Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Histori / Politikë

GJEOGRAFIA SI FAT

Kur lexova se Kroacia do të pranohet zyrtarisht në Bashkimin Europian në vitin 2013, e pata praktikisht të pamundur të mos mendoja se Shqipëria, së bashku me Bosnjën dhe Kosovën, janë të dënuara të mbeten të fundit në këtë proces integrimi të rëndësishëm.

Në momentin e tanishëm, gjasat janë që në këtë proces këtyre tre vendeve t’ua kalojnë edhe Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia.

Ndryshe nga të gjitha këto shtete, duke përfshirë këtu edhe Slloveninë dhe Kroacinë, Shqipëria nuk u përfshi në ndonjë luftë gjatë viteve 1990, as u shkëput nga ndonjë entitet më i madh, si Jugosllavia.

Shqipëria duhej të ishte pranuar në Bashkimin Europian më herët, por kjo nuk ndodhi. Arsyetimet e nevojshme për ta kuptuar këtë, ndryshojnë nga çdo lloj refleksioni që mund të bëhet për Kosovën dhe Bosnjën, meqë këtyre të fundit u duhet të bëjnë llogaritë me një trashëgimi konflikti të ashpër, brenda vetes ose me fqinjët.

Megjithatë, në vështrim të parë, duket sikur arsyeja kryesore që Shqipëria, Kosova dhe Bosnja kanë mbetur në bisht të proceseve integruese ka të bëjë, në analizë të fundit, me popullsinë myslimane të këtyre vendeve.

Këtë teori e mbrojnë të gjithë ata që e shohin Europën dhe qytetërimin europian si një kurorëzim të bashkëpunimit mes popujve të krishterë të kontinentit. Të tillë zëra i dëgjon rëndom në Shqipëri.

Në mbështetje të këtij argumenti vjen pastaj edhe rezerva e kancelarive europiane për të pranuar, në Bashkimin Europian, Turqinë gjithashtu myslimane.

Këtu ka tri çështje të ndryshme për të diskutuar: (1) natyra në thelb e krishterë e Bashkimit Europian (2) natyra në thelb myslimane e Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnjës dhe (3) nëse prapambetja e gjithanshme në këto tri vende i detyrohet trashëgimisë së tyre islame.

Për çështjen e parë, ose Krishterimin si themel të Bashkimit Europian, diskutimet mbeten të hapura; megjithatë, duhet thënë se bazat kushtetuese formale të këtij bashkimi kanë natyrë laike, jo fetare; çka nuk i ka penguar shumë ideologë dhe qarqe përgjithësisht të djathta dhe konservatore të ngulin këmbë, gjithsesi, se Europa e Bashkuar është bashkuar nën shenjën e kryqit.

Për natyrën myslimane të tri vendeve në fjalë, përsëri diskutimi mbetet i hapur. Bosnja dhe Shqipëria janë të ngjashme për nga struktura etnike-fetare e popullsisë, ku një shumicë myslimane bashkëjeton me pakica të krishtera; edhe pse historia e marrëdhënieve ndërfetare në të dy vendet ka qenë thelbësisht e ndryshme. Kosova, nga ana e vet, paraqitet si më homogjenisht myslimane, megjithë institucionet që kërkon t’i ketë kthjelltësisht shekullare dhe europiane dhe tutelën ndërkombëtare të gjithanshme.

Sa për çështjen e tretë, kjo është e koklavitur, dhe kërkon vëmendje të madhe prej dijes: ç’lidhje ka mes fesë islame dhe prapambetjes së atyre zonave të Europës që banohen nga popullsi myslimane?

Në këtë pikë nuk kanë munguar edhe teoritë konspirative, sipas së cilave Shqipëria, Bosnja dhe tani Kosova, sikurse edhe më tej Turqia, nuk pranohen në Bashkimin Europian sepse Europa e krishterë nuk i don myslimanët.

Kjo mund të jetë e vërtetë, për disa segmente të Europës, me peshë në Bruksel dhe gjetiu. Megjithatë, që Shqipëria, Bosnja dhe Kosova sot nuk e meritojnë Europën, për këtë vështirë të mos biesh dakord; sikurse Shqipëria nuk e meritonte dje NATO-n. Kur e pranuan Shqipërinë – një shtet pa ushtri – në NATO, i bënë një favor, ose ia shpërblyen mbështetjen që u kish dhënë nismave ushtarake amerikane dhe të NATO-s vetë; tani Europa e Bashkuar nuk është gati, ose nuk dëshiron të bëjë favore të ngjashme.

Pra, le ta vazhdojmë arsyetimin duke e marrë prapambetjen për të mirëqenë.

Pyetja do të shtrohet kështu: ç’lidhje ka mes kësaj prapambetjeje dhe fesë islame?

Mund të thuhet, nga tavolina, se feja islame i organizon marrëdhëniet sociale në një mënyrë të tillë, që t’i pengojë shkëmbimet e lira me shoqëritë joislame, prej të cilave buron përparimi ekonomik dhe vijnë modelet institucionale dhe kulturore. Pra, jo se është faktor prapambetjeje në vetvete, por vetëm përfton një kulturë qëndrimesh refraktare ose shërben si barrierë komunikimi, në një kohë kur përparimi mund të vinte vetëm nëpërmjet komunikimit.

Kjo natyrisht nuk është provuar; edhe pse ka të dhëna që, duke filluar nga shekujt XIII-XIV, bota islame erdhi dhe u mbyll ndaj dijes laike, duke e humbur interesin për progres intelektual dhe teknologjik. Kështu, kultura arabe, e cila deri atëherë kish qenë në pararojë të dijes dhe kish mundësuar deri edhe ruajtjen dhe transmetimin e trashëgimisë greke klasike drejt Rilindjes Europiane, e humbi vitalitetin dhe ngeci në baltrat skolastike që i kishte përftuar vetë. Këtë nuk e diskutojmë dot, megjithatë, brenda temës së tanishme; por po mjaftohem të vërej se edhe kultura të tjera, si ajo kineze dhe japoneze, e kanë njohur këtë periudhë tërheqjeje dhe abstraksioni, por kjo nuk u ka lënë pasoja dhe gjymtime; meqë kur ka qenë nevoja të ringrihen në këmbë, e kanë bërë pa lëkundje.

Shqipëria, nga ana e vet, ofron edhe dëshminë që prapambetja e thellë ka prekur njëlloj myslimanët dhe të krishterët dhe të pafetë; dhe se nuk lidhet gjëkundi me praktikat dhe botëkuptimin fetar. Kështu, dihet se zonat më të prapambetura dhe më të izoluara të vendit janë edhe ato që kanë ruajtur fenë katolike – duke pasur një lidhje mes këtyre dy karakteristikave, meqë izolimi e ka mundësuar ruajtjen e fesë, dhe feja katolike e ka ushqyer më tej izolimin.

Megjithatë, do të ishte gabim ta lidhnim prapambetjen me etninë dhe kulturën etnike të shqiptarëve, sa kohë që një dukuri të ngjashme e ndeshim edhe në Bosnje.

Vetvetiu të shkon mendja te një hipotezë tjetër: prapambetja nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me fenë islame, por me bashkëjetesën mes feve të ndryshme. Kjo hipotezë e gjen një farë mbështetjeje në argumentet, meqë bashkëjetesa mes feve të ndryshme i bën komunitetet të shpenzojnë shumë energji sociale në mirëmbajtjen e marrëdhënieve ndërfetare, ose për t’i ruajtur shoqëritë nga kolapsi.

Të mos harrojmë edhe që, si në Bosnjë si në Shqipëri, modeli i marrëdhënieve ndërfetare është ofruar nga Perandoria Osmane; që në Bosnjë ky model ka dhënë rezultatet që dimë – siç na i kujtoi këto ditë edhe masakra e Srebrenicës – për këtë “faji” nis që me politikat austro-hungareze, të cilat dashur pa dashur e përmbysën artificialisht, në atë zonë, raportin e forcave të stabilizuar gjatë periudhës otomane (nuk po përsërit gjëra të njohura, për patologjitë e kombëtarizmit serb).

Ja edhe një tjetër tipar i përbashkët mes Bosnjës dhe Shqipërisë: në të dy vendet, shumica myslimane e ka humbur momentin (në kuptimin fizik të fjalës) dhe orientimin politik, përballë perspektivës europiane të të dy vendeve. Krizave të tilla, myslimanët si në Bosnje ashtu edhe në Shqipëri u janë përgjigjur nëpërmjet shekullarizimit të thellë, por kjo nuk duket të jetë mirëkuptuar gjëkundi në Europë, nga ato qarqe që u kushtojnë vëmendje ngjyrimeve fetare të komuniteteve.

Këtu vjen në vështrim edhe një interpretim tjetër: nga popujt e Ballkanit, shqiptarët dhe boshnjakët janë mbijetoja të të gjithë atyre që përqafuan fenë islame në Mesjetë, gjatë kalimit nga Bizanti në Perandorinë Osmane.

Ndërrimin e fesë ndonjëherë e kanë lidhur me dobësi të ndjenjës fetare; që këtej, është thënë për myslimanët, së paku ndër shqiptarë, se nuk janë fanatikë, as “tamam” myslimanë – çfarëdo kuptimi që të ketë kjo “tamam”.

Në kontekstin e diskutimit tonë, dobësia e ndjenjës fetare, ose e rrënjosjes së fesë në punët e komunitetit, vjen e përthyhet si dobësi ose pamjaftueshmëri e etikës komunitare. Nëse është kështu, etika komunitare e pamjaftueshme do të nxiste mosbesimin në përpjesëtim të drejtë me distancën farefisnore, korrupsionin në shkallë të gjerë, dhe krijimin e organizatave parakriminale dhe më tej mafioze; dhe anasjelltas, lidhjet familjare ose të gjakut do të shërbenin si katalizatorët e vetëm të ndërveprimit dhe të bashkëpunimit social.

Ky vështrim e merr të mirëqenë lidhjen mes fesë dhe etikës; duke e parë fenë, në mënyrë instrumentale, si mjet të domosdoshëm për të ruajtur përmasën etike të transaksioneve sociale, duke përfshirë edhe ato ekonomike dhe politike.

Natyrisht, që etika islame është po aq e fortë dhe imponuese sa edhe ajo e krishterë (madje jo dhe aq e ndryshme prej kësaj të fundit), kjo s’ka nevojë për t’u provuar. Çështja është se, sipas këtij interpretimi hipotetik, një komunitet që ndërron fenë është një komunitet që nuk i ka dhënë shumë rëndësi fesë në punët e veta.

Mirëpo, edhe sikur të ishte kështu, atëherë do të prisnim që shembujt më të admirueshëm të etikës sociale t’i ndeshnim në të krishterët shqiptarë; gjë që nuk është e vërtetë – nuk është e vërtetë jo sepse shembuj të tillë mungojnë, por ngaqë nuk duket të ketë ndonjë dallim, në qasjen ndaj etikës transaksionale, midis komuniteteve të feve të ndryshme, së paku ndër shqiptarët.

Më duket e kotë të shtyhemi më tej në këtë shteg, edhe pse mund të sillet argumenti se të krishterët shqiptarë kanë etikën e komuniteteve të cilave u është dashur të mundohen shumë për t’u hapur vend vetes në kontekstin perandorak otoman; çka u ka shtuar komponente të paranojës dhe të mosbesimit, sidomos ndaj myslimanëve. Gjithsesi, sa më shumë që shtyhemi në këtë lloj argumenti, aq më shumë rrezikojmë që të bëjmë arsyetime ad hoc.

Ndoshta është më e frytshme të kthehemi te dukuria e ndërrimit të fesë, për të parë, edhe një herë, në mos edhe kjo dukuri, në vetvete, është simptomë e ndonjë karakteristike më të thellë dhe sidomos më të lashtë të shqiptarëve dhe të boshnjakëve.

Këtu mund të spekulohet dhe të thuhet se të dy këta popuj kanë në deje gjak ilir; duke kuptuar, me “gjak ilir”, jo aq trashëgiminë gjenetike, sesa atë kulturore të sublimuar në tradita të padukshme e të pagjurmueshme; dhe duke pranuar që boshnjakët janë ilirë të sllavizuar. Ka të dhëna që e mbështetin, tërthorazi, këtë hipotezë – që nga cikli i Kreshnikëve dhe fakti që shumë fise të malësorëve të Veriut kanë zbritur aty nga Bosnja e deri te bogomilët e bogomilizmi.

Këto hipoteza janë me interes në vetvete, por pa interes për argumentin tonë; sepse nuk mund të zgjidhet ose të shpjegohet një problem, si ky që po trajtojmë këtu, me një të panjohur të madhe, siç janë ilirët.

Përkundrazi, më duket produktive një hipotezë tjetër: ajo që i sheh edhe shqiptarët edhe boshnjakët si të kapur, aksidentalisht por fatalisht, në vijën e përplasjes mes dy pllakave tektonike – Romës dhe Bizantit më parë, Europës dhe Perandorisë Osmane më pas; çka i ka detyruar të marrin karakteristikat e popujve “kufitarë” të periferive perandorake.

Mes nga karakteristikat e këtyre popujve, duhen përmendur lëvizshmëria e besës (allegiance), kusht i domosdoshëm për mbijetesë, në rrethanat kur kufijtë tektonikë u nënshtroheshin baticave dhe zbaticave të vazhdueshme; dhe mercenarizmi, si teknikë e mbijetesës konkrete.

Nëse është kështu, atëherë për këta popuj “kufitarë” edhe feja nuk ka qenë aq mjet i organizimit social dhe shpirtëror, sesa armë për të mbijetuar, nëpërmjet kultivimit të aleancave përkatëse; çfarë ka sjellë pastaj, si efekt, jo vetëm ndërrimin e feve si veprim taktik përballë kërcënimesh përndryshe të papërballueshme; por edhe dobësimin e etikës komunitare, përtej hapësirës së mbijetesës.

Prapambetja e shqiptarëve dhe e boshnjakëve i detyrohet, tek e fundit, gjeografisë; por kjo gjeografi filtrohet pastaj nëpër histori, gjeopolitikë, përkatësi fetare dhe, më e rëndësishmja, etikë komunitare. Mbetem i mendimit se shqiptarët sot e kanë të vështirë të bëjnë përpara dhe të krahasohen me popujt e tjerë të kontinentit për shkak të profilit të ulët moral që mbizotëron dhe të mbetjes së tyre ende peng i një paranoje të mbijetesës.

Pa Komente

    1. Komunizmi ishte një orvatje nga lart, thelbësisht elitare dhe utopike, për inxhinierim social, e cila zgjati shumë pak për të lënë dëme të këtilla.

      Përkundrazi, forma specifike që mori komunizmi në Shqipëri nuk mund të shpjegohet pa disa veçori tashmë të kristalizuara të shoqërisë shqiptare.

      Komunizmi u përqafua edhe në Kinë, edhe në Çekosllovaki, edhe në Mongoli, edhe në Kubë, edhe në Gjermaninë Lindore. Megjithatë, sot e kësaj dite këto vende ndryshojnë mes tyre, për nga institucionet sociale dhe mënyra si i përballojnë kostot transaksionale, po aq sa edhe ç’ndryshonin në fund të Luftës II Botërore.

  1. Ti thua: “Komunizmi ishte një orvatje nga lart, thelbësisht elitare dhe utopike, për inxhinierim social, e cila zgjati shumë pak për të lënë dëme të këtilla.”

    Nje gje eshte e sigurte, qe shteti modern ka aftesine, mjetet si dhe mbi te gjitha synimin per te nderhyre me thelle ne inxhinierimin social se shteti paramodern. 50 vjet nuk jane hic fare pak. Shkolla masive e detyruar eshte vetem nje nga rastet me te cituara te ketij procesi. Kujto betimin e permengjesshem si pioniere te Enverit ne lufte per ceshtjen e Partise… Lajmet e RTV etj.

    Argumenti qe ti sjell me kujton intervisten e para ca javeve te librit te P. Mishes qe kerkon te shpjegoje hedhjen e plehrave ne rruge me perandorine osmane dhe konvertimin ne Islam. Shakaja ne kete mes qendron qe ndodhia qe nxiti soujournin e Mishes ne te kaluaren me plehrat si zanafille ka ne skene dhe Sarajeven e kohes se luftes ku njerzia gjithsesi i mblidhte plehrat… Sarajeven ku e ku me kredenciale me osmane e islame se kjo Tirana jone.

    Ne klimen shqiptare te ketij debati rreth “What went wrong?” vleresoj perpjekjen tende per mos rene ne perjithesime ad hoc, por mendoj se bie pikerisht ne gabimin qe kerkon te evitosh. Edhe nje fjali te fundit, teoria e “decline” te botes muslimane pas nje periudhe zhvillimi eshte vene seriozisht ne pikepyetje prej disa dekadash nga historiane si Roger Owen, Leslie Pierce e te tjere. Ngjarja eshte sa me komplekse aq edhe me e nderlikuar se valet “ngritje e renie” me te cilat eshte kuptuar historia.

    1. Emin,
      komunizmi, për të cilin të siguroj sinqerisht që nuk kam asnjë respekt, ishte sistemi i vetëm politik në historinë moderne të shqiptarëve, që stabilizoi konturet e shteti shqiptar. E gjithë ajo substance shtetërore, që prej njëzet vitesh e më shumë shkon e humbet çdo ditë përpara syve tanë, pikërisht në komunizëm u krijua. Komunizmi që ishte një sistem gjakatar, i padrejtë, i cili shkaktoi jashtëzakonisht viktima të pafajshme, por ai ka hedhur themelet e shteti shqiptar, i cili do të ringrihet nesër. Po, po, pikërisht nga hiri, kur gjithfarë qelbësirash politike që qeverisin alternueshëm me njëra-tjetrën ta kenë çuar Shqipërinë në gropë apo hale. Pikërisht në atë kohë do të ngrihet Enver Hoxha lugat nga varri, moralisht i bardhe si qelibari (njerëzit do ta kenë harruar historinë), do ta mprehi shpatën edhe një herë për situatën dhe do të shndërrohet në “liderin” e munguar shqiptar. Pas dy tre brezash trushplarje siç po përjetojmë vetëm në këto pak vite do të mjaftojnë për ta shndërruar diktatorin e dikurshëm në mit dhe për ta gjetur shtetin e tij në gurthemeli të historisë shqiptare. Çkujtojmë nga Napoleoni? Të vrarët e pafund apo centralizimin e shtetit dhe Kodin e tij Civil? Ç’kujtojmë nga Skënderbeu, apo më mirë, ç’kujtojmë se kujtojmë, që e rroposi vendin e Arbërit në ca luftëra të tmerrshme, që shkatërruan aq fatalisht të tashmen e atëhershme të shqiptarëve apo duam të kujtojmë më mirë figurën e tij madhështore, pjellë e fantazisë aq bujare rilindëse?
      Unë do të thoja kujdes me komunizmin.

  2. Autori nuk shoh te bjere ne ndonje gabim kur kerkon te perdor gjeografine shqiptare per te shpjeguar gjendjen e rremujshme ne shoqerine shqiptare.

    Pa dyshim qe ka nje patern (motiv te dukshem?) te njohshem ne te gjitha vendet ku islami ka suplantuar krishterimin. Te njejtat elemente sociale i sheh si ne Ballkan ashtu edhe per shembull ne Afriken e veriut.

    Psh, Siria ka nxjerre 6 pape. Dhe dy nga ata, Seregius I dhe Constantini I dolen nga radhe e refugjate qe mbas pushtimit islam te shek. 7, braktisen Sirine dhe u vendosen ne Rome.

    Po keshtu Beiruti ne antikitetin e vonshem dhe mesjeten e hershme, per sa kohe ishte e krishtere njihesh si “Nutris Legum”, ose Nena e Ligjit, sepse kishte shkollen me te famshme te ligjit roman. Dhe i perket pikerisht tradites se kesaj shkolle plejada e juristeve te famshem si Papian, Ulpian dhe Dorotheus, qe hodhen baza e sistemit te te drejtes qe mbizoteron sot e kesaj dite ne Perendim.

    Gjithshka u pre me thike mbas shekullit te 7, me ardhjen ne skene te Islamit.

    Kur zonat me te pasura materialisht te perandorise romake dhe krishterimit, sic ishin brigjet e Afrikes se Veriut (Egjipt/ Siri/ Tunizi ( Kartagjena)/ Marok/(mbreteria e Vandaleve/ Algjeri etc), dhe nga me te zhvilluarat nga ana sociale dhe kulturale ( psh. Shen Agustini + tradita juridike), kane perfunduar ne ate gjendje sic jane sot, pse duhet cuditur dhe hedhur poshte si hipoteze e gabuar ideja se pushtimi islam pati efekte te kesaj natyre, ne mos edhe me shkaterruese ne toka si puna e atyre te Ballkanit, te cilat ishin gjeografikisht ne periferi te Bizantit dhe ne rastin e Shqiperise nen efktin e dyfishte te presences se vijes tektonike te “pllakave” te influences se lindjes dhe perendimit.

    Per sa i perket historise, Roger Owen, Leslie Pierce e te tjere mund te jene emra te medhenj ne fushat perkatese, por per opininin tim ata jane krijesat e periudhes se “politikes korrekte” te te menduarit dhe te thenit te gjerave. Personalisht cfare eshte shkruajtur nga vitet 60 e siper, do e shihja me nje doze te shendeteshme skepticizmi. Sepse une i besoj me teper Ibn – Khaldoun kur shkruan qe ” te krishteret ( e Mare Nostrum) nuk mund te vene te lundroje qofte edhe nje derrase te vetme ne det”, se sa spegimeve te tjera te cdo lloj natyre qofte. ( pergjegjesia per mire apo per keq eshte krejtesisht e tyrja)

    Myslimanet, ndryshe nga barbaret e tjere( ne raport me perandorite romake/bizantine), kudo qe shkuan, ata pushtuan. Dhe te pushtuarit ishin subjektet e tyre, te fese se tyre, te neshtruarit. Vetem keta subjekte taksoheshin dhe ishin te perjashtuar nga komunitetit i besimtareve. Pengesat midis dy grupeve ishin te pakapercyeshme, dhe nuk kishte mundesi shkrirje midis tyre.

    Krahaso tashti myslimanet me gjermanet barbar te Theodorik-ut, i cili mbas marrjes se Romes, e vuri veten ne dispozicion te popullit qe sapo kish pushtuar, duke kerkuar te behesh njesh me ta.

    1. Kur zonat me te pasura materialisht te perandorise romake dhe krishterimit, sic ishin brigjet e Afrikes se Veriut, kane perfunduar ne ate gjendje sic jane sot, pse duhet cuditur dhe hedhur poshte si hipoteze e gabuar ideja se pushtimi islam pati efekte te kesaj natyre

      Mua me duket se ketu ka te beje me shume fakti qe arabet e turqit nuk jane detare te mire. Keto qytete qe permend jane ne brigje te detrave, dhe fokusi i tepert mbi hinterlandin qe kane arabet e turqit i la mbrapa.

      Spanjollet, anglezet, hollandezet, italianet nderkohe njihen si detare te forte, gje qe i lejoi te udhetonin deri ne Kine e Japoni e te mesonin disa gjera te ‘vogla’ si psh baruti. Madje, marrdheniet me Kinen ishin nje prej faktoreve qe i dha shtyse mendimit Iluminist pasi u hapen syte njerzve. Sic thote Volteri “eshte e pamundur qe historia biblike e permbytjes te madhe te Noes te jete e vertete. Kinezet kane te dhena historike qe kane ekzistuar si popull e shtet para edhe pas Permbytjes”.

      Shqiptaret nderkohe mbeten te lidhur pas malit…as peshkun nuk dine ta gatuajn (madje nuk kane as fjale safi shqip per te)

      1. Në fakt, mali është si rregull rifuxhio, strehim i përkohshëm ndaj një rreziku – p.sh. një tsunami ushtarak ose administrativ (fiskal).

        Me kalimin e kohës, njerëz vijnë e mësohen me rifuxhion dhe ju duket si habitat normal.

        Madje fyhen po t’ua kujtosh se praktikisht kanë jetuar dhe po jetojnë në një vend-strehim, në një diçka si bunker natyror.

        Kjo më kujton një temë rekurrente në letërsinë fantashkencore – atë të një anijeje kozmike gjigante, të projektuar për udhëtime ndëryjore, ku brezat e astronautëve ndërrohen dhe harrojnë se ku janë, derisa vjen një kohë kur nuk e kuptojnë më se gjenden në një anije kozmike, që po udhëton drejt një destinacioni të caktuar.

        Zhguallin e tyre e marrin për univers.

        1. Nuk e di se pse keni këtë përshtypje…
          Nuk më rezulton që, në atë cep të globit të harruar prej Zotit, të jetë jetuar në një izolom të tillë zhguallor.
          “Kemi marrë e kemi dhënë me të gjithë popujt përreth (bile edhe me ata më larg).
          Gjithashtu, më rezulton se,, ashtu si shumë prej nesh tani po lexojnë e shkruajnë në këtë blog duke qënë jashtë atij “zhgualli”, që kur ka filluar rrota e historisë, “zhguallorët” i kishin bredhur e shpërndarë në rrugët e botës së qytetëruar.
          Pra, nëse do kërkojmë arsye se përse mbeti i izoluar ai vend, këto arsye mund të kërkohen gjithandej, por jo tek popullsia vendase, ose të paktën, të mos bëjmë me faj këtë të fundit.

          1. Edrus, po flisja për malin dhe ekzotifikimin e malit nga paranojat totalitare dje, kombëtariste sot.

  3. Nuk jam edhe aq i bindur me argumentet e sjella praj Xhaxhait.
    Thotë Xhaxhai:
    “(1) natyra në thelb e krishterë e Bashkimit Europian
    (2) natyra në thelb myslimane e Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnjës dhe
    (3) nëse prapambetja e gjithanshme në këto tri vende i detyrohet trashëgimisë së tyre islame.
    .
    – Përsa i përket “natyrës së krishterë” të Europës, Xhaxhai e merr si të mirqënë harmoninë ndërmjet kishës katolike, protestante dhe ortodokse dhe përndjekësve të tyre (kur realiteti tregon që ndasitë n’mes tyre janë nganjëherë shumë më të theksuara se ato të vetë krishterimi me islamin)
    – Përsa i përket “natyrës (në thelb) myslymane” të Shqipërisë. Kosovës dhe Bosnjës, ky tipar mund t’i duket i çuditshëm ndonjë “amerikani”, sepse europianëve kjo gjë nuk ju bën përshtypje (dhe është e kotë që të kërkoj e të sjell numrin e turqve në Gjermani, të algjerinëve në Francë apo magrebinëve në Itali… apo të sjell një klishe tjetër, që xhamia më e madhe në Europë gjëndet në Romë)
    – Përsa i përket përqasjes së prapambetjes me “trashëgiminë e tyre islame”, edhe ky më duket një justifikim, apo gjetje e dobët, ndërkohë që kjo veti/tipar i këtyre vendeve ndoshta është la chiave di volta (guri i themelit, do e thoja në shqip) i mbijetesës së këtyre popujve (ose më saktë, e këtij populli).
    Për absurd, ju ftoj të imagjinoni se ç’do ndodhte me NjuJorkun dhe banorët e tij nëse do mbetej një muaj pa energji elektrike… dhe pastaj të shikoni edhe se sa do ndikonin edhe një jetë pa energji për “anadollakët” e Shqipërisë, Kosovës apo Bosnjës… një dhi dhe dy rrjeshta misër do të dinin ti kultivonin siç i kanë kultivuar gjithë jetën…

    1. Tre pikat më sipër janë sjellë si tema për t’u diskutuar, jo si argumente.

      1. Atëhere të më falni dhe ju lutem lexuesve që të konsiderojnë komentin e mësipërm timin se si i shikoj unë temat e shtruara për diskutim nga ana e Xhaxhait

  4. ””Përkundrazi, më duket produktive një hipotezë tjetër: ajo që i sheh edhe shqiptarët edhe boshnjakët si të kapur, aksidentalisht por fatalisht, në vijën e përplasjes mes dy pllakave tektonike – Romës dhe Bizantit më parë, Europës dhe Perandorisë Osmane më pas; çka i ka detyruar të marrin karakteristikat e popujve “kufitarë” të periferive perandorake.””

    Pozicioni i Ilirise si mbrojtese e Greqise nga dyndjet kelte (te cilat u frenuan pikerisht ne Bosnje e Dardani) e me vone si mbrojtese e Italise romake nga dyndje barbare gjithfaresh, por edhe e Bizantit te pakten deri ne fillimin e shek 7 kur Sirmium ishte qendra e mbrojtjes bizantine (pastaj u rrenua nga avaro-sllavet dhe keta u bene te pandalshem, derisa ne 626 rrethuan vete Kostandinopojen) i ka dhene fatin e keq te zones kuzhinete.

    Nje zone tjeter e famshme kuzhinete ka qene Armenia, edhe kjo e fundit per ibret e faqe te zeze eshte katandisur, edhe kjo ça s’ka hequr pavaresisht kristianizmit.

    Pastaj dihet ndarja fatale ne dy pjese e Illyricum-it, ndarje politike por jo fetare te pakten deri ne mesin e shek 8, kur fetarisht administrohej i gjithi nga Roma.

    Nje nga konfliktet me te mprehta qe sollen ndarjen e madhe me 1054 ishte çeshtja e Ilirise, Papati e donte me çdo kusht rikthimin ne gjithe Ilirikun, Bizanti as qe e kalonte ndermend.

    Rastin e Armenise per krahasim, nuk e solla kot, por sepse kjo e permbush kriterin e nje morali unik, biles unik dhe etnik, me mire akoma.
    Afganistani eshte nje tjeter zone kushinete, mes Iranit, Pakistanit dhe Azise Qendrore, islami i dha nje moral unik, por prape nuk piu uje

    Shpjegimi nuk gjendet thjesht tek gjeopolitika, por tek njefare ‘gjeopolitike’ e civilizimit mbi toke.
    Ndersa gjeopolitika per nga vete emri kap kryesisht faktoret gjeografike e aksionet politike si te tilla, zona jone (Iliria ne pergjithesi, shqiptaro-boshnjake ne veçanti) por edhe Armenia (jo shteti i sotem, por Armenia historike) e Afganistani kushtezohen nga perhapja e civilizimit dhe feve.

    Ne keto zona, zakonisht civilizimi ndalon, nuk shkon me tutje, keshtu pertej Ilirise gjendeshin barbaret, pertej Armenise po ashtu , pertej Afganistanit, popujt barbare te stepave,

    Keta popuj te gjendur ne rolin e mbrojtesit te civilizimit ose si i thone ne vijen e pare te frontit, gjenden ne lufte te perhershme, nuk besoj se ka gje me stresuese per nje popull sesa te gjendet perhere ne vijen e pare te frontit, sapo ben çik ekonomi e prokopi te vjen tjetri e ta shkaterron.

    Te qenit fushebeteje e perhershme, ne njefare menyre ndikon ne pranimin e roberise si rrugedalje, nje pax imperiale eshte me mire.

    Nderkaq mpleksja e civilizimit me fete universale, i beri keto zona te jene edhe te parapelqyeshme si zona e pare e mbrojtjes se civilizimit fetar.

    Prandaj rikthimi i perplasjes se qyteterimeve mbi baze fetare i ben te gjitha keto zona te nxehta.

    Jo me kot, kemi pas renies se komunizmit, luften Armeni- Azerbaixhan, serbe vs boshnjake e kroate, luften e Kosoves e cila per serbet u perceptua si etno-fetare jo vetem etnike e po ashtu kemi edhe luften ne Afganistan.

    Rikthimi i perhershem i luftes eshte i vetmi realitet ne mungese te nje pax imperiale.
    Duhet te kete nje superfuqi, nje perandori qe dominon plotesisht, qe dominon ne terren me ane te administrates, nje perandori qe i privon banoret e zones nga liria per hir te sigurise e stabilitetit.

    Nacionalizmi, per shkak te idese se lirise, e cila eshte me e shenjte se çdo gje, ne keto zona pengon sigurine e stabilitetin, te cilat jane pashmangerisht te lidhura me roberine.

    Pra fatkeqesia e ketyre zonave eshte pashmangshmeria e lidhjes se sigurise me roberine.

    Mirepo sikunder ka treguar historia, roberia ka sjelle sigurine por nuk ka zbutur problematikat e civilizimeve me baze fetare, te cilat kane shperthyer sapo roberia eshte nderruar me lirine.

    Islami, sikur te mos mjaftonte qe shqiptaret po vuanin ndarjen katolike-ortodokse, solli edhe ate sunite-bektashe, duke i çuar ne 4 ndasite fetare.

    Tani, shqiptaret gjenden perballe nje zgjedhjeje te veshtire, roberia si garanci e sigurise apo liria si garanci e dinjitetit njerezor ?

    Te shumte kane zgjedhur brenda tyre roberine, ne emer te sigurise dhe mireqenies, zgjedhje qe gjendet rendom ne histori.
    Biles vete mospasja dhe njekohesisht mosperfillja e te drejtave politike nga ana e 1,3 milione emigranteve eshte shenje e kesaj zgjedhjeje.

    Kur dikush shperfill te drejtat politike, shperfill vete te drejtat per te qene banor i lire i polis-it, sepse dallimi mes lirise dhe roberise zbulohet tek te drejtat politike qe njeriu gezon, jo thjesht ne parim, por qe i praktikon, qe jeton çdo dite i bindur ne dinjitetin e tij politik, qe ka mundesi ta preke me dore.
    Emigranti nuk eshte ky lloj njeriu.

    Mbase mund te duket fatalizem, por ‘gjeopolitika’ e civilizimit, na pengon qartazi, na denon te jetojme ne nje territor te nxehte.

    Cka mund te bejme eshte mohimi i ketyre civilizimeve me baze fetare, si e vetmja menyre qe gjeopolitika e civilizimit te mos na marre perpara, si ka bere deri dje, apo ne kohet e lashta kur mungonte ngjyra fetare por ishim kufitare, vije e pare e frontit ne lufte me barbarine.

    Perndryshe mund te zgjedhim roberine si garanci e sigurise, duke perqafuar nje civilizim, çka gjithsesi nuk do jete aspak zgjidhja perfundimtare meqe ndasite fetare e rrjedhimisht gjeopolitika e civilizimit do te na ndeshkoje po njesoj, duam apo s’duam ne.
    Roberia nuk zgjidh asnje problem ne esencen e vet, sepse duke perfaqesuar mohimin e lirise, duke privuar njeriun nga dinjiteti politik (i cili buron nga dinjiteti i ‘polisit’ te individit) , ne fakt thjesht e percjell problemin tek brezat qe do vijne, si puna e borxhit te brendshem te shteteve,duket sikur zgjidh nje problem te sotem,kur ne fakt se ke zgjidhur ne esence ate problem sepse po ja percjell brezave.
    Borxhi dhe roberia jane e njejta gje.

    Enver Hoxha duke e shpallur Shqiperine shtet ateist, iu afrua zgjidhjes se problemit, por gjerat duhen bere ne rang mbarekombetar dhe ne menyre te ndergjegjshme.
    Sipas meje zhveshja e tradites nga ngjyrat fetare eshte shume me efikase sesa shpallja e shtetit ateist.
    Sidoqofte zgjidhja eshte e hapur dhe per fat te keq shume e perhapur eshte zgjidhja e rreme, nepermjet roberise, zgjidhje qe ne thelb u kalon problemin brezave, biles duke e renduar vete problemin ne kete menyre.

  5. ipare mund te mos duash te jesh politikisht korekt por mund te perpiqesh te jesh faktikisht korekt, duke filluar, per shembull, me heqjen e Sirise nga lista e vendeve “te Afrikes Veriore.”

    Eshte interesante qe flet per “prerje me thike” te zhvillimit te “Afrikes Veriore” ne periudhen para Islame ku si ilustrim sjell shkollat romake por duhet te pranosh se paku, per hir te korektesise faktike, qe po ky rajon, nderkaq pjese e botes se Islamit, na dha dhe univeristetet e para si Ezheri ne Kajro, Zaytuna ne Tunisi (qe prodhoi dhe Ibn Haldunin qe ze ti ne goje), apo Kajrauan ne Fez te Marokut, te treja gjithashtu xhami.

    Mund te jete komode te injorosh studiues te mirefillte historie ne emer te rrefuzimit te korektesise politike se tek e fundit i heq vetes dhe belane e te lexuarit pak me shume. E megjithate, me lejo te te sugjeroj si lexim te kendshem vere librin e Maria Rosa Menocal, The Ornament of the World, per te pare qe asgje nuk u pre me thike, ne te kundert u perhap si gjalpi mbi buke.

    Perndryshe, kur shkruan “Myslimanet, ndryshe nga barbaret e tjere” ketu ke probleme per te cilat nuk te ndihmojne dot vetem leximet…

    1. Emin,

      Shkruan: “mund te perpiqesh te jesh faktikisht korekt“

      Une: Cilat fakte nuk jane korrekt? Qe Siria nuk eshte Afrike? E cfare rendesie ka kjo, kur fokusi eshte krejte tjeter kund? Cfare i heq apo i shton argumentit?

      Shkruan:“… Eshte interesante qe flet per “prerje me thike” te zhvillimit te “Afrikes Veriore” ne periudhen para Islame ku si ilustrim sjell shkollat romake por duhet te pranosh se paku, per hir te korektesise faktike, qe po ky rajon, nderkaq pjese e botes se Islamit, na dha dhe univeristetet e para si Ezheri ne Kajro, Zaytuna ne Tunisi (qe prodhoi dhe Ibn Haldunin qe ze ti ne goje), apo Kajrauan ne Fez te Marokut, te treja gjithashtu xhami…“

      Une: Perseri permend korektesine faktike, duke lene te nenkuptohet se cfare po them nuk eshte e vertete/sakte. Te lutem ofro spjegim ( nje nga aresyet qe u mora me pergjigjen tende ndaj Xhaxhait ishte pikerisht kjo menyre e te shkruarit, ku ti arrin ne perfundime, pa e shikuar te nevojshem te shpjegosh `rrugen` e arsyetimit tend.) Vemendjen ndaj shkrimit tend duhet ta kishe pare si shenje respekti ndaj mendimit tend, e jo si sfide me karakter personal apo fetar. As sesi.
      Tashti, ne lidhje me universitet e para, e drejte qe ne kuptimin modern te fjales, Al Alzhar vjen i pari nga ana kronologjike. Por `rrota` nuk u shpik aty. Ajo u shpik nja 1000 vjet me perpara ne Lyceum-in e Aristotelit, kur ai e organizoi studimin e dijes ne te njejtin vend, ne grupe te caktuara, si psh matematike, biologji dhe etike. ( nje pyetje mistrece do te ishte se pse u hapen shkollat e para ne Egjypt dhe Tunizi, dhe jo ta zeme, ne Medina, apo Meka. Ose cfare eshte arabeska?).
      Komenti i « prerjes me thike » ka te beje ne kontekstin e vazhdimesise territoriale te kulturese greko-romake dhe qyteterimit kristian qe mbisundonte ne unitet, nga Deti i Zi deri ne Francen e Clovis-it, e nga Roma deri te assirasit e Bagdatit. Elementi bashkues i kesaj shtrirje territoriale dhe popujsh kaq te ndryshem ishte Mare Nostrum i famshem i romakeve.
      Me lindjen e Islamit, kjo lloj vazhdueshmerie u thye, u pre. Deti, qe dikur i bashkonte njerezit, idete, mendimet, prodhimet, ekonomite e tyre, me ardhjen e Islamit u kthye tashme ne nje kufi midis dy territoresh te huaj dhe ne maredhenie armiqesore me njeri tjetrin. Ne zonat nen Islamin, asgje nuk i shpetonte sundimit te Allahut. Ligji i Tij, qe rridhte prej Kuranit zevendesoi te drejten romake, dhe gjuha e Tij, qe ishte ajo arabe, zevendesi greqishten dhe latinishten.
      Me duket se une nuk permenda paresi gjekundi.

      Shkruan: “…. E megjithate, me lejo te te sugjeroj si lexim te kendshem vere librin e Maria Rosa Menocal, The Ornament of the World…”

      Une: Yes, yes, yes. Yale university and all the rest…
      Atehere me lejo edhe mua te te sugjeroj nja dy libra : Isabella of Spain: The Last Crusader , nga William Thomas Walsh, dhe Mohammed and Charlemagne, nga Henri Pirenne.

      Shkruan: “…Perndryshe, kur shkruan “Myslimanet, ndryshe nga barbaret e tjere” ketu ke probleme per te cilat nuk te ndihmojne dot vetem leximet…”

      Une: Kjo ishte e panevojshem. Une nuk te fyeva. Por sic thote nje clishe – ne jemi shuma e zgjedhjeve tona. Ti zgjedh te lexosh ate qe do, dhe jo ate qe eshte. Ne raport me Perandorine Romake, e gjithe bota ndahesh ne territoret e qeverisura nga ligjet e perandorise dhe ne toka qe banoheshin nga barbaret. Kjo eshte elementare. Dhe myslimant, pavaresish nga cfare i bente te dallueshem prej grupeve te tjere, ata i perkisnin kesaj kategorie te fundit, ne raport me perandorine. Une isha me se specifik kur shkruajta: Myslimanet, ndryshe nga barbaret e tjere( ne raport me perandorite romake/bizantine), kudo qe shkuan, ata pushtuan .

  6. Kur lexoja Ramfos teksa përpiqej që të shpjegonte arsyet e krizës greke, duke u thelluar gjithnjë e më shumë në mentalitetin e veçantë të popullit të tij, të mbartur prej dhe për shkak të fesë, po përpiqesha të hiqja një vijë paralele me situatën në Shqipëri. Të kisha mundësi do e kisha pyetur Ramfos-in vetë, si shpjegohet qëndrimi i një populli tjetër, tek i cili nuk ka zënë rrënjë tradita e njëjtë fetare, dhe megjithatë, demonstron karakteristika të ngjashme?

    Një shpjegim të lidhjes midis periudhës të perandorisë osmane, dhe prapambetjes së Ballkanit, ai e jepte shkarazi në një paragraf, kur vërente: Si ka mundësi që banorët e “7 Ishujve” (Eptanisa), bëhet fjalë për ishujt e Jonit, nuk kanë ndryshim nga banorët e tjerë të Greqisë? Këta nuk kanë qënë asnjëherë të pushtuar prej turqve. Përveç një lloj butësie në manierizma e sjellje, me banorët e tjerë të Greqisë, nuk vinte re asnjë ndryshim.

    Më tej, Ramfos shpjegonte se arsyeja që vendi i tij parësisht, por edhe gjithë Ballkani do shtoja unë, nuk janë vende të zhvilluara, qëndron se nuk janë njohur me idetë e Iluminizmit evropian. Ato ide të shek. të XVIII, që praktikisht ndryshuan gjithë botën.

    Në qarqe kulturore greke, është artikuluar ky qëndrim edhe nga intelektualë të tjerë. Dhe mua dallimi i prapambetjes në rrafshin ideor, më duket më i pranueshmi. Gjeografia si kusht dhe kushtëzim, luan rolin e vet, po ashtu edhe mentaliteti, apo qënia si popull i pushtuar, pra vullnet-mohuar.

    Kam lexuar dhe për “agjentët” e ndryshimit në ato vite, që përçonin idetë iluministe. Për Greqinë psh, mund të dalloj Evgjenios Vulgaris, apo “Akademia e Re” në Voskopojën e shek. 18.

    Fara që hodhën në ato vite, nuk ia doli të mbillej në mendjet e popujve të Ballkanit. Reagimi instiktiv, në thelb fetar në Greqi psh, dhe mbase injoranca dhe oportuniteti ekonomik në Shqipëri, e thyen rrugën e iluminizmit.

    Nga zëri i Wikipedias, mund të shihet se çfarë përfaqësonte Iluminizmi, por edhe gjeografinë e shtrirjes nëpër Evropë. Ballkani pothuajse i gjithi, nuk bën pjesë. http://en.wikipedia.org/wiki/Age_of_Enlightenment

    1. Me shumë interes ky koment.

      Kisha dëgjuar diçka për ishujt grekë të Jonit (Eptanisa), të cilët nuk e njohën sundimin osman, por shkarazi vetëm.

      Tani që e përmende ti si shembull, J., m’u përvijua një paralelizëm mes këtyre ishujve dhe “ishujve” të ngulimeve arbëreshe në Italinë e Jugut.

      Këto u krijuan prej arbërorësh që gjithashtu nuk e kanë njohur sundimin osman, përveçse si rrezik të jashtëm.

      Çfarë gjejmë tek arbëreshët?

      Gjejmë një kulturë thelbësisht fetare, konservatore, provinciale, fshatarake – ose kulturë tipike të periferisë.

      Përfaqësuesi më i shquar i tyre, poeti më i madh i letrave shqipe (i të gjitha kohëve, për mendimin tim), De Rada, i ka të gjitha karakteristikat e një mësuesi fshati.

      Shoqëria arbëreshe gjithnjë ka qenë sunduar nga kisha dhe nga burokracitë lokale.

      Arbëreshët nuk e kanë pasur kurrë një qytet të tyrin, as janë përpjekur të bëjnë “të tyrin” ndonjë qytet lokal. Edhe kolegjet e tyre – të shënueshme nga pikëpamja kulturore, si ai i Shën Adrianit – në një fshat ishte ngritur dhe funksiononte.

      A e njohën iluminizmin europian arbëreshët? Vështirë ta thuash, po të kesh parasysh rolin mbytës të kishës në raport me përhapjen e ideve aq radikale, si ato të iluministëve francezë.

      Tani, siç e thashë, shoqërinë dhe kulturën e ishujve të Jonit unë nuk e njoh. Ma merr mendja se edhe ajo i ka pasur karakteristikat e një sistemi periferik – duke filluar që nga mungesa e qyteteve.

      Këtyre sistemeve u mungon qendra; janë si kafshët e ulëta, pa sistem nervor qendror. Funksionojnë vërtet, por në një nivel primitiv, të mbijetesës vetëm.

      Për arbëreshët në Itali mund të them, me një farë sigurie, se shoqëria e tyre, komunitetet e tyre, kultura e tyre i ruajnë karakteristikat e periudhës bizantine që i sollën me vete prej Ballkanit; karakteristika që janë ruajtur jo sepse kanë pasur ndonjë vlerë kushedi çfarë në vetvete, por ngaqë këto komunitete janë përftuar nëpërmjet përpjekjeve të tyre për “t’u ruajtur”.

      Këtu dua të shënoj, për ata që nuk e dinë, se shumica e arbëreshëve i përkasin kishës katolike të ritit grek, çka i dallon prej italianëve përreth, edhe pse jo deri në atë shkallë sa t’i futë në armiqësi me ta.

      1. Më duhej të rishikoja përsëri informacione për Eptanisa, dhe Xhaxha, kam përshtypjen se është zonë shumë intriguese për tu studiuar. Popullata vendase mund të jetë organizuar në mënyrë primitive, por ishujt kanë nxjerrë shumë njerëz të famshëm nga ajo zonë. Dhe kjo pikërisht për kohën në të cilën flasim, fundi i shek. 18.

        Që të dy që përmenda më lart, Vulgaris dhe Kapodistria kanë lindur në Korfuz. Më tej, Laskaratos, Solomos, Kalvos, Sikelianos e shumë të tjerë akoma njerëz të shquar të letrave, janë me origjinë nga Eptanisa.

        Këto ishuj duhet të ishin porta e parë nga e cila hynin idetë në hinterland.
        Kam përshtypjen se në kohën që flasim, shek. 18, dija ishte e kufizuar, po kështu ishin dhe “rrugët” e dijes. Afërsia me Venedikun, i ndihmoi shumë këto zona të ishin më afër ideve që hynin prej andej. Akoma dhe statusi si vende të lira prej Perandorisë Otomane, u ofronte më shumë mundësi.

        Vëllezërit Zosimea që më pas hapën shkollën e famshme, ishin edhe ata të lidhur në rrugë tregtare me Venedikun. Përshtypja ime, pa u thelluar shumë, është se zonat kufitare të Greqisë ishin më të ndikuara dhe më të prekura prej ideve që vinin nga jashtë. Një vatër tjetër psh, kishte qënë Moldavia dhe Vllahia, për këto thuhet se u ndikuan nga njerëz që shkuan aty, pas rënies së Voskopojës. Një tjetër vatër ishte Odesa në Rusi, dhe një tjetër akoma ishte vetë Stambolli.

        Rrugë të ngjashme kam përshtypjen se kishin ndjekur edhe autorë të Rilindjes.

        1. Në një univers paralel, ose version alternativ të historisë, arbëreshët e Italisë do të organizoheshin, bie fjala në Napoli, për të marrë në dorë fatet e Shqipërisë, teksa kjo dilte nga suaza osmane.

          Për këtë do t’u duhej një universitet, një gazetë e mirë dhe paratë të cilat do t’ua jepte Roma ose Vatikani ose të dyja së bashku. Nëpërmjet një elite arbëreshe të përgatitur, Roma do të kontrollonte që në pelena shtetin e ri shqiptar.

          Avantazhi i arbëreshëve ishte i dyfishtë – më një anë kontakti i lirë me Perëndimin, më anë tjetër, natyra e tyre thelbësisht bizantine, që do t’i afronte me ortodoksët shqiptarë dhe vllehë, ose po ata që luajtën rol aq të rëndësishëm në Rilindjen shqiptare.

          Se pse nuk ndodhi kjo, shpjegimi do kërkuar në disa fatalitete historike.

          Para së gjithash, në fillim të shekullit XIX, arbëreshët i përkisnin Mbretërisë së Dy Sicilive, e cila nuk do të ketë pasur interesa të dukshme në Ballkan, me gjithë lidhjet historike të Napolit me atë rajon.

          Mbretëria e Dy Sicilive ishte më e pasura nga mbretëritë e gadishullit, para se ta humbte pavarësinë në 1861, për t’u bërë pjesë e Mbretërisë së Italisë.

          Teksa Italia e sapobashkuar po vinte duke u konsoliduar si shtet dhe po i rriteshin ambicjet rajonale, Jugu i Italisë filloi të degradonte dukshëm nga pikëpamja ekonomike. Edhe komunitetet arbëreshe u prekën nga kriza dhe një pjesë e tyre u rrënuan përfundimisht.

          Me fjalë të tjera, para bashkimit të Italisë, arbëreshët nuk ishin gati për të marrë në dorë çështjen shqiptare, si çështje të Europës; ndërsa pas bashkimit të Italisë, kur zgjimi shqiptar erdhi duke u bërë realitet, arbëreshët po luftonin për të mbijetuar.

          Këtu duhet të marrim parasysh, ndoshta, edhe dobësitë e brendshme të atyre komuniteteve: natyrën e tyre thellësisht fshatarake dhe provinciale, sundimin nga kisha e ritit grek, izolimin nga zhvillimi ekonomik deri edhe rajonal.

          Edhe kur arritën të nxjerrin një figurë të kalibrit të Francesco Crispi-t, disa herë kryeministër, ky nuk më rezulton të ketë treguar ndonjë interes të veçantë për fatet e vëllezërve të vet të gjakut të shprishur në Ballkan.

          Që arbëreshët mund t’ia kishin ndërruar fatin shqiptarëve, po të kishin qenë rrethanat të tjera, e tregon edhe fakti që, me Kolegjin e Shën Adrianit në San Demetrio, një shkollë kryesisht për të formuar priftërinj të ritit grek, lidhen emrat e një numri personalitetesh që më pas do të luanin rol qendror në jetën shqiptare – si Luigj Gurakuqi dhe Aleksandër Xhuvani (po citoj nga kujtesa, nuk i kam referencat këtu).

          Ironikisht, disa figura arbëreshe luajtën rol të madh në lëvizjen për bashkimin e Italisë dhe në konsolidimin e mbretërisë – si Crispi që përmenda më lart dhe Domenico Mauro. Historia tregoi se lidhjet e arbëreshëve me shqiptarët e Ballkanit do të mbeteshin më tepër simbolike dhe imagjinare, pa ndonjë domethënie në rrafshin praktik; atdheu i tyre ishte tashmë Italia, dhe si mund t’i bësh me faj për këtë?

  7. Xhaxha, kur thua gjeografia si fat besoj se perkthen shprehjen anglisht ‘geography as destiny’?

    Jam mese dakord me shtjellimin tuaj. Popullatat qe jetojne ne vende kufitare(Places in Between i quan Rory Stewart) qellimisht lihen ne gjendje te eger prej njerezve ne dy anet e ‘kufirit’ ne menyre qe te krijohet nje fare ‘buffer zone’ per hir te paqes per aq kohe sa ajo ekziston. Nese njera ane e ‘kufirit’ deshiron te zgjerohet ne kurrizin e tjetres atehere lind interesi per popullatat kufitare. Sidoqofte stigma e te qenit i ‘eger’ mbetet.

    Mendoj se duhen shtjelluar edhe nje diskutim mbi sa flet Niall Ferguson mbi 6 killer apps qe perendimi posedon qe prej 600 vjetesh dhe e lejuan te perparoje mbi te tjeret. Mua me duket se gjithcka lidhet me ekzistencen e qyteteve, decentralizimin, dhe gjendjen e vazhdueshme te luftes.

    http://www.youtube.com/watch?v=1wed3Sjit6I

    Osmanet (myslimanet) ne pergjithesi e kane patur jeten e mire fillimisht, derisa gjema mongole i detyroi te mbylleshin ne vetvete, t’i braktisnin detrat ne favor te Venedikut, dhe te fokusoheshin te hinterlandi anadollak. Shqiptaret pa qytetet detare i bie te jene ne disfavor ndaj kroateve (Raguza). Rregjimi i Shkodres, Vlores dhe Durresit si nyje lidhese me perendimin jane nje nga shkaktaret e prapambetjes te shqiptareve (qofshin ata edhe katolike)
    Per mua, fajin per kete e ka Serenissima dhe jo Porta e Larte.

    Shkurt, s’jemi per perendim se kemi ‘fatin’ te jemi perkunder Italise, jo se erdhi turku.

    1. Po, ashtu do ta përktheja: geography as destiny.

      Tani, sa për çfarë thua, dhe në vijim të argumentit tënd të buffer-it, edhe mua më duket ndonjëherë sikur Shqipëria ka shërbyer, për disa shekuj, si “kloni” i Perandorisë Osmane (kloni në kuptimin e brezit kufitar).

      Jo “kopsht i lulëzuar” dhe “vetrinë e socializmit”, si e donte Hrushovi për Perëndimin, por klon, brez i butë, tokë e askujt, kra-kra. Ndryshe s’e shpjegoj dot mungesën e qyteteve – më të mira i kish bregdeti ynë qytetet në shek. XV, sesa në shek. XIX!

  8. Sic thote Volteri “eshte e pamundur qe historia biblike e permbytjes te madhe te Noes te jete e vertete. Kinezet kane te dhena historike qe kane ekzistuar si popull e shtet para edhe pas Permbytjes”.

    Po ti kete argument e ke sjelle per humor ? Me shume se shtyse per te hapur syte, ky eshte rasti tipik kur ja fut si kau peles dhe te del per mbare.

    Arabet kane dominuar Mesdheun deri ne shek 11, biles kane pase pushtuar edhe Kreten e sulmuar nga deti disa here vete Kostandinopojen.

    Sa per punen e shqiptareve dhe peshqve, kjo eshte bere si puna e derrit maç, hop ta ngeca, mirepo peshq ka me shumice edhe ne lumenj e ne liqene malore, prandaj shpjegimi nuk ka ndonje sfond vertetesie, biles hiq shkretetirat nuk arrij te gjej dot ndonje vend tjeter te globit ku peshkimi lumor nuk ka qene i rendesishem per ushqimin.
    Vete kanuni ka nene qe merren me peshkimin.

    Ashtu sikunder nuk kemi fjale per tenxheren e garuzhden, dollapin e sendukun apo komodinen, kjo nuk do te thote se jetonim ne shpella, por thjesht fjalet e huaja mposhten fjalet vendase.

    Edhe ne kohet e sotme kemi fjale te huaja qe perpiqen te zevendesojne fjalet shqip (apo te huazuara me heret), çka nuk do te thote se vetem ne kohen e sotme jemi njohur me çka keto fjale shenjojne.

    Ta zeme fjala tavoline po i merr frymen fjales tryeze (nuk ia di etimologjine po di qe eshte me e hershme), dihet qe tavoline eshte italishtja ‘tavola’ me prapashtesen zvogeluese -in.
    Tani çdo themi s’ka pasur tavoline se tavoline eshte e vonshme dhe vjen nga italishtja ?

    Rrjedhja e leksikut eshte tjeter gje nga mungesa e leksikut dhe s’ka njeri ne bote qe ma mbush dot mendjen se shqiptaret nuk e njihnin peshkun derisa erdhi latini dhe na mesoi se ç’ishte piscusi.
    Kesaj pune i thone hajde baba te te tregoj arat.

  9. Për paragrafin e fundit të Xhaxhait:

    “Mbetem i mendimit se shqiptarët sot e kanë të vështirë të bëjnë përpara dhe të krahasohen me popujt e tjerë të kontinentit për shkak të profilit të ulët moral që mbizotëron dhe të mbetjes së tyre ende peng i një paranoje të mbijetesës.”

    Kjo më duket shumë e vërtetë, madje ka shumë tregues për ta vënë re. Një tregues i tillë psh është, lehtësia për të identifikuar dikë si filoserb, a filogrek sipas rastit. Akuzat e ndërsjellta në vulgun e mbështetësve të partive politike, janë lemeritëse. Nuk e di a janë në gjendje njerëzit të kuptojnë dëmin që i vjen gjithë shoqërisë prej akuzave të tilla.

    Një tjetër tregues, është mungesa e antitrupave ndaj “bullshit-it” siç e konsideron Xhaxhai. Absurdja jo vetëm prodhohet lehtësisht, por gjen taban edhe poshtë në masa, edhe riprodhohet si për të legjitimuar qëndrimin e grupit. Një shoqëri që shpërfill racionalen, nuk i ka hiç punët mirë.

    Një tjetër tregues është ai i shpërhapjes së universiteteve private, me diplomat të vëna jo në shërbim të dijes, por të parasë. Rrënimi i dijes, është një tjetër këmbanë që duhet të ndihet rëndshëm në shoqërinë shqiptare.

    Kjo e gjitha vjen prej refuzimit, dhe mungesës historike të parimeve iluministe.

    Shoqëria shqiptare, është robinjë e paranojës, paragjykimeve dhe frikës.
    Përgjithësisht, i gjithë Ballkani duket i kapur rob prej kësaj mënyre gjykimi. Një shembull karakteristik që më vjen ndërmend, i rezistencës ndaj vendimeve racionale në thelb, prej bestytnisë, paranojës dhe fesë, është ky më poshtë, I Kapodistrias:
    http://www.peshkupauje.com/comment/reply/34556/318725

  10. Nuk duhet harruar edhe fakti se pervec pozites gjeografike ne kryqezim midis krishterimit romak dhe bizantin Bosnja dhe Shqiperia jane edhe vende thellesisht malore keshtu te prédispozuara per te qene me pak te zhvilluara se fqinjet. Prodhimi bujqesor me i paket, komunikimi me i veshtire midis krahinave, ndasite, formimi i entiteve te vecanta, pamundesia e krijimit te qendrave te medha kane ndikuar ne zhvillimin ekonomik dhe shoqeror me te ndryshem

  11. Feja myslimane nuk perben asnje shqetesim per shqiperine, se shyqyr zotit, kur ne nderruam fene, krishterimi e kishte kryer funksionin e tij nder keto toka, dhe si te thuash, e kishte marre ferra uraten.

    Gjithashtu s`eshte hiç e vertete qe ne shqiperi s`ka depertuar iluminizmi. Ky rafmosi, a si dreqin quhet, qenka nje budalla e gjysem.

    Iluminizmi eshte pasoje e drejtperdrejte e krishterimit, i cili pergjate 16/17 shekuj predikim, e kishte kryer me ne fund funksionin e tij historik.

    Ndersa te thuash qe iluminizmi lindi se per fatin tone te mire e te gjithe njerezimit, nena dhe babai i Volterit ben seks, e pas nente muajsh linden nje djale gjeni, qe me pas na shpetoi nga paragjykimet e bestytnite duke na treguar rrugen e racionalitetit – eshte e pakta qesharake nje gje e tille dhe tregues se kush e pretendon, eshte akoma tek ura; pra ndodhet akoma menderisht ne 1800, dhe cdo gje i duket zi; por ne kete rast eshte i lutur ai dhe zajmi, te mos e pergjithesojne prapambetjen e tyre personale e krejt vetjake, se s`jemi te gjithe si kembet e pules.

    Iluminizmi ne te vertet, eshte si puna e asaj historise qe tregohet dhe sipas se ciles ishte vete zoti ai qe i cmendi njerezit, sepse per vite e vite me radhe, shekuj e mijevjecare, u kishte thene besimtareve te vet se gjithmone duhej te ishin te sinqerte e te thonin te verteten dhe vetem te verteten. Deri sa erdhi nje dite qe besimtaret te revoltuar e pranuan me ne fund se zoti ne te vertet nuk ekzistonte, apo se kishte vdekur.

    Une nuk e kuptoj se perse kur jepen arsyet e nderrimit te fese qe beme ne shqiptaret, nuk vihet ne dukje se nderkohe qe ne beme nje gje te tille, edhe vete evropianet, iu ishin sulur kishave e prifterinjve me cfurk ne dore.

    Ne te vertet ne ndodheshim ne te njejtat pozita si cdo evropian tjeter (me ca vecori kuptohet se kishim pak qe ishim pushtuar nga turqit) por edhe ne kishim shekuj e shekuj te tere qe degjonim se vete perendia kishte zbritur nga qielli a olimpi ku ndodhej, dhe ishte trupezuar ne nje njeri qe ecte, pinte vere, shoqerohej me maria magdalenat – e gjera te tilla me nje fjale, krejt te zakonshme e qe cdokush mund t`i bente – dhe me ne fund, edhe ne si gjithe evropianet e tjere, e ndjeme ate qe duhej ndjere dhe shkeputem lidhjet e deriatehershme me lartesite qiellore ne shkembim te lirise vetjake.

    Nuk ka fare kuptim te thuash qe ne ballkan nuk u perhapen idete iluministe; sepse nuk ishin dideroi e rusoi ata qe e bene iluminizmin – ata ishin pervete produkte te iluminizimit – dhe nderkohe ilumizmi kishte perfshire te gjithe evropen e cdo njeri (pra edhe ne) qe kishte shekuj tashme qe degjonte te njejtin predikim.

    Keta burrat ishin thjesht ata me te kapshmit dhe ata qe kishin dhuntine e fjales; por nje vrime ne uje do kishin bere ne rast se nuk do kishin gjetur vesh te stervitur e te gatshem per te pranuar ate qe realisht kishte marre jete brenda cdonjerit prej tyre.

    Le ta provoj rafmosi, po ia mbajti, e te shkoje ne Jemen p.sh. e te fusi idete iluministe qe tashme ai pervete i ka te qarta; le te shkoje e t`u thote se allahu ne te vertete nuk eshte ekber, e ta shofi – si i thone fjales – bythen e viçit. Do ia pranojne ato idete e bukura apo do ia kepusin koken si te ishte zog pule.

    Me pak fjale, neve s`na mungoi asnjera prej atyre gjerave e kushteve historike qe ben te mundur iluminzmin. U ndricuam edhe ne si gjithe te tjeret e ne po te njejtin cast historik – packa se nuk e treguam nje gje te tille me vepra enciklopedike.

    Problemi per ne, mendoj se ishte fakti i nderrimit te fese – akti i nderrimit e jo objekti i nderrimit qe ne vetvete s`krijoi asnje problem. Ky nderrim duhet pare e kuptuar, por sidomos denuar. Se ndryshe s`kemi ku shkojme.

    1. Gjithashtu s`eshte hiç e vertete qe ne shqiperi s`ka depertuar iluminizmi

      Iluminizmi qe te depertoje do tru. Ku i gjeten trute Shqiptaret e kohes te Volterit..C’tru kishin i perdoren per hesap te Kunder-Reformacionit Katolik, e vetmja rryme (madje regresive) europiane qe mund te kete cekur perciptazi Shqiptaret qe dinin shkrim e kendim.

      1. Safir varja. E paskam zgjatur kot se koti – kushedi ç’inat kam pasur.

        Kam dashur vetem te them se sipas meje iluminizmi s’varej nga shkrim e kendimi por vetem nga krishterimi. Dhe perderisa edhe ne kemi qene subjekt i atij predikimi (paçka se te ne me figura) si perfundim, edhe ne morem te njejten forme si ajo e çdo evropiani. D.m.th. formen e kemi njelloj, dhe tashti na ka ngelur vetem ta lemojme edhe pak e te behemi edhe ne si danezet.

        p.s. ve bast qe inatin e kam patur me J-ne.

    2. Në fakt, çfarë nuk kuptojnë disa konservatorë, ose më mirë refuzojnë të kuptojnë, është se Europa nuk është vetëm Krishterim, por edhe reagim ndaj Krishterimit ose mohim i tij; Mesjetë por edhe Rilindje; obskurantizëm por edhe iluminizëm.

      Ndër shqiptarë, ky reagim ndaj Krishterimit, si botëkuptim dhe si “sheriat” ndoshta mori trajtat e ndërrimit të fesë ose përqafimit të Islamit. Kolegu më sipër e ka vënë re mirë, nuk di me sa vetëdije për implikimet e hipotezës së vet, se në të njëjtën kohë që Europa në Perëndim merrte në pyetje shoqërinë e themeluar kryekëput mbi vlerat e krishtera, edhe shqiptarët në mënyrën e tyre paradoksale, me mjetet e tyre të çuditshme, reaguan duke u konvertuar.

      Kjo mund të jetë vetëm një koincidencë kronologjike, ose kalendarike. Megjithatë, le të mos e braktisim menjëherë. Quajeni po të doni misticizëm, por në fakt disa ngjarje ndodhin në botë pikërisht atëherë kur u ka ardhur koha të ndodhin. Për shembull, revolucionet e vitit 1848 në Europë, ose – më afër nesh – revolucionet e viteve 1960, veçanërisht ato të 1968-ës.

      Ajo periudhë u shoqërua me zhvillime të hatashme anembanë botës – më një anë lëvizjet dhe revoltat rinore e universitare në Perëndim, të cilat sanksionuan rininë si faktor politik madhor; më anë tjetër revolucioni kulturor në Kinë, edhe ai i paparë për nga ambicjet dhe përmasat. Në Shqipëri, pikërisht në atë kohë, ndërmerrej revolucionarizimi i jetës së vendit, mbylleshin institucionet fetare, i shpallej luftë patriarkalizmit, emancipohej gruaja, rithemelohej arsimi dhe riformulohej shërbimi ushtarak.

      Si këtej si andej merreshin në pyetje strukturat sociale tradicionale – familja, etika patriarkale, dinamika e marrëdhënieve burrë-grua dhe fëmijë-prind. E njëjta prirje e manifestuar edhe në Paris edhe në Kinë, edhe në Ohio edhe në Durrës.

      Të ketë lidhje mes këtyre zhvillimeve? Unë lidhjen e shoh, por nuk e shpjegoj dot. Por lidhja vështirë se mund të shpërfillet, as të mohohet. A mund të flitet për një frymë të kohës, që përhapet si të ishte fushë elektromagnetike, e padukshme por e gjithkundshme?

      1. Ok. Hallall ta bofte zoti, s’kam ça them tjeter. Dhe je qe je, a ma shu dhe i kuriozitet qe s’e kam kuptu asihere. Mire te krishteret qe varin nje kryq mbrapsht kur duan te rebelohen, po ju myslimanet – perveç asaj qe te del instiktivisht si pergjigje – a varni noi gjo mbrapsht?

        1. Qenke shumë në formë sot. Meqë e ke nisur me identifikimin fetar fluturimthi, pse nuk vjen edhe të na tatuosh ndonjë numër në kurriz “ne myslimanëve”, se ashtu na dallojnë më lehtë edhe të tjerët, ose ata që nuk e kanë erudicionin tënd?

      2. Është shumë interesante ajo hipoteza për të mos u marrë parasysh. wiki ka një zë interesant nën titullin “Revolutions of 1848” http://en.wikipedia.org/wiki/Revolutions_of_1848.

        Edhe për vitet 60, kam një shpjegim: përderisa Lufta e dytë botërore, ishte e përmasave të tilla – botërore, vendosi gjithë botën në një situatë të caktuar, të ngjashme. Gjatë viteve të luftës, skamje, vrasje, dhunë, rrënim ekonomik, në vitet e para të çlirimit, kishte patur një mobilizim për tu rimëkëmbur. Kam përshtypjen se po të vërehen datat, vitet e para të çlirimit do të kenë pasur dhe “boomin” më të madh të lindjeve në gjithë botën. Rinia e fundviteve 60, ishin ato foshnje të lindura në vitet e para të çlirimit, të njohur gjithashtu si brezi i baby boomers. Përderisa ishin shumë në masë, do të ndikonin në fatet e mëtejshme të botës si rini, atëherë kur do fitonin ndërgjegjien qytetare dhe politike.

        Madje edhe për situatën e sotme ku ndodhemi, kam një dyshim se po përjetojmë përsëri një gjendje të ngjashme globale. Ngado që hedh sytë sheh revolucione, kryengritje, protesta etj. Edhe kjo e ka një shpjegim të vetin, rritja e ndërgjegjësimit qytetar, e ardhur nëpërmjet mjeteve të komunikimit masiv, mungesa e besimit në klasën politike përfaqësuese, ngushtimi i distancës midis pushtetit, qeverive dhe qytetarit e shumë të tjera.

        Nëse flas për Greqinë psh, aty unë jam i bindur se shoqëria civile e ka tejkaluar klasën e vet përfaqësuese politike. Ndër politikanë të vjetër, apo “dinosaurë” mund të dalloj edhe shenja “future shock-u” (sipas librit të Alvin Tofler). Një e dhënë psh do të ishte ajo e Berishës, për Shqipërinë, kur mburrej se shqiptarët na kishin facebook, apo kur i merr të dhënat e sondazheve sipas FB.

        Ironikisht më duket se dy luftërat botërore të kaluara, ishin shenja e parë e globalizmit të pashmangshëm.

  12. S’ta kam fajin une qe merresh me vogelsirat siç ishte ajo JU-ja, nderkohe qe une po te vija ne dukje se si ne kulturat myslimane as qe mendohet se mund te ngrihesh kunder zotit e lartesive hyjnore.

    Ti e di shume mire qe ne anen tjeter, eshte pikerisht kjo baza e kultures perendimore – dhe sipas meje kjo eshte pasoje e predikimit te krishter, sepse ishte vete krishti ai qe me zbritjen ne toke realizon pikerisht vdekjen e lartesive metafizike duke e vendosur perfundimisht njeriun ne toke. (eshte rrene ajo qe thuhet se nuk e vrau atin e tij, se ne te vertete jo vetem qe e vrau por e beri edhe gazin e botes ne sa e sa barcaleta e humore qe tregohen sot e gjithe diten ne boten perendimore. Duhet thene se e meritonte kryqezimin per nje gje te tille)

    Por edhe ne mos qofte kjo arsyeja se perse ndodhi ilumizmi, mua s’me intereson fare, sepse shqetesimin e kam vetem tek ai mendim sipas te cilit shqiptaret jane te ndikuar nga myslimanizmi, dhe me ate pyetje doja te te tregoja se edhe ti – qe per nga mbiemri dukesh mysliman dhe prandaj t’u drejtova me JU – ne te vertete s’ke asgje myslimane ne qenien tende dhe je i teri mentalitet evropian perderisa karakterizohesh nga thelbi i qyteterimit evropian, qe eshte rebelimi; thelb ky, qe nga ana tjeter bie katerciperisht ne kundershtim me thelbin e qyteterimit mysliman

    Vetem ketu ta kisha fjalen; sepse m’u kujtua qe edhe ti, si çdo intelektual, deshiron dhe ke shprehur deshiren te vrasesh ATIN, ose qe ne shqiptaret duhet te vrasim ATIN. A nuk eshte kjo nje kal beteje i juve intelektualve te rinj. (te rinj i thençin se lubonja vajti 60 vjeç per ate pune) Une nga ana tjeter, ju kam keshilluar qe si fillim t’i rrasnit nje shpulle atij sterkatragjyshit tuaj qe vajti e nderroi fene – por jo, ju e keni ndare mendjen, doni te vrisni Atin. Dhe mua s’me behet keq fare sepse vetem nje tjeter shprehje e tradites tuaj te krishtere eshte kjo – asgje me shume.

    Ndersa per sa i perket ilumizmit shqiptar, kam thene vetem se edhe ne ndodheshim ne te njejten gjendje siç ndodhej edhe ai mollashitesi parizien; i cili ishte gjithashtu analfabet si ne, por ama pati vesh te degjonte enciklopedistet.

    Edhe neve s’na mungonin veshet e stervitur, se toka ishte e punuar dhe mjaftushem pjellore per te pritur fjalen e ndriçuar; ajo qe na mungonte ishte nje Goje e cila te shprehte kete qenien e re qe kishte marre jete. Kjo mungese shpjegohet thjesht me faktin se na kishin varur ne qafe Turqine te cilen na u desh ta terhiqnim zvarre ketej anes se lumit – e megjithate, edhe me Goje u beme shpejt, sepse vetem pas ndonja 100 vjetesh, ja tek erdhen edhe rilindesit qe edhe me goje – perveçse me vesh – e bene shqiptarin. (Konica, Noli etj. s’besoj se mbeteshin mbrapa ndokujt)

    Pra, ne me Vesh e me Goje, ishim. Ajo qe na mungonte – dhe qe na mungon edhe sot e kesaj dite – ishte burreria. Sepse eshte pikerisht mungesa e saj qe na beri te nderronim fene. Po ta kishim patur, nuk do jepnim emrin – siç bejme edhe sot e kesaj dite. Po ta kishim e po ta kemi, nuk do perserisnim te njejtat çmendurira qe edhe sot e prape na i shohin syte.

    E dini ju se kush eshte moda me e fundit ne tirane. Njerezit shkojne e shtijne me automatiket e gardes; me MP-5 me te cilet u shti mbi njerez ne 21 Janar. I filmojne, bejne fotografi me to, dhe me pas i shfaqin perpara barbarve te rinj per te perfituar ndonje gje. Deri edhe profesore universitetesh kam pare qe mbajne radhen per te bere nje çmenduri te tille.

    Keta lloj njerezish e dine shume mire se çfare jane duke bere. Nuk u mungojne syte e veshet per te kuptuar. Jo, ajo qe u mungon eshte nje bashkesi e tere qe t’ua beje te pamundur kete sjellje ne te ardhmen; qe t’ua hedhi ne ere me kembe perpjete tavolinen, sa here te guxojne te sillen keshtu – por kjo do kellqe. Kjo do qe te behet si shembull negativ per te gjithe e pergjithmone ai nderrim i fese, ne menyre qe te ngulitet ne tru njehere e mire qe dinjiteti vjen perpara bukes e perapara lekut.

    1. Në fakt unë “kulturat myslimane”, siç i quan ti, nuk i njoh mirë, por ma merr mendja se kanë edhe ato dinamikën e tyre, e cila u shprehet në forma të ndryshme nga ato që jemi mësuar ne të Europës.

      Këtu nuk duhet harruar se edhe kultura “e krishterë”, sa kohë që ishte vërtet e tillë, nuk lejonte disidencën dhe herezinë, madje reagonte duke i djegur fajtorët në turrën e druve. Po të krahasohej numri i të dënuarve për herezi në të dy krahët, nuk di cila palë do të dilte “e fituar”.

      Atmosfera në Europën mesjetare të Inkuizicionit nuk është se ndryshoi për shkak të ndonjë shtyse të brendshme që i erdhi nga kisha; përkundrazi, ndryshoi ngaqë Rilindja Europiane iu kundërvu dogmës dhe e ktheu njeriun në qendër të universit shpirtëror.

      Ndoshta edhe myslimanët do të kishin njohur një dukuri të tillë si Rilindja (të pasuar nga Iluminizmi), sikur të mos kishin qenë në kontakt të vazhdueshëm me një qytetërim më të përparuar se i tyri – ai i Europës Perëndimore.

      Kjo është çështje për antropologët – analiza e zhvillimeve në shoqërinë më pak të zhvilluar, ose më të prapambetur, në rast kontakti të pashmangshëm, edhe pse jo doemos luftarak, me një shoqëri më të zhvilluar.

      Si edhe në raste të tjera, ishte shkëlqimi i Europës gjatë shekujve XV-XVIII që e paralizoi zhvillimin në botën myslimane.

      Të mos harrojmë: ne shqiptarët, myslimanë e të krishterë, patëm fatin e keq të ishim pjesë e një bote që e humbi luftën: dhe e humbi totalisht, në të gjitha aspektet: në fushën e betejës, në teknologji, në ekonomi, në kulturë.

      Mirëpo humbja nuk është arsye për ta demonizuar. Perandoria Osmane, për shembull, ka treguar tolerancë të admirueshme me fetë e tjera; sikurse edhe me herezitë. Sado keq të jenë trajtuar bektashinjtë nga Sheh ul-Islami, fati i tyre nuk mund të krahasohet, bie fjala, me atë të katarëve në Europën e krishterë.

      Më në fund, unë nuk jam mysliman, as kam qenë ndonjëherë. Jo se do të kisha ndonjë problem me këtë, por nuk është e hijshme që të identifikohem fetarisht në bazë të prejardhjes familjare.

      Cilësimi si mysliman u përket atyre që janë vërtet të tillë me zemër dhe me mendje; i respektoj këta njerëz dhe gjakimin e tyre spiritual, prandaj detyrohem ta bëj këtë sqarim.

      1. Ah ok. Qenkam treguar une i rrembyer, atehere, dhe i padrejte.

        Ndersa me perandorine osmane s`kam asnje pune – nuk me intereson as myslimanizmi e as krishterimi dhe akoma me shume s`me intereson ajo qe shkoi; nuk jam hic fetar por s`kam si te mos jem i interesuar tek e tashmja. Dhe e tashmja, sic mund ta dish, eshte nje lemsh i vertet qe nje dreq e di se si duhet zgjidhur.

  13. “… ishte burreria. Sepse eshte pikerisht mungesa e saj qe na beri te nderronim fene.”

    Keto lloj analizash jane shume patetike.Dhe nuk kane asnje mbeshtetje historike.
    Gjate sundimit osman shqiptaret NUK mund te mos e nderronin fene dhe arsyeja eshte se nuk kishin nje Kishe kombetare dhe as liturgji ne gjuhen amtare.Greket , bullgaret , serbet e kishin dhe ne gjuhen e tyre prandaj rezistuan.Keta, para pushtimit osman kishin patur edhe shtete te fuqishme,vec te tjerash edhe protektore te fese se tyre.Shtetin e tyre, kishen e tyre,ne gjuhen e tyre prej shekujsh.Qe shqiptaret nuk i kishin.E gjithe historia fillon e mbaron ketu.Pa shtetin e tyre shqiptaret jetonin si individe nen ligjin e fisit, pa kishen e tyre ne gjuhen e tyre shqiptaret nuk binin dot ne fanatizem; edhe nder katoliket fisi ishte para fese.Ajo qe quhet sot tolerance fetare eshte ne fakt indiferentizem fetar , tek shqiptaret feja kurre s’ka patur rrenje te thella. Duhen shume akrobacira per te pajtuar intolerancen civile te shqiptareve me tolerancen fetare te po shqiptareve.Si kjo shpikja e fundit e “burrerise”.Nuk ka burre me trim ne Ballkan se shqiptari si individ, ceshtja eshte se me ta eshte shume e veshtire te besh nje ushtri te disiplinuar.Te tjerat jane pallavra filozofesh qe duan te ngrene teori nga hici.

    1. o fatma, kjo trimeria e shqiptarit ku eshte provuar, se jo per gje po ne Shqiperi vetem burra nuk ka. Kjo me kujton ate dialogun e filmit te Sergio Leones qe eshte shume aktual;

      Ne jeten time kam takuar nga te gjithe llojet-rrufjane, kriminele, trafikante, hajdute, prifterinj, e deri te ndonje burre i ndershem. Por nje burre, nuk e takova kurre.

      Per ta sjelle ne nje veshtirm me te prekshem; e vetmja periudhe kur konteksti social shqiptar prodhoi duelin ishte koha e Enverit. Te gjithe e mbajne mend sesi asokohe ne lagje dhe neper provinca si konkurs mashkullor ishte ndeshja balle perballe, c’ka e lidhej ndoshta me kulturen fizike te perhapur nga shteti.

      Me vone po dihet, linden meshkujt bushtra, qe si akt final trimerie kane se bertasin kur kane ndonje hall dhe kane 250 kusherinj. E nderruan fene se fitonin leke dhe jetonin me mire. Kaq dhe kjo eshte filozofi jete.

    2. Te ishin burra Shqiptaret, nuk merresha une me ata qe kane shekuj qe kane vdekur e qe as dreqit s`i hyjne me ne pune.
      Por ti e shikon mire se cfare po bejme; dhe qe eshte nje mundesi kjo e perdorjes se atij fakti per te ringritur apo rindertuar nje dinjitet qe kurre s`e kemi patur.

      Te ishin burra Shqiptaret, nuk do cirreshin sot nacionalistet kunder regjistrimit te popullsise.
      Si mund te guxohet e te flitet per shqiptare burra kur sot, per turpin e tyre, dridhen nga nje Pollo cfaredo.
      Shqiptaret po te shiten per dy leke e ti me thua burra – dhe tani, jo per gje, por i kemi ato institucionet qe thua se na kishin munguar, e prape po njelloj po e japim emrin sa here qe na e lyp halli.

      Shiko vetem intelektualet shqiptare ti, per te kuptuar se sa burreri kemi ne si komb. U vune ne rresht intelektualet dhe firmosen peticionin qe i kerkonte Rames nxjerrjen e grave dhe nenave shqiptare nga greva e urise – ku Rama i paskesh futur me dhune si te ishin lodra.

      Qe per inteligjencen e tyre s`kishin asnje respekt – ishte dicka qe e prisja – por qe te tregoheshin kaq pabuksa sa te lejonin qe te ofendoheshin ne cdo edicion lajmesh te gjitha femrat e ketij vendi – nuk ma merrte mendja se do arrinin deri ketu.

      Dhe kur nuk njohin burreri e virtut te paret e ketij vendi qe jane edhe ne gjendje ta vleresojne sic duhet ate, si kujton se do jene ata me poshte. Prej kujt e kerkon burrerin ti, prej kriminelit?

  14. M.Gira;

    Po zotrote(zonjajote) ku e fut veten? Ngjan sikur ke ngrene ne nje canak tjeter prej shqiptareve joburra. Ngjan sikur flet nga dritarja e komshiut e dukesh sikur nuk je pjese e joburrerise shqiptare.

  15. Po nuk flitet keshtu o theologos:-‘ kjo trimeria e shqiptarit ku eshte provuar’-, sepse mua s’me mbetet vec te them:- po ku eshte provuar qe ti je kriter i burrerise? dhe c’na mbetet pastaj..
    Qe nuk paske pare asnje burre vec rrufjane etj kjo eshte pervoja jote , po nuk kerkon dot ta pergjithsojme.Me kete rast ngushellime se s’paske asnje mik per te qene.
    Ajo qe thua se : . ‘E nderruan fene se fitonin leke dhe jetonin me mire. Kaq dhe kjo eshte filozofi jete’ nuk kundershton gjekundi c’kam thene me pare.Ku eshte provuar qe te nderrosh fene eshte burracakeri? Si eshte me mire, te martirizohesh per nje dogme, Krisht a Muhamet qofte, apo te mos cash koken per asnjeren e te shohesh hallin tend..Me c’shoh ne kete pike qenkemi te nje mendjeje..
    *
    M.Gira , une nuk kam ne thelb ndonje kundershtim me kritikat e tua per aktualitetin. Ajo qe une dua te them eshte qe te mos bejme interpretime voluntariste sepse pastaj edhe kritikes i humbet vlera dhe se dyti te mos jemi kaq puritane sepse keto jane procese dhe se, ngritja ashtu si renia, duan kohen e tyre per t’u plotesuar.
    *
    Duke mos dashur ta devijoj me debatin nga linja e xhaxhait po e le me kaq dhe ndjese.

  16. Po mire mo Fatma, po kur flasim per cilesite e nje komuniteti, sidomos ne terma ekskluzive nuk besoj se vetem pervoja personale eshte kriter, apo edhe gjykimet subjektive. Ndaj edhe une pyeta, duke sugjeruar se ky mjerim qe shohim sot buron edhe nga burracakeria jone, nga fakti se zgjedhim me mire ta dredhim se te marrim pergjegjesi. Madje me keq, te jemi te pabese. Perndryshe si ka mundesi qe ja kemi me te hedhur vendit tone?
    Tani qe femra te flase per mikrorealitetin e saj me dashuri 220 volt kjo eshte e kuptueshme; eshte natyra e saj, te flase edhe per xhelin e thonjve me te njejtin seriozitet qe flitet per thonjte e Pirros se Epirit. Por kjo sikur nuk ka shume kuptim kur edhe burrat i bashkohen kesaj psikologjie dhe heqin perhere bythen menjane. (Nuk kam gje kunder kozmetikes dhe perparimeve te saj qe duhen pare edhe si konstribut ne egjiptologji).

    Sa per ate qe me thua per mikun, me kujtohet nje “incident: ne Parlament kur fliste ish-deputeti socialist Bardhyl Agasi. Iu drejtua te gjitheve padashje: Shoke dhe shoqe. Ilaritet ne salle. Pergjigja ishte befasuese se dukej mbi nivelin e Agasit:
    Nuk ka gje- tha- sot eshte e veshtire te jesh shok.

    “Vete grua e vete burre”, thoshin ne Shqiperine tone se tani nuk rrojne me as keto- e blejne buken me feta per kollajllek.

  17. Zoti theollogos, per mua ka te drejte fatma, çna mbetet pastaj, ti edhe ne virtual e dredh sy per sy, lere me ne real.
    Po ashtu ka te drejte edhe per trimerine ne nivel individual e mungesen e disiplines, psh kush ka emigruar pavaresisht pozicionit te forces qe ka pasur ne Shqiperi, ne perendim e ka ndjere veten disa shkalle me lart, per te mos thene qe ne perendim nje shqiptar ka frike vetem nga nje shqiptar tjeter, ashtu sikunder edhe nese do kerkonte bese do e shpresonte nga nje shqiptar (pastaj mund te zhgenjehej lehte por pretendimin do e kishte, pretendim qe se ka ndaj askujt tjeter).

    J. fut konceptin e primitivitetit, ne fakt ne piramiden e forces apo perqasjes me force fizike per te mbrojtur dinjitetin vetjak, shqiptari qendron siper te gjithe ‘primitiveve’ edhe atyre qe vijne direkt nga savana a shkretetira.

    Per vete do lexoja me interes ndonje studim sociologjik apo antropologjik, qe do shpjegonte nje dukuri te tille me njefare rigoroziteti shkencor, se deri tani kam lexuar vetem spekullime.

    Kur ne pushtet erdhi Duçja, nje nga tezat e rendesishme qe propogandoi ishte ajo e krizes se mashkullit italian, qe moderniteti e kish futur mashkullin ne krize dhe ky duhej shpetuar, me nje fjale kultin e forces, virilitetit.

    Ne fakt sado qe u perpoq per 20 vjet nuk arriti dot gje, meqe mashkulli italian nuk ish ne krize nga moderniteti, por ishte krejt tjeter gje nga natyra ne krahasim me mashkullin e Romes se lashte, italiani kish lindur i tille e s’kish propagande fashiste qe i mbushte dot mendjen se ishte trim, dmth 1500 vjet kulture nuk mund te rrezoheshin dot me nje pervoje 20 vjeçare.

    Perndryshe nje kult i tille u propogandua ne Gjermani, me mjaft sukses.

    Ne termat e ‘krizes prej modernitetit’ mund te thuhet qe ne Shqiperi koncepti i burrit ka pesuar nje krize te thelle, ne fakt me luften kunder patriarkalizmit jane goditur si vlera ‘te prapambetura’ edhe miqesia, trimeria,nderi, besa e besnikeria, keshtu qe çka dikur shihej shtrember, dredhia e dinakeria, frika, pabesia e pasja me te futur, tani jo vetem tolerohen por ngadale kthehen ne vlera.
    Keto qe dikur ekzistonin por stigmatizoheshin ose robte perpiqeshin ti mbulonin me llafe (i pabesi bertiste per bese), tani kane dale lakuriq ne pazar, kane zene kryet e vendit (si ne Itali).

    Nga ana tjeter nje rryme sofisto-shkencore eshte perpjekur ti relativizoje te gjitha vlerat ekzistuese, duke u hequr universalitetin, perjetesine dhe burimin ‘natyror’ dmth karakterin absolut, keshtu qe ne mungese te karakterit absolut te gjitha vlerat behen te perkohshme, te pjesshme, te verteta relative.

    Burracakeria si shkak mjerimi eshte spekullative, sepse edhe ne kohen e burrerise ishim po aq te mjere ekonomikisht (per kohen).

    Sipas ketij pohimi i bie qe ata qe jane te pasur te jene burra. Ky pohim eshte thjesht mazokizem (kur eshte pohim i sinqerte, pa prapavije ) ose sa per te thene ndonje gje.

    Sikunder e ka nxjerre lakuriq Niçja, nje qe pasurohet do te hiqet edhe si i virtytshem dhe i vertete, une jam e verteta thote. Po ta lidhim me nje nga pak gjerat e hajrit te Marksit , se pasuria vihet me maskarallek, mund te behet lidhja qe nje vend i pasur ka pase qene ne nje periudhe kohore maskara, dmth ka vrare, pushtuar e grabitur te tjere, pastaj eshte perjekur te hiqet si i virtytshem, se perfaqeson te verteten.
    Ne fakt te gjitha shtetet e medha te zhvilluara kane pasur kohen e maskarallekut, pastaj pasi jane pasuruar kane filluar te japin leksione virtyti e te vertete.

    Nje kulture pavaresisht ekonomise se mbartesve te saj, ka disa vlera te personalizuara, te perbendesuara, intriseke, qe perfaqesojne ‘natyren e saj’, keto vlera akuzohen ne kohe humbjeje dhe lavderohen ne kohe fitoreje.
    Une besoj se pavaresisht relativizimit e transvalutimit te tyre, ajo kulture i mbart ne natyren e saj, prandaj do i rikthehet perseri atyre ne nje kohe te pershtatshme.

    Nje vend pasurohet kur grabit nje tjeter (me lufte a me tregti), administrohet mire dhe ka pasuri te medha ose burime te bollshme.

    Shqiperia s’ka per tu pasuruar sepse i mungojne te treja keto kushte te domosdoshme, prandaj eshte e kote te kerkohen fajet e varferise jashte ketyre faktoreve.

    1. Po qe se ke pikepyetje ti takohemi dhe ne real dhe pastaj gjyko e dredh une apo jo? Dakord? Sa i perket asaj ne virtual, e kam dredhur sa here kam lexuar ty, sepse kam vene ne dyshim bindjet apo informacionin tim.Pastaj, une sipas teje dhe perceptimit te gjere, jam me idenitet te tjetersuar, pra grek. Ndaj dhe jam i amnistuar ne baletin e fjaleve. Por une bera nje pyetje: si mund te verifikohet qe shqiptari qenka trim i trimave? Sepse mesa di une me trimerine e vertete vjen dhe fisnikeria dhe dinjiteti dhe jo banditizmi, nga i cili po vuajme te gjithe si shoqeri? Cfare trimerie paskan njeriu ketu o derezi kur tema me e nxehte qe te dhemb shume dhe ty eshte dorezimi per pune lekesh i identitetit? Ma thuaj pak te lutem seriozisht, se kjo nuk eshte pune genjeshtre tashme, por pune tregtie. Natyrisht te shohesh punen tende, sikunder thote Fatma eshte ku e ku me mire se te martirizohesh, ndaj edhe them se nje shpjegim per nderrime kapotash e gjetem. Sa per vete ketu ne blog jam grek dhe nuk me vjen keq, ndaj edhe bej pyetje te ketilla qe te di me vone te ruhem nga kordha e papermbajtshme e burrave me namuz qe mund te kalojne ketej pari. Se po afron dhe 100 vjetori i shtetit-nuk u kujtua njeri te shkruaje nje komedi.

    2. “ne fakt ne piramiden e forces apo perqasjes me force fizike per te mbrojtur dinjitetin vetjak”

      Realisht, ky është zbukurim. Dhe ti je i ndërgjegjshëm për këtë.
      Normalisht duhej shkruajtur “për të zgjidhur mosmarrëveshje”, për të “mbrojtur dinjitetin vetjak”, është virtyt. Ndërsa për “të zgjidhur mosmarrëveshje”, anon ca si shumë nga kokëtrashësia.

      Po pikërisht këtu qëndron ndryshimi. Se trimëria është virtyt. Nuk mund të kuptohet pa ndërgjegjshmëri. Shqiptarët nuk dallohen në përdorimin e forcës fizike në mënyrë të virtytshme dhe të ndërgjegjshme.

      Përdorimi i forcës fizike për të zgjidhur mosmarrëveshje, nuk është rezultat pozitiv, sidomos kur rrëzohen alternativa të tjera jo të dhunshme, për shkak të mospasjes së kapacitetit. Shqiptarët, kanë problem të madh artikulimin e qëndrimit dhe ideve të tyre, kjo i çon në zgjidhje fizike, apo dhe verbale të dhunshme.

      Ironia është, që një nga shkaqet pse mendoj unë që trimëri në shqiptarë nuk ka, qëndron se shkelet rëndshëm, shumë, shumë rëndshëm pikërisht ai… dinjiteti vetjak. Ajo është një sferë e paprekshme e individit, dinjiteti i tij. Është “hapësira jetike” e tij. Dhe ky dinjitet shkelet, me të dy këmbët. Shkelet me korrupsionin, shkelet me dhunë, shkelet me ofeza, me përqeshje etj. Edhe shkeljet burojnë nga lart, nga pushteti. Shife me sa lehtësi cilëson Berisha “mjeranë dhe çakenj”, ajo është shkelje e dinjitetit vetjak.

  18. Nuk e shoh zbukurimin, sepse ‘zgjidhja e mosmarreveshjes’ kalon ne dhune vetem atehere kur njera pale fyen dinjitetin e tjetrit, jo kot me kot.
    Faza e nxemjes me te bertitura mund te shoqerohet me fyerje, te cilat ka qe i durojne dhe e kthejne me fyerje, ka qe si durojne dhe fyerjen ta japin si bakshish se pagesen e ke ne dru ose ne prove force me mire.

    Tjeter gje eshte banditi, rrugaçi, krimineli sepse atij ja kerkon statusi qe te mos fyhet apo kercenohet ne menyren me absolute, perkundrazi duhet te jete ai qe te fyeje e te kercenoje.
    Prandaj ai eshte shume i ndjeshem ndaj dinjitetit vetjak dhe statusi i kerkon ne rast fyerje ti beje thirrje konceptit te raprezaljes.

    Ajo qe zakonisht nuk kuptojme ne eshte koncepti i raprezaljes, dmth pse per diçka te vogel apo pa qellim reagimi eshte 10-fish.
    Ta zeme, nese ti fikson dike, kjo eshte diçka e pasjelljshme ne vetvete, ndersa tek banditi shkon si sfide . Ti mund ta kesh patur mendjen tjeterkund po ku ta dije ai qe ti e ke pasur mendjen tjeterkund?

    Keshtu ai reagon dhe eshte gati per raprezalje.

    Sidoqofte trimeria lidhet me mposhtjen e frikes, dmth dikush eshte trim kur nuk shfaq frike, pavaresisht vendit e kuvendit. Natyrisht trimeria e vertete shihet ne lufte, meqe aty je perballe frikes se vdekjes, qe eshte frika me e madhe per njeriun.
    Jo te mos kesh frike, por ta mposhtesh ate e te sillesh ne menyre te sigurte.
    Eshte virtyt sepse frika te erreson gjykimin, te sjell panikun e te ben qe te besh gjera te gabuara qe ne rast lufte ta zeme i kushton jeten shume njerezve.
    Mjafton nje qe se mposht dot friken e ja mbath vrapit qe te ngjalle panik edhe tek te tjere, prandaj ne pergjithesi kete lloj individi, ka tager ta ekzekutoje ne vend oficeri apo nenoficeri ne komande (nese e sheh kuptohet).

    Persa i perket gjuhes se politikes, kjo nuk puqet me dinjitetin vetjak, eshte njefare singolariteti, ku nuk ka vlere dinjiteti vetjak.
    Kjo eshte pranuar tashme nga te gjithe, prandaj nuk merret ne konsiderate.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin