Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Diaspora / Sociologji

EMIGRACIONI SHQIPTAR NË ITALI


Të dhëna për emigracionin shqiptar*


Rezidentë 482.627
Femra 223.275
Meshkuj 259.352
Lejeqëndrime 435.687
Të martuar / beqarë 219.187 / 211.991
Zhvendosje rezidence brenda territorit  21.000
Fluksi 15.943
Shtetësi italiane 5.628
 Vizat e dhëna 15.446 (4.882 për punë, 9.214 për motive familjare, 676 për studime)
Fëmijë në kopsht 21.964
Nxënës 34.779 në fillore, 20.149 në tetëvjeçare
Nxënës në shkollat e mesme  22.313
Studentë në Universitet 12.029 të regjistruar, 2.057 studentë në vitin e parë, 1.349 të diplomuar
Punonjës 220.473
Sipërmarrës 23.752
Aksidente në punë 12.286
Aksidente vdekjeprurëse  25
Dërgesa monetare 135.580.000 €uro

* Të dhënat i referohen periudhës nga 1.1.2010 deri më 1.1.2011. Burimet: Dossier Statistico Immigrazione – Caritas/Migrantes, ISTAT (Istituto nazionale di statistica – Instituti kombëtar i statistikës), Fondacioni I.S.MU (Fondazione Iniziative e Studi sulla Multietnicità), INAIL (Istituto Nazionale Assicurazione contro gli Infortuni sul Lavoro – Instituti Kombëtar i Sigurimeve kundër Aksidenteve në Punë).

Tabela e grafikë:

– Rezidentë shqiptarë më 1.1.2011 sipas gjinisë, provincave e krahinave

– Shqiptarët në Itali (1990-2010)

– Shqiptarët në Itali sipas gjinisë: femra e meshkuj (1990-2010)

– Rezidentët e huaj në Itali sipas shtetësisë (2008-2009-2010)

Pa Komente

  1. Eshte nje pune mjaft e vyer kjo qe eshte bere. Te gjithe flasin per “emigrantet” si qenie mitike por nuk e kane idene e shifrave dhe kategorive te ndryshme. Ky studim eshte mjaft pozitiv dhe do tu sherbeje besoj studiuesve te tjere. Shpresoj te jete i pari nga shume.

    Nje pyetje ne lidhje me zerin dergesat. A jane ato dergesa vjetore dhe nese eshte ashtu jane dergesat vjetore zyrtare qe behen nepermjet bankave apo perfshijne dhe dergesat informale (dore me dore)?

    1. Dërgesat vjetore që jepen në tabelë i referohen vetëm vitit 2010. Të dhënat janë marrë nga Banka e Italisë, që monitoron të gjitha dërgesat monetare që shkojnë në drejtim të Shqipërisë nga bankat ose agjensitë e ndryshme të shërbimit përkatës. Siç pata rastin të them edhe në Konferencën e 2 marsit në Tiranë, këto të dhëna nuk përfshijnë paratë që dërgohen privatisht, pra me dorë, nga emigrantët shqiptarë. Për fat të keq, por që mirëkuptohet, nuk ka statistika zyrtare për këto dërgesa që nuk dërgohen në rrugë zyrtare. Gjithsesi, nga përvoja personale e kuptojmë fare mirë që sasia duhet të jetë e konsiderueshme, duke pasur parasysh afërsinë gjeografike dhe mundësinë për të gjetur miq e të afërm për t’i dërguar parà familjes.

  2. pergezime pishak, shume pune e mire. tabela e dyte ka disa te dhena interesante dhe ne nje fare menyre te pakuptueshme (per mua). perjudha 97-98, qe ka qene edhe politikisht e tensionuar, ne vend qe te paraqesi rritje te emigracionit, paraqet te kunderten, ulje te numrit te emigranteve (nga 83.807 ne 75.650). ku vajten keta emigrante? u kthyen?

    si edhe nuk mund te kuptoj, pse eshte shtuar rreth 42% numri i emigranteve ne perjudhen 2006-2007, ne nje perjudhe qe shqiperia ka patur stabilitet politik dhe rritje ekonomike. mos valle, jane legalizuar nje pjese e emigranteve dhe figurojne si rritje ne numer?

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin