Michelangelo-s i atribuohet thënia se brënda çdo blloku guri ndodhet një skulpturë e cila është detyra e skulptorit ta zbulojë. Michelangelo-s po ashtu i atribuohet merita e skulpturave që vënë në pah një harmoni shpirtërore dhe një harmoni fizike. Paçka se kjo e dyta, pa të drejtë.
Në fakt, po të shohim punën e tij më të famshme, Davidin, do të vëmë re se harmonia fizike është inekzistente. Shëmbujt e kësaj disharmonie janë të shumtë, dhe të detajuar, por ai që e kanë vënë re të gjithë është se bibilushi i Davidit nuk është as i madh sa thoi i tij.
Do thotë dikush, po mirë, qëllimi i Davidit nuk është të shprehë proporcionet e sakta të anatomisë njerëzore, por të funksionojë si metaforë për rolin e Firences në shekullin 15-16, kur Firences i rrezikohej ekzistenca nga mbretëri të tjera të mëdha rreth e qark, si dhe nga hegjemonia e familjes Medici.
Dakord, por për hir të kësaj metafore, për hir të kësaj harmonie shpirtërore, edhe harmonia fizike është sakrifikuar.
Por a është ky raport mes harmonisë fizike dhe asaj shpirtërore detyrimisht në përpjestim të zhdrejtë në skulpturë?
Në fakt po të vëmë re Davidin tjetër, atë të Berninit, jo. Ashtu si tek Davidi i Mikelangelos është sakrifikuar harmonia fizike për hir të metaforës, këtu përmasat e sakta fizike janë vënë në pah me realizëm por në funksion të një tjetër metafore: asaj të përpjekjeve njerëzore.
Shtrembërimet e trupit, shpërfytyrimet e fytyrës, forcimet dhe spërdredhjet e gjymtyrëve këtu janë jo vetëm në porporcion të rregullt anatomik, por edhe në porporcion me mesazhin e dhënë.
Liria e skulptorit mes këtyre dy shëmbujve formon kështu një totalitet. Mesazhi mund të jepet nëpërmjet mediumit të skulpturës në daç duke e sakrifikuar realizmin për hir të metaforës në daç duke e vënë realizmin në funksion të kësaj metafore.
Këtë luhatje mes idealizmit dhe barokut realist, e gjejmë për herë të fundit të ndërthurur ne formë epokale tek skulpturat e Rodin-it. Njësoj si Michelangelo, Rodin sakrifikon harmoninë fizike për hir të metaforës. Por njësoj si Bernini ai vë gjithashtu në pah harmoninë fizike për t’i thurur elozhe veprimtarisë njerëzore.
Kështu psh, ashtu si Michelangelo vuri në dukje përmasat mitike të duarve të Davidit, ashtu dhe Rodin vuri në dukje përmasat mitike të fallusit të Balzakut. Aq sa është vështirë të thuash se kush nga këto përmasa është më ofenduese. Por nga ana tjetër, Rodin i qëndroi besnik njëkohesisht edhe një realizmi anatomik, dhe është pikërisht kjo besnikëri ndaj pozës anatomike që vë në pah veprimtarinë e subjektit, si tek, bie llafi, Mendimtari.
Lufta kreative në skulpturë mes këtyre dy trendeve mund të konsiderohet e mbyllur me skulpturat e Rodin-it, të cilat i përqafojnë të dyja trendet.
Në këto kushte, skulptorit do i duhej të zbulonte të tjera skulptura brënda një blloku guri. Por më e rëndësishmja, pse pikërisht brënda një blloku guri? Pse jo bronx, dru, hekur gjithashtu? Për më tepër që këto materiale kishin kohë që po përdoreshin në skulpturë.
Gjithsesi, problemi i materialit dhe rrjedhimisht i teknologjisë nuk do vihej në pah me forcë deri me daljen në skenë të Jeff Koons.
Por ndërkaq, pas Rodin-it, në fillimet e shekullit 20, u vu re një zhvendosje në subjektin e skulpturës. Bashkë me tejkalimin e dilemës mes harmonisë dhe disharmonisë fizike, nga skulptura ku përfaqësohej njeriu dhe veprimtaria njerëzore u kalua në një skulpturë totemike.
Perfaqësuesit e kësaj skulpture janë anglezi Henry Moore, dhe rumuni Kostandin Brancusi. Dhe këta vunë në dukje se në fakt përmasat e fallusit të Balzakut ishin më ofenduese se sa përmasat e duarve të Davidit.
Ashtu si ç‘e kishte vënë re edhe Sigmund Freud-i në pothuaj të njëtjën periudhë me këtë skulpturë totemike, një motiv i pandërgjegjshëm seksual, irracional, përbënte pjesën më të rëndësishme të veprimtarisë njerëzore. Nëse duart në këtë dallim përbëjnë pjesën racionale të kësaj veprimtarie, ishte simbolika fallike ajo që përbënte pjesën irracionale.
Skulpturat e Moore-it dhe të Brancusit, janë në përgjithësi toteme që përfaqësojnë seksin femër, apo seksin mashkull. Ishin pikërisht këto forma që po zbuloheshin tashmë prej skulptorit nga blloku i gurit dhe me zbulimin e këtyre formave, skulptura ju rikthye një tradite pre-romake dhe pre-greke.
Skulptura nuk ishte më homazh për humanizmin, por si në kohët e një lashtësie primitive, homazh për virilitetin apo fertilitetin. Kështu, skulpturat e Brancusit janë shquar si homazhe të virilitetit mashkullor, ndërsa ato të Moore si homazhe të fertilitetit femeror.
Ky “regres” i skultpurës në një primitivitet primordial, nuk mund të mos kishte impakt të mëtejshëm në medium. Si ishte e mundur që pikërisht në shekullin e 20, në shekullin e progresit më të lartë njerëzor në teknologji, skulptura të merrej me forma primitive?
U desh Koons që kjo pyetje të adresohej prej mediumit të skulpturës. Ndryshe nga këta dy paraardhës të vet që me anë të skulpturës u përpoqën të simbolizonin përsosmërinë e formave të virilitetit dhe fertilitetit natyror, Koons është një skulptor që është përpjekur të simbolizojë përsosmërinë e formave – nëse bën kuptim shprehja – të virilitetit dhe fertilitetit teknologjik.
Nëse mund të flasim bashkë me Barthes për simbol të simbolit, një virilitet dhe fertilitet teknologjik mund të simbolizojë fetishin e njeriut me përsosmërinë teknologjike në fund të shekullit 20 dhe në fillim të shekullit 21.
Jo pa qëllim, objektet e përfaqësuara nga Koons, janë një hibrid mes kafshëve shtëpiake, pets, dhe robotëve. Ashtu si çdokush prej nesh ëndërron për modelin e fundit të iPhone, duke fetishizuar mbi përsosmërinë, madhësinë, bukurinë, etj, ashtu edhe skulpturat e Koons e përfaqësojnë këtë ëndërr kolektive në formën e një rebusi freudian.
Por Koons nuk mjaftohet thjesht me metaforën. Ai shfrytëzon ndër të tjera edhe zhvillimet teknologjike në përpunimin e materialeve, sidomos hekurit, për ta simbolizuar këtë fetish jo vetëm me anë të pet-robot që ka për subject, por edhe përmes një cilësie objektive fetishi që kanë skulpturat e tij. Ato janë ultra të lëmuara dhe ultra të mëdha.
Por, dhe kjo ka rëndësi, megjithë fetishitetin e skulpturës së Koons, është pikërisht kjo lëmueshmëri dhe kjo madhësi gjigande që krijon një ftohtësi, një distancë, apo si të thuash një aura rreth skulpturës.
Megjithëse ato janë të lezetshme, megjithëse ato vënë në dukje dëshirën që duhet të na kënaqet falë përsosmërisë teknologjike, ato mbeten të paprekshme, të paarritshme.
A thua se pikërisht në zemër të përsosmërisë Koons dashka të hedh farën e papërsosmërisë. Si gjest, kjo e afron me barokun e Berninit, por për këtë raport mes përsosmërisë dhe papërsosmërisë do shkruaj në artikullin e ardhshëm, ku edhe do përpiqem të sqaroj se si mund ta kategorizojmë më saktë gjestin e Koons.
X.x. , te drejtohem ty si autor i ketij bllogu, por njekohesisht edhe si stimulues i tru-nxenies apo tru-shplarjes te opinionit publik shqiptar permes internetit, ne lidhje me mjaft tema te diskutuara ketu.
Me bene pershtypje ne nje debat te koheve te fundit tek “Peshku” (http://www.peshkupauje.com/node/37313), disa fraza te komenteve te tua me komentuesen Selfmaderadio ne lidhje me kritikat e saj mbi nje shkrim tuajin per “Ciklit shqip të Kreshnikëve”. Shkrove per komentuesen SMR nder te tjera:
1-…kam frikë se ky person i qaset çështjes në mënyrë amatoriale, ose nga jashtë…
2- (Kritiken për metodën) do ta quaja profesionale dhe të mirëfilltë vetëm kur bëhet nga profesionistët. Përshtypja ime është se SMR, kur ndërmerr kritika të tilla, nuk angazhohet aq në debat sesa merr poza, me të cilat kërkon që ta identifikojnë të tjerët, ose palët e treta
3- Për metodën me të cilën i jam qasur unë kësaj kënge, në esenë më lart, dua të diskutoj vetëm me njerëz që dinë se për çfarë flasin. SMR nuk hyn në këtë grupin e fundit.
4- SMR është biologe, në mos gabohem dhe ndoshta e zbaton atë parim në mënyrë shembullore në kërkimet e veta; por fakti që e zbaton mirë në fushën e vet nuk jep ndonjë garanci se mund ta verifikojë si e zbatojnë të tjerët gjetiu. Një teknik kompjuteri nuk është vetvetiu kirurg i mirë, as një mësues bari i mirë delesh. Një shahist nuk ka ndonjë përparësi, kur vjen puna për të komentuar një ndeshje boksi. E kështu me radhë. Jo se parimi më lart nuk është i drejtë, por sepse pa pasur ekspertizë, ti nuk e verifikon dot nëse ky parim është zbatuar drejt apo jo (dhe pastaj, ngaqë s’e verifikon dot, fillon me etiketimin).
5- Vimë kështu te parimi që N.N. Taleb e ka quajtur “vizorja e Wittgenstein-it”: nëse ti nuk je i sigurt për saktësinë e vizores me të cilën po mat tavolinën, atëherë njëlloj mund të përdorësh edhe tavolinën për të matur vizoren. Sa më pak e besueshme të jetë vizorja për ty gjatë kohës që po mat, aq më shumë informacion po merr për vizoren vetë dhe aq më pak për tavolinën.
Me pak fjale u shprehe se SMR eshte e paafte te ushtroj kritiken perkundrejt shkrimit tend, nga pozitat e saj si amatore ne relacion me fushen e debatit. Sinqerisht, jam dakort 100% me ato sa shkrove per “metoden”; por qe keto fjale te vijne prej teje, kjo vertet qe me habiti pa mase. Sepse je ti qe nuk ke lene pa shkruar dhe pa folur per te gjithe temat qe preokupojne opinionin puklik. Je ti qe ke folur per gje-politiken, per historine: (pellazget, iliret, arberit, greket, italianet, germanet…), per muziken, per artet vizuale, per mjekesine, per fiziken, per farmaceutiken, per antropologjine, etj, etj…
Ajo qe me shqeteson eshte se pikerisht ky revanshizem i “amatorizmit”, i kthyer ne art, arrin te ndikoje mjaft masa te paditura te rinjsh, per te cilat cdo gje e shkruar ne internet kaperdihet e pafiltruar, fenomen ky qe perben rrezik mjaft te madh te koheve meta-moderne .
E bera tere kete lidhje, sepse mendoj qe edhe ti je fajtor per shkrime kaq zhgenjyese sa ky i L.Kodres (duke i dhene hapesire elekronike). Pikellohem po keshtu kur verej se Luliani nuk eshte gje tjete vecse nje kopje ekstreme e jotja, shume here me e ceket, shume here me e paditur, dhe shume here me agresive, por qe dashje pa dashje nuk do te ekzistonte nese nuk do te ekzistoje ti.
Sa per shkrimin, pak gjera mund te them sepse ne thelb nuk thote asgje. Niveli i ligjerimit se shqipes me fjale si: (viriliteti, fertiliteti, primordial, rebusi, elozhe, pet-robot); me shprehje si: (“përmasat mitike të duarve”, “si tek, bie llafi”, “Lufta kreative në skulpturë mes këtyre dy trendeve “); apo me terma qe per here te pare degjohen publikisht per te analizuar artet vizuale: (“Megjithëse ato janë të lezetshme”, “Këtë luhatje mes idealizmit dhe barokut realist”, “Në fakt, po të shohim punën e tij më të famshme, Davidin, do të vëmë re se harmonia fizike është inekzistente”; pra ky nivel analize dhe ligjerimi vetem pershtjellim dhe matufepsje do te sjelle nder ata qe vertet duan te mesojne dicka mbi artet pamore, dhe rastesisht rruga mund ti sjelle ketu.
P.s. Koons-i nuk eshte gje tjeter vecse nje pjelle e sistemin kormecialist dhe hegjemonik amerikan, dhe mallrat e prodhuara jo prej tij, por prej punonjesve me meditje qe marrin rrogat te studion e Koons-it, nuk jane gje tjeter vecse plehra komerciale, te prodhuara dhe te imponuara prej tregjeve globale dhe bursave se artit…
Shkruan:
Kam frikë se je habitur pa shkak.
Sikurse dihet dhe sikurse e kam shkruar edhe unë më se një herë, pikërisht për të kundërshtuar keqkuptime – herë në mirëbesim e herë me keqdashje të hapur – si ky më sipër, ka së paku dy mënyra për t’iu qasur çështjeve që, siç i cilëson edhe ti, preokupojnë opinionin publik.
E para është ajo e ekspertit të çështjes, të cilën e advokon ti.
E dyta është ajo e publikut, ose e palës drejtpërdrejt të interesuar për çështjen.
Për shembull, një problem që ka lidhje me transportin publik, mund dhe duhet të trajtohet nga urbanistët, inxhinierët etj.; por mund dhe duhet të trajtohet edhe nga pozitat e asaj pale që është drejtpërdrejt e interesuar në këtë çështje – publikut.
Me përjashtim të fushave ku unë e kam një farë ekspertize, në të gjitha fushat e tjera qasjet e mia kanë qenë të llojit të dytë; dhe asnjëherë nuk kanë pretenduar të jenë të llojit të parë.
Për ta ilustruar: kur kam folur për gripin ose për skrofullën, e kam bërë nga pozitat e të sëmurit, nuk kam dhënë këshilla dhe receta si mjeku.
Nëse ti e përjashton këtë mundësi, ose të folurit nga pikëpamja e opinionit publik; madje të folurit “e specializuar” nga pikëpamja e këtij opinioni publik, të cilin e bëjë opinionistët, shkrimtarët, publicistët dhe, në përgjithësi, intelektualët (të cilët i artikulojnë mendimet e tyre më mirë); pra, nëse ti e përjashton këtë mundësi, atëherë ti ua lë çështjet, të gjitha, në dorë teknokratëve dhe ekspertëve, ndërsa publikun dhe zëdhënësit e tij i kufizon te rubrika e “letrave nga lexuesi.”
Por nëse pozicionohesh kështu, atëherë ti bëhesh pjesë e problemit; sepse diktatura e ekspertëve është diçka e neveritshme, me të cilën unë kam luftuar dhe do të luftoj, gjithnjë nga pozitat dhe pikëpamja e publikut.
Tani, po të kthehem te debati i paradokohshëm me SMR dhe disa të tjerë te Peshku; replika ime, dhe kritika ime ndaj ndërhyrjes së saj, nuk kishte për objekt faktin që ajo kishte folur në një fushë ku nuk ka ndonjë ekspertizë; por – dhe kjo ka rëndësi të madhe, sepse siç e shoh, ti nuk e paske kuptuar fare – e kritikonte SMR sepse ajo i qasej çështjes së diskutuar nga pozitat e një eksperti (duke u marrë me metodën e qasjes sime ndaj eposit të Veriut), por pa qenë e tillë. Ky ishte gabimi i saj, sipas mendimit tim; jo zgjedhja e temës ose guximi për të ndërhyrë.
Sa për shkrimin më lart, besoj se autori do të përgjigjet vetë; për arsye të vetëkuptueshme, unë nuk jam në gjendje të vlerësoj, profesionalisht, çdo shkrim që dërgohet në blog nga bashkëpunëtorët dhe kolegët; madje as që e kam pretenduar ta bëj këtë gjëkundi.
Përndryshe, bie tërësisht dakord për sa thua, në lidhje me Koons-in; por le ta pranojmë se publiku, në këtë rast i mishëruar në personin dhe penën e Lulian Kodrës, e mendon këtë ndryshe.
E kam thene dhe e perseris, e kam per nder te mesoj nga A.V.
Sa per te tjerat, hap fjaloret e shqipes per te gjetur virilitetin dhe fertilitetin, e para, dhe e dyta, nuk di nga ta kap kritiken tende, pasi je pikerisht ti qe nuk po thua asgje, pervecse duke perdorur anonimatin, perdror njekohesisht te njejtat kritika te cilat te duket se I gjen gabim tek Xha Xhai.
Por qe te mos vdesesh injorant, bej nje google termit kawaii, e lezetshme, dhe do vesh re qe atribuimi I fjales per sa I perket popit, nuk eshte shpikja ime. J.C. Ammann ma mbeshtet argumentin specifikisht ne lidhje me koons ne pikerisht ato term qe kam perdorur. Eshte shume kollaj per mua ta shnderroj kete tekst ne format artikulli akademik, ku dhe do isha ne gjendje ta mbroja me citate te shumta, por jam I detyruar te respektoj formatin e blogut.
Sa per rolin e Koons ne skenen e artit, eshte komercial, kitsch apo ndojne gje tjeter, duhet te presesh deri ne shkrimin e ardhshem.
Tema është me interes por pak punë ka shkuar brënda.
Umberto Eco e ka qare tek “History of Beauty”
X.x. kam frike se ketu po ben lojra fjalesh, pa kuptuar, apo pa dashur per te kuptuar sensin e atyre sa them. Kur themi:
“nga pozitat e një eksperti (duke u marrë me metodën e studimit), por pa qenë e tillë…” cfare nekuptojme me kete?!
Nekuptojme pikerisht faktin qe personi ne fjale i cili kerkon te merret me metoden e studimit, nga pozitat e ekspertit, por qe nuk ka ate bagazh dijeje qe do ta ndihmonte te kuptuar, ezauruar, e me pas operuar mbi temen, eshte pikerisht nje amator, krejt i paafte per t’ia dale mbare detyres qe i ka vene vetes. Pra nese nuk zoteron njohje mbi fushen qe tu tek te shkruash, me mire leje ta bejne ata qe kane mundesine dhe aftesite.
Sigurisht qe ne ceshtje te ndryshme pike se pari duhet te flasin specialistet e fushes. Nga ana tjeter cdo njeri ka te drejten per tu shprehur, por asnje “te padituri” nuk i ofrohet podiumi i leksioneve akademike, duke pritur prej tij se mos valle i vjen frymezimi qiellor e na ben “vezen e kuqe”. Eshte shume me e dobishme qe te paditurit, apo gjysem te diturit te hapin librat e te lexojne, me qellim dijen, se sa te japin leksione lart e poshte, duke u “vrare veshet”, ose “syte”, atyre qe u bie fati te behet deshmitare gjate kohes se “performamancave memece”…
Zog,
Lexova shkembimet e tua me Xhaxhan si dhe debatet ne PPU.
Nuk e di se kush eshte emri yt atje, por ajo cfare shkruan ti ketu nuk me duket aq e pafajshme.
Sepse nuk eshte e drejte nga pikepamja intelekuale te hedhesh poshte e ta vesh ne dyshim publikisht metoden e nje filologu me ane te asaj te nje biologu. Midis tyre ka vite drite distance, dhe kete edhe nje layperson e di. Psh “morfologjia” perdoret edhe ne linguistike, por edhe ne biologji.Edhe ne matematike, por edhe ne astronom. , Edhe ne shkencat politike, por edhe ne shkencat materiale. Pavaresisht se morfologjia ne te gjitha rastet merret me studimin e formes apo struktures.
Ne te gjitha rastet, fushat kane objekte/subjekte te ndryshme kerkimi/studimi, kane “gold standard” te ndryshme. Metoda ne kerkim te se vertes se tyre eshte krejt ndryshe.
Prandaj them se aje qe shkruan nuk eshte e pafajshme. Ose eshte e paditur.
Je i sigurt qe ke lexuar, dhe me pas ke kuptuar ato sa kam shkruar?! Sepse ne thelb nuk ka kontradikte mes “akuzave” te tua ndaj meje, dhe atyre sa une mbeshteta. Lexome edhe nje here, aman…
Thua
…”Je i sigurt qe ke lexuar, dhe me pas ke kuptuar ato sa kam shkruar?! Sepse ne thelb nuk ka kontradikte mes “akuzave” te tua ndaj meje, dhe atyre sa une mbeshteta. Lexome edhe nje here, aman…”
Obligohem me kenaqesi.
Ti shkruaje:
1. Sinqerisht, jam dakort 100% me ato sa shkrove per “metoden”; por qe keto fjale te vijne prej teje, kjo vertet qe me habiti pa mase. Sepse je ti qe nuk ke lene pa shkruar dhe pa folur per te gjithe temat qe preokupojne opinionin puklik. Je ti qe ke folur per gje-politiken, per historine: (pellazget, iliret, arberit, greket, italianet, germanet…), per muziken, per artet vizuale, per mjekesine, per fiziken, per farmaceutiken, per antropologjine, etj, etj…
2. E bera tere kete lidhje, sepse mendoj qe edhe ti je fajtor per shkrime kaq zhgenjyese sa ky i L.Kodres (duke i dhene hapesire elekronike). Pikellohem po keshtu kur verej se Luliani nuk eshte gje tjete vecse nje kopje ekstreme e jotja, shume here me e ceket, shume here me e paditur, dhe shume here me agresive, por qe dashje pa dashje nuk do te ekzistonte nese nuk do te ekzistoje ti…
3. Ajo qe me shqeteson eshte se pikerisht ky revanshizem i “amatorizmit”, i kthyer ne art, arrin te ndikoje mjaft masa te paditura te rinjsh…
Pra me shpate ne dore, ti merr turravrap perpara dhe thua, e bardhe ne te zeze se Xhaxhai, meqe ngul kembe se nuk pranon verejtje mbi metoden e punes qe ai perdor ne PROFESIONIN e tij, te bera nga nje jo-specialist I fushes perkatese, kjo i heq atij te drejten te shprehe publikish opinionin e vet mbi ate cfare arrin te perceptoje nga realiteti rreth e qark. Madje ai jo vetem qe eshte fajtor per kete shkelje te ligjesise se metodes, por c`ka eshte nje e keqe dhe ca me e madhe, me fjalen e vet, ai po korrupton edhe te rinjte e paditur, dhe po perhap nje shembull te keq, qe ti e ilustron me rastin e shkrimit te Lulianin. Ti me kaq ke thene gjithshka. Ose pothuajse. Vetem sugjerimi i zgjidhjes se problemit me ane te gotes mungon aty.
Po te mos ishin fjalet e tua kaq jo te thjeshta, mund te kisha menduar se ishe thjeshte nje “kontra-pedal”, ose nje klon i evoluar i tij. Por duke pare pare se sa inat e keqdashje ka aty, te thashe heren e pare se fjalet e tua nuk me duken aq te pafajshme. Inat profesional? Sentimental? Nje Zot e di. Cfare une di, eshte se ky eshte nje inat publik. I shemtuar. Tejet madje. Sepse eshte si nje mize e keqe, qe perpiqet te fuse ne koken e tjetrit larven e dyshimit, te censures, qe e kushtezon hostin, dhe e con ate drejt autocensures. Dhe nuk ka gje me te keqe per nje shpirt se mbjellja e dyshimit ndaj vehtes, i cili ka mundesite te metamorfohet me pas ne cdo gje. Pjeset e cenuara te trupit, te gjitha nderrohen sot. Vetem shpirti jo. Nje here se cenuari, ai eshte i pariparueshem.
Nga c`shoh, ti ngaterron, uroj nga injoranca, publicistin me specialistin. Ngaterron esseistin me gazetarin. Intelektualin me propagandistin. Dhe e shpreh dhe e paraqet veten ne kete ngaterresen tenden, ne menyre krejt vulgare. Dhe me beso, nuk jam une qe nuk dua te lexoj. Je ti qe nuk di te flasesh.
Xhaxha, thua:
“Përndryshe, bie tërësisht dakord për sa thua, në lidhje me Koons-in; por le ta pranojmë se publiku, në këtë rast i mishëruar në personin dhe penën e Lulian Kodrës, e mendon këtë ndryshe.”
Dhe c’thote kolegu?
“Koons-i nuk eshte gje tjeter vecse nje pjelle e sistemin kormecialist dhe hegjemonik amerikan, dhe mallrat e prodhuara jo prej tij, por prej punonjesve me meditje qe marrin rrogat te studion e Koons-it, nuk jane gje tjeter vecse plehra komerciale, te prodhuara dhe te imponuara prej tregjeve globale dhe bursave se artit…”
Edhe ta zeme se kjo eshte absolutisht e vertete. Pyetja mbetet: C’lidhje ka kjo me punen e Koons te konsideruar nga perspektiva e skultpures? Duhet, ose te mos dish te lexosh fare, ose te jesh krejt profan, qe ne nje teme ku konsideratat jane marre NGA mediumi i skulptures, ta hedhesh poshte me konsiderata marre nga tregu i artit, apo nga shperndarja e punes ne praktikat artistike. Madje edhe me keq se kaq eshte kur ne emer te fjales se lire, apo te se drejtes se opinionit te nje publiku qe nuk qenka ekspert, te thuash se “duhet te biem dakord te mos biem dakord.”
E perseris, argumenti me lart eshte teknik, dhe po te kishte tjeter format blogu, do isha dhe i gatshem te ofroja te gjitha referencat e duhura per ta mbrojtur, dhe kete mbrojtje ta beja brenda te gjitha standardeve akademike. Por sic thashe, duhet repsektuar formati i blogut, gje qe nuk te lejon as ty Xhaxha, te thuash se Koons eshte komercial, e me the te thashe, kur tema ne fakt nuk eshte fare Koons dhe roli i tij ne treg, por pozicioni i Koons ne traditen e skulptures.
Problemi eshte se kolegut “ekspert” nuk i intereson kjo. Ajo qe i intereson eshte te beje zhurme, te aludoje per “ekpsertize” por pa ofruar nga vetja as edhe minimumin e “ekspertizes” qe kerkon nga tjetri. Ajo qe i intereson nuk eshte ta deligjitimoje diskursin e tjetrit sepse diskursi i tjetri mund te jete gabim, sic edhe mund te jete ne fakt gabim diskursi im, por vetem sepse eshte diskursi i tjetrit. Gjithe cka eshte i afte te marre kolegu nga tjetri eshte nje “performance memece.” Vetem se kjo memeceri, mund ne fakt edhe te jete shurdheri e kolegut, e per te vertetuar se cfare eshte, kolegu nuk ka ofruar asgje pervec arrogances. Bujrum, kontrolloni termat. Vetem se kolegu nuk i ka degjuar ndonjehere me pare publikisht, nuk do te thote se keto jane terma te padegjuara.
Aq me teper qe ligjerimi i tij eshte i gabuar qe ne koncept. Kritika e artit nuk e njeh statusin e ekspertit, por vetem te intelektualit publik. Nuk e njeh kete status te ekspertit, sepse nuk ia lejon vetes t’i kaloje disa kufinj te modestise. Operon me ane te perkufizimeve te termave, qe ose jane te mprehta, e rrjedhimisht, mjafton kujdesi i duhur dhe jane njekohesisht edhe te aplikueshme, ose jo. Por per asnje lloj mprehtesie, dhe per asnje lloj aplikimi te ketyre termave, mund te thuhet se perbejne “ekspertize.” Kjo sepse qasja ne kritiken e artit, tradicionalisht, e perjashton si mos-bindes argumentin nga autoriteti.
Shkurt, kolegu, nese kishte ndonje gje, duhet ne rradhe te pare, termat qe i vrane veshin, te sqaronte se pse nuk jane perkufizuar bindshem, dhe ne rradhe te dyte, se pse keto terma nuk jane aplikuar si duhet. Atehere edhe shqetesimi i tij, se mos ndonje profan rastis ne kete faqe dhe i meson gjerat gabim, mund te konsiderohej si shqetesim i sinqerte. Perndryshe, argumenti nga autoriteti eshte me i vlefshem per te bindur ndonje femije cerdheje se Zoti e beri boten per shtate dite pasi ashtu dhe thuhet ne bibel, se sa per t’u perdorur ne kritiken artit.
1- “Kritika e artit nuk e njeh statusin e ekspertit, por vetem te intelektualit publik…”
Ku i ke degjuar keto qyfyre, qe vjen e na i perserit ketu, aman?! Sepse me kete llogjike, qe ne thelb eshte e absurde/miope/sharlatane, do te na besh te harrojme edhe ato pak gjera te teorise se artit qe dime.
2- “Shkurt, kolegu, nese kishte ndonje gje, duhet ne rradhe te pare, termat qe i vrane veshin, te sqaronte se pse nuk jane perkufizuar bindshem, dhe ne rradhe te dyte, se pse keto terma nuk jane aplikuar si duhet. …”
Si mund ti sqarosh nje “zdrukthtari”, i cili nuk posedon ze per te kenduar, e qe nje dite te bukur i shkrepet te kendoje nje kenge me sa force qe ka, ne mes te nje bulevardi qendror, pa u shqetesuar per pranine e kalimtareve, se pellitjet, apo stonatura e tij, pak te perbashketa kane me ato c’ka u perpoq te thote kompozitori i kesaj kenge ne momentin idilik te krijimit?
Si mund ti sqarosh se notat e kenges u perdhunuan qysh ne gurmazin e “zdrukthtarit”, pa kaluar ende fytin, e aq me teper gojen, buzet, e per te arritur tek veshet e kalimtareve?
Si mund ti japesh te kuptoje dikujt qe nuk arrin te kuptoje cdo te thote “stonature”, se pikerisht ne momentin, jo kur kendon, por kur kete gje e ben publikisht, eshte duke kryer nje mizeri te pashoqe vrasese, te asaj c’ka “krijuesi” me aq mund dhe gjak arriti te sjelle ne jete?
Si mund te besh te kuptoje se ky krim ndonese pa gjakra perreth, ka te njejten ekuivalence, me cdo krim te cilido vrasesi ordiner?
Zog, kam një problem me pozicionin që ke zgjedhur.
E kuptoj deri-diku që disa njerëz, mes të cilëve edhe ti, gjithnjë do të këmbëngulin që për fusha të caktuara duhet të flasin vetëm ekspertët.
Dhe se, kur përkundrazi, e marrin fjalën profanët, këta stonojnë dhe, në thelb, bëjnë krime të barasvlershme me ato të sëpatës.
Thashë e kuptoj këtë qëndrim, edhe pse nuk e pranoj; por këtu nuk e kam fjalën te kundërshtimi i tij.
Këtu e kam fjalën te qëndrimi vetë. Ti e formulove në raport me esenë e LK, e cila ndër të tjera nuk ka përfunduar së dali ende.
The, ose nënkuptove, se LK nuk merr vesh ose nuk ka kurrfarë ekspertize nga fusha të cilën ka zgjedhur për të ushtruar penën e vet.
Tani, pyetja ime do të ishte: me ç’cilësi e dallove ti, që LK nuk ka ekspertizë në fushën e kritikës së artit?
Mos m’u përgjigj, të lutem, se “kjo duket sheshit”, meqë kjo farë përgjigjeje, përveçse e pandershme, do të binte ndesh me pozicionin tënd, që kritikën e artit duhet ta “ligjërojnë” vetëm kritikët profesionistë të artit, ose ata që kanë ekspertizë nga fusha.
Unë, dhe shumë të tjerë që të lexuam, nuk e dimë se cili është “Zog”.
Ndërkohë, asnjë i tretë nuk ka dalë në komentet, për t’u identifikuar si kritik arti, dhe për të të dhënë të drejtë ty, ose përkatësisht LK, në debatin tuaj.
Unë, duke mos qenë vetë kritik arti e duke mos e pasur ekspertizën e duhur që, sipas teje, është e vetmja që të lejon të flasësh për artin në nivelin që flet LK, nuk jam në gjendje të dalloj nëse shkrimi i LK është shkrim i dikujt që ka ekspertizë në fushën e artit.
Mund të dalloj, përkundrazi, që LK e njeh artin, ka interes estetik dhe intelektual për të, arti e tërheq dhe i ngacmon mendjen, dhe e bën të shkruajë.
Më tepër jo.
Nëse, siç thua ti, duhet të jesh ekspert arti për të folur për artin në mënyrë të tillë që të mos tremben zogjtë në pemë nga zëri yt i çjerrë, atëherë unë deduktoj, nga pozicioni yt, se edhe për ta identifikuar zërin e çjerrë të atij që flet për artin pa qenë ekspert arti, duhet të jesh ekspert arti.
Mirëpo mua nuk më rezulton që “Zog” të jetë ekspert arti.
As shoh në rreshtat e tu shenjat e ndonjë ekspertize të tillë.
Të thuash se ligjërimi kritik për artin është prerogativë e ekspertit, së paku në nivelin që e ushtron LK, do të thotë, vetvetiu, të invokosh një parim të autoritetit – në këtë rast, autoriteti i ekspertit, përballë profanit që duhet të jetë vetëm vesh dhe t’i mungojë goja.
Ta zëmë se është ashtu. Mirëpo parimi i autoritetit nuk funksionon dot pa autoritetin vetë, ose pa identifikimin e tij si person.
Ti nuk e bën këtë – por parapëlqen të përdorësh një pseudonim. Pseudonimi në këtë blog është i lejuar, madje i inkurajuar; por diskursi yt konkret, për këtë temë, e përjashton pseudonimin.
Me fjalë të thjeshta: që t’i thuash këto gjëra, duhet të identifikohesh, mik. Përndryshe, edhe ndaj teje do të zbatohet vizorja e Wittgenstein-it; dhe diskursi yt kundër LK do të përdoret vetëm e vetëm për të matur personin tënd.
Të kthehemi te debati im me SMR, në PPU. Nëse të kujtohet, dhe me siguri të kujtohet, unë u imponova atje me autoritetin e ekspertit (gjë që e urrej ta bëj, por m’u desh ta bëj, në situatën konkrete), e bëra me emrin tim, si Ardian Vehbiu; dhe gjithçka që përfaqësoj. Tek e fundit, për këdo që ka interes, pseudonimi Xha Xhai është më tepër një pen name, që përfaqëson dëshirën time për të krijuar një personazh virtual; por nuk ka asgjë të fshehtë aty, as ka pasur kurrë.
Prandaj, Zog, argumenti më i mirë që do të sillje, në mbrojtje të pozicionit tënd, do të ishte emri yt real; në mënyrë që të tjerët, ata që duan të dinë dhe që i ngacmon pozicioni dhe reagimi yt, të binden se cili autoritet vallë po ua kujton parimin e autoritetit; dhe cili ekspert, po ua rekomandon primatin e ekspertizës.
1- “Ti e formulove ne raport me esene e LK, e cila nder te tjera nuk ka perfunduar se dali ende…”
Nese keto postime i ndjen si jo te plota, ky nuk eshte faji im, por i joti qe i publikove keshtu. Une me c’shoh keto i publikove vec e vec, dhe une flas per cilesine, ose mungesen e cilesise, te atyre sa lexoj…
2- “me c’cilesi e dallove ti, qe LK nuk ka ekspertize ne fushen e kritikes se artit?”
Mund te me thuash X.x. cfare studimesh ka kryer L.K. qe mund te jene relative me historine e artit? Cfare praktike pune ka qe te kete lidhje me kete fushe? Cfare bagazhi teknik specifik ka si person L.K. qe ty te ben te mendosh se eshte ne gjendje jo te analizoje, por ne radhe te pare te kuptoje, te perceptoje, te pertype, te akumuloje, te gjitha ato nocione, problematika, fenomene e dukuri, qe mund te burojne prej nje vepre arti? Nese perpos kamarjerllikut (per te cilin ai vete ka shkruar), qe si pune nuk ka asgje te keqe, por qe nuk ka lidhje te drejtperdrejt me artin, ti di te me thuash dicka me thelbesore per “biografine” e tij “hulumtuese”, atehere bujrum, thuaje, dhe une do ta marr si te mirefillte ate punen e ekspertizes…
3- “Mund te dalloj, perkundrazi, qe LK e njeh artin, ka interes estetik dhe intelektual per te, arti e terheq dhe i ngacmon mendjen, dhe e ben te shkruaje…”
Lol. Edhe une kam interes per astronomine. Mbremjeve, ne kohen time te lire, mund te rri me ore te tera te veshtroj qiellin, te numeroj derisa te lodhem yjet, te zbuloj arushat, sidomos te voglen, por me gjithe dashurine, interesin njerezor dhe intelektual, me gjithe terheqjen gati magnetike qe ushtron ne shpirtin dhe mendjen time magjia qiellore, asgje nga te gjitha keto nuk me siguron celesat per te kuptuar misteret e universit. Dija nuk ka te beje me perkthimin nga anglishtja ne shqip, per ne “tuafet e prapambetur te kesaj njesie gjeografike qe perdorim gjuhen e dyte”, te gjithckaje te vdekur qe zbulojme ne google.
Dija ka te beje me studime te mirefillta, dhe bagazhi intelektual, qe te jete ne gjendje ne nje bote si kjo e jona, te na thote dicka, merret vetem permes studimeve ne thellesi te subjekteve qe na intereresojne.
4- Pastaj, X.x je edhe teper kontradiktor mes atyre sa thua, sepse gjithe perpjekja jote ne komentin e mesiperm, nuk konsumohet ne nevojen per te kuptuar ato sa te them, por ne deshiren makute per ti mbyllur gojen dikujt, qe pati guximin te te thote ato qe mendojne shume, por qe pak ti shprehin. Shkruan:
“Unë, duke mos qenë vetë kritik arti e duke mos e pasur ekspertizën e duhur që, sipas teje, është e vetmja që të lejon të flasësh për artin në nivelin që flet LK, nuk jam në gjendje të dalloj nëse shkrimi i LK është shkrim i dikujt që ka ekspertizë në fushën e artit….”
dhe me pas, pa u menduar gjate konkludon:
“Mirëpo mua nuk më rezulton që “Zog” të jetë ekspert arti…”
Tani si ka mundesi qe ne rastin e LK-se nuk je ne gjendje te kuptosh se po leshon mufka (nese ka “ekspertize” sic do te shpreheshe ti), kurse ne rastin e “Zog” me nje veshtrim prej mjeshtri te rregjur bere konstatimin e habitshem, se s’kemi te bejme me ekspert?! Ose je ne gjendje te kuptosh nocionet per te cilat flasim dhe te seleksionosh vlerat, ose nuk je; rruge te mesme s’ka.
5- Sa per emrin tim pak rendesi ka, e rendesishme eshte tu perballesh mendimeve te mia, te tjerat jane te dores se dyte…
Ne fakt, zog, vetem nje “ekspert” mund ta banalizoje muhabetin deri ne kete fare feje sa te arrije ne terma te tille subjektiviteti sa dhe “cjerrja,” “stonatura,” “zdrukthtari,” etj, etj. Nderkohe qe eksperti, natyrisht, nja dy tre gjera do i kete mesuar, nder te cilat e para duhet te jete se qe keto etiketa te kene vlere, duhet te provohen se ne fakt ekzistojne objektivisht. Shembull, i thjeshte nga D. Hume: Nje ekspert vere, mund te arrije deri aty sa te thote se vera ka nuanca te holla shajaku, por kjo mbetet vec pompe dhe pordhe e madhe, nga ato qe grisin breket e te zot, nese nuk gjendet as edhe nje lidhje objektive mes gotes se veres qe ka provuar eksperti, dhe ndonje cope shajaku qe ka rene diku ne kontakt me veren e provuar. Po ashtu, edhe ti, mund te thuash shume mire se kjo qe kam shkruar une eshte cjerrje, ngjirje, stonature, etj, etj, por mbetet pompe e pordhe e madhe deri sa te provosh se ku pikerisht qendron ngjirja, stonatura, cjerrja, zdrukthtaria, e me rradhe te gjitha cilesite qe ti pretendon se nuk jane thjesht subjektive, pjelle e mendjes tende, por ne fakt, objektive.
Nuk mund te them se artikulli i Kodres me shkaktoi ndonje gjendje te jashtezakonshme emocionale, por me pelqeu ne kuptimin qe dikush interesohet per Mikelanxhelon, Koons, etc. Ajo qe me te vertete me shqetesoi ishte fjala savonarolale e kritikut te kritikut te artit, kjo trashegimia inkuzitare e te kerkuarit te fajtorit: autoi i artikullit fajtor se nuk kultivon sic duhet profanin, por edhe fajtor autori i blogut qe lejon kritika ten nivelit te ulet.
Me pas nuk kuptoj se c’lidhje ka fakti qe Koons ben vepra komerciale me vlersimin e vepres se tij? Kush tha se vetem arti per art ia vlen dhe jo ai per para? Patjeter e di kritiku i kritikut te artit qe edhe Mikelanxhelo neper atelier ku prodhoheshin vepra per t’u shitur punonte? Me vjen keq kur shikoj se si burgosen njerezit ne vende te lira nen disa idera te parafabrikuara. Ky eshte nje nga fenomenet me te shemtuar per t’u pare ne web e jo orvatja per te shpjeguar e kuptuar nje veper apo tjeteren. Mua kjo me therret ne kujtese “i prigioni” me larmine e kritikes qe terheqin nga pas.
Zog, thelbi i komentit tim më lart përmblidhet kështu: nuk mund t’i referohesh parimit të autoritetit dhe të ekspertizës në një fushë, pa u identifikuar vetë si ekspert dhe autoritet i fushës. Ka një kontradiktë midis tezës sate dhe faktit që ti ke zgjedhur anonimitetin.
Përndryshe, gjithsekush ka të drejtë të shkruajë për çfarë i intereson – këtu nuk ka rëndësi objekti, por qasja. Për yjet nuk shkruan vetëm astronomi por edhe poeti edhe shkrimtari i fantashkencës. Madje edhe logjicieni, ose epistemologu – ka një debat të gjallë në epistemologji, sot e kësaj dite, për natyrën e njohjes, i cili mbështetet në argumentin e konstelacioneve, të cilat janë “objekte” fiktive, të ndërtuara nëpërmjet perceptimit.
Megjithatë, dallimi është se astronomi shkruan për yjet si astronom, ndërsa epistemologu si epistemolog dhe poeti si poet dhe astrologu si astrolog.
Por astronomi nuk shkruan për astronomët e tjerë – por edhe për të gjithë ata që janë të interesuar për argumentin. Nesër, një filozof mund ta shfrytëzojë atë që ka shkruar astronomi, dhe ta çojë më tej.
Kështu, nëse një astronom zbulon, bie fjala, se në qendër të galaktikës sonë ka një vrimë të zezë, këtë mund ta përdorë nesër filozofi për të arsyetuar për fundin e botës; ose futurologu, për të përshkruar një vizion të së ardhmes.
Çdo njeri, madje edhe eksperti, e ka një specialitet të ngushtë; por që nga momenti kur fillon të komunikojë detyrohet ta kapërcejë këtë ngushtësi, për të arritur tjetrin.
Përndryshe, do të themi, me Bernard Show-n, se çdo specialist është idiot në kuptimin e ngushtë të fjalës.
“Për yjet nuk shkruan vetëm astronomi por edhe poeti edhe shkrimtari i fantashkencës…”
Shume e vertete kjo, shume i gjetur si vezhgim.
Por kur flasim per analize shkencore te dukurive dhe fenomeneve te ndryshme (ne kete rast te astronomise), per te kuptuar logjiken qe i ve ne levizje, ligjet dhe sekretet e universit pjese e te cilit jemi, nuk do te konsultoheshim me nje artist, por me nje shkencetar.
Nese nje komete do ti “versulej” tokes, dhe dinim qe brenda nje kohe te caktuar do te ndodhe “perplasja katastrofale”, nuk do ti drejtoheshin nje poeti per ta pyetur se c’ndjen per “evenimentin” ne fjale. Do te turreshim turravrap tek shkencetaret per te kuptuar logjiken e fenomenit, dhe per te vepruar nese mundemi, ne shmangje te katastrofes.
Per henen shkruajne shume, e vertete. Edhe shkencetaret, edhe poetet, edhe astrologet, edhe bejtexhinjte; por kur duam te flasim per kushtet atmosferike te hehes, si edhe per mundesine e ekzistences te jetes ne te, nuk do ti drejtoheshim nje bejtexhiu por nje shkencetari.
Me te njejten menyre, edhe historia e artit, si shkence qe eshte, nuk eshte shume e rekomandueshme per bejtexhinjte e kafeneve, sepse nuk mjafton vetem deshira per te folur, kerkon edhe njohje.
Nga ana tjeter ti vete jo pak here ke folur per nivelin e ketij blogu ne lidhje me temat qe trajton. Dhe meqe kjo eshte parimore per ty, mos lejo qe logjika e “bejtexhiut” te kthehet ne ate mbizoteruese, sepse per mendimin tim do te ishte vertet keq.
Zog,
Keto jane lodra fjalesh. Xhaxhai (madje edhe LK) po tregohen teper te duruar e te sjellshem, dhe po i bien qark e qark muhabetit.
Kur nje njeri del ne publik dhe shkruan per artin sic beri LK, ka disa reagime te mundshme ketu ne blog:
1. Lexon dhe nuk ndihesh se s’ke gje per te thene.
2. Lexon dhe jep mendim pro/kunder shkrimit fillestar nga pozita e lexuesit artdashes.
3. Lexon dhe jep mendim pro/kunder shkrimit fillestar nga pozita e lexuesit expert.
Ti e fute veten tek grupi i trete, por ne fakt reagimet e deritanishme nuk jane prej eksperti, ngjajne me shume si preambul. Eshte reagimi emocional i ekspertit qe ndihet i prekur dhe i fyer nga guximi i profanit/amatorit. Dhe s’ka asgje te keqe. Vetem se me tej, duhet vazhduar ose me 1. kredencialet e ekspertit, qe duhet te jene aq te mahnitshme sa ne te tjeret ta pranojme mendimin tend si teoreme, pa vertetim, ose 2. kritika ndaj shkrimit fillestar te kete cilesite/njohurite qe priten nga eksperti.
Perndryshe, cdo gje qe thua eshte si nje perplasje kembesh prej kalamani inatcor. Nuk mund te faktorizohesh me keto terma. Kjo nuk eshte ceshtje inatesh/gjykimesh personale, eshte ceshtje e respektit qe ke ti per mendimin tend, dhe per ata qe te lexojne. Ketu te pakten.