Një koleg, në debatin për çështjen e bashkimit kombëtar, më kujtoi se, sipas sondazheve të fundit, ka një shumicë dërrmuese qytetarësh shqiptarë, në Shqipëri dhe në Kosovë, që janë në favor të bashkimit.
Ndërkohë, një artikull i Muhamer Pajazitit në gazetën Shqip, më kujtoi se qytetarët shqiptarë, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, madje edhe në Maqedoni (mbi 95%), janë në favor të integrimit në Bashkimin Europian, ose të një bashkimi të një lloji tjetër.
Në vështrim të parë duket sikur shqiptarët, për nga natyra, janë krejt të apasionuar pas idesë së bashkimit ose të zgjerimit, e cila duhet kuptuar – besoj unë – si një shprehje e turbullt e dëshirës për të shpëtuar nga zgjedha e pushtetarëve që kanë tani mbi krye.
Ka vëzhgues dhe analistë që mendojnë se bashkimi i trojeve shqiptare veç do të katalizohet nga integrimi i Shqipërisë dhe i Kosovës, eventualisht edhe i Maqedonisë në Europë; në kuptimin që integrimi europian do të mbështetet edhe si një formë e butë e bashkimit të trojeve shqiptare në Ballkan.
Mund të jetë kështu; mund të jetë edhe që shqiptarët në përgjithësi janë pro integrimit europian sepse të ardhmen e tyre e shohin jashtë strukturave politike, ekonomike dhe tretësore në rrafsh kombëtar.
Sa për bashkimin kombëtar, ai mund të trajtohet edhe si një lloj ideali default, ose dëshirë që s’i bën dëm kujt, sa kohë që mbetet e parealizueshme.
Përfytyroj se realizuesit e sondazhit do të kenë pyetur njerëzit: A jeni pro apo kundër bashkimit kombëtar të shqiptarëve? Dhe kësaj pyetjeje kush mund t’i përgjigjet vallë në mënyrë mohuese?
Të mos harrojmë që ne, për nga tradita dhe për nga natyra, e para gjë që bëjmë kur jemi në mjedise publike është të konformohemi. Në momentin e tanishëm, besimi në komb e flamur nga njëra anë, dhe mosbesimi në pushtetarët (i përthyer si dëshirë për t’u integruar në një fuqi tjetër, më të madhe) janë dy orientuesit madhorë të konformimit.
Të dy konsensuset, edhe ai për bashkim kombëtar edhe ai tjetri, për integrim në Europë, janë aq pa vlerë, sa më shumë i afrohet përqindja 100-shit, duke treguar më tepër shkallën e konformimit të qytetarëve, sesa ndonjë bindje të mirëfilltë të artikuluar.
Nuk di si do t’i ishin përgjigjur, të njëjtët qytetarë, pyetjes pa opsione: ku e shihni veten pas dhjetë vjetësh? Sa prej tyre do të kishin thënë “qytetarë të Europës së bashkuar” dhe sa të tjerë “qytetarë të Shqipërisë natyrale”?
“Sa për bashkimin kombëtar, ai mund të trajtohet edhe si një lloj ideali default, ose dëshirë që s’i bën dëm kujt, sa kohë që mbetet e parealizueshme.”
Ose mund te trajtohet si nje vullnet e deshire per t’u vetvendosur, per t’u bere faktor, per te t’u bere subjekt politikberes e jo objekt politikpesues.
“Dhe kësaj pyetjeje kush mund t’i përgjigjet vallë në mënyrë mohuese?”
Ka plote xhaxha, ne mos gaboj dhe ju vete, qe jane kunder bashkimit kombetar. Arsyet jane te nje spektri te gjere.
Në fakt unë nuk jam aspak kundër! Vetëm se bashkimin e rendis shumë poshtë, në radhën e përparësive, meqë besoj se bashkimi, në momentin e tashëm, nuk do të zgjidhë asnjë prej problemeve të mprehta të shqiptarëve – madje mund edhe t’i rëndojë ato.
A nuk eshte pavaresia dhe sovraniteti i plote, problemi me i mprehte i shqiptareve?
Jo, nuk është. [Të lutem mos fillo me pyetjet, se nuk të përgjigjem më.]
Meqë e ndiej se po afrohet një pyetje tjetër, po të përgjigjem në mënyrë pre-emptive: problemi më i mprehtë i shqiptarëve, kudo që janë në Ballkan, është ndërtimi i institucioneve moderne – shtetit, shtetit ligjor, gjyqësorit, shoqërisë civile, ndarjes së pushteteve, administratës transparente, e të tjera si këto që i dimë edhe unë edhe ti.
Nuk te filloj me pyetjet jo, por mendoj se je teresisht gabim kur thua jo. Pa pasur aftesine te vendosin per veten e tyre ne nje shtet komb, shqiptaret nuk mund te zgjidhin asnje prej problemeve te mprehta ekonomike, sociale, kulturore, ligjore etj etj. Te ndare ne dy shtete vetem nominalisht te pavarura te qeverisura nga njerez me mentalitet kusaro-feudal, dhe si pjese e shteteve fqinje dhe praktikave te tyre asimiluese dhe shtypese, nuk kane per te zgjidhur asnje problem.
Po unë nuk shoh ndonjë lidhje midis bashkimit kombëtar dhe shpresës për të shpëtuar nga këta “njerëz me mentalitet kusaro-feudal” që i quan ti. Edhe po të bashkohen shqiptarët, po këta njerëz do të kenë mbi krye, në rast se nuk ndodhin ndryshime të tjera, sidomos sa u përket institucioneve.
Njerzit me mentalitet kusaro feudal, kane aftesite per te qeverisur feudo te vogla me metoda percarese, me intriga, me pazare, me marifete, me krahinarizem etj. Pershembull bipolarizmi i politikes shqiptare me PD-PS, nuk eshte nje bipolarizem ideologjik apo programor, por nje bipolarizem krahinor, antikomunist-komunist, klanor etj. Brenda nje shteti si ai perendimor metodat e mesiperme funksionojne persembari, ama ne shtet-komb ku fusha e lojes zgjerohet keto metoda s’funksionojne me, dhe detyrimisht ne krye do dalin njerzit parimore dhe ata qe vene interesat e popullit ne plan te pare.
Jo, unë nuk i besoj këtij arsyetimi. Nuk shoh arsye pse një shtet-komb të vijë me ndonjë garanci ndaj korrupsionit ose mendësisë lokaliste-katundare. Ja krahaso, bie fjala, Greqinë me Spanjën – e para shtet-komb (pak a shumë), e dyta shtet multi-etnik. Ku do të preferoje ti të jetoje?
Ne fakt po te jemi te sakte i bie qe Greqia eshte shet multi etnik, kurse Spanja shtet komb ku 90% e popullsise jane vendas spanjolle.
Gjithesesi po te shohesh dinamikat specifike te trojeve shqiptare, dhe me sakte shtetit perendimor do shohesh dy parti e medha e kane ndare vendin ne dysh, dhe me ndihmen e LSI-se apo me ndryshime fare te vogla vjen ne pushtet njera apo tjetra. Ne nje bashkim teorik me Kosoven, kjo gje do behej e pamundur per to, dhe do detyroheshin te dilnin pertej bazave te tyre krahinoro-klanore per te ardhur ne pushtet, dhe sic ato jane ndertuar besoj se s’ndo ja arrinin qellimit dhe influenca e tyre do binte ndjeshem.
Çfarë thua kështu? Në Spanjë ka 7.5 milion katalanë, 2.7 milion galicianë dhe 2.3 milion baskë, pa llogaritur kastilianët (të cilët janë po aq ‘popull’ sa edhe tre të tjerët më sipër) dhe pakicat kombëtare. Kushtetuta e Spanjës i njeh kastilianët, katalanët, galicianët dhe baskët si “kombësi”.
Dakort, por dhe ne Greqi ke shqiptare (arvanitas), vlleher, sllave, anadollake etj. kombesi, qe mes tyre realisht ndajne vetem ortodoksine. Vende multi etnike jane te dyja.
Megjithatë, Spanja e trajton këtë diversitet ndryshe nga Greqia – dhe unë këtë kisha parasysh. Sa për demografinë, mua më duket se edhe Shqipëria natyrale hipotetike, që do të formohet nga bashkimi i trojeve shqiptare, nuk do të jetë më pak “multi-etnike” sesa Greqia e sotme: do të ketë grekët e vet, vllehët e vet, bullgarët e vet, maqedonët e vet, magjypët e vet – madje edhe turqit e vet, që do t’ia sjellë në pajë Kosova. Apo jo?
Jo. Do i kete greket, vllehet, bullgaret, magjypet, turqit etj. por popullsia dominante do jete ajo shqiptare qe edhe ne nje shtet te bashkuar do jete aty afer 90% e popullsise. Greqia nga ana tjeter pershembull ne vitin 1861 raportohej nga ambasadori britanik aty se 20% te popullsise e kishte shqiptare (une dyshoj qe kjo shifer ka qene akoma dhe me e larte) duke pasur parasysh qe territori i shtetit grek asokohe ishte vetem 1/3 e territorit te sotcem. Mendo tani sa perqind perbenin grupet e tjera etnike. Greket etnike i bie te kene qene minoritet ne realitet.
Po flasim për Greqinë e sotme, duke lënë mënjanë aspektin historik, ose atë që i parapriu përbërjes së sotme demografike. Unë këtë Greqi krahasova me Spanjën, jo atë të Metaksait.
Bukur fort, krahaso shet-kombin e Gjermanise me Greqine e sotme athere, ose me mire shtet-kombin e Gjermanise me shtetin multietnik te Spanjes. Eshte ceshtje kulture me shume se ceshtje perberjeje etnike xhaxha.
Kur eshte shpallur pavaresia minoritet kane qene, etnia me e madhe por nen 50%. Numri i sakte i arvanitasve nuk ka per t’u ditur kurre, po as nuk u mor vesh ndonjehere se ç’u be me arberit e akarnanise e etolise, qe i kontrollonin keto krahina te pakten politikisht para pushtimit turk.
Me 1881 Greqia mori Thesaline, po s’u mor vesh çu be me vllehet e kesaj krahine qe para pushtimit turk quhej Vllahia e madhe e ku ka pasur perveç vlleheve edhe shqiptare.
Greqia eshte shembulli si krijohet nje etni e me tej nje shtet kombetar nga feja.
Shembulli me flagrant sot i nje shteti multietnik me nje etni dominante nen 50% eshte Maqedonia.
Deklarojne 1,8 milion zgjedhes dhe popullsi prej 2,1 milion, kjo eshte qesharake. Per 1,8 milion zgjedhes duhet te kete minimumi 2,5 milion banore, por sllavet e atjeshem qe 20 vjet me pare kane qene diku tek 1,2 milion e ne renie demografike si gjithe sllavet e ballkanit, po ndjekin me sa mundin nje politike shoviniste klasike ballkanike, te bazuar tek manipulimi i shifrave te etnise e fese.
Ashtu si shovinizmin grek e deshi dhe e mbajti ne kembe Europa edhe shovinizmin sllavomaqedonas po e ushqen vete Europa, si thote populli kurva qimen e nderron po zakonin s’e harron.