Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Antropologji / Histori / Sociologji

FUSTANELLA DHE FRAKU (II)

nga Julius

Komentet që ndoqën pjesën e parë të shkrimit “Fustanella dhe Fraku”, më nxitën që të shkruaj disa gjëra më shumë, mbi disa ide interesante të shprehura në dokumentar.

Pikërisht, në episodin e katërt me titull të njëjtë si ky shkrim, përmendet ndër të tjera, një fakt historik interesant.

Prej jehonës që mori revolucioni grek i 1821-shit, shumë shpejt në brigjet e Peloponezit, çka përfshinte territorin e lirë të saposhpallur, zbarkojnë një numër i konsiderueshëm evropianësh filohelenë. Shumë të nxitur prej shkëlqimit të civilizimit të lashtë, në përpjekje për të gjetur Leonidhën dhe spartanët modernë aty, dhe disa të tjerë, të tërhequr në mënyrë gjenuine prej ngjarjeve aktuale që po ndodhnin.

Shumë shpejt të ardhurit evropianë, kryesisht francezë, anglezë, gjermanë, polakë do të zbrisnin me këmbë në tokë, prej realitetit ballkanik që kishin përpara syve. Pyetën se ku ishte qendra e komandës së ushtrisë, dhe grekët nuk iu përgjigjën, për faktin e thjeshtë se nuk kishin një të tillë. Gjithsesi, evropianët organizohen në një brigadë me rreth 600 trupa, dhe vihen nën komandën e njerit prej politikanëve më të dalluar në Greqi në atë kohë, Aleksandros Mavrokordatos.

Betejën e parë të tyre, thuhet në dokumentar se e zhvilluan në lokacionin Peta, në afërsi të Artës. Mes grekëve vendas dalluan se kishin shumë ndryshime, më të mëdha dhe të thella se petkat. Kështu, thuhet, evropianët ishin mësuar të luftonin në këmbë. I dilnin armikut përpara, vendoseshin në radhë, dhe krenaria e nderi i tyre ishte të binin në fushë të betejës më këmbë, ballë për ballë.

Grekët përkundrazi, kishin mënyrë krejt tjetër të luftuari. Ata zinin pusi, fshiheshin pas shkëmbinjve, dhe në rastet kur natyra nuk ofronte të tillë, ndërtonin vetë një strukturë mbrojtjeje me mjete rrethanore, që i lejonte të fshiheshin. Më pas, angazhoheshin në hedhje rromuzesh ndaj armikut, për ta dëmtuar këtë psikologjikisht – ky ishte qëllimi. Ndodhte shpesh, citoj të thuhet në dokumentar, se shumë vriteshin apo plagoseshin, se i tregonin armikut të pasmet.

Në betejën e Petës, merrte pjesë dhe një vendas me çetën e tij, i quajtur Gogos Bakolas. Ky ishte furnizuesi i vetëm me armë i të dy kampeve. Si atij grek, ashtu dhe atij turk. Përgjatë betejës, dhe duke qënë fillimisht në anën e grekëve, ai tërhiqet me të vetët, dhe i lë filohelenët në mëshirë të armikut. Çka ndodhi më pas, ishte disfatë. Të gjithë oficerët evropianë vriten në atë betejë, dhe pas kësaj eksperience të hidhur, shumica largohet nga Greqia. Pak prej tyre që mbetën, do të gjenin vdekjen disa muaj më vonë.

Këto detaje historike, nxitën një debat interesant, i cili ndodhte rregullisht menjëherë pas transmetimit të emisionit.

Në episodin e rradhës shkrimtari dhe filozofi i njohur Stelios Ramfos, argumenton ndryshimin e qenësishëm dhe në mentalitet mes grekëve ballkanas dhe evropianëve. Nisur prej faktit për mënyrën e luftimit, Ramfos argumenton se problemi qëndron pikërisht tek – identiteti. Identitet, apo “njohje sokratike e vetvetes”. Ndërsa evropiani mund t’i dilte ballë identitetit të vet, greku (por përgjithësisht ballkanasi) i përvidhet atij.

Sipas Ramfos, ideja dhe njohja fondamentale e vetes vjen në kohë dhe hapësirë, tek këta dy komponentë, Ramfos thekson mungesën e ballkanasit për KËTU dhe TANI. Projektimi i identitetit të grekëve, thotë Ramfos, bëhet përmes të shkuarës. Në momentin kur e shkuara vihet në dyshim apo revizionohet, greku e ndjen të humbasë veten – të protestojë, të ndihet ligsht, të ketë ankth etj. Kjo sepse ai e sheh të shkuarën si projektim të vetes, duke humbur kështu të tashmen, identitetin aktual.

Ramfos e shpjegon këtë me mungesën e individualitetit – çka sjell dhe mungesë personaliteti. Ai gjithë strumbullarin e këtij mentaliteti, e gjen tek feja. Amëshimi, oferta e një të ardhme amëshuese, eliminon të tashmen, argumenton filozofi. Jeta ndërtohet sipas parimit (lindor) kristian të premtimit për një të ardhme më të mirë. E tashmja kështu shndërrohet në një dhomë pritjeje, si taksë për të ardhmen e amëshuar. Përderisa e ardhmja është siguruar, e vetmja “kohë” reale, ngelet e shkuara.

Besimi fondamentalist tek e ardhmja e amëshuar, krijon disa probleme të tjera. Një nga këto probleme është delegimi.

Ramfos argumenton se individi ballkanas, ka nevojë për një urë lidhjeje me premtimin e së ardhmes. Ka nevojë ta ndjejë, ka nevojë t’i thonë, t’ia përsërisin premtimin. Dhe këtë punë, të deleguesit, e kryejnë shenjtorët. Të cilëve besimtari u lutet që të sigurojë të ardhmen.

Tani në shek. 21, punën e shenjtorit të atëhershëm, e kryejnë politikanët – thotë Ramfos, sekserët e sotëm. Fondamentalizmi i besimit, injoron agnosticizmin (agnostos, i huaji), thekson ai. Injoron TJETRIN e famshëm dhe të shumëdebatuar këtu. Ballkanasi i sotëm njeh vetëm familjen, klanin. Tek lidhjet e tij me klanin dhe të shkuarën projekton veten, dhe nuk arrin të ndërtojë marrëdhënie besimi të ndërsjelltë me të tjerë.

Për të bërë një parantezë, në lidhje me të ardhmen e amëshuar; ka pasur një debat filozofik këtu ca kohë më parë, për lidhjen e filozofisë së krishterë me vetëvrasjen. Edhe vetëvrasja, është e ndikuar prej besimit në filozofinë e të ardhmes së amëshuar. Xha xhai kishte sjellë disa të dhëna për këtë, citime dhe dëshmi. Edhe sulmet kamikaze, të shfaqura si dëshirë e thellë për të ekzekutuar veten, në emër të së ardhmes së amëshuar, ndodhin për shkak të kësaj forme besimi. Ramfos përfshin në mentalitetin lindor, si fenë islame, ashtu dhe atë të krishterë ortodokse, madje edhe atë katolike. Në thelb të kësaj përfshirjeje, qëndron një karakteristikë e përbashkët fondamentaliste: besimi në hyjni, apo autoritet absolut.

Thelbi për të kuptuar këtë përfshirje qëndron tek absolutizmi, është karakteristikë e përbashkët e të gjithë komuniteteve të përfshira më sipër. Rrugëtimi filozofik tek handikapi i mohimit identitar të vetes, pas kësaj bëhet i thjeshtë; pranimi i absolutizmit (zotit, papës, allahut, diktatorit) mohon unin (duke mohuar vullnetin e lirë), si shpërblim për këtë merret amëshimi (çek i bardhë, lugë floriri, parajsë, hyri etj), për tu siguruar për amëshimin përdoret deleguesi (prifti, hoxha, politikani).

Interesant është fakti sesi Ramfos nxjerr kuptimin filozofik të “filioque”, term i cili përkthehet “dhe prej birit”, dhe në thelb pohon tek formula e besimit se Fryma e Shenjtë, buron edhe prej Birit. Prej dogmës së krishterë, ndryshimi i Atit nga Biri, qëndron se ky i dyti ka dy natyra. Natyrën hyjnore dhe atë njerëzore. Pra “filioque” është pohimi se fryma e shenjtë mund të burojë edhe prej natyrës njerëzore të hyjnisë. Filioque, nuk është gjë tjetër, thotë Ramfos, veç pohimi se Fryma e Shenjtë, ka burim EDHE njerëzor. Këtu ai sheh preludin e humanizmit. Sipas këtij pohimi, ndarja e kishave në lindore dhe perëndimore, jo vetëm tregonte për ndryshimin në mentalitet mes të dyjave, por edhe e shfaqte këtë si arsye për t’u ndarë, brenda një fjale të vetme.

Pa Komente

  1. Nje filozof i njohur çifut, Sofmar Ishel, e mendon ndryshe kete çeshtjen e absolutizmit, politikes dhe identitetit. Sipas tij, eshte pikerisht karakteri absolutist, ai qe garanton pranimin e parimit demokratik te shumices dhe identifikimin e 100% te popullsise tek shteti, i cili ne demokraci dihet qe udhehiqet nga 50%+1.

    Ndersa historiani, ne me kujtohet mire, Suiluj Partej, thote se taktikat guerrilase ishin njesoj ne te gjithe Europen dhe per kete jep shembullin e Spanjes, ku dihet se ka pasur si guerrilje ashtu edhe lufte, dhe kur guerrilasit ishin ne numer te krahasueshem me frengjit dhe me artileri te mjaftueshme, zakonisht te garantuar nga anglezet, atehere linin stilin guerrilas, per nje beteje ne fushe te hapur.

    Nje autor tjeter, Namokerg, thote se modeli i luftimit ishte arvanitas, ndersa repartet e perbera nga greke etnike, kishin prirjen te luftonin ne kembe.

    Nejse, se keto jane pune grekesh, po meqe u pergjithesua disa here me ballkanas, thashe te nderhyja.

    1. Të erdhi ligsht si të talli Xha xhai, kur i kërkove emra, e? Mirë, po mos e trego kaq hapur.

      1. S’te marr vesh, ç’pune ka xha xhai ne kete mes apo ka ? Xha xha hyn ti ne kete mes ?

        J. ke ndonje gje me kunderargumentin apo do lozim syllambylla?

        1. Çfarë kundërargumenti? Vetë qenia jote vërteton argumentin e Ramfos. Edhe ti po komenton duke nxjerrë bythën në mezat. Nuk u kisha dhënë rëndësi emrave të cituar aty më lart. Duken që me të parë se janë fiktivë. Po meqë ti shkruan me bythë, për t’i kuptuar mirë se çfarë fshehin, i ktheva mbrapsht…

          1. Cili argument, nese ato budalleqe jane vertet te Rafmosit, qenka ne hall te madh revizionizmi grek. Une habitem sinqerisht me nivelin e futjakotizmit qe mbart tema.

  2. Taktiken e pusive e zbatonte Skenderbeu por ai bente edhe lufte ne ‘kembe’ kur i dukej e pershtatshme . Kete taktike e zbatonin ruset kunder ushtrise se Napoleonit , te njejten gje benin francezet ne luften e dyte boterore (rezistenca e famshme franceze) dhe jo vetem ata por te gjithe popujt e tjere europian kunder ushtrise naziste. Dua te them se te kalosh nga menyra e luftimit tek perballja e identitetit eshte nje artifice qe perdoret nga filozofi per te shtjelluar idene e tij mbi identitetin .Zakonisht lidhje te tilla te shkurtra sado te sofistikuara te jene i bejne filozofet e zakonshem .
    Ajo qe me ben pershtypje perhere ne shkrime te tilla eshte entuziazmi i cuditshem i intelektualeve shqiptare ndaj objektivitetit te historianeve greke. Eshte thene se marredheniet mes vendeve raste raste ngjajne me ato mes individeve . A e keni vene re se tek individet me te forte, me te fuqishem pse jo dhe me prepotente cilesi te ndryshme pozitive vihen me lehte ne dukje ;prsh kur nje i fuqishem tregon nje shenje butesie ,afeksioni njerezit thone : sa i mire e i dashur qe eshte!

    1. Nuk është kalim nga mënyra e luftimit tek identiteti dhe vetëm kaq! Është tejet e vështirë, t’i bësh një përmbledhje punës së një filozofi me një artikull të vetëm! Dhe Stelios Ramfos, ka shkruar jashtë mase shumë. Po megjithatë… është një filozof shqiptar, dhe mbi të gjitha kosovar, që shkruan për të njëjtën gjë. Për mungesën e identitetit. Tek kjo lidhje, e promovimit të librit: http://www.youtube.com/watch?v=Vpv90yOph3M, do e gjeni të tregojë një ndodhi që është si vijon: Një çift shqiptaro-gjerman (nëse nuk gabohem), burri shqiptar, gruaja gjermane, kur po udhëtonin me makinë ndodh që burri të hedhë plehrat nga dritarja. Pasi gruaja ankohet, ai e qetëson se “nuk na pa njeri”. Dhe Hysamedin Ferraj argumenton: Po vetja e tij, nuk e pa? Realisht JO. Sepse nuk ishte aty. Ai ndodhej aty, vetëm po ta shihnin të tjerët. Identiteti i vet, ishte inekzistent pa një pasqyrë. Dhe pasqyra është gjithnjë TJETRI, argumenton po kështu edhe zoti Hysamedin Ferraj.

      Problemi që shtron ti në vijim… Nëse e kemi vënë re… etj… mbase pret ndonjë shok që të bjerë dakord me sa shkruan. Po për mua është problem i ndryshëm. Si mund t’i ofrohet IDENTITET, dikujt që nuk ka? Kjo mund të bëhet duke i vënë përpara një pasqyrë, të identitetit të tjetrit. Është situatë e komplikuar, po për ta kuptuar, po të jap një shembull.

      Joan Kapodistria, ka qënë guvernator i Greqisë në vitet e para pas pavarësisë. Dhe ndodhi të përballej para një problemi paksa të çuditshëm… Ishte zbuluar patatja në atë kohë, dhe importohej prej Amerikës Latine. Kapodistrias vendosi që patatja duhej importuar edhe në Greqi. Mirëpo hasi në një problem që nuk e kishte parashikuar… Priftërinjtë po predikonin se këto “mollë toke”, ishin krijesa djallëzore. Kapodistrias atëherë, shkon tu thotë njerëzve se këto “mollë toke”, nuk do ua japë atyre, meqë janë shumë të shtrenjta dhe të vlefshme. Dhe kështu urdhëroi që të ruheshin me roje. Meqë grekët e hëngrën këtë gënjeshtër, shkonin natën t’i vidhnin. Kapodistrias ndërkohë, i kishte urdhëruar rojet, të bënin një sy qorr. Kështu u përhap patatja në gjithë Greqinë.

      Nuk e di nëse noke ndonjë gjë.

  3. Fustanelle apo frak?

    Greqia ne 1843. Ujrat jane te trazuara. Te gjithe shefat e bandave, te cilet vetem nje vije e padukshme i ndante nga heronj te revolucionit, ne bandit malesh, zbriten ne Athine per te kerkuar parate nga qeveria per mundimet e tyre ne te permbajturin e vetes per te mos grabitur cdo njeri te veshur mire qe i binte rruga neper territoret e tyre.
    Mbas ketij momenti , cdo pretense e mbajtjes se rregullit dhe e respektimit te ligjit ne Athine dhe ne Greqi braktiset, dhe gjerat shkuan ne origjine. Kush kishte me shume pushke dhe njerez, ai kishte te drejte. Nje vale ksenofobie perfshiu gjithe vendin, ne thirmen Greqia per Greket.Te gjithe te huajt qe ishin te punesuar ne Greqi, nga sherbetore deri ne pozicionet me te lart u perzune nga vendi. MAdje nen shenjester rane edhe vete fanariotet, ose pjesa me e edukuar e establishmentit grek Anetaret e parlamentit , apo Asamblese KOmbetare, perndiqeshin rrugeve te Athine duke u kercenuar me jete. Edhe gjeneralet e famshem Kolokotronis dhe Xhavella iu desh te fshiheshin mes trupave angleze ne Pire.
    Politikanet e kohes, te cilet sekush kishte ambasadorin e tyre qe i mbeshteste dhe i mbronte, ishin te ndare ne parti te ndryshme: ata qe ishin nen influencen dhe mbrojtjen e ambasorit te Rusise, ambasadoirt te Frances, ate te Anglise, apo Gjermanise. Te gjithe kishin zonat e tyre te influences, ministrite, territoret. Vetem populli grek nuk kishte nje ambasador te vetin.
    Ne mes te kesaj gjendje, ne shtator te 1843, Ethnosyneleusis u mblodh ne pallatin e vjeter 8 kendesh. Panuxo Notaras, nje plak 105 vjec nga Trikala u zgjodh kryetar i Asamblese. Si zevendes te tij u zgjodhen Mavrokados, Koletis, Metaxa dhe Trikoupis, ku tre te paret ishin shefat e partise se anglezeve, francezeve dhe ruseve.
    Se si vazhdoi hapja e seances dhe ditet pas saj, mund te lexohet ketu:

    http://quod.lib.umich.edu/m/moajrnl/acg1336.1-13.003/237:1?rgn=full+text;view=image

  4. I nderuar zoti J. ju permendni nje filozof shqiptar ‘dhe mbi te gjitha kosovar’ zotin Hysamedin Feraj. Hysamedin Feraj eshte cilesuar si nacionalist islamik bile nganjehere edhe si islamik nga nje sere intelektualesh shqiptare me i famshmi mes tyre eshte vete Kadareja i cili e asgjeson fare te shkretin . Permendja e filozofit(sic e quani ju) shqiptar krahas atij grek eshte nje ironi tipike bizantine per te poshteruar te parin, jo zoterine ne fjale por intelektualin shqiptar (qofte ky edhe nje Hysamedin) . Shqiptaret e kompleksuar e kane shume te lehte te citojne historianet apo filozofet e sotem fqinje dhe nga ana tjeter ndjejne nje lloj alergjie dhe percmimi ndaj atyre shqiptare . Kjo eshte mendesia e njerezve te intimiduar pikerisht nga ato komplekse qe per ironi ata vete i mohojne me te madhe .-Ja kjo eshte ajo qe ‘noka’ une.
    Sa i perket anekdotes me patatet mund te thuhet se historia e greqise, e shqiperise dhe e te gjithe popujve eshte , pervec te jerash, edhe nje varg i pafundme anekdotash!

  5. Bera nje koment pak me lart dhe i nderuari zoti J. e paska fshire. Une nuk ofendova askend thjeshte shkrova nje mendim timin kompleksin qe kane shume shqiptare ndaj fqinjeve jugore. Ndoshta kjo eshte shume e hidhur per zoterine por eshte fakt. Une komentova ketu duke u nisur nga fakti se eshte nje faqe e hapur nga z.Ardian Vehbiu shkrimet e te cilit i lexoj me kenaqesi te madhe por kjo nuk do te thote qe ti bej qejfin zotit Vehbiu apo te tjereve qe jane perhere dakord me mendimet e zotit Vehbiu.
    Mesa duket Vehbiu e perdorka kete faqe si ballast per gjerat qe nuk mund ti thote tjeterkund.
    Intelektuali i vertete sillet si i tille kudo me kedo pavaresisht rrethanave .

    1. I nderuar mysafir,

      Të lutem lëri pak kohë vetes për t’u mësuar me blogun.

      Ai që ti e quan “zoti J.” është qartazi i identifikuar si autor i ftuar në blog – dhe është person i ndryshëm nga Ardian Vehbiu.

      Ty nuk të është fshirë ndonjë koment deri tani. Megjithatë, hapësira e komenteve është e moderuar, në kuptimin që komentet ndonjëherë vonohen, derisa një administrator i blogut t’i moderojë. Nëse ndonjë koment yti vonohet, kjo nuk do të thotë se është fshirë.

      Shkruan:

      Mesa duket Vehbiu e perdorka kete faqe si ballast per gjerat qe nuk mund ti thote tjeterkund.

      Këtu e prishe, sepse u ngute shumë.

  6. Për t’iu përgjigjur kësaj në parim:

    “Sipas tij, eshte pikerisht karakteri absolutist, ai qe garanton pranimin e parimit demokratik te shumices dhe identifikimin e 100% te popullsise tek shteti, i cili ne demokraci dihet qe udhehiqet nga 50%+1.”

    Nuk ka gjëkundi këtu karakter absolutist. Demokracia në thelb është një sistem menaxhimi, që ka disa karakteristika të cilat e lejojnë të vetërregullohet. Kështu psh zgjedhjet janë një feed-back i këtij sistemi. Nëse feed-back është pozitiv, vazhdon qeverisjen i njëjti grupim. Nëse është negativ, ndodh rotacioni. Ideja se ekziston rrotacioni, dhe është i mundur, ia heq karakterin absolutist.

    Mirëpo këtu qëndron problemi në vendet ballkanike, në mënyrën si e ka shprehur ky prapaniku duke e quajtur absolutist. Pushteti për absolutistin, interpretohet si PUSHTIM. Dhe evazioni fiskal i qytetarit ndaj shtetit, tregon refuzimin e tij ndaj pushtimit. Thotë Nikos Dimou: “greku e trajton shtetin e vet, si të ishte vilajet osman. Ka të drejtë”

    Për ta lidhur edhe me atë që shkruan ipare më lart. Në dokumentar tregohen ato ngjarje, jo kaq imtësisht sa libri, të cilit i hodha një sy. Një moment interesant ishte ai i asamblesë së parë. Ata u mblodhën dhe krijuan një kushtetutë sa më evropiane, mirëpo kjo nuk i përgjigjej mendësisë së fustanellës. Thelbi i qeverisjes së shteteve evropiane është që kushtetuta ka qënë burimore. Të drejtat dhe detyrat e qytetarit ishin të përkufizuara prej identitetit të vet. Këtu ndodh tjetër gjë. Fasada e shtetit është e njëjtë me të Evropës, dhe thelbi i tij i ndryshëm. Pikërisht këtu u gjet thënia e fustanellës dhe frakut.

    Ramfos tregon se ky dyzim është edhe sot në jetë. Quhemi shtet thotë, dhe brand mark i shtetit na lejon të marrim hua. Mirëpo këtë e shpërdorojmë në mënyrë klanore, duke u futur në borxhe. Pa u shkalluar lidhja absolutiste, do ecim nëpër cilke krizash dhe konfliktesh pambarimisht të përsëritshme.

    Edhe ndryshimet teknologjike që reflektojnë ndryshime sociologjike më pas kur ndodhin në botën e përparuar, si pasojë e kësaj gjendjeje ku ndodhet ballkanasi, nuk bëhen pjesë e tij, por bien si mana nga qielli. (kjo është temë tjetër gjithsesi).

  7. I nderuar Xha Xhai,
    Kur shkrova : “Mesa duke Vehbiu e perdorka kete faqe si ballast per gjerat qe nuk mund ti thote tjeterkun” kisha parasysh komentet e tua te shkruara ne pjesen e pare te shkrimit te Julius , pikerisht keto :” Ashtu eshte, o Jul- por nuk duhet ti leme keta primitive te bejne ligjin dhe te diktojne politiken kulturore dhe te dijes,,,” .
    Kush jane keta primitive? Nese e keni fjalen per njerez si Kreshnik Spahiu jam krejtesisht indiferent por nese tek primitivet fusni edhe intelektuale si Pellumb Xhufi ketu nuk jam dakord. Per te rinjte fare qe shkruajne neper blogje te ndryshme dhe ulerasin neper rruge nuk besoj se ja vlen te revoltohesh se fundja te rinje jane dhe bertasin.
    Kam pershtypjen se lepuri fle diku gjetke. Synimi kryesor imediat i gjithe atyre qe mund te quhen nacionaliste shqiptare eshte bashkimi i Kosoves me Shqiperine .Po sa e duan shqiptaret e Shqiperise kete bashkim? Ne media te ndryshme jepen perqindje nga sondazhe te ndryshme , une mendoj se perqindjet jane edhe me te uleta . Kjo per popullsine ne pergjithesi por ajo qe eshte me te vertete befasuese ka te beje me eliten kulturore , sociale , politike te Shqiperise.Shumica derrmuese e opionionisteve, analisteve, intelektualeve ne pergjithesi i shmangen edhe mundesise se nje pyetje te tille :’ a je per bashkimin e Kosoves me Shqiperine?’ .
    Arsyeja eshte shume e thjeshte: me bashkimin e Kosoves me Shqiperine prishet pehazhi social , kulturor , politik bile edhe ai shpirteror. Duke pasur parasysh numrin e madh te votuesve nga veriu mundesia qe te kemi nje kryeminister , president ,kryetar kuvendi dhe ministra e drejtore pa fund nga veriu eshte shume e madhe . Ky eshte nje hall i madh per nje pjese te madhe te intelektualeve shqiptare ! Cfare mjerimi…

    1. Dakord, por kjo është temë që nuk e diskutojmë dot këtu.

      Sa për primitivët, unë kisha parasysh një kategori specifike, kur i përgjigjesha Julius-it; por, meqë po flasim sërish, po të referoj tek autorët e tekstit të cilin analizoj në shkrimin që nxora sot në blog.

      Primitivët për të cilët flas unë, nuk kanë gjeografi: atdheu i tyre është padija dhe brutaliteti. Në vetvete, janë të vetëkufizueshëm (self-limiting); por kthehen në rrezik kur del ndonjë forcë politike që kërkon t’ua marrë votën, duke i mikluar.

      Natyrisht Pëllumb Xhufi nuk bën pjesë tek kjo kategori; madje as Kreshnik Spahiu. Unë këta të dy shpresoj të mos detyrohem ndonjë ditë t’i fut te kategoria e manipulatorëve, meqë edhe njëri, edhe tjetri, kanë dhënë prova.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin