Në Tiranë gjithnjë të bën përshtypje masa e madhe, e pabesueshme, e papranueshme e njerëzve të ngeshëm, që rrinë kafeneve ose shëtisin rrugëve.
Njerëz që nuk punojnë, të thonë disa.
Njerëz të papunë, të thonë disa të tjerë.
Kështu përvijohet një tension konceptual, midis njerëzve që nuk duan ose nuk dinë të punojnë, nga njëra anë; dhe atyre të tjerëve, të papunëve, nga ana tjetër.
Këndej papunësia, andej përtacia.
Përtacinë zakonisht ia faturojmë Orientit, Anadollit, turqënisë, duke e likuiduar si problem kulturor. Përkundrazi, papunësinë e përjetojmë si plagë ekonomike, individuale dhe kolektive, ose simptomë të krizës sociale.
Përtacët janë me përkufizim parazitë, nuk duan të punojnë, rrojnë në kurriz të të tjerëve: familjarëve, shtetit, shoqatave bamirëse. Të papunët duan të punojnë por punë për ta nuk ka.
Pa çka se edhe të parët, edhe të dytët, në praktikë shihen si joproduktivë – ose në njerëz që nuk “i japin”, por “i marrin” shoqërisë.
Natyrisht, perceptimi i një ekonomie, ose edhe i një demografie ku të gjithë janë të punësuar (kanë vendin e tyre në shoqëri), dhe dalin me vrap në mëngjes herët për të kapur trenat dhe autobusët që do t’i çojnë drejt “qendrave të prodhimit”, mund të shënjojë utopinë për disa, distopinë për disa të tjerë.
Shoqëria ku të gjithë punojnë është edhe më e kontrollueshme se tjetra; elitat veç do ta ëndërronin një situatë punësimi total.
Mospuna, nga ana e vet – si një kombinim i parazitizmit me papunësinë – është subversive nga natyra; askush nuk e di ç’do të bëjnë njerëzit që rrinë.
Shën Hieronimi: Fac et aliquid operis, ut semper te diabolus inveniat occupatum (“Merru me diçka, që djalli të të gjejë gjithnjë të zënë”).
Për t’u kthyer në Tiranë, trishtimi i rrugëve dhe i kafeneve të mbushura me njerëz të ngeshëm nuk ka të bëjë aq me faktin që këta njerëz nuk punojnë, sesa me faktin që këta njerëz nuk bëjnë asgjë.
Dhe këtu ndeshim në një rrejshmëri që po më duket kyçe, për të kuptuar krizën e shoqërisë shqiptare sot: njerëzit po i njëjtësojnë punën dhe aktivitetin.
Kapitalizmi – nëse mund ta quaj kështu atë formë të ekonomisë që është instauruar sot ndër ne – e vë jo vetëm punën, por edhe çdo aktivitet tjetër, në funksion të parasë.
E merr diçka njerëzore, konkrete, specifike dhe e shndërron në një shifër abstrakte, duke e kuantifikuar.
Njerëzit punojnë (mundohen) për të nxjerrë paranë; por paranë e nxjerrë e përdorin pastaj për të ndenjur. Kësisoj, edhe ata që punojnë, njëlloj nuk bëjnë asgjë.
Çfarë po na mungon në masë, është pikërisht jeta në shumëllojshmërinë e vet: arti për hir të artit (dhe jo të shitjes së veprës), sporti për hir të sportit (dhe jo të bastit), qejfi për hir të qejfit (dhe jo për të zbavitur eprorin), koleksionizmi për hir të koleksionizmit (dhe jo për t’i nxjerrë koleksionet në treg), udhëtimi për hir të udhëtimit (dhe jo për të emuluar komshiun, shemrën ose rivalin).
Të paktë janë ata shqiptarë që e shijojnë njerëzinë e tyre në mënyrë krijuese, ose duke e realizuar veten në çfarë bëjnë.
Të tillë nuk janë, kurrsesi, të gjithë ata që kohën e lirë e kalojnë të përfshirë në rituale të cilat lidhen më shumë me nevojën e riprodhimit të statusit të tyre, sesa me nevojën tjetër, për t’u realizuar njerëzisht.
Murtaja e një kulture të tillë është se gjithçka është në shërbim të një diçkaje tjetër, të mëtejshme; edhe pse asimptota e saj s’është veçse banaliteti, në trajtën e vet më të kulluar.
Tensioni mes të ndenjurit pa punë dhe papunësisë nuk ka si të zgjidhet me mjete ekonomike; por vetëm duke i hapur vend, në hapësirën mes dy koncepteve, aktivitetit të lirë, ose të çliruar nga nevoja për t’i shërbyer dikujt ose diçkaje tjetër, ose nga mallkimi i serviam; sepse vetëm ashtu do t’i shpëtonim skllavërisë, për të mbetur në kontakt të pandërprerë me dinjitetin.
Me gjase i keni lexuar Doreshkrimet ekonomiko-filozofike (1844) te Marksit. Sigurisht qe kete fare tehuajsimi kapitalist do te mund ta kundershtonte vetem ndonje fanatik i tregut. Problemi nuk eshte ky, por te zgje(i)dhurit e dilemes: a mund te ndertohet nje hapesire e tille veprimi te lire (as pune, as papunesi) brenda kapitalizmit? Nese po, a mund t’i kaperceje kufinjte e ngushte te pakicave te ngeshme qe here prej fatit, here prej nderthurjes se fatit me zotesite qe prodhojne vetemjaftueshmeri, munden edhe brenda sistemit? Apo e vetmja mundesi, qofte kjo edhe traumatike, apo kercenuese tragjedish, eshte kapercimi i njemendte i kapitalizmit, ose me gjeresisht i cfaredo sistemi klasor? Marksi, dhe jo vetem ai, pati guximin teorik dhe shpresen (edhe utopine kushedi) politike se e dyta eshte pergjigjja.
Une do e shikoja ne nje kendveshtrim tjeter kete çeshtjen e interesit ne jeten nen kapitalizem.
Ne radhe te pare nuk e shoh si ‘murtaje’ por si ‘kosto’, çmim per t’u paguar.
Ky eshte çmimi i demokracise. Qe demokracia te ekzistoje duhet te kemi vullnetin e popullit, kombit, per t’u marre me politike, te pakten aq sa te votohet masivisht kur ka zgjedhje.
Politika pergjate gjithe historise se njerezimit eshte bere nga pakica e pasur, sklleverit as qe e çonin ne mendje politiken, bujkroberit po njesoj.
Qe te kete vullnet per politike duhet te kete interes per politike, qe do te thote se persa kohe njeriu nuk i sheh interesat e veta te realizueshme nepermjet politikes, atij i mungon edhe vullneti per politike.
Te pasurit merreshin me politike sepse interesat e tyre ishin te realizueshme nepermjet politikes, skllever e bujkrober nuk e çonin neper mend sepse nuk i shihnin te realizueshme.
Ne Athinen e lashte vetem 2-3 mije qytetare votonin rregullisht nga 30-40 mije qe kishin te drejten e votes, ndersa per aspekte te caktuara ku kishin te gjithe interes mbushej sheshi, vinin te gjithe nga ana e anes per te votuar.
Prandaj kapitalizmi duke zgjeruar bazen e interesit ne jeten e njeriut, krijon ate rrjeten e merimanges qe finalizohet tek politika per cilindo.
Duke qene se pothuaj te gjitha aktivitetet jashtefamiljare finalizohen tek interesi, atehere finalizohen tek politika.
Pra kapitalizmi krijon humusin e duhur per demokracine.
Miremengjes o interes, pas shume shnderrimesh perkthehet ne miremengjes o demokraci.
Njerezit qe kane sa me shume ‘aktivitete te lira’ apo te çliruara prej interesit, kane me pak interes te merren me politike, gje qe ne kendveshtrimin afatgjate perkthehet ne ndrydhje te vullnetit per t’u marre me politike, qe nga llogje kafenesh deri tek votimi.
Kjo do te perkthehej ne renie te votuesve nen 50% dhe nje tkurrje sa me e madhe e trupit zgjedhor do te thote qe trupi zgjedhor behet me i kontrollueshem, me i shantazhueshem, shprehes i me pak interesave e me radhe.
Komunizmi u perpoq t’u jepte njerezve sa me shume aktivitete te lira apo te çliruara prej interesit, aq sa te merreshe me politike quhej krim, por ama i duhej demokracia per sy e faqe, i duhej 99.99 % e votuesve.
Prandaj, per mua zgjerimi i bazes se interesit qe lidh njerezine eshte nje çmim qe duhet paguar per te pasur mundesine e demokracise.
Kapitalizmi te jep mundesine e demokracise, pavaresisht se ai mbijeton fare mire jashte demokracise. Natyrisht kjo mundesi paguhet dhe gjerat e çmueshme si demokracia kane çmim te kripur.
Ne supozojme se parajse do te thote edhe aktivitet i lire, por pasi te jemi privuar nga politika, se na takon detyra te levdojme Zotin çdo dite.
“Njerezit qe kane sa me shume ‘aktivitete te lira’ apo te çliruara prej interesit, kane me pak interes te merren me politike, gje qe ne kendveshtrimin afatgjate perkthehet ne ndrydhje te vullnetit per t’u marre me politike, qe nga llogje kafenesh deri tek votimi.
Kjo do te perkthehej ne renie te votuesve nen 50% dhe nje tkurrje sa me e madhe e trupit zgjedhor do te thote qe trupi zgjedhor behet me i kontrollueshem, me i shantazhueshem, shprehes i me pak interesave e me radhe.”
Hyllin kam përshtypjen se po ngatërron përqindjen e pjesëmarrjes në zgjedhje me atë të pjesëmarrjes në politikë. Politika është shumë më e gjerë se kaq. Është angazhim konstant në çështjet e ”Polisit”. Ato ”llogjet” që u zhvillonin në ”Agora”-n athinase para 2500 vjetësh, janë humusi i demokracisë së sotme.
Angazhimi eshte ne perpjestim te drejte me interesat e qytetarit/zgjedhesit.
Sa me shume interesa personale kenaqen aq me shume angazhim, aq me konstant eshte angazhimi.
Ato llogjet athinase do kishin ngelur llogje, pa kapitalizmin. Kapitalizmi u dha madje statusin e fares se demokracise se sotme.
Demokracia eshte produkt i vetedijesimit te shumices se interesi personal mund te realizohet nepermjet politikes. Keshtu lindi ne Athinen e lashte e keshtu po zhvillohet nen kapitalizem.
Ideja e Polis-it eshte interesante dhe madje intriguese intelektualisht, po njeriu eshte ‘i vogel’ dhe me kete duhen bere fillimisht hesapet.
Që demokracia të ekzistojë, nuk mund të mjaftojë vullneti sado masiv i popullit i materializuar në zgjedhje. Sepse zgjedhjet janë vetëm premisa e një procesi shumë më të artikuluar të demokracisë. Njehsimi i zgjedhjeve me përmbushjen e demokracisë është një nga simptomat më të forta të zbrasjes së thelbit të kësaj forme te organizmit të shoqërisë në shtet, dhe kapjes pas lëvozhgës së mbetur për konsum. Fakti që politika është bërë në epoka të njëpasnjëshme nga elita e pakët nënkupton vetëm kohën e gjatë që i është nevojitur shoqërisë njerëzore për të gjetur dhe kërkuar nga vetja standardin demokratik; i cili ka të bëjë me pjesëmarrjen aktive, të vazhdueshme dhe cilësore të zgjedhësve në jetën politike që i kanë besuar përkohësisht disa përfaqësuesve nëpërmjet votës. Pjesëmarrja e vazhdueshme dhe efektive në forma të ndryshme e popullit në politikëbërje është kusht që të mund të flasim akoma për demokraci.
Vullneti për politikë është i lidhur me interesin për politikë, por mund të flasim seriozisht për interes vetëm nëse ky është interes i mirëinformuar. Mënyra së si lind, është strukturuar dhe finalizuar ky interes deri më sot, përbën dhe dështimin e kapitalizmit. Interesi i mirëinformuar dhe i ndërgjegjshëm, si premisë e zgjedhjes së ndërgjegjshme dhe për pasojë e mirë – politikës, është antiteza e interesit imediat, të atypëratyshëm, individual, pa vizion e në funksion të sistemit me pasojë dehumanizmin individual dhe social (tipikisht ai kapitalist). Interesi i informuar, ka të bëjë edhe me vizionin e asaj çka gjejmë kur vijmë (asete e burime natyrore p.sh.), e çka lëmë për ata që vijnë pas (territore të keqshfrytëzuara, burime të transformuara deri në denatyrim të dëmshëm për njeriun e socialen).
Interesat e struktuara sipas një vetëdije të caktuar (që e lejon arsimimi i duhur, p.sh.), eksperience, vizioni (botën që gjen dhe botën që le), dhe humanizmi i përftuar po të duam, ndikojnë mënyrën se si pretendohen interesat dhe për pasojë mënyrën se si bëhet politikë. Dhe për t’iu kthyer argumentit të punës, që përbën themelin e mbijetesës dhe jetesës (cilësore) njerëzore, mënyrën se si punojmë dhe jetojmë.
Kapitalizmi nuk zgjeron bazën e interesit, por kënaq interesa imediatë, të caktuar, dhe me një kosto demokracie dhe mirëqenieje (që nuk nënkupton domosdoshmërisht paranë) të pallogaritshme. Kapitalizmi, siç po e tregon vetë koha, jo vetëm nuk kënaq interesat e shumicës, dhe as ato që kanë të bëjnë në mënyrë të pashmangshme e të drejtëpërdrejtë me njeriun, si arsimi cilësor, sistemi social (për kohën kur nuk do jemi më të zotët e vetes), sistemi shëndetësor (në konsideratë të faktit që jemi qënie mishi e gjaku, pra të ekspozuara ndaj sëmundjeve dhe papaftësimeve fizike, etj.); ai braktis njeriun duke e transformuar në strument të riprodhimit të vet.
Kapitalizmi është vetëm mënyra më e kamufluar dhe e suksesshme për të deformuar dhe strumentalizuar idealin e demokracisë. Edhe pse është shoqëruar shpesh në literaturë më epitetin “liberale”, demokracia pak ka të bëjë me thelbin e këtij liberalizmi, për sa kohë ai i përgjigjet jo lirisë për të vepruar, por lirisë për të konsumuar dhe riprodhuar një sistem kundra njeriut, sipas një projekti që nuk ka të bëjë me jetën dhe cilësinë e saj, por vetëm me strumentalizmin deri në dehumanizim të saj.
Demokracia mund te kerkoje shume gjera qe te jete efektive, permbushese,substanciale etj, por qe te ekzistoje duhet te kete pjesemarrje masive ne zgjedhje (logjikisht supozohen te lira).
Si me thene qe robit i duhet edhe oksigjeni, edhe uji, edhe puna, edhe shkolla, edhe…..etj, por ama i duhen dy prinder qe te ekzistoje.
Flas per shkakun e menjehershem te demokracise dhe historia eshte e qarte per kete, demosi athinas ne revolte, pasi mori pushtetin vendosi per pjesemarrjen masive ne zgjedhje dhe sistemi u quajt demokraci.
Pastaj nqs do gjykojme me kutin tend demokracine athinase, s’do e nxirrnim fare demokraci.
Persa i perket interesit, qe eshte pjesa me brenda temes,mendoj se nuk mund t’i ndajme dot njerezit ne ata qe kane interes personal ‘te informuar’ dhe ata qe e kane ‘te dizinformuar’.
Me kete ndarje, ndaresit behen percaktues te interesave personale te te tjereve dhe rrjedhimisht percaktues te vullneteve politike, pra behen antidemokratike te kulluar.
Mendesia totalitare bazohet tek trajtimi i votuesve si te ishin femije qe s’dine se ç’eshte e mire apo e keqe per ta.
Kur pohoj qe kapitalizmi zgjeron bazen e interesit ne kontekstin e temes, them qe perfshin edhe marredheniet te cilat xha xhai nuk i do te kushtezuara prej interesit dhe keshtu sofistikon rrjeten e merimanges qe çon tek politika dhe demokracia.
Njeriu qe eshte kaq ‘i lire’ prej interesit, sa kerkon xha xhai, humbet interes per politiken. Njeriu ideal, i çliruar prej interesit eshte ai i parajses.
Demokracia nuk eshte ndonje kult apo ideal suprem qe permbushet fale nivelit te larte te virtytit ne shoqeri, as nuk eshte ndonje gjendje si Nirvana, qe duhet te ndjekesh rrugen e percaktuar.
Demokracia eshte banale dhe e papersosur si gjithe sistemet, e ndertuar nga interesat rendom meskine te njerezve.
Ne demokraci kemi interesat rendom meskine te shumices, ne sistemet e tjera, interesat rendom meskine te pakices.
Kapitalizmi ka si motor maksimizimin e fitimit, per kete eshte ne interes te mbijeteses se tij, qe te kete sa me shume njerez qe duan te maksimizojne fitimet personale.
Ai nuk eshte sistem ekonomik, ku paresor eshte mbijetesa e prones, si ta zeme feudalizmi, ne te cilin te gjitha tokat i kalonin djalit te madh qe te mos copezohej prona.
As nuk i vendos limite aktiveteve ekonomike, perkundrazi i thyen gjithe limitet.
Prandaj si sistem ekonomik ai eshte i hapur politikisht ndaj te gjitheve, te pakten ndaj shumices, rrjedhimisht eshte i hapur ndaj demokracise. Ka popuj qe e kane shfrytezuar kete hapesire, ka te tjere qe nuk e kane shfrytezuar ende, por kjo eshte çeshtje tjeter.
Pra pikerisht ajo gje qe denon xha xhai, mund te shihet si diçka qe duhet paguar per te pase mundesine e demokracise. Ketu nenkuptoj moskerkimin e asaj gjeje pertej disa hapesirave te ngeshmish e virtuozesh dhe nuk me duket ndonje kosto e madhe me thene te drejten.
Te reshtesh se kerkuari te pamunduren nuk eshte objektivisht kosto e madhe.
Me kete nuk dua te them qe jam kunder virtytit apo jetes se pershkruar prej xha xhait, e pro interesave meskine apo vesit, thjesht se ato jane te atilla fale kostove qe mund te perballoje ajo kategori te ngjeshmish e virtuozesh.
Nuk e di sa do ishte ne gjendje t’i perballoje ajo kategori kostot, nqs jeta do e perplaste ne ndonje shkemb te thepisur.
Ne pergjithesi, virtyti klasik ngaqe ka kosto me te uleta, eshte i preferueshem ndaj vesit klasik kur ke arritur njefare gjendjeje me te cilen je pajtuar te jetosh, por ashtu si ka kosto me te ulet, te sjell edhe fitime me te uleta kur gjendesh me shpatullat pas murit.
Kapitalizmi eshte sistem i hapur ndaj te gjitheve, e ne ndryshim nga sistemet e meparshme edhe ndaj atyre qe jane me shpatulla pas murit, le te themi qe e nxit ca me shume vesin klasik.
Kjo nuk duket t’i ule pike tek njeriu, perderisa pas fitores ndaj komunizmit, kapitalizmi ka triumfuar qarte ne gjithe planetin.
Si i thone ne s’jemi Zoti qe te gjykojme gjithe Njerezimin.
Interesi i informuar nuk ka të bëjë me gjyqtarë të jashtëm (aq më pak totalitarë), që përcaktojnë të informuarin nga i painformuari. Ka të bëjë me një kusht që kërkon subjekte votuese (prindër siç i quajte) të ndërgjegjësuar. Që të kesh premisë reale për të folur për zgjedhje. Në këtë kuptim, është ndryshe kur votojnë subjekte që jo vetëm nuk kanë lexuar një program, por që votën ua blen familjarisht (ose farefisnisht e më gjerë) me një thes miell, nga dikush që dialogon dhe pretendon nga përfaqësuesit e vet. Kjo është premisë për të pasur një raport përgjegjshmërie mes pushtetit të zgjedhur dhe të përfaqësuarve.
Kuti im mbi demokracinë ka të bëjë as më pak as më shumë me atë çka pretendohet sot nga demokracia, falë asaj që dimë, eksperiencës dhe mundësive që kemi. Duke filluar nga dokumentet themelorë për organizimin e shtetit dhe të jetës sociale, te doktrina “e informuar”. Tjetër gjë pastaj si shërbehet sot arritja e demokracisë nga aktorë “të painformuar” ose që “keq-informojnë” (media në funksion të pushtetit, pushteti vetë, etj.).
Sa për pjesën e njeriut të lirë nga interesi, mendoj se mund të flasim për pjesë të vetes të lira nga interesi, dhe të tjera që (duhet të) pajtohen me të (dhe jo për njerëz të lirë nga çdo lidhje dhe interesi).
Demokracisë i jam referuar si një projekti ideal, për sa kohë e shoh si projekt të parealizuar në thelb. Mjafton të të citoj Benignin që edhe për një vend si Italia u shpreh së fundi, se do jetë një vend më i mirë kur të hyjë në fuqi kushtetuta italiane (që formalisht ka hyrë në fuqi në 1 janar 1948). Kjo do të thotë se shumë prej pritshmërive të sanksionuara në dokumentin themelor italian, sepse fryt i eksperiencës (edhe autoritare), akoma sot nuk janë përmbushur. Dhe janë pritshmëri që kanë të bëjnë me thelbin e demokracisë. Duke iu referuar akoma shembullit italian, puna përbën themelin e asaj republike (neni 1). E megjithatë në këto terma sot do gjendeshim përballë rrënojave të Republikës italiane, parë papunësinë e përhapur aq gjerësisht sot dhe frymën dhe shkronjën e parealizuar kësisoj të asaj kushtetute.
Aq më keq nëse ky diskurs bëhet për ne.
Kapitalizmi ndërhyn pikërisht me pjesën ekonomike të organizimit shoqëror. Mungesa e limiteve përbën një ndër të këqijat bazike të kapitalizmit, njësoj si mungesa e limiteve për pushtetin politik (ligjet). Më shumë ai përparon i pakushtëzuar, si qëllim në vetvete, më shumë shkatërrim sjell (ka sjellë).
Fakti që kapitalizmi është i hapur ndaj të gjithëve nuk e bën as më eficient as më të suksesshëm si sistem, e kurrësesi në funksion të demokracisë.
Dhe më në fund, është sistemi më i përhapur në 20 vitet e fundit, dhe më shumë se kurrë me shpatulla pas murit. Për arsye, mendoj, të qarta tashmë.
Ka shume votues qe marrin nje thes mielli, por ‘meglio di un calcio nel culo’ i thone italianet.
Nderkaq shume nga votuesit tane marrin nje shkelm bythes.
Per nga menyra si eshte ndertuar sistemi ne Shqiperi, eshte me mire te marresh nje thes mielli sesa nje shkelm bythes.
Ta kam llafin qe shembulli i votuesit te informuar e painformuar, mund te te kthehet kunder teje, kur ti quan sistemin shqiptar demokratik. Ketij sistemi i mungojne zgjedhjet e lira.
Psh nga burime te sigurta, mora vesh qe ne nje qytet persona te ndryshem i jane afruar nje partie politike te ciles s’po ia pres koken, duke ofruar kush 500 e kush 700 vota te vjedhura.
Por edhe nqs do e marrim sistemin shqiptar per demokratik se votimi s’ka cene, nuk duhet harruar se ai personi qe mori nje thes mielli per voten nga nje parti, nga partite e tjera s’ka marre asnje oferte dhe njekohesisht sikunder e dime mire, asnjera nga ato parti politike nuk e rruan mjekren per ate votues.
Pra ai votues ka dy zgjedhje te marre thesin me miell ose te mos marre asgje. Interesi i tij personal e shtyn me te drejte te marre thesin e miellit, sipas parimit te sipermendur, me mire sesa nje shkelm bythes.
Jo vetem kaq, por nqs nje votues i nje sistemi vertet demokratik nuk e gjen vetveten tek asnje parti, sepse asnje parti nuk i mbron interesat e tij, eshte plotesisht legjitime qe ai individ i lene jashte sistemit te mos ndieje asnje detyrim ndaj sistemit dhe ta shnderroje voten e tij ne te ardhura ekonomike te menjehershme.
Le ta quajme homo hacer kete votues.
Pra, ne praktike çeshtja e votuesit te informuar dhe dizinformuar nuk eshte aq e thjeshte sa duket ne teori.
Nderkaq, vlera e se perbashketes ne politike verehet kryesisht ne rolin qe ka politika e jashtme ne fushaten elektorale dhe ne zgjedhjen e votuesit.
Ne çeshtjet e politikes se brendshme, votuesi eshte i ftuar te votoje (kryesisht,paresisht) per interesin personal, ndersa ne ato te jashtmet votuesi eshte i ftuar te votoje per interesin e perbashket (po te heqim tregtaret e sipermarresit qe edhe atje votojne per interesin personal).
Ne demokraci nuk mund te behet votuesi me faj pse voton per interesin personal, perndryshe hajde shkrijme partite politike dhe vete demokracine.
Demokracia ashtu si kapitalizmi eshte sistem i hapur ndaj interesave personale te gjithkujt, keto perbejne edhe pikat e forces per te dyja dhe jo dobesi.
Kapitalizmin nuk eshte se e shoh une si sistemin ekonomik qe ka sjelle me shume pasuri (ekonomike), ai duket qarte, duket kudo ne vendet kapitaliste, dukej kur rivalizonte me feudalizmin e kur rivalizonte me komunizmin.
Kapitalizmi ka hedhur pertoke dy sisteme dhe sot per sot s’ka rivale.
Me shpatulla pas muri s’mund te jete sepse me shpatulla pas muri te vene te tjeret.
Thuaj qe kapitalizmi ka vene keto vitet e fundit me shpatulla pas muri shume njerez, aty jam dakort me ty.
Por po aq, ne mos me shume ka nxjerre nga balta ne Kine, Brazil, Rusi etj.
Kapitalizmi nuk eshte i persosur dhe as ‘human’, por keto ‘mangesi’ nuk e bejne te papranueshem, se si sistem ekonomik atij i takon me qene efiçent. Ne fund te fundit, kapitalizmi eshte sistem ekonomik, jo sistem politik apo sistem moral.
”’Problemi nuk eshte ky, por te zgje(i)dhurit e dilemes: a mund te ndertohet nje hapesire e tille veprimi te lire (as pune, as papunesi) brenda kapitalizmit?”’
Antimateria zhduket ne prani ne materies. Mund te prodhojme antimaterie por s’mund ta leme ne kontakt me materien.
Koleksionisti i xha xhait, nuk ka gjasa t’ua tregoje te gjitheve koleksionin dhe te mos i vije ndonje oferte e parefuzueshme. I njejti koleksionist kur jeta ta plase neper shkembinj do te kerkoje ndokend qe t’ia bleje.
Nuk mund te prodhohet dot asgje e qendrueshme me antimaterien ne kete Univers. Ky eshte i materies, i bindet ligjeve te saj.
Me shpirtin njeriu ndertoi boten e pertejme, kete ia la gjakut dhe vdekjes.
Nuk jane vetem komunistet, progresistet e xha xhai, ne kerkim te diçkaje me te mire, me te vlefshme, me fisnike, jane vetem te fundmit e nje liste qe fillon me njeriun e pare.
Per njeriun gjithçka eshte strukturuar qe te jete çeshtje kostosh.
Koleksionisti mund t’ia lejoje vetes koston e atij koleksioni, derisa jeta t’i kerkoje haraçin apo t’i ofroje te parefuzueshmen.
Mos valle komunizmi nuk kerkon haraçin ?
E di çfare i ben komunistet te pasuksesshem kur s’jane te dhunshem, dmth pse komunistet jane gjithnje te detyruar te sillen dhunshem qe te kene rezultat ?
Sepse ata nuk arrijne te jene permbushes interesash partikulare, nuk arrijne te bindin individin se do mbrojne interesin e tij personal.
Kur behen te dhunshem, gllaberojne opozitaret e verbuar, qe shohin tek dhuna zgjidhjen e problemeve, edhe te tyrin.
Te gjitha regjimet komuniste kane mbledhur rreth tyre opozitare te dhunshem te cilet i kane dhene jete regjimeve te dhunshme.
I vetmi sukses afatgjate qe ka korrur komunizmi jane sindikatat, sepse ato ngrihen mbi bazen e interesit personal te punetoreve.
Qe t’i presim koken muhabetit, te gjitha gjerat me te mira, me te vlefshme, me fisnike, burojne nga perballimi i kostove, prandaj na nevojitet sistemi me i pasur, me energjitik i mundshem, qe te jemi me te mire, me te vlefshem, me fisnike.
Kapitalizmi fale etheve matematikore prej maksimizimit te fitimit, eshte deri me tash sistemi me i pasur, me energjitik i mundshem, aq sa perballon edhe shperdorimet e demokracise.
Nuk ka kuptim qe ta akuzojme pse nuk perballon dot edhe kostot e se pamundures.
Nuk duhet harruar perqindja e atyre qe e perdorin lokalin si zyre. Takohen per kafe, bejne pazarin, muhabetin e cmimit, bie fjala sa ma jep, sa ta jap, po avokati sa do, i japin doren (ose gishtin) njeri tjetrit dhe del dita e punes. Ekonomi kafenesh dmth. Zyrat jane te merzitshme, duan disipline. 🙂
Me duket se premisa shtrohet gabim nga shume vete, perfshi ketu edhe ndonje jevg qe i ndodhi te behej president :
Nuk ka demokraci pa kapitalizem
Ka kapitalizem pa demokraci.
Lutem, kini parasysh se diskutimi për demokracinë – i mrekullueshëm në vetvete – nuk e ka vendin te kjo temë.
Unë do shtoja dhe një rresht vetëm tek ky postim i 2Xh, aty në fund fare, që do ishte ky: Kjo është arsyeja pse shqiptarët dëgjojnë këngë serbe dhe greke!
Kështu besoj, do kapej mesazhi.
Folja “punoj” ne shqip reflekton edhe paradoksin e shoqerise shqiptare. Nuk besoj se shqiptaret kane nje lidhje gjenetike me pertacine. Ne pergjithesi familjaret shqiptare jane sic thuhet ne anglisht “good providers”(furnizues te perkushtuar) te familjeve te tyre. Por duke thene kete, me shkon mendja ne nje lloje shoqerije qe quhet “shoqeri minimaliste”, shoqeri qe kenaqet me pak. Deri tani, historikisht kjo ka qene shoqeria shqiptare.
Kjo ndodh me shoqerite e varfera, ku zoterimet materiale te njerezve jane minimaliste. Ne fakt kafenete sherbejne edhe si “sinagoga” ku vendosen e lidhjen, mbleserite, punesohen njerezit, lidhen kontratat e biznesit dhe te tregetise, jepet dhe merret nga ana sociale dhe ekonomike, qarkullojne thashethemet e mesohen te rejat e tregut dhe te teknologjise.
Duke qene nje shoqeri minimaliste, ku gjithmone ka pllakosur varferia dhe pasurite jane vene prej puneve mercenare, spahillikut, apo militantizmit te sotem partiak, tregu per gare ekonomike eshte kontrolluar gjithmone prej te pushtetshmit. Burimet e pakta ekonomike dhe ato natyrale gjithmone jane kontrolluar dhe shfrytezuar ne menyre te paskrupull nga monopolistet familjare me pushtetin.
Shqiptareve nuk i eshte dhene mundesia per te zhvilluar garen dhe kompetencen ekonomike. Gjithmone nje shoqeri e prapambetur teknologjikisht ka prodhuar aq pak, sa per te mbajtur shpirtin gjalle. Sot me forcat e tua mund te shesesh vetem zanatin tend, mendjen, apo mund te hapesh nje dyqan te vogel. Por cmimin e tregut, vleren e mallit qe t’i ofron, t’a vendos ne menyre arbitrare njeriu i lidhur me pushtetin.
Shumica qe zoteron pothuajse asgje, endet ne boten e thashethemeve duke diskutuar per vilen apo bencin e beut apo pashait te ri qe kontrollon tregetine me shumice te pules, derrit, dardhes, molles, patllixhanit, apo ka blere badihave fabriken e birres apo te miellit.
Shumica jo se nuk e koncepton foljen “punoj”, sic duhet, por eshte e shtrenguar ta konceptoje ne menyren shqiptare ne te berit te puneve. Kjo eshte edhe teper deshperuese. Mbeten minimaliste para tasit te cajit apo ekspresit, sepse mundesite e tyre ekonomike nuk shkojne me shume se sa rinovimi i banjos allaturka ne allafrenga, blerja e nje kondicioneri, apo televizori me ngjyra. Pa harruar te blej para se te kthehet ne ksollen e vet buken e zeze.
Kur dilnin jashte asaj shoqerije ekonomikisht te tredhur, si emigrante apo duke punuar per shoqeri te huaja qe paguanin me shume, shqiptaret kurbetllinj krijonin ate prokopine e tyre te vogel qe i binte ekonomikisht te pavarur sa te perqeshin edhe beun e fshatit apo zengjinin e qytetit.
problemi qendron me konceptin e performances dhe te merites, koncepte qe qendrojne ne zemer te mentalitetit kapitalist te sistemit te prodhimit dhe organizimit te jetes shoqerore e kulturore.
Edhe performanca artistike, femra qe kercejne per kenaqesi te tyre apo te publikut, i nenshtrohet vleresimit (doganes) apo gjykimit te nje jurie te konstruktuar ne trute tane. Formalizimi dhe institucionalizimi i artit (normat, kriteret, mekanzimat e percimit, shkollat, grupet profesionale dhe profesionalizimi) e kane shnderruar edhe “leisure-in” ne nje “pune” qe vleresohet, shperblehet (komodifikimi) dhe i nenshtrohet konkurrences.
Nje tjeter shembull eshte veprimtaria fizike, sporti. Dikur si nje “kompeticion” i rregulluar brenda arenave te gladiatoreve dhe skelleverve, qe nuk vleresoheshin per pos tjeter se fizikun e tyre, dhe shnderruar me pas ne qejfin e “kalimkohen” e aristokrateve, tanime permban edhe “kompetecionin” (qeni-ha-qenin) kapitalist (trupat me te bukur, palestrat e forces, dietat me proteina, hormonet etj.) por edhe qejfin aristokrat (kalimkohe per klasen e mesme).
Prandaj, sikur edhe ne sistemin socialist ku puna dhe etika protestante e merites/rezultatit vleresohej po aq sa edhe ne sistemin kapitalist, te papunet cilesoheshin si “parazite” (qe jetojne me punen e te tjereve) – nje qasje kjo qe e koncepton kolektivin si kolonite e milingonave – vijuar me pas ne teorite e sistemeve shoqerore (Parson, Luhman, scientific management) te cilat nderthurin eficiencen e organizimit shoqeror kapitalist me kuadrin normativ te marksizmit (mendimi im ky!).
Përtacët dhe të papunët nuk janë dy kategori të vecanta por në fakt,njerzit që nuk duan të punojnë , ose përtacët/dembelët, janë një segment i të papunëve.Kështu , më saktë, bashkësinë e të papunëve (në moshën aktive për punë dhe të aftë për të punuar) mund ta ndajmë në:
Ata që nuk duan të punojnë (dembelët/përtacët)
Ata që nuk munden të punojnë (për shkak të aksesit të kufizuar në tregun e punës)
Në kategorinë e parë, sociologjikisht përfshihen ata që në shoqërinë moderne,konsiderohen si “underclass”, produkt i “kulturës së varfërisë” dhe jo thjesht i kulturës orientale (dembe stambolli) sikundër stigmatizohen shpesh në mjedisin tonë social.Sipas kësaj teorie, kjo kategori karakterizohet nga ndjenja e margjinalizimit, vetvlerësimit të ulët, ndjenja e inferioritetit, viktimizimit, varësia nga lëmoshat dhe ndihma sociale.Ky profil psikologjik është krijuar si rrjedhojë e presionit të varfërisë dhe riprodhon ciklin e varfërisë. Pra statusi varfërisë konceptohet si rrjedhojë e një kulture/mendësie, stili jetese dhe jo si problem strukturor, si pasojë e mekanizmave të përjashtimit social, diskriminimit, pabarazive në mundësi dhe burime. Zakonisht ky koncept , në thelb racial, shpesh përdoret për të portretizuar romët, popullsinë me ngjyrë dhe grupet e tjera margjinale.Sipas këtij koncepti, kultura e varfërisë është e pandryshueshme dhe romët, bie fjala, prandaj preferojnë jetën nomade dhe nuk mund të integrohen në shoqëri.
Papunësia afatgjatë prodhon të papunët e dekurajuar, depresion, margjinalizim dhe izolim social , ndjenjën e varësisë dhe pritjes nga tjetri ose shteti.Në shoqëritë e zhvilluara , kjo kategori është lumpenproletariati për të cilin fliste Marksi.Ata janë një repart amorf,një tepricë e panevojshme e shoqërisë, pa vetëdijen e klasës, më tepër shikohen si kontigjent patologjish social se sa si burim për progres social.
Kësisoj, në vënd të paradigmës kundërvënëse : Këndej papunësia, andej përtacia, duhet shqyrtuar paradigm ndërvepruese: papunësia ushqen përtacinë po aq sa përtacia dekompozon papunësisnë.
Mënyra e shikimit të papaunësisë që endet rrugëve të Tiranës , e transformuar në përtaci që vegjeton kafeneve , duket se e merr frymëzimin nga shkrimet e Marksit mbi natyrën e punës dhe tjetersimin.Fakti që ekonomia e tregut tek ne është zhvilluar si model i kapitalizmit tregëtar, joprodhues, përbën në fakt shtratin dhe shkakun jo vetëm të treguesve të lartë të papunësisë por edhe të asaj që Xha xhai e quan “krizën e shoqërisë shqiptare” : njerëzit po i njëjtësojnë punën dhe aktivitetin.
“Njerëzit punojnë (mundohen) për të nxjerrë paranë; por paranë e nxjerrë e përdorin pastaj për të ndenjur. Kësisoj, edhe ata që punojnë, njëlloj nuk bëjnë asgjë.”
Në kushtet e ekonomisë së tregut, cdo aktivitet merr statusin përsa kohë siguron para ndërsa jashtë punës jo cdo aktivitet kërkon detyrimisht si parakusht konsumimin e parasë. Marksi punën e shikon si objektivizim dhe përvetsimin e produkteve të punës si tjetërsim.Puna duke qënë burim i ekzistencës, kthehet në një ekzistencë të jashtme të njeriut dhe në procesin e punës ai nuk është më vetvetja.Puna nuk është një nëvojë e brëndshme natyrore e njeriut porn je mjet për të plotësuar nevojat humane të tij. Njeriu bëhët vetvetja jashtë punës dhe shtërngesave të saj.Jashtë kohës së punës, punëtori rigjen vetveten, edhe kur konsumon qofte , edhe kur shkon në opera, në kohën e lirë. I cliruar nga puna, njëeriu i punës, i kthehet aktiviteteve të kohës së lirë për të rigjetur dhe rigjeneruar vetveten e humbur në procesin e punës. Aktivitetet mund të jenë ato të shkallës së parë në piramidën e Masloët ose edhe aktivitete kreative dhe kulturore.
“Të paktë janë ata shqiptarë që e shijojnë njerëzinë e tyre në mënyrë krijuese, ose duke e realizuar veten në çfarë bëjnë.”
Po sigurisht.Përderisa vetëm një pakicë e ka këtë privilegj kurse shumica lufton për të mbijetuar ose për ekzistencë.Të ekzistosh do të thotë të punosh.Të jetosh, pra të shijosh njërëzinë do të thotë të kesh në dispozicion mjete të mjaftueshme (monetare) dhe burime të bollshme argëtimi.
Dhe këtu vijmë tek pikënisja e vëzhgimit:koha e kafeneve. Kultura e kafeneve si mënyrë e konsumimit të kohës së lirë për të punësuarit dhe të papunët.Një komentues solli në vëmëndje Agorën e antikitetit grek dhe e auajti si humusin e demokracisë moderne.Papunësia dhe varfëria kulturore janë humusi i demokracisë së kafeneve.Kafentë janë tempujt e vegjel të demokracisë tonë llafazane, oazet e vanitetit dhe agora ku bëhen pazare, kontrata, koalicione dhe komplote.
Nuk tha kot Enveri (ne “Shenime për Kinën), kur komentoi afrimin e Kinës me Amerikën: atje do të happen kafenetë