Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Politikë

BASHKIMI KOMBËTAR: FTESË PËR DEBAT

Një temë ndoshta me interes për t’u debatuar këtu më vete: cilat do të ishin pasojat e gjithanshme të një bashkimi të mundshëm të trojeve shqiptare në Ballkan?

A do të kishte ky bashkim ndonjë impakt në institucionet e shtetit?

A do prisheshin gjë baraspeshat fetare dhe kulturore, që e mbajnë në këmbë Shqipërinë sot?

Çfarë do ta bindte Europën që ta njihte këtë shtet të madh, të varfër, të prapambetur dhe të sëmurë, në një zonë tradicionalisht burim konflikti, si Ballkani?

A do të rrezikonte ky bashkim baraspeshat mes gegëve dhe toskëve në demografi dhe në kulturën e shtetit të ri?

A do të ishte kjo edhe një ftesë a prelud për federalizim, apo mos do të rriteshin shanset që Jugu të kërkonte autonominë?

A do të përmirësohej jeta politike dhe qytetare e shqiptarit? Apo vallë përfitimi do të ishte para së gjithash ekonomik?

A do t’i fuqizonte, apo do t’i dobësonte, ky bashkim hipotetik, të gjitha arritjet kulturore dhe simbolike, në marrëdhëniet ndërkrahinore shqiptare, që prej vitit 1912 e këtej?

Çfarë impakti do të kishte në bashkim fakti që, për shumë qytetarë të Shqipërisë, historia nuk mund të kuptohet pa princ Vidin, luftën e Vlorës, Kongresin e Lushnjes, Revolucionin e Qershorit, mbretërinë e Zogut, Konferencën e Pezës, Marrëveshjen e Mukjes, Kongresin e Përmetit, dhe krejt periudhën totalitare, përfshi këtu edhe marrëdhëniet me B.S. dhe Kinën?

Nuk ka dyshim se, në nivel të masave, shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Kosovës kanë shumë gjëra të përbashkëta. Dallimet më të mëdha i ndesh në elitat, të cilat u përkasin dy universeve të ndryshme kulturore, për nga formimi dhe botëkuptimi, pa çka se flasin të njëjtën gjuhë. A mund të realizohet vërtet një bashkim nga poshtë, kur elitat nuk janë dhe aq entuziaste për këtë projekt?

Pa Komente

  1. “A do prisheshin gjë baraspeshat fetare dhe kulturore, që e mbajnë në këmbë Shqipërinë sot?”

    Kjo xhaxha nuk besoj eshte ceshtje fare, perderisa nuk kemi statistika mbi perkatesine fetare te banoreve te shtetit perendimor. Ato 70,20,10 qe permend vend e pa vend jane komplet pa baze dhe ca numra arbitrare nga mbreteria e zogut, por dhe sikur te kishin ndonje baze i bie te jene tetedhjete e kusur vjet te vjetra, dhe si te tilla te padobishme me gjithe ato ndryshime qe ka pesuar shteti perendimor prej 1930-tes. Matane ketyre pragmatizmi dhe indiferenca e shqiptareve ne pergjithesi ndaj fese, eshte e dokumentuar qe para se keta te formonin shtet ne 1912. Si rrjedhoje nuk mendoj se ka ndonje baraspeshe fetare qe e mban perendimorin ne kembe sot. Shqiptaret brenda apo jashte shteteve te tyre, ne mase identifikohen pothuajse eskluzivisht me kombesine e tyre se sa me perkatesine fetare.

  2. Pyetjet jane shume interesante.
    Besoj se per shkak te teorise se tregut, dmth 1 treg eshte me fitimprures sesa 2 tregje, nuk duhet te kete dyshim se nje Shqiperi e bashkuar eshte me fitimprurese se 2 Shqiperite e ndara, dmth nga pikepamja ekonomike bashkimi eshte fitimprures.

    Persa i perket institucioneve keto varen shume nga politika dhe nga raportet ekzistuese e fakti qe nuk behet per qamet hap para do te thote qe sistemi aktual politik, menyra si eshte strukturuar nuk perfaqeson nje zgjidhje perfundimtare te çeshtjes se institucioneve, por vetem nje modus vivendi negativ te Shqperise londineze.

    Ky sistem lidhet fort me raportet gege-toske por edhe nderfetare , eshte e kote te fshihemi pas gishtit, vendosja çdo rendi gjerash ndikohen nga keto raporte, prandaj duhet pare thjesht si shkak i ketij modus vivendi 100 vjeçar dhe jo si element esencial i mbijeteses se shtetit.

    Shteti ne trojet shqiptare eshte nje e dhene 2400 vjeçare jo nje opsion modern, ne kuptimin qe shteti nuk ka nevoje per raporte te caktuara te vendosura ne kohen X, qe te mbijetoje. Pra shteti eshte jashte diskutimit, çeshtja eshte se mbi bazen e cilave raporte duhet ta modifikojme, ne menyre qe te jete me funksional dhe ti pergjigjet me mire nevojave shqiptare.

    Shqiperia e bashkuar kerkon raporte te reja, kjo duhet pare si mundesi per te permiresuar shtetin e institucionet jo si shkak per shperberje.
    Ndertimi mbi parimin kombetar, pra nje shtet-komb i vertete brenda te cilit farketohet edhe modeli i qytetarit, sikunder eshte bere ne gjithe Europen, duhet te zevendesoje kete te sotmin ku kemi nje shtet krahinoro-aristokratik, brenda te cilit nuk farketohet kurrfare qytetari, shtetasi, por mbahen gjalle e riprodhohen modele te vjetra nen-shtetasish ( dallimi mes cittadino e suddito, ku i pari i perket epokes se shteteve kombetare dhe i dyti shteteve aristokratike, ne kemi pak nga te paret e shume nga te dytet, perndryshe nje si Sala me çka bere se mbante dot kurre pushtetin).

    Ne kete kendveshtrim bashkimi eshte nje mundesi, ose duhet pare si mundesi nga parite, te cilave realisht u takon farketimi i raporteve.

    Ka shume me pak gjasa qe Shqiperia te ndryshoje brenda 28 mije km 2, me keto aktore qe ka e riprodhon, sesa po te hyjne aktore te tjere. Ne rastin e dyte mund te ekzistoje frika se mos behet me keq, sidomos tek pjesa qe nuk vuan, por kjo eshte frike fiziologjike, ne fakt jane ata qe vuajne te cilet sherbejne si forca ndryshuese e nje sistemi, qofte edhe pse me keq se aq per ta nuk mund te behet.
    Nje i papune nuk ka ça rrezikon nga ndryshimet, mund vetem te perfitoje se ben vaki e gjen pune.

    Pra Kosova eshte edhe nje menyre qe shqiptaret e RSH-se te ndryshojne gjendjen ne vend, ajo qe eshte e pamundur nepermjet aktoreve te brendshem, mund te behet realitet nepermjet perbrendesimit te aktoreve te jashtem. Kemi kohe qe keta aktore i shohim tek nderkombetaret, mirepo besimi tek keta ka rene pertoke, sepse nuk po mundesojne ndonje ndryshim dhe durimi po sos.

    Fakti qe njeriu i vitit te top -channel e fiton Albin Kurti tregon edhe njefare nevoje per aktore te jashtem por shqiptare, se ka qe thone, ah ta kishim Albinin ne Shqiperi, qofte per integritetin e tij e qofte si reagim ndaj nderkombetareve e sigurisht si njeriu simbol i protestave.

  3. Me bashkimin e dy entiteteve shteterore Shqiperi Kosove pasojat e kesaj ngjarje do te jene te paparashikueshme, por kjo nuk do te thote qe te frenohemi. Le te supozojme se si i kane imagjinuar pasojat e nje Italie te bashkuar bashkekohesit e Garibaldit. Nje aristokrat konservator nga Kalabria nuk ka pasur te njejtin vizion mbi bashkimin me nje akdemik nga Bolonja, nderkohe vizionet e Kishes katolike perplaseshin me ato te oborrtareve te Savojes. Fakti qendron se megjithese rajonet e ndryshme italiane kishin tradita shekullore shteterore, ne antagonizem me njera tjetren, vullneti politik, realpolitika, dhe idealizmi nacionalist i fshine keto divergjenca per te realizuar nje projekt politik kombetar i cili funksionon ende sot megjithe problematikat e saj. Por kush mund te thote se ekziston komb pa skeptiket dhe lokalistet e saje te te gjitha ngjyrave. Ne Gjermani ka dallime ndermjet jugut katolik dhe veriut protestant, lindjes ish komuniste dhe perendimit “perendim”. Amerika ka sterdallime ndermjet nje morie identitetesh raionale, kulturore, fetare dhe etnike, por perseri eshte komb, dhe me i fuqishmi madje. Belgjika ka nje te ndare me thike ne identitetin e saj diku aty nga mesi i saje gjeografik, dhe me gjithe tensionet ndermjet dy komuniteteve linguistike perseri qendrojne ne kembe si kombi belg. Nderkohe lajmet nga Britania na thone se Skocezet mund te shkeputen me referendum nga Qeveria e Madherise se saj.
    Per mos ta zgjatur, ne nuk duhet te na pengoje per bashkim kombetar opinione banale se jemi te prapambetur, nuk kemi institucione te qendrueshme, kemi dallime kulturore te elitave, na prishet balanca gege toske(geget aq jane, tosket aq mbeten me a pa bashkim) dhe ato fetare, na shkermoqet memorja e ndertuar me aq mund nga xhaxhi Enver, etj
    Keto te gjitha superohen me vizion realist mbi projektin kombetar dhe me vullnet pozitiv mbi kete projekt. Nese nga bashkimi ndonje klani politik rrjedhimisht dhe kulturor i kercenohen interesat e sotme, ndonje lokalisti nuk i pelqen dialekti i ndonje tjeter shqiptari, ndonje fondamentalisti fetar i prishet projekti i tij per “Qytetin e Zotit”, ndonje kozmopoliti i mbyllet rubineti me motivacinin “i deshtuar” e ndonje nostalgjiku komunist i prishet rezultati i prishjes se Marveshjes se Mukjes etj etj, nuk ka gajle, keto tendenca do te ekzistojne perhere edhe nese realizohet bashkimi.
    Projektin per bashkim duhet ta perqafojne te gjithe shqiptaret (rinia sidomos) te cilet motivet e mesiperme per mosbashkim i duken te mjera dhe kercenuese ndaj aspirates natyrale te popullit tone. Nuk duhet te harrojne asnjehere se jane me mijra ata te cilet per te realizuar kete bashkim e kane paguar me koke qe nga ndarja tragjike ne fillimshekull e deri kohet e fundit, dhe pikerisht memorja ndaj tyre duhet te jete pjese thelbesore e identitetit tone. Martiret e bashkimit kombetar do ti dallosh lehtesisht ndermjet toskesh e gegesh, krishteresh e muslimanesh, bejleresh e fshataresh, te majtesh e te djathtesh (edhe ata qe e kane penguar bashkimin deri me sot po mes tyre do ti gjesh, por fatmirsisht kohet jane te tjera)

    Ps, Mbi ate idene komike se shqiptaret do te bashkohen ne BE, jo me kot kam permendur me lart rastin e Skocise e cila kerkon shkeputje bash duke bere pjese ne BE. Naiviteti politik i kesaj ideje e bashkimit me integrim ne BE eshte se BE-ja merret e mireqene si nje entitet politik i perhershem, gati mitik qe do te ekzistoje deri ne perendim te njerzimi. Nje gje eshte e sigurte qe mbas disa dhjetvjecaresh mbase BE-ja mund te mos jete, por serbet dhe greket aty do te jene me shekuj. prane nesh.

    1. Unë nuk do ta quaja banal opinionin që i kemi shumë të dobëta institucionet. Ka shumë arsye për këtë, mes të cilave edhe ajo që opinioni në fjalë qëllon që të jetë imi. Ndoshta ti, Stakanovist, nuk u jep shumë rëndësi institucioneve, por kjo tradhton më shumë vrazhdësinë tënde kulturore, sesa thotë ndonjë gjë për institucionet vetë.

      Sa për historinë, që Shqipëria dhe Kosova i kanë përjetuar historitë e tyre veç e veç, në shekullin XX, këtë nuk e ka shpikur Enver Hoxha. Është shumë kollaj që, për çdo të vërtetë që na bie ndesh me paranojën tonë, t’ia vëmë fajin Enverit; por e vërteta mund të verifikohet lehtë. Shqipëritarët dhe kosovarët luftuan vërtet “bashkë” kundër sundimit osman, por këtë e bënë ndarazi, me pak veprime të përbashkëta dhe të bashkërenduara. Si të parët, ashtu edhe të dytët, vetëdijen historike prej kombi e kanë gatuar gjatë shekullit XX, me pak salcë nga periudha e Rilindjes; të tjerat, ose historitë me Skënderbeun, i përkasin një tjetër rrafshi dhe pak a shumë janë mbjellë nga lart.

      Vetë unë nuk besoj se bashkimi kombëtar, kështu siç po e kërkojnë njerëzit, fshatçe, mund të realizohet; ka shumë faktorë kundër, mes të cilëve edhe prapambetja e madhe edhe e Shqipërisë edhe e Kosovës. Ekziston rreziku që, pas një bashkimi hipotetik, të ndodhë një nivelim nga poshtë – meqë mafiet e ndryshme do të jenë të parat që do të veprojnë energjikisht, në të gjitha sektorët. Pse mafiet? Sepse ne, Stakanovist, nuk kemi institucione të tjera për të qenë, as në shtet as në shoqërinë civile.

      Këtë do ta quaja edhe efekt i emëruesit të përbashkët.

      Sa për bashkimin e Italisë, me aq sa njoh nga historia e atij vendi (dhe më duhet të pranoj se njoh shumë pak) më duket se ishte vepër sa e elitave, aq edhe e faktorit ndërkombëtar. Dëshira e popullit, në Jug dhe në Veri, luajti një rol margjinal. Madje populli sot e kësaj dite nuk e miraton bashkimin, dhe këtu s’e kam fjalën vetëm për një lëvizje populiste, si Lega Nord, por edhe për të tjera rryma politike kulturore, madje edhe në Jug. Dhe kjo ndodh megjithë rolin e madh bashkues dhe njëtrajtësues që ka luajtur në Itali katolicizmi.

      1. Xhaxha, edhe Italia, meqe e permendem, ka institucione te dobta krahasuar fjala bie me Britanine, evazioni fiskal ben kerdine aty, por kjo nuk do te thote qe italianet te jene penduar per bashkimin e keti vendi, perkundrazi ja faturojne kete dobesi kultures lokaliste e cila eshte me e larmishme se tek ne.
        Sa per istitusionet e dobta nder shqiptare do te cek vec nje shembull te fresket nga Kosova. VV ne keto zhvillimet e fundit atje, i kerkoi Thacit te prononcohet mbi takimet e tij me Tadicin, cilat kane qene objektet e ketyre takimeve dhe cfare pasojash kane ato mbi Kosoven. Pyetjet ja shtruan bazuar mbi informacionet e kabllogrameve te Vikileaks te cilat ne total nuk jane pergenjeshtruar nga USA. Nderkohe replikimi politik ndaj kesaj kerkese vjen ne forme shantazhesh propagandistike nga goja e nje deputeti te Thacit, nje kunderpergjigjeje me akuza ndaj liderit te VV, pa ndonje baze, dhe te pavertetueshme institucionalisht. Dhe nuk eshte rastesi qe nderkometaret mbeshtesin vec lidere te cilet bejne shantazhe, shkelin ligjin, protestuesit i dhunojne, perhapin panik, etj, vetem per te ruajtur nje stabilitet me kosto te shtrenje per shqiptaret.
        Levizja VV e cila eshte e vetmja force aktive dhe realiste ne lidhje me bashkimin kombetar dhe megjithese akuzohet si antiinstitucionale eshte e vetmja e cila duke i’u referuar ligjt dhe te drejtes nderkombetare kerkon funksionim te institucioneve, kerkon zbatim te ligjit ne Veri, krijimin e ushtrise kombetare, reciprocitetin me Serbine etj. Pjesa tjeter e politikes si ne Prishtine e ne Tirane e inkriminuar me afera nga me te ndryshmet, lidhur kembesh prej tyre, i eshte nenshtruar nderkombetareve duke i mbajtur shqiptaret peng te intresave te BE-se, te cilat i shohin shqiptaret si kostelacion kusuresh ne rajon.

        Fatmirsisht filozofia politike e VV eshte duke u zgjeruar tek shqiptaret, ndikimi i saje do te jape rezultat ne vitet ne vijim, nder te tjera edhe ne besimin se shiptaret mund te ndertojne institucine te qendrueshme. Nese jo, te pakten ja vlen ta mbeshtesesh si filozofi, alternativat e tjera me duket se jane sterkonsumuar tashme.

  4. Keto perkujdesjet artificiale kunder pasojave qe mund te sjelle bashkimi shqiptar me ngjajne me shume me frymezime filogreke se sa nje kujdes i sinqerte per shqiptaret.

    Bile edhe Serbia nuk eshte kunder nje bashkimi te Kosoves me Shqiperine nese kjo arrihet ne baze te nje marreveshje ndermjet Shqiperise dhe Serbise por qe shqiptareve ju duhet te heqin dore nga shume territore te tyre keshtu qe nuk esshte perkrahur ky proprozim serb.

    Bashkimi i trojeve shqiptare eshte nje aspirate natyrale e pjestareve te te njejtit komb, qe ne 1887 kur ngriten zerin e organizuar politikisht dhe 1912 kur dolen para botes si te pavarur e bene te gjithe bashke.

    Raportet fetare ne kete rast na ndihmojne, ne te kundert sic shikohen here te tjera. Myslimanet jane bashkesia me e madhe fetare ne Shqiperi, ne dac pa Kosoven ne dac me te.

    Raportet gege-toske fryhen perseri artificialisht pasi ne te vertete shqiptaret kane nje ndergjegjie kombetare te formuar dhe raportet ne numer jane po perseri pa permbysje.

    Nuk ka Shqiperi jugu, te mesme dhe veriu, por toske e gege qe kane nje ndarje konvencionale tjeter nga ajo qe stisi komunizmi per te ulur peshen e gegerise.

    Bashkimi i shqiptareve ne nje entitet politik do te kishte ndikim pozitiv edhe ne ekonomi ku tregu i kesaj hapesire do te rriitej, kapacitet tona akademike, politike e profesionale do te rriteshin dhe do te kishim nje peshe tjeter ne rajon sigurisht.

    Problemi i vetem eshte se si mund te behet kjo? Cdo diskutim qe flet per rreziqet e stisura ose jo te bashkimit eshte i parakohshem deri sa nuk ka nje projekt politik, nje platforme (qe eshte marre ne duar nga faktore me vendimmarrje, jo ata qe nuk perfaqesojne asgje) keto diskutime jane humbje kohe.

    Bashkimi mund te ndodhe ndoshta pas nje bashkimi ne BE ose nese kemi perkrahjen e fuqive apo ndonje fuqie te madhe, ndryshe tjeter mundesi nuk shoh te pakten qe nuk do te na kushtonte shtrenjte dhe pa nje rezultat pozitiv te parashikuar.

    1. Shkruan:

      Keto perkujdesjet artificiale kunder pasojave qe mund te sjelle bashkimi shqiptar me ngjajne me shume me frymezime filogreke se sa nje kujdes i sinqerte per shqiptaret.

      Bën mirë që sjell herë pas here ndonjë notë humori në diskutim. Në fakt, është argumentim shumë i hollë, në kufi të gjenialitetit politologjik, që t’ia mbyllësh gojën tjetrit duke i përmendur ‘frymëzimet filogreke’.

      Në fakt, dhe tani po flas seriozisht, përkujdesjet për pasojat e një zhvillimi aq radikal sa bashkimi i trojeve shqiptare janë karakteristikë për mendjen e një njeriu të pjekur, i cili matet, para se të miratojë dhe të ndjekë nga pas vullnetin e një adoleshenti që tund flamurin kuqezi në stadium.

      1. S’besoj se ti xhaxha e sheh Kurtin dhe VV-ne si adoleshente qe tundin flamurin kuq e zi neper stadiume. Keta jane faktori kryesor qe paraqesin me seriozitet, vizion dhe plan tezen e bashkimit kombetar dhe s’besoj se mund te akuzohen per pamaturi adoleshteske e tifozllek futbolli.

        1. Kur lexoj për admirimin e sinqertë që kanë në Shqipëri për Albin Kurtin, më vjen në mend fjala latine (me burim nga Ungjilli): nemo propheta in patria sua. Kam përshtypjen se në Kosovë nuk e duan kaq shumë (po mbase atje duan Kreshnik Spahiun, nuk e di).

          1. Ke pershtypjen e gabuar xhaxha. Me nje vote te vjedhur the te tjetersuar VV-ja gjashte vjecare arriti te behej force e trete parlamentare ne pjesmarrjen e pare nga ana e saj ne zgjedhje. Mendoj se realiteti eshte me prane faktit se VV-ja eshte force dyte parlamentare dhe shume shpejt mund te vi ne pushtet.

            Pastaj ajo shprehja nuk vlen ne kete rast, sepse Shqiperia perfshin dhe Kosoven dhe admirimi i tij ne perendimor eshte admirimi per nje shqiptar te virtytshem e me integritet, pavaresisht nga cila krahine e ka prejardhjen.

  5. E quaj “banal” opinioni e dobesis se institucioneve, dhe te gjitha idete qe duan ti lidhin kembet projektit te bashkimit te shqiptareve, jo per te denigruar mbeshtetesit e ketyre opinioneve, por per te vene ne dukje faktin se te gjithe keto opinione hyjne ne nje kategori te njejte mendimi e cila eshte me inferiore moralisht se sa ideja e bashkimit kombetar. Motivin se nga vjen ky lloj skepticizmi, eshte real apo i stisur nuk marr persiper t’ia mvesh si ekuivalen nerit a tjetrit si individ, por them se te dya tendencat bllokuese jane ndermjet nesh. Ideja e bashkimit kombetar nuk eshte nje nostalgji folklorike qe shpesh i mvishet si motiv njerzve te parealizuar dhe te fustruar kulturalisht( nje nacionalizem i tille ekziston ndekaq), perkundrazi deshtimi permanent i shtetit shqiptar ne te gjitha sferat, ne nje rajon historikisht jo miqsor me shqiptaret e vendos projektin e bashkimit te shqiptareve ne prioritetin numer nje. Institucione tek ne pikerisht per kete jane te dobta, represive, te korruptuara, sepse institucioni i pare qe duhet mbeshtetur, vullneti i shumices se shqiptareve per nje shtet te perbashket, eshte sabotuar nga elitat kozmopolite tashme e 100 vjet. Dhe nderkombetaret, te cilet jane kundra bashkimit, jane te paret te cilet historikisht mbeshtesin keto institucione represive ne te dy anet e kufirit (shih se si sillen ne Kosove me VV, dhe si i majmin “konstruktivet”)
    Nuk po thote njeri ketu se pas bashkimit do te gjejme parajsen, por tendenca natyrale e shiptareve per te qene bashke ne nje njesi shteterore duhet te permbyllur sa me mire qe te jete e mundur, dhe momenti i duhur per kete me duket se eshte duke trokitur.
    Them “banale” per te mos e quajtur antinjerzore, raciste dhe akulturuese per faktin tjeter se shqiptaret ne Ballkan jane kombi me i persekutuar gjate ketyre 100 vjeteve. Vetem sa vale pastrimesh etnuke kane pesuar eshte e veshtire ti perfytyrosh. Pervec personaliteteve te cilet e kane pesuar per kete projekt, jane me mijra shqiptaret e thjeshte qe jane masakruar vetem se jane te tille. Dhe elitat pseuokombtare per te parandaluar masakren e rradhes, i jane drejtuar historikisht (ne rastin me te mire, sepse disa here ja kane mprehur vete hanxharin serbeve) Fuqive te Medha, te cilat sipas oreksit shpesh i kane lene ne banjon e gjakut e rralle here i kane ndihmuar. Nderhyrja e fundit e Natos erdhi me kostone 10 mije viktimave shqiptare, por elitave mbase u duken vec shifra, maksimumi mund ta perdorin per kapital politik. Per te tentuar qe ndodhive te tilla ne te ardhmen t’u dalesh perpara, bashkimi i shqiptareve eshte e vetmja zgjidhje e qendrueshme dhe realiste, packa se e veshtire. Idete serbofile te cilat qarkullojne mes nesh se shqiptaret nuk dine te ndertojne derzhave sa me shpejt tu vije fundi aq me mire eshte, dhe kjo kerkon aksion politik e kontribut kulturore. E kunderta do ti mbaje shqiptaret edhe per 100 vjet te tjera ne kete mjerim.

    E vertete eshte se vetedijen historike mbi kombin shqiptaret e kan ngritur ne shek. XX, por mbi cilat themele? Mua me rezulton se etosi nacional eshte i njejte, nje bashkim i mundshem nuk do te krijonte plasaritje tek perfytyrimet kombetare te shqiptareve ne te dy krahet e kufirit. Identitete lokaliste te cilat nuk konvergojne do te gjesh dhe brenda nje krahine, bie fjala ne Berat, mbi nje ngjarje historike, personazh, a fenomen kulturor, por kjo nuk minon seriozisht themelet e identitetit kombetar.
    Xhaxhin Enver nuk e permend si nje gogol i cili na tremb ne gjume, dhe na zgjon nga endrrat e bukura kombetare, por si farketuesin e nje tradite politike e kulturore e cila i kundervihet bashkimit kombetar. Them farketuesin sepse nuk ishte ai i pari i cili e themeloi kete rryme politiko kulturore, por eshte ai qe ne fillimet e veta, per hir te pushtetit ngriti si askush kapica me viktima per te penguar bashkimin kombetar (me sakte per te zhbere nje lloj bashkimi ekzistues), dhe me pas ndertoi nje tip narrative nacionaliste e cila i menjanonte me takt shqiptaret e ish Jugosllavise. Ende sot pertej retorikes se nje pjese te elites politiko-kulturore mbi “aspiratat e perbashkta te shqiptareve” (shume e vagullt kjo) vazhdon ne te dy anet e kufirit tradita e farketuar nga Xhaxhi.
    Dhe dicka e fundit meqe flitet mbi idene e bashkimit te shqiptareve nepermjet integrimit: si do te realizohet kjo ne terma politike, Republike e Kosoves dhe Republike e Shqiperise, kur faktikisht shtetet antare te BE-se jane shtete kombetare sovrane? Perse serbet ne baze te kesaj ideje integrimi nuk e lene rehate veriun e Mitrovices?

    1. Stakanovist: Shume prekese parashtresa. Vetem se kur flet per deformimin e vullnetit te shumices se shqiptareve, gjykoj se gabon. Gabon sepse edhe Rilindja edhe Pavaresia erdhen ne jete si vullnet i Elitave. Te ishte per shumicen asokohe me siguri qe do ishin perendim i Turqise sot. Sot jetojme ne nje kohe qe pas 100 vjetesh edukim, arsimim dhe administrim shteteror, kemi te bejme me nje ndergjegje te re, e cila eshte pasoje e angazhimit fillestar te elitave e jo ajo qe na krijoi personalitetet qe u keputen rruges per pak drejtesi. Aq me keq pastaj kur gjykohet elita ne pergjithesi nga vullneti i shumices se shqiptareve, duke krijuar idene e nje hendeku qe eshte gjithsesi iluziv. Ti flet per vullnetin e shumices dhe tendencen e natyrshme te shqiptareve per te jetuar ne nje njesi shteterore. Ku e di ti kete? Sepse eshte term shume arbitrar. Nga sondazhet e Gallup-it, apo e ka parathene fallxorja Varga e Bullgarise? Sepse ta zeme Vetevendosja qe hyri ne gare me kete kredo, nuk mori ndonje shumice. Vota eshte testi me konkret, sidomos kur ka tendecna te natyrshme. Bashkimi Kombetar eshte nga ato tema per te cilat nje shqiptar i zakonshem do pergjigjej: po c’pune kam une a derebardhe. Une kam hallin e domateve. Perndryshe nukj fitonte PBDNJ-ja ne Polican me premtimin per viza. Po keshtu edhe ne Mirdite, nuk u besova syve kur edhe ne 2011 PBDNJ-ja del e para ne proporcional. Ndaj eshte elita ajo qe duhet te formuloje zgjidhje; elita jone nuk ka kapacitetin moral te na coje ne Europe; krijon terren nje nacionalizem shterp qe premton qe do ngreje nje Flamur te madh, te madh po te madh fare dhe ja u zgjidh puna.
      Eshte me e ndershme te flitet per nje projekt te bashkimit kombetar, qe mbeshtetet nga nje mase njerezish, per te besohet se eshte varianti me i mire per shqiptaret, per te ka angazhim dhe idealizem te disa, por jo se kjo na qenka tendenca e natyrshme. Eshte minimalisht me e pergjegjshme.

  6. Zoti theollogos eshte prirje e natyrshme ne kuptimin e udhetimit te njerezimit drejt lirise. Ai qe e ka mendjen vetem tek domatet nuk ka hyre ende ne kete rruge, eshte thjesht kontigjent çifçi.

    Perndryshe parite e dine shume mire prirje, por per arsye qe lidhen vetem me pushtetin nuk e duan kete rruge te lirise.

    Por edhe ne kohen e Rilindjes s’kushte kurrfare uniteti te parive, nje pjese ishte e lidhur me Turqine e me pushtetin, e kishte frike humbjen e tij ne rast pavaresimi (çka u be realitet vone, pas 1939, pra kishin te drejte qe kishin frike) ndersa pjesa tjeter perpiqej qe t’i tregonte njerezise qe historia e botes po hecen ne nje drejtim dhe ai duhej ndjekur.

    Sot jemi ne gjendjen kur pjesa me e madhe e shqiptareve jane per bashkim ( s’ka rendesi perparesia , mund ta kene vetem 1 %), pra ndryshe nga koha e rilindjes kur shumica s’dinte çdmth nje shtet per shqiptaret, por parite kane unitet kunder bashkimit. Pse? Per arsyen me te thjeshte e me banale te botes, pushtetin.

    Ne kohen e Turqise ,parite qe kishin frike humbjen e pushtetit e dini qe ky vinte pothuaj eksluzivisht nga lidhjet me Turqine, dmth shteti i ri perfaqesonte edhe nje rrezik per ta, kurse sot pushteti lidhet ne nje mase te madhe nga vete shqiptaret (pa harruar natyrisht ndikimet e huaja), nga strukturimi i Shqiperise, prandaj humbja e kesaj strukture , e kesaj Shqiperie, don te thote rrezik per pushtetin e tyre.

    Eshte naive te pretendosh se paria do te heqe dore nga nje gjendje prej se ciles buron pushteti i tyre, thjesht per te miren e perbashket, kombetare. Ato do luftojne deri ne fund me mish e me shpirt per te mos e ndryshuar ate gjendje.

    Po, sot parite jane problemi nr 1 i Shqiperise dhe shqiptareve, jo vetem ne aspektin e bashkimit, se kjo s’do mend, por ne vete proçesin e modernizimit te shtetit.
    Ne perparesite e AK-se jo me kot, qarkullimi apo levizshmeria e parive, ze vend kyç, jo thjesht per te krijuar hapesira depertimi, por sepse me keto pari qe realisht nuk jane shkeputur nga anadollakeria e bajraktarizmi, as ideali i bashkimit kombetar e as ideali i demokracise europiane, dy idealet e Rilindjes, nuk kane per t’u permbushur kurre.

    Ne kohen e komunizmit, nuk pati ndonje shkeputje reale nga anadollakeria e bajraktarizmi, parite e reja kopjuan te vjetrat, aq me pak ndryshoi gje pas renies se komunizmit, ku si po e shohim krahasimet me Shqiperine e viteve 20-30 jane bere shqetesuese per shkak te objektivitetit qe mbartin.
    Komunizmi nuk beri ate katarsis qe pretendoi se beri, perndryshe ne sot, me vitet 20-30 do ishim vite drite larg dhe jo krah per krah e faqe me faqe.

    Ne keto kushte, bashkimi nuk perfaqeson ndonje perparesi te se perditshmes shqiptare, por perparesi strategjike, si rikthim ne historine bashkekohore europiane, sepse ne i nderuar zoteri, (metaforikisht) nuk jemi shkeputur ende nga Turqia, kemi nje klase bejleresh e bajraktaresh qe ‘sundojne’ mbi katundare e punetore (qe nga Shkodra gjer ne Vlore).

    1. Ore po ku e di ti qe shumica e shqiptareve eshte per bashkim? Se kete nuk e kuptoj dot une, kete statistike. Nga e ke ti kete? Se jo per gje, por Niko Spahiu deklaroi sot nder te tjera se “nacionalizmi pa demokraci eshte kercenim, ndersa demokracia pa nacionalizem eshte deshtim”. Mua me duket shume me afer jetes sime, interesit tim dhe ceshtjeve jetesore angazhimi i Aleances se Importit kunder Plehrave sesa ulerimat e Nikos neper takime me te rinj. Eshte edhe me civile sesa ngritja e nje flamuri nen hijen e kalit te Skenderbeut ne Kruje. Jo se te shkosh ne Kruje eshte antidemokratike, por nuk shoh aty, program, ide zhvillimi, frymezim te sinqerte per vendin dhe ngazellim te nismetareve per lirine qe eshte fillimisht status psikik. Shoh llogari elektorale, shfrytezim koniunkture, negociate per nje mandat deputeti. Ka edhe me, por t’ja leme kohes. Ka nje retorike populiste qe kenaq emocionet e njerezve, asgje me shume.

      A eshte nacionalizimi pa demokraci kercenim? Nese po, atehere ulini tonet, degjojini edhe te tjeret, lini menjane akuzat; te shkruhet historia sic ka qene, qe ne kemi qene bythe e breke me Porten e jo qe u ropatem per liri. Vete thua qe as komunizmi nuk beri ate katarsis qe pretendoi. Shume mire, atehere prano qe identiteti yne, pikerisht edhe per shkak te simptomave qe shfaqim sot eshte produkt i kohes osmane, qe modifikoi ne qelize psikiken etnike, e cila si e tille e risjell edhe Skenderbeun ne nje kontekst tjeter me bashkekohesit. Ofro dicka per te ardhmen, jep garanci konkrete sic thote Nikua dhe leri perifrazimet historike. Por ju nuk keni program; veprimi juaj ngrihet mbi intuiten e cila nese humbet tempin perfundon ne aventurizem. Por te shohim, ndoshta koha ju jep te drejte. Nje gje mund ta them; ky turravrap kaq i sigurte do e polarizoje shoqerine shqiptare per te prodhuar ate paradoks te cilin sot ju e keni serum per ekzistence. Une edhe ne emer te diskutimeve qe kemi patur ne blog, te uroj udha mbare ne rrugen tende te re; ate te parise.

      1. Nga sondazhet, nga tjeter, sikur eshte bere ndonje referendum qe te t’them nga referendumi.
        Ja ne nje nga keta online tek shekulli, nxjerr 69% pro bashkimit , 43% per bashkim para se te hyjme ne Europe( i afrohet kontigjentit te AK-se si perqindje, tek sondazhi i meparshem) dhe 26% kur te hyjme ne Europe.

        Tani une s’do marr mendjen tende se nga anojne shqiptaret, se s’me la mendja, do marr per baze sondazhet e meqe s’ka asnje ku shumica eshte kunder, marr per te mireqene qe shumica eshte pro.
        Pastaj se ç’perparesi ka ne mendjet e shqiptareve bashkimi kete nuk e dime, po meqe 43 % tek shekulli thote para se te hyjme ne Europe, njefare perqindje e popullsise e sheh si perparesi te dores se dyte ose te trete, se e dores se pare s’do mend qe eshte me çfare do ta mbush barkun.

        Persa i perket llogarive te Kreshnikut, ore nuk ka pike rendesie per mua, ku di une ça llogarish ben ai, mund t’i kete meskine, por kjo nuk nuk ka pike rendesie, ajo qe ka rendesi per mua eshte qe AK-ja sherben si kanalizuese e nje vullneti te shtypur e te neperkembur kombetar, kjo me intereson.

        Rryma patriotike paraqiste nje esence, tani me AK-ne merr edhe nje ekzistence.
        Fryma politike do te perftoje nje ‘mish’ politik e do te paraqitet si ekzistence e painjorueshme politike. Kjo eshte gjeja e rendesishme, jo llogarite e Spahiut.

        Kupton ti zoteri, qe kemi te bejme me nje levizje, jo me nje parti ku mblidhen 5 veta, bejne copy-paste nje program e thone jemi Partia x,y,z.
        Topi do mbledhe te pakenaqurit e PD-se e do bejne Partine Demokracia e Re a ku di une ç’emer tjeter kot do t’i vene.
        AK-ja eshte ndryshe, eshte ‘nje levizje ne levizje’, nuk ka nje fytyre qe te paraqese,ku t’i te rrish e ta sodisesh per te kuptuar ne vlen apo nuk vlen.
        Nuk eshte se pe fytyren e Kreshnikut dhe e kuptove AK-ne.

        A kur levizja te mos jete me ne levizje, kur te strukturohet , te behet realitet i qarte politik, atehere po, ia vlen te besh analiza, po kur AK-ja nuk te jep mundesi ta soditesh si na e nxirrke ti me kaq siguri ç’eshte AK-ja ?

        Persa i perket nacionalizmit dhe demokracise, jane nje binom i pandashem i Rilindjes por i gjiithe nacionalizmit historik, per faktin e thjeshte se nacionalizmi ka lindur ne kushte te arbitraritetit te plote politik ndaj shqiptareve, keshtu qe ne esencen e vet ka demokracine, ka edhe borgjezine/kapitalizmin, ka edhe europianizmin.
        VV-ja ka disa probleme me esencen e nacionalizmit shqiptar, prandaj edhe simpatia ime e madhe per Albinin si person nuk eshte perthyer ndonjehere ne simpati per VV-ne, ka ngelur ne nivelin e dashamiresise.

        Ti tani rri e merresh me Kreshnikun, sikur te ka ngrene buken, jo s’ka program, ide a ku di une.
        Ja mo vlla i ka vete esenca e nacionalizmit shqiptar keto, ç’duhet te shpike ndonje gje Kreshniku, i ka gati, keto jane po aq aktuale sa ç’ishin edhe 100 vjet me pare, sot duhet vetem nje pershtatje, nuk ka shume pune puna.

        1. Shumica eshte pro, por rreth 40% jane kunder. Nuk ka pra tendence te natyrshme, por vullnet ne parim ndaj te cilit ka dilema te medha. Ky raport krijon si te thuash nje Maqedoni sa i perket pro-kunder bashkimit. Nuk kemi te bejme me minoranca te paperfillshme antikonformistesh, por me 40% qe kane mjergull perpara syve.
          Ndaj si patriot i mire qe je kujdesur qe levizja qe leviz te gjeje adresat e duhura.
          Nuk te ka lene mendja qe te gjykosh si une?! Aman vetem jo tani qe do na besh per lart se me ke do mburrem une pastaj. Ja do them, e shikoni ate? Ate une e kam kundershtuar nja ca here, por isha i ri atehere. Do me besojne thua? Se ti do jesh ne udhetim gjithe kohes, neper diaspore; mbase takon Majkon andej nga OKB-ja se sikur do emerohej ai te Ban Ki Muni. Se edhe majkua ka bere per Kosoven.

          Stakanovist, e harrova kete te Gretes une. Me mendjen te Cili gjithe kete kohe. Po pse te jete valle largimi i Ciljetes levizje e establishmentit per te rinovuar kontrollin mbi artin? Artin pamor dhe muziken njekohesisht?

          1. Ata qe jane kunder , perbejne nje problem qe kerkon zgjidhje , ata jane mbeshtetesit e pare te status_quo-se se sotme.
            Por parimi demokratik i shumices eshte me i rendesishem sesa status_quo-ja, sepse pikerisht ky parim demokratik eshte themeli i krijimit dhe ndryshimeve te status_quo-ve.
            Nemos gaboj Italia u shpall republike me veç 51 %, mirepo sot mbeshtetesit e republikes mund te jene diku tek 99%.

            Ne 1912 mbase per pavaresine mund te kete qene vetem 51% ( 33% te krishteret e Shqiperise + 18% myslymane), por sot vetem 1% islamike te thekur mund te jene per ripushtim nga
            Turqia.

            Me keto shembuj dua te them qe ndonjehere problemet qe kerkojne zgjidhje, e gjejne zgjidhjen gradualisht, sidomos kur problemi jane konservatoret. Kur keta perbejne problem duhet durim e kembengulje si dhe vendosjen perballe faktit te kryer.
            Kur eshte ne loje interesi kombetar 51% legjitimon gjithçka ndaj 49%.

            1. Se pari nuk ke sesi ta dish qe ne Itali bashkimin e duan 99%. Pastaj sikunder shifrat qe ti sjell deshmojne levizjen dhe dinamiken sociale, po ashtu ato duan marre ne kosnsiderate, pra si te tilla. Ta zeme bashkimin me Kosoven mund ta kene dashur shume here me teper ne 1999 sesa tani.

              Dhe kete fjaline e fundit, mendoj se nuk duhet marre ne konsiderate. Po si mund te flasesh per interes kombetar more zoteri kur perjashton 49% te njerezve? Si mund te quhet interes kombetar ky xhanem se po na cuditke? Nejse, nga mendja mos ik, se ate idene per tu mburrur me ty e kam akoma.

            2. Po dihet ajo, Republiken ne Itali nuk e ve ne dyshim askush ne publik. Ate 1% ta jap si bonus.

              Nuk ka gjasa, kjo perqindje e sotme eshte ne ngritje dhe fale te rinjve, sa me e larte mosha aq me i madh kundershtimi, e mira kerkon qe te mos ideal-tipizohet kundershtari i bashkimit se plas ndonje debat i eger.

              Zoteri , interesi kombetar eshte i pavarur nga perceptimi i popullit, perben nje kategori me vete dhe natyrisht edhe nje loder te rrezikshme, prandaj duhet interpretuar me shume maturi.

              Interesi kombetar nuk ka si te mos jete bashkimi kombetar, do te ishte paradoksale sikur bashkimi kombetar te mos perbente interes kombetar, se atehere vete koncepti i interesit kombetar do te ishte per te fshire menderen.

              Pra edhe sikur shumica te ishte kunder bashkimit, perseri bashkimi perben interes kombetar, por parimi i demokracise ne kete rast mbizoteron, nje nga paradokset kur demokracia eshte kunder kombit.

              Nderkaq ti flet per interes popullor, ti besoj se perfshin edhe pakicat kombetare tek ky kontigjent kunder bashkimit, por sipas mendjes tende a ka logjike te pyesesh minorancat per bashkimin kombetar te shqiptareve ? Eshte paradoksale apo jo ?

            3. O zoteri i nderuar, e ke marre me nxitim e nuk po argumenton si duhet. Mendoj une. Demokracia ne parim nuk kalon nga kategoria e kombit, por e qytetarise dhe shoqerise. Ndaj eshte hostorikisht atribut i urbanizimit. Demokracia eshte e lidhur me ekzistencen e qytetit, jo vetem si hapsire fizike, por edhe si mjedis shpirteror ku kultivohen disa vlera qe kane hierarki te ndryshme nga ajo e nacionalizimit. Edhe ne studimet qe jane bere theksohet se nje nga arsyet qe cuan Gjermanine ne ate katastrofe qe eshte edhe intelektuale dhe shpirterore, eshte se ajo ishte provinciale. Nga ana tjeter kombi me perkufizim i perfshin pakicat, ndaj ti ne kete rast i referohesh me shume Etno-nacionalizimit. Sepse eshte fakt historik, qe edhe vllehet e Shqiperise punuan per pavaresine e saj, per shtetin, e pikerisht me kete kontribut teksa sherbyen edhe ne edhe vetes, dhane edhe nje shembull civilizimi ne keto rrepira qe nuk ngrene koke ndonjehere. Te flasesh keshtu si ty, del edhe kunder qellimeve qe ke, sepse nje veshtrim mbi popullin shqiptar deshmon per fragmente brenda tij, per pervoja te ndryshme historike e per pasoje perceptimi i ketij lloj ligjerimi qe te ty, por edhe te tjere manifeston edhe simptoma ksenofobie, nuk eshte aq homogjen sa pretendon. Ndaj une theksoj; ndryshe e sheh Shqiperine nje kosovar, e ndryshe nhe i Shqiperise. Ndryshe nje geg, e ndryshe nje tosk. Keto duhen marre ne konsiderate, sepse ajo qe ti e quan levizje ne levizje, nese e instalon veten ne skenen politike si shprehese interesash do te duhet te perkufizoje veten ne ngrehine institucionale, te jape nje vizion te asaj qe mendon te ndertoje. Leviz me pseudo argumentime logjike per te zene veten ne kurth.
              Thua: edhe sikur shumica te ishte kunder bashkimit, perseri bashkimi perben interes kombetar, por parimi i demokracise ne kete rast mbizoteron, nje nga paradokset kur demokracia eshte kunder kombit.
              Nese shumica eshte kunder bashkimit, si atehere bashkimi qenka interes i saj? Kur valle shoqerite kane mohuar veten? Te flasesh ne emer te shumicave con ne konkluzione te ketilla. Fliste Enver Hoxha kunder imperializimit; valle shumica mendonte te njejten gje me te? Ne jemi armiq genetike me sllavet, ama lot te sinqerte per ndarjen me ruset derdhem. Qe ketej edhe Elena Mihajllova qe ne sfondin e Pashalimanit mbetet per mua nje vizite enigmatike dhe shume e deshiruar.
              Ligjerimi nacionalist i sotshem eshte ne forme nje aksion qe virulon vrullshem per shkak te boshllekut te krijuar nga deshtimi i porjektit te vitit ’90. Natyrisht ai lidhet edhe me zhvillimet e vonuara qe perfshine boten shqiptare sidomos me luften e Kosoves, por une jam i besimit se nje shoqeri si ajo kosovare, qe eshte shume me e pjekur se shoqeria jone ne zgjedhjet percaktuese te vetat nuk bie ne kurthin e retorikes boshe. Sepse nacionalizmi ne Ballkan eshte retorike kur premton konfirmimin nacional, por eshte pervoje tragjike kur i kthehesh historise. Ketu ju keni nje avantazh taktik; ate te viktimes, qe perhere e kemi pesuar e tani eshte koha te ngrihemi. Dhe ne fakt do ja vlente njehere te vetme. Por nese dje Rilindja ndertoi nje program nacional, burimisht i huazuar nga ide madheshtore te kohes te Revolucionit Francez, ato ne thelbin e tyre rezultuan reformuese edhe per vete kontekstin perandorak te cilit iu kundervune jo pse ishte anakronik ne administrim, por sepse nuk veproi dot ne kohe. Ne kete kuader, ligjerimi nacionalist shqiptar, ai i bashkimit, nuk misheron asnje risi, ai sendertohet vetem si akuze, por pa na thene se cfare dhe si do korrigjoje. Ndaj edhe ai ka vetem oratore te zote. Dhe me keq akoma, ai problematizon si frenues te tij, pikerisht historine e shtetndertimit duke u kapur te periudhat e tij si komunizmi, qe ne objektiva afishonte elemente te doktrines se Rilindjes. Pakicat sot nuk mund ti pyesesh per bashkimin, por kujdes: se Ballkani eshte gjithe pakica. Dhe ne fund dua te sjell ne vemendje nje shkrim te Terenc Tocit te viteve ’20, publikuar ne rubriken “Retrospektive” te gazeta “Mapo”.

              Titullohej: C’asht ligja? Ka 2000 vjet kjo pyetje ketyre aneve.

            4. Kombi ne shqip nuk i perfshin pakicat, ato jane pakica kombetare a etno-kulturore etj, varet nga statusi qe u njihet nderkombetarisht. Pakicat kane status te caktuar brenda shtetit, kane te gjitha te drejtat e u njihet çdo liri si dhe çdo merite, por nuk u njihet ndonje merite e shtetformimit, sepse ky atribut i takon kombit.
              Qe nje pakice kombetare eshte kunder interesit kombetar te shtetit ku banon kjo dihet, por edhe eshte normale, sepse ajo duke qene kombetare njeh si interes te sajin kombetar interesin e shtetit qe quan ame.

              Por edhe pakica tregtare, si kinezet, eshte normale qe si interes kombetar do vleresoje ate te Kines e jo te Shqiperise, Amerikes, Greqise, Italise e me radhe.

              Behet ky dallim ne menyre qe te kuptohet se parimi demokratik kur bie ndesh me kombin nuk ka si te mbeshtetet tek pakicat sepse ato automatikisht kane interesa te tjera kombetare.

              Sa per tosk a geg, ky muhabet eshte ezauruar me kohe e me vakt, nuk ka ndonje interes geg a tosk qe eshte siper interesit kombetar, hiqe nga mendja.

              Interesi kombetar sherben si mjet i dhunshem dialektik ndaj gjithe interesave partikulariste, geg a tosk, skrapalli a tropojan, vlonjat a shkodran, me kete koncept goditen gjithe partikularizmat qe duan te ngrene krye per pushtet,primat a ku di une.
              Ket interesa partikulariste qe ke per zemer, jane pikerisht ato mbetjet bajraktariste ne mendesine e sotme shqiptare.

              Kur flas per bejlere e bajraktare, nenkuptoj me te paret mendesine orientale, bizantine e me radhe, kurse me te dyten, mendesine shqiptare krahinore.
              Bajraktar eshte sa Sala aq edhe Meta apo kushdo qe e kthen krahinen e vet ne burim fuqie per sundim. Ketu futej edhe Zogu, por edhe Enveri, Mehmet Shehu, Hysni Kapo e me radhe.

              Emancipimi kombetar duhet pare ne te dy keto rrafshe, shkeputja ndaj te parit, te bejlereve e çifçiut ne favor ne qytetarit, pra europianizimi i shqiptarit, dhe shkeputja nga te dytit, bajraktarizmit krahinor ne favor te kombit.

              Keshtu krijohet edhe qytetari i shtet-kombit, sepse qytetari mund te lidhet sa te duash me urbanizimin, vlerat, virtytet a ku di une, por me se pari duhet te kemi qytetarin e shtet-kombit, ai eshte themeli ku pastaj ndertohet modeli i qytetarit.
              Keshtu ka bere Europa, ne kemi ngelur pas.

              Nese ti ne vend te dy rrafsheve, vepron vetem ne te parin pra shkeputjen nga anadollakeria e bizantinizmi, ke prape nje bajraktarist, nje qe hecen me krahinen,fisin e me radhe, sado europianist te jete, ky eshte gjysem-qytetar.
              Po keshtu nese ti nderron vetem te dyten e ke nje be apo çifçi kombetar, prape nuk ke me shume se nje gjysem-qytetar.

              Problemi eshte se kemi shume aspak-qytetare e gjysem-qytetare dhe nje pakice qytetaresh te nje shtet-kombi.

  7. Theollogos: Keshtu si e shtron ti, shtrim rrugesh, suvencionim kecash dhe thes mjelli versus bashkim kombetar edhe mua do te ma prishte mendjen ideja e pare per te dorzuar voten. Por kjo nuk qendron keshtu, demagoge qe shfrytezojne tifoze skedinash nuk mund te fitojne ne zgjedhje vetem me retorike simbolike kuq e zi. Perkundrazi nese forcat politike programit te tyre te gjithanshem i mbivendosin dimensionin e domosdoshmerise se bashkimit kombetar duke e argumentuar kete se si do te materializohet, atehere punet ndryshojne. Me lart e kam permendur se maksimumi ne retoriken e elitave do te digjosh frazen “aspirate e kombetare e shqiptareve”, por kjo nuk zberthehet aspak ne elaborime konkrete sepse pozicionimet ne favor te bashkimit, u ulin pike para nderkomtarve, dhe kjo perkthehet paksim favorizimi, zvoglim donacionesh etj, por ndrkohe me gojen plot nuk thone se nuk duhet bashkimi, sepse me nje elaborim te qarte kunder kesaj ideje jam i sigurte qe humbasin shume ne imazhin e tyre si burra shteti. Berisha qe mbahet si kampion i kombetarizmit, tashme qe e ka punen pisk me nderkometaret per te rikuperuar dicka tek ata leshoi nga Podgorica nje piskame kunder bashkimit kombetar duke e cilsuar si ide ekstremiste. Jam i bindur se si politikan i kalkulimeve qe eshte kjo, “piskama” e tije do te sfumohet nga tabori i tij i opinionisteve, dhe jo vetem (Rama nuk e sulmoi ne twiter) per tu sheshuar ne fushatene e radhes nga orteku i theseve me mjelle, dhe kilometrat propagandistik te asfaltit shoqeruar kjo me tingujt dehes te sindikates se Ciljetave.
    Kjo verteton dhe ate qe thua se elitat e kane formesuar identitetin kombetar si dhe e kane cuar perpare projektin e shtetformimit tek shqiptaret (kudo keshtu ka ndodhur). Problemi qendron se ajo pjese e elites e cila ka pasur projekt te plote kombetar eshte krasitur koha kohes gjate 100 vjeteve te fundit per tu reduktuar sot debati ne simbolika me flamure. Nese nuk mbeshtet nga opinioni publik ajo pjese e elites e cila sot e artikulon qarte projektin kombetare, perhere do te prevaloje thesi i mjellit. Besoj se gjerat kane ndryshuar shume ne kete drjetim, por zerave te tille u duhet dhene mbeshtetje motale e politike. Para 10-15 vjetesh ishe veshtire te flitej publikisht per bashkim kombetar, idea dukej utopike, por ja qe edhe atehere ka pasur intelektuale te cilet megjithe koston e madhe qe kishte kjo si ide, e artikulonin ate ne publik.
    Une nuk kam ndonje instrument personal per te matur prirjen natyrale te shqiptareve, sikunder dhe ju nuk e keni per te mbeshtetur te kunderten, por di te them qe historikisht projekti i cili eshte luftuar me mish e me shpirte nga fqinjet dhe “pragmatistet” shqiptare keto 100 vjet eshte ideja e bashkimit kombetar shqiptar. Se sa ja kane arritur kjo do ende kohe per tu vertetuar.
    Sot ndodhemi si komb ende ne udhkryq dhe nuk mund te thuhet se secila pjese e popullit ja ka kthyer kurrizin idese se bashkimit per te marre rruget e kunderta.

    1. Dje mora vesh se Ciljeta eshte perjashtuar nga Keshilli Kombetar i PD-se pse kendoi ne nje takim te AK-se ne ShBA. Vendimi ishte i pakthyeshem edhe pasi Ciljeta deklaroi se “nuk e dinte qe po kendonte ne nje takim te AK-se”. U mahnita, cfare vendosmeri thashe per te eleminuar fraksionet! Nga ana tjeter shume e holle edhe goditja e zgjedhur nga AKZ-ja; mu ne zemer te Keshillit.

      1. Kan nxjerre Ciljeten nderkohe kane futur Grteta Kocin. Kjo koke me koke, si levizje merkatoje, Balotelli- Tevez bie fjala. Kjo levizje me ngjan me nje si komplot e rivalitet mes menaxherve te kengetareve. E rendesishme eshte qe PD e rifrskon gjakun e ri.

  8. “. Nga sondazhet e Gallup-it, apo e ka parathene fallxorja Varga e Bullgarise? Sepse ta zeme Vetevendosja qe hyri ne gare me kete kredo, nuk mori ndonje shumice. Vota eshte testi me konkret, sidomos kur ka tendecna te natyrshme.”

    Po pikerisht nga sondazhet e Gallupit, sepse jane sondazhet nje kompanie serioze dhe me besueshmeri te larte.
    Sa per voten ne Kosove, duhet te dish se deri ne 38% e saj tjetersohet, dhe edhe pse me nje perqindje skandaloze tjetersimi VV-ja qe ne garen e saj te pare elektorale arriti te dilte forca e trete parlamentare ne kuvendin e Kosoves, mbas dy superfuqive elektorale si PDK-ja e dal nga gjiri i majte i UCK-se dhe udheheqesit te saj politik Hashim Thacit, dhe LDK-se 20 e kusur vjecare te themeluar nga emblematiku Rugova. Mendo tani se ku mund te arrij VV-ja pa nje vjedhje kaq masive te votes.

  9. -A do të kishte ky bashkim ndonjë impakt në institucionet e shtetit?
    PO. Institucionet shtetërore do të dilnin nga kufiri i tarafllikut raional dhe do viheshin nën lenten e vëzhgimit të një rrezeje më të gjërë vëzhfuesish

    A do prisheshin gjë baraspeshat fetare dhe kulturore, që e mbajnë në këmbë Shqipërinë sot?
    PO. Mjerë Janullatosi!

    Çfarë do ta bindte Europën që ta njihte këtë shtet të madh, të varfër, të prapambetur dhe të sëmurë, në një zonë tradicionalisht burim konflikti, si Ballkani?
    Ajo që nuk e ka bindur deri më sot… nuk do ishte më “vetëm një pikë në hartën e Ballkanit

    A do të rrezikonte ky bashkim baraspeshat mes gegëve dhe toskëve në demografi dhe në kulturën e shtetit të ri?
    PO. Do kishte shumë më pak efekt partia e Boleanëve dhe dumeve…

    A do të ishte kjo edhe një ftesë a prelud për federalizim, apo mos do të rriteshin shanset që Jugu të kërkonte autonominë?
    Po kjo hipotezë nga doli? Na duhet që të mos besojmë sondazhet se si e mendojnë shqiptarët për bashkimin dhe na duhet që të ngremë hipoteza të tipit “po sikur të kishte halla…”?

    A do të përmirësohej jeta politike dhe qytetare e shqiptarit? Apo vallë përfitimi do të ishte para së gjithash ekonomik?
    Jeta politike e shqiptarit më keq se ku është s’ka ku të shkojë… çdo ndryshim vetëm se do ngjallte e zgjonte shqiptarët nga indiferenca me të cilën sot e shikon politikën.

    A do t’i fuqizonte, apo do t’i dobësonte, ky bashkim hipotetik, të gjitha arritjet kulturore dhe simbolike, në marrëdhëniet ndërkrahinore shqiptare, që prej vitit 1912 e këtej?
    Një gjë është e sigurt… të jetuarit të ndarë nuk kontribuon në rritjen e atyre arritjeve.

  10. Bashkohem me theollogos qe duhet te ruajme mendjen dhe po shtoj diskutimin ketu nga fletushkat propagandistike qe shperndan Hyllini per skuadren e tij te zemres. Sic ja ka nisur ky zoteria kur te diskutohet edhe per muziken a pikturen, ky do na flase per AKZ dhe kreshnikun e saj qe i kompleksuar nga dashakeqet si theollogos qe i permendin mbiemrin flet me fjale-kod si sulltane, anadollake, Truqi etj. si per te mohuar origjinen e tij familjare dhe sherbimin e madh ndai baba dovletit dhe per te cilin e kane merituar ate llagap.

    Tani, nuk e shoh qe elitat te jene kunder bashkimit per te mbajtur pushtetin, por eshte e kunderta. Elitat aktualisht i shkojne sipas midese asaj qe do publiku dhe mire bejne. Shqiptaret e duan bashkimin por kane edhe nje rend gjerash, kane edhe perparesi se cfare duan me shpejt e me mire njehere, prandaj keto elita flasin me kujdes.

    Imagjinoni ne nje rast hipotetik sikur Berisha ose Rama, si dy perfaqesuesit e flukseve me te medha politike, te dilnin nje dite te bukur dhe te thonin: objektivi dhe qellimi kryesor i jone eshte bashkimi i trojeve shqiptare dhe nese kjo do te thote lufte, edhe kete e bejme, nese do te thote mos integrim ne BE, ne qe sot shpallim solemnisht dhe burrerisht se nderpresim cdo perpjekje per integrim ne BE, duam vetem bashkim te trojeve shqiptare.

    Ma merr mendja qe trecereku i mbeshtetesve te tyre do te iknin me vrap.

    Kur e thote kete Albin Kurti nuk ja merr kush per te madhe, nje aktor minor ne skenen politike mbetet qe nga nje tufe neomarksistesh jane bere parti radikale. Ndersa Kreshnik Spahiu paraqitet edhe me me pak probleme pasi nuk eshte aq i vendosur e me ide sa Albini e te dale e te thote ato fjale qe thote Albini. Ky mbetet ne nivel tifozerie e ambicie komunistesh e ambasadoresh te PS qe kane gjetur strehen e fundit.

  11. Personalisht do te isha pro nje bashkimi te Shqiperise me Kosoven, pse jo dhe me pjeset e tjera te popullsive shqiptare aktualisht jashte kufijve. Kjo sepse realisht jemi nje komb ( gjuhe, tradita, miq, armiq dhe interesa te perbashket ose te perafert). Ndoshta kjo duket pak si ne kundershtim me besimin politik te integrimit ne europe, por mendoj se duke pare Europen dhe problematikat e saj, mendoj se nuk eshte keq qe te jete dhe nje plan rezerve.
    Bashkim kombetar dmth……..
    1- bashkim ekonomik. Shtetet te hartojne politika te tilla qe te mundesojne hapjen e tregjeve per bizneset e njeri-tjetrit. Dmth te krijohen mundesi doganore qe te orientojne ekonomite e Shqiperise dhe Kosoves te investojne ne perputhje me mundesite e vendit ne kuadrin e nje tregu te perbashket shqiptar

    1000- vende bosh
    1001- bashkimi shteteror.

    Sa per perrallat kombetariste, nqs shqipetaret do t’i merrnin ndnj here seriozisht keto gjera, do te ishte mire qe bashkimi te mos ndodhte kurre.

    Por………..
    Duke pare kush jemi dhe kush n’a prin ( Klasa politike), me c’tregojne bathet e priftit , pashket jane larg.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin