Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Histori / Kulturë

LOTËT E FILIPIT

Mes fjalëve përkujtimore të këtyre ditëve për vdekjen e Dan Klosit, më bënë përshtypje këto të mëposhtmet, në një artikull të panevojshëm të Edison Ypit:

Dy ditë para se të varje veten ti Dan, vdiq një kushërira ime. Por për kushërirën time, e cila, meqenëse e kaloi gjithë jetën internimeve, e kishte jetën me mijëra herë më dramatike se tënden, timen dhe mijëra të tjerëve, nuk u kujtua asnjë gazetë e asnjë televizor e s’u bë asnjë homazh.

Dhe më bënë përshtypje, sepse të njëjtin mendim e kam ndeshur edhe gjetiu, të shprehur nga i soliti ignoti, poshtë e lart në Internet.

Është një lloj mekanizmi që e lejon turmën të shprehë mllefin e vet kundër shkëlqimit, madje edhe kur shkëlqimi është i mermerit të vdekjes.

Çfarë ka bërë më tepër ky njeri, të thonë. Pse nuk kujtohet kush për atë minatorin që vdes në zgafellë, ose atë veremliun që vdes sepse nuk ka para për ilaçe, ose atë foshnjen që vdes nga monoksidi i karbonit, në një dhomë të ngrohur keq në dimër.

Ka diçka nga barazitizmi i krishterë, në këtë lloj reagimi standard, diçka nga Mateu (Kapitulli 5-3), ku lexojmë se

Lum skamësit në frymë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve

Ide që njëfarësoj rimerret edhe te paravolia e punëtorëve të vreshtit, sërish te Mateu (Kapitulli 20-5):

të fundit do të jenë të parët dhe të parët të fundit, sepse shumë janë të thirrur, por pak janë të zgjedhur

Sikurse ka diçka edhe nga thënia e njohur, për vdekjen si barazuesin e madh (the great equalizer), ose – siç më pëlqen ta përfytyroj – si perëndinë e barazisë, në kuptimin politeist të fjalës.

Idenë e gjen kudo, deri edhe te një poezi e famshme e Brecht-it, “Pyetje të një punëtori që lexon,” disa vargje prej së cilës po i sjell me përkthimin tim të shpejtë këtu poshtë:

Kush e ndërtoi Tebën e shtatë portave?
Në libra do të gjeni emrat e mbretërve.
Vallë ishin mbretërit që i ngritën gurët e rëndë?

[…]

Ku shkuan muratorët, atë mbrëmje kur e mbaruan
Murin e madh të Kinës?

[…]

Aleksandri i ri pushtoi Indinë.
Ishte vallë i vetëm?
Cesari mposhti galët.
Po nuk kish vallë as edhe një kuzhinier me vete?
Filipi i Spanjës derdhi lot kur armada e tij
U mbyt. Po ishte vallë i vetmi që qau?
Frederiku i Dytë fitoi Luftën Shtatëvjeçare. Po kush
Tjetër e fitoi atë?

Është një pikë ku e majta populiste dhe kristianizmi takohen, teksa i këndojnë të dyja kujtimit të të panjohurit, të anonimit që mbytet së bashku me lavdinë e Filipit të Spanjës, të bujkut, të proletarit, të askushit, të grimcës së rërës në shkretëtirë (në të ri tim, kësaj i kemi pasë thënë kinezëri).

Vërtet, vdekja na barazon të gjithëve – por këtu po flasim për jetën, dhe në jetë nuk jemi të gjithë të barabartë; madje jeta nuk mund të kuptohet, pa pabarazinë. Madje vdekja na barazon pikërisht pse në jetë nuk jemi të barabartë.

Dallimi mes Filipit të Spanjës që qau, dhe nënave, motrave dhe grave të gati 5 000 marinarëve spanjollë, që gjithashtu qanë kur u mbyt Armada, pa çka se lotët e tyre nuk i përjetësoi kush, është se Armadën e çoi në betejë mbreti Filip, jo ushtarët e tij.

Çështja nuk është aspak triviale, por ka të bëjë me veprueshmërinë (anglisht: agency: kapaciteti i një agjenti për të vepruar në botë) në histori.

Kushërira e Ypit, grua e virtytshme dhe megjithatë e vuajtur, e përndjekur politikisht, viktimë e pafajshme forcash historike me të cilat ajo ndoshta nuk kish të bënte, dhe nuk desh të kish të bënte, nuk ka luajtur dot rol në histori.

Ose më mirë: në formën që merr historia.

Njerëz të shquar – dhe këtu po përmend Klosin, sepse vdekja e tij e papritur dhe e dhimbshme u bë shkak për këtë diskutim – janë të shquar sepse ndikojnë në jetët tona me zgjedhjet e tyre specifike, individuale; dhe duke ndikuar, u japin udhë prirjeve të mëdha historike, që mund të jenë edhe objektive, edhe të pashmangshme; por në përmbajtje jo në formë.

Kemi të drejta të barabarta, si njerëz të lirë që jemi; por kjo nuk na bën të barabartë, përkundrazi. Disa shkëlqejnë më shumë, disa më pak; të tjerë veç marrin dritë dhe e bëjnë të vetën. Besimtarët thonë se Zoti i don të gjithë njëlloj – por ky është argument për besimtarët; dhe gjithsesi, nuk mund të përligjë kurrë kotësinë, mosveprimin, pasivitetin, përtacinë dhe mefshtësinë.

Shekulli XX e përgënjeshtroi, në praktikë, iluzionin e mbinjeriut, ose të shpëtimtarit; edhe kur u shpreh në trajtë miti, edhe kur mori format, më burokratike, të kultit të individit. E megjithatë, në kazmat që ia shkallmuan piedestalin e gatshëm kësaj qenieje të pamundshme, më fort qëlloi ajo e nënnjeriut: e atij që nuk ka sjellë asgjë, dhe që këtë asgjë kërkon ta shndërrojë tani në forcë, nëpërmjet rrejshmërisë barazimtare.

Nuk duhet ta lëmë këtë kulturë shkatërrimtare të nënnjeriut të shndërrohet në flamur të populizmit politik dhe social ndër shqiptarët sot, qoftë edhe vetëm për shkak të poshtërimit të përgjithshëm.

Pa Komente

  1. Ne fakt, Xha Xha, po te lexosh artikullin e Ypit me kujdes, veren qe ky objeksion ne lidhje me te eshte i pavlere, sepse Ypi nuk e barazon Klosin me kusheriren e vet pse eshte i udhehequr nga ndonje princip kristian apo komunist i barazise, por sepse beson se Klosi nuk ka me shume vlera se kushurira e vet qe ishte nje askush. Ypi e nxjerr Klosin si pasiv: “Falemnderit, nuk e pi.” Si dikush qe nuk e meriton shkelqimin, meqe edhe te botonte “Vitin e mbrapshte” te Kadarese, “bytha nuk ia mban.” Si ndjekes, e jo si udheheqes. Si ushtar i Armades, e jo si Filipi.

    Artikulli i Ypit mund te jete vertete i panevojshem, por eshte e nevojshme te thuhet qe Klosi i perket nje shtrese aristokracie qe nuk e ka detyrimisht rrenjen tek ajo qe shenjonte aristokracia ne greqishten e lashte, por tek origjina e privilegjuar familjare. Ti Xha Xha e konsiderove vete Klosin si patric. Keshtu qe nuk ka kuptim tashti qe te shkosh ne ekstrem e te mos marresh ne konsiderate faktin qe patrici lind ne shkelqim, dhe nuk behet detyrimisht i tille. Shkelqim! Dakord, por ka dallim mes merites dhe “entitlement.” E tek patrici veshtire te thuash kush eshte kush.

    Une jam shume dakord me ty qe akti i vetvrasjes eshte i pajustifikueshem. Qe ne ato ore te erreta eshte e pamundur te ndricoje qofte edhe nje fije arsye. Sidoqofte, artikulli i Ypit eshte aq i panevojshem sa dhe konsiderata te tjera qe perpiqen te gjejne arsye tek gjendja e pergjithshme depresive ne Shqiperi. Eshte po aq e panevojshme te thuash se shkak i aktit te vetvrasjes se Klosit eshte meskiniteti i pergjithshem, sa edhe te thuash si Ypi se shkak qenka se ishte i biri i Bilbil Klosit.

    Po njesoj me duket e panevojshme t’ia mveshesh aktit te vetvrasjes faktin qe shume privilegje te gezuara ne ate kohe e fale asaj kohe mund te perballen me rrenimin finaciar te nje tregu te hapur, apo t’i mveshesh ketij akti pamundesine e vazhdimit te gezimit te nje stili jete, le ta quajme, “upper middle class.”

    Ajo qe eshte e nevojshme te thuhet gjithsesi ne lidhje me Klosin, eshte se faktoret e shkelqimit nuk jane detyrimisht aq te qarta sa duken. Ka nje lloj paraleli, ne fakt, mes shkelqimit te nje jete dhe erresires se nje vetvrasjeje; perballe te dyjave jemi njesoj te verber. I vetmi dallim eshte se verberia perballe aktit te vetvrasjes eshte totale, nderkohe qe verberia perballe shkelqimit eshte e kapercyeshme, dhe shkaqet e shkelqimit te gjendshme. Per t’iu rikthyer figures se patricit, besoj se eshte e konstatueshme nese shkelqimi eshte i merituar, apo nese eshte pjese e privilegjeve te patricit.

    Keshtu qe mua me duket e kote te argumentosh kunder nje dordoleci (straw man) si barazia absolute. E mira e te mirave eshte te vesh ne dukje se Ardian Klosi nuk e kishte shkelqimin te pamerituar, se nuk e kishte te trasheguar, por se privilegjin e lindjes diti ta shnderroje ne merite.

    Une personalisht e besoj kete. Se shkelqimi i Ardian Klosit eshte ne fakt merite e tij, dhe jo e faktit qe vinte nga nje familje e privilegjuar. Me aq sa kam mundur ta ndjek ne shtyp, jam i vetedijshem se cfaredo privilegjesh te kete pasur, nuk i ka shfrytezuar ne menyre pasive, por i ka vene ne pune ne menyre aktive.

    Une qe e them kete nuk e kam as ate “bias” qe mund ta kesh ti dhe kushdo tjeter qe mund ta kete njohur personalisht e mund ta kete pasur shok. Ne nje fare menyre nuk kam frike nga te qenit i anshem, sepse anesia nuk ezkiston. Nuk dua te besoj se kjo frike ekziston tek ty. Ajo qe besoj eshte se nese Ypi meritonte ndonje pergjigje prej teje, pergjigja nuk ishte kjo.

    1. Shkruan:

      Ypi nuk e barazon Klosin me kusheriren e vet pse eshte i udhehequr nga ndonje princip kristian apo komunist i barazise, por sepse beson se Klosi nuk ka me shume vlera se kushurira e vet qe ishte nje askush.

      Dhe më tej:

      Ajo qe besoj eshte se nese Ypi meritonte ndonje pergjigje prej teje, pergjigja nuk ishte kjo.

      Mullixhi, shkrimi i Ypit ishte shfryrje (rant) – dhe jam i sigurt se edhe shumë të tjerë kanë pasur probleme, fërkime dhe mëri me të ndjerin. Por unë nuk kisha as kam ndërmend t’i përgjigjem shfryrjes, dhe aq më pak në këtë moment. Tek thjesht Ypi gjeta një ide të cilën e kishin artikuluar të tjerë, anonimë, që s’i citoja dot dhe që më interesonte për argumentin tim.

  2. Kusherira e Ypit eshte Elvira Alizoti, e cila vjen gjithashtu nga nje familje me shkelqim. Tani Klosi ehte djali i Bibilit dhe i dime pislliqet e bilbilit dhe sistemit te atij qe perfaqesonte. Sic dime qe dhe Klosi me lekete publike vajti e u shkollua jashte, nderkohe te tjere u privuan apo me keq u burgosen. Keshtu qe lerini keto biseda “Elitare” per persona elitare qe ketu nuk ekzistojne.

    1. Këtu nuk bëjmë as gjenealogji, as luftë klasash. Boba, nuk është kjo mënyra për ta prezantuar veten në blog.

  3. “Te Privilegjuarit” ne Shqiperine e shkuar e te tashmen e ndoshta ne te ardhmen, nuk jane vetem fenomen shqipetar. Ata jane tejmbane historise njerezore, dhe shume pak te shquar kane ardhur nga familje te varfera ose jo-te privilegjuara. Shume shkrimtare te shquar, poete, historiane, filozofe e shkencetare kane ardhur nga te “privilegjuarit” dhe pamvaresisht nga origjina e tyre lane gjurme ne histori. Te merreshe me letra perpara revolucionit francez ishte privilegj i te privilegjuarve. Shembuj mund te bije sa te duash qe nga Skenderbeu, tek Ismail Qemali, tek AliPashe Tepelena, Asdreni, Naimi e Samiu e te tjere (ofiqare te Perandorise Turke). Keshtu qe thelbi i nje njeriu, dhe vleren qe ka ai per nje komb, duhet ta masim me ate qe eshte me kryesorja, dedikimin positiv dhe ndertues ndaj vendit dhe popullit te tij. Nese ka ndopak ose shume vlere tek Klosi, le te konsiderojme perpjekjet per te bere dicka per vendin tone, per te pasuruar gjuhen tone, per te ruajtur ambientin, dhe per te hedhur duke hedhur pakez drite ne gjuhen dhe historine shqipetare kjo mjafton qe te nderohet. Historia do te tregoje te verteten ne kohe. Ai zgjodhi si profession gjuhesine dhe letersine, privilegj qe duam apo s’duam, do t’i ngelet dhe pas vdekjes, se breza te tere do ta lexojne veprat e tij. Brechti shkruajti qe guret i ngriten sklleverit dhe asnje nuk shkroi per ta e u harruan. Nje skllav gdhendi emrin e tij ne nje gur te piramides, ashtu keq e pa gramatike, qe u gjet pas mijra vjetesh se bashku me amrin e faraonit qe dha urdher te ngrihej. Historia ka vend per te gjithe. Ne s’ka pse te jemi cingune dhe ne fjale te mira te thena pas vdekjes. Respekt per nje intelektual te shuar, respekt per nje te vuajtur qe vdiq ne heshtje e pa buje.

  4. Jam i mendimit dhe une qe shkrimi i anonimit Ypi eshte nje shfryrje emocionale, nje lloj “Yyyp Xhixhi” momental. Ky shkrim do te kishte vlere nese do te shkruhej kur i ndjeri ishte ne jete dhe ti jepej mundesia dhe tej te fundit per replike. Por Ypi e di qe i vdekuri nuk kthen dot pergjigje dhe ky shkrim merr me shume formen e nje denigrimi te qellimshem (Trash talking). Per me teper qe mungon dhe emri dhe mbiemri i vertete i artikullshkruesit.
    Megjithate, personalisht vleresoj, se ka ne fakt disa argumenta tek shkrimi i anonimit qe te pakten kerkojne nje analize me gjakftohte sic eshte ceshtja e barazize midis “Dikushit” dhe “Askushit”. Kjo analize duhet bere ne ate menyre qe te mos arrijme ne ate pike ku te mitizohet njera pale aq sa te duket sikur anashkalohet ajo pjese e panjohur e te vertetave.
    E fundit. Vdekja e nje intelektuali si Ardian Klosi eshte nje humbje e rende per shoqerine tone ne teresi, por nuk eshte nje tragjedi Shekspiriane.

  5. Albi, Ypi nuk eshte anonim, eshte Edison Ypi (ka pas shkruar ca reportazhe te mira me pare) por ka nje lloj percartjeje ne shkrimet e tij (ashtu edhe flet ai, ne fakt).

    Shkrimi i Ypit ishte meskin, me nje lloj karshilleku provincial, i bazuar ne ca grimca kujtimesh (qofte edhe te verteta) te qepura me penje te bardhe cmire dhe shpirtvogelsie.

    Nuk ka asnje analize, sado gjakftohte apo miredashese, qe gjen dot barazi midis “dikusheve” dhe “askusheve” “Dikushet” prandaj jane “dikushe” qe te mitizohen, te mos harrohen, t’ju kalohen vogelsirat, defektet qe nuk kane lidhje me kontributin e tyre individual ne fusha te interesit publik. Nuk ka asgje te keqe te jesh “askush” dhe te pranosh superioritetin e “dikujt” Keshtu eshte jeta, nuk mund te ndrisim te gjithe, por kjo nuk eshte arsye te perpiqemi te baltosim shkelqimin e atyre qe munden me shume se ne.

  6. Ne keto lloj shkrimesh E. Ypi eshte i merzitshem, e rendon me pershkrime e epitete per personin qe flet dhe e zgjat terkuze e nuk i merret vesh se ku eshte fillimi e ku fundi, por kesaj rradhe kete shkrim per Klosin e ka qendisur. Ja kemi inatin, por duhet ti japim hakun. Sic eshte permendur, Ypi nuk po therret ne barazi komuniste, por po merret me “shkelqimin” e Klosit qe ne pjesen me te madhe eshte i stisur. Tani qe emocionet e forta kane kalur na lejohet te flasim hapur: Pse duhet te na imponohet nepermjet medias nje si tip tragjedie kombetare vetevrasja e Klosit? Cfare ka bere ky per kombin qe te mbaje zi per te? Ku ka dalluar nga qindra perkthyesit e njerezit qe shkruajne ne gazeta? Edhe nje detyre shteterore qe ju dha per shkak lidhjesh miqesore e politike, si drejtor i pergjithshem i RTSH-se, e nxiu fare duke e kthyer TVSH-ne ne ditet e zeza te partise se punes per nga propaganda per partine ne pushtet dhe kunder opozites se kohes. Edhe si publicist e opinionist ka qene thellesisht i njeanshem e inatci. Ka marre pjese ne ca aksione te shoqerise civile por me shume i kishte per tu dukur ndryshe jo se i ndjente.

    Sistemi komunist ne teori nuk duhet te kishte kasta, por ai ne Shqiperi ndertoi me mund e gjak kasta. Shoqeria ishte e ndare ne baze te teseres se partise. Ne njeren ane ishte kasta e te privilegjuarve dhe nga ana tjeter pjesa tjeter e popullit. Ketu Klosi ka perfituar dhe jo se kishte ndonje merite me shume se te tjeret, te pakten kjo mund te mendohet pasi mundesite ne ate kohe nuk ishin te barabarta per te gjithe. Keshtu qe kjo veteshpallja elite eshte pak e sforcuar, vecanerisht tani qe ate qe i eshte dhene mundesia ta beje Klosi me parate e shtetit ne vitet 80 po e bejne mijera shqiptare te tjere me parate e veta sot.

    Duhet ndalur edhe tek nje perpjekje e shemtuar qe vetevrasjen e tij duan ta na e ngjeshin si faj ne te gjitheve e te them te drejten kjo me futi ne mendime. C’mund te kem bere une qe Klosi vret veten?

