Gjatë debateve që pasuan konkursin për monumentin e ri kushtuar shpalljes së Pavarësisë, që do të ngrihet në Tiranë, dy autorët fitues (Visar Obrija dhe Kai Kiklas) shpjeguan, ndër të tjera, se “simboli i bocetit të tyre rrjedh nga kulla shqiptare.”
Në intervistën e vet (shih lidhjen më sipër) Visar Obrija ndër të tjera shpjegoi:
Prej shumë kohësh unë jam marrë me studimin e kullave shqiptare, kam pasur qejf të flas për to e për të mos e harruar simbolin e saj. Kur bisedojmë me kolegë të tjerë gjermanë unë gjithnjë përmend kullën si tipike shqiptare, sepse përbën edhe një lloj tradite të arkitekturës shqiptare.
Fillimisht ne nisëm të shikonim historinë dhe traditën shqiptare dhe arritëm në përfundimin që ai objekt që paraqiste më mirë simbolikën shqiptare ishte kulla mbrojtëse. Unë kam udhëtuar edhe më parë në Shqipëri dhe kulla ka qenë një element që më ka bërë gjithnjë përshtypje. Është një simbol për vetë popullin shqiptar që ka qenë i izoluar e shtypur për një kohë të gjatë, por njëkohësisht ka qenë rezistent dhe i fortë për shumë vjet. Më 1912 shqiptarët gjetën guximin që të çliroheshin nga kjo shtypje dhe të shpallnin pavarësinë. Pikërisht këtë moment e paraqet edhe ky projekt, është kulla e cila hapet dhe bashkë me të hapet edhe rruga drejt pavarësisë.
Ndërsa kolegu i tij gjerman shtoi:
[N]uk mund të krahasojmë asnjëherë një popull me një objekt. Ne u fokusuam te ndjesia e izolimit dhe të qenët i shtypur dhe meqenëse kulla është një objekt që shërben për t’u mbrojtur dhe në një moment hapet, ne kemi parë këtë momentin e çlirimit, të hapjes.
Nuk dua të hyj këtu në meritën e vlerave artistike dhe simbolike të monumentit – këto janë diskutuar gjetiu (mua monumenti i propozuar nuk më pëlqen fare; ka diçka prej urinoreje, ose prej kremtimi hijesh; po të isha vagabond, do ta përjetoja si ftesë për t’u fshehur aty).
Dua të diskutoj pak, përkundrazi, për efektivitetin e kullës si simbol kombëtar.
Me kullë, në kontekstin tonë, kemi parasysh një lloj shtëpie të lartë dhe të fortifikuar, me dritare të ngushta (frëngji), që ndeshet më shpesh në zona të izoluara të Shqipërisë – me sa di unë, kryesisht në Veri.
Kjo edhe pse, në gjuhën shqipe, kjo fjalë e huazuar nga osmanishtja ka përfunduar me kuptimin “shtëpi”, edhe kur banesa në fjalë nuk i përmbush kushtet e cilësuara më lart.
Le të lëmë mënjanë, për hir të diskutimit, kuptimin tjetër të fjalës kullë (angl. tower, fr. tour), i cili ndeshet në togfjalësha të tipit kullë vrojtimi, kulla e sahatit, kullë ftohjeje, etj. dhe ku fjala shenjon një ndërtesë që nuk përdoret për banim.
Le të mbetemi këtu e tutje, pra, te kulla, si ndërtesë prej guri, e lartë dhe e fortifikuar, me dritare të ngushta (frëngji).
A mund ta simbolizojë kjo ndërtesë, e mbyllur dhe e hapur, pavarësinë e Shqipërisë?
Unë besoj se nuk mund ta simbolizojë.
Para së gjithash, kulla si formë ndërtese është karakteristike më tepër për zona të thella, të izoluara, shoqërisht të prapambetura (të panyjëtuara); ndërsa shqiptaria dhe Shqipëria, si koncepte dhe si realitete, nuk mund të përpunoheshin veçse në zona të kultivuara dhe qytetare.
Kulla është, në thelb, një shtëpi banimi e mbrojtur. Mund të pyesim, me këtë rast, se për t’u mbrojtur ndaj kujt ka shërbyer kjo kullë – meqë osmanët nuk besoj se do ta kishin fort të vështirë t’i rrafshonin këto farë fortifikimesh, po të dëshironin (po t’ia vlente).
Pa u futur thellë në histori – gjë që unë edhe po të dua, nuk e bëj dot – po kuturisem të them se kulla ka shërbyer kryesisht për mbrojtje ndaj Tjetrit – ndaj komshiut, ndaj gjakësit, ndaj çetës së hajnave prej krahinës tjetër, ose nga përtej kufirit.
Prandaj, si ndërtesë dhe si shprehje e një kulture herë mbrojtëse dhe herë paranoide, kulla i përket një periudhe dhe konteksti gjeografik ku ka munguar një autoritet qendror, i tillë që të vërë rregull në territor.
Ky është konteksti i gjakut, i Kanunit, i kusarive, i hajnive, i raprezaljeve, i fqinjësisë së keqe, i plaçkitjeve, i mosbesimit si marrëdhënie default, i frikës ndaj Tjetrit; një kontekst haptazi hobbesian, i cili i përgjigjet një feudalizmi elementar, në shpërgënj.
Edhe lidhja e kësaj kulle relativisht të thjeshtë, me kullat më të spikatura, si ato të Kapedanit të Mirditës, ka domethënien e vet: meqë këto kulla janë barasvlera, sado embrionale, të kështjellave feudale gjetiu (Muji dhe Halili jetojnë në kullë; por Skënderbeu, feudal më i evoluar, jetonte tashmë në kështjellë); si vendbanesa feudalësh të vegjël, të cilëve me përkufizim u duhej të mbroheshin prej sulmeve në një hapësirë kalimtare (shpesh kufitare, madje edhe liminale), ku askush tjetër nuk do të zotohej t’i mbronte.
Vetëm se nuk ka asgjë shqiptare në këtë mes; por thjesht realitet komunitetesh fatkeqe që përpiqen të mbijetojnë, duke u izoluar: gjeografikisht, kulturorisht dhe – nëse më lejohet të shprehem kështu – arkitekturisht.
Për më tepër, kulla si ndërtesë shënjon izolimin, mbylljen dhe moskomunikimin, ose një vizion prej të ngujuari; dhe nuk di ç’vlerë mund të ketë të theksosh një konotacion të tillë, teksa feston një përvjetor Pavarësie.
Do ta kuptoja, përndryshe, sikur kullën ta kishin zgjedhur për kryeshenjë komisarët e periudhës totalitare; ose po ata mjeshtra manipulimesh, që na dhuruan kryemetaforat e rrethimit dhe të kështjellës dhe të shkëmbit të granitit në brigjet e Adriatikut (sikurse edhe na dhuruan, në realitet, miliona bunkerët dhe vendstrehimet atomike); meqë kulla, në formën dhe funksionin e vet, e mishëron rrethimin ose, po të duam, paranojën; vetëm se ky nuk është rrethim që ia bën një shteti një shtet tjetër, as një kombi një komb tjetër; por diçka më banale, më parake dhe më të rëndomtë – që kurrsesi nuk mund dhe madje nuk duhet lejuar të përfaqësojë Shqipërinë sot.
Kur lexon arsyetimet disi ad hoc të autorëve të bocetit, nuk të bind as lidhja e idesë së Pavarësisë me “hapjen” e Kullës; dhe kjo sepse kulla nuk mund të hapet – por mund të shkatërrohet dhe të digjet dhe të rrafshohet, përveçse po të jetë një kullë butaforike, prej skene teatri; dhe, më tej, sepse shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, në 1912, nuk solli ndonjë hapje as në përgjithësi, as për ata që ende banonin në kulla; përkundrazi.
Qytetet tradicionale Shqiptare si Berati, Gjirokastra apo Prizreni i kanë ndërtesat tradicionale të ndërtuara në bazë të arkitetkurës otomane. Pa i hequr asgjë asaj që ju thoni rreth funksionit që ka pasur kulla në të kaluarën, por kulla mbase është e vetmja ndërtesë origjinale shqiptare. Nuk jamë ekspert arkitekture dhe nuk e di se si janë ndërtesat tradicionale serbe apo bullgare, por mbase kulla mund të jetë nga të paktat elemente origjinale të trashëgimisë shqiptare që kemi.
Dhe kur mendon qe kete paçavure që ështe quajtur edhe monumenti i pavaresisë, me shume gjasa do ta vendosin tek parku ne balle te galerise se arteve, dhe tamam tamam mu tek vendi ku deri perpara 1 muaji ishte nje Lis i blerte 200 vjecar, të cilin pushtuesit e sotëm e ekzekutuan per së gjalli, ky 100 vjetor i pavaresise sone më kthehet, as me shumë e as më pak, në një spirale sundimtaresh barbar të të gjitha ngjyrave dhe qe kulmojne me ngjyren e zeze ose shpirtin e zi të sali berishes.
Shyqyr qe do e vene ne Tirane, se druhesha mos na e poftisnin andej poshte dhe hajde duro, ceremoni vit per vit, qeleshe nga te gjitha tredhjet, me fal trevat. Shume mire ne Tirane-cfare nuk mban ky qytet, cdo gje ti vesh e mban. Mire qe e prene lisin, por te ben pershtypje menyra sesi e prene; naten, fshehurazi dhe pa rene ne sy. Edhe lisit ja bene me te pabese. As druvare nuk i quan dot. Kish hedhur rrenje ai lis-vlente me shume sesa pavaresia dhe monumentet kuull qe po doroviten ne kete 100-vjetor. Une apeloj qe te behet nje kenge per lisin-hijen e tij te paqte, indiferencen ndaj zhvillimit, qetesine, simetrine dhe kryelartesine e tij. Aty do kete lindur ndonje dashuri them, te kafeneja nen hije, ndaj nje kenge per lisin e prere pabesisht nga filozofi dhje aktivisti i pabesise eshte minimumi per te mbajtur gjalle bindjen se jemi njerez.
Sa me shume e ndjen percmimin dhe cinizmin e njerezve, aq me shume bertet per arritje dhe syte i lageshtohen si ai peshku qe ngordh pas oresh te tera ne nje qese te mbyllur nen vape. Dikush e mburr dhe thote se eshte shume i zgjuar ndaj edhe i leviz syte shpejt; po karakteri i malesorit ku shkoi? Pse kjo paqendrueshmeri, kjo pasiguri nga ky bulkth qe i kendon shtruar se keqes? Ja Enveri dhe Kadareja i leviz(n)in syte avash, Ramizi nuk i levizte fare-ca ishin budallenj ata?
Per lisin foli dhe Rubeni i Galerise: ishin bere analizat dhe doli qe po thahej, pra mund te behej burim aksidentesh. Dua ta shaj kete me te gjithe arsenalin e mundshem te shqipes qe di, por po pres sa te sqarohet ceshtja e drejtshkrimit te ë-se se ne gjuhen tone me Të… nis cdo urim. Po lisi more zoteri ishte e vetmja shprese e dremitur per te thithur sadopak ate rene e tymit te qofterise publike, te hapur se fundmi te pedonalja; stola 100 metroshe dhe njerez qe djersisin duke ngrene e duke pire. Po shume mire bejne, qofte me TVSH hane fundja. Ndaj e prene lisin keta, se kishim hije pa TVSH ne?
Shqiperia ka ecur shume keto 100 vjet, nga Ismail Qemali tek Bujar Nishani. Ne s’kemi respekt per veten si popull dhe pranojme te na perfaqesojne askurrkushet, ju qani hallin e lisave dhe te kullave.
Po mire me lisin edhe kuvendon, a shkemben ndonje muhabet, kur te gjithe te tjeret behen President. Pse e presin keta?
Rimendoje këtë punën e ecurisë. Si rregull teknologjia zhvillohet, dhe shoqëritë thjeshtë ndryshojnë. Kërko dhe lexo dy tre faqe ku Dr. Gjëlpëra përshkruan Shqipërinë e viteve 20, dhe po gjete një gjë që s’do thuhej për sot, nga kafenetë tek doganat dhe pushtetarët, e tërheq kundërshtimin.
O bobo, nga Ismail Qemali tek Bujar Nishani. Hapu tokë !
Meqe e nisa kete muhabetin e lisit, dua ti shkoj deri ne fund. Me duket se isha nxituar, paska patur ekspertize te posacme per likujdimin fizik te lisit; i vetmi proces profesional ne Shqiperi. Data 1 korrik, gazeta Rilindja Demokratike, faqe 5, kryeartikull qe mbulon faqen te gjithe:
Konkluzioni i ekspertizes: Bima eshte thare si rezultat i moshes se madhe rreth 70-vjecare
Dokumentacioni, lisi te Galeria ishte i thare
Vazhdon me poshte me nje raport teknik nga Drejtoria e Parqeve dhe Rekreacionit, qe beka vleresime madje edhe per verifikimin e drureve dhe shkurreve dekorative te llojit Valamidh.
Nje detaj interesant per aspektin kriminalistik te ekzekutimit te aktit:
Procesverbali nr3.63:
I mbajtur sot me date 09.06.2012 ne Drejtorine e Parqeve dhe Rekreacionit ne sektorin nr.1 ne prezence te Komisionit mbi demtimet e ndodhura ne objektin Galeria Kombetare e Arteve, sipas llojeve: Valamidh, cop 1 (nje) u pre nga Sekretari i Krasitjes. Shkaku i demtimit per bime e vjeteruar dhe e thare plotesisht, mosha rreth 70-80- vjecare.
Sekretari i Krasitjes-cfare organike! Cfare pozicioni pune!
D.m.th lisi u pre se kishte pak a shume moshen e Saliut, nderkohe qe Rekreacionistet e Tiranes flasin per moshe pensioni te lisit, pa na thene destinacionin e tij, http://en.wikipedia.org/wiki/The_Big_Oak, ketu rezulton se paska ne bote lisa te shtyre ne moshe sa te duash. Pse nje faqe artikull te Rilindja DemograFike per lisin atehere? Une i bej apel sekretarit te Krasitjes, qe nese lexon blogun, te hedhe dy rreshta mendim per psene e prerjes. Te flase si specialist ama. Edhe nje pyetje: per Sahatin kane caktuar ndonje Sekretar per Akrepat, apo kurdisjen?
xhaxha, shqetesim i drejte. Une nuk them se marre vesh nga arti, por te shohesh bocetat per statujen e Ismail Qemalit, ve duart ne koke nga shemtia dhe mediokriteti…
Mendimi modern, besoj une, eshte se hapesirat kane me shume force shprehese …. jane gjithperfshirese etj… Tiranes i mjaftonte edhe nje shesh i gjelbert si monument pavaresie, nuk eshte nevoja te behen statuja apo kulla si qemoti, mjafton nganjehere edhe emri: sheshi pavaresia apo rruga pavaresia (nga te dyja anet e rrugeve te cokolepsura neper parkun e gjelberuar vendosen tabela qe rrefejne historine e pavaresise dhe figurat kryesore, ku femije mund te lodrojne e te gjejne rruget e historise nepermjet lojes).
Analize e sakte e xha-xhait bazuar mbi elemente te qarte semantike.
Anetaret e komisionit te shkretet nuk kane patur kulturen perkatese per te ideuar kritere mbi te cilat te bazonin gjykimet e tyre. Objekti qe duan te vendosin ne park, nuk eshte as monumental (edhe mund te mos jete) dhe as artistik (te pakten njera nga te dyja do duhej te ishte). Keshtu vertet semnatikisht nuk do kishim nje veper te qelluar, por te kishte elemente monumentale ose artistike te pakten.