Përfytyroni dy shahistë, mjeshtra të mëdhenj, që ndeshen për titullin botëror në shah. Përfytyroni edhe sikur njëri prej tyre, deri atëherë kampion, por që po e humbet match-in, të deklarojë se rregullat e shahut tash e tutje duhen ndërruar, sepse nuk po funksionojnë si duhet.
Nuk ka gjasë që të bëhet ndonjëherë një propozim i tillë – dhe aq më pak nga mjeshtra të mëdhenj të përfshirë në matçe titanësh.
Rregullat e lojës janë ato që janë; mund të ndryshohen, por jo për arsye që lidhen me fitoren ose humbjen e këtij apo atij kolosi të mendimit dhe të veprimit shahistik.
Ka gjithnjë diçka jo bindëse, jo të besueshme, jo fort të ndershme, në përpjekjen e kujt dëshiron të ndryshojë rregullat e një loje, produkt i së cilës është.
Edhe Kushtetuta është një lojë e tillë, e cila përfton, ndër të tjera jetën ligjore dhe institucionet në një shoqëri të caktuar.
Propozimet e fundit, nga kryeministri Berisha dhe të vetët, për të rishikuar imunitetin e parlamentarëve dhe të disa figurave të tjera institucionale, janë propozime për të ndërruar kuajt, pasi ka filluar gara.
Një debat për këtë çështje e shpenzuam te një temë tjetër; këtu po i kthehem vetëm ngaqë kjo gatishmëri për të ndërruar rregullat – të shahut, të kushtetutës, të nëntëshit – është shenjë, për mendimin tim prej qytetari joekspert të politikës – e një sëkëlldie të madhe institucionale, por edhe e një moskuptimi kapital të mënyrës si funksionojnë shoqëritë moderne.
Vetëm pak ditë më parë, kishim diskutuar për një tjetër ndërrim madhor rregullash: rishikimin e drejtshkrimit të shqipes. Sikurse çdo sistem standardizues, edhe rregullat e drejtshkrimit janë arbitrare – nuk mbështeten në ndonjë parim natyror, as në ndonjë logjikë deduktive të pacenueshme; dhe prandaj mund të kritikohen lehtë.
Çështja nuk është nëse mund të kritikohet apo jo sistemi drejtshkrimor, por nëse ka apo jo nevojë sociale të ngutshme, për ta ndryshuar këtë sistem.
Vijmë kështu sërish te paaftësia e aktorëve për të luajtur sipas rregullave.
Në përgjithësi, sistemet që konsistojnë në një bashkësi rregullash të ndërlidhura, nuk synojnë të replikojnë gjë universin, as Idenë Absolute; dhe si të tilla as janë të përsosura, as synojnë përsosmërinë. Këto sisteme vetëm duan t’u japin aktorëve një platformë, ose një kod sjelljesh statik, e cila mund të shtjellohet në forma nga më komplekset dhe të jetë në gjendje t’u përgjigjet realiteteve nga më të ndryshmet.
Të sjell veç një shembull nga gjeometria: fraktalet. Këto figura mbështeten në formula relativisht të thjeshta dhe elementare; megjithatë janë në gjendje të shprehin kompleksitet të pafund.
Askush nuk ka arsye të kritikojë, bie fjala, fraktalin e Mandelbrot-it, pse ky përftohet nga një formulë e tillë elementare.
Edhe në rrafshin e komunikimit të institucionalizuar – ose të standardit gjuhësor – mjafton një alfabet me pak shkronja (36 për shqipen), që të shprehë në shkrim, me përafërsi të kënaqshme, krejt ligjërimin publik shqip.
Rregullat janë gjithnjë arbitrare; por zbatimi i tyre konsistent dhe sistematik lejon të krijohen mrekullira.
Nuk ka asgjë që të pengojë, nga ana logjike, ekzistencën e një figure shahu të tillë që të mund të lëvizë edhe si kali edhe si torra (sikurse lëviz dama edhe si fili, edhe si torra). Megjithatë, janë shumë të paktë ata shahistë që e ndiejnë nevojën për një figurë të tillë.
Për t’u kthyer te shembulli që solla në krye, me mjeshtrat e mëdhenj që ndeshen mes tyre për titullin kampion, vërtet nuk ka ndodhur ndonjëherë që një humbës t’ua vërë fajin rregullave të lojës, ose mënyrës si lëvizin figurat dhe ushtarët; por ka ndodhur, megjithatë, që fitimtarët e matçeve të tilla të kenë arritur të imponojnë sisteme të tilla të organizimit të matçeve për titullin, që të kenë favorizuar haptazi kampionët në fuqi.
Kështu veproi Alekhini, në vitet 1930, kur ia bëri pothuajse të pamundur Capablanca-s revanshin; kështu veproi edhe Botviniku, gjatë sundimit të tij gati 20-vjeçar.
Të tilla ndërhyrje në rregullat procedurale dihet se u kanë shërbyer palëve në pushtet, jo lojës vetë.
Megjithatë, shembulli i shahut dhe i lojërave të tjera, përfshi këtu edhe sportet si futbolli ose basketbolli, dëshmon se ka rregulla që ndryshohen më lehtë se të tjerat; zakonisht ato proceduralet, por në ndonjë rast edhe rregulla që kanë të bëjnë me thelbin e të luajturit.
Kështu, gjithnjë në shah, tani vonë është debatuar për ta eliminuar patin (stalemate) si zgjidhje të mundshme të një loje; edhe pse shumë shahistë profesionistë do të llahtariseshin me një ide të tillë.
Dua të them se, kur është fjala për të ndryshuar rregullat, rezistenca më e madhe vjen, zakonisht, nga palët e përftuara prej atyre rregullave.
Nëse këto palë, përkundrazi, tregohen entuziaste për ndryshimet, atëherë publiku ka të drejtë të dyshojë nëse ato rregulla kanë funksionuar ndonjëherë apo jo.
Nuk arrij dot të përfytyroj një asamble kushtetuese të Federatës Ndërkombëtare të Shahut, që të votojë për ta hequr njërin nga kuajt nga fusha e lojës; ose për ta detyruar torrën e krahut të damës të lëvizë duke kërcyer, si kali.
Kostot materiale dhe sociale (intelektuale) të adoptimit të një ndryshimi të tillë do të ishin krejt të shpërpjesëtuara, në raport me përfitimet; madje edhe sikur nevoja për ndryshim të arsyetohet mirë.
Kështu, një nga dëmet potencialisht më serioze të ndërrimit të rregullave lidhet me krijimin e precedentit; ose rrënjosjen e idesë se rregullat mund t’u ndërrokan; çka do të bëjë që, sa herë që dikush me pushtet të ndiejë se një rregull diku nuk po e lejon ta ushtrojë pushtetin ashtu siç dëshiron, të kërkojë dhe të synojë ndërrimin e asaj rregulle.
Korolari i kësaj ideje është se shpesh, në mos gjithnjë, kërkesa për ndërrim rregullash të lojës i detyrohet një paaftësie, një mangësie, një gjymtimi, një mbetjeje prapa, një belbëzimi, një inferioriteti për ta luajtur lojën sipas rregullave.
Edhe sikur vetë parimi i moscenimit të rregullave të jetë arbitrar (unë nuk e pranoj dot këtë kështu, menjëherë), prapë një shoqëri që nuk arrin dot të veprojë sipas një sistemi rregullash që e ka miratuar vetë, por që suksesin e veprimit në të ardhmen e kushtëzon me ndryshimin e rregullave ekzistuese në të tashmen është një shoqëri që ka dështuar në misionin e vet.
Kur fitoi titullin e kampionit të botës në shah, Alekhini vërtet nuk ndryshoi gjë rregullat e lojës, ama imponoi një sistem të tillë të organizimit të matçeve mes kandidatëve dhe atij vetë, i cili t’ua bënte të tjerëve pothuajse të pamundur që ta sfidonin për titullin.
Në atë rast, ndryshimi i procedurave trupëzonte, në vetvete, pushtetin arbitrar të kampionit; në kuptimin që, duke i rithemeluar ato rregulla, kampioni riprodhonte pushtetin e tij në shahun botëror.
Mekanizmi meriton vëmendje. Njëlloj mund të supozojmë, dhe shumëkush në fakt ka supozuar, se propozimi për të ndryshuar drejtshkrimin e shqipes standard nuk është veçse një përpjekje e elitës së re akademike për të shprehur pushtetin e vet, ose edhe domethënien e vet; madje për të përligjur, tek e fundit, privilegjin e vet.
Sa i përket ndryshimit të fundit në Kushtetutë, me ose pa arnat shoqëruese, edhe ky haptazi duket si një përpjekje e klikës në pushtet për të shtënë në dorë institucionet; ose për të mënjanuar disa pengesa drejt konsolidimit, ekzistenca e të cilave doli në dritë gjatë kësaj legjislature.
Çfarë i bashkon të gjithë këta shembuj, është se arsyet për ndryshime gjithnjë mund të gjenden dhe gjithnjë mund të tingëllojnë bindëse.
Gjithsesi, mënyra si po zbatohen parimet demokratike, pluraliste dhe republikane sot në Shqipëri është e tillë, sa nuk do të habitesha edhe sikur njëditëzaj Parlamenti të mblidhej dhe të votonte, me shumicë deri edhe të cilësuar, heqjen e ë-së nga alfabeti shqip, si mbeturinë të monizmit dhe të toskocentrizmit komunist.
Jo, jo, eshte nje mish mash krejt gabim. Nuk po ndryshohen rregullat e lojes gjate lojes, por po behen rregullime ligjore ose rregullash qe i sherbejne lojes politike dhe sundimit te ligjit (sic ndryshojne bie fjala rregullat ne fuboll, ku ashpersohen ose lehtesohen penalitetet per faullet dhe kur eshte nje faull etj.). Ne cdo rast rregullimet a ndryshimet e rregullave themelore, kushtetutes, behen vetem me shumice te cilesuar, pra kerkohet shumice pakice ne dakordesi keshtu qe i bie te dy lojtaret te bien dakort.
Si eshte ne te vertete meseleja e imunitetit? Berisha e ka kerkuar heqjen e imunitetit jo sot, por qe kur ka qene ne opozite. Per me teper, propozimi i pare i PDse ka qene qe imuniteti te hiqej ose kufizohej me ligj pa nderhyre ne kushtetute, por ka qene kembengulja e PSse qe ceshtja e imuniteteve te zgjidhej jo me ligje, por bash me ndryshime ne kushtetute dhe kjo u perforcua edhe nga drafti qe hartuan ekspertet e huaj qe per te bere ndryshimet per imunitetin duhej nderhyre edhe ne kushtetute.
Tani a e do Rama heqjen e imunitetit, publikisht ky eshte shprehur po dhe ka ofruar propozimet per draftin qe jane pranuar nga shumica. Sic duket i zene ngushte nga grupi i miliardereve kerkon qe ose te bllokoje heqjen e imunitetit megjithese pa e refuzuar publikisht ate ose te kerkoje pazare.
Kushtetuta dhe ligjet me burim njerezit ndryshojne. Bile kjo eshte nje avantazh i demokracive liberale pasi pershtasin rregullat me kontekstin shoqeror pasi ligji nuk eshte as me shume e as me pak se sa marreveshje e shoqerise. Po te shikohej si e dhene njehere e mire, sot ne do te duhej te kishim ne fuqi ende denimin me vdekje, skllaverine, diskriminimet racore e gjinore etj. Kjo praktike apo ky sistem mund te kundershtohet nga nje perspektive tjeter, qe fuqine legjislative e kalon diku tjeter jo tek njerezit por jo me keto argumenta. ( e njejta gje deri diku mund e thuhet edhe per standardin. E kemi bere standardin ti sherbeje kombit apo kemi ngritur ndonje totem tribuje a sekt religjioz me fanatiket e vet?)
Franca numeron pese republika si shkak i ndryshimeve kushtetuese. Anglia diskuton per reformen ne dhomen e lordeve, para pak kohesh pati referendumin per sistemin zgjedhor e te tjera raste e shembuj.
Ketu duhen sqaruar dy gjera, a duam deputete permbi ligjin, duke rene ne kundershtim me parimin baze qe te gjithe e njohim e dime: askush nuk eshte mbi ligjin dhe a duam qe politika ne vend te parimeve, personaliteteve, qytetareve te denje te ofroje rrugacet dhe kriminelet me muskuj e para?
Edi Rama po mbron deputetet me probleme me ligjin, me i pari nder ta Tom Doshi qe kur kane investuar per partine e Rames nuk e kane bere si akt bamiresie por me synimin per te marre nga kjo sa me shume te mundin, qe nga mburoja e imunitetit e deri tek aferat e tjera ne rast pushteti. Frika tjeter e Rames eshte se heqja e imunitetit ul shume mundesine qe ne zgjedhje te kandidoje njerez me probleme me ligjin sic eshte rasti i Doshi apo biznesmeneve e tjere qe fshehin parate, kryetarit te bashkise se Kavajes, nje kryetari komune ne kukes etj. duke kriminalizuar politiken. (kete e tha pak a shume edhe theollogos kur diskutuam kete).
Imunitet per ceshtje penale nuk ka atdheu i demokracise parlamentare, Anglia. Imunitetet i kane hequr edhe vendet te Europes Lindore me probleme te ngjashme me tonat. Heqjen dhe kufizimin e te perndershmit imunitet po e kerkojne BE, SHBA etj. Sdq. njeriu eshte i lire te marre cilen anen te doje vetem mos thoni qe nuk ju thame.
metal boy,
ti je partizan dhe te komunikosh me ty është si t’i flasësh murit, megjithatë ja edhe dy tre gjëra, që të mos kujtosh se ata që të lexojnë janë dele.
Imuniteti parlamentar është një aspekt i jetës politike në një demokraci me rëndësi të madhe. Ai garanton që të zgjedhurit e popullit të veprojnë pa frikën e ndjekjes penale gjatë kohës që ushtrojnë mandatin.
Natyrisht që nuk mund të ta shpjegoj se pse është kështu, pasi ose e kupton ose nuk e kupton. Ajo që u shqye xhaxhai të të thotë prej kaq kohësh nuk është se ka ndonjë gabim në formë se si po hiqet imuniteti parlamentar, por se heqja e tij tregon se ka dështuar sistemi politik. Imuniteti parlamentar është një shtyllë funksionale mbajtëse e demokracisë parlamentare në një shtet serioz.
Edhe një herë, që të mos e kalosh pa e kuptuar. Imuniteti parlamentar është një shtyllë funksionale mbajtëse e demokracisë parlamentare në një shtet serioz. Tani ti mund ta heqësh duke ndjekur procedurën e rregullt, por pyetja mbetet, se pse e hoqe atë që lipset të jetë e një karakteri thelbësor? Xhaxhai thotë, se imuniteti parlamentar që po hiqet tregon se kasta politike që qeveris prej 20 vjetësh është aq e korruptuar, sa e vetmja mënyrë për të krijuar iluzionin se e ka seriozisht me luftën kundër vetes është t’i thotë popullit, ja ku jam, lakuriq e i pambrojtur.
Por vetëm një viç mund ta besoj këtë dhe uroj shumë që të jesh duke më kuptuar.
Shih se ç’më ndodhi mua një javë e kusur më parë. Si nja 1.000 kilometra larg shtëpisë në një fshat të humbur në rrethinat e Ankonës rrota e pasme djathtas filloi të më bënte disa zhurma të tmerrshme. Më prishi gjakun, se isha prej javësh në një udhëtim disi të gjatë dhe kisha gruan, fëmijën, nja 5 valixhe, një krevat portativ, dy arka me verë, një kanarinë dhe plot çikërima të tjera, që një Zot e dinte se si do t’i bija në shtëpi. Dhe gjithçka të premten në darkë! Vëllai i pronares së lokalit ku ndaluam për të marrë veten, në burrë mbi të gjashtëdhjetat, pa flokë, i shkurtër, i cili fliste vetëm dialektin lokal më tha se dikur në vitet 70 kishte punuar ca kohë si mekanik në Shtutgart dhe se mund t’i hidhte një sy asaj të uruare rrotë. Shkuam në një garazh diku nën dhe, në muret e të cilit vareshin, natyrisht, çfarë tjetër, disa fotografi pornografike dhe skuadra futbolli, e ngritën makinën në ajër dhe filluan që me mjete kryesisht të improvizuara të zbërthenin rrotën. Makina ime është e vjetër po punon si sahat. Dhanë e morën, erdhi edhe një Françesko nga Napoli, që fillimisht kujtoi se unë isha aty për të blerë një qen race pa letra, pastaj një berber me dy vajza të vogla me gojën e mbushur me gjithfarë ëmbëlsirash dhe të tjerë familjarë, që më shikonin me shumë dhembshuri, ngaqë me siguri kisha bërë ndonjë fytyrë tmerrësisht të pikëlluar. Unë nga makinat kuptoj aq shumë, sa të shikoja dot, se çdo pjesë që çmontohej nuk mund të rimontohej më. Megjithatë mekaniku-ëngjëll ishte relativisht i kursyer në akte vandalizmi. Si përfundim arritëm tek frena e dorës, të cilës i ishte këputur një vidhë, e cila pastaj gërryente diskun e frenave nga brenda dhe bënte atë zhurmë të tmerrshme. “Është prishur përfundimisht”, më tha dhe shtoi: “unë nuk mund të ta ndërroj, pasi origjinali këtu nuk gjehet aq kollaj, por mund të ta çmontoj krejtësisht dhe ti kthehesh në shtëpinë tënde pa frenë dore”. Në fakt frena e dorës është diçka, të cilën makinave mund tua heqësh fare gjate konstruktimit, makina qëndron pa lëvizur edhe po ta lësh në marsh të parë me motor të fikur. Megjithatë më shkoi një si e dridhur. Të merrja rrugën e kthimit prej 1.000 kilometra pa një pjesë të makinës, që konstruktori e kishte parë si të nevojshme? Po sa makina qarkullojnë pa frenë dore në këtë planet? 1% e tyre? 0,1% e tyre? 0,01% e tyre? Po sa makina janë konstruktuar pa frenë dore? 0%!
Natyrisht, në rrethanat ku ndodhesha, rashë dakord me të, frena e dorës e prishur u çmontua dhe unë u nisa dhe arrita shëndoshe e mirë. Vetëm një herë, kur duhet të ngjitesha në një të përpjetë tepër të pjerrët si nja 20 – 30 metra, i zbrita nga makina çfarë kisha me të vyer. Për çdo rast.
Nuk e di se ç’ju ka gjetur ju partizanët partiakë në pushtet, por nuk e kuptoni se po arsyetoni gjithnjë e më shumë si Ramiz Alia ne fund të karrierës së tij politike. E dridhni sy për sy. Bëni “hasha” çka ju ka qenë e shenjtë deri dje. Pastaj jeni edhe aq arrogantë në këmbënguljen tuaj, a thua se njerëzit jetojnë në mjerim të thellë kulturor dhe mirë që vini ju tani dhe thoni se imuniteti parlamentar është i tepërt. Po nesër çdo nxirrni tepër? Ndarjen e pushteteve? Veshkën? Timonin e makinës?
Metal Boy: PD (me shumice parlamentare) mund t’ja heqe Tom Doshit apo Fidel Yllit imunitetin kur te doje, mjafton qe prokuroria dhe gjykata te kerkoje hetimin ndaj tij. Kjo eshte nje hipokrizi dhe genjeshter e madhe me shqiptaret.
Edhe Rama foli, por nuk e ngacmon kete pike e tha: une nuk kam imunitet? Ok… doli ai e tha se jane miliarderet pas teje.
Sali Berisha e ka degjeneruar te verteten pikerisht per te vertetat qe thote e nuk ndermerr asgje. Une i besoj Sali Berishes kur pergojon. Une nuk dyshoj aspak kur ai perflet Tom Doshrat e PS-s, Bamir Topin per rrembimin e tokes se kooperatives, prokuroren per kurve bulevardi apo cdo tjeter rob qe ai kerdis ne te shara. Te gjitha i besoj. Dhe pse i besoj pres qe ai te veproje perkatesisht e t’i konkretizoj akuzat.
Por jo. Sali Berisha akuzoi Nanon per kontrabande, rufjan, drogaxhi dhe me pas e beri mik. Sali Berisha akuzoi Ilir Meten, dhe e besoj, per vjedhjen e floririt, apo Anastas Angjelin per kontrabanden e naftes e te banananes, e besoj. Por nuk coi asnjerin ne prokurori. Deri me tani PS ka cuar me dhjetra raste ne prokurori dhe ka asistuar ne gjyqin e gerdecit.
Shkurt, Sali Berisha e ka humbur besimin ne popull dhe te mos permendi miliarderet e PS-s kur nga imuniteti ka shpetuar Basha e Mediu, te cilet njesoj do te gjejne ndonje makinacion procedurash gjyqesore per te shpetuar serish. Retorika e tij u pa per gati 8 vjet, ishte nje tallje me popullin. Tani qe me presidentin ka edhe prokurorine, edhe gjykaten, por ka frike se nuk do te kete qeverine, deshiron te shantazhoje PS-n me mungesen e imunitetit. Nuk eshte levizje e ndershme, edhe pse levizja ne vetvete premton. Atributin “e mire” vegles ja jep perdorimi dhe motivi i perdoruesit.
@ Kapedani
Nuk paske kuptuar gje per cfare behet heqja e imunitetit dhe duke nisur nga fundi logjika jote eshte gabim. Nese Berisha ka frike se nuk do te kete qeverine atehere nuk duhet te kerkonte heqjen e imunitetit pasi i duhet per cdo rast. Ne fakt eshte e kunderta, PS-ja ka per te humbur ne zgjedhje per shkak se ka qene nje opozite e dhunshme dhe shpesh here jashte sistemit e rregullave, nuk eshte nje alternative e besueshme, as ne program dhe aq me pak ne njerez. Pervec ndonje te fandaksuri tribuje nuk voton njeri per korrupsionin e betonit ne Tirane qe personifikohet tek Edi Rama, per Tom Doshin, per Angjelin , per Finon, per Gramoz Rucin apo Fidel Yllin, bodiguardin qe u be deputet e mund te na dale ndonje dite edhe me titullin minister i sporteve. Kete e di edhe Rama prandaj kerkon aleance me AKZ-ne dhe partine e Topit. PD-ja ne 05 nuk kerkonte aleance me LSI dhe ky koalicion qeveritar qe eshte sot, ka plot 140 mije vota me shume se koalicioni i opozites. Qeveria ka nje bilanc pozitiv qe preket nga qytetaret dhe ketu eshte nje pike e forte e saj por ky eshte debat tjeter.
Berisha eshte politikan jo prokuror, prandaj me heqjen e imunitetit kerkon te lehtesoje punen e prokurorise. Per ceshtje penale te jemi te barabarte te gjithe dhe te forcohet sistemi jo vullnetet e shumicave. Fakt eshte qe prokuroria megjithe akuzat per Doshin e te tjere nuk ka ardhur asnjehere ne parlament per imunitetin e tij (pervec rastit te 21 janarit me presion edhe nderkombetar). Kjo prokurori ka qene e perdorur politikisht por edhe ne nje rast kur prokuroria eshte vetem vegel e ligjit, imuniteti pengon. P.sh. ka akuza e indicje per kriminalitet te nje deputeti, por akuzat dhe indicjet nuk jane aq te forta sa te mund te dilet me nje perfundim konkret pa u thelluar ne hetime. Ne rastin e nje qytetari te thjeshte prokuroria nuk do pertonte dhe do e ndiqte ate penalisht sidoqe te dilte perfundimi ndersa ne rastin e nje deputeti nuk e ben dot kete.
Ku eshte imuniteti i Doshit kur goditi gazetarin? Pse nuk erdhi prokuroria ta kerkonte ne parlament? Po te kishe goditur ndonje gazetar ti prokuroria nuk do te ta pertonte shume.
Ku eshte hetimi per pastrimin e parave nga Doshi? Per diplomen e tij fallco etj.?
Pas 05 qeveria qe erdhi athere coi ne prokurori shume dosje per ish-qeveritaret socialiste, te rangjeve te larta dhe te ulta, te gjitha nuk hetoheshin nga prokuroria e Sollakut dhe bile kercenonte ata qe denoconin.
Sa dosje e denoncime publike ka Rama ne prokurori, sa prej tyre jane hetuar me seriozitet?
Rama nuk mund te heqe dore nga imuniteti kur deputetet e tij me te “forte” nuk e lejojne. Keta ne opozite se opozite do jene, imuniteti ju duhet per zullumet qe kane bere e mund te bejne. Edhe statusi kandidat nuk eshte gje e lehte per opoziten e Rames, prandaj kerkon ta bllokoje nese mundet. Kete e ben per perfitime politike megjithese ka rene ne qark te qeverise eshte per kete, por nuk duhet harruar qe PS-ja ka edhe nje trashegimi te brendshme shume te forte anti-Europe.
Metal Boy – ti gabon dy herë këtu.
Gabon kur kopjon dhe ngjit qarkoret e zyrës së propagandës së PD-së, të cilat të gjithë mund t’i lexojnë gjetiu.
Gabon edhe, sidomos, kur e bën këtë në komentet e një shkrimi që, në fakt, nuk trajton fare këtë punë, por merret me dinamikën e ndërrimit të rregullave.
Duke vepruar kështu, ti e prish debatin, në fakt, dhe e përdor blogun për qëllimet e tua politike, në vend që të marrësh pjesë normalisht në diskutimet.
Si administrator i blogut, do të detyrohem t’i bllokoj traktet e tua propagandistike në të ardhmen. Po të kem nevojë për deklaratat për shtyp të zyrës së Kryeministrit, shkoj dhe i kopjoj vetë!
Ti mund ti bllokosh dhe nuk prish asnje pune, vetem tregon deri ku shkon pluralizmi e demokracia qe flisni me raste qe mua me duken thjesht perralla.
Tani sa per gabimet: Nuk gaboj askund, ne komentin tim te pare ne kete shkrim merrem vetem me ate qe trajton shkrimi, pa u ndaluar askund tjeter. Kam folur me shembuj juridik e politike. Ke dicka te me kundershtosh aty? Komenti i dyte eshte i ngarkuar politikisht por i pergjigjet nje komenti po aq te ngarkuar politikisht ndoshta pa shume lidhje me shkrimin por kjo jo per fajin tim.
Sdq. ju vazhdoni punen.
Përmbaju temës dhe do të respektohesh deri në fund (dhe na lër rehat me Tom Doshin, që e përmend në çdo koment).
Unë gjithnjë supozoj se ti ke aq IQ sa të kuptosh se për çfarë flitet; dhe nëse e ndërron temën, e bën këtë ngaqë ashtu të intereson ty. Asnjë problem deri këtu – vetëm mos m’u fut në blog me këpucë.
Keshtu eshte kur je kunder imunitetit…Edhe blogu ka imunitet; ti pse e sheh si mur ideologjik Meto?
I madh je, Metal Boy! Edhe kur kërkove të fyesh, prapë me klishetë e PD-së e bëre. Më vjen keq që nuk do të kemi mes nesh – se me njerëz si ty kalibronim sensorët e politikës ditore. Borderotë, thotë…
Nuk besoj e ke seriozisht, kur e paraqet veten si eksponent të mendimit ndryshe. Ti je eksponent jo i mendimit ndryshe, por i mendimit zero, ose rrafshimit fatal që ia bën mendimit militanca politike. Gjithsesi, edhe ashtu mund të duroheshe, sikur të mos sillje me vete armiqësinë ndaj çfarë thuhet këtu – dhe armiqësia këtu nuk ka vend.
Metal boy, po të huazoj një këshillë miqësore: Ki respekt për inteligjencën e të tjerëve. Të paktën në këtë forum. Po u nise nga kjo premisë gjërat thjeshtohen.
theo, ta mbajne me shendet imunitetin e blogut, kush po i nget? Po e konsideroj fort qe ky te jete finishi per mua ne kete blog. Une kam ardhur ketu jo thjesht per te komentuar dicka por per te debatuar, diku shume politikisht e diku me pak, ne varesi te pergjigjes se atij qe debatoj por nuk kam ardhur ketu te etiketohem pse kam nje qendrim ta caktuar dhe me e keqja nga ata qe kembe e krye jane te pozicionuar politikisht, ne cdo shkrim e koment. Autori i ketij blogu ka pervoje ne shkaterrimin e cdo hapesire ku ka debat dhe shikoni ketu, kush ka mbetur “ndryshe” ne kete blog? Jane zhdukur te gjithe. Ka mbetur vetem krehja e bishtit per njeri tjetrin. Une nese kam dicka per te thene e them edhe ne tavolina te tjera te debatit virtual por edhe deri ne gazeta me mijera kopje keshtu qe s’kam pse pranoj etiketat e atyre qe nxjerrin zjarr kunder njerit krah politik por po foli keq dikush per krahun tjeter menjehere reagojne se helbete nuk mund te lejohet qe syte e dikujt te shohin gjera e tilla ketu.
Ne fund te dites une e bej gjumin e qete se nuk firmos ne borderote te sherbimit sekret serb dhe as nuk marr donacione pse i sherbej keti sherbimi.
Me te mira
metalboy,
po të kërkosh që të lexohesh seriozisht duhet të pushosh së gjykuari lexuesin dhe shkruesin e këtij blogu sipas kritereve të Salës. Këtu mendohet vërtetë ndryshe nga ndarja e thjeshtë partizançe që kërkon të bësh ti. Dhe bishti nuk i krihet askujt, me përjashtim të dikujt si puna jote, që kalon e i kreh bishtin Salës. Kjo natyrisht që të hap barkun, sepse krehja e bishtit të pushtetarit shqiptar është puna më e poshtër që mund të bëjë dikush.
Këtë e bën ti dhe në një farë mënyre duhet të të vijë shumë turp për këtë. Mendimi yt në fund të fundit është mendimi i pushtetit politik shqiptar të korruptuar, i cili është i gënjeshtërt kokë e këmbë, i pafytyrë dhe shpesh kriminel. Për një mendim të tillë nuk është i interesuar askush, qoftë edhe për arsye të higjienës intelektuale personale. Pastaj është demagogji dhe kush për hatër të Zotit ka nevojë për demagogji partiake sot.
Edhe një herë, se duket sikur i kalon gjërat pa i lexuar.
Kush për hatër të Zotit ka nevojë për demagogjinë partiake të partive politike shqiptare?
Partitë politike shqiptare janë një e keqe e përbashkët, janë një sëmundje, janë një mallkim. Ne kur ju qasemi atyre, e bëjmë këtë kryesisht për qëllime profilaktike, e bëjmë nga halli, e bëjmë se jemi të vrerosur e trishtuar, që ato ekzistojnë në atë formë si janë, që veprojnë aq poshtërsisht e hajdutërisht, që përdhosin dinjitetin e qytetarit në çdo ndërmarrje të tyre, pra që janë mortje.
Tani vjen ti dhe thua, shiko, se kjo mortje është e mirë.
Pastaj zelli për ta shitur këtë mortje si diçka të vyer tradhton diçka prej mercenari. Mund ta kem gabim, por edhe përshtypja vetë është ndonjëherë e pështirë.
Ik ca kohë.
Metalboy,
Mua me vjen sinqerisht keq qe ti e sheh kete debat si nje debat me natyre ideologjike, ndermjet nje se majte dhe nje se djathte, sikur te ishte Tirana nje Athine e dikurshme.
Une nuk e ndjek politiken ne Shqiperi, sepse pervecse mungeses se interesit, nuk kam as edhe kuriozitet material apo intelektual per te. Por nga c`shof e lexoj lart e poshte, asnjehere nuk e kam kuptuar se kush eshte debate me i rendesishme politik , apo shoqeror ne ate vend: natyra e shtetit? Natyra e komunitetit? Rolet e grupeve apo klasave te caktuara? Institucionet e shtetit dhe nderthurjet midis tyre? Ideologjia e argumenteve?
Nga larg, cfare ndodh me ngjan me teper me daljen dhe afirmimin ne skene te nje “aristokracie” te re, e cila po meson rregullat e lojes politike duke perdorur po te njejtat metoda qe u siguruan atyre paresine materiale. Por pre-konceptimi ( aq di aq bej) dhe metodologjia (cka qe eshte e sukseshme s`ka pse nderrohet) mund te influencojne perfundimet. Aty ku neve shohim nje perversitet social, nje korruptim te shtetit dhe pushteteve, nje mosperfillje flagrante, madje imorale dhe shpesh ne kufinjte e ilegalitetit, per interesat e prones se perbashket (res publica) ,klasa politike e Shqiperise mund ta konsideroje si nje forme te pranueshme , madje te vetmen te mundur , ku ata mund debatojne apo perballen me njeri tjetrin politikish dhe ideologjikisht. Dhe keshtu u duket se plotesojne rolin e tyre dhe bejne detyren ndaj shoqerise.
Po a eshte e vertet?
Adieu Metal Boy dhe uroj sinqerisht te mos na shfaqesh me ndonje emer tjeter. Ki pak respekt per vehten qe kur te perzene nga dera mos te hysh nga dritarja.