Si rrufeja në të kthjellët – ose më mirë në gropën septike – ia mbërriti edhe ky libër i ri i një Perëndimori për bunkerët e Shqipërisë.
Autori, një holandez i quajtur David Galjaard, ka fituar një çmim ndërkombëtar për librin e tij Concresco, kushtuar luleve prej betoni të tokës totalitare shqiptare.
Të huajt si Galjaard ka njëzet e kusur vjet që kuturisen në Shqipëri dhe shkruajnë e përshkruajnë bunkerët e atjeshëm; por çuditërisht të gjithë vijojnë ta ndiejnë veten Kolombë të këtyre Indive Perëndimore, mu në paradhomë të Europës.
Krahas gjakmarrjes, virgjineshave dhe pallateve që ka lyer me bojë Edi Rama në Tiranë.
Projekti i Galjaard-it ka bërë rrugë deri në faqet e revistës Wired, ku ma zuri syri edhe mua. Në paraqitjen e librit, Wired përmend edhe një projekt tjetër të ngjashëm, nga Alicja Dobruska, me titullin Concrete Mushrooms.
Çuditërisht, duke u hutuar pas bunkerëve, Galjaard i sjell publikut kureshtar problematika të tjera, ku e ku më interesante se këto kufoma të totalitarizmit.
Duke u kufizuar në fotot e sjella nga revista, po mjaftohem të vërej se kjo dhe kjo tjetra tradhtojnë një vijë plazhi në tërheqje e sipër, me detin që tani po ua lëpin bunkerëve buzët; ndërkohë që gjithfarë reliktesh të tjera të një epoke të shkuar, si kulla metalike dhe argjinatura, kanë përfunduar tashmë nën ujë.
Emblematike duket edhe pajisja fosforeshente e surfistit – rreptësisht hi-tech – që më në fund ia arrin të zbarkojë, desant krahë-fluturak i kotë dhe i ngeshëm, në bregun dikur më të paarritshëm dhe tani më indiferent, të kontinentit.
Tjetërkund duket sikur plazhi, përkundrazi, ka bërë përpara; vetvetiu, ose me ndihmën e tregtarëve të zellshëm të banjodiellit.
Në të dy rastet, gjysmësferat prej betoni ruajnë një vijë bregdetare që nuk ekziston më, për shkak të ndryshimeve në mjedis. Ironike ky kolaps i brendshëm i një peizazhi, të cilin bunkerët e ruajtën së jashtmi me kaq bujë dhe fanatizëm të kotë.
Galjaard-i ka shëtitur poshtë e lart Shqipërisë, si natyralisti kokëfortë në kërkim monomaniak të species që i intereson; Nabokov i vonuar, i obseduar pas lepidopterësh të ngordhur, që vjen rrotull në një hapësirë që do të kish qenë përndryshe nga më mahnitëset, për entomologun e paparagjykuar.
Te kjo foto, bunkeri duket sikur u ka bërë ballë viteve dhe shndërrimeve ku e ku më mirë se karuseli i rrjepur përbri; pa çka se fëmija, në pozë detyrimisht teatrale, duket i fiksuar, si neurokirurgu, pas trurit pa rrudha të fortifikimit.
Te kjo tjetra, një shenjë praktike, e zhgarravitur në murin po aq të betontë sa edhe bunkeri vetë, tregon rrugën për te një Bar Berlini, për të cilin kushedi kupola e bunkerit do të kish shërbyer si metaforë e rrethimit në pranverë të vitit 1945 dhe kushedi edhe e dasmës së groposur të Hitlerit vetë.
Këtu, veç protagonistit obsesiv të albumit të rrethuar nga varret, tërheq vëmendjen edhe makina e Autoshkollës Eriklida; një autoshkollë në varreza – kushedi për t’u mësuar shoferëve të ardhshëm, nëpërmjet shembullit, pasojat e pakujdesisë në timon?
Në këtë foto tjetër, që për nga ngjyrat e shpatmalit duket si e nxjerrë diku nga Prespa, syri dallon mbi bunkerët mbishkrime kushedi në sllavishte (apo është greqishte?): një ΠAO të mistershme, krahas një simboli të yin-yang-ut dhe ngjyrave bardheblu të zbehta, si në fotot turistike të ishujve grekë.
Pa dyshim më tërheqëse edhe se bunkerët, janë përpjekjet e banorëve për të bërë diçka me këto jashtëqitje të politikës dhe të paranojës: për t’i copëtuar, shpuar, suvatuar, lëmuar, mbuluar, përshtatur në hapësira të jetueshme, lyer me bojëra dhe shkronja dhe lule.
Ky realitet i reziston deri edhe përpjekjeve për teatralizim ose inskenim, si këtu; edhe pse, te kjo foto, mua më tërheq më shumë vëmendjen objekti në sfond, si lajmërues i një diçkaje tjetër, urbane dhe të zhurmshme, përtej kodrës.
Të njëjtat bojëra i sheh edhe te kjo foto; por është për të ardhur keq që bunkeri, këtu, tërheq vëmendjen nga një ndërtesë e thjeshtë, destinimi praktik i së cilës lajmërohet tre herë: nga tabela e rregullt në ballë, dhe nga dy graffiti (vëreni edhe pemën jashtëzakonisht anemike anë trotuarit, që nuk ka të ardhme në këtë mjedis të vrazhdë çimentoje, makinash dhe benzine të keqe).
Më në fund, struktura në këtë foto është më tepër tunel se bunker; i shndërruar në kafe të freskët në verë e kushedi të ngrohtë në dimër; dhe që me siguri do t’ia ketë bërë zemrën mal autorit, me dy flamujt që i valëviten në hyrje – yni kombëtar, dhe ai i Europës së Bashkuar.
Ironik është efekti i përgjithshëm i këtij projekti, të financuar edhe nga ambasada holandeze në Tiranë (por edhe me fonde të vetë autorit, që do t’ua ketë hequr kalamajve nga goja); një projekt që ka për temë bunkerin, këtë ndërtesë-fortifikim, ose të banueshme vetëm në kohë lufte; dhe përndryshe të mbetur të pandryshuar, në një peizazh në transformim gati kataklizmik. Mjaft të shohësh shtëpitë e reja, dyqanet, ngrehinat, karabinatë, grilat, karriget dhe kangjellat e mbira nga të gjitha anët; por që t’i shohësh duhet t’i shpërfillësh bunkerët për një çast, ose edhe përgjithmonë.
Një kryevepër pa dashur, do të thoja; por nuk e kam librin në dorë, që ta marr veten seriozisht. Hë për hë, le t’i shohim këto foto duke menduar se këtë herë ishte Shqipëria në shndërrim e sipër që e pa vizitorin statik, jo e kundërta.
Ftoj lexuesit e kesaj teme ti hedhin nje sy nje vezhgimi te ngjashem para ca kohesh per “vemendjen” e huaj ndaj virgjeneshave.
http://xhaxhai.wordpress.com/2009/03/30/gjahtare-virgjineshash/
Sa per “virgeneshat”, perveç librit tashme te famshem te Antonia Young-ut, eshte botuar ne italisht nga Feltrinelli romani i fundit i Elvira Donesit “Vergine Giurata”. Nje roman krejt i dobet, ndoshta me i dobeti i autores. E megjithate ka bere mjaft zhurme, sidomos nder studiueset e letersise femerore (me autore femra).
Neve qe jemi rritur mes bunkereve nuk na bejne pershtypje, por mua me se nje here me ka qelluar te jem deshmitar i habise se madhe qe ata u shkaktojne te huajve qe vijne per te paren here ne Shqiperi.
– Wow, ç’jane keto?
e ti qe gjithhere pergjigjesh i habitur me habine e tyre:
– bunkere (nuk i shkon? bunkere jane, ç’te jene tjeter?).
E pastaj te takon t’u shpjegosh se kush i ndertoi, kur, pse, etj. etj. duke shpresuar ta fashitesh ate habi feminore, por me kot! Syte zgurdullohen akoma me shume e buzeqeshja merr permasa histerike.
Me sa duket bunkeret jane aspekti i jashtem me paradoksal jo vetem i Shqiperise se djeshme, por edhe i asaj te sotmes.
Nuk di për virgjëreshat, nëse do vazhdojnë të ngelen të tilla, por bunkerëve avash avash u vjen fundi. Etja për hekur i ka bërë njerëzit t’u drejtohen bunkerëve, ku me mjete të ndryshme (dinamit, varé, goma të ndezuara makinash) i shkatërojnë dhe u shesin hekurin për 35000 lek (të reja). Natyrisht me leje të Ministrisë së Mbrojtjes.
Pra bunkeri shet, por edhe shitet.
ps, ajo “ΠΑΟ 1908” është greke, e ka shkruar ndonjë tifoz i skuadrës Panathinaikos (e krijuar më 1908).
*Disclaimer*
Brenda dëshirës dhe vullnetit të mirë, shiheni këtë video fillimisht dhe ndiqni instruksionet, pastaj lexoni vazhdimin e komentit.
Duket se edhe Perëndimori i rradhës, po vuan nga vëmendja selektive. Por duket se kjo gjendje dhe situatë, është reciproke. Në situata të tjera, janë përgjithësisht shqiptarët që vuajnë nga e njëjta sindromë selektiviteti në marrëdhënie me evropianët. Do ishte interesante të zbulohej selektiviteti në gjithë gamën e vet të mundshme, për të dyja palët. A është kjo arsye e mundimit për tu marrë vesh dhe për të bërë pjesë në botën perëndimore? Pse këtë temë nuk e trajton dikush seriozisht në media a studime? Ose unë nuk kam informacion të mjaftueshëm se dikush po e bën këtë.
E vërtetë! Ka diçka nga filmi “Blowup” gjithë kjo.
Tema për virgjëreshat, ishte perlë më vete. Faleminderit Parrullës që më bëri ta rilexoj.
Julius, video me la pa goje!
Une diçka te tille e kam vene re te femijet e mi kur ishin te vegjel. Ata si ta qashter e pa paragjykime qe jane, arrijne te shohin shume me qarte sesa ne. Paradoksalisht sa me shume rritemi e “kulturohemi”, aq me selektive behemi e aq me shume na ngushtohen horizontet!
Fëmija pranë karuselit të shkatërruar, Bar Berlini, surferi high-tech në një plazh virgjin, përpjekjet e njerëzve për transformime, … mund të shihen në fotografi të regjistruara anë e mbanë botës. Për Galjaard-in, Shqipëria ofron diçka unike, bunkerët (ose kudogjendjen e tyre). Xhaxhait, interesimin për prapavijë, ja lexoj si kërkesë për ta bindur veten se “ja, edhe ky vend është si tjerët, me bunkerë, por edhe me gjëra tjera”. Por, vet leximi i ndryshëm i fotografisë dëshmon se s’është si vendet tjera: njerëzit dallojnë më shumë se sa që ngjasojnë.
Bunkeret tek ne jane realitet qe s’mund te fshihet, as kalohet, as harrohet, as anashkalohet; etj., pra eshte aty. Por, per mendimin tim, paraqesin nje teme qe jane konsumuar e sterkonsumuar.
Djaloshi holandez, nga perendimi, i eshte rikthyer bunkereve e mesa duket paska dale i fituar. Vete ambasada holandeze e ka mbeshtetur me para. Edhe te tjere perendimore, sa e kuptoj nga shkrimi, paskan ndermend te merren me bunkeret.
Perse e bejne kete? A nuk eshte kjo nje qasje perverse? Ca ka te re tek bunkeret tane, qe ka nja 20 vjet qe s’hiqen nga lista e interesit perendimor?
Galiardi vjen nga Holanda. Ne Holande ka nje budallallek te njejte si puna e bunkereve tane. Eshte vija mbrojtese e dyte. Medemek, kur te sulmoheshin holandezet nga gjermanet, do te mbysnin token me uje per te shpetuar kater qytetet kryesore; Amsterdamin, Hagen, Roterdamin dhe Utrhtin. Pjeset e tjera do t’ja linin pushtuesit. Rendesi kishte qe familja mbreterore te ruhej. Mendohet se ky projekt groposi te gjithe fitimet e nxjerra ne Azi. Por s’ka publiku, edhe ne perendim, dijeni te vecante per kete. Sme ka rene rasti te kete projekte artistike per vijen e dyte te mbrojtjes.
Te gjithe diktatoret ndertojne sisteme mbrojtese. Te gjithe qe ndihen te kercenuar bejne fortifikime me beton. Keshtu ka bere dhe diktatori yne, ndoshta nga paranoja e tij. Per mua, s’eshte fare interesante; s’perben ndonje fenomen nga te buroje inspiracioni artistik.
Kam frike se buron tjeter gje. Nje deshire ne perendim per te na nxjerre me bisht. Si dhe me siper, per te na pare me perversitet. Fondet qe jane dhene per projektet per bunkeret do te kishin sherbyer per shume gjera te tjera te mira.
A duhet ta marrim lehtshem dhe te mos reagojme dhe te kerkojme te mos na shohin me bisht? Duhet. Vendet perendimore s’duhet ta ngrene kete ne nivelin e politikes zyrtare. Eshte shqetesuese qe Holanda jep mbeshtetje financiare per projekte te tilla. A mundemi te reagojme? S’e besoj. Merremi shume me njeri – tjetrin dhe nuk e shohim bishtin qe na vene te tjeret.
po helbete, si thote kosta kerkojne te na nxjerrin me bisht. sikur kemi qene ne te vetmit qe bunkerizuam vendin.
le te provoje hollandezi te quaje psh zviceranet paranojake qe sot kane nje nga ushtrite me te pergatitura ne bote (edhe pse kane nja 200 vjet qe s’kane pare lufte me sy) dhe qe kane BUNKERIZUAR alpet e tyre edelvaisplote, grykat, e shtigjet e kane tunelizuar me keq se djathet e tyre malet; me tunele madje per aeroplanet e tyre (a ju tingellon familjare? a ka sherbyer ndonjeri ne gjader?).
le te provoje pastaj ky daja te kerkoje fortifikimet suedeze apo norvegjeze (suedezet kane nje agjenci te tere te posacme per fortifikimet Fortifikationsverket) te cilat ne epoken e tyre u ndertuan per te perballuar perbindeshin sovjetik (nje fakt interesant, pozicjoni i zjarrit ne forme kupole qe u perdor ne shqiperi eshte plan suedez) dhe ne kete menyre kilometra te tera te kufijve u minuan, u betonizuan, u mbollen me hekura e “dhembe dragoi” e u tunelizuan etj. por natyrisht ata jane suedeze, e norvegjeze, nuk jane njerez me bish edhe sikur te kene paranoja.
nuk flas fare per amerikanet, kinezet, iranianet, irakienet a sovjetiket me fortifikimet te nendheshme qe ne siperfaqe (apo te themi nen-faqe) jane te barabarta me qytete te tera.
Krahasimi me duket krejt pa vend.
Se pari, bunkeret tane, ndryshe nga ata te te tjereve, shemtojne dhe perdhosin keqas mjedisin, se dyti dhe me kryesorja, ata bunkere nuk u ndertuan per qellime mbrojtese, por thjesht per propagande te brendshme.
Nuk besoj se ka njeri me mend ne koke qe mund te besoje se Shqiperia do t’i bente balle frontalisht sulmit amerikan apo atij sovjetik duke perdorur sistemin e bunkereve. Kete e kishin kuptuar me se miri gjeneralet e “grupit armiqesor te mbrojtjes” te cilet, ne rast agresioni, kishin planifikuar terheqjen strategjike ne male dhe rezistencen partizane.
Mund te jete keshtu. Bunkeret shemtojne e nderhyjne akoma ne realitetin tone. Ndoshta jane ndertuar per qellime propagande, edhe kjo mund te pranohet. Por ceshtja eshte perse nuk reshtin perendimoret me bunkeret? Ku e gjejne inspirimin tek nje tematike e sterkonsumuar? E cfare i ve kapak; perse jepen fonde ambasadash per dicka qe nuk sjell, per mendimin tim, asgje me vlere per ne, ne te kundert mban gjalle damke te se keqes? Perse eshte e interesuar politika zyrtare e nje shteti te huaj, qe ne pamje te pare nuk ka lidhje te forte me vendin tone (s’mund te themi se Holanda eshte vecanerisht e interesuar per Shqiperine se jemi larg), te financoje dicka qe mua me duket se nuk i sherben imazhit tone te raskapitur? Perse keto fonde nuk jepen psh per nje program per t’i shkaterruar bunkeret.
po dakort o relapso, dakort. celiku, hekuri dhe betoni zviceran eshte enviromental friendly, ai riciklohet dhe sa per bukuri sidomos ato bunkera suedeze me pamjen e tyre nordike nuk krahasohen me shemtirat tona.
tani, ne diktature cdo gje mund te quhet per arsye propagande por jo mbrojtja, siguria e mbijeteses pra e vete diktaures, mbrojtja e pushtetit. paranoja e mbrojtejes ne diktature nuk ka karkater kombetar, te sigurohet atdheu, por te sigurohet njekohesisht edhe rendi politik.
tani, natyrisht, te gjithe e dinin se nuk mund te perballeshin superfuqite, amerika a sovjetiket me bunkeret. as alfred mojsiu qe ka qene pergjegjes i fortifikimit e ka thene (qe ka qene me optimisti i ketyre gjerave), por mund te perballej nje agresion nga fqinjet.
por duhet saktesuar edhe nje keqkuptim qe ndodh rendom kur permenden bunkeret. ato do sherbenin per strehimin e forcave territoriale/ vullentare te cilat do te bashkevepronin me ushtrine e rregullt (e cila natyrisht nuk do kishte pozicione mbrojtese statike por te levizshme).
http://www.zdf.de/ZDFmediathek/kanaluebersicht/aktuellste/246#/beitrag/video/1861712/heute-in-Europa-vom-14032013
diku ne reportazhin per bunkeret e shqiperise, ne te cilen raportohet per nje nisme te disa studenteve gjermane nga Mainz per kthimin e bunkereve ne bujtina te rinjsh (hostele, jugendherberge) profesori nga mainz tregon se puna ishte nderprere pasi administrata vendore u kishte kerkuar leje ndertimi – gazetarja shprehet se ndoshta nuk kishin korruptuar dike atje per kete pune
‘Bunkeri shet’ , plotesisht dakort.
Bunkeri nuk shet vetem libra e albume fotografike. Bunkeri shet vetveten dhe truallin poshte tij, sepse bunkeret (shumica) kane qene ne vijen bregdetare dhe ah te kesh ca metra bregdet sot, qofte dhe bunker, te legalizohet se e ke vene ne aktivitet me ca fasha bojrash e ca tavolina e karrike plastike, pra , duke shperfaqur ndrrimin e sistemeve dhe shfrytezimin e pasurive te djeshme me efikasitet kapitalist.
Shumica e fotografive jane bunkere te artilerise bregdetare ne bregun e detit ‘Shkembi Kavajes-Divjake, te cilat i kam pare e shikuar me gjithe ‘liftingun’ e bere nga ‘neopronaret’.
Bunkeri shet …prone me nje …penel…(pavaresisht se Europa ‘blen’ foto te ‘guralecave nga Marsi’…
Dhe une ‘tentova’ per nje bunker ne vije te pare te bregdetit por ishte i ‘xanum’.