthej(i kthyer), i shtrember(shtremberoj)
Kercu i shtrember. 🙂
Po te jete rrenja ker- do ishte shume e lehte edhe per amatoret. Ishe qe ishte e perktheje kerrus, i/e kerrusur 🙂
Prandaj dy mendje(ose shume) jane me mire se nje. 🙂
Shpesh here nuk e dime qe te tjeret kane punuar shume per ne, vetem te na ushqejne informacionin te goja(si femijes kuarje).
Ne fjaloret etimologjike, shqipja eshte nje nga referencat kryesore per te hulumtuar PIE, SKRT dhe evoluimin e fjaleve.
I kthyer dhe i kerrusur punojne mire per njeri-tjetrin, por perqasimi me rrenjen ngjan perfekt me kete te dyten. 🙂
Perqasja e ketille eshte tipike per etimologjine popullore, prandaj ikona. Larg qofte te jete kaq e lehte te gjesh etimologjine e fjales kerrus 🙂
Ditto!
Por “ker-” eshte rrenja per kuptimet qe solla prej PIE(SKRT), pavarsisht lojrave me fjalet(kercu i shtrember) qe u shkembyen.
Spekullimet ne etimologji jane pjese e profesionit. Qe ne thelb, i kthen shpesh here studiuesit te bejne “an educated guess” rreth etimologjise te fjaleve.
Ne jemi deshmitare te kuptimeve dhe origjinave te ndryshme(ekstremisht) te fjaleve te propozuar nga akademike; opinionet e tyre sado te edukuara na cojne ne drejtime kaq te papuqura.
Këtë shtjellim Çabej e zgjeron më tej në një artikull të shkurtër me titull “Rumanisht craciun ‘kërshëndella’, botuar në fillim te viteve ’60 në Rumani, ku ndalet me gjatë në argumentat e tij. Nuk e kam tani ketu, por mund ta gjej.
Punë interesante dhe e madhe por, e mbetur thjeshtë në nivel krahasues pra, një etimologji transversale e fjalës, në këtë rast, “kërcu”. Nuk mundet që etimologjia të eci më vertikalisht, d.m.th.: A mundet ajo të motivojë fjalën e përdorur, ciladoqoftë ajo fjalë?… që do të thotë se, a mundet studimi shkencor të na tregojë se, përse fjala “kërcu” është emërtuar e tillë dhe, përse ajo mban atë kuptim që ka e për të cilin kjo fjalë përdoret?!