Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Arsim / Politikë

ANALFABETIZËM FUNKSIONAL

mashKëto ditë dëgjuam për një raport të Bankës Botërore, sipas të cilit 57% e 15-vjeçarëve në Shqipëri janë analfabetë funksionalë.

Për ata që mund të mos e dinë, analfabeti funksional është në gjendje lexojë mekanikisht, por jo të kuptojë çfarë ka lexuar.

Me fjalë të tjera, ky lloj analfabeti nuk arrin dot të përdorë, për të mirën e vet dhe të së tjerëve, teknologjinë e të shkruarit.

Lajmi shqetëson, aq më tepër që shkollarizimin masiv e kemi mbajtur gjithnjë si një nga arritjet e shënuara të regjimit të mëparshëm.

Një vend ku më shumë se gjysma e të rinjve janë analfabetë funksionalë është detyrimisht i dënuar të mbetet prapa, fare prapa në zhvillim – ekonomik, kulturor dhe qytetar.

Nuk e gjeta dot raportin e Bankës Botërore në Internet, por lajmin e kam parë të përcjellë nga shumë media dhe besoj se është raportuar saktë.

Nuk ma merr mendja që analfabetizmi funksional të jetë produkt i qeverisjes së PD-së; por është trashëguar, masivisht, nga periudha totalitare, kur shteti u mësonte të gjithëve shkrim e këndim, por nuk i kërkonte kujt të mendonte.

Në shifrat e raportit do të ketë ndikuar edhe fakti që pjesa më e madhe e shtimit të popullsisë (ose e 15-vjeçarëve të sotëm) vijnë nga zona rurale të prapambetura, të mbizotëruara nga format thjesht orale të komunikimit, dhe ku shkrim-leximi ende nuk ka zënë rrënjë si teknologji e përditshmërisë.

Megjithatë do të ishte vendi, në këto rrethana, për një reagim në mos nga qeveria, së paku nga MASH-i (“ministria e së nesërmes”), ku të reflektohej për këtë katrahurë, ose të hidhej poshtë raporti me të dhëna të tjera.

Përkundrazi, pashë që, në uebsajtin përkatës, MASH-i i kish mbërthyer brirët edhe një herë me opozitën, duke deklaruar se:

Sot zoti Rama lëshoi nga selia e tij mavi sulme të padëgjuara ndonjëherë, këtë radhë ndaj fëmijëve dhe të rinjve, duke u thënë që 57 përqind e tyre janë analfabetë.

Shqiptarët mund ta lexojnë vetë raportin që ai citon dhe të mësojnë të vërtetën. Ndryshe nga ideja imagjinare e zotit Rama, 98 përqind e shqiptarëve janë të shkolluar.

Deklarata ngatërron, që në paragrafin e parë, analfabetizmin funksional me analfabetizmin e thjeshtë – ose të mosditurit shkrim e këndim.

Lexojeni të gjithën, për të kuptuar se me çfarë merret ekzekutivi këtë periudhë në Tiranë: me yçkla propagandistike dhe baltosje bajate të opozitës.

Ndryshe nuk mund të shpjegohet prania, në një komunikatë zyrtare e frazave të tilla si kjo:

Kjo nuk është hera e vetme zoti Rama në mënyrë të paturpshme ka sulmuar të rinjtë.

(Gati-gati e përfytyroj zemëratën shpërthyese, në fytyrën e një zëdhënëseje nazike, teksa i lexon këto fjalë para kamerave.)

Në fakt, me ç’pashë në këtë faqe të PS-së, opozita e ka kuptuar mirë se për çfarë flitet.

Përkundrazi, me keqardhje më duhet të vërej se, së paku në këtë rast, është MASH-i (“ministria e së nesërmes”) që e ka lexuar, por nuk e ka kuptuar dot lajmin dhe përcjelljen e këtij lajmi nga opozita – duke u bërë pjesë e atij 57% të vajtueshëm.

Kaq – asnjë koment tjetër, asnjë reflektim, asnjë analizë, asnjë zotim për hetime të mëtejshme. Të thuash se raporti i Bankës Botërore u porosit ose u sajua nga opozita, për të dëmtuar perspektivat e PD-së në zgjedhjet e ardhshme.

MASH-in (“ministrinë e së nesërmes”) e shqetësoka më shumë përdorimi politik i raportit të Bankës Botërore nga opozita, sesa përmbajtja e raportit vetë.

Pa Komente

    1. Ndërsa mua, më duket këta (shqiptarët) janë një pjesë për “Shipëria po ndyshon” dhe pjesa tjetër, me thënë të drejtën më masive, për “#Rilindje” – ku rilindja s’është veçse një frazë boshe, për të mos thënë një moto dogmatike…

  1. “Nuk ma merr mendja që analfabetizmi funksional të jetë produkt i qeverisjes së PD-së; por është trashëguar, masivisht, nga periudha totalitare, kur shteti u mësonte të gjithëve shkrim e këndim, por nuk i kërkonte kujt të mendonte”.

    Nuk besoj se qendron edhe aq, ose te pakten nuk mund te thuhet pa bere studime statistikore mbi kete ceshtje. Aq me teper qe njerezit, edhe ata me nivelin me te ulet, jo vetem qe letrat e hapura apo fleterrufete i kishin si bicim ushqimi, por kishte nje stervitje ne rrang kombetar per letrat anonime. D.m.th te pakten mendonin per keq.

  2. Sistemi i komunizmit i arsimoi njerezit ne deget profesionale. ne kishim shume inxhiniere, Agronome, Tekstile, Industri ushqimore, etj. Tani arsimimi eshte i mbushur me Ekonomiste dhe Juriste, Filozofe dhe IT.
    PD ka pergjegjesine Kryesore sepse liberalizoi Universitetet pa kriter dhe hoqi noten mesatare d´si dhe shkaterroi Shkollat e mesme.

  3. Mua më ka bërë kurioz gjithmonë pse ne i themi arsim, dhe jo edukim, procesit te shkollimit. A mundet ta shpjegojë, ndonjëri që e di, origjinën e fjalës arsim. Për ironi vetëm edukim qe nuk ështe bërë ndonjëherë në shkollat shqiptare. Tani kësaj i shtohet edhe analfabetizmi funksional. Mrekulli!

  4. Xhaxhai beri mire qe e solli kete teme, dhe terhoqi vemendjen ne drejtimin qe duhet. Kjo teme ka riperkursione shume me domethenese per arsimin shqiptar.

    Nuk e di nese termi “alfabetizem funksional” perqafon sic duhet termin “literacy”, qe PISA si test vlereson dhe qe shkon pertej “alfabetizmit”, por prek thellesine e te kuptuarit, pervetsimin e lendeve qe mesohen ne shkolle dhe aplikimin e njohurive te fituara.

    “Alfabetizem funksional” ngjan si nje fare diagnostikimi mjekesor, ku termi semundja eshte”funksionale” te cliron nga ideja e nje semundje te keqe. Sic thone doktoret (sidomos ne Shqiperi): mos u merakos se problemi jot (i zemres) nuk eshte serioz eshte funksional, nje aritmi e thjeshte funksionale”. Por kjo semundje e arsimit shqiptar eshte kanceroze per kombin dhe zhvillimin e tij.

    PISA vlereson aftesite e studenteve per “te funksionuar” ne boten reale, mat se si studentet zbatojne, aplikojne njohurite e fituara ne jeten e perditeshme shkollore ne zgjidhjen e problemeve praktike, jetesore, me njohurite qe kane grumbulluar pergjate viteve shkollore ne lexim, matematike dhe shkence.

    Ky eshte nje problem i vjeter i shkolles masive shqiptare(me problematik tani edhe ne nivelit universitar masiv me perhapjen e arsimit universitar privat) :), sic me te drejte Xhaxhai ve ne dukje, dhe ministria e arsimit duhet ta adresoje seriozisht.

    Per nje prespektive dhe imazh me te qarte rreth problemit te “literacy-ise” ne Shqiperi dhe gjetke kam sjellur linkun e meposhtem.

    E pergezoj Xhaxhain per kete prurje, qe duhet te shkoje pertej politikes te momentit…

    http://nces.ed.gov/pubs2011/2011004.pdf

    http://nces.ed.gov/pubsearch/pubsinfo.asp?pubid=2011004

  5. Analfabet funksional jam edhe une kur kendoj epistullat e Tos Nanes.

    1. Mire e ke thene. Nje gjuhe njeh mire ky milet. Tosi ishte aksident.

  6. Se pari, termi “analfabetizem funksional” ne kete rast kam pershtypjen se eshte nje shperdorim i qellimshem i mediave, me rastin e fushates. Raporti ben fjale per nivelin 2 sipas parametrave te Pisa-s, qe jo domosdoshmerisht perkon me “analfabetizmin funksional”. Jane gjithsej gjashte nivele. 57% e adoleshenteve shqiptare qenkan ne nivelin 2. E ku eshte çudia ketu? Mos valle prisnim te ishin te gjithe ne nivelin 6? Pse nuk habitet kush, fjala vjen, kur asnje nga universitetet shqiptare nuk arrin as te hyje ne listat e klasifikimeve nderkombetare qe behen çdo vit per universitetet?
    Gjate diktatures arsimi yne u rrit ne sasi, por jo ne cilesi. Njerezit mesuan shkrim e kendim, aq sa mjaftonte per t’u indoktrinuar, por jo me shume. Keshtu kemi qene gjithmone, ne bisht te botes. Mjafton t’ju kujtoj se ende nuk njohim e nuk pranojme te mesojme ca rregulla te thjeshta drejtshkrimi.
    E te mos flasim per nivelin e inxhiniereve tane qe i jepnin provimet me nje fletore 4 lekeshe shenimesh qe kishin marre gjate leksioneve.
    Une kam punuar gjithe jeten ne arsim dhe mund te them me bindje se numerohen me gishtat e duarve profesoret tane qe e meritojne vertet titullin profesor. Katedrat tona universitare kane qene dhe jane te mbushura me “analfabete funksionale” qe mbajne titullin prof. dr.
    Niveli yne arsimor pasqyron nivelin e pergjithshem te zhvillimit ekonomik dhe socio-kulturor te vendit. Eshte me se normale. Nuk ka si te jete ndryshe.

  7. Mendoj se palët politike duhet të bëjnë një pakt të qartë që probleme madhore, siç është arsimi, të trajtohen si sfida kombëtare e të mos hidhen në arenën elektorale si mish për top.
    Tema si analfabetizmi funksional rrezikojnë të humbasin në poteren e luftës politike, të zhvleftësohen, të ngatërrohen, përballë opinionit publik të çoroditur.

  8. Zgjidhjet top-down jane thuajse gjithnje te cekta, te vogla dhe gjithnje te pamjaftueshme.

    Arsimi(mi) eshte ne funksion te ekonomise dhe jo politikes.

    Sa per shkollat ne Shqiperi, shkollat e mesme, te pakten deri ne fund te viteve 80, kane qene tejet rigoroze. S`do ti nderroja as edhe nje presje.

    1. S’do t’i nderroje asnje presje lendeve te historise, letersise, marksizmit, stervitjes ushtarake, aksioneve gjate fushates se mbledhjes se misrit?
      Me keto shkonte 2/3 e kohes dhe ç’mbetej u kushtohej shkencave ekzakte.

  9. Ne Biblioteke Kombetare ne Tirane eshte nje burre, Dhimiter quhet, me origjine vllah nga Myzeqeja. Kur e pyesja pse eshte kaq prapa Shqiperia, me thoshte e ka fajin turku. Mbreme pashe ate debatin ne TV Klan per rishkrimin e historise e po prisja qe te dilte edhe kjo tema e analfabetizmit funksional, dhe Piro Misha te akuzonte Turqine, por per dreq nuk doli. Si mendon ti Xhaxha – a ka faj Turqia ne kete mes thua?

    1. Pyetje e rëndë. Në fakt kultura osmane, ashtu sikurse erdhi ndër shqiptarët, ishte kulturë kryesisht orale – shkrimi luante rol dytësor, ashtu edhe leximi. Prandaj edhe unë do të shihja te analfabetizmi funksional një vijim të oralitetit të djeshëm, edhe pse tani si karikaturë.

      Por të bësh Turqinë me faj, këtë nuk e them dot. Edhe në kulturat e Lindjes së Largët (Kinë, Japoni, Kore) shkrimi ka qenë historikisht prerogativë e elitave, por sot kjo gjendje është kapërcyer në masë të madhe: shkolla dhe dëshira për të ndërtuar bëjnë mrekullira.

      1. Po pse kauret e Perendimit mos kane qene me mire? Do ishte revolucioni francez e hapja masive e shkollave ajo qe i beri kauret te nacionalizohen nepermjet arsimimit. Pra ska faj Turqia, por ka faj modernizimi i vonet i nje treve malesore turke ne Ballkan. Edhe tani qe iku Turqia, prape ai milet nuk meson. Alfabetizmi eshte i lidhur me industrializimin, modernizimin, urbanizimin etj. Une e shoh ketu ne Perendim ku jam. Kauret cdo gje e shkruajne, pas makinave, ne autobus, ne rruge etj etj…. e te detyrojne me hir a me pahir te lexosh e te kuptosh se perndryshe, nese gabon, te fusin ne burg se thone shkele ligjin. Po ne Shqiperi gjerat nuk behen me shkrim, por me te shkelmen e syrit. Kjo ndodh edhe ne Greqi apo jug te Italise. Pra nuk besoj se eshte kultura e Lindjes, por, kultura e modernizimit. Aty ku hyri me vone, nuk pati progres. Ne Kanada psh. ne zonat me indiane, shume prej tyre sdine shkrim e kendim edhe pse Kanadaja eshte ne West. Keshtu ka qene edhe katundaria kanadeze dhe amerikane deri nja 100 vite me pare. Eshte kapitalizmi ai qe i do prolet te lexojne sec thone makinerite, ne menyre qe te mbushin e te mos bejne dem.

  10. Me lejen e te zotit te blogut do zgjatem njecik kesaj rradhe. I lutem te me mirekuptoje per kete here dhe, si rishtar qe jam ne kete mexhlis, te me vere ne dukje nese shkon apo jo zgjatja per here te tjera (nqs na bie rasti per here te tjera).

    Ka nje problem leximi ne kete mes, ne te gjitha anet e kesaj historie me teste, shifra, analiza, dhe politika. Mire qe nxenesit tane qenkan diagnostikuar me dobesi te theksuara ne lexim e kuptim (reading/comprehension) Por edhe ne te rriturit, duke filluar qe nga lideret politike atje lart, po shfaqim goxha boshlleqe ne leximin/interpretimin qe i bejme ketyre rezultateve te testeve qe perfaqesuesit akademike te Europes na i servirin me ate patronizimin e ftohte, metalik, te pakundershtueshem qe i karakterizon (jo se na e kane me hile a dicka, por kur flet me gjuhen e thate te shifrave, perqindjeve, testeve standarte tip “cookie cutter” te gatuara ne laboratoret e Oksfordit dhe te aplikuara “accross the board”, pa dallim feje, krahine, e ideje ne nja 30 shtete te ndryshme ne Europe e Azi bashke, he, si do sillesh ndryshe vecse, automatikisht – “by default” – si superior?)

    Ok, mire. Shifrat qe na u perplasen ne fytyre, te paketuara ne menyre hermetike brenda etiketes paralizuese “analfabet funksional” (ku efektin e antikapatit ta jep termi “analfabet”) jane faktike dhe do i marrim si te mireqena. Specialistet europiane erdhen ketu, i vune nje dore nxenesish tane ne test, u dhane fotokopjet e testit dhe lapsat, dhe ata nxenes me dockat e tyre rrumbullakosen pikat perkatese ne serite “multiple choice questions”. Ne fund specialistet aplikuan “the test key”, ku me siguri cdo kopje e testit eshte e garantuar qe korrigjohet ne menyre anonime, dhe nxorren shifrat perkatese. 57%. Precize si cdo kalkulator i prodhuar ne Japoni.

    Tani na e lene neve te rriturve ne Shqiperi detyren e shtepise qe te bejme “reading/comprehension” te rezultateve qe femijet tane (s)kane arritur ne “reading/comprehension” te tyre. Na lind ne nevoja per te pare sa “funksionale” jemi ne nivelin e leximit tone. Fillon leximi nga politika. Qeveria aplikon metoden e “mberthimit” te shifrave ne nje sirtar te ministrise diku. Le te flere aty i qete raporti i testit, me gjithe implikimet dhe komplikimet qe ndjell. Karvani le te shkoje perpara. Opozita, sic e ka vene ne dukje Xhaxhai aty me lart, kishte pas ndenjur zgjuar dhe e lexoi testin me vemendje elektorale duke aplikuar metoden e “zberthimit”. Znj. Shamku shpreh shqetesimin e drejte per perqindjen alarmante dhe po ashtu sqaron se per c’tip analfabetizmi behet fjale. Ajo po ashtu rekomandon nje ‘ilac’ ne forme premtimi: kur te vije partia jone ne pushtet do rrisi buxhetin per arsimin ne 5% te PBB. Xhaxhai thote se ministria duhet te shqetesohej e para dhe te vihej ne pune per studim a trajnim a derman tjeter te mesuesve e nxenesve. Plotesisht dakord. Ministria e ka ngrene golin ne kete rast, ta mbaje. Zgjedhjet po afrojne e te shohim se me sa gola humbet ajo skuader. Opozita nga ana tjeter, nuk se jep te kuptoje ndonje shenje ndryshimi organizativ-akademik qe do te aplikoje kur ta marri ministrine ne dore (nese e merr). e them kete pasi kam pershtypjen se “leximi” qe i ben PS-ja thelbit te problemit eshte financiar parimisht, dhe jo akademik. Po te rrisim financimin e arsimit, do kemi detyrimisht permiresim te tij. (Znj. Sjamku permend mesuesit si te mbingarkuar — japin mesim klases se pare dhe te peste — si edhe nxenesit qe nuk shkojne dot neper shkolla per arsye transporti. Si zor qe PISA te kete testuar pikerisht keta nxenes qe nuk munden dot as te arrijne tek ndertesa e shkolles!)

    Pastaj vjen “leximi” qe i bejme ngjarjes dhe shifrave qe vijne nga Europa ne, masa e gjere e prinderve, intelektualeve, gazetareve. Teresisht te bindur ndaj cdo “verdikti” europian (ne fund te fundit, kur tjetri te ka ne dore rregjimin e vizave, qe ta ka dhene pas njemije e nje lutjeve dhe ta heq kur te doje, c’pushtet moral te ngelet ty vete? C’besim tek vetja a tek identiteti?), ne marrim shuplaken e rradhes dhe largohemi kokeulur nen peshen mbytese te deshperimit. Asnje shenje vetereflektimi, ne sensin qe mire, keta bene nje test per ne a nje studim, por ne xhanem, ne cfare mendojme per veten? Per nxenesit tane? Asnje gazetar nuk shkon qe te beje nja dy muaj hulumtim ne drejtorite arsimore, shkollat etj. dhe ta shohe ne terren se si qendrojne punet. Nese calon kaq shume leximi/kuptimi, nga i vjen kjo sistemit? Nga cfare dobesie akademike/teknike (jo thjesht per mungese fondesh apo per nderrim te drejtorave pas zgjedhjeve, se kush eshte marre ndonjehere seriozisht me arsimin e di qe problemet jane po aq te nje natyre akademike — menyra se si mesohet — sa c’jane edhe adminsitrative/politike). Po keshtu, intelektualet opinioniste e marrin te mireqene verdiktin europian. Femijet tane po zhyten ne nje analfabetizem, ne mos literal, kulturor. Doreheqeje direkte. Asnje shikim me dritehije i problemit, asnje aktualizim i nje shifre te leshuar nga nje grup ne Oxford, por qe duhet vendosur ne kontekstin tone, jo vetem te asaj nga vijme ne (komunizmi, tranzicioni), por edhe te asaj cfare ne jemi e do vazhdojme te jemi ne boten tone (shpirterore, imagjinare, kulturore): shqiptare. Njerez qe kane nje qyteterim te tyrin, sado katundaresk qofte ky qyteterim, nje bashkesi qe do vazhdoje te mesoje, te punoje, te rritet pavaresisht sa testeve laboratorike bejne shkencetaret e kudoardhur. Ne kete mes Xhaxhai ben nje nderhyrje me vend, sado qe ai vetem sa e cek minimalisht dicka qe meriton me shume reflektim: ne vijme nga nje kulture thellesisht gojore. Pikerisht! Dhe kjo kulture gojore vazhdon sot e gjithe diten te prodhoje dhe menaxhoje punet ne Shqiperi. Europa e “literacy”-se jep verdiktin se te kesh nxenes qe jetojne ne menyre tejet lidhur me nje kulture e cila lulezon ne ushtrimin e retorikes gojore, e jo kryesisht te asaj shkrimore, eshte te “ngelesh ne klase” ne tregun e kapitalit te bashkimit europian. A ndoshta ata vete s’arrijne ne asnje lloj konkluzioni, thjesht na zgjasin fleten permbledhese te raportit ku statistikat flasin vete, ndac degjo, ndac jo. Nuk e di a u shkon atyre nder mend te pyesin se pse shume shqiptare, statistikisht kjo, kane arritur rezultate te larta ne universitetet perendimore. Se perse me qindra mijera shqiptare te emigruar, pra te futur si me dhune e te papergatitur ne tregun e punes se EU e me gjere, kane aq sukses saqe te punojne per te mbajtur veten e famijet e tyre, por edhe te dergojne, tashme prej mbi njezet vitesh, remitanca ne vendin e lindjes, aq sa te behen faktor kryesor ne ndertimin e PBB se Shqiperise? Apo mos ndoshta perpiluesit e testit standard kane merakun se a do te mund te behen emigrante te mire, po aq te sukseshem sa edhe te afermit e tyre sot, keta 15 vjecare qe ngelen ne klase ne “reading” e qe neser do mbushin rruget e Europes duke kerkuar pune?

    Eshte irrituese sjellja jone kolektive ndaj Europes, mor po ndaj vetes ne rradhe te pare, si te kolonizuarit e saj perjetshem, kulturalisht ne mos me gjithe shtepi e katandi. Cdo ferman qe na vjen nga qendra e perandorise ne e marrim pa dogane, pa kushte. Ata i kane menduar mire gjerat. Ata jane pronaret e laboratoreve, testeve, shifrave, perqindjeve. Ata kane ne dore edhe etiketat per prodhimet ne seri, “made outside of EU”, te pacertifikuara. Ne vete jemi shishe bosh, duke pritur te na mbushin, te na zhdapin etiketen (lexo: damken) e rradhes, dhe ja te na certifikojne ne fund, ja te na hedhin ne kosh te plehrave. Se mos dime gje ne. S’kemi gje ne dore. Ne jemi te tere “analfabete funksionale”.

    1. … dihet boterisht qe PISA ka turbulluar mendjet jo aq te qeta gjithsesi te akademikeve dhe politikaneve megjithe dyshimet ne metodologjine e matjes se kompetencave te leximit, matematikes dhe shkencave … por shifrat duhen lexuar sic duhet dhe Shamku me thene te drejten nuk ja ka haberin shume arsimit…

      se pari niveli i dyte i kompetencave i perket diku tek klasa e trete ose e katert sipas kompetencave, cfare do te thote se ai 57% edhe pse jane ne klase te tete duhet te ishin ne klasen e katert sipas nivelit te kompetencave … kjo do te thote se tek ne notat jane fiktive dhe kalimi i klasave nuk i pershtatet kompetencave te fituara nga nxenesit , por nga ana tjeter eshte nje zgjedhje e mire qe te mos ngelen nxenesit ne klase per mungese kompetencash por te punohet individualisht (p.sh. sistemi finlandez)…

      se dyti, rezultatet e Pisa 2009 kane filluar te merren ne 2007-8, dhe deshtimi pra i perket mbi te gjitha klases politike ne pushtet per vitet e meparshme.. dmth. nese nxenesit kane qene 15 vjec ne ate kohe ne klasen e tete a te nente ne 2007-8, ata kane mbartur me vete mangesite e viteve te meparshme… eshte nje pergjegjesi edhe PS-se qe nxenes te klases se tete te deshmojne kompetenca te klases se trete, dmth. nga pikepamja financiare shteti yne ka hedhur ne koshin e plehrave 5 vite nga jeta e nxenesve, pra i bie qe ne vitin 2002 keta nxenes kane ngecur se mesuari, pra pergjegjesia i ngelet shtetit.

      se treti, mund te hidhet dyshim ne organizimin dhe perkthimin e materialeve te Pisa 2009, edhe pse zakonisht OECD dhe CERPS punojne me dy perkthyes te pavarur…

      se katerti, Shamku nxitohet, ajo shifra 57% nuk do te thote asgje, ka shume variacione ndermjet shkollave dhe zonave… p.sh. nuk dime nese ne Tirane eshte 30% apo 60%, ose nga shkolla ne shkolle.. ne PISA varianca ndermjet zonave dhe shkollave eshte me e larte sesa ndermjet shteteve.. ketu politika do te nxirrte mesime se cfare funksionon dhe cilat jane problemet (transporti, pergatitja e mesuesve, ngarkesa, infrastruktura etj.) por jo keshtu duke share e larguar pergjegjesine…

      Xhaxha, sugjeroj qe komentin e Magus ta nxjerresh shkrim me vete

      1. Shkruan:

        Xhaxha, sugjeroj qe komentin e Magus ta nxjerresh shkrim me vete

        Edhe mua më pëlqeu shumë dhe do ta kisha nxjerrë – por nuk përmbush, për fat të keq, kushtin e përhershëm (dhe absolut) të shkrimit të shqipes me të gjitha shkronjat e alfabetit, për materiale që dalin më vete.

        1. Ne kushtet kur “e” me dy pika po atakohet del si detyre, deri diku edhe patriotike, qe ta perdorim ate ne internet. Edhe shkrimi satirik i Pishak Zhgabes me ndergegjesoi akoma me shume. Vete vuaj nga nje avashllek i tepruar ne zhvillimin e alfabetizmit kompjuterik ndaj ende s’ia kam gjetur anen tastieres per germat shqip. Por dua ta bej pasi eshte shume e rendesishme per faktin se gjuha bastardohet online, prej shume perdoruesve te pakujdesshem. Ta shkruash ate drejt ne internet, kjo eshte me e pakta qe mund te beje njeriu qe shqetesohet qofte edhe minimalisht per drejtshkrimin dhe mbarevajtjen e gjuhes nene.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin