Nga Shekulli marr vesh se komunës Liqenas, në zonën e Prespës, do t’i kthehet emri i vjetër Pustec, me kërkesë të banorëve.
Banorët e komunës janë të pakicës maqedonase, ose – siç e formulon gazeta – janë “të deklaruar si maqedonas.”
Vazhdon “Shekulli”:
Emri Pustec i takon terminologjisë sllave, që në shqip do të [thotë] “shkretëtirë.”
Se ç’hyn terminologjia këtu, vetëm E.Sh.-ja që ka përgatitur shkrimin mund ta shpjegojë. Gjithsesi, emri ka më shumë të ngjarë të ketë kuptimin “tokë djerrë, tokë e papunuar”; kush i ka vizituar ato zona, do ta kuptojë për çfarë e kam fjalën.
Kemi folur shpesh në blog për toponimet e huaja në Shqipëri, si dhe për dëshirat ndonjëherë edhe të politizuara për ndërrimin ose shqipërimin e tyre.
Kjo që po bëjnë banorët e Pustecit/Liqenasit është e kundërta: po refuzojnë një toponim të ri, të shqipëruar, për të rehabilituar të vjetrin.
Si Pustec, si Liqenas emërtojnë në bazë të një karakteristike gjeografike; dallojnë mes tyre për shkak se njëri është sllavisht, tjetri është shqip; por edhe e sidomos nga mosha, meqë Pustec është i vjetër dhe tradicional (i vetvetishëm), Liqenas i ri dhe i qëllimshëm.
Doemos, banorët e atjeshëm duan toponimin sllav sepse përkon me etninë dhe identitetin e tyre; por edhe ngaqë nuk e shohin më arsyen pse të mbajnë një toponim të ri, artificial si Liqenas.
Dhe ky është problem madhor me toponimet e reja, ose rezultatet e ndërhyrjeve të vullnetshme në toponimi: jo vetëm që këto të rejat shihen si të paqëndrueshme, të përkohshme, të ndërrueshme si rrobat e trupit, kasketa ose stema në jakë të xhaketës; por edhe, dhe sidomos, që ndërrueshmëria e toponimit, në emër të një ideologjie ose politike identitare, mundësohet pikërisht nga gjesti i vullnetshëm fillestar.
Me fjalë të tjera: duke e ndërruar emrin nga Pustec në Liqenas, për ta shqipëruar, ti bën realitet idenë se emrat e vendeve mund të ndërrohen sipas orekseve dhe histerive të aktualitetit.
Që nga ky moment, emri i vendit do të ndërrojë sa herë që ndërron era; dhe çfarë deri dje ishte pikë referimi në hartën demografike dhe kulturore të zonës kthehet në flamur lëvizjesh politike dhe identitare.
Ndërkohë, marrëdhënia e njerëzve me territorin është më komplekse se ç’e dëshirojnë ideologët; prandaj edhe emrat e vjetër mbijetojnë. Edhe banorët e Liqenasit, kur deshën të afirmojnë identitetin e tyre maqedonas, nuk është se zgjodhën ndonjë emër të ri poetiko-ideologjik (p.sh. Aleksandrovsk), por iu kthyen të vjetrit: Pustec.
Që në fakt nuk do të thotë as “shkretëtirë”, as “vend i shkretë”; por vetëm “fshati im”, për të gjithë ata që jetojnë aty.
Më në fund, dy fjalë edhe për politikën: në 18 maj të vitit 2008, kryeministri Berisha pat vizituar Shqipërinë Juglindore për të përuruar një rrugë, dhe me atë rast i pat premtuar “kryetarit të bashkisë së Pustecit” se “do t’ia kthente toponimet maqedonase që, gjatë viteve 1970, ishin ndërruar me emra shqiptare…”.
Lajmin atëherë e pat dhënë agjencia e lajmeve maqedonase MINA; dhe e patëm komentuar edhe në PTF.
Një nga ato raste – përndryshe të rralla – kur politikanët i mbajnë premtimet!
Mesa di unë ndryshimi i toponimisë nga Pustec në Liqenas është kryer që në kohën e Ahmet Zogut, dhe si rrjedhojë ka zënë rrënjë tashmë së paku në gjuhën shqipe. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për gjuhën maqedonase, e cila është amtare për shumicën e banorëve të atyshëm, të cilët kanë vijuar të përdorin toponiminë e vjetër sllave, Pustec.
Duke qënë se të dyja këto toponimi kanë zënë vend tashmë prej kohësh, asnjëra prej tyre nuk mund të pretendojë të zëvendësojë tjetrën në gjuhët përkatëse: Liqenas – në shqip dhe Pustec në maqedonisht. Si rrjedhojë e dygjuhësisë së asaj zone mendoj se në shqip duhet të vijohet të përdoret termi Liqenas dhe në maqedonisht termi Pustec.
Kësisoj mendoj se do të shmangej politizimi i çështjes, besoj.
Ka edhe disa aspekte administrative-ligjore që nuk i shpërfill dot – p.sh. si do të shënohet emri në harta, ose në certifikatat e lindjes, etj. Për ne mund të jetë thjesht temë diskutimi, po për banorët e atjeshëm kjo mund të kthehet në bezdi të madhe.
Këto janë çështje dytësore, dhe shumë vende i kanë zgjidhur me kohë. Zakonisht vihet një ”slash”. Për shembull: Liqenas/Pustec.
Mund të shtrohet pyetja se cila toponimi duhet të vihet e para? Kjo varet nga ligjet që rregullojnë dygjuhësinë. Besoj se në Shqipëri, duhet vendosur shqipja duke qenë se sanksionohet nga Kushtetuta si e vetmja gjuhë zyrtare. Por në vende të tjera mund të jetë ndryshe…
E para, lajmi nuk eshte vetem i Shekulli-t, por nje ceshtje qe ka gjetur vend ne mediat tona keto dite.
Terminologjia, mund te mos kete rendesi, por eshte nje informacion shtese, dhe jo i gabuar. Rrenja e fjales eshte “Pust”, qe do te thote dicka e humbur,e braktisur, dicka e lene pas dore, e shkrete.(jam njohese e gjuheve sllave, ne vecanti maqedonishten). Me fjale te permbledhura dhe te pershtatura, pa i bashkangjitur “toke” e (papunuar) apo “toke (djerre)”, merr kuptimin
shkretetire.
Edhe mediat maqedonase ne shqip, kete kuptim i kane dhene fjales Pustec. Mund ta shikoni tek INA.
Terminologji është fjala që ka përdorur hartuesi/ja e shkrimit – dhe që e ka përdorur gabim, meqë Pustec nuk është term, por toponim; dhe si toponim mbështetet në gjuhën maqedonase (sllave), jo në terminologji.
Ka pasur zhvillime ne Liqenas qe mund te kene ndikuar ketu.
Pak jave me pare nje grup aktivistesh te Aleances Kuq e Zi vershuan ne Liqenas dhe ne pranine e medias shkulen tabelat ne gjuhen maqedonase/bullgare.
Pati proteste te madhe nga Shkupi dhe me vone, Ambasadori amerikan Arvizu kur mbajti fjalimin e tij kunder retorikes nacionaliste ne Shqiperi, zgjodhi rastin e Liqenasit si nje ilustrim se si retorika mund te shnderrohet ne kercenim per pakicat.
Nuk eshte cudi qe pergjigjia pozitive ndaj kerkeses se komunitetit sllav te kete ardhur per te treguar se ndryshe nga ai i AK-se, nacionalizmi i PD-se dhe i qeverise eshte “civil”.
Ndryshimi i emrit te fshatit ka ndodhur ne vitin 1970.Emri”Liqenas” nuk tingellon ne gjuhen maqedonase, kur dihet qe kjo zone banohet 100 % nga maqedonas.Ku e shikoni te keqen per te mare emrin e vjeter, e c’rendesi se si pertkthehet ne shqip. Ketu , ne kete zone eshte e domozdoshme te ndrohen edhe emrat e disa fshatrave, te ndruara nga satrapi zog,ku ketu perdori te gjitha format cnjerezore te trajtimit te kesaj popullsie.Ju kujtoj perzenien nga trojet e tyre te komplet fshatit Gorice(100 familje).
Banoret e kesaj zone kane vuajtur ne kohen e zogut, kane mbijetuar ne kohen e Enverit, dhe tani arnautet po i vertiten zones per ta shqiptarizuar.
MJAFT, mos u merni me ne, shikoni punen tuaj, ku cdo dite vriteni pa shkak nga 5-6 veta si ne Avganistan e Ceceni, se vetem e vetem se jeni serxhinj, dhe e kerkoni sherin.
Aleksandër, po si erdhi puna që u ndryshua ky emër atëherë? Zona e Korçës është e pasur në toponimi sllave, dhe që nuk e ka prekur kush; madje edhe kur kanë qenë fshatra denbabaden shqiptare, pa prani maqedonase, vllahe, rome ose të ndonjë pakice tjetër. Pse vajtën dhe ndërruan pikërisht Pustecin? Mos erdhi gjë propozimi nga poshtë, ose nga banorët vetë? Të pyes meqë më dukesh i informuar për këto punë.