Reagimi i parë, epidermik, ndaj skandalit që ka përfshirë Universitetin Kristal në Tiranë është të kërkosh (po kujt t’ia kërkosh?) që të mbyllen universitetet private.
E kanë thënë Pishaku, Kapedani dhe të tjerë kolegë në PTF dhe gjetiu: shumë nga këto universitete po funksionojnë si shtypshkronja për diplomat.
Unë do të shtoja: të paktën. Sepse dyshime qarkullojnë edhe për rolin e tyre në pastrimin e parave, ose si maja ajsbergësh të përbërë, kryesisht, nga kristale ujërash të zeza.
Ky do të ishte reagimi i parë – të mbyllen këto universitete, sepse nuk i duhen askujt; madje përkundrazi, po i shërbejnë drejtpërdrejt degradimit të elitës intelektuale të vendit (dhe me elitë intelektuale nuk kam parasysh elitën e intelektualëve, por të gjithë kuadrot e nesërme).
Nuk di çfarë e shtyu legjislativin shqiptar që ta lejonte këtë dukuri; mund edhe të mos e lejonte, ose të vendoste një moratorium çfarëdo, derisa të normalizohej gjendja në Shqipëri.
Mirëpo, pas këtij reagimi të parë, vjen momenti kur e kupton se çështja nuk ka të bëjë vetëm me universitetet private, por lidhet në përgjithësi me arsimin e lartë në Shqipëri, i cili po vjen duke e humbur qëllimin e vet.
Dhe arsimi i lartë përfshin universitetet publike dhe private, duke filluar nga Universiteti i Tiranës, i cili është edhe më i vjetri në vend.
Çfarë e dallon, çfarë vazhdon ta dallojë këtë institucion nga universitetet e tjera, publike dhe private, është tradita, e cila në këto sfera është praktikisht gjithçka.
Për fat të keq, tradita e Universitetit të Tiranës është e palavdishme, megjithë meritat e padiskutueshme të individëve, katedrave dhe fakulteteve të veçanta.
Është e palavdishme, sepse midis viteve 1960 dhe 1980 – ose gati për dy dekada e gjysmë – ky universitet i ndërpreu marrëdhëniet me botën, u mbyll në vetvete dhe u shndërrua në një instrument për disiplinimin dhe edukimin politik të studentëve, nën trysninë e jashtëzakonshme të shtetit totalitar.
Pas 1990-ës, teksa institucionet në Shqipëri erdhën duke u shkërmoqur dhe brezat e rinj filluan të shohin nga Perëndimi jo vetëm për t’u punësuar, por edhe për shkollim, Universiteti i Tiranës e humbi edhe primatin e vetëm që i kish mbetur – atë të një shkolle elitare by default.
Fakt është që sot elita teknokratike në Shqipëri po konsiston, gjithnjë e më tepër, në kuadro që i kanë mbaruar shkollat jashtë. Brenda institucioneve, kjo elitë ballafaqohet, para së gjithash, me shtresën e militantëve partiakë, të cilët jo rrallë inkompetencën e kompensojnë me histeri politike.
Edhe universitetet private punësojnë një numër të madh docentësh të përgatitur jashtëzakonisht mirë, në Perëndim; të cilët kanë kredenciale të mjaftueshme, për të dhënë mësim në çdo universitet europian (njoh personalisht disa prej tyre – i admiroj edhe për përkushtimin).
Prandaj universitetet private, për mendimin tim, janë në këtë gjendje të mjerueshme jo për mangësitë intelektuale të profesoratit, por ngaqë, si institucione, ato nuk kanë as synim, mirëfilli, as mision të denjë.
Në një botë ideale, ku tregu i arsimit të lartë të ishte vërtet i lirë, universitetet private të padenja për të prodhuar kuadro do të ishin mënjanuar vetvetiu, nga konkurrenca – meqë studentët do t’u shmangeshin universiteteve me reputacion të keq, sa kohë që një diplomë e universitetit Rrumpalla nuk do t’u siguronte dot asgjë për të ardhmen.
Mirëpo situata në Shqipëri nuk i ngjan kësaj bote ideale – për shkak të mospërputhjes dramatike midis nevojave të vendit për kuadro me arsim të lartë dhe produkteve që ofrojnë këto universitete private.
Çështja mund edhe të shtrohej kështu: a lindën universitetet private në Shqipëri në përgjigje të ndonjë nevoje urgjente të shoqërisë së atjeshme, apo kemi të bëjmë, përkundrazi, me një institucion të importuar mekanikisht, si shumë të tjera të ngjashme, nga Perëndimi?
Unë anoj nga alternativa e dytë.
Natyrisht, edhe gjetiu universitetet përdoren si vend-parkime për të rinjtë e papunë; çka e dallon Shqipërinë nuk janë universitetet e dobëta dhe të rreme, por mungesa e atyre pak të mirave – elitare jo për nga pjesëmarrja, por nga rezultatet.
Çfarëdolloj skandali të përfshijë universitetet private, përgjegjësia i mbetet shtetit; dhe jo sepse nuk i mbikëqyr këto si duhet, as ngaqë shpesh bëhet palë në korrupsionin e tyre – por sepse shteti ka lënë pas dore atë institucion që, me shkëlqimin e vet, do të ishte në gjendje të shndërronte funksionimin e krejt sistemit: Universitetin e Tiranës.
Ky i fundit, në vend që të përdorë statusin e vet të privilegjiuar si platformë krijimtarie intelektuale – në shkencë dhe në teknologji, në dije dhe në kulturë – është kapur mes Shilës dhe Haribdit: nga njëra anë, konkurrencës së tërthortë, por shumë efektive, që i vjen nga Europa (ku do të vazhdojnë të diplomohen teknokratët shqiptarë dhe të gjithë fëmijët e elitave të sotme në Tiranë); nga ana tjetër, konkurrencës tregtare, e cila i vjen prej universiteteve private (të cilat ia marrin edhe docentët më të mirë, duke i joshur me rroga dhe privilegje të tjera; edhe studentët, duke i gënjyer me reklama).
E gjithë kjo ndodh në një klimë të tillë institucionale dhe ekonomike, kur deri edhe për të ngritur një shurrtore publike do të thirren të marrin pjesë studio arkitekture nga gjithë bota, që nga Vjena në Taipei; dhe ku politika qeveritare e zhvillimit konsiston në dorëzimin e çelësave të pasurive kombëtare, të tundshme e të patundshme, firmave të huaja.
Universitetet private vijnë e u ngjajnë ulcerave që u shpifen diabetikëve në gjymtyrët e poshtme; shkaku i së keqes duhet gjetur gjetiu, jo në lëkurë.
”’Në një botë ideale, ku tregu i arsimit të lartë të ishte vërtet i lirë, universitetet private të padenja për të prodhuar kuadro do të ishin mënjanuar vetvetiu, nga konkurrenca – meqë studentët do t’u shmangeshin universiteteve me reputacion të keq, sa kohë që një diplomë e universitetit Rrumpalla nuk do t’u siguronte dot asgjë për të ardhmen.”’
Ne fakt, arsimi i larte nuk mund te jete i lire, kur nje universitet shpenzon 10 miliarde dollare, ndersa tjetri me te njejtin numer studentesh 10 milione.
Bota e arsimit nuk eshte e lire, por rreptesisht e kontrolluar nga paraja dhe ne intance te fundit nga misioni i shtetit.
Ne komunizem, misioni i shtetit eshte i qarte dhe shteti kontrollon hapur arsimin. Ne boten e lire, misioni i shtetit eshte i kamufluar dhe shteti lejon kontrollin nga paraja, por qe duhet te mos devijoje nga misioni i shtetit.
Misioni i shtetit, qe prej krijimit te shtetit te pare eshte zgjerimi i kufijve. Misioni i shtetit komunist ishte/eshte perhapja e komunizmit nepermjet pushtimit te botes.
Perplasja SHBA-BRSS, ishte e ketille sidomos ne mes arsimeve perkatese, pavaresisht se sot ky fakt injorohet. Amerika investonte terthorazi tek universitetet e saj elitare, ne menyre qe te balanconte investimet e fuqishme sovjetike.
Bota e lire e arsimit eshte utopike. Amerika eshte e ndertuar ne menyre te atille qe te stimuloje universitetet elitare, nga kalon teknologjia, qe i nevojitet per fuqine ushtarake, por edhe diturite socio-politike, nga kalon soft power.
Para Amerikes ishte Gjermania dhe synimet e kesaj te fundit nuk i kishte vene Hitleri. Me heret akoma, kemi Angline.
Shtetet qe s’kane me mision, si shumica e perendimit, perqendrohen tek administrimi i mire, nga edhe prodhojne nje numer te pafundem administratoresh qe gjejne nje vend pune ne shtet ose privat (te cilet zakonisht rrine gjithe diten ne internet).
Shqiperia, nuk ka me mision. Deri me 1945, misioni ishte bashkimi kombetar ( qe perputhet me misionin e shtetit ne vetvete, dmth zgjerimi i kufijve), nga 1945- 1990, misioni ishte perhapja e komunizmit ( qe mund te perkonte edhe me bashkimin kombetar, po te kish fuqi).
Ne te dyja periudhat, mbijetesa iu mbivendos ne praktike misionit, por misioni i shtetit shfaqej hapur boterisht.
Arsimi parakomunist, u perqendrua tek zhdukja e analfabetizmit, arsimi komunist, pasi e zhduku u perqendrua tek objektivi komunist , u shkolluan edhe te huaj ne Shqiperi, si dhe tek misioni i bashkimit psh hapja e Universitetit te Prishtines.
Ne keto 20 vjet, shteti s’ka mision, teorikisht duhet te prodhoje administratore si gjithe shtetet e ketilla, qe per arsye te ndryshme kane vendosur misionin ne sirtar.
Logjika e universiteteve private ne Shqiperi ndjek kete linje, prodhohen administratore, te cilet per shkak te sistemit politik, nuk duhet te jene te afte, por te politizuar, prandaj nje cope leter ne universitetin privat mjafton.
Nga ana tjeter, u trashegua edhe shkolla e larte per prestigj vetjak, keshtu qe shume private qe kane çare kryesisht ne tregti, e kane marre letren per prestigj, jo sepse u duhet. Keshtu , djali i nje pronari restoranti, pas gjasave, do trashegoje restorantin, i cili s’ka nevoje per universitet per t’u çuar para, prandaj i duhet nje shkolle e larte per prestigj. I ati paguan e ia jep.
Prandaj, nuk duhet aspak te na habise shitblerja e diplomave, shteti nuk ka mision, i duhet te prodhoje administratore, keta ia prodhon politika, keshtu qe gjithçka eshte ne logjiken e duhur te rendit te gjerave.
Privatit qe i duhet aftesia e gjen o nga UT-ja o nga te shkolluarit jashte.
Si mund te ndryshohet gjendja ?
Nuk mund te ndryshohet, jo brenda ketij sistemi politik, asnje mase nuk mund te kete efikasitet, sepse ky sistem arsimor eshte i prere per kete sistem politik.
Nje shtet me mision bashkimin, sipas gjasave do te kontrollonte rreptesisht arsimin, do i nevojitet mireadministrimi per rritjen e fuqise se shtetit dhe do te investonte ne ngritjen e cilesise me qellim edhe thithjen masive te studenteve nga Kosova e Maqedonia.
Arsimi kap majat, kur shihet prej shtetit si ‘arme’ per te arritur objektivin e zgjerimit te kufijve ose ndikimit. Eshte ne natyren intime te shtetit, qe te investoje fuqimisht tek deget qe i mundesojne ekspansionin, ushtarak, politik, ekonomik apo kulturor.
Ka elita qe i pershtaten natyres intime te shtetit, ka elita qe duan ti mbivendosin natyres se shtetit, natyren e tyre intime, pa pyetur fare ne ka perputhje ose jo.
.
Une mendoj qe ne fakt universitetet private e kane nje mision: sherbejne si mekanizem qe ndryn brenda energjine destruktive te nje rinie qe mund potencialisht ta kuptoje qe nuk ka te ardhme. Futi ne universitet kur nisin qe t’u dalin briret, se ashtu I kullot me mire.
Ne fakt, konkurrenca e terthorte nga privati apo i huaji nuk duhet te perbeje problem per nje institicion si Universiteti i Tiranes. Po ashtu, nuk ka shume kuptim te behet me faj shteti: aty ku i intereson, tek juridiku, eshte goxha i forte, mos qofsha gabim. Per mua problemi eshte jo detyrimisht mungesa e tradites, se sa mungesa e promiskuitetit te disiplinuar akademik. Nje honorar, qofte edhe simbolik, apo per titull nga Universiteti i Tiranes, mund ta ruash kudo qofte, ne dac tek Kristali, ne dac diku ne Europe a pertej. Shembuj akreditimesh nder-universitare ka plot e nuk eshte e thene qe te kete nevoje per mbeshtetje shteterore detyrimisht. Universiteti eshte publik, shteti eshte pale. Por le mos i hyjme kesaj teme.
Nuk eshte per ta bere veten me shume faj, ne fakt. Ndoshta ke te drejte qe mungesa e tradites beri qe edhe pas 20 vjetesh te jemi naive ne lidhje me rolin e institucioneve publike. Ndoshta izolimi ka qene vertete aq radikal sa qe nuk e kemi marre ende veten, e sa do pak tradite te mund te kemi pasur, te mos e llogarisim perballe joshjes fetishiste ndaj perendimit. Por besoj gjithashtu se disa zhvillime mediatike, teknologjike, jane ne kohe reale, dhe jo gjithmone te qarta. Bumi mediatik, psh, eshte aq i veshtire per tu kontrolluar, sa qe nuk e merr vesh a jane universitete apo skena televizive keto me te cilat kemi te bejme.
Qe ta banalizoj muhabetin, etika dhe disiplina do kellqe. Mbaj mend im ate ka pas thene “jam i forte ne matematike sepse kam bythe qe di ta ngul ne karrike per ore te tera.” Nderkohe qe universitetet ne Shqiperi bejne cte duan se ashtu iu do trapi. Tradita eshte element i disiplines, e vertete, por po njesoj eshte edhe nervi, dhe atje nuk eshte shfaqur ende.
Nejse, se nuk behet me receta, kjo pune. Dy pare mend, se ky eshte problem qe rikthehet.
Eshte e vertete e universiteti i Tiranes, por edhe politikat e qeverise per te hapur e zgjeruar sistemin deri ne shqyerje ka ndikuar ne cilesine e arsimit te larte.
Fakulteti juridik – thote Luliani! Eshte nje skandal i vertete, 9000 euro kane kerkuar per nje doktorature deri vjet. Iu desh qeverise te shqyeje dyert e te jape mbi 1400 doktoratura dhe te hape doktorature ne privat (Universiteti Europian i Tiranes) per te ulur makuterine e prof. doktoreve te universitetit te Tiranes.
Shiko http://www.mash.gov.al/File/arsimi_larte/VKM_768_02.11.2011_Kuota-Tarifa_Doktoratat_2011-2012.pdf vendosjen e doktoraturave ne lidhjen e mesiperme. Vetem Fakulteti i drejtesise i Universitetit te Tiranes, vetem nje prof. dr., nje ass.prof dhe nje Dr. ne organike, per te udhehequr 94 doktoratura. Ky eshte nje skandal i vertete me cilesine. Askush nuk flet. As nga PS-ja. Te gjithe jane te kenaqur.
Universiteti i Sporteve (?) ka 23 doktoratura vetem per 2011-12?
Ne Universitetin e Tiranes, Fakulteti i Ekonomise shiten provimet. Ne departamentin e shkencave politike (18 doktoratura pa asnje prof. dr.?) pedagoget si ai Dr. X qe shante Arvizun, u kerkojne studenteve t’u blejne librat e komunikimit, te perkthyer keqasi nga ai.
Marenglen Spiro ka qene rektor i Universitetit Politeknik, Skender Kercuku dekan ne UT, te dy firmetare te diplomes se Renzo Bossit.
Keta mostra kane sjelle te njejtat praktika edhe ne institucionet private.
“9000 euro kane kerkuar per nje doktorature deri vjet. Iu desh qeverise te shqyeje dyert e te jape mbi 1400 doktoratura dhe te hape doktorature ne privat (Universiteti Europian i Tiranes) per te ulur makuterine e prof. doktoreve te universitetit te Tiranes.”
Dhe sa efikase eshte kjo? Kur flasim per universitet flasim per te gjitha format e formimit, perfshi edhe informalitetin. Por kjo nuk do te thote se zgjidhja eshte tregu informal i privatit, ku makuterise i shtohet nepsi. Nuk them qe shteti nuk luan rol. Luan rol madje edhe qeveria duke nderhyre ne treg ne menyre te papergjegjshme, nderhyrje e maskuar me nje ideologji liberale qe eshte pjese e problematikes. Problemi eshte tek zvetenimi i institucioneve publike. Kjo nuk eshte mungese tradite. Edhe arkaizma mund te rremohen e te ofrohen per modele krahasuese, kjo nuk eshte problem. Mungon vullneti i perbashket. Mungojne mekanizmat e ndeshkueshmerise. Mungojne mekanizmat e funksionalitetit. Mungon vete sensi i drejtesise. Kane shume me teper vlere ata qe e kane marre doktoraturen me 9000 euro nga shteterori, se sa nje arradhe e tere doktoraturash me diplloma tregu, qe mund te kene paguar po njesoj qimet e kokes, e qe po te njejtin kualifikim po marrin, ne mos me keq.