    1. MB, ka njerëz që e konsiderojnë vdekjen e Klosit humbje të madhe – por askush prej këtyre nuk të detyroi ty që të mbash zi. Nga ana tjetër, askush edhe nuk erdhi të të marrë dorën ty, se si do të reagojë për një ngjarje të tillë. Më duket e shëmtuar të kritikosh kë pikëllohet dhe e shpreh pikëllimin publikisht.

      Një arsye që vdekja e Klosit i pushtoi mediat në këtë masë, ishte se ai ishte i afërt me shumë punonjës të mediave – për nga profesioni dhe nga vokacioni; i kishte miq, bashkëpunonte me ta. Hidhërimi i tyre ka edhe nota të forta personale, sepse u ka vdekur një mik.

      Sa për kontributin publik të Klosit, unë jam përpjekur ta shpjegoj, në hollësi, në shkrimin më lart. Në vend që të kthehesh në zero, përpiqu ta vazhdosh muhabetin aty ku e lashë unë dhe më thuaj se me çfarë nuk bie dakord aty.

    2. “Edhe nje detyre shteterore qe ju dha per shkak lidhjesh miqesore e politike, si drejtor i pergjithshem i RTSH-se, e nxiu fare duke e kthyer TVSH-ne ne ditet e zeza te partise se punes per nga propaganda per partine ne pushtet dhe kunder opozites se kohes.”

      hahahahahahahahahahahahhahaaha, jo per gje, por u ankove per Ypi-n qe me shkrimet e tij eshte i merzitshem, ndersa ti ke shume humor, ndonese ne thelb eshte humor i zi.

  7. LG, mendova se personi me emrin Edison Ypi ishte nje nofke e dikujt qe s’donte te shfaqte emrin e tij, sikurse ndodh shpesh, madje dhe ketu ne blog. por gjithsesi prape kjo eshte edhe me keq per nje person me emer qe ben te tille shkrim pas vdekjes.
    Ne lidhje me barazine midis “Dikushit” dhe “Askushit”, une jam i te njejtit mendim si ty, qe nuk mund te kete barazi midis te gjithe njerezve ne kete bote ne ato aspekte qe nuk kane te bejne me barazine dhe te drejtat e natyrshme, por edhe ato ligjore. Ndoshta ne shkrimin tim me siper nuk e kam shpjeguar qarte si pike dhe dua ta prek dhe njehere kete ceshtje. Mua do te me dukej me racionale qe te kete nje ekuiliber ne superlativat qe behen kundrejt “Dikushit”. Jo se Klosi nuk i meriton cfare jane thene per te ne kete blog, por ka nje tendence tek ne shqiptaret qe per disa qe i duam i ngrejme ne piedestralin me te larte e per disa te tjere nuk kujtohemi si duhet duke krijuar nje hendek te madh midis te dyve. Ky hendek krijon nje fare pershtypje sikur po i veshim Elitat me mantelin e shenjtorit, nderkohe qe kalohet ne nje lloj percmimi per “Askushet”. Mua me beri pershtypje nje status i Xhaxhait ne Twitter ku thoshte dicka te ngjashme me kete: “Vetevrasja duket e pajustifikuar per ato qe nuk kane “vete”. Nderkohe qe ne sinkron te plote me kete shprehje vjen dhe shprehja qe citon Timo Flloko, mik i afert me te ndjerin, kur thote ne nje interviste televizive nje shprehje te urte qe “Vendimet e te medhenjve nuk komentohen”. Nuk mendoj se duhet te jesh dikushi qe te kesh privilegjin dhe mirekuptimin e plote nga shoqeria te vrasjes se jetes tende. Perkundrazi, mendoj se ky eshte nje akt dobesie per kedo pavaresisht rangut social e ketu une vej shenjen e barazize absolute. Pra ajo qe them eshte qe me mire do te ishte sikur te mos mitizonim aktin e vdekjes te nje pjestari te elites pasi nuk ka asgje romantike ne te, aq me pak kjo ne nje shoqeri te varfer nga vlerat sic eshte ajo e Shqiptare.
    Nga ana tjeter edhe midis “Dikusheve” ka mosbarazim. Per shembull aktori teper i njohur Bekim Fehmiu pati te njejtin fat tragjik si Klosi, por nuk mbaj mend te jete folur kaq shume e kaq gjate per te edhe pse ishte shume me i madh se Klosi ne fame (besoj se per kete s’ka dyshim njeri). Madje nuk u bene as emisione televizive dites tjeter dhe as nderime te vecanta nga ndonje perfaqesues i elites shqiptare.
    Ne fund fare serisht, le te respektojme vdekjen e nje intelektuali dhe ti japim shansin jetes qe here tjeter te tilla ngjarje te mos i degjojme me.

  8. Familja Klosi nuk ishte e vetmja familje e privilegjuar e nje sistemi te ngritur mbi lufte klasash, por jo te gjithe ata qe vinin nga nje “head start” privilegjesh e perdoren kete per te na dhene libra, per tu perpjekur ne angazhimin publik e ne perpjekjen per te sjelle pak normaliteti qytetar. Gjithashtu, nuk kam pershtypjen se angazhimi i tij i mevonshem ishte rjedhim i gjenealogjise ideologjike, sic ishte rasti i shume te tjereve. Se fundmi, njeriu eshte peng i veprave te veta dhe Ardian Klosi na dha aq shume sa mos i vendosim sot njolla ne biografi, per mos ricikluar logjiken e luftes se klasave. Qe te kuptohem, jam pro hapjes se dosjeve e marjes me Bilbilin apo me sojin e tij, po ka nje fill ku ndahen punet e sot po flasim per nje njeri te kultures, nje njeri qe na dha te gjitheve i cili pervec trishtimit per ikjen e parakohshme, na beri te ndjejme edhe boshesine qe la pas, e ndoshta na dha rast te ndihemi edhe pak me teper njerez duke na bere me te ndergjegjeshem me ikjen e tij per nevojen tone per kulture, per libra, per njerez te mencur.

  9. Si ne shkrimin e Edison Ypit, ashtu edhe ne komente te ndryshme ne blog shihet nje tendence per te zbuluar “arsyen” e vetevrasjes se Ardian Klosit.
    Une nuk jam doktor dhe edhe po te isha nuk jam ne dijeni te karteles mjekesore te te ndjerit por, perderisa te kemi prova per te kunderten, arsyeja e vetme e vetevrasjes duhet konsideruar depresioni, qe eshte nje semundje mendore.
    Nje nga rastet me te njohura te vetevrasjes ne keto vitet e fundit eshte ajo e David Foster Wallace. Per mendimin tim ai eshte nje nga shkrimtaret me te mire qe kam lexuar. Keshtu si une mendojne edhe shume e shume te tjere pra ka qene mjaft i adhuruar dhe ai e dinte kete gje. Armiq pak ka pasur, probleme biografie nuk ka pasur, nga gjendja ekonomike nuk ka qene aspak keq, e megjithate vrau veten ne moshen 46 vjecare. Pas vdekjes mjaft detaje te semundjes se tij u publikuan. Ai ishte kuruar per depresionin per 20 vite, por ne fund nuk i bente me efekt asnje ilac.
    Me depresionin kam nje lidhje personale pasi nje shok i imi ka vuajtur me vite. Per nje kohe te gjate ai shkeputi marrdheniet me gjithe shoket e tij dhe sic pohon tani mendimi kryesor ne mendjen e tij ishte si te vriste veten. Fati i tij ishte qe nje grua shume e forte qe e njihte mire depresionin e detyroi te vizitohej te psikiatri e te merrte ilacet qe i dhane. Sot e kesaj dite ai eshte krejt mire por ilacet i merr perdite.
    Ne gjithe kete zhurme mediatike qe u be pas vetevrasjes, me sa shoh une, asnje fare vemendje nuk i eshte kushtuar informimit te publikut ne lidhje me semundjen e depresionit. Ky eshte nje mekat pasi shumica e njerezve nuk i njohin shenjat e kesaj semundje dhe nuk e dine se ka kurime qe mund t’u krijojne mundesine te semureve te kene nje jete krejt normale. Une vete, kur shoku im ishte i semure, nuk e kisha idene se c’po ndodhte. Informimi i publikut ne kete rast pa diskutim do kishte ndihmuar te shpetonin jete njerezish. Me vjen shume keq qe nuk ndodhi nje gje e tille.

  10. Përshëndetje,
    Nuk e kam njohur aq mirë vepren e Klosit (rip), dhe realisht, as qe ka rendesi kjo për ate qe dua te them ketu.

    Me rastin e vdekjes (aktit te vetvrasjes) se Klosit une, me ne fund, e kuptova se shqiptaret jane te pakulture, te padijshem, te pacivilizuar, shpellare, budallenje e idiotë. Dhe, vetem ata shqiptarë qe vetevriten, sot, jane te denje për kulturen dhe civilizimin.

    Çka thote ne te vertete argumenti bazë qe u dha pas vetevrasjes se Ardian Klosit: “Klosdin e vrau Shqipnia e keqe”, “Ai u vetevra sepse kultura e tij nuk e duronte realitetin e Shqiperise”, “U vetevra sepse e deshi teper Shqiperine (!!!???)”…

    Ju lutem, a ka sot ndonje shqiptarë te kulturuar e te civilizuar, qe e do jetën, qe nuk vetevritet???
    A ka ndonje shqiptarë te gjallë, sot, qe e do shumë shqiperine, por qe nuk don te vetevritet???

    Une mendoj se vetevrasja e një intelektuali (fytyre publike), i jep njolle te turpit atdheut dhe popullit te tij. (Derisa jemi tek dashuria ndaj vendit e popullit tend).

    p.s.

    Edhe njehere dua te potencoj se ky shkrim i imi nuk ka te beje absolutisht personalisht me Ardian Klosin (edhe po te doja, nuk kam si ta bej, perderisa nuk e njoh ne masen e duhur), por me shumë deshire do te lexoja opinionin e Xha xhai-t ne lidhje me “pikepamjen” qe solla, pasiqe kam një respekt te parezerve për shkrimet e tij.

    1. baselmani, me duke se nje pergjigje per “pikepamjen” qe solle ju a jep Arti nje kat me lart, ku nder te tjera those se:
      “Une nuk jam doktor, edhe po te isha nuk jam ne dijeni te karteles mjekesore te te ndjerit por, perderisa te kemi prova per te kunderten, arsyeja e vetme e vetevrasjes duhet konsideruar depresioni, qe eshte nje semundje mendore.”
      Nese ju keni te dhena, prova apo deshmi qe Klosi nuk vuante nga ndonje semundje mendore (me shume gjasa depresioni kronik), na e ndriconi, ne te kunderten beni pak sforco dhe largoheni nga mendimi juaj “pikpamjen”.

    2. Bajselmani, u përpoqa të jap një mendim me shkrimin që sapo nxora.

      Natyrisht vetëvrasjen mund ta shohësh në mënyra të ndryshme: si protestë, si çlirim, si ndëshkim, si sëmundje, si fatkeqësi – por kur i ndodh një njeriu të njohur, dhimbja e kushtëzon arsyen.

  11. Besoj se turma (jo ne perdorim nga nje kendveshtrim elitar, fus edhe veten tani) tanime rreket jo vetem te jete vezhgues pasiv, porse te marre pjese nepermjet mendimit e shtyre nga zilia, ne perbaltje apo lavderim, sipas rastit.

    Sa here e kam kapur veten gafil te kritikoje ata qe bejne dicka. Jo, duhej bere keshtu… gabim ashtu… me mire lere fare. E vete nuk kam bere asgje, pervetem se duke bertitur nga audienca.

    Inatosem… se nga audienca… po aq uleritese… pres te me degjojne… mendimet e vlefshme… per aksionin politik te rradhes.

    Neper turme duam te me shquajne…te me degjojne mendimet e vyera… kritikat. Perse ore? Pak vemendje ju atje!… per mua ketu… nga audienca.

    Zemerohem… per Shqiperi… me degjoni ore te uruar… e vete vetem flas… ide plot…te vepruarit? kufizuar vetem ne te uleritur… perbaltje… lavderim…

    Keshtu edhe disa si Ypi me shoke… nuk kane bere asgje… vetem pijne e muhabetet interesante me shoke i kthejne ne artikuj… “me degjoni!… kam bere artikuj… ndricoj mendjet”… metojne… te atille… e kur dikush del ne vitrine me nje veper…te perkthyer a te shkruajtur mendimet e tyre ne leter… thyejne vitrinat… lerini librat! … do te fishken gjithsesi…

  12. Xhaxha, ti ke jetuar ne Napoli. Ndaj eshte e kote te te them se e kujt eshte kjo poezi. E njejta kotesi do te karakterizonte dhe nje koment timin mbi permbajtjen dhe kuptimin qe ajo mbart. Gjithsesi, kam pershtypjen se keto vargje i kane “shkare” bibliotekes tende. Kete pershtypje ma krijon fakti qe ke mare si shembull per barazimin qe vdekja sjell, te tjera vargje. Me pak fjale, i ke rene ne qafe kesaj perle xhaxha. Nuk po ta shkruaj titullin e saj, se flet me shume se poezia vete.

    Ogn’anno,il due novembre,c’é l’usanza
    per i defunti andare al Cimitero.
    Ognuno ll’adda fà chesta crianza;
    ognuno adda tené chistu penziero.
    Ogn’anno,puntualmente,in questo giorno,
    di questa triste e mesta ricorrenza,
    anch’io ci vado,e con dei fiori adorno
    il loculo marmoreo ‘e zi’ Vicenza.

    St’anno m’é capitato ‘navventura…
    dopo di aver compiuto il triste omaggio.
    Madonna! si ce penzo,e che paura!,
    ma po’ facette un’anema e curaggio.

    ‘O fatto è chisto,statemi a sentire:
    s’avvicinava ll’ora d’à chiusura:
    io,tomo tomo,stavo per uscire
    buttando un occhio a qualche sepoltura.

    “Qui dorme in pace il nobile marchese
    signore di Rovigo e di Belluno
    ardimentoso eroe di mille imprese
    morto l’11 maggio del’31”

    ‘O stemma cu ‘a curona ‘ncoppa a tutto…
    …sotto ‘na croce fatta ‘e lampadine;
    tre mazze ‘e rose cu ‘na lista ‘e lutto:
    cannele,cannelotte e sei lumine.

    Proprio azzeccata ‘a tomba ‘e stu signore
    nce stava ‘n ‘ata tomba piccerella,
    abbandunata,senza manco un fiore;
    pe’ segno,sulamente ‘na crucella.

    E ncoppa ‘a croce appena se liggeva:
    “Esposito Gennaro – netturbino”:
    guardannola,che ppena me faceva
    stu muorto senza manco nu lumino!

    Questa è la vita! ‘ncapo a me penzavo…
    chi ha avuto tanto e chi nun ave niente!
    Stu povero maronna s’aspettava
    ca pur all’atu munno era pezzente?

    Mentre fantasticavo stu penziero,
    s’era ggià fatta quase mezanotte,
    e i’rimanette ‘nchiuso priggiuniero,
    muorto ‘e paura…nnanze ‘e cannelotte.

    Tutto a ‘nu tratto,che veco ‘a luntano?
    Ddoje ombre avvicenarse ‘a parte mia…
    Penzaje:stu fatto a me mme pare strano…
    Stongo scetato…dormo,o è fantasia?

    Ate che fantasia;era ‘o Marchese:
    c’o’ tubbo,’a caramella e c’o’ pastrano;
    chill’ato apriesso a isso un brutto arnese;
    tutto fetente e cu ‘nascopa mmano.

    E chillo certamente è don Gennaro…
    ‘omuorto puveriello…’o scupatore.
    ‘Int ‘a stu fatto i’ nun ce veco chiaro:
    so’ muorte e se ritirano a chest’ora?

    Putevano sta’ ‘a me quase ‘nu palmo,
    quanno ‘o Marchese se fermaje ‘e botto,
    s’avota e tomo tomo..calmo calmo,
    dicette a don Gennaro:”Giovanotto!

    Da Voi vorrei saper,vile carogna,
    con quale ardire e come avete osato
    di farvi seppellir,per mia vergogna,
    accanto a me che sono blasonato!

    La casta è casta e va,si,rispettata,
    ma Voi perdeste il senso e la misura;
    la Vostra salma andava,si,inumata;
    ma seppellita nella spazzatura!

    Ancora oltre sopportar non posso
    la Vostra vicinanza puzzolente,
    fa d’uopo,quindi,che cerchiate un fosso
    tra i vostri pari,tra la vostra gente”

    “Signor Marchese,nun è colpa mia,
    i’nun v’avesse fatto chistu tuorto;
    mia moglie è stata a ffa’ sta fesseria,
    i’ che putevo fa’ si ero muorto?

    Si fosse vivo ve farrei cuntento,
    pigliasse ‘a casciulella cu ‘e qquatt’osse
    e proprio mo,obbj’…’nd’a stu mumento
    mme ne trasesse dinto a n’ata fossa”.

    “E cosa aspetti,oh turpe malcreato,
    che l’ira mia raggiunga l’eccedenza?
    Se io non fossi stato un titolato
    avrei già dato piglio alla violenza!”

    “Famme vedé..-piglia sta violenza…
    ‘A verità,Marché,mme so’ scucciato
    ‘e te senti;e si perdo ‘a pacienza,
    mme scordo ca so’ muorto e so mazzate!…

    Ma chi te cride d’essere…nu ddio?
    Ccà dinto,’o vvuo capi,ca simmo eguale?…
    …Muorto si’tu e muorto so’ pur’io;
    ognuno comme a ‘na’ato é tale e quale”.

    “Lurido porco!…Come ti permetti
    paragonarti a me ch’ebbi natali
    illustri,nobilissimi e perfetti,
    da fare invidia a Principi Reali?”.

    “Tu qua’ Natale…Pasca e Ppifania!!!
    T”o vvuo’ mettere ‘ncapo…’int’a cervella
    che staje malato ancora e’ fantasia?…
    ‘A morte ‘o ssaje ched”e?…è una livella.

    ‘Nu rre,’nu maggistrato,’nu grand’ommo,
    trasenno stu canciello ha fatt’o punto
    c’ha perzo tutto,’a vita e pure ‘o nomme:
    tu nu t’hè fatto ancora chistu cunto?

    Perciò,stamme a ssenti…nun fa”o restivo,
    suppuorteme vicino-che te ‘mporta?
    Sti ppagliacciate ‘e ffanno sulo ‘e vive:
    nuje simmo serie…appartenimmo à morte!”

  13. Edison Yp-i ka bere karagjozllikun e rradhes. Ne fakt, Yp-i, si cdo “personalitet” medioker, i mbeshtetur edhe nga kryeredaktore hipokrite e te paafte, i ben nje provokim kultures dhe elites se kombit, permes tezave populiste. Pa dashur te kaloje ne fyerje, megjithese e gjithe fryma e shkrimit te tij eshte nje fyerje, i duhet thene zotit Yp se, sado te dridhesh e sperdridhesh ti, e jehones se perkohshme qe mund te besh me shkrime mediokre, antikombetare e populiste, pergjigja qe do te marresh eshte seleksionimi dhe skarcimi qe koha i ben pseudo-intelektualeve. Dhe duhet thene se, Yp-i, ndodhet ne vendet e para te kesaj liste.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin