Ç’vijon më poshtë është një përgjigje e artikullit të Xha Xhait “Gjeografia si fat”. Fjala përgjigje në vetvete përçon vizione antagonizmi që në këtë rast janë të papërligjshme, meqë pyetja që Xha Xhai bëri hapur ishte në vetvete shumë interesante dhe ka kohë që kërkon përgjigje. Jam i bindur që kjo përgjigje ka shumë përmasa, por mua më duket se rrallë shoh në tregun e fjalës së shkruar argumente bindëse.
Xha Xhai vëren:
“Këtu ka tri çështje të ndryshme për të diskutuar: (1) natyra në thelb e krishterë e Bashkimit Europian (2) natyra në thelb myslimane e Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnjës dhe (3) nëse prapambetja e gjithanshme në këto tri vende i detyrohet trashëgimisë së tyre Islame.”
Pikat (1) dhe (2) janë të padiskutueshme dhe armiqësia e një pjese të konsiderueshme të elitës europiane ndaj Islamit është evidente në suksesin e partive ultra të djathta në Europë. Në të njëjtën fryme, kjo është e qartë dhe në taktikën që kanë përdorur ushtarët e public-relations serbë që shumë shpesh përmendin shumicën myslimane në Shqipëri e Kosovë kur mundohen të bindin publikun europian apo amerikan/kanadez që pavarësia e Kosovës është në dëm të interesave kombëtare të këtyre të fundit. Kjo bëhet me arsyetimin (shpesh të saktë) se çdo gjë islamike krijon frikë dhe dyshim në këtë publik.
Pika e tretë është për mua më interesantja sepse kërkon të gjejë rrënjët e prapambetjes shqiptare diku, dhe ndonëse Xha Xhai në pjesën tjetër të artikullit arrin ta shfajësojë disi Islamin, pyetja nëse Islami është në vetvete shkak prapambetjeje më duket të jetë një tezë që një pjesë të konsiderueshme e shqiptarëve jo-myslimanë (këtu përfshij dhe ata që janë myslimanë vetëm në emër) e kanë përqafuar si të qenë.
Kjo lloj teze më duket e cunguar, jo vetëm se nuk jep një argument të rrjedhshëm logjik që lidh ndonjë veçori të Islamit me prapambetjen, por sepse bën një gabim thelbësor në deduktim; përderisa shumica e vendeve myslimane janë të prapambetura, atëherë myslimanizmi është në vetvete shkaku i prapambetjes. Kjo është njësoj si të thuash që po të jesh biond dhe me sy të kaltër do jesh i pasur. Këto dy fakte mund të jene statistikisht të lidhura, por nuk është e qartë që shkaku rrjedh nga pamja fizike tek suksesi financiar.
Nuk dua që të flas këtu për Islamin në përgjithësi, sepse në radhë të parë jam i papërgatitur dhe së dyti sepse jam i bindur që çdo rast ka veçoritë e veta, dhe duhet studiuar në vetvete.
Atëherë t’i kthehemi pyetjes fillestare, a ka lidhje midis Islamit dhe prapambetjes ekonomike shqiptare? Përgjigjja është që lidhje ka, por këto lidhje nuk janë të drejtpërdrejta dhe kalojnë nëpërmes politikës ekonomike të Perandorisë Osmane. D.m.th. faji më shumë mund t’u vihet gabimeve ekonomike që bëri administrata osmane në të gjitha territoret e perandorisë, që mund të ishin të shmangshme, por që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me Islamin. Fakti që Perandoria Osmane kishte Islamin si shtyllë qendrore të identitetit të saj nuk është thelbësor për të kuptuar prapambetjen ekonomike.
Një nga gabimet kryesore të administratës se Portës së Lartë ishte çka në literaturën ekonomike quhet “export substitution”, d.m.th. kontrolli pothuaj obsesiv që osmanlinjtë kishin mbi mallrat që dilnin nga perandoria. Kjo bëhej për faktin që klasa e jeniçerëve në politikën otomane ishte shumë e fuqishme dhe nëse kishte mungesë të mallit për konsum ndër jeniçerët e Stambollit apo të ndonjë qyteti tjetër, stabiliteti i perandorisë ishte në rrezik. Kryengritjet e jeniçerëve kundër perandorisë njihen dhe rreziku që i kanosej pushtetit të Sulltanit prej korpusit të jeniçerëve nuk ishte i vogël.
Për të kënaqur ketë kërkesë nga klasa ushtarake Perandoria filloi të ndalonte daljen e mallit nga kufijtë duke izoluar kështu industrinë otomane nga pjesa tjetër e botës. Kjo ndodhi ndërkohë që pjesa tjetër e Europës Perëndimore filloi të gjente tregje të reja për furnizim me materialet që përbënin një pjesë të konsiderueshme të prodhimit në Perandorinë Osmane. Mëndafshi dhe shumë tekstile të tjera vinin nga India, dhe çmimi i tyre ra në sasi të konsiderueshme në krahasim me çmimin që kërkonin punishtet osmane (në Ballkan e kudo tjetër).
Duke patur parasysh që Britania e Madhe ishte në valën e revolucionit industrial në shekullin e tetëmbëdhjetë dhe mund të prodhonte tekstile me shpejtësi të madhe dhe çmim të ulët, artizanët otomanë nuk mund të konkurronin me mallin anglez. Kjo e dëmtoi bazën ekonomike të perandorisë dhe gjithashtu uli dhe mirëqenien ekonomike të një pjese të madhe të klasës shqiptare.
Këtu duhet mbajtur parasysh që Kosova në atë kohë ishte një nga qendrat kryesore të prodhimit të lëkurës, dhe ishte një nga provincat e perandorisë që vuajti më shumë nga ky zhvillim (argumenti i mësipërm është sjellë më mirë dhe më qartë nga Sevket Pamuk, për më shumë detaje do t’i referohesha punës së tij).
Pyetja që është e natyrshme të bëhet në këtë moment është: Nëse ç’u tha më sipër është e vërtetë, atëherë si mund ta shpjegojmë diferencialin në stadin e zhvillimit midis myslimanëve dhe jo-myslimanëve në Ballkan? Argumenti i mësipërm teorikisht duhet t’i ndikonte njësoj të gjithë qytetarët e perandorisë, qofshin ata myslimanë apo të krishterë.
Këtu hyn në një farë mënyre të tërthortë faktori që Islami ishte besimi kryesor i perandorisë. Për të bërë pjesë në organizatën e një punishteje artizanale të caktuar [esnafe ose gilda (angl. guild); secili zanat kishte një organizim më vete: kishte një të tillë për lëkurëpunuesit, një për hekurpunuesit e kështu me radhë], një anëtar duhej të ishte medoemos mysliman, dhe shumica e këtyre organizatave ishin në duart e jeniçerëve.
Lëvrimi i fushave të tjera të ekonomisë detyrimisht atëherë dominohej nga të krishterët dhe hebrenjtë, sepse këta të fundit nuk kishin mundësi të bënin pjesë në esnafet. Kjo nuk do të thotë që nuk kishte tregtarë të mëdhenj myslimanë, por që shumica e tregtisë me jashtë ishte në dore të jo-myslimanëve. Duke qenë në kontakt më të shpeshtë me botën e jashtme, të krishterët dhe hebrenjtë arritën të bartin në komunitetet e tyre revolucionin industrial dhe kulturor të Perëndimit, revolucion i cili nuk arriti të hyjë në kulturën myslimane sepse bartësit e tij ishin anëtarë të një komuniteti që ishte në periferi të Perandorisë.
Në këtë mënyrë të tërthortë, myslimanët ballkanas e lidhën të ardhmen e tyre ekonomike me Perandorinë Osmane, ndërsa Krishterimi ballkanas me Perëndimin. Zvetënimi i Perandorisë Osmane solli pastaj pasojat që dihen në gadishull. [Artikulli i Traian Stoianovic, “The conquering Balkan Orthodox Merchant” përfshin shumë nga këto ide].
Ndoshta kjo nuk e shfajëson tërësisht Islamin, por të paktën hedh dyshim të fortë në tezën që rrënjët e prapambetjes së pjesës myslimane të Ballkanit duhen gjetur në ndonjë veçori të Islamit, këto rrënjë janë më shumë ekonomike se sa fetare, dhe sado e vështirë të jetë për mua të mbroj një besim fetar, akuza nuk më duket e drejtë.
Qasja ndaj çështjes së parashtuar, edhe pse është një fillim i mirë, mbetet disi sipërfaqësore, ngushtë në fokus dhe me disa elementë të pasaktë.
Fillimisht, do të ishte e udhës të krijohej një kontekst, pa të veshtirë se do kuptojmë përse po flasim dhe aq më pak të identifikojmë problemet e shtruara.
Po mundohem të shpjegohem me sa më pak fjalë:
Perandoria Osmane ishte superfuqi politike dhe ekonomike gjatë Mesjetës së Vonë dhe fillimeve të erës Moderne. Konkurrenca e saj e vetme gjatë kësaj epoke ishte superfuqia tjetër e Mesdheut, Venediku.
Luftërat midis këtyre dy superfuqive zhvilloheshin për mallrat dhe tregtimin e lëndëve dhe artikujve të Lindjes. Avantazhi osman, përkundër atij venedikas, ishte përpunimi i një serie artikujsh, ndryshe nga Venediku, i cili më së shumti mjaftohej me import-eksport.
Kapitulacionet e famshme që osmanët (e para tyre selxhukidët) nisën t’u japin republikave të tjera të Italisë, Hollandës dhe Francës, ishin një ndërmarrje e mirëfilltë politike për të ulur rolin e supërfuqisë që ushtronte Venediku në pjesën perëndimore të Europës.
Ky ekuilibër superfuqish në rajon u prish pas zbulimit të Botës së Re, kontinenteve amerikane, respektivisht. Mallrat e lira që nisën të vinin nga Bota e Re, rrënuan përfundimisht Venedikun dhe dobësuan në mënyrë të ndjeshme fuqinë ekonomike dhe tregtare të Perandorisë Osmane.
Ky qe dhe fillimi i ndryshimeve të mëdha ekonomike, e bashkë më të edhe i peshores së superfuqive, dinamikë e cila vijon ende sot.
Nuk është aspak e vërtetë që esnafet e Perandorisë përbëheshin ekskluzivisht prej myslimanësh. Në varësi të natyrës së esnafeve, këto ishin ose homogjene (lexo: vetëm me myslimanë, të krishterë apo çifutë) ose heterogjene.
Esnafet janë fenomen urban dhe urbaniteti osman nuk ka munguar kurrë së qeni kozmopolit, qoftë edhe në zona me urbanitet të përmbajtur. Si të tillë, esnafet përfeqësonin më së miri gjithë përbërjen e një zone të caktuar urbane.
Sidoqoftë, fenomeni i esnafeve është shumë i ndërlikuar, qoftë edhe për faktin se ndryshon në kohë dhe hapësirë, dhe nuk mund të shterohet kurrë në një hapësirë të tillë. Megjithatë, disa shembuj domethënës ndoshta do të shërbenin për të hedhur pak dritë në kompleksitetin e kësaj çështjeje.
Esnafi më i fuqishëm i kujunxhinjve (punuesve të metaleve dhe gurëve të çmuar) njihet të ketë qenë ai armen, një dinamikë kjo që vijon të përvijohet në Tuqinë e sotme, ende fuqi rajonale dhe botërore e vyer në këtë fushë.
Kjo nuk do të thotë aspak se nuk ka pasur esnafe kujunxhinjsh myslimanë apo çifutë, por malli më i mirë dhe më i çmuar tregtohej përgjithsishisht nga esnafi armen i kujunxhinjve, sidomos gjatë shekujve të fundit të Perandorisë.
Një nga esnafet më të fuqishme të përpunimit të leshit, sidomos për nevojat e ushtrisë jo të vogël osmane, ishte ai i çifutëve të Selanikut, të cilët kishin ekskluzivitetin pothuaj total të këtij tregu gjatë një periudhe aspak të pëmbajtuar kohore gjatë epokës Moderne.
Problemi i shumëpërfolur i shkëlqimit dhe rënies së Voskopojës lidhet gjithashtu me esnafin e përpunimit të leshit. Vllehëve dhe shqiptarëve të kësaj krahine, e cila ishte pronë personale e Sulltanit (has), iu dha liçenca për përpunimin dhe tregtimin e këtij malli për një kohë të caktuar, kryesisht në drejtim të Perandorisë Habsburge.
Sipas disa të dhënash, kjo u bë për të ulur funqinë ekskluzive të esnafeve të tjerë të përpunimit të leshit, dhe në momentin që lojrat politike gjetiu u sheshuan, ra edhe Voskopoja e famshme, e cila qe mbytur në borxhe pikërisht sepse humbi përparësinë dhe përkrahjen sulltanore për ta vazhduar këtë tregti.
Shkurtimisht, problemet ekonomike që trashëgon Ballkani sot – jo vetëm Shqipëria, Kosova dhe Bosnja – nuk kuptohen dot me dinamikat e esnafeve. Kjo është vetëm një ndër të dhënat.
Nëse ka ekzistuar një profesion thuajse ekskluziv për myslimanët e Ballkanit, kjo ka qenë lufta, dhe në përmasa të caktuara edhe administrata.
Myslimanët e Ballkanit janë mësuar për shumë gjatë të jenë të inkuadruar brenda një shteti shumë të madh, të cilit ia kanë deleguar për vite me rradhë rregillimin e punëve të tyre.
Ndryshe nga të krishterët dhe çifutët, që kanë qenë të organizuar në formacione vetqeverisjeje më të vogla brenda shtetit osman dhe janë mësuar që herët të “çalltisin” për të krijuar kapital dhe legjitimitet, myslimanëve nuk u është dashur kjo punë sepse këtë ia delegonin shtetit, për të cilin është rënë dakort se ishte mysliman.
Sidoqoftë, ky “defekt origjinal” u tejkakua jashtëzakonisht shpejt me ndërtimin e shtetit të parë Shqiptar në Ballkan, në të cilin paria kryesisht myslimane e vendit mundi të ndërtojë jo thjesht një shtet, por një shtet multi-konfesional, i cili pas LBI funksionoi përgjithsisht mirë, duke pasur parasysh kontekstin e vështirë rajonal dhe ndërkombëtar.
Ndërkaq, koha tregoi dhe po vazhdon ta tregojë se formacione të tilla shtetërore multi-konfesionale janë një fren jashtëzakonisht i fortë për mbajtjen e shtetit.
Mungesa e konsensusit, ndryshueshmëria dhe mospërputhja e alegjencave dhe agjendave janë rreziqet më të mëdha që i kanosen një shteti multi-konfesional. Këtu ndoshta, më tepër se kudo gjetkë, duhen kërkuar arsyet e vërteta të prapambetjes së vendeve tona.
Bosnja është shembulli më tipik në këtë drejtim, por edhe Shqipëria po i avitet me hapa të shpejtë skenarit boshnajk e atij libanez; shtete këto që rrezikohen të plasin nga çasti në çast sepse përpërbëjnë ose ndërtime artficiale (rasti libanez), ose u mungon konsensusi i brendshëm (rasti boshnjak).
Në esenë e mësipërme, autori kishte përdorur vetëm fjalën guild; isha unë që e përktheva në esnaf, duke e lënë guild në kllapa (meqë guild nuk është fjalë shqipe). Shpresoj të mos kem shtrembëruar gjë nga idetë e origjinalit, edhe pse jam i sigurt se guild e anglishtes, në kuptimin “shoqatë artizanësh dhe tregtarësh”, është e njëjta gjë me esnaf të shqipes (ose edhe gildë, po të doni).
Nuk besoj se problemi është tek emërtimi; sigurisht që që esnafet (apo rufetet) dhe guildet e njëjta gjë, përkufizojnë korporata të cilat organizohen sipas zanatesh në të dy kontekstet.
Përfitoj për të bashkëngjitur sa më poshtë vijon një tekst të “historisë zyrtare” të “Popullit shqiptar” që e qartëson këtë fenomen:
“Me rritjen dhe zhvillimin e zejtarisë u rimëkëmbën edhe organizatat mesjetare të korporatave. Tani këto organizata u quajtën esnafë (nga turqishtja “senf”) ose rufete (nga persishtja “hirfet”). Esnafi ose rufeti ishte një organizatë ekonomike-shoqërore e mjeshtërve zejtarë të një zeje ose të dy a më tepër zejeve të afërme midis tyre (tabakët bashkë me saraçët, bakërxhijtë bashkë me kallajxhijtë dhe me teneqexhijtë) që punonin në të njëjtin qytet. Çdo esnaf kishte kyetarin e vet që quhej qehaja, dhe administratorin, i cili në esnafet e zejtarëve myslimane quhej myteveli kurse në ato të zejtarëve të krishterë, epitrop. Qehajai dhe myteveliu ose epitropi zgjidheshin për një kohë të caktuar nga mbledhja e përbashkët e gjithë mjeshtërve zejtarë të esnafit. Qehajai, i ndihmuar nga një këshillë prej 3-5 vetësh, udhëhiqte esnafin dhe e përfaqësonte atë në marrëdhëniet me shtetin. Myteveliu ose epitropi administronte fondet e esnafit që formoheshin nga kontributet e zejtarëve, nga gjobat që viheshin si sanksion kundër tyre dhe nga burime të tjera.
Esnafët, si organizata të prodhuesve të vegjël të mallrave, kishin për funksion të mbronin interesat e zejtarëve nga dëmtimi i tyre prej konkurencës, nga politika fiskale e shtetit dhe nga ndërhyrjet arbitrare të feudalëve. Për mbrojtjen e këtyre interesave, esnafi kishte në rregulloren (sullen) e tij një varg dispozitash dhe merrte njëkohësisht masa për zbatimin e tyre. Për të mënjanuar konkurencën esnafi ndalonte hyrjen e një malli të prodhuar nga zejtarët e qyteteve të tjera, caktonte (çmimin e mallit, cilësinë dhe sasinë që do të prodhohej nga çdo zejtar, ndalonte reklamimin e një prodhimi nga një zejtar në dëm të një zejtari tjetër dhe kishte krijuar një numër pengesash që e vështiresonin kthimin e kallfës në usta. Që kallfa të hapte një punishte zejtare me vehte duhej që, pasi të kishte mbushur një stazh të paktën prej 5 vjetësh si çirak dhe prej aq vjetësh si kallfë, me pëlqimin e ustait, t’i bënte lutje esnafit për t’u bërë usta. Testiri ose ceremonia për pranimin e kallfës si usta kryhej përpara mexhlizit të esnafit. Këtu kallfa duhej të provonte aftësitë që kërkoheshin për një mjeshtër zejtar. Veç kësaj ai duhej të paguante në favor të esnafit një taksë të caktuar, që arrinte deri në 120 akçe. Më në fund atij i ngjitej brezi i ustajt vetëm në qoftë se mexhlizi gjykonte se me shtimin e një ustaj të ri nuk rrezikoheshin interesat e zejtareve të tjerë.
Esnafet funksiononin edhe si organizata të ndihmës reciproke midis zejtareve. Ato e ndihmonin zejtarin që kishte pësuar ndonje fatkeqësi dhe i jepnin dorë atij të përballonte gjëndjen e vështirë. Për këtë qëllim ata kishin një arkë të përbashkët”.
Me duket se po largohemi nga pyetja qe beri xhaxhai fillimisht “A ka lidhje midis Islamit dhe prapambetjes Shqiptare?”. Une nuk mund te pershkruaj shkaqet e prapambetjes shqiptare ne nje artikull 1000 fjalesh, thjesht desha te shpjegoja shkurt (ose “ceket”) se akuza ndaj Islamit eshte e paperligjshme.
Persa i perket esnafeve:
Duhet bere dallimi midis esnafeve tregtare (merchant guilds) dhe atyre prodhues (craft guilds). Esnafet prodhuese ishin te bazuar ne organizata fetare deri ne fund te shekullit te tetembedhjete kur perandoria Osmane hoqi dore nga subvencionimi qe u bente atyre (shih http://www.iisg.nl/hpw/papers/guilds-yildirim.pdf dhe http://journals.cambridge.org/action/displayFulltext?type=1&fid=128884&jid=ISH&volumeId=47&issueId=03&aid=128883). Pas ketyre reformave dhe mbylljes se korpusit te Jenicereve (1826) esnafet prodhues nuk ishin me ne dore te myslymaneve. Megjithate, hapja e tregtise me Britanine e madhe ne shekullin e tetembedhjete demtoi esnafet prodhues (shumica ne dore te myslymaneve) dhe ndihmoi ata tregtues (te dominuar nga jo-myslymanet).
Megjithate c’u shkrua mesiper nuk kishte per qellim te lidhte prapambetjen Shqiptare me esnafet, por te bente argumentin se myslymanet shqiptare e lidhen te ardhmen e tyre ekonomike me perandorine Osmane dhe esnafet ishin nje nga shembujt qe solla. Per kete me duket se biem dakort.
Atehere rrjedha llogjike nuk shkon: Islami –> prapambetja shqiptare por: ekonomia Osmane –>prapambetja shqiptare,dhe nuk gjej dot ndonje vecori te Islamit qe te jete drejtperdrejt shkaktare e prapambetjes shqiptare; kaq ishte qellimi i artikullit.
Xhaxha, editimi ishte i sakte, nuk kam ankesa.
Ju lutem konsiderojeni këtë shkëmbim si një hapje konteksti.
Sigurisht që kur shkruajmë shkurt për çështje mirëfili historike, të rrezikuar nga ndërhyrje abuzive, pyetjet dhe paqartësitë janë shpesh të paevitueshme.
Me pak fjalë, u mora me një detaj, i cili dukej se përftonte një rëndësi të shproporcionuar në argumentim. Por kjo ndoshta ishte vetëm përshtypja ime.
Ka disa teza mbi “islamin si nxites/shkak i prapambetjes ekonomike”, te cilat nuk jane te lehta per t’u kundershtuar dhe qe sherbejne si kembane per ata qe nxitojne te mbrojne doktrinen islame pa kurrfare distance kritike. Por duhet patur parasysh se nuk behet fjale per zhvillim ekonomik ne histori, por per periudhen e sotshme moderne industriale.
1. Huamarrja me kamate – Fajde (riba) – per shume ekonomiste perendimore ndalesa qe i ben islami marrjes se kredise, eshte shkak qe ekonomite familjare te jene te mbyllura dhe ne subsistence / vetemjaftueshmeri.
2. Gruaja ne pune – apo roli i gruas ne familjen islame, e kufizuar ne hapesiren private, ka sjelle pengesa ne mobilizimin e gruas ne sektoret e sherbimit dhe te prodhimit ne vendet islame. Por jo vetem, gruaja islame, e varur nga burri, nuk eshte as nje konsumatore e denje per shoqerite perendimore te konsumit.
3. Etika islame – Teza e Weber mbi lidhjen e “etikes protestante” me zhvillimin industrial dhe sistemin kapitalist, ku konteksti fetar e social luan nje rol te rendesishem.
4. Individi – Ka disa teza qe fajesojne islamin per prapambetjen psiko-sociale te popullsise. Doktrina islame (bindja, perulja) sjell prirje ne popullate per nje sistem politik autokratik ose teokratik, shka mbi te gjitha eshte fatalizmi qe karakterizon besimtaret islame (kismeti, kaderi etj.) dhe sistemi klanor. Sistemi politik ka lidhje me pas me zhvillimin ekonomik sipas tezes se provuar deri diku: sistemet demokratike jane me te prirura per te sjelle zhvillim ekonomik. Gjithashtu shoqerite islame me besnikerine ndaj familjes (klanit) nuk mund te realizojne ate de-personalizim te nevojshem per ndertimin e nje burokracie perendimore, qe perben themelin e shtetit-kombetar, por njekohesisht edhe te tregut te lire, i cili kerkon nje shtet te forte ligjor.
5. Lidhur me pikat 4 dhe 2. shoqerite islame jane jo-individualiste (klanore), c’ka perben zemren e shoqerive perendimore te konsumit. Shihni se c’bejne shqiptaret kur ndertojne: nga kater e tre kate ne nje shtepi, te gjithe rrine bashke. Imagjinoni sikur cdo kush prej tyre te kishte ndertuar shtepine e tij? Ngase problemet individuale zgjidhen ne familje, njerezit nuk jane te nxitur per te gjetur zgjedhje individuale, e kesisoj nuk jane te prirur te marrin dije, cfare sjelle injorance. Edhe fatalizmi fetar nuk nxit deshiren per dije.
6. etj…
Por sic e permenda me siper: gjykimi behet nga e tashmja, pra keto teza kane si pike reference zhvillimin e sotshem ekonomik te vendeve perindimore, dhe perfshijne nje periudhe prej 100 vitesh, cfare nuk jane asgje ne historine prej disa mijera vitesh te njerezimit. Prandaj dhe duhen pare me sy kritik.
E megjithate asgje nuk e largon pergjegjesine ndaj nje doktrine ndoshta penguese, por kurrsesi te ngurte. Cfare harrohet eshte, se doktrina islame eshte teper dinamike dhe e shumeformet, e pershtatur ndryshe sipas traditave te vendasve. Ndoshta me globalizimin do te unifikohet, por vetem duke ruajtur aftesine per t’u pershtatur dhe ndryshuar me kohen, do te mund te krijoj prirje per zhvillim ekonomik. “Wahabizmi” eshte nje perpjekje unifikuese, porse e demshme per zhvillimin ekonomik, pasi teper e ngurte, e vjeter dhe i sherben perpjekjeve te sauditeve per hegjemoni mbi kombet muslimane. Ndoshta “vellazeria islame” ne Egjypt ka nje doktrine interesante, te pakten derisa nuk kane qene ne pushtet. Por edhe Erdogan duket interesant.
Kapedan, mendoj qe pika 3 dhe 4 nuk qendron. Fakti qe Weberi mendonte se revolucioni industrial ishte kontigjent i etikes protestante duke hequr paralele nderjmet vendeve protestante si Hollanda, Anglia etj me jugun katolik, nuk do te thote qe diskursi i tij (megjithese ai ka folur per Islamin packa se shkurt meqe ndrroi jete pa e perfunduar Sociologjine e Feve) te shtrihet me te njejten qasje teorike ndaj Islamit. Te mos harrojme ketu qe tregetia ka qene nje element i brendashkruar ne etiken islame, tek e fundit vete Muhamedi ishte tregetar. Pastaj po te mos harrojme dinamikat e sotme ne Turqi te “kapitalit jeshil” e cila te ky artikulli i NYT quhet Islam Kalvinist (http://www.nytimes.com/2006/08/11/business/worldbusiness/11iht-wbturkey.2450036.html?pagewanted=1). Pika 4, perulja dhe fatalizmi si ‘mindset’ i myslymaneve eshte qasje e ngurte e orientaliste ne thelb. Pastaj kur flasim per klane dhe e pergjithesojme kete ndaj gjithe vendeve me shumce myslymane me duket pak e nxituar. Kam pershtypjen se ketu kihen parasysh arabet e gadishullit kryesisht. Perandoria Osmane ishte kozmopolite psh. Nderkohe eshte e debatueshme nese shtetet demokratike jane empirikisht parakusht per zhvillim ekonomik. Sigurisht qe ka disa lidhje shkak pasoje, por te mos harrojme qe shumica e vendeve afrikane postkoloniale ishin demokraci (te pakten kushtetueshmerisht) e deshtuan keqaz ekonomikisht. Po ashtu Kina nuk eshte demokraci e megjithate po zhvillohet ekonomikisht.
Nderkohe dy pikat e tjera mendoj qe qendrojne.
Ne pergjigje ndaj komentit te Kapedanit do desha te sqaroj se shume nga pikat qe ai ka paraqitur ne pergjigjen e tij jane keqinformim, mungese informacioni dhe shpesh here paragjykim. Autori i shkrimit e ka sqaruar mjaft mire se lidhja mes Islamit dhe prapambetjes nuk eshte e drejteperdrejte dhe me se tepermi (me sa deduktoj une) eshte nje rruge e shkurter qe ne shqiptaret te justifikojme veten tone dhe ato cka ne veprojme.
1. Eshte permendur se nje nga faktoret qe se ka ndihmuar Islamin (apo ekonomine Islame) eshte mungesa e huamarrjes me interes (kamate= Riba). Ribaja (kamata) eshte e ndaluar ne te treja besimet fetare monoteiste (perfshi ketu edhe Judaizmin qe e ndalon dhenien e kamates per cifutet) arsyet besoj se jane te kuptueshme vetiu. Ne evropen e mesjetes por edhe me tej mundet te shohim nje fare “tolerance” te papatit ndaj kamates dhe kjo perkthehej “Te krishteret nuk duhet te japin hua me kamate por ama mund te marrin, vetem tregtaret, hua me kamate hebrenjve te cilet jetojne ne Getot e tyre”. E gjitha kjo solli disa zhvillime te metejshme duke pasuruar fajdexhinjte cifut (kujdes termi cifut nuk eshte ofendues) nderkohe qe Sulltani nuk e ndermorri kurre kete hap, pra ai nuk “legjitimoj” asnjehere dicka qe Ligji Hyjnor (sipas kendveshtrimit Islam) e kishte percaktuar. Protestantizmi nga ana tjeter e legjitimoj teresisht perdorjen e kamates nga ana e te krishtereve. Nderkohe qe ne vendet Islame vazhdohej te operohej permes formave kredidhenese ku hua dhenesi ishte pjestar si ne humbje dhe ne fitim. Forme kjo qe po aplikohet nga disa banka austriake gjate krizes financiare.
2. Perkunder teorive qe perhapen se gruaja ne islam nuk angazhohet me pune eshte teresisht e pavertete. Mjafton te kujtohet qe gruaja e Muhamedit ishte nje tregtare dhe vazhdoj te ishte e tille derisa vdiq. Mjafton te thuhet qe gruaja ne Islam ka te drejte te kete pasuri personale dhe ne kete pasuri nuk mund te nderhyje buri i saj. Njihet nje ligj ekonomik ne islam ku gruaja ka te drejte te jete edhe bashkepronare ne koorporata te ndryshme. (Towards an islamic economy- Umar Chupra)
3. Etika e Webberit eshte ajo qe e ka sjellur (nese mund te themi) boten ne dy luftera boterore dhe ne nje krize te tille financiare dhe ekonomike. Po keshtu kendveshtrimi i historise si evropianocentriste eshte edhe fale kontributit te Webberit. Nderkohe qe Islami nuk ka nje centrizem ( po te shikosh literaturen klasike) ne ndonje vend te caktuar dhe praktikisht leksionet e Islamit jane perkunder ideve nacionaliste.
4. Duke qene nje religjion monoteist qe ne thelb te tij ka adhurimin e Zotit, islami eshte ne veten e tij nje religjion qe ka ne themel te tij njeriut (homocentrik). Por ndryshe nga sa u pohua me siper islami nuk eshte fatalist (edhe pse ndonje grup islam ka pasur ide te tilla). Ne shumicen e rasteve islami ka nje doktrine jo fataliste por qe kjo sdo te thote qe njeriu nuk i nenshtrohet asaj cka ndodh, pra nuk ben betej me fatin. Individi ne Islam nuk shihet i perjashtuar nga shoqeria dhe kjo do te thote qe ai nuk mundet dot ti shkepuse lidhjet e tij farefisnore. Lidhjet farefisnore jane lidhje qe kane ekzistuar dhe ekzistojne sot ne gjtihe ballkanin dhe kjo ka te beje me nje tradite (thuajse universale) te cdo populli. Por vecantesia e Islamit dhe sistemeve te jurispundences qe kane buruar prej tij eshte elasticiteti i tij sipas vendeve ku ai shkon. E se fundi nuk duhet harruar nje gje shume e rendesishme: Religjioni eshte nje menyre e te jetuarit qe te tregon udhen se si njeriu duhet te fitoje kenaqesine e Zotit dhe te shperblehet ne boten tjeter. Andaj per muslimanin, te krishterin apo cifutin e devotshem nuk ka shume rendesi jeta e kesaj bote por bota tjeter.
Nuk ma mbushin mendjen pikat e Kapedanit.
Huaja me kamate nuk lejohet as ne Krishterim, çka nuk perbe-u/ri pengese per shtetet e krishtera, biles bankat linden ne Itali, ne shtetet me afer Vatikanit.
Gruaja ne pune, masivisht ka qe nga koha e L1B, jo me heret, gjithsesi vendet me rritje te larte demografike si ato islamike nuk vuajne per krahe pune qe papunesia e femres te shkaktoje deme ekonomike, perkundrazi duken te kene aq krahe pune saqe po i eksportojne ne Perendim dhe vendet e pasura naftarabike.
Sa per konsumin kjo ka njefare vertetesie, sepse konsumet tipike femerore mbajne gjalle industri dhe sherbime te shumta, por duke qene keto dege ekonomike anesore (ta zeme prodhimi i manikyrit), nuk e shoh moszhvillimin e tyre si shkak prapambetjeje.
Teza e Weberit jep shpjegime te pjesshme.
Sa per piken e 4-t, 3 shtete ne historine moderne mbajne rekordin per zhvillim, Gjermania Perandorake, Japonia Meiji dhe Bashkimi Sovjetik nen Stalinin.
Une do pohoja te kunderten, qe vetem nje shtet autokratik e nxjerr gomarin nga balta.
Mirepo pasi e nxorri gomarin nga balta duhet t’ia lere vendin nje sistemi demokratik sepse perputhet me mire me ekonomine e tregut.
Piken e 5-te e pergenjeshtron rasti i sotem i Kines, por sidoqofte edhe rasti anglez ne shek 19, kur familjet angleze kishin nga 10 kalamaj, po ashtu edhe rasti italian, biles ne Itali rastesia e do qe me dobesimin e sistemit familjar ne vitet 70, te vije edhe rritja e ulet e stanjacioni ekonomik qe kane karakterizuar Italine keto 35-40 vjetet e fundit.
Me pak fjale, pikat jane teper te diskutueshme dmth spekullative.
Islami nuk pengon zhvillimin ekonomik, por pengon demokracine, zhvillimi ekonomik eshte çeshtje pasurish te brendshme dhe shifrash .
Po ta tkurrja ne thelb, do thoja se dalja nga bataku, prapambetja, eshte çeshtje administrimi, biles edhe nje shtet proletaresh e katundaresh si Shqiperia e pas 1945, mund te beje hapa gjigande ne ekonomi nese di te administroje e te marre huate e leverdisshme.
Islami nuk pengon mireqenien e askujt, vendet islamike me pasuri natyrore ,kalemxhinj te zote dhe politikane te afte, i ke te pasura po aq sa Perendimi, Turqia po hecen para me hapa prej bumi ekonomik .
Ky refren shume popullor po degjohet gjithmone e me shpesh keto 10 vjetet e fundit. Une jam i mendimit qe demokracia nuk eshte parakusht i zhvillmit ekonomik. Kete ta shtjellon Niall Ferguson me poshte
http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=1wed3Sjit6I
Islami humbi betejen ekonomike per te njejtat arsye qe Kina humbi betejen ekonomike. Insulariteti dhe dogmatizmi.
1. Sistemi bankar me kamate nuk mund te thuhet se eshte i vetmi sistem i mundshem. Fakti qe ky sistem funksionon ne perendim, nuk do te thote qe nuk ka tjeter. Nga ana tjeter, sistemi i kreditimit me kamate vertetoi problemet e veta me krizat e fundit financiare. Eshte nje debat me vete diskutimi mbi teori alternative per sistemin bankar, por gjithsesi nuk mund te themi se problemi i prapambetjes se vendeve muslimane eshte kamata. Ne menyre definitive problemi i ketyre vendeve jane diktatoret e tyre, dhe ketu ka faj jo pak edhe perendimi si fuqi ish-koloniale, si dhe politikat post-koloniale ne mbeshtetjen e dhene ndaj ketyre diktaturave. Ajo qe mund te thuhet me bindje eshte se sot nuk kemi asnje vend musliman, qe te drejtohet nga nje ideologji ne perputje me shtyllat krysore te Islamit. Perkundrazi ne shumicen e ketyre vendeve, drejtojne junta ushtarake apo diktatore qe jane ne armiqesi te hapur me pjesen fetare te popullsise.
2. Nuk ka asnje norme fetare qe ndalon punesimin e gruas dhe perkundrazi, shumicae derrmuese e autoriteteve te dijes fetare mbeshtet dhe e nxit punesimin e gruas. Keshtu qe kjo pike nuk mund te jete shkak prapambetjeje.
3 – 4 – 5 Fakti qe Veberi beri nje studim mbi vlerat e “etikes protestante” ne zhvillimin kapitalist, nuk do te thote se problemi eshte tek etika islame, per sa kohe nuk ka nje studim per kete. Nese qendron keshtu, sipas punimit te Veberit, sot do te ishte e zhvilluar vetem pjesa protestante e Europes, nderkohe qe vendet muslimane do te duhet te ishin me te zhvilluara se pjesa katolike e saj, per sa kohe qe shumica e studiuesve, e vendosin Etiken Islame ndermjet protestantizmit dhe katolicizmit. Studiues te tille si Gellner, e kane pare Islamin si nje rast te suksesshem deri prane koheve moderne. Gjithashtu Gellner shprehet se Islami eshte shume me prane modernitetit dhe pranimit te individualizmit se krishterimi. Megjithate per mua individualizmi dhe moderniteti nuk jane vlere ne vetvete. Ka shume autore sot qe ofrojne kritika serioze ndaj tyre dhe i shohin si shkaqet kryesore te problemeve qe ka bota e sotme. Ne kete menyre, Sistemi Islam njihet si i pari qe triumfoi ndaj ndikimit fisnor ne vendimmarrje duke ndertuar institucione te cilat, per me teper moren natyre universale. Keto jane edhe disa prej arsyeve, perse sot, Islami eshte i mbrojtur nga shume pengesa qe kane shoqerite dradicionale per tu zhvilluar si dhe nga ana tjeter, perse Islami eshte i mbrojtur nga semundjet e modernitetit. Islami ndoshta eshte i vetmi sistem qe mund te ofroje nderthurjen e duhur midis modernitetit dhe tradites, gje e cila perben nje debat te madh sot midis sociologeve, antropologeve, filozofeve etj.
6. etj.
“Lëvrimi i fushave të tjera të ekonomisë detyrimisht atëherë dominohej nga të krishterët dhe hebrenjtë, sepse këta të fundit nuk kishin mundësi të bënin pjesë në esnafet. Kjo nuk do të thotë që nuk kishte tregtarë të mëdhenj myslimanë, por që shumica e tregtisë me jashtë ishte në dore të jo-myslimanëve. Duke qenë në kontakt më të shpeshtë me botën e jashtme, të krishterët dhe hebrenjtë arritën të bartin në komunitetet e tyre revolucionin industrial dhe kulturor të Perëndimit, revolucion i cili nuk arriti të hyjë në kulturën myslimane sepse bartësit e tij ishin anëtarë të një komuniteti që ishte në periferi të Perandorisë.”
Degjo, Stoyanovici eshte nje nga studiuesit me te mire te historise sociale e ekonomike te ballkanit, por ka nje problem, nuk arrin te shfrytezoje dokumentet osmane. Ne kete pike, me duhet te them qe jo kudo ne Ballkan eshte keshtu, Perandoria Osmane ka pasur nje larmi modelesh shoqerore kaq te madhe, saqe ende studiuesit nuk e kapin dot ne teresi. Keshtu eshte e vertete qe esnafet kane qene muslimane 100 %, por kjo vetem ne pjesen e sllaveve te jugut. Kjo per shkak sepse atje ishte popullsia qytetare qe u fut ne islam, ndersa fshati mbeti ortodoks. ndersa ne pjese te tjera te Rumelise si eshte Shqiperia e sotme, kosova e sotme, Maqedonia e sotme dhe Bullgaria e sotme, fillimisht u islamizuan zonat fshatare, ndaj zejet apo esnafet me sojli, si ishin punimi i arit, i bakrit, shpesh ai i punimit te mendafshit, nje pjese e mire e rrobaqepseve, thuajse te gjithe papucinjte, etj ISHIN ORTODOKSE, kurse zejet si punimi dhe regjja e lekureve, saracet, nallbanet, etj, qe kishin shume lidhje me fshatin, ishin te muslimaneve. Arumunet e zones se sotme te Voskopojes ishin tregtare te medhenj vertete, por ama sa qe gjalle Voskopoja, ata kishin edhe esnafe shume te fuqishem. Edhe tek sllavet e jugut, serbet dhe bullgaret e qyteteve te Kosoves dhe te zones se Shopskes (zona nga Nishi ne Sofje) kane qene esnafe te mirefillte. jo me kot Carshite e ketyre zonave kane qene edhe multietnike edhe multifetare (carshia e Prizrenit, e Pejes, e Shkupit, e Vranjes, e Leskovacit, e Nishit etj.) ne vitin 2002 ne Serbi u realizua nje film, Zona Zamfirova, bazuar ne romanin me te njejtin titull te shkruar ne vitin 1906. Ngjarjet zhvillohen ne Vranje rreth vitit 1888, Zona ishte e bija e nje tregtari te madh ortodoks, qe dashurohet me nje argjendar po ortodoks, por qe nuk mund te martoheshin per shkak se zejtari i takonte shtreses se ulet esnafore. Edhe pse serbe ortodokse, menyra e jeteses se tyre ishte krejt osmane dhe e gjithe jeta shoqerore e kulturore e qytetit vazhdonte te zhvillohej ne zemren e tij ende te paprekur nga moderniteti NE CARSHI. Dua te them qe ortodokset e ballkanit jo vetem qe nuk kane qene te perjashtuar nga zanatet, por perkundrazi, shpesh kane zoteruar esnafet me fine, me te pasura e me “qytetare” – sipas konceptit qe ata kane pasur ate kohe per qytetin. Per me shume mbi esnafet dhe pazaret, kush ka interes, mund te mesoje nga veprat e Soraya Faroqit, Randy Deguillhermit, Halil Inalcikut, Donald Quataertit, Nikolai Todorovit dhe Zija Shkodres.
Kapedan,
Persa i perket gruas ne pune, te dhenat me poshte jane perqindja e femrave mbi 15 vjec qe marrin pjese ne tregun e punes (te dhenat jane marre nga Banka Boterore dhe mund te gjenden tek http://data.worldbank.org/indicator/SL.TLF.CACT.FE.ZS).
Shqiperia 49%
Italia 38%
Greqia 43%
Bosnia 55%
Kroacia 46%
Maqedonia 43%
Ne kete liste (Serbia mungonte) vendet me perqindjen me te larte te pjesmarrjes se gruas ne pune jane 2 vendet myslymane te ballkanit.
Persa i perket kamates, ndoshta ky argument mund te vleje per Irakun por shqiptarit nuk me duket se i ka munguar ndonjehere fajdja.
Fenomeni që reflektohet në statistikat e lartpërmendura e gjen shpjegimin në arsye historike (me origjinë fetare, sigurisht) për çështjen e përfshirjes së grave në dinamikat e ekonomisë së një vendi apo bashkësie, shoqëria e së cilit rregullohet sipas principeve të Islamit.
Larg propagandave të denigrimit dhe reduktimit të kulturës së Tjetrit për nevojat e politikës së ditës dhe konsum populist, specialistët e islamistikës dhe orientalistikës nuk e kanë injoruar asnjëherë faktin se gratë kanë qenë të përfshira në ekonominë e vendeve apo bashkësive islame. Kjo sepse fetarisht, me Sheriat pra, grave u njihet e drejta e pronës, e lëvrimit dhe e trashëgimit të saj, ndryshe nga kulturat e tjera.
Ky fenomen nuk është injoruar kurrë teorikisht. Megjithatë, mosnjohja e praktikave konkrete në terren prej specialistëve, bëri që ky fenomen të konsiderohej për një kohë të gjatë si një legjendë, e cila nuk qe praktikuar ndoshta kurrë konkretisht.
Kjo, deri në fund të viteve ’60 dhe fillim të viteve ’70, kur specialistët nisën të konsultohen me arkivat e shteteve myslimane në përgjithësi, dhe të Perandorisë Osmane në veçanti, meqenënëse rasti i fundit përbën edhe interes më të theksuar për ne.
Prej studimeve u vu re, jo vetëm fakti që gratë myslimane kanë qenë sipërmarrëse aktive në ekomomitë e vendeve të tyre në cilindo cep të botës islame ku jetonin, duke gëzuar kështu prona me të drejta të plota dhe të drejtën për t’i lëvruar ato sipas dëshirës, por edhe gratë e besimeve të tjera, të cilat jetonin në shtete islame, rregullator i të cilave ishte pra, Sheriati, mund t’i tejkalonin pengesat e imponuara ndaj tyre nga bashkësitë respektive për pronën, dhe t’i apelonin ligjit islam për të drejtën e pronës.
Një vendin e shqipeve një studim të tillë pioner e ka kryer një ndër islamistët dhe osmanistët më të njohur të lëmisë, Gilles Veinstein.
Veinstein ka hapur arkivën për t’i hedhur një sy shekullit XVI në Vlorën kozmopolite të këtij shekulli për të parë çfarë ndodhte në një qytet mjaft të madh për kohën, me një bashkësi çifute shumë të lartë (pasojë e eksodit nga Andaluzia), me një bashkësi të krishterë tejet të konsiderueshme dhe me një bashkësi shumë të vogël myslimane.
Verdikti i kërkimit është po aq i qartë sa edhe në Bagdad, Damask apo Kajro: gratë e të gjitha bashkësive fetare të vendit, jo të gjitha sigurisht, kishin jo vetëm prona nominale, por i trashëgonin, shitinin, blenin dhe investonin të mirat e tyre materiale dhe imateriale sipas dëshirës dhe nevojave, duke iu referuar ligjit dhe gjykatave të Sheriatit.
Fenomeni është i njëjtë me të drejtën e divorcit, për të cilin gratë e bashkësive të tjera (jo myslimane) i referoheshin gjithashtu ligjit të Sheriatit që ua njihte grave myslimane këtë të drejtë, e si zgjatim edhe grave të tjera për sa kohë këto të fundit ishin subjekte të Perandorisë.
Kjo për sa i takon grave në ekonomitë e vendeve islame, myslimane apo jo.
Dy fjalë për çështjen e fajdeve.
Fetë monoteiste i ndalojnë rreptësisht fajdet – më se e kutueshme kjo ndërmarrje nga këndvështrimi etik. Por shtetet nuk janë fe. As njerëzit, qofshin këta fetarë apo më pak të tillë, nuk janë të gjithë evlija e engjëj.
Shtetet janë shtete, dhe sipërmarrjet janë sipërmarrje dhe si të tilla, kanë nevoja të caktuara huamarrëse, të cilat, kur nuk munden t’i inkuadrojnë fetarisht, ua gjejnë ndryshe dermanin.
Si të tilla, fajdet e format e tjera të huamarrjes, hynë dhe u bënë të njohura në të gjitha vendet monoteiste, duke përfshirë edhe trevat e Islamit.
Perandoria Osmane në momente të caktuara ka marrë hua nga individë të caktuar, çifutë në rastin konkret, me banim në trevat e saj, pasuria e të cilëve ishte kolosale. Megjithatë, ky fenomen nuk ka qenë endemik osman, përkundrazi.
Një tjetër zë në të cilin është përdorur kredia, së bashku me broker-ët e famshëm të rastit, është edhe industria e luftës në Perandorinë Osmane. Këtë fenomen, industria shqiptare e luftës gjatë epokës osmane e njeh shumë mirë, historiografia shqiptare jo dhe aq.
Për më tepër, një ndër praktikat e ekonomisë islame, praktikuar edhe në Perandorinë Osmane, kanë qenë edhe vakëfet në të holla (wakf al-nukud), kapital ky në të holla i cili investohej një një zë të ekomomisë me qëllime fitimprurëse, pararendësi i sistemit bankar osman.
Fenomeni ka qenë shumë i përhapur në trevat osmane, edhe pse fetarisht ka qenë gjithnjë i diskutueshëm.
Për më shumë info, referoj zërin në E.I. Leiden, vol. xix, bot. 2002.
Shpjegimi do ishte me vend nqs ne nje vend te izoluar si Shqiperia te aplikohej Sheriati. Por ja qe sheriati nuk aplikohej, ashtu sic ne fakt nuk aplikohet as ne Afghanistan, packa se levizja ‘studentore’ (Taliban) atje insiston per kete.
Ne rastin e Shqiperise dhe te Afganistanit kemi te bejme me nje konflikt mes te drejtes zakonore dhe asaj ligjore (nqs mund ta quajme keshtu Sheriatin). E drejta zakonore mes Pataneve (Pushtunwali) dhe nder fiset e Shqiptareve (si ne Laberi ashtu edhe ne Malesi) i konsideron grate si kafshe pune. (Ironia e fatit eshte qe Sheriati do ishte shpetimtar ndaj trajtimit mizor te shume grave Pushtune.) Ndaj edhe konstatohen ato shifra te larta te punesimit ose pjese marrjes ne ekonomi. Po te aplikohej Sheriati grate e gjora do punonin dic me pak, e do shijonin nje jete me te mire (sot ne Afganistan, e mot ne Shqiperi)
Ra ky muhabet per Islamin dhe pash emrin dhe shkrimin e nje miku te vjeter si Elton Dusha. Per sa i perket temes ne fjale, duket te vihet re nje dallim midis politikave ekonomike te Perandorise Osmane qe mendohet se identifikohej me religjionin e Islamit (edhe pse historikisht kjo ka vend per debat, pasi deklarimi i qarte si kalifat etj. ishte rezultat i perpjekjeve te perandorise per te zgjuar solidaritet religjioz ne periudhat e fundit te saj) dhe vete mesimeve te tradites islame me zhvillimin ekonomik. Evidentohet, me te drejte mendoj une, se ato qe konsiderohen si politika te gabuara ekonoike te perandorise nuk kane lidhje te drejte per drejte me islamin.
Megjithate, kohet e fundit eshte shkruar per lidhjen e zhvillimit te kapitalizmit apo mungesa e tij me Islamin dhe ndoshta rasti me i njohur keto kohet e fundit eshte librit i Timur Kuran, http://www.amazon.com/Long-Divergence-Islamic-Held-Middle/dp/0691147566/ref=sr_1_1?s=books&ie=UTF8&qid=1314657413&sr=1-1
Libri i Kuran duket se eshte i mireargumentuar por duhet bere kujdes ne menyren problematike historike se si Kuran adreson aplikimin e ligjit islam. Dy shembuj te permendur nga Kuran dhe te tjere kane te bejne me kamaten (riba) permendur dhe me lart dhe ligjin e trashigimise.
Fale dokumenteve qe kemi nga periudha e mamlukeve ne Lindjen e Mesme, dihet qe kamata perdorej gjeresisht midis tregtareve muslimane dhe jo muslimane ne Lindjen e Mesme pergjate gjithe mesjetes. Shpesh perdoreshin akrobaci juridike per te ruajtur respektimin ne forme te ligjit duke i bere bisht pengesave qe mund te krijoheshin. Gjithashtu, Kuran shkruan se ligji i trashigimise qe detyron nje ndarje midis disa personave te familjes nuk lejonte nje akumulim te mjaftueshem fondesh dhe partneritetin qe solli korporatat ne perendim. Edhe ketu, sidomos nga burimet qe kemi nga Andaluzia islamike dhe zona e Marokut por dhe Egjipti, rendome jane perdorur akrobaci juridike qe benin te mundur lenien e pasurise nje pasardhesi te preferuar dhe per t’ja mohuar nje plangprishesi. Thjesht dua te ve ne dukje se aplikimi i tij duhet studiuar ne kontekstin historik dhe praktikave sociale te periudhes ne fjale.
Ka te tjere si Vali Nasr qe ngrejne argumentin e ngritjes se kapitalizmit islamik ku feja eshte nje nxites i fuqishem i asaj qe po ndodh ne Turqi, Dubai e madje dhe Iran. http://www.amazon.com/Rise-Islamic-Capitalism-Defeating-Extremism/dp/1416589694
Po shtoj ketu qe argumenti per pengesen e Islamit per zhvillimin e kapitalizmit duhet pare ne menyre me komplekse. Personalisht mendoj se eshte ne misionin e te gjitha religjioneve qe te bejne rezistence ndaj nje llogjike veprimi pastertisht ekonomike. Edhe ne Evrope, sic kane vene sociologe te religjionit si Jose Casanova e te tjere, ideja e kesaj bote si vend ku arime frytshmerine tone eshte goxha i vonet. Por me duket se bisedes i bie pazari kur akoma per diskutimin e ketyre puneve, pa rezerva marim si reference Weber. A nuk i shkoi mendja kujt te mendoje per rastin e Italise dhe zhvillimin e kapitalizmit ne nje shoqeri katolike?
Qe te kthehemi ne rajonin tone. Diskutimi i variantit shqiptar te “What went wrong?” diskutimi gati banal “a na e ka faji islami qe jemi te prapambetur” duke analizuar prapambetjen vetem ne lidhje me nje variabel te mundshem, diskutimet intensive te dy dekadave ” a na e ka fajin turku apo jo” krijojne reperkursione jo per turkun ne Stamboll por per “turkun” e brendshem. Kesisoj pyetja mbart fajin per mbartesit e fese “qe na la mbrapa” edhe ne nje kohe kur innfluenca e fese ne Shqiperi eshte minimale.
Deri ne shekullin e 18 ‘greed’, qe po e perkthejme babezi, ka qene nga mekatet e denueshme dhe te medha ne shoqerite e perendimit. Kur u “rehabilitua” kjo gje dhe fryma prometiane beri te pranueshme dhe jo te keqe lakmine/babezine per pasuri, kemi nje hov te Perendimit ndryshe nga vendet islame. Sdq. arsyet pse Perendimi u zhvillua me teper ekonomikisht dhe dominoi ekonomikisht e politikisht pjesen tjeter te botes, ne kete rast PO dhe boten islame po t’i permbledhim ne menyre te thjeshtuar jane: 1) Zbulimi i botes se re me gjithe pasurite qe kjo bote solli per vendet kolonizuese. 2) Tregtia nderkombetare – qe bashke keto dy gjera i dhane nje dore 3) revolucionit industrial. 4) Renia e peshes qe kishte PO ne raportet tregtare me Perendimin pas zbulimit te Botes se Re.
Per ta lidhur me Shqiperine dhe per te fajesuar nje religjion pse ka nje prapambetje ekonomike, duhen sjelle fakte me referime nga Islami dhe qe krahasojne gjithe Ballkanin ne nje konteskt ekonomik. Nuk besoj qe Shqiperia ka qene me e prapambetur se vendet e tjera aty rrotull. Te gjitha keto vende baze kishin bujqesine e blegtorine e nuk ishte se bene namin ne industri a ku di une.
Islami si fe, nuk e ndalon besimtarin te perpiqet per pasuri dhe as nuk e privon nga prona etj. sigurisht brenda nje etike dhe rregullash fetare ashtu sic ka qene edhe ne Perendim. Keshtu qe Islami si fe nuk ka te beje me asnje hall ekonomik te Shqiperise se sotme.
Dalan, na thua “. Nuk ka asnje norme fetare qe ndalon punesimin e gruas dhe perkundrazi, shumicae derrmuese e autoriteteve te dijes fetare mbeshtet dhe e nxit punesimin e gruas. Keshtu qe kjo pike nuk mund te jete shkak prapambetjeje. ”
Per ku e ke fjalen ti vella, per atje ku gruaja nuk shkon dot ne dyqan e pashoqeruar nga nje mashkull, apo atje ku nuk e le burka ti jape makines, edhe sikur ta linin ti jepte?
Nese do diskutojme seriozisht, sic po bejne ne fakt shumica ketu, le te mos themi gjepura te tipit “gruaja ne Kuran ka te drejte prone” se ngrihem une dhe pyes, “te ciles prone?” te asaj prones qe i dha babai ne paje dhe qe ligji e lejon ta marri mbrapsht ne rast se atij burrit te vajzes, i mbushet mendja, dhe ne vend te teshtije 3 here, ja keput nje “une te divorcoj” tre here rresht? Pronesia e femres ne Kuran eshte e mbrojtur ne kete kontekst, te mbrojtjes se prones se familjes se saj, dhe jo si prone qe ajo e krijon vete me pune, dhe e kontrollon edhe gjate apo pas marteses.
Se po bejme ca kapercime, nga osmanizmi ne Ballkan, tek Islamizmi ne pergjithesi….dhe u be lemsh, po na beni gati per Urra! Rrofte Islami me gjithe Kuran e Turqi!
LG une nuk kam nevoje per orientim hapesinore, gjeografik per te njohur Islamin. Islami nuk eshte realiteti i disa shoqerive fisnore te mbetura ne periferi te botes, per shkak te kapriciove te historise, e cila shpesh, ka nevoje per nje kosh ku te hedhe mbeturinat e veta, ne menyre qe te mbaje paster ndergjegjen e saj. Pra, per Islamin nuk eshte reference as Arabia Saudite, as Afganistani, e aq me pak Tirona e Haxhi Qamilit. Islami eshte nje trashegimi shekullore qe gjalleron qe kerkon te studiohet objektivitsht, ashtu sic, mbi te gjitha Islami ka referenca shume te qarta, burimet kryesore te tij, Kurani dhe tradita profetike e deshmuar hollesisht nga hsitoria dhe studimet fetare. Une fola per Islamin, jo per realitete te caktuara specifike, rrethanore periferike muslimane.
Konkretisht, une kam pare rrugeve te Tiranes ne shume raste, vajza me shami qe ngasin makinen. Pyetja qe shtrohet eshte, perse merr per reference ate me burka qe i ndalohet kjo gje, dhe nuk merr kete tjetren qe e ushtron pa kurrfare droje?!
Persa i perket te drejtes se prones, gruaja ka burim pronesie trashegimine, si dhe priken qe burri eshte i detyruar t’ia jape per martese. Eshte e mirenjohur qe kjo prone i perket gruas ne menyre individuale dhe ajo, jo vetem qe ka te drejte ta perdore si te doje, por, edhe nuk eshte absolutisht e detyruar te kontribuoje me te ne familje. Detyrimet financiare, te pakten sipas interpretimeve klasike te sheritatit (interpretimet moderne jane edhe me teper ne favor te gruas), i takojne vetem burrit.
Gjithashtu, e drejta e burrit per tu divorcuar “me tre te shtena” (pra, duke i thene tre here rrjesht gruas: “te kam ndare”), eshte thjesht nje interpretim ndermjet shume te tjereve. Por, edhe ne kete interpretim qe ti merr per reference (ndonese ne menyre selektive) perseri, ky eshte vetem akti i shpalljes, pasi pas kesaj ligji sheriatik, paraqet nje sere etapash dhe procedurash nepermjet te cilave kryehet divorci.
Te gjitha keto, mund ti sjell e referenca, por nuk e gjykoj te nevojshme per vete natyren e ketij diskutimi.
Tema tashme po devijon vertete ne diskutime ligjore e teologjike dhe kjo, jo per hir te faktit se ndokush ketu po ka qejf te brohorase “Urra, Rrofte Islami me Kuran e Turqi”, por sepse me duket se, ti po ke qejf te brohorasesh, “Poshte Islami”.
Debati mua me duket krejt normal dhe eshte e natyrshme qe disa njerez te binden si te duan. Por, ajo qe duhet te sqarohet, per te cilen nuk mendoj se mund te kete vend per pluralitet mendimi, eshte fakti se nuk mund ti referohesh nje realiteti konkret e rrethanor, per me teper periferik, per te gjykuar thelbin e nje feje. Personalisht vleresoj mendimin e gjithkujt dhe nuk kam kurrfare iluzioni problemi me faktin qe shume njerez nuk bien dakort me mua. Tek e fundit kjo eshte natyra njerezore dhe nuk kemi perse ti kundervihemi asaj.
The New Yorker para do kohesh pati nje trajtim interesant te ketij subjekti perfshi ketu librin e Timur Kuran-it. Ajo qe me terhoqi me teper mua eshte nje blog i bashkangjitur rreth nje reviste satirike te botuar ne Azerbajxhan ne fillim te shek te 20te te quajtur Mulla Nastradini. Per kontekst kete duhet ta shikojne te gjithe.
http://www.newyorker.com/online/blogs/books/2011/05/the-magazine-that-almost-changed-the-world.html
Vini re sidomos slide 9. Per mua kjo karikature eshte denimi me i madh qe i bejne vete muslimanet gjendjes te mjeruar ne te cilen e gjeten veten dhe do ta gjejne me vone. Nafta qe kane eshte shperdoruar ne menyre katastrofike. Nuk kane arritur kurrfare progresi domethenes deri tani.
O L G, nese sheh rastin e fundit te protestes te disa grave per te drejten e dhenies se makines ne Saudi do shohesh se nje nga motivimet e paraqitura nga protestueset ishte se mbajtja e nje shoferi apo perdorimi I taksive per te vajtur ne pune u rendonte ne te ardhurat. Pra edhe ne shoqerine me konservatore, ku qendrimi dominant fetar predikon rolin e amesise si funksionin primar te gruas, grate punojne dhe dhe kane mundur te bejne rezistence ndaj atyre figurave fetare qe duan ti largojne nga tregu I punes pikerisht sepse tradita fetare e ka te qarte kete pune. Tani kjo meqe kerkon te flasim seriozisht. A ka probleme? Sa te duash ti, po sikur nuk e kishim ketu muhabetin me duket. O Safir, me vjen per te qeshur sa here degjoj per “naften e muslimaneve.” Mos gjendet dikush nen iluzionin se ne castin qe dikush deklarohet musliman kjo I sjell automatikish pronesine e ca aksioneve te ndonje pusi nafte ne Kuvajt per shembull?
Te lutem shume, nqs nuk ke jetuar ndonjehere ne nje petro-shtet nuk e ke idene fare, po fare, se si jane punet ekonomike atje. Ne Arabine Saudite nuk paguhen taksa, e madje nuk paguhet as per parkimin. Te rinjte atje jane te llastuar shume, riding high on the hog (pun intended). Tani vone, kur i ka ardhur veza ne bithe (Peak Oil) po kujtohen me investu ne universitete e arsim. Too little too late tha? Kush ja u ka fajin? Une do thoja qe ekziston nje ‘mallkim i resursit te madh” (resource curse). Nderkohe degjoj Arabe e Pakistaneze qe thonte qe vete Zoti e ka vene naften nen rerat Arabike. Si tejkalohet ky mallkim? Ta thom une: Islam 2.0. I duhet nje reformacion protestant. Webber mos ma fshij nen tapet kaq lehte.
Meqe e hapa ket muhabet, une jetoj ne nje petro-shtet dhe e shoh sa te trash ai resurs. Por keta ketu e dine shume mire se c’duhet bere dhe nuk kane frike ti taksojne njerezit (ose me sakte ta hapin kete muhabet).
S’ka lidhje me ate qe thua me siper. Nuk kam jetuar po kam vizituar nga ato qe ti quan petro-shtete. Por nafta eshte e Saudise dhe jo e muslimaneve sepse fakti qe ka nafte ne Saudi nuk e ben pronar apo perfitues detyrimisht te kesaj nafte nje musliman maroken per shembull, ashtu sic nafta e amerikes nuk eshte nafta e te krishtereve. Nejse puna e naftes, investimeve ne arsim etj kerkon nje muhabet tjeter po me duket sikur do ishte divergjence e panevojshme ketu. Nuk fsheh dot ama humorin qe me ndjell pozita e gjykuesit se kur gjerat i kane vone, veza ne bith etj etj, mileti po nejse ti e di vete.
””Ky refren shume popullor po degjohet gjithmone e me shpesh keto 10 vjetet e fundit. Une jam i mendimit qe demokracia nuk eshte parakusht i zhvillmit ekonomik. ””
Ne fakt nuk pohova te kunderten, biles shkova me tej duke thene se zhvillimi ekonomik i nje vendi te prapambetur kalon vetem nga nje sistem autoritar, zhvillimi ekonomik i hapave te medhenj perpara, jo thjesht ‘zhvillimi ekonomik’.
Deri tani nuk kam pare ndonje vend te prapambetur qe te kete pare leverdine e demokracise ne ekonomi, perkundrazi kam pare vende te prapambetura qe duan demokracine dhe nuk as demokracine nuk e arrijne dot dhe as ekonomi nuk ngrene dot ne kembe.
Nderkaq vendet autoritare shpesh arrijne suksese ne nje kohe te shkurter.
Mes Indise qe perpiqet per demokraci dhe nje verre ne uje ka bere si ne lidhje me demokracine ashtu edhe ne lidhje me ekonomine dhe Kines pas 1976,per zhvillim ekonomik zgjedh Kinen gjithe jeten, ashtu sikunder mes Rusise se Jelcinit dhe Rusise se Putinit, ekonomikisht zgjedh Putinin gjithe jeten.
Mua me duket se te gjitha faktet te çojne tek perfundimi se demokracia per nje vend te prapambetur eshte mallkim nga pikepamja ekonomike, ndersa sistemet autokratike ka qe mundesojne zhvillimin ekonomik ka qe e shkaterrojne fare ekonomine, varet nga largpamesia dhe paranoja e autokratit apo oligarkise.
Vendet e pasura demokratike kane qene te pasura para se te beheshin demokratike, i kishin hedhur rrenjet e zhvillimit qysh ne shek 19, pra edhe kur nuk ishin demokraci ishin me te pasura se vendet e tjera te botes.
Teoria ime eshte vendosje e themeleve te ekonomise (energjitike,industri, infrastrukture rrugore e hekurudhore) ne kohe autokracie apo autoritarizmi rigorozisht kapitaliste (jo komuniste dmth) dhe pastaj kalim ne demokraci.
Deri me sot s’kam pare ndonje demokraci qe ben hapa gjigande nga prapambetja tek statusi i vendit te zhvilluar dhe arsyeja me duket shume e thjeshte, demokracia vjen me tregun e lire, tregu i lire zhduk kapitalin nga vendi importues drejt vendeve eksportuese, rrjedhimisht pa kapital s’ka investime te medha, pa investime te bollshme s’ka hapa gjigande perpara.
Meqe te gjitha vendet e prapambetura kane nje natyre pastertisht importuese, kapitali s’ka kurrfare shansi te mblidhet, ai qe ‘mblidhet’ eshte kapital i huaj qe ze te gjitha deget me fitimprurese dhe e çon surplusin jashte vendit, pra perseri ne vendnumero.
Perndryshe Islami per shkak te natyres jodemokratike eshte pozitiv per ekonomine, ne rast te nje parie largpamese, por pikerisht natyra jodemokratike e ben ne fazen e dyte te demshem, sepse populli i pasuruar do kerkoje te drejta, regjimi do i vere tankun, do shkaterrohet vendi.
Ky eshte difekti i autoritarizmave se lejon zhvillimin por pastaj nuk shkulen nga pushteti perveçse me dhune, ndonje lufte te jashtme a te brendshme dhe shkaterrohet ekonomia.
Shih psh Libine vend lule, i futen nje lufte civile e bene Libine te ngjashem me Libanin e viteve 80. Edhe Libani lule ishte ekonomisht njehere e nje kohe.
Shih Irakun, vend lule ne vitet 70, gjithe arabiket shkonin ne Irak si emigrante, shihe sot, eshte per t’ja mbathur vrapit me te katra.
Pra ekuacioni per mua eshte i thjeshte, sistem ekonomik rreptesisht i kontrolluar nga shteti, zakonisht autoritarizem, pastaj kur arrihet nje nivel i mire zhvillimi vjen faza e demokracise, por pa ndryshuar parite, perndryshe te rejat do i shiten menjehere kapitalit te huaj.