Qëkur kam ikur nga Shqipëria, e kam menduar shqipen, veç të tjerash, edhe si një zhargon timin të pazbërthyeshëm, armë sekrete, dogançen time private si qytetar i botës, por edhe mënyrë për të koduar ligjërimin tim badjava, pa pasur nevojë për ndonjë kod të posaçëm.
Ndërkohë, i ndodhur përballë një të huaji, ose Tjetrit, kurrë nuk kam pretenduar që ai të flasë gjuhën time; por gjithnjë kam dashur t’ia flas unë gjuhën, qoftë edhe me kusht që ta mësoja nga e para.
Madje edhe në Itali, në mes të arbëreshëve, kam qenë gati të mësoj pak arbërishte, dhe mezi i kam pranuar, jo pa një farë xhelozie naive, përpjekjet e tyre, shpesh të arrira, për të folur shqipen time.
Kjo histori i ka rrënjët thellë në fëmini, kur mësoja tironçen në rrugë; sepse t’ia mësosh gjuhën Tjetrit, do të thotë jo vetëm t’i afrohesh dhe të ndash me të eksperiencat, por edhe të largohesh prej tij duke i mbajtur disa eksperienca të tuat të pandashme; dhe një pjesë tënden të fshehtë prej syve dhe veshëve të tij.
Kam ndeshur në jetë, që herët, me të huaj që flisnin shqip – kryesisht gra të huaja të martuara në Shqipëri; me një të folur plot theksa, shtrembërime dhe mangësi; gati si prej fëmije. E tyrja ishte një shqipe për të mbijetuar, dhe krejt e pikëllueshme në gjymtimin e saj.
Dhe me kohë më është krijuar, pa çka se gjysmë e pavetëdijshme, bindja se shqipen nuk mund ta mësojë njeri; çka do të thotë se ata që e kanë mësuar dhe e flasin janë mbinjerëz.
Në vitin 1989 njoha rastësisht një poliglot, belgun Johann Vandewalle, që kish mësuar edhe shqipen, krahas nja 20 gjuhëve të tjera që dinte; dhe që e fliste me saktësinë e një roboti të katapultuar nga e ardhmja.
Por shqipja e Vandewalle-s veç ma konfirmonte dyshimin se duhej të ishe një farë gjeniu, për ta folur.
(Plot të tjerë, në rininë time, do ta kishin identifikuar sakaq të huajin shqipfolës si spiun.)
Edhe përvoja si lektor i shqipes në Institutin Oriental të Napolit më bindi për vështirësitë e pakapërcyeshme të gjuhës sime; sidomos kur shihja ç’hiqnin italianët, mes tyre shumica arbëreshë, për të mësuar kompleksitetet e nyjës shqipe të parme e të pasme, trajtave të shkurtra dhe ndërthurjes së gjinores me rrjedhoren.
Thonë se gjatë Luftës II Botërore amerikanët përdorën folës të gjuhës Navajo, të bindur se gjermanët dhe japonezët nuk do të mund ta deshifronin këtë kod natyror, që fare pak vetë e zotëronin. Kjo më kujtohet sa herë flas me ndonjë shqiptar tjetër mbarë e mbrapsht, kur gjendem në metro ose në ndonjë dyqan në NYC dhe nuk dua të më dëgjojë kush rastësisht.
Edhe pse sot në NYC ka shumë më tepër shqiptarë se indianë Navajo.
Gjithsesi, të gjitha këto m’u kujtuan, jo pa ironi, gjatë konferencës së fundit në Tiranë për nder të albanologut Wilfried Fiedler, kur takova një numër të madh të huajsh që e flisnin rrjedhshëm shqipen, mes të cilëve disa gjermanë dhe francezë (bisedova gjerë e gjatë, në shqip, me gjermanin Eckehard Pistrick dhe francezët Gilles de Rapper dhe Nathalie Clayer).
Kohët kanë ndryshuar, veçanërisht në krahasim me periudhën kur ne, shqipot, u drejtoheshim të gjithë të huajve në italishte.
Dhe, meqë flasim për fqinjët, më tregonte një shok, para pak ditësh, se të gjitha ambasadat e rëndësishme në Tiranë kanë personel diplomatik që e flet shqipen shkëlqyeshëm; me përjashtim, tha, të italianëve.
Kushedi italianët vijnë këtu me bindjen se nuk ka shqiptar që të mos ua flasë gjuhën, të paktën në zonën bregdetare; kushedi italianët vërtet nuk shquhen për aftësi të mësuari gjuhësh të huaja.
I njëjti shok më tregonte, ndërkohë, se në fakultetin e gjuhëve të huaja në Pekin, studentët e shqipes e kishin marrë këtë punë aq seriozisht, sa ta quanin njëri-tjetrin me emra shqiptarë: Drita, Shpend, Drini.
Dhe kushedi janë nga të paktët njerëz sot në botë, që i përdorin ende rishtas këta emra.
“… sot në NYC ka shumë më tepër shqiptarë se indianë Navajo.” – mund te ishte edhe titull perfekt i nje konference nderkombetare per pasojat socialkulturore te globalizimit sot.
XhXh: “I njëjti shok më tregonte, ndërkohë, se në fakultetin e gjuhëve të huaja në Pekin, studentët e shqipes e kishin marrë këtë punë aq seriozisht, sa ta quanin njëri-tjetrin me emra shqiptarë: Drita, Shpend, Drini.”
Thone qe bota eshte e vogel. Me ka qelluar qe te takoj prindin e nje kolegu kinez qe kishte studiuar/mesuar shqipen me pasionin e nje militanti dhe me tregonte per adoptimin e emrave shqip gjate mesimit te shqipes. Kur futeshin ne klase futeshin ne kostumin e karaktereve shqiptare, duke adaptuar emra shqiptare.
Kete ma kane konfirmuar edhe shqiptare/versniket e mi qe kane jetuar femijerine e tyre ne Kine ne fund te viteve 60-te, ku prinderit jepnin mesim shqip, apo te tjere sot, qe jetojne dhe pjeserisht japin mesim shqip ne Shangai apo Pekin.
Shqipja eshte tmerresisht e veshtire per ta, por per kembenguljen dhe durimin aziatik, kinez, nuk ka kala qe nuk merret, 🙂
Kjo gjeja e adaptimit te emrave lokale kur mesohet nje gjuhe e huaj praktikohet kudo mendoj dhe mesa kam dijeni, ne shume shkolla ku mesohen gjuhet e tjera. Rasti me i afert eshte i femijes tim, ku mesuesi qe ne diten e pare, i kerkoi nxenesve te adaptonin emra lokale. Femijet dialogojne mes vedit dhe mesuesit duke perdorur emra te tjere, tipike per gjuhen dhe vendin rreth te cilit mesojne.
Meqe jemi tek mesimi i gjuhes, zelli dhe praktika e mesuesit ne shume raste shkon deri atje, sa qe, qe diten e pare, mesuesi komunikon vetem ne gjuhen tjeter, duke ndjekur logjiken qe gjuha mesohet vecse natyralisht sic e mesojne te vegjelit prej prinderve apo ambjentit ku flitet gjuha. Bile edhe ne takim me prinder, si per here te pare, kur u mblodhem ne nje salle, mesuesi foli nga fillimi deri ne fund ne gjuhen qe po i mesonte femijeve, kuptohet duke xhestikuluar, perdorur dialogje te thjeshte (ne dyshe, ai dhe prindi, apo dy prinder qe perserisin si papagalle fjale qe edhe nuk i kuptonin fillimisht), perseritje dhe pak aktrim pasionant, etj. Prinderit dolen te kenaqur nga ky lloj rituali…
Nuk e imagjinoj se si mund te aplikohet kjo ne nje audience te huaj, psh kineze apo angleze, ku gjuhet jane ne te shumten analitike, me shume pak inklinime, ku zgjedhimi, lakimi, shtesat(para,prapa), nyjezimet, te shquarit, te pashquarit, dallimi gjinor jane teper te simplifikuara, pothuajse inekzistente. Dhe psh te mesohet nje gjuhe si shqipja, ne te shumten gjuhe sintetike sesa analitike…
Shqipja po te kodifikohet per spiunazh, psh perdorimi i dialekteve te renduara gege apo toske 🙂 mund te jete shume e sukseseshme… per te ruajtur sekretet apo mistifikimin/fshehtesine e te komunikuarit, nje lloj Navajo ne Europe.
Thone se disa prifterinj italiane qe kaluan nje pjese te mire te jetes ne Shqiperi, si Leonardo De Martino e Giuseppse Valentini, jo vetem e shkruanin, por edhe e flisnin shqipen pa u dalluar nga shqiptaret.
Une vete kam njohur vetem nje italian qe e fliste shqipen si shqiptar. Ishte nje deshmitar i Jehovait qe me trokiti nje dite ne dere. Kur mora vesh se ishte italian, e futa brenda dhe fola gjate me te, sepse me beri pershtypje shqipja e tij e persosur. Kishte vetem pese vjet ne Shqiperi dhe fliste madje edhe dialektet. Me tha se tashme nuk mendonte me ne italisht, por vetem ne shqip, madje edhe endrrat i shihte ne shqip.
Besoj se te gjitha gjuhet, kur mesohen ne moshe te rritur, nuk fliten kurre si gjuha e nenes.
Kur banoja ne Gjermani, nje miku im gjerman per te me ngushelluar per gjermanishten time shatra-patra me tha nje here se ai nuk kishte degjuar asnje te huaj ta fliste gjermanishten si gjermanet.
Duke u perpjekur per te qendruar ne teme, gjithmone me kane bere pershtypje rrefimet rreth legjendave urbane per njerezit qe flasin e zoterojne shume gjuhe, e qe nuk dallohen nga folesit native, vecanerisht kur vjen puna tek aksenti, nje aspekt gjykoj i rendesishem i prezantimit te vetes ne nje gjuhe tjeter.
Sic thashe per mua mbetet nje legjende urbane… Pavarsisht qe aftesite e njerezve ndryshojne dhe ka njerez qe njohin disa gjuhe, sidomos kur specializohen, psh ta zeme ne gjuhet latine, sllave, arabe, etj, afersia dhe barazimi i te zoteruarit te nje gjuhe me folesit native eshte jashte realitetit.
Sic edhe u permend, mosha eshte nje nga arsyet kryesore qe me te kaluar fillimisht pragun e pare te 6 vjeteve te pare, apo pragun e fundit 13-16 vjeteve(teenager, adoleshence e hereshme), e ben te pamundur per kedo qe te jete i padallueshem nga folesit native ne te foluren, sidomos persa i perket aksentit dhe “fluency-se” ne pergjithesi te nje gjuhe tjeter.
Nderkohe qe mund te flitet pa gabime, apo vetem me nje minimum gabimesh gramatikore, sintaksore, etj (a great degree of fluency), sidomos aksenti do te mbetet, sado i lehte, aq me teper kur tranziton nga nje gjuhe ne tjetren.
Ka shume arsye per kete, qe jane te natyres kryesisht neurobiologjike, fonetike, pjese e kompleksitetit te artikuluarit, ku futet truri(perceptimi dhe dekodifikimi, dekonstruksioni, konstruksioni qe i bejme fonemave) dhe morfo-fonetika rezultat kryesisht i organit fizik, asamblit mekanik te nderlikuar te te folurit, ku futen buzet, gjuha(goja ne teresi), gryka, laringu(kutia zanore), kordat zanore, etj.
Ne kohen e izolimit, ne kete aspekt ishte e pamundur te ballafaqoje e te krahasoje veten ne lidhje me zoterimin e gjuheve, sepse te mungonte “pasqyra” morfofonetike, kontakti me boten dhe ndoshta mjeti me i thjeshte per te ridegjuar veten te incizuar ne manjetofon pavarisht kualitetit te incizimit(eshte e pamundur te dalesh nga vetja, per te degjuar veten pa paisje incizimi), per te pare dhe dalluar se sa ndryshe dhe si tingellon vetja, kur gjuhen nuk e meson sic mund te jepej mundesia te mesoje gjuhen ne nje ambjent natyral te asaj gjuhe ne nje moshe te mitur.
Teme interesante…
Neper Europe nje gje me ka bere gjithmone pershtypje:
Kam takuar shpesh emigrante te rritur shqiptare, qe pas disa vitesh emigracion, jo vetem qe nuk kane arritur te mesojne mire gjuhen e vendit, por nderkohe kane filluar te harrojne e te prishin edhe shqipen. Te njejten gje kam vene re dikur ne Shqiperi me disa grekofone shqiptare, qe nuk e flisnin mire as greqishten e as shqipen, e nuk e kam fjalen ketu per aksentin. E kam pyetur gjithmone veten: si ka mundesi te mbetet njeriu ne nje limb te tille, pa nje gjuhe te vertete? E tmerrshme!
Nuk me duket asnjelloj problemi te pasurit e aksentit ne te folurit e gjuhes se huaj; madje me vjen per te qeshur me rastet kur njerezit krenohen qe s’e kane ose paragjykojne ata qe e kane. Madje, mua me pelqen te degjoj foles me aksent te huaj, dhe jo vetem se brenda vetes nis loja e te kerkuarit me mend te gjuhes se memes, por sepse estetikisht dhe ideologjikisht me kenaq e me krijon larmine e nevojshme gjuhesore. Besoj se ne dekaden e fundit me eshte bere gjendje e natyrshme e qenies, sepse nuk kam asnje koleg qe te flase gjuhen e vendit pa aksent te huaj. Mbetet e rendesishme qe aksenti te mos behet pengese ne komunikim. Po keshtu gjykoj edhe per te huajt qe flasin shqip. Por nese kam takuar shqiptare (te rritur) qe nuk dallohen kur flasin nje gjuhe te huaj te mesuar vone (dhe s’jam vec une qe mendoj keshtu), nuk kam takuar kurre te huaj qe te flasin shqipen pa aksent. Dhe kam takuar shume te tille. Une personalisht nuk besoj ne njohje te barabarte te gjuhes se huaj me ate te nenes (kuptuar jo sic e dine shqipen vajzat e mia qe e kane mesuar nga nena, por pa jetuar ne Shqiperi).
Ndersa fakti i humbjes se pershpejtuar te shqipes prej nje pjese emigrantesh, eshte nje teme tjeter, dhe qe besoj do kerkonte nje studim nderdisiplinor. Cila kategori e humb e cfare lidhjesh me gjuhen, leximin, edukimin, si dhe cfare eksperiencash gjuhesore ka pasur ne te shkuaren… E kam vrare shpesh mendjen per kete, por nuk kam konkluduar asnjehere ne nje shpjegim qe te ma mbushe mendjen. Besoj se, vec te tjeresh, nje faktor i fuqishem qe duhet analizuar eshte dimensioni psikologjik i te thithurit te gjuhes se nenes dhe, edhe me shume, ai qe eshte perjetuar gjate te mesuarit te gjuhes se huaj. Keto dimensione jane shume me te veshtira per t’u studiuar dhe futur ne formulen perfundimtare, sesa sa vjet shkolle ka bere, sa e cfare librash ka lexuar, etj.
Ka një asimetri të pariparueshme në situatat e emigracionit. Emigranti mëson gjuhën e Tjetrit. Ky është drejtimi i identitetit gjuhësor. Drjetimi i kundert nuk funksionon.Tjetri nuk begenis fort, madje në shumicën e rasteve nuk begenis hiç, te mësojë gjuhën tënde. Vendasi është në shtëpi të vet, gjuha e tij është ‘shtëpia’ e tij. I ardhuri është në rastin më të mirë një mysafir në gjuhën vendase. Në rastin më të keq, ai është një pushtues.
Kjo asimetri identitare nuk ka ilaç përveçse kthimit në shtëpi të mërgimtarit. Por ‘rrugët’ e kthimit janë të ndryshme. Në rastin tonë, si shqiptarë, ‘shtëpia’ e madhe gjuhësore gjendet në tokën mëmë. Por në pamundësi të rivendosjes në Shqipëri, ‘shtëpia’ e gjuhës mund të rindërtohet me ‘mjete rrethanore’ edhe jashtë shtetit, duke u gjendur në komunitete të vogla shqipfolëse. Ajo mund të ndërtohet dhe online, në blog apo në forum shqiptarësh.
Rigjetja e ‘shtëpive’, apo vatrave, të tilla të gjuhës mëmë e lehtëson sadopak barrën e rëndë të asimetrisë.
Vendasi ne vendin prites e meson gjuhen e emigrantit jo sepse eshte mendjehapur apo idealist, apo i begenisshem. E meson vetem nese dhe kur i duhet per perfitime praktike te vetat, kur sasia e emigranteve pa gjuhen e vendit prites rritet aq shume, sa behet determinuese per sjelljet e vendasve dhe nuk mund te injorohet me. Nevojat ne tregun e punes e drejtojne mesimin masiv te gjuheve te huaja (rrallehere edhe derdhja e fuqishme e parave per ndertimin artificial te rendesise praktike te nje gjuhe, si ne rastin e aktivisteve te frankofonise). Ne rastin e shqiptareve, zakonisht ka aq pak ne raport me vendasit ne vendin prites, sa nuk ka inetres praktik per vendasit mesimi i shqipes. Ndaj arsyet per te mesuar shqipen jane krejt te tjera dhe mesimi behet nga kokrra te vecanta me inetresa te vecante, dhe jo nga grupe. Rast i kundert eshte ai i spanjishtes ne USA.
Vendasit s’kanë arsye pse ta mësojnë gjuhën e emigrantëve, në shumicën e rasteve. Por kjo vetëm sa e përforcon asimetrinë për të cilën po flisja.
Le të marrim për shembull ilustrues një situatë konkrete, sado që në këtë rast imagjinare: nje martese nderkulturore. Le te imagjinojme, po për arsye ilustruese, se kemi të bëjmë me një burrë amerikan që martohet me një grua shqiptare. Pas ceremonisë së martesës në Shqipëri, ku dhëndri ka ardhur të marrë nusen, gjasat janë që çifti do të vendosen në Amerike pasi atje kanë mundësi më të mira punësimi e karriere, mundësi më të mira për të ardhmen e fëmijëve e kështu me rradhë.
Gruaja shqiptare flet shumë mirë anglisht sepse kjo është gjuha globale dhe brezi i saj e ka studjuar në shkollë dhe e ka përvetësuar që herët. Amerikani, nga ana tjetër, fillon me zell mësimin e shqipes. Në fund të fundit kjo është gjuha e gruas me të cilën ai është i dashuruar, si edhe gjuha e njerëzve të saj të dashur. Por duke qenë se shqipja është vetvetiu një gjuhë e vështirë për t’u përvetësuar, ai nuk arrin të kapë shumë fjalë e gramatikë gjatë muajve të fejesës. Me zhvendosjen e çiftit në Amerikë ai ndalon tërësisht së mësuari shqip. Motivacioni për gjuhën e huaj i bie krejt: ata janë të rrethuar nga oqeani i anglishtes. Është shumë më konveniente të vazhdohen anglisht bisedat në shtëpi si pasojë llogjike, apo qoftë edhe për efekt inercie, pas shumë bisedave në anglisht që ndodhin gjatë tërë ditës në punë, në shoqëri, në TV etj.
Ndërkohë gruaja shqiptare nuk është se ka ndonjë vështirësi, në pamje të parë, që ta vazhdojë jetën në anglisht. Ajo fundja e flet rrjedhshëm gjuhën e Amerikës, paçka se me një lloj ‘Russian accent’ (në veshët e amerikanëve). Mirëpo, me kalimin e kohës, ajo vë re se jeta e saj e brendshme, jeta e mendjes, e ndërgjegjes dhe e nëndrgjegjes së saj sa vjen e varfërohet. Shumë fjale e shprehje shqipe pa fund ajo nuk i qarkullon dot në shtëpi apo në shoqëri. Filmat që ka parë në shqip është shumë e veshtirë që t’i ndajë (t’i rishohë, t’i diskutojë, të hedhë e të presë batuta) me bashkëshortin. Vargje nga Agolli apo Kadareja që dikur e zbavisnin dhe ia ëmbëlsonin momentin ajo sa vjen e nuk ka më dëshirë as ta vërë memorien në lëvizje për t’i ricikluar në mendje apo në bisedë e sipër. Kujt do t’ia thotë? Kush do t’i kuptojë e lëre më t’i çmojë? E nëse merr mundimin të bëjë punën dyfishe të një përkthimi të atypëratyshëm, literal, burri amerikan nuk kap dot referencat e shumta kulturore te ndërthurura në gjuhë.
Pra janë një mori gjërash të depozituara në oqeanin e shqipes të cilat personazhja jonë, do apo nuk do, do t’i lërë të fundosen në pavetëdije ose, ne rastin më të mirë, do t’i lërë të flenë në ndërgjegjen e saj të përgjumur shqip. Amerikani, nga ana tjeter, jeton, ha, fle, lumturohet ne anglisht. Gruaja i përshtatet atij, nga ana e gjuhës, prej vetë natyrës së emigrimit dhe prej vete statusit të anglishtes ne Amerikë e në botë.
Asimetri.
Po, Magus: sigurisht qe ka asimetri. Arsyeja themelore e saj nuk eshte veshtiresia e shqipes si gjuhe, as ndonje stigme e vecante ndaj nesh si milet, por panevoja e te huajit per ta folur shqipen,vec rastit kur ka interes te vecante pune ne Shqiperi, ose jeton ne Shqiperi. Perndryshe varferimi gjuhesor i shqipfolesve larg atdheut dhe ndjesia e mallit per te folur a degjuar shqip ndihet nga te gjithe. Ka plot shembuj burrash shqiptare martuar me te huaja (te huaj?) qe jetojne ne vendin e huaj, qe s’jane ndryshe nga ai i gruas me lart qe pershkruaje. Pabarazite gjinore edhe nese kane ndonje peshe, nuk jane kurrsesi percaktuese e shpjeguese te dukurise.
Magus, sikur e ke perthyer si shume realitetin e nje martese te tille. It’s a stretch. Duket sikur kjo vajza e supozuar shqiptare vjen e ngarkuar me nje bagazh etniko-kulturor aq te pasur sa qe eshte per ta pasur zili jo vetem bashkeshorti, por amerikanet ne pergjithesi. Atehere paska bere nje zgjidhje te nxituar. Sepse jo vetem qe e ka vene veten ne “disadvantage” kulturor duke mos qene ne gjendje te diskutoje per Kadarene dhe Agollin, apo kulturen e gjuhen shqipe, por bagazhi i saj do tretet, pa u trasheguar as edhe prej femijeve… 🙂
Ketu as qe ja vlen te diskutohet mesimi i gjuhes nga bashkeshorti. Femijeve te ciftit ndoshta per te kuptuar me shume te emen, prejardhjen e tyre, etj. do t’i sherbente te mesuarit e gjuhes, ne se e ema do te insistonte te fliste shqip me ta. Kurse per bashkeshortin varet nga pasioni qe ka per te mesuar per kulturat e tjera, sepse perderisa kane arritur ne ate pike sa te vendosin martese, kane gjetur aq territor te perbashket per te ulur kembekryq, apo si t’i pelqeje, per te ndare jetet e tyre te perditeshme.
Kam degjuar, sidomos ne gjinine femer, vajza shqiptare te shkolluara ne vende te huaja, qe zakonisht nuk preferojne meshkuj shqiptare per bashkeshorte. Sic duket ne kete tranzicion gjuhe, kulture, punesimi, emigrimi, meshkujt shqiptare mbeten me mbrapa se femrat dhe femrat shohin se nuk mund te krijojne nje bashkeshortesi me etnike shqiptare per te ruajtur me kete rast edhe memet. 🙂
Une kam pershtypjen qe edhe femijeve me prinder shqiptare, te pa aklimuar sic duket me kulturen dhe origjinen e prinderve, bota shqiptare i duket “a strange world”.
Imagjino nje te huaji qe t’i lindi pasioni per te mesuar shqipen apo rreth kultures shqiptare. Ka njerez me bote, te pakte, me gjeresi dhe interesa kulturore, qe shprehen ne nje fare mase te interesuar rreth shqiptareve, gjuhes apo kultures se tyre, por jo te gjithe jane ta zeme, Elsie apo Schmitt, etj.
Kontigjentet e emigrimit jane gjithmone te destinuar te tjetersohen ne shtetin ku shkojne, keshtu edhe bagazhi i memeve kulturore qe marrin me vete vdes ne harkun e jetes se tyre njerezore. Pak gje mbetet, trashegohet prej pasardhesve… Nje dite nostalgjike do te thone: Ah sa me ka marre malli per byrekun qe bente gjyshja apo mami! Po specat e mbushura apo bamjet me mish?!
Amerika eshte ne nje “path” te ri, ku spanjishtja per shkak te perqindjes te madhe te emigranteve spanjishtfoles po fiton territor dhe eshte mbizoteruese, sidomos ne qendrat e medha metropolitane, ku popullsira te tilla kane krijuar, zaptuar blloqe, siperfaqe qyteti, te tere rezidenciale, ku sidomos ne lagjet te varfera ka edhe nje lloj getizimi. Mundet qe ne nje te ardhme t’i behet konkurente serioze anglishtes qe megjithate sot eshte lingua franca globale.
Edhe kjo eshte asimetri, me duket.
Unë e përfytyrova femrën shqiptare të martuar jashtë shtetit me bagazh të pasur kulturor për shkak se doja të maksimalizoja efektin ilustrues. Por varfërimi i jetës së brendshme të personit, që vjen për shkak të emigrimit dhe asimetrisë gjuhësore, është universal dhe po aq real e dëmtues edhe për njerëzit me zhvillim kulturor mesatar; apo edhe për ata që si rregull lexojnë pak ose aspak në kohën e tyre të lirë.
Kur njeriu nuk ushqen dhe nuk kultivon gjuhën në të cilën ka lindur e është rritur sigurisht që ai ose ajo do të gjejë mjete dhe rezerva të tjera gjuhësore në gjuhën e destinacionit, pra në gjuhën e vendit ku ka shkuar. Edhe pse nga ana funksionale kjo ndihmon, pra ai ose ajo merren vesh dhe mund të jetojnë e të bëjnë përpara në gjuhë të huaj, përsa i takon identitetit dhe personalitetit mendoj se humbjet janë të mëdha. Unë mund të zëvendësoj kollaj në tru, si dhe kur flas me të huajt anglishtfolës, fjalën ‘zemër’ në shqip me fjalën ‘heart’ në anglisht. Madje gjuha angleze mund të më ofrojë tërë prakticitetin dhe fleksibilitetin e saj të hatashëm duke bërë kështu që të shprehem rrjedhshëm dhe lehtësisht për atë që dua të them, aty për aty, në moment. Mirëpo shumë asocacione të kujtimeve, nocioneve, dritëhijeve, proverbave shqipe që lidhen me fjalën ‘zemër’ në shqip, i gjithë bagazhi kuptimor e kulturor që përvoja e viteve të fëmijërisë dhe rinisë sjell me vete, mbetet, në pjesën më të madhe të tij, i paaktivizuar në ndërgjegjen time kur unë flas për ‘heart’ dhe jo për ‘zemër’. Shpresoj që ky shembull tejet i thjeshtë të ilustrojë sadopak varfërimin e pashmangshëm personal e shpirtëror që sjell zëvendësimi i gjuhëve. Mund ta kem edhe gabim, deri-diku, por kam bindjen që kjo që them është pjesërisht e drejtë.
Duke qenë se gjuha është pjesë themelore konstitutive e personalitetit, varfërimi gjuhësor në emigrim përbën një lloj ‘depersonalizimi’. Me siguri që nga ana praktike e jetës së përditshme ky fenomen nuk është aq keq sa ç’tingellon.
Magus: “Unë mund të zëvendësoj kollaj në tru, si dhe kur flas me të huajt anglishtfolës, fjalën ‘zemër’ në shqip me fjalën ‘heart’ në anglisht.”
Po buzeqesh, por me dashamiresi. Duke ruajtur dimensionin shqiptar te te shprehurit “zemer”, do te duhet vetem te gjesh vecse fjalen tjeter sinjifikante ne anglisht qe mban po ate peshe domethenese si edhe ne shqip: Honey or Sweetheart!
E di qe nuk mund te dale kaq natyrshem sa “zemer”, megjithese adresimi “zemer” edhe ne shqip ka inflacionet e veta.
“Mos ki merak zemer, ta ben shpirti ty, ashtu sic ta ka qejfi!” Por ne kete rast mund te jete kamarjerja qe po te pergatit ekspresin te Taivani.
Edhe ne Amerike, southeners, jugoret e perdorin fjalen honey, pa teklif dhe per kedo, edhe e alternojne me suger, sweetie, baby, darling, etj. Jam i sigurte qe “zemer” shqiptare nuk mund te transformohet thjesht ne “heart”, nuk ka perdorim.
Por “honey” ose “sweetheart” edhe mundet. 🙂
Ne pergjithesi “honey” kur perdoret ne intimitetin e dy personave qe jane afer, ka po ate peshe si “zemer” shqip. Depersonifikimi eshte i nje lloji tjeter, vecse ne te shprehurit ne nje gjuhe tjeter, qe po nuk e zoterove mire te del si nje shqipe “anglisht”.
Megjithate, mendoj se kur nje shqiptar do te perdori fjalen “honey” ose “sweetheart”, nje shqiptari tjeter do t’i duket nje perpjekje e pasukseshme, joekuivalente me te shprehurit shqiptar(ce), duke menduar se “zemer” tingellon me natyrshem.
Po ia the nje anglishtfolesi(e) natyral ndryshon puna, je ne rregull, je brenda asaj qe pritet. Yes sweetie, yes honey… Kaq dhe ke krijuar, ke rikonfirmuar lidhjen, ngrohtesine universale njerezore midis dy sinjifikanteve.
RM, ti ke shkruar: “Jam i sigurte qe “zemer” shqiptare nuk mund te transformohet thjesht ne “heart”, nuk ka perdorim.”
Në shembullin që dhashë nuk pata ndërmend kuptimin romantik të fjalës ‘zemër’, por një kuptim më të përgjithshëm të saj, si p.sh. kur themi “vendi im zë një vend të veçantë në zemrën time”. Patjetër që ky kuptim korrespondon me kuptimin e fjalës ‘heart’ në anglisht: “my country has a special place in my heart”.
Atehere duket sikur gjerat thjeshtezohen; une duke te keqkuptuar, i rashe gjate me tere ate persiatje.
Rasti qenka me i drejtperdrejte, fare thjeshte. Fjala korresponduese dhe perdorimi, shkembimi eshte i drejtperdrejte: zemer per “heart’, nuk kemi zgjidhje tjeter me duket.
Jemi te kushtezuar prej gjuhes, realitet i perditshem. Personalisht, me tingellon krejt natyrshem te perdor te dyja sipas rastit, ku flas shqip te them zemer, e kur flas anglisht ekuivalenten, “heart”.
Mua me ka rastisur te takoj dy te huaj, te cilet per nga menyra si e flisnin shqipen, te linin pa goje e pa mend. I pari jeton ne Tirane pas ’90- es dhe eshte grek, i martuar me minoritare. Ne fillim, kur e degjova mendova qe ishte nga Jugu, ne mos minoritar (madje as minoritaret, me perjashtim ata te qyteteve, nuk e flasin kaq mire). Shqipja e tij pervecse e rrjedhshme, gati rodhan, ishte nje shqipe pa gabime sintaksore dhe me zhargon te pasur. Me ka rastisur te takoj te huaj shqipfoles, por sado zoterues te mire te formave gramatikore dhe sinaksore te ishin, shqipja e tyre ngjante me “shqipe robotike”.
Ndersa rasti i dyte, eshte ceke e martuar me shqiptar, gjirokastrit qe jetojne ne Prage. Shqipja e saj nuk eshte sh e rrjedhshme (ne cilesine e nje native -speaker), por eshte kaq e pasur me dialektizma dhe elemente zhargoni, saqe fjaleformimet e saj ne shqip dhe kompozitat jane gati perrallore. Kuptohet qe bashkeshorti i saj eshte nje tutor per tu admiruar, por fale humorit te saj, shqipja e saj eshte e dashurueshme.
Meqë po shoh se shumë komentues shprehin kuriozitete mbi të huajt që flasin shqip, ja një shembull i ilustruar. Predikim nga Episkopi i Amantias, Nathanaili.