Një model për të kuptuar më mirë shkëmbimin e huazimeve mes gjuhëve, është ai që i sheh fjalët e shkëmbyera si baktere ose viruse, të cilat kalojnë nga një bartës në tjetrin (dhe nuk e kam fjalën për çfarë ndodh mes dy gjuhëve gjatë një French kiss-i).
Dihet se vetë termi huazim nuk është i saktë, kur përdoret në gjuhësi; gjuhët nuk i marrin fjalët hua, por vetëm i replikojnë – kështu, kur shqipja mori prej anglishtes fjalën kompjuter, nuk është se anglishtja e humbi këtë fjalë, qoftë edhe përkohësisht; anglishtja nuk i dha shqipes “fjalën”, por vetëm matricën ose shabllonin e saj.
Kostoja e replikimit, në kontekstin e marrëdhënieve ndërgjuhësore, është praktikisht zero për të dy palët.
Këtu qëndron edhe vlera e krahasimit me bakteret dhe viruset; nëse ti je me grip dhe takohesh me mua, një numër virusesh do të kalojnë, fizikisht, prej teje tek unë; por praktikisht virusi i gripit, si qenie kolektive shumë-miliardëshe, mbetet i paprekur tek ti, edhe pse kalon tek unë ndërkohë.
Sipas këtij modeli, gjuhët e mëdha, si anglishtja dhe frëngjishtja, ose arabishtja në kontekste të tjera historike, janë shumë ngjitëse; dhe ua kalojnë fjalët gjuhëve të tjera, duke “i sëmurur”.
Infeksioni leksikor i ngjan një infeksioni viral kronik, si ai nga virusi që shkakton hepatitin; ky infeksion, si rregull, nuk shërohet, por trupi zakonisht mësohet me bujtësin dhe gjen një mënyrë për të bashkëjetuar me të. Në raste të skajshme, një gjuhë mund t’i dëbojë huazimet nga vetja, sikurse edhe trupi mund t’i mposhtë këta lloj virusesh vetvetiu; dhe këtu nuk po përmend ato raste të mirënjohura kur gjuhën e pastron ndërhyrja e vullnetshme e puristëve ose mirëmbajtësve të leksikut nga jashtë ose nga lart – që do të ishte e barasvlershme me sterilizimin.
E keqja e këtij modeli ka të bëjë me atë që e paraqet shkëmbimin e huazimeve si një lloj infektimi të një gjuhe nga një tjetër; dhe ne zakonisht infektimin e shoqërojmë mendërisht me sëmundjen.
Në të vërtetë, shumë baktere dhe viruse janë krejt të padëmshme dhe jetojnë në trupin e njeriut pa u vënë re; madje shpesh, kur është fjala për bakteret që jetojnë në sistemin gastro-intestinal, duke luajtur rol të dobishëm për shëndetin.
Kjo vlen në thelb edhe për huazimet; në atë masë që asnjë gjuhë nuk bën dot pa to. Anglishtja, që është edhe gjuha më e suksesshme e planetit (madje edhe metaforikisht, ose e parë si një lloj virusi global), është e krimbur në huazime; çka nuk e ka penguar që të funksionojë më së miri, në të gjitha nivelet.
Reagimi negativ që kemi instinktivisht ndaj huazimeve nuk ka të bëjë aq me qenien e tyre huazime, sesa me vetë natyrën e kodit gjuhësor të përvetësuar që në fëmini (atë që Chomsky e quan kompetencë), dhe që është qëndresëtar ndaj risive, edhe në leksik – siç e vërteton edhe shembulli i neverisë që ndiejmë zakonisht ndaj neologjizmave të propozuara rishtas (besoj se edhe ju e provuat këtë neveri me fjalën qëndresëtar që përdora më lart). Kjo ndjenjë e flakjes që përjetojmë s’është veçse reagimi i sistemit imunitar të gjuhës ndaj mutacionit.
Shumica e folësve të gjuhës nuk janë në gjendje të thonë nëse një fjalë është huazim apo jo – për këtë është e nevojshme njohja e gjuhëve të tjera dhe e mekanizmave të marrëdhënieve mes tyre; megjithatë, të gjithë folësit janë në gjendje të shquajnë një fjalë që nuk ekziston në kodin e tyre leksikor, ose një fjalë “të re” – e cila mund të jetë neologjizëm, teknicizëm (term), huazim i ri, krahinizëm, etj. Ideja se folësit e gjuhës mund të mobilizohen, nëpërmjet edukimit gjuhësor, që të luftojnë fjalët e huaja është një rrejshmëri (fallacy), e cila ngatërron reaksionin imunitar të çdo folësi ndaj një mutacioni leksikor ose një virusi të ri, me reaksionin në thelb ideologjik të puristit, që kërkon t’i mbajë fjalët e huaja larg gjuhës.
Sistem imunitar, florë bakteriale, ngarkesë virale, mutacione – biologjia nuk lodhet së ofruari metafora që na ndihmojnë të marrim vesh çfarë ndodh pikërisht me leksikun. Dhe meqë flasim për mutacione, le të kujtojmë se një bakter ose virus çfarëdo, p.sh. virusi i gripit, ndryshon rregullisht formë gjatë një epidemie; çka i lejon që, papritur, të bëhet i ngjitshëm nga një njeri tek tjetri (ndërsa më parë ngjitja mund të ndodhte vetëm nga derri ose pula te njeriu); ose të bëhet më shumë ose më pak virulent. Mutacionet nuk janë aksidente, por mënyra si ekziston një mikro-organizëm madje edhe një makro-organizëm në kohë (biologët të më korrigjojnë, nëse po e teproj); vetë seleksioni natyror nuk mund të ndodhë pa to.
Mutacione pësojnë edhe huazimet që ia ngjit njëra gjuhë një tjetrës – që nga ato banalet, që kanë të bëjnë me mënyrën si ndryshohet shqiptimi i një fjale gjatë përshtatjes që ia bën gjuha pritëse për ta integruar në sistemin e vet fonetik dhe gramatikor (në shqipen e djeshme, italishtja camera d’aria u ndryshua në kamerdare/komardare, beefsteak në biftek (khs. italishten bistecca), revolver në revole (livore, në ndonjë të folme) dhe canottiera në kanatiere; në shqipen e sotme, carro atrezzi përfundon e shqiptuar karrotec; emri i rodenticidit fostoksinë përfundon në fotoksinë, ndërsa emri i kompanisë ajrore Belle Air dëgjohet rëndom Bejleri); dhe nga ato të tjerat, më interesantet për vëzhguesin, që lidhen me kuptimin e fjalës, ose raportin mes shënjuesit dhe të shënjuarit.
Për t’u kufizuar vetëm me anglishten, ekzistojnë disa shembuj klasikë të kësaj dukurie të dytë, si p.sh. fjala gjermanishte për telefonin celular, Handy, e cila është marrë si shënjues, por jo si i shënjuar nga anglishtja (telefoni celular në anglishte nuk quhet handy, as është quajtur ndonjëherë ashtu); ose footing, në frëngjishte, që shënjon çka anglishtja e quan jogging; ose gadget, që në italishte shënjon sende të tilla si penat, fletoret, thumb drives, ose dosjet që shpërndahen gjatë një konference ose një eventi dhe që janë shënuar me logot përkatëse; e që s’ka shumë të bëjë me anglishten gadget (pajisje e vogël mekanike, që zakonisht sjell ose përmban një risi teknologjike; që ta quajë anglishtfolësi penën gadget, kjo duhet të jetë në gjendje të flasë, ose shërbejë edhe si kamera ose glukometër); përsëri në italishte, testimonial quhet një personazh i mirënjohur i spektaklit që reklamon një produkt ose publicizon një iniciativë (si ambasador i vullnetit të mirë), në një kohë që në anglishte fjala ka kuptim tjetër, etj.
Duke kërkuar për një shembull të ngjashëm mes anglicizmave të shqipes, përveç fjalës xhaz/xhez (me kuptimin “bateri”, angl. drum set) të cilën e kam trajtuar gjetiu dhe që, në shqipe, pas gjase ka hyrë prej rusishtes dhe jo drejtpërdrejt nga anglishtja, më shkoi mendja te koktej në kuptimin “pritje zakonisht zyrtare”, që vjen nga cocktail, si në cocktail party, pritje ose festë ku serviren pije koktej; për t’u shënuar këtu edhe rënia e l-së fundore); dhe sidomos disa fjalë të shqipes bisedore, si xhek (pas gjase nga anglishtja jack por me ndërmjetësim; fjalë tashmë e vjetruar, por që ka qenë përdorur për të cilësuar një mashkull simpatik, të pashëm dhe zemërgjerë), pufte (kjo e ligjërimit të thjeshtë, me kuptimin “jevg, gabel,” por ndoshta edhe “homoseksual pasiv”), të cilën unë e shoh të lidhur me anglishten poofter, por që ka hyrë me siguri me ndonjë rrugë të tretë, ndoshta nëpërmjet marinarëve të huaj) dhe sidomos king, e cila ka qenë përdorur (dhe ende përdoret) për të cilësuar një person simpatik, zemëgjerë, të këndshëm dhe fisnik (rob zoti, rob për së mbari, alamet çuni, çun zotni, xhek; në shqipen bisedore të tanishme: si shpirt); sikurse dhe një djalë të pashëm.
As për këtë fjalë të shqipes së viteve 1950-1960 nuk jam në gjendje të them nëse ka hyrë drejtpërdrejt nga anglishtja apo me ndërmjetësimin e ndonjë gjuhe tjetër; por mutacioni i saj në kuptim, që po supozoj se ka ndodhur brenda shqipes, e ka larguar nga origjinali anglisht. Shqipja ka shkuar madje më tej, duke përftuar edhe femëroren kinge (shumë kinge ajo vajzë), me anë të prapashtesës femërorizuese standard –e.
Ndoshta në biologji të gjitha këto do të gjenin një barasvlerë tek çfarë ndodh kur materiali gjenetik i bartësit integrohet në një virus që ka filluar të jetojë e të shumëzohet atje. Gjithsesi, kjo fjalë e dytë, kinge, më kujton disi edhe fëmijët e familjeve etnikisht të përziera, që janë “të dënuar”, për shkak të trashëgimisë së tyre, të jenë më interesantë se të tjerët, të vendosur siç janë në kufirin mes “tonës” dhe “të tyres”, si për të na kujtuar se kufijtë mund, madje edhe duhen kapërcyer: në biologji dhe në kulturë.
Fjalën pufte e kam dëgjuar të bashkëshoqëruar, si – pufte e vellos.
Ka qënë fjalë që nuk i kam ditur kuptimin e mirëfilltë, që e kam dëgjuar të përdorej për të fyer butë bashkëfolësit (ik ore pufte e vellos), por që nuk e lidh dot me kuptimin e jevgut, gabelit, homoseksualit, sepse nuk e mbaj mend të ketë qënë me atë kuptim; pa përjashtuar se grupit të lartpërmendur do ti drejtohej gjithë batareja e sharjeve në shqipe.
Hapa një fjalor të shqipes, që nuk e ka pufte por ka pufe – përdorëse e vogël… me të cilën gratë pudrosin fytyrën.
Mbase ka hyrë prej këtej fjala në shqipe.
Fjala pufte nè zonèn e Korçès pèrdoret shpesh me dy kuptime, ndoshta tè afèrta: 1- ndaj njè fèmije paksa buçko por dhe tè ngathèt ose ndaj njè tè rrituri tè ngathèt ose tè pazot, por gjithmonè me simpati, miqèsisht, nè tè dyja rastet, p.sh.: po hè more pufte, luaji duart (apo kèmbèt) ose “hè more pufte, je fare … njè gjè s’di tè bèsh ….
Me interes do te ishte te shihej sa vlen ky lloj komunikimi ne planin e brendshem, ate te marredhenieve nderdialektore. Kjo nisur edhe nga prirja per te pare te norma e shqipes se sotme nje nevoje per hapje edhe ndaj prurjeve leksikore, e cila sidoqofte selseksionimin perfundimtar te fjales medoemos qe e ben permes ligjesive te se folmes dhe jo ndonje urdherese. Po keshtu ka nje vend per te hapur nje shteg ne historine e gjuhes parastandarde per te kuptuar dicka nga filtri i gjuhes shqipe ne pranimin ose refuzimin e huazimeve dhe vendit te tyre ne perdorim. Kur them kete natyrshem qe mendja shkon te letersia qe eshte percuese e fjales se huazuar – te kujtohet ketu Noli me tipologjine e perkthimit – qe si e tille kthehet ne premise per ti sanksionuar ato. Nese fjalet qe sillen ne shkrimin e mesiperm si ta zeme Xhek jane anglicizma e ‘paradoksalisht’ te vjeteruar, duhen kuptuar per nga konteksti i perdorimit si huazime permes televizionit, kryesisht ne zona urbane dhe nga nje kategori e caktuar njerezish, atehere pyetja shtrohet per ekspozimin e letersise ndaj ketij vershimi. Ketu aparati tretes i te dy dialekteve ka nje rol percaktues dhe parapergatitor mendoj une. Primo Shllaku shkon me larg ne metaforen e vet, qe pushon se qeni e tille ndaj toskerishtes, letersine e se ciles e identifikon me ate te realizimit socialist. Ja cfare thote ai ne nje interviste te koheve te fundit:
“Duhet të kemi parasysh se letërsia gege pa përjashtim ka qenë një letërsi që ka parë gjithmonë nga perëndimi. Modelet i ka pasur të gjitha nga perëndimi. E gjithë letërsia e realizmit socialist sheh nga lindja. Modelet i ka marrë si fillim nga letërsia jugosllave dhe ajo ruse. Letërsia dhe autorët gegë u panë si njerëz që kanë parë gjithmonë nga perëndimi. Sepse nuk ka asnjë udhëheqës jugor deri tek Fatos Nano, që historikisht të kenë parë nga perëndimi. Gjergj Balsha II lidhi Shqipërinë me perëndimin, e lidhi me kishën katolike në vitin 1369, Skëndërbeu, Karamahmuti, i cili ka mbajtur lidhje me Austrinë, Ahmet Zogu ishte mysliman dhe të gjitha lidhjet i mbajti me perëndimin dhe për tia dëshmuar perëndimit nuk bëri krushqi me asnjë prej vajzave të sheikëve e princave dhe milardierëve mysliman të vendeve të lindjes së mesme që iu ofruan, por mori një vajzë katolike të ranë nga vakti por me titull Noblese. Edhe Ramiz Alia, megjithëse ishte shumë mëkatar, ai e bëri hapjen me perëndimin. Fan Noli të parën vizitë që bëri si kryeministër i Shqipërisë e ka bërë në Rusinë bolshevike. Enver Hoxha dhe komplet stafi i tij e morën dhe e futën Shqipërinë në gojë të armikut më të madh natyral pra ish- Jugosllavisë. Dhe më vonë akoma më keq u lidhën me Rusinë. Dhe sikur të mos mjaftonte ,kjo,na lidhën me Kinën, pra Lindjen e Largme, dhe, përfund, sikur të mos mjaftonte edhe lindja e largët, ai u izolua”.
Te vihet re se sulmi i vertete ka si shenjester Fan Nolin. Mund te duket si jashte teme, ndoshta, por fakt eshte se diskutimi per huazimet ne rastin e shqipes, ka vlere dyfishe, pse nje nga temat me te cilat sulmohet standardi eshte pikerisht refuzimi i fjaleve gege. Shllaku madje e thote hapur ne intervisten e tij se “Gegnishtja i ben nje oferte toskerishtes…”, nje oferte kjo qe prakitkisht eshte subversion me radikal sesa ai i Arshi Pipes ndaj unifikimit gjuhesor. Ketu duhet te jemi te qarte; une subversionin nuk e shoh si mekat, por ai i ketille eshte, te pakten ndaj Standardit. Nisur nga citimi i mesiperm ai bart brenda edhe percmimin ndaj kultures toske, e cila duhet sqaruar mire nga studiuesit se cilave procese i eshte nenshtruar ne kete hapje te re ndaj Perendimit, nese dikush ende eshte i interesuar qe anglicizmat, venecianizmat dhe raguzianizmat te mos ia atribuoje gegnishtes si merite ne perzgjedhje e ku perhere harrohen huazimet sllave.
Kujt nga ne qe kemi jetuar ne vitet e sistemit te kaluar nuk i kujtohet shprehja shume e perdorur nder artiste te cirkut dhe gjimnaste sic ishte: “Randak fiflak”?
Nuk e di se si me erdhi ne mendje nje dite per dicka qe me tingellonte shume si nga anglishtja; qe mendoj se duhet te jete:”Round up, flip up”. Pasi e Google-ova me dha rezultat te perafert me hamendjen time. Por ajo qe me ben me teper te medoj, nese kjo qendron, eshte se si ka hyre ky term sportiv ne shqip nisur nga fakti qe mardheniet e anglishtes me shqipen ne terminologjine sportive jane kufizuar vetem me futbollin si fj.vj. beg, centerbeg, alf, centerfor etj,..
Perndryshe italishtja ka qene shume me teper aktive duke “futur hundet” ne zanatet tona me kollodok per collo d’oca, Zis riportabel per ribaltabile, dadicek per dado ceccha, prixhonier per bulonat pa koke kavallotat (ne bashkueset e fijeve te balestrave) e te tjera me dhjetra qe nuk na vijne ne mendje.
Ne nje gazete qe njofton se wordpress-i do tu mundesoje bloguesve te fitojne nga reklamat ne blogje, lexoj kete:
“…dukej se AdSense i Google ishte shteti-i-artit,”
ku “shteti-i-artit” eshte shqiperkthimi i state of the art.
Eshte here e dyte qe e ndesh kete forme te pakuptimte. Ne kete gjendje arti …
Fjalori i nje gjuhe eshte pjesa me e pambrojtur e gjuhes, andaj edhe ka nevoje per mbrojtje. Gjithe pjesa tjeter e gjuhes formon nje sistem me mbrojtje te hekurt, e cila shpartallohet vetem ne rast se fjalori eshte degjeneruar ose bastarduar aq keq saqe sistemi nuk ia del dot me.
Fillimi i zhdukjes se nje gjuhe lidhet pashmangshmerisht me huazimet, nuk ka asnje lloj menyre tjeter per te zhdukur nje gjuhe nga faqja e dheut. Ky eshte nje fakt kokeforte, qe verehet lehte pergjate historise jo nje hamendje mengjesi. Biles mund te verehet tek spanglishtja, ku invazioni i anglishtes po shperfytyron spanjishten.
Prandaj ky krahasimi me bakteret e mira me duket se çalon. Ka huazime qe hyjne e s’ke ç’i ben, sidomos kur pershtaten fonetikisht dhe mbulojne nje dukuri te re, ka edhe barbarizma (si ta zeme shumica e turqizmave, nga penxhere, dollap, tenxhere,jastek, xhaxha etj, ose edhe shumica e latinizmave te jetes se perditshme ) qe i heqin folesve buken e gojes.
Huazimet qe hyjne e s’ke ç’i ben lidhen me natyren e papersosur te njeriut, jo se huazimi ne vetvete eshte i domosdoshem, sepse s’ka asnje arsye pse huazimi te vleresohet i tille.
Ta zeme ‘biftek’ kur hyri per masen derrmuese te shqiptareve( deri ne 99,99%) ishte fjale e pakuptimte, mund te krijoje fjalen ‘ungabunga’ ose ‘bimbumbam’ e te thoje se kjo do te thote mish i rrahur, i pjekur ne zgare a ne tigan dhe do te ishte njesoj si fjala biftek.
Nderkaq natyra e papersosur e njeriut e ben qe ne vend t’i jape ai vete (me aftesine e tij gjuhesore) fjalen dukurise, te mjaftohet me zhvendosjen e fjales se huaj kah gjuhes se tij amtare.
Ne kohet e sotme te pavaresise e levrimit te gjuhes, hyrja e huazimeve eshte vertete nje akt i papergjegjshem, andaj nga autoritete perkatese duhen marre masa te rrepta , sidomos nga ato qe merren me fjalorin e shqipes, per te mos legjitimuar kategorikisht asnje huazim, as ato huazime qe njihen nga shumica e shqiptareve. Duhet ngrire edhe per nja 20-30 vjet çdo hyrje huazimesh te reja ne fjalor. Le te verdallosen ne media, letersi e kafene ashtu si qen pa zot, derisa te mbaroje ky afshi per Perendimin. Pastaj me gjakftohtesi e mendje te fresket te vendoset se cili huazim meriton statusin e fjales se shqipes.
Ashtu si vete Shqiperia edhe shqipja ngjan si han pa porta ku gjezdis lloj-lloj mafiozi, huligani, paraziti, sharlatani, rrugaçi etj, prandaj une besoj se kur njerezise t’i vije ne maje hundes me kete gjendje te Shqiperise e se shqipes, do te filloje te reagoje, e ajo qe s’hiqet me me barna do te hiqet dhimbshem me operacion.
”’si për të na kujtuar se kufijtë mund, madje edhe duhen kapërcyer: në biologji dhe në kulturë.”’
Te vazhdohet me gjendjen e hanit pa porta, kjo keshillohet ? Kufiri mbron te dobetin nga i forti, nuk ka logjike tjeter kufiri, hiq kufitje dhe sapo ke hyre ne ligjin e xhungles ku me i forti fiton gjithnje.
Ne kulture e njejta gje, kufiri mbron kulturen e dobet nga ajo ne ekspansion. Malli i çmuar qe kerkohet i kapercen kufijte pa problem, biles me çmim te shtrenjte, ndersa malli i mbetur ose mbeturine kerkon zhdukjen e kufijve per te hyre.