Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Politikë

PRAPË JASHTË

Shqipërisë sapo iu refuzua, prej Komisionit Europian, statusi i vendit kandidat në Bashkimin Europian.

Ky refuzim, që ishte paralajmëruar, është një disfatë për klasën politike shqiptare në tërësi, shoqërinë civile dhe të gjithë qytetarët shqiptarë.

Arsyet pse u refuzua statusi janë bërë të njohura dhe do të vijojnë të analizohen botërisht: ngërçi politik, shteti ligjor, reformat ekonomike…

Megjithatë, kam frikë se arsyeja kryesore ka të bëjë me faktin që “Europa”, si burim i vullnetit politik “europian”, ende nuk e sheh Shqipërinë si vend europian.

Të qenët “europian” sot nuk ka të bëjë me gjeografinë, as me krishterizmin, as me përkatësinë në organizata dhe aleanca politike ose ushtarake, por me një mendësi e cila pasqyrohet, para së gjithash, në motivet dhe veprimet e elitave.

Një vend që shkatërron mjedisin e vet, që mbytet në plehra, që betonon parqe dhe monumente të natyrës, që mbyll kinematë dhe teatrot dhe stadiumet, nuk është vend europian, ose, në daçi, “europian.”

Një shtet që vret qytetarët e vet, që kanë dalë në protestë, nuk e meriton të futet në Bashkimin Europian.

Në Shqipëri mund të ketë kulturë, madje të lashtë sa s’bëhet; por nuk ka qytetërim të mjaftueshëm. Profili i shqiptarit të sotëm tipik është i shëmtuar.

Frika ime është se Komisioni Europian e ka vënë re, tashmë, se Shqipëria – e përdor këtë fjalë në mënyrë metonimike – dëshiron të futet në Bashkimin Europian për të marrë pará; ose, për ta thënë me një fjalë të vjetër, për të bërë plaçkë.

E kotë të shtoj se ky refuzim është një shuplakë e fortë për elitat politike në Tiranë, sikurse është një goditje e rëndë për shoqërinë civile, e cila ka dështuar në përpjekjet për ta “europianizuar” Shqipërinë.

Flas për një shtresë njerëzish që janë pasuruar në mënyrë marramendëse, duke përfituar nga pushteti i tyre, ose nga donacionet e të huajve, që ndonjëherë kanë qenë vërtet dashamirëse.

Komisioni Europian, duke ia refuzuar Shqipërisë statusin e vendit kandidat, ka refuzuar të legjitimojë bash këtë elitë, me të cilën ka qenë në kontakt gjatë këtyre dy dekadave.

Shqiptarët europianë, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, janë një pakicë e shtypur, e vuvosur dhe e varfëruar, të cilët nuk e kundërshtojnë dot tsunamin e maskarallëkut në Shqipëri.

Edhe në Shqipërinë totalitare të vitit 1989 kishte më shumë virtyt intelektual dhe më shumë simpati të mirëfilltë për Europën, sesa në këtë të sotmen.

Ajo e atëhershmja mund të ketë qenë fryt i një iluzioni prej izolimit, ose i një ëndrre të dëshpërimtarit; por çfarë është aspirata për t’u bërë pjesë e Europës së Bashkuar, në mos një ëndërr për një të ardhme larg mjerimit dhe ndyrësive të djeshme?

Përndryshe, Komisioni Europian, me këtë refuzim të sotëm, e pa mirë se dëshira e Shqipërisë për t’u futur në Europë nuk ishte, në thelb, veçse një dëshirë – sado e pavetëdijshme dhe kamufluar – për ta bërë edhe Europën rrumpallë si gjithë Shqipëria.

Dhe tha jo, dhe nuk mund të mos i japësh të drejtë.

Pa Komente

  1. Ne fakt nuk e kuptoj pse duhet pare ky refuzim si disfate e qytetareve shqiptare. Nuk e kam fjalen per ata qe jane te angazhuar dhe aktive ne planin politik apo social dhe kulturor, por per qytetaret qe perbejne shumicen e ku bej pjese dhe vete. Nuk ndjej ne kulmin e qetesise sime ne te menduar asnje disfate. Fundja rruga per ne Europe eshte nje moto te cilen ndergjegja ime e gjeti rruges, si ato parrullat qe shkruheshin mureve dikur para ’90 e qe duhet ti besoje se ashtu benin te gjithe. Apo se ashtu shpresohej se duhet te ishte e verteta per te cilen luftohej perdite. Tashme armiqte tane, shfaqjet e huaja tonat, jane ne fakt korpusi i sjelljeve dhe mendesise joeuorpiane. Natyrisht sot ne nuk mundet ti luftojme shfaqjet e huaja, sepse se pari duhet te kuptojme cfare eshte e huaj nder ne.
    Per sa i perket ketij vendimi, duhet shtuar se ai eshte paraprire nga nje shqetesim ne rritje per azil kerkuesit shqiptare, c’ka ka nxitur idene e rivendosjes se regjimit te vizave. Te mos arrish standarded e nje qyteterimi ku ti aspiron te futesh, eshte distance dhe diference kulturore, por ndoshta eshte edhe nje kontrast qe ne fakt e pamundeson integrimin ne te. Flas integrimin real. E ky i fundit nuk eshte i mundur, pasi Shqiperia dhe shoqeria e saj nuk jane pjese e kultures perendimore europiane, pavaresisht cilet jane faktoret per kete gje. Per te mos u paragjykuar deri ne pafundesi nga Europa, mendoj se duhet pare mundesia e nje zgjidhjeje qe dikur Stalini ofroi per hebrenjte. I pyetur se pse ai ishte antisemit, Stalini u shpreh se kjo nuk ishte e vertete, pasi qe ai kishte vendosur te krijonte ne mes te BS-se, rajonin autonom te Birobixhjanit. Sot shoh ketu http://en.wikipedia.org/wiki/Birobidzhan, se Birobixhjani prosperon dhe nuk meton me kot nje vend ne Byro. Ndoshta ngaqe raporti me veten dhe ate cfare beson ne vete ka rendesi paresore te jete indertuar mbi sinqeritetin dhe historine e vertete, jo mbi profeci dhe endrra.

  2. Nuk e kuptoj as pse duhet pare ky refuzim thjesht dhe vetem si politika te mbrapshta nga kasta politike shqiptare. Eshte shume e veshtire te bindesh se Europa nuk pranon te behet rrumpalle si gjithe Shqiperia, kur ne fakt paska pranuar te behet rrumpalle si gjithe Serbia. Nuk shoh asgje tek kasta politike serbe, apo tek qytetaria serbe te atille qe Serbia ta meritoje driten jeshile per ne BE, ndersa Shqiperia jo. Nuk me duket se Europa i ka tejkaluar politikat identitare si c’pretendohet ne kete artikull.

      1. Jo nuk kam qene. Po as ti nuk ke qene ndonje here ne Parlamentin Europian. Ca muhabeti! Dale nga lufta Serbia me gjithe Ballkanin e vete mer driten jeshile, dale nga lufta me Serbine edhe Kosova, Serbia e merr, Kosova jo, e Europa i paska kaluar krizat identitare? Me fal qe po pyes, eee?

        1. Kur të thashë që nuk ke qenë në Serbi, e kisha fjalën që ti nuk e njeh realitetin e atij vendi. Unë vërtet që s’kam qenë në Parlamentin Europian (Parlamenti Europian nuk është anëtar i Bashkimit Europian), por kam shëtitur shumë në Europë (edhe pse më duhet ta pranoj se në Serbi nuk kam shkuar); pra, kam shëtitur, dhe e kam një ide se çfarë është Europa dhe si jetohet atje. Madje, meqë ra fjala, edhe kam jetuar për gjashtë vjet në një qytet joeuropian të Europës: në Napoli. Por ti nuk ke kurrfarë ideje për Serbinë, ose je duke folur kot – më fal se po shprehem kështu. Të jesh i sigurt se vendimin për Serbinë e kanë marrë njerëz që kanë jetuar aty dhe ia kanë thithur ajrin.

          1. Ore jam shume i sigurt qe jo vetem ajrin e Serbise e kane thithur, por edhe te strukturave paralele Serbe ne veri te Kosoves, apo krejt Kosoves “qe eshte Serbi” e te republikave serbe ne Bosnje. Prandaj edhe me habit vendimi e nuk me duket i sakte ai skartimi i krizes identitare Europiane.

          2. Me duket goxha kriter i dobet ky i te jetuarit atje e te thithurit te ajrit per te marre vendime te tilla. Serbia dhe serbet jane shkaktaret e 5 luftrave gjakatare ne ballkan keto 20 vitet e fundit, mezi i dorezuan kriminelet e ketyre luftrave te cilet ishin ne Serbi tere kohen keto kohet e fundit, nuk kane kerkuar falje zyrtare per asnje nga keto luftra e as kane paguar demshperblime, vazhdojne politiken e tyre ultranacionaliste kur vjen puna te Kosova qe eshte pjeserisht nje protektorat i BE-se, kane probleme kolosale me krimin e organizuar dhe korrupsionin e prap ju jepet drita jeshile. Edhe une do thoja qe Europa s’i ka kaluar politikat identitare.

    1. Çdo gjë që ka bërë serbi, e ka pasur vullnetin e popullit të vet me vete. Duket se janë dy standarte, por realisht NUK është kështu. Që të të jap një shembull, për Greqinë, tani për borxhet në negociata, të dy palët, marrin në konsideratë impaktin e masave në popull. Shqipërinë nuk e pjerdh njeri. Sepse të keqen e ka që brenda: u mohon vullnetin shtetasve të vet.

      Me Serbinë, hyjnë në negociata me një SHTET. Me Shqipërinë, hyjnë në negociata me një KLAN.

      1. U dashka radikalizuar fryma identitare fetare ne shtetin Shqiptar atehere, se bujrum, e krijoka kohezionin shteteror dhe e tejkaloka klanin.

        1. Është dhe kjo një zgjidhje… fillo radikalizoje tani, dhe prit frytet për nja 100 vjet.

          1. Po jo 100, se tani i bejne me shpejt llogarite dynjaja. Natyrisht, Berisha nuk eshte budalla; tha vetem Shqiperia 1 euro.

  3. Mua kjo me duket loje e ndyre qe ne fillim. Eshte ngritur disa here pyetja “Cila Europe?” Ne mos gaboj, edhe vete Xhaxhai e ka ngritur. Europa e turizmit, e tolerances seksuale, e te drejtave te njeriut dhe te kafshes, apo Europa e punetorit te papune por qe fajin ia ka emigranti myslyman me fehrexhene e tij? Nuk dua te them ketu se Shqiperia e meriton Europen e pare. Pas 21 janarit Shqiperia nuk meriton te hyje ne Europe deri sa te gjej forca te ndeshkoje si duhet mentalitetin qe e shkaktoi. Por nese flasim per Europen e dyte, Europa dhe Shqiperia jane bere per njera tjetren ne te tilla terma qe jane vetem perjashtuese ndaj njera tjetres. Fakti qe nuk vriten emigrante ne mes te bulevardit si c’vritet opozita ne Shqiperi, thjesht sa flet per metoda me te rafinuara diskriminimi, por jo per rezultate apo progres tjeter. Nese duhet bere me faj kasta politike shqiptare, apo qytetaria shqiptare, le te behet me faj edhe pse nuk e ngre zerin per kete pike gjithashtu, por i sheh politikat identitare te Europes si te tejkaluara. Shpresoj mos shihet si shume komod ky pozicioni i kritikes se kritikes, pasi me te njejtin kendveshtrim deligjitimohet edhe kritika e politikes si shume komode, pastaj.

    1. Thua:
      Nese duhet bere me faj kasta politike shqiptare, apo qytetaria shqiptare, le te behet me faj edhe pse nuk e ngre zerin per kete pike gjithashtu, por i sheh politikat identitare te Europes si te tejkaluara
      Po ne po rropatemi per tu bere europiane, te veshim identitetin e tyre. Si tani te ngrihemi e te akuzojme Europen. Ju z. Kodra kerkoni nje maturi intelektuale dhe politike qe nuk mund te imagjinohet per raste te ketilla kur elita krijon qasje populiste ndaj ideve te ndryshme. E meqe jemi ketu, sa per ilustrim apo imitim te nje qasjeje populiste (jo se ka faj populli) une fare mire mund te them se pozicioni juaj ne kete rast kompromentohet nga bindjet e majta, radikale qe manifestoni. Ne antieuropianizmin tend te prizmuar permes lentes te se majtes shfaqesh po aq regresiv sa komunistet e pare. Kete predikim valle mos e keni te lehte ngaqe jeni ne opozite me sistemin ne teresi? Nuk paragjykoj qasjen tuaj ndaj se vertetes, por celulat antiamrikane u identifikuan tek e majta. I dobeti duhet vetem te kafshoje gjuhen.

      1. Ou? S’e di qe qenkan identifikuar celulat antiamerikane tek e majta? Nuk e paskam marr vesh kete lajm. Di qe celulat antieuropiane jane identifikuar tek e majta nga Topalli, po fundja Topalleve edhe u falet t’i ngaterrohet kemba e majte me te djathten.

        Scherzi a parte! Nese pozicioni im qenka i kompromentuar se jam “i majte” nga perspektiva e percepsionit populist, e nese qasja ime ndaj se vertetes nuk eshte e paragjykueshme, atehere bujrum intelektualet e pavarur, asnjeanes, te mos lejojne qe i dobeti vetem te kafshoje gjuhen. Une e kuptoj qe ti po luan rolin e avokatit te djallit, dhe e vleresoj, por ka kufi loja, sepse nuk mund ta leje intelektuali populizmin te shnderrohet ne anti-intelektualizem, dhe analfabetizem rrjedhimisht. Te degjohet zeri i me te dobetit eshte vlere universale e perqafuar ne rradhe te pare pikerisht nga vete Evropa, pavaresisht spektrit apo krahut politik. Ta kam llafin qe, edhe ne terma populizmi, nuk eshte e thene qe i dobeti te kafshoje gjuhen. Po, ne mund te akuzojme Europen, pikerisht sepse nuk i perqafon standardet Europiane. Hegeli e ka pas treguar, (dhe Hegeli eshte figure qe eshte bere flamur ne dac per te majtet, ne dac per te djathtet) se kur shkuan ushtaret e Napoleonit ne Haiti qe t’i “civilizonin” me mesimet e revolucionit fracez, haitianet i priten me arme e me marsejezen ne goje.

    2. Lulian, kjo pytja Cila Europe? nuk ka sens ne kete kontekst. Kjo pyetje mund te behej dhe behet per modelin social te zhvillimit dhe Europa njeh kater modele te tilla. Integrimi europian para se te jete preferenca modelesh dhe “shkuarje atje” eshte “te berit ketu” e disa reformave standart. Pertej euroskepticizmit, mentoret apo tutoret e Brukselit sot per sot jane e vetmja garanci per te europianizuar, se paku, institucionalisht Shqiperine.europianizimi ne mendje do dhe nje shekull.Gishti eshte vene tek kasta politike e dallkaukeve te korruptuar dhe te pa pergjegjeshem. Si mund te fajesohen qytetaret shqiptare per apatine dhe mosreagimin ndaj kesaj klase politike idiote,kur vete mazhoranca e sotme ka bllokuar te vetmin instrument qe ka ne dore populli per te qarkulluar elitat:zgjedhjet e lira dhe te ndershme. Plus dhe plumbat e 21 janarit dhe nje mantel fjalesh hedhur mbi kufomat. E vetmja pike qe te irriton me keta “europianet” eshte qendrimi edhe …edhe, (ose as te…as te …) dhe shperndarja propocionale e fajit pozite-opozite. Te supozojme se sot do te pranohej kerkesa e anataresimit.Cfare mrekullie do te ndodhte imediatisht dhe kjo te reflektohej ne xhepat dhe tavolinat e shqiptareve materialiste? Pershtypja eshte se Berishes i intereson shtyrja e statusit te vendit kandidat.Si alkimist qe eshte,refuzimin e projekton si kapital politik dhe do ta perdori per demonizimin e opozites.Per PR-in e qeverise eshte gjetur alibia dhe qytetarin e debilizuar shqiptar eshte me e kollajshme te ushqesh me dokrra per “celulen antieuropiane” se sa ti sigurosh prosperitet dhe mireqenie te prekshme.Ja , shiko reagimet e para, ka nisur kenga me refrenin;jam i gatshem per dialog…POR.

      1. “europianizimi ne mendje do dhe nje shekull”

        Ne fakt jo. Sipas mendesise te njeres Evrope, asaj per te cilen flet Xhaxhai ketu, mjaftojne dy mandate serioze nga dy pale te ndryshme. Minimumi tete vjet, maksimumi 16. Dhe jam shume dakord ne lidhje me kete.

        Pyetja “cila Evrope” ka sens vetem ne lidhje me pretendimin e artikullit se Evropa, apo te qenet evropian, ne teresi, i ka tejkaluar politikat identitare. Perkatesisht, ketu:

        “Të qenët “europian” sot nuk ka të bëjë me gjeografinë, as me krishterizmin, as me përkatësinë në organizata dhe aleanca politike ose ushtarake, por me një mendësi e cila pasqyrohet, para së gjithash, në motivet dhe veprimet e elitave.”

        Vetem ne kontekstin e ketij pohimi, pyetja “cila Evrope” ka kuptim. Jam shume i qarte qe eshte tangenciale me temen, dhe edhe kerkoj ndjese, por thjesht u nisa nga qellimi per ta rrumbullakosur edhe ne kete drejtim debatin.

        Ore, se mire u futem, jo kesaj rradhe, rradhes tjeter. Por cfare do ofrojme, dhe kjo eshte pyetje thelbesore. Nuk mund, psh, fale nje tolerance identitare, qofte edhe te perceptuar, te mos e luajme me virtuozitet kete rol brenda nje Evrope ku do ishim pale.

        Plus qe eshte pikerisht intoleranca identitare, mbase jo ne terma etnike, fetare, apo raciste, por ne terma te nje politike vetem me etiketa negative ndaj tjetrit, qe edhe perben pjese te pengeses.

        Mund te tingelloje si “putting the carriage before the horse” kjo, por edhe vetem me kal nuk hyhet ne Evrope, jo.

        1. Ore, se mire u futem, jo kesaj rradhe, rradhes tjeter. Por cfare do ofrojme, dhe kjo eshte pyetje thelbesore

          Kjo pyetje me ka pllakosur qe kur na futen ne NATO. “Po keta c’na duan?” pyesnja veten “Kane nevoje per kuzhiniere?” Po, pastaj pashe nje fotografi te shefit te NATOs duke i rene ballit me dore kur takoi Saliun ti jepte ‘membershipin’, dhe e u qetesova. “E paska bere Baca Sami kete pune” thashe..por per tek BE-u aha..Baca s’na dihmon dot.

  4. Ky vendim, per mendimin tim, eshte krejt KORREKT ne lidhje me SYNIMET e gjithkujt : te Europes, te Serbise, te Kosoves, te Shqiperise. Ketu s’kam piken e dyshimit qe ky vendim eshte jashtezakonisht i arsyetuar dhe mendoj se te gjithe do te dalin te fituar qe ketej.

    Me shkoqur :

    1. Shqiperia : ne kemi probleme te medha ne pothuaj te gjitha fushat. E para, s’kemi kulturen e dialogut. Kjo ka per te na ndjekur hap pas hapi. Ne kete mospranim te Shqiperise, pjesa e fajit eshte plotesisht e ndare : POZITE 50, OPOZITE 50. Ketu nuk po kuptohet se, te shikuar nga jashte, ne jemi nje, dmth pozite dhe opozite perbejme ate qe quhet klase politike. Dhe ketu, Europa po sheh qe prej 3 vjetesh tashme, fill pas vendimit skandaloz dhe te papergjegjshem te opozites por mosnjohjen e zgjedhjeve, se klasa politike shqiptare ka deshtuar plotesisht. Me kane pyetur te aferm te mi, neper biseda : me ç’e njeh Europen, a kemi gjasa te hyjme ? Iu kam thene : JO. Dhe te jeni te bindur se nuk ka kurrfare motivesh fetare – e gjithe Europa e di se per nga shkalla e laicizimit, ne jemi ende me te çliruar se dhe vete Francezet, qe jane kampionet e kesaj pune. Kjo pengese qe trumbetohet andej-kendej, eshte nje pseudo-pengese. E dyta : me heqjen e vizave, EUROPA e pa shume mire qe qytetaret shqiptare nuk ishin me teper problematike se bullgaret apo lituanet, dhe kjo ka qene me te vertete nje merite e vete qytetareve shqiptare qe deri me tani, nuk kane rene ne sy per asgje te keqe. Ne kundershtim me vitet 2000-2005, kur qytetaret shqiptare shikoheshin vertet me nje sy te dyshimte (per shkak se kriminaliteti shqiptar jashte vendit ka qene shume i larte se sot – sidomos prostitucioni dhe tregtia e droges dhe e njerezve), sot nuk ka me kesi problemesh. Kriminaliteti shqiptar ka pesuar ulje ne Europe, dhe ky eshte nje fakt qe mund ta veresh duke jetuar neper keto vende. Sot nuk ka me thashetheme mbi “horrat” shqiptare, dhe shtypi, mediat ne pergjithesi nuk percjellin me gjera te tilla. Nga kjo pikepamje, Europa ka ngelur mese e kenaqur nga reagimi i qytetareve shqiptare pas kesaj heqjeje te vizave. Por kjo nuk eshte percjelle ne klasen politike, e cila, majtas dhe djathtas, ka qene ne ditet e saj me te ulta, dhe besoj se kjo klase politike e sotme, perfundimisht ka deshtuar ne kete mision : afrimin me Europen. Kjo eshte e vertete si per poziten, ashtu dhe per opoziten. Sidoqofte, duhet vene ne dukje se edhe politika shqiptare, dmth te dy krahet, kane qene te kapura peng nga dy gjera : e para, nga kreret e tyre (Berisha dhe Rama), dhe se dyti, nga nje grusht kriminelesh ordinere qe sot struken ne te dy krahet. Te kesh deputet, dhe numer dy te opozites, dike qe sot s’mund te hyje ne USA, qe prej 5-6 vjetesh, kjo eshte diçka. Gjithashtu dhe ne pushtet : rasti i nje personi qe u ekstradua ne Amerike, i cili kishte arritur te çante deri ne Ministrine e Jashtme, tregon se gjerat jane me thelle se kaq.
    Nje arsye tjeter se ne Shqiperi ka nje perqindje te larte krimesh te pazbuluara dhe te pagjykuara, aq me pak te denuara. Kjo eshte diçka qe nuk shkon dhe pa u reformuar me themel sistemi gjyqesor, Shqiperia veshtire se do ta marre bileten. Keto jane vetem disa pika, se ketu mund te flasesh me dite e me nete.

    2. Serbia : jam i sigurte se ky vendim per Serbine eshte ne te mire te Shqiptareve me se pari. Fakti qe Serbia eshte kandidat, nuk duhet marre si nje grusht ndaj Kosoves, sepse te jesh kandidat nuk do te thote se je brenda. Turqia ka 50 vjet kandidat ! Eshte nder te paret qe rri pas dere, gati ne po ate kohe kur u themelua BE. E perseri, ajo nuk eshte brenda. Por kjo qenie kandidat, i ka sherbyer Turqise per te kryer disa reforma te kerkuara nga Europa. E njejta gje do te ndodhe me Serbine. Ajo do ta kete te detyrueshme te kaloje neper ca pika te nxehta, nje nder keto, dhenia fund zenkes me Kosoven. Te gjithe Europianet e dine se nuk ka me vend per nje Qipro te dyte ne Europe. Te jeni te qete se pa nje ratifikim te kufinjve mes Serbise dhe Kosoves, asnjera s’hyn ne BE. Eshte thjesht e pamundur. Plus asaj, qenia e Serbise kandidat, i heq nje shkalle Rusise e cila priste vetem thyerjen e Serbise per t’u afruar me te. Europa nuk ka interes te lejoje nje pyke ruse ne qender te saj. Ky eshte nje sinjal i derguar ndaj te moderuareve te Serbise qe rruga eshte ketej nga ne, dhe jo nga Rusia. Me pas, Europa i dergon nje sinjal nacionalisteve serbe se ne nuk kemi asgje me popullin serb, porse thjesht me njefare kulture te konfrontimit. Futja e Ballkanit perendimor, eshte vertet per shume vite larg, shembulli i Bullgarise dhe Rumanise iu ka dhene uje te ftohte ketyre Europianeve. Prandaj, asnje panik, gjerat jane nisur per ketu e 20 vjet.

    Ne lidhje me “VOCATION” (prirjen apo perspektiven) e ketij Ballkani per te hyre ne Europe, ajo eshte per te gjithe. Deri me sot, te gjithe shtetet europiane kane shprehur haptas se ardhmeria e Ballkanit perendimor eshte ne Europe. Ne nuk kemi asnje problem madhesie popullsie, kulture krejt tjeter nga ajo europiane (dallime ka, sigurisht, ashtu siç nje finlandez eshte pa lidhje me nje francez apo spanjoll). Problemi turk shfaq nje diagnostike tjeter dhe kjo ska lidhje fare me ne.

    Shkurt, ajo qe shoh une, eshte kjo : Europa ka derguar nje sinjal per te gjithe : ju Shqiptaret duhet te ndertoni vertet nje shtet demokratik, te ndertuar sipas modelit europian, ku sundon ligji, prona e zgjedhje te rregullta pa zhurme. Ju Serbet keni bere ç’keni bere, tani keni nje rruge tjeter : e keni filluar paksa mire me arrestimin e krimineleve (paçka se ne si Europiane kemi pikasur dhe ca shenja perllogaritjeje, ju s’na beni aq te trashe, porse gjithsesi perfundimi eshte pozitiv), por s’eshte ende mjaftueshem. Mos harroni se sot ne Europe (flas per ata qe peshojne, France, Gjermani, Angli), pothuaj asnje minister i jashtem nuk deshiron ta prese ate karagjozin e ri serb, qe ia harrova emrin. Eshte bere i bezdisshem. Me kete nenkuptohet se tipa te tille duhen menjanuar nga qeveria. Dhe jam i sigurte se do te menjanohen, sapo te fillojne shtrengimet e aplikimit ku gjithçka kalohet ne lupe. Per Kosovaret, i vetmi sinjal eshte : ne ju ndihmojme, por ndihmoni veten dhe punoni, beni ate qe duhet te beje çdo vend i ri, shfrytezojeni zellin dhe gezimin e shtetit te ri per te bere pune te paqme. Eshte e qarte se atmosfera politike ne Kosove eshte shume me e mire se ne Shqiperi, por jo ende aty ku duhet.

    Perfundimisht, une e shoh me nje sy pozitiv kete vendim. Nuk do te kishte asnje vlere qe te te pranonin si kandidat, pikerisht ne kete kohe kur ky pranim do te shfrytezohej haptas si nje fitore per njeren pale dhe humbje per tjetren. Europa nuk deshiron gjera te tilla, nuk deshiron te behet lojtare e trete me ne. Vetem kur pranimi kandidat do te perjetohej si fitore per dy krahet e politikes, vetem atehere do te ngjase kjo. Sot per sot, e pamundur te ngjase, te gjithe e dime se kush do te gezohej e kush hidherohej. Kjo besoj, do ta shkunde jo klasen politike, qe per mua eshte krejt e skaduar dhe pa kurrfare shprese per kthese, por te shkunde qytetaret qe me ne fund te fillojne te kerkojne llogari nga te zgjedhurit. Nese e bejne, eshte OK, nese jo, klasa politike shqiptare ska ndonjefare interesi per kesi fitoresh.

    E zgjata shume, e mund ta kisha zgjatur edhe me.

    1. ehe…

      Uji (do te ) ndjek drejtimin e resistences me te vogel.

      Europa geriatrike po i ben hesapet krejt gabim. Ka me shume art se sa matiere ne ta.

      Shqiperia e ka te ardhmen te sigurte. Si i thone fjales, fertility is destiny.
      Me keq se kaq (he per he) s`ka ku shkon.
      Ne do vazhdojme te shtohemi. Tepricat do t`i hedhim sa ne Europe sa ne Amerke te Veriut. 1 miljon vende pune perendimi s`na i dha kush me qef te vet. I morem me zor. Ne cfaredo associacioni te kishim qene me Europen, me shume se sa c`kemi bere vete per veten, ata asnjehere s`do na kishin ofruar, sado te virtytshem te kishim qene.

      Nje vendim i tille i heq legjitimitet politik te dy kaheve ne Shqiperi. Ata s`mund ta perdorin me Europen si nje unicorn perrallash ne diskursin e tyre. Koha per tu vene fshesen. Ne mos koha, te pakten preteksti…

  5. Duke bere nje kerkim te thjeshte fjalesh ne faqen e ketij shkrimi(pra perfshire dhe komentet shtese), eshte e çuditshme se si fjala “prona” perdoret vetem nje here te vetme, madje shkarazi nga “ehe”. Natyrisht qe eshte e permbledhur ne togefjaleshin “shtet ligjor”, po eshte e pakonceptueshme qe shkrues si xhaxhai dhe komentues padyshim te nivelshem siç gjenden ketu, ti japin kaq pak hapsire ne mendimet e tyre nje termi kaq te rendesishem ne nje teme te tille.
    Duket si nje rifiuto, perjashtim ose mosafrim qe ju keni ndaj nje problemi kaq te madh dhe qe perben bazen e nje sere problemesh te tjera.
    Ju shpesh citoni autore te medhenj boteror per te krahasuar ose mare spunto per mendimet e ngritura. Une ne kete rast po citoj nje mikun tim, nje gjysem te persekutuar, nje qe e quan veten domosdoshmerisht te djathte pikerisht per gysme persekutimin e tij. Pra kemi te bejme me nje Salist. Ai thote “problemi i madh qe kemi ne ish pronaret(ku une nuk bej pjese), eshte fakti qe ai, i pari yne(Saliu), nuk ka pasur kurre prone dhe si i tille, i mungojne koncepte, pa te cilat, mundesia e berjes se ligjeve te drejta ne kete aspekt, eshte me pak se zero”.
    Xhaxha, sa vlen per ty, ne te gjithe kete “zallamahi” albanistanase, zgjidhja e problemit te prones?

    Respekte te gjitheve! Edhe atyre qe e mendojne ndryshe nga une. Te pakten ketu dini te mendoni me ze te ulet.

    1. Si problem, ky i pronave kërkon një ekspertizë ligjore që mua më mungon (shih ç’katrahurë bëri gjykata e Tiranës me Kakomenë). Nuk kam ç’të them, përveç gjërave të përgjithshme. Nga ana tjetër, personalisht mendoj se pronësia mbi tokën është abominacion dhe duhet çligjëruar (për mua territori i një shteti u përket të gjithë qytetarëve; mund të jepet me qira, por jo të jetërsohet); vetëm se ky është mendim imi personal, të cilin nuk e mbroj dot në publik.

      1. Xhaxha, me lejo te bej kepucarin e kesaj pergjigje. Ti shume gjera i mendon si fisnik, po kjo pergjigje me jep te kuptoj qe pasak edhe gjera qe i mendoke si çirak. Je realist ne shume koncepte por edhe utopist si ne rastin e pergjigjes ne fjale. Nuk po e zgjas me, se si mjeshter i fjales qe je, ka shume mundesi te me futesh ne ndonje qorsokak, nga ku mund te mos dal dot me. Po keto dy mendime, me buruan nga zemra kur lexova pergjigjen tende, ndaj dhe i lejova vetes te bej kepucarin per pak sekonda.
        Pershendetje perseri.

          1. Κύριε ελέησον! Κύριε ελέησον! Κύριε ελέησον! 😉

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